×

Natyra e femrës dhe llojet e tyre

· 45 · 12796

Natyra e femrës dhe llojet e tyre

· 45 · 12796

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#25 ne: 30-05-2006, 05:06:41
Tjeter,
te mos harrojme nje aspekt shume te njohur dhe ndoshta pak te hiperbolizuar tek ne femrat: intuita.
Para shume kohesh mendoja se femrat vertete kane shume perparesi ne kete aspekt ne krahasim me meshkujt. Por tani kam arritur ne perfundimin se ky aspekt i femrave ne pergjithesi eshte thjesht rezultat i natyres tone. Si rezultat i vezhgimit te mprehte, te kerkimit dhe gjetjes se detajeve tek gjerat, fenomenet, sjelljet, etj, sigurisht qe zhvillohet nje sens tjeter perceptimi.
Sidomos tek nenat kjo eshte shume e theksuar. Per shembull mami im me ka mahnitur gjithmone se si mi zbulonte gjerat, si me kuptonte ne ajer, etj. Thjesht vemendja shume e perqendruar tek ne bente qe ajo te ishte ne dijeni te gjithckaje edhe pa folur nje fjale, une dhe motra ime.

Por mami e dashur tani e kam kuptuar hilen tende,  :) hilen tone...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#26 ne: 30-05-2006, 05:27:59
igru, te pershendes per postimin e fundit
Une si nene ju them nga pervoja se vitet e fundit intuita mu ka theksuar me shume.
Vezhgimi i mprehte, kerkimi i detaileve etj gjera per te cilet shoku ma ka ziline! :D

Ka gjera qe nena i percepton dhe sheh krejtesisht ndryshe, gjera qe nje mashkull nuk i veren ose nuk i duken te rendesishme aty ne moment.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#27 ne: 30-05-2006, 06:26:56
Natyra e femres është e llojllojshme,e pa percaktueshme gjë qe e thanë edhe te tjerët gjer këtu. Mirëpo femra e NATYRES është një dhe njëjtë gjithkund...jo për nga dukja fizike kuptohet!
Ajo qe sipas mendimit tim është me e keqja ke Natyra e femres(e jo ke Femra e Natyres) është se Femra lendohet me shumë nga dashuria e tepert për te se ga ajo e menget!Një paradoks por një realitet...Akullorj a(Femra) demtohet,ndihet e keqtrajtuar edhe(shuhet-hollohet) duke e lepire...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#28 ne: 30-05-2006, 14:25:30
Padyshim, qe kompletojme njeri-tjetrin. Kjo ne fakt eshte ne baze te marredhenieve tona. Madje per mua kjo eshte e mrekullueshme. Po prape per mendimin tim, eshte nje nga grackat ku ka rene dhe teoria e Frojdit. Shume nga "aspiratat" e tij mbi mashkullin dhe femren shpjegohen pikerisht prej ketij fakti. Qe nga femijeria, afrimi mes femijeve e prinderve, etj. Ekzistojne modele si tek njeri dhe tjetri te cilat plotesohen vetem duke u afruar me gjinine e kundert. Pra vetem per te plotesuar dhe persosur natyrat respektive dhe jo per ndonje joshje apo arsye tjeter absurde te teorise se Frojdit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 329
  • Gjinia: Mashkull
kid
#29 ne: 30-05-2006, 17:29:17
...Natyra e femres është universale. Kjo është një nga karakteristikat kryesore dalluese mes dy gjinive. Jo vetëm ne sensin biologjik te fjalës (ne fakt ndryshimet mes dy lobeve te trurit te dy gjinive sjellin këtë diference),ku femra ka te zhvilluar aspektin artistik dhe imagjinativ, praktik te çeshtjeve, ndërsa mashkulli është me object-oriented, me specifik, analist dhe i kanalizuar ne çështjet e jetës...


Teorikisht ke te drejtë ti Igru (dhe kujtoja se unë kisha nick te pazakonte lol) por puna është se ndryshimet biologjike/trunore apo edhe te sjelljes midis mashkullit dhe femres janë shumë me te vogla sesa i portretitozn media.

Pra këto ndryshime vihen re kur bën analiza statistikore dhe krahason mijëra femra me mijëra meshkuj, dhe ne ato raste ve re qe shumica e një gjinie tenton te këtë këtë apo atë aspekt ndryshe nga gjinia tjetër. Por edhe ne këto krahasime me mijëra njerëz, ve re p.sh. qe shumë meshkuj kanë "karakteristika femerore" apo te anasjellten (simbas këtyre ndryshimeve qe flasim).

Pra si konkluzion, mendoj qe nuk janë meshkujt dhe femrat aq shumë te ndryshëm sa ci portretizon media ;) te paktën jo aq sa për te aritur ne konkluzione si puna Igrus qe femra paska natyre universale dhe mashkulli nuk paska :D  

Tani se mos ma keqkuptoni juve femrat postimin se nuk kam asnje tendence pro apo kunder njeres gjini apo tjetres (leqe pa femrat nuk ja dalim dot :P)

P.S. sikur ti benit me te shkuretera postimet, do të kishim kohe tua lexonim  ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#30 ne: 31-05-2006, 10:58:57
Glaserian dhe SmiLey, postimet tuaja te fundit ishin jashte teme, prandaj me to u krijua nje teme e re:

Natyra e mashkullit dhe llojet e tyre
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 160
cloud
#31 ne: 31-05-2006, 11:31:53
Për mendimin tim , vete titulli i kësaj teme përmban ne vetvete një nocion diskriminues  karshi femres . Tema te tilla me tepër nxisin urrejtjen ndergjinore se sa e ndihmojne shoqërinë  dhe femren vehte për te harmonizuar  bashkjetesen e saj me gjinine tjetër .
Të shprehesh "natyra e femres dhe llojet e saj ", do të thotë te besh seleksionime te  natyres se saj  njerzore , ne specie dhe nenspecie , dhe aq me tepër më vjen keq qe këto nencmime gjinore i lexoj ne një forum ku levrohet një mendim intelektual për tu admiruar   :(

Përshëndetje
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 21
  • Gjinia: Femer
goonxhe
#32 ne: 31-05-2006, 12:17:07
Ne fakt dhe une die mendova te njejten gje,po kur e analizova pak arrita qe, per lloj, flitet per natyrat e femres dhe jo per femrat...
lapsus mendoj
megjithate s'eshte per tu cuditur ketu gjithcka eshte e mundur...


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#33 ne: 01-06-2006, 06:42:34
Me fal po nuk e kuptova ca ka per diskriminuese ne kete teme apo ne debatin ketu. Flasim per natyren njerezore qe sigurisht eshte e larmishme po ne te njejten kohe shfaq ngjashmeri nese konsiderojme planin nga e shohim. Ne fakt dallimi gjinor eshte nje prej tyre. Eshte "dallim" jo "diskriminim". Duam te shohim sa te ndryshem apo te ngjashem jemi, jo kush gjini eshte me e mire, me e forte apo me e bukur.

Nuk e di cloud ku mund ta kesh vene re konkretisht ndarjen ne specie e nenspecie, por kam pershtypjen se ke keqkuptuar ndonje shkrim. Gjithsesi...

Sa per aspektin universal te femres, nuk jam une e para qe e them. Ne fakt jane biologe, psikologe, mjeke, etj, qe ne baze te studimeve kane arritur ne kete konkluzion. Shume te tjere, po prape biologe, psikologe, mjeke, etj, kane arritur ne perfundime te tjera. Nga kjo bashkesi mendimesh une preferoj ate qe edhe kam shkruar, prandaj....
Pacim!

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 329
  • Gjinia: Mashkull
kid
#34 ne: 01-06-2006, 12:41:02
sounds sophisticated Igru; thua vërtetë të kesh lexuar kaq shumë biologe, mjeke dhe psikologe qe kanë mendime te kundërta, qe i bie të kesh lexuar dyfish për hirë te kundershtise se teorive të tyre?  ;)

Ne fakt personalisht nuk e kam hasur fare konceptin e "universalitetit te gruas" ne literature shkencore (biologji, mjekesi, psikologji), dhe me çudit, po bën vaki nuk e kam hasur.
Gjithsesi, sikur te sillje ti ndonjë link (ose reference, ose emër autori) qe ka shkruar këso gjërash, unë (dhe te tjerët gjithashtu mendoj) jo vetëm qe do kisha më pak dyshim, por do të nxitesha për te lexuar akoma me shumë nga këto literatura :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 160
cloud
#35 ne: 01-06-2006, 13:50:56
 Igru   Përshëndetje :) ,  asnjë fjale e thënë apo shprehje nuk mund te këtë atë fuqi  për te hyrë  ne formë standarte ne mendjet tona , ajo qe ty te duket normale  nuk do të thotë te jetë dhe për mua . E dashur  titulli i temës nuk flet për universin njerzor dhe dallimet gjinore midis tyre femër-mashkull
shprehimisht është shkruar natyra e femres dhe llojet e saj ,
Tani se sa llojesh janë femrat ne kuptimin e species se saj unë nuk e di , por kureshtjen ma ndezi te di me shumë rreth ktij argumenti .Sa lloje janë pra dhe ndonjë definicion biologesh e psikologesh nuk do të ishte keq  te hidhej ne kte teme .
Ti  je shprehur qe natyra e femers është universale  ku ti e ndjen te gjesh vetvehten , po llojet e tjera  cilat janë ? e ti nuk e quan diskriminim ? Mos e co me gjate e kane dhene pergjigjet qe i jane dhene kesaj teme.
 
gjithë te mirat




Ne fakt dallimi gjinor është një prej tyre. Është "dallim" jo "diskriminim". Duam te shohim sa te ndryshëm apo te ngjashem jemi, jo kush gjini është me e mirë, me e fortë apo me e bukur.

Nuk e di cloud ku mund ta kesh vënë re konkretisht ndarjen ne specie e nenspecie, por kam përshtypjen se ke keqkuptuar ndonjë shkrim. Gjithsesi...

Sa për aspektin universal te femres, nuk jam unë e para qe e them. Ne fakt janë biologe, psikologe, mjeke, etj, qe ne baze te studimeve kanë arritur ne këtë konkluzion. Shumë te tjerë, po prapë biologe, psikologe, mjeke, etj, kanë arritur ne perfundime te tjera. Nga kjo bashkesi mendimesh unë preferoj atë qe edhe kam shkruar, prandaj....
Pacim!


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 188
  • Gjinia: Mashkull
diamant
#36 ne: 02-06-2006, 11:32:47
bukurane jane   :urra:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 319
  • Gjinia: Femer
igru
#37 ne: 05-06-2006, 08:06:35
Kam frike se nuk jemi kuptuar qarte. Se pari natyra universale te mos ngaterrohet me gjera jashtetokesore apo superfuqi qe gruaja na e zoteroka e mashkulli jo. Une nuk jam me ate qe "jemi universale, si rrjedhim jemi me te mira apo me superiore". Per kete nuk ka pse jap me shume argumente. Ndoshta universaliteti i femres i shkon pershtat natyres se saj. Mashkulli eshte me konciz ne gjerat qe ben dhe ndoshta i ben me mire se grate. Perseri eshte relative. Por perseri nuk them se te mos jesh universal je me i mire.
Sa per autoret qe kam lexuar, diikush, sinqerisht nuk i kam lexuar te gjithe,eshte jo logjike te thuash kete dhe nuk  kuptoj nga mund ta kesh nxjerre qe kam shprehur kete. Nese gezon pak me shume mirekuptim, ashtu si po gezoj une ndaj teje duke mos permendur faktin qe "meqe ti nuk i ke hasur, nuk paska mendime te tjera", shpresoj te kesh durim te lexosh kete me poshte:
Eshte nje shkrim i Gilbert K. Chesterton, novelist anglez, eseist, poet, biografist dhe shkrimtar katolik. Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga libri i tij "C'është e padrejtë në botë".
Po e reduktoj vetem ne ate qe mund te jete interesante per ne.

II – Mjeti universal
Hidhini sytë rreth e qark dhomës në të cilën jeni ulur dhe përzgjidhni tre ose katër sende, të cilat kanë shoqëruar burrin që nga fillimet e kohërave. Lejomëni të supozoj se ju shihni një thikë mbi tryezë, një shkop në cep të dhomës, ose një zjarr në oxhak. Për secilën prej këtyre ju njihni nga një karakteristikë: se asnjëra prej tyre nuk është thjesht për një nevojë të veçantë. Secili nga këto mjete familjare është një mjet universal, i bërë për të plotësuar nevoja të ndryshme dhe ndërsa pedantët, të cilëve u merren këmbët, nuhasin të gjejnë shkakun dhe origjinën e disa zakoneve të vjetra, e vërteta është se ato zakone kanë pasur pesëdhjetë shkaqe ose qindra origjina. Thika ishte për të prerë drurin, për të prerë djathin, lapsat, fytet. Shkopi ishte pjesërisht për të mbajtur një njeri në këmbë, pjesërisht për të hedhur një njeri në tokë, pjesërisht për të shënjuar, pjesërisht për të ekuilibruar, pjesërisht për vrarë; ishte një patericë dhe një kopaç; një gisht i tejshtrirë ose një këmbë më shumë. Sigurisht, bëhet fjalë për të njëjtën gjë me zjarrin; për të cilin janë ngritur kënd-vështrimet më të çuditshme moderne. Duket se janë të ditës një dyzinë parafytyrimesh se zjarri ekziston për të ngrohur njerëzit. Ekziston për të ngrohur njerëzit, për të ndriçuar errësirën e tyre, për të ngritur shpirtrat e tyre, për të pjekur kuleçët e tyre, për të parfumosur dhomat, për të prushitur gështenjat e tyre, për t'u treguar histori fëmijëve, për të kontrolluar hijet në mur, për të vluar ibrikët, për të qënë zemra e flaktë e shtëpisë së një burri, për të qënë ajo vatra për të cilën çdo burrë ishte gati të vdiste.

Tashmë shenja e madhe e modernizimit tonë është se njerëzit gjithmonë e më shumë janë duke propozuar zëvendësues për këto gjëra të vjetra; dhe këto zëvendësues të rinj gjithmonë i përgjigjen një qëllimi të vetëm, ndërsa e vjetra i përgjigjej dhjetë qëllimeve njëkohësisht. Burri modern sot do të valëzojë nëpër duar një cigare në vend të një shkopi; ai do të presë lapsin e tij me një prerëse të vockël lapsash në vend të një thike, deri edhe do t'i ofrohet zemërgjerësisht të ngrohet nga tubat me ujë të ngrohtë në vend të një zjarri. Unë kam dyshimet e mia për prerëset e lapsave, qoftë edhe për të prerë lapsa; apo për tubat me ujë të ngrohtë, qoftë edhe për të ngrohur. Por kur mendojmë për gjithë ato kërkesa të tjera të cilave iu përgjigjën këto institucione të sipërpërmendura, hapet përpara nesh palaçollëku i civilizimit tonë. Ne shohin si në një vision një botë ku një burrë përpiqet që fytin e tij ta presë me një prerëse-lapsash; ku një burrë duhet të mësojë të mbahet jo mbi një shkop, por mbi një cigare; ku një burrë duhet të përpiqet të gatuajë simite në një llampë elektrike dhe ne shohim kështjellat e kuqe dhe të florinjta të ngrihen në sipërfaqen e tubave me ujë të ngrohtë.
Parimi për të cilin unë flas, shihet në të gjitha krahasimet midis të lashtës e universales dhe modernes e të veçantës. Qëllimi i një theodoliti është të shtrihet në një nivel, qëllimi i një shkopi është të tundet i lëvizshëm në çdo lloj këndi; të vijë vërdallë si timoni i vërtetë i lirisë. Qëllimi i një bisturie është të shpojë; nëse përdoret për të copëtuar fërtele-fërtele, për të plagosur thellë e më thellë, për të shqyer, për të krasitur koka dhe degë peme, është një instrument zhgënjyes. Qëllimi i një drite elektrike është thjesht të ndriçojë –një modesti që ta shpif- dhe qëllimi i një sobe asbestos … habitem, cili është qëllimi i një sobe asbestos?
Nëse njeriu do të gjente një litar të bërë nyje në shkretëtirë, ai do të mendonte të paktën për të gjithë gjërat që mund të bëheshin me një copë litari dhe disa prej tyre do të ishin edhe praktike. Krejt e kundërta ndodh me udhëtarin e pafat që do të gjente një telefon në shkretëtirë. Mund të telefonohet me një telefon; nuk mund të bëhet asgjë tjetër me të. Dhe ndonëse ky është një nga gëzimet më të egra të jetës, rrëzohet nga deliriumi i tij i plotë në çastin kur askush nuk gjendet në anën tjetër për të t'u përgjigjur. Shkurtimisht, ajo që nuk shkon në këtë mes, është se duhet të shkulen qindra rrënjë, dhe jo vetëm një, përpara se të çrrënjosësh këta dobi-prurës të moçëm dhe të thjeshtë. Një shkenctar sociolog modern do të mund të pohonte veçse me vështirësi të mëdha, se ndonjëra nga metodat e vjetra ka vetëm një këmbë për të qëndruar. Sepse pothuajse të gjithë metodat, institucionet e vjetra, kanë katër apo pesë këmbë mbi të cilat mbahen. Merr në konsideratë mjetet, të vjetra dhe të reja, dhe do të shohësh se si vepron një tendencë e përgjithshme. اdokund ku deri dje ishte një gjë e vetme që shërbente për gjashtë qëllime, tani gjenden gjashtë gjëra të vogla; ose më mirë (dhe këtu qëndron problemi) gjenden vetëm pesë e gjysëm.
Gjithsesi, nuk do të themi se kjo ndarje dhe ky specializim është tërësisht i padobishëm dhe i patolerueshëm. Shpesh unë e kam falenderuar Zotin për telefonin dhe nuk ka asnjë nga këto shpikje brilante dhe të ngushta, që nuk të bëhen të nevojshme dhe të dashura qoftë për një moment të vetëm. Por edhe mbrojtësi më i vazhdë i specializimit, nuk mendoj se do të mohonte faktin se në këto institucione të shumë-anëshme ka një element uniteti dhe universaliteti që mund të ruhet drejt në propocionin dhe vendin e tij tipik. Të paktën shpirtërisht duhet të pohojmë se një balancë e gjithanshme është e nevojshme për të barazuar ekstravagancën e ekpertëve. Nuk do të ishte e vështirë që parabolën e thikës dhe të shkopit ta ngrinim në nivele më të larta. Feja - e paprekura, e pavdekshmja. Shtrirja e gjerë e praktikimit të fesë është copëtuar sot në specialitete më të vogla, sikundër përdorimi i botës është copëtuar në tuba me ujë të ngrohtë apo poça elektrikë. Romanca e simboleve rituale dhe të shumë-ngjyrëshme, është shkulur vendit nga zanati më i ngushtë i të gjithë zanateve, arti modern – ajo gjë që quhet art vetëm se për hir të artit. Dhe njeriu gjendet brenda zakoneve moderne atëherë kur informohet se mund t'i përdorë të gjitha simbolet, përderisa ato nuk kanë asnjë kuptim për të. Romanca e vetëdijes është tharë në shkencën e etikës, që shumë mirë do të quhej mirësjellje për hir të mirësjelljes, mirësjellja që mbeti shterpë nga lulëzimi artistik. Kjo botë nuk është veçse një gjykatë e egër divorcimi.
Ekuilibri dhe universalja kanë qënë vizioni i shumë grupeve të njerëzve në të gjitha kohërat. Ishte edukimi liberal i Aristotelit; njeriu i të gjitha zanateve i Leonardo da Vinçit dhe miqve të tij. Por pjesa më e madhe e njerëzve kanë qënë të paaftë të arrinin këtë universalitet literal, për shkak të natyrës së punës së tyre në këtë botë. Dhe jo për shkak, le të theksojmë këtu, të ekzistencës së punës së tyre. Jo për faktin se Leonardo da Vinçi duhet të ketë punuar jashtëzakonisht shumë, ndërsa zyrtarë të zyrave qeveritare, policë të fshatrave apo hidraulikë "të papërcaktuar" mund të mos bëjnë (sipas asaj që i shfaqet njeriut) punë fare dhe për këtë arsye të mos tregojnë shenja të universalizmit Aristotelian.
Ajo që e bën të vështirë për njeriun e zakonshëm të jetë një universalist është se njeriut të zakonshëm i duhet të jetë një specialist. Atij nuk i duhet vetëm të mësojë një zanat, por ta mësojë atë aq mirë sa ky profesion ta ushqejë atë në një shoqëri, shumë apo pak, të pamëshirshme. Kjo është e vërtetë për të gjithë burrat, që nga gjahtari i parë deri tek inxhinieri më i fundit elektrik. Secilit nuk i duhet thjesht të veprojë, por i duhet të jetë më i miri. Inxhieri elektrik duhet të jetë një inxhinier i vërtetë elektrik ose ndryshe ai parakalohet nga inxhinierë akoma më shumë elektrikë. Pikërisht ato mrekulli të mendjes njerëzore mbi të cilat bota moderne krenohet me veten dhe në më shumtën e rasteve ka të drejtë të krenohet, do të ishte e pamundur pa një lloj përqendrimi që ndërpret vijueshmërinë e arsyes. Kështu shihet se eksplozionet më të mëdha dhe më të egra të botës sonë nuk janë tjetër veçse në një drejtim dhe me një trajektore të përcaktuar: pistolieri nuk mund të tejkalojë këmbëzën e armës së tij dhe kjo shkrepje shpesh shkon bosh; astronomi nuk mund të shkojë përtej teleskopit të tij dhe teleskopi i tij sheh një rrugë kaq të shkurtër. Të gjithë këta janë si ata burra të cilët kanë qëndruar në pikën më të lartë të një mali dhe kanë parë horizontin si një unazë të vetme dhe pastaj kanë zbritur duke marrë rrugë të ndryshme, drejt qyteteve të ndryshme, duke udhëtuar shpejt apo ngadalë. Eshtë e drejtë: duhet të ketë njerëz të cilët udhëtojnë në qytete të ndryshme; duhet të ketë specialistë; por a nuk duhet të ketë nga ata që shikojnë horizontin? A duhet të jenë të gjithë njerëzit kirurgë specialistë ose hidraulikë të jashtëzakonshëm; a duhet i gjithë njerëzimi të jetë monomaniak? Tradita ka vendosur se vetëm gjysma e këtij njerëzimi duhet të jenë monomaniake. Ka vendosur se në çdo shtëpi duhet të ketë një njeri të zanatit dhe një tjetër të të gjithë zanateve. Por ka vendosur gjithashtu, ndër të tjera, se ky njeri i të gjithë zanateve duhet të jetë një grua e të gjitha zejeve. Ka vendosur, mirë ose keq, se ky specializim dhe ky universalizim duhet të ndahet midis dy sekseve.
Zgjuarësia duhet t'i lihet burrit dhe urtësia gruas. E kur zgjuarësia e vret urtësinë, kjo është një nga gjërat më të trishtueshme dhe të pamohueshme. Megjithatë tek gruaja ky ideal i kapacitetit të gjithanshëm, duhet të jetë venitur me kohë. Duhet të jetë shkrirë në furrnaltat e frikshme të ambicjes dhe teknikalitetit të parezistueshëm. Burri duhet të jetë pjesërisht burri i një ideje, sepse ai është burri i një arme të vetme – dhe ai është flakur i zhveshur në betejë. Kërkesat e jetës së kësaj bote vijnë direkt tek ai; tek gruaja e tij indirekt. Shkurtimisht; sikundër thonë edhe librat e suksesit, burrit i duhet të japë "më të mirën" e tij, dhe sa pjesë e vogël e tij është kjo "më e mirë" tek burri. Nëse ai është violina e parë, atij i duhet të fishkëllejë gjithë jetën; ai nuk duhet të kujtojë se është gajdja e katërt, se është një stekë bilardoje e dorës së pesëmbëdhjetë, një shpatë skerme, një penë burimi, një pushkë deri edhe një imazh Hyjnie.

III – Emancipimi i domesticitetit
Duhet theksuar se kjo forcë e burrit për të zhvilluar një aftësi të vetme nuk ka të bëjë thjesht me atë që zakonisht quhet sistemi ynë kompetitiv, por ajo do të ekzistonte reale në çdo lloj kolektivizmi të arsyeshëm. Ka qënë si pasojë e qënies së burrit deri në njëfarë shkalle specialist që ne sot kemi një teleskop: duhet të ketë deri në një farë shkalle specialistë ashtu që zbulimet të vazhdojnë. Por ka vetëm një rrugë për të ruajtur në botë lehtësimin dhe prehjen që përmbushin vizionin e vjetër të universales. Kjo do të thotë të duhet të lejohet të ekzistojë një gjysëm pjesërisht e mbrojtur e njerëzimit, një gjysëm të cilën kërkesat shqetësuese industriale e shqetësojnë, por e shqetësojnë vetëm se indirekt. Me fjalë të tjera, në çdo qendër të njerëzimit duhet të jetë një qënie njerëzore të cilës i duhet të qëndrojë në një plan më të lartë, e cila nuk jep "më të mirën prej vetes" së saj, por që jep "gjithçka prej vetes" së saj.
Analogjia jonë e vjetër mbi zjarrin vazhdon të jetë më funksionalja. Zjarri nuk ka nevojë të bëjë dritë sikundër elektriciteti, as të vlojë sikundër uji vlues; pika e tij e fortë qëndron në atë se ai shkëlqen më shumë se sa uji dhe ngroh më shumë se sa drita elektrike. Gruaja është sikundër zjarri, ose për ta thënë më mirë, zjarri është sikundër gruaja. Sikundër zjarri nga gruaja pritet që ajo të gatuajë; jo të shkëlqejë në gatim, por të gatuajë; të gatuajë më mirë se sa burri i saj, i cili është duke e fituar bukën duke dhënë leksione mbi botanikën ose duke thyer gurë. Sikundër zjarri nga gruaja pritet që ajo t'u tregojë histori fëmijëve të saj; jo histori origjinale dhe artistike, por histori – histori më të bukura se sa ato që do të tregoheshin nga një kuzhinier i klasit të parë. Sikundër zjarri nga gruaja pritet që ajo të ndriçojë dhe të ajrosë; jo përmes deklaratave më tronditëse apo përmes erërave më të egra të mendimit, por që të mund ta bëjë këtë më mirë se sa një burrë pasi ka thyer gurë apo pasi ka dhënë mësim. Por nga ajo nuk mund të pritet që pasi të durojë direkt mbi shpatullat e saj mizorinë dhe konkurencën e punës burokratike, të mbajë në krahë edhe barrën e kësaj detyre universale. Gruaja duhet të jetë një kuzhiniere, por jo një kuzhiniere konkuruese; një mësuese shkolle, por jo një mësuese shkolle konkuruese; një dekoruese e shtëpisë por jo një dekoruese konkuruese; një rrobaqepëse, por jo një rrobaqepëse konkuruese. Ajo nuk duhet të ketë një zanat, por njëzet preferenca; ndryshe nga burri ajo duhet të zhvillojë gjithë të mirat e saj dytësore. Ky ka qënë që nga fillimet qëllimi i të asaj që trumpetohet si "mbyllje" ose "shtypje" e gruas. Gratë kanë qëndruar në shtëpi jo që të bëheshin mendje-ngushta, por në të kundërtën, që të zgjeronin horizontin e tyre. Bota jashtë shtëpisë është një masë ngushtësish, një labirinth rrugësh të përmpleksura, një çmendinë monomaniakësh. Vetëm përmes kufizimit dhe mbrojtjes së pjesshme të gruas, ajo e ka të mundur të luajë pesë ose gjashtë profesione tërësisht të vërteta dhe tmerrësisht dobisjellëse. Kjo është substanca e argumentit që ofroj unë për pozicionin historik të gruas. Nuk mohoj se gratë janë persekutuar deri edhe torturuar; por dyshoj se ka pasur ndonjë torturë më të madhe për gruan se sa kjo torurë tani, nga përpjekja absurde moderne për t'i bërë ato perandoresha shtëpiake dhe zyrtare konkurente në të njëjtën kohë. Nuk mohoj se edhe nën traditën e vjetër gratë kanë kaluar kohë shumë më të vështira se sa burrat; dhe kjo është arsyeja përse ne e heqim kapelen përpara një gruaje. Nuk mohoj se gjithë këto funksione të shumëllojshme të gruas kanë qënë frustruese; por them se kishte një kuptim dhe një qëllim të madh në to. Nuk pushoj deri edhe të pohoj se gruaja ishte një shërbyese: por të paktën ajo ishte një shërbyese me kapacitete të gjithanshme.
Rruga më e shkurtër për ta përmbledhur pozicionin e gruas është të themi se gruaja është simbol i idesë së pjekurisë: ajo shtëpi intelektuale, tek e cila mendja nuk reziston të kthehet pas çdo arratisje në ekstravagancë. Mendja që e gjen rrugën e saj në vise të ashpra është mendja e poetit; por mendja që kurrë nuk e gjen rrugën e saj të kthimit është veçse mendja e lunatikut. Në çdo makineri duhet të ketë një pjesë të lëvizshme dhe një pjesë që qëndron e patundur. Në çdo gjë që ndryshon duhet të ketë një pjesë të pandryshueshme. Dhe shumë nga fenomenet që modernistët i dënojnë pa menduar thellë, janë me të vërtetë pjesë të pozicioneve të gruas si qendër dhe si shtyllë e patundur e mirëqënies. Pjesa më e madhe e asaj që quhet voliltshmëria e gruas apo lakueshmëria e saj, është thjesht volitshmëria dhe lakueshmëria e një zgjidhje universale; ajo ndryshon sikundër edhe ilaçet ndryshojnë me sëmundjen. Asaj i duhet të jetë optimiste për burrin e saj të zymtë apo i duhet të jetë një pesimiste konstruktive kur burri i saj që merr për kot. Mbreti i Francës ka shkruar
Toujours femme varie Bien fol qui s'y fie
E vërteta është se gruaja ndryshon gjithmonë dhe pikërisht kjo është arsyeja përse ne kemi besim tek ajo. Për të korrigjuar çdo aventurë dhe ekstravagancë me antidodën e saj nuk është e thënë të jesh në pozicionin e spiunit apo të skllavit. Do të thotë të jesh në pozicionin e Aristotelit ose të paktën në atë të Herbert Spencer; të jesh një moral universal, një sistem i tërë mendimi. Skllavi lajkaton; moralisti i vërtetë qorton ashpër. Shkurtimisht do të thotë të jesh një ekuilibrues në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale fisnike, e cila për disa arsye përdoret gjithmonë në kuptimin e kundërt me të sajin. Duket se jemi të detyruar të mendojmë se një ekuilibrues është një njeri frikacak që gjithmonë pason palën më të fortë. Në të vërtetë ajo ka kuptimin e një qëndrimi kalorësiak që gjithmonë është në anën e palës më të dobët, sikundër ai që e ekuilibron barkën duke u ulur atje ku ka më pak njerëz. Gruaja është një ekuilibruese; dhe ky është një zanat bamirës, i rrezikshëm dhe romantik.
Fakti i fundit që e zgjidh këtë çështje, është një fakt mjaftueshëm i plotë. Supozojmë se pranohet se njerëzimi ka vepruar të paktën jo në mënyrë të natyrshme në ndarjen e vetes në dy gjysma, respektivisht duke tipizuar idealet e talentit të veçantë dhe të urtësisë së gjithanshme (përderisa sinqerisht është shumë e vështirë që t'i kombinosh ato në një mendje të vetme). Përsëri nuk është e vështirë të argumentosh pse femra u bë emblema e universales ndërsa burri emblema e të veçantës dhe e arritjes. Dy fakte gjigande të natyrës e vendosën kështu: së pari, se një grua që literalisht i përmbushte funksionet e saj, nuk do të mund të shquhej dukshëm në eksperiment dhe në aventurë; dhe së dyti, sepse po i njëjti veprim i natyrshëm e rrethoi atë me foshnje të vogla, që nuk kërkojnë t'u mësohet diçka, aq sa kërkojnë t'u mësohet gjithçka. Foshnjet nuk kanë nevojë t'u mësohet një zanat, por të njihen me botën. Për ta përmbledhur çështjen, gruaja, në më të shumtën, qëndron në shtëpi me një qënie njerëzore, në kohën kur kjo qënie pyet për gjithçka, kur ka dhe kur nuk ka pyetje. Do të ishte e paarsyeshme që ajo të zotëronte ngushtësinë e një specialisti. Unë mund ta kuptoj se ka qënë tejet dobisjellëse që kjo barrë iu la mbi shpatulla gruas, në mënyrë që të ruhej gjithanshmëria në botë. Por unë dorëzohem atëherë kur dikush thotë se kjo detyrë e ndriçimit të gjithanshëm (kur çlirohet nga rregullat moderne dhe ushtrohet më spontanisht nga një njeri më i mbrojtur) është në vetvete shumë përcaktuese dhe shtypëse; kur për këtë detyrë shtëpiake, fillohet të flitet jo si e vështirë, por si e parëndësishme dhe budallepsëse. Sepse nuk mundem, sado të përpiqem me të gjithë energjitë e mia, të kuptoj fijen e mendimit të tyre. Kur punët e shtëpisë, për shembull, quhen punë e rëndë, e gjithë vështirësia ngrihet nga një kuptim i dyfishtë i fjalës. Nëse punë e rëndë do të thotë vetëm se punë tmerrësisht e rëndë, unë pranoj se gruaja lë eshtrat në punët e shtëpisë, sikundër edhe burri i lë eshtrat në punët jashtë saj. Por kur i jepet kuptimi se kjo punë e rëndë bëhet më e rëndë nga mungesa e domethënies, mungesa e ngjyrave dhe nga roli i papërfillshëm në shpirtin e njeriut, sikundër e thashë, unë dorëzohem, sepse, sinqerisht, nuk e kap dot kuptimin e fjalëve. Të jesh Mbretëresha Elisabetë në një fushë të përcaktuar, të vendosësh shit-blerjet, të rregullosh banketet, kohët e punës dhe pushimeve; të jesh Whiteley në një fushë të caktuar, duke prodhuar lodra, papuçe, ëmbëlsira, libra; të jesh Aristotel në një fushë të caktuar, duke mësuar vlerat morale, rregullat e mirësjelljes, fenë, higjenën; unë mundem të kuptoj se sa kjo e lodh mendjen për vdekje, por nuk e kap dot se si mund ta ngushtojë atë. Me ç'llogjikë na dilka se t'i mësosh fëmijëve të botës rregullën e treshit përbëka një karrierë të madhe, ndërsa t'i mësosh fëmijët e tu mbi universin na qenka karrierë e vogël? Si na qenka "gjerësi" të jesh po e njëjta gjë për të gjithë, dhe "ngushtësi" të jesh gjithçka për dikë? Jo, puna e gruas është punë e vështirë, por sepse puna e saj është një punë gjigande.
Megjithatë ndonëse detyra esenciale e gruas është universaliteti, kjo sigurisht nuk e pengon atë të ketë një ose dy njëanshmëri. Më duhet të theksoj në paranteza se pjesa më e madhe e shqetësimeve zyrtare mbi gruan janë ngritur nga fakti se gratë transferojnë tek puna e tyre atë kokëfortësi që mund të quhet mirësjellje vetëm në konteksin e përparësive që gruas i është dashur t'i mbrojë historikisht: fëmijët e saj, kurorën e saj, që do të duhej të ishin çëshje parimore, ose po t'i quajmë kështu, një çështje njëanshmërie. Gruaja moderne e mbron zyrën e saj me të gjithë ambicjen e një shtëpiakeje. Ajo lufton pa lëshuar pe për kolltukun dhe makinën e shkrimit, sikundër një grua lufton për vatrën dhe shtëpinë e saj dhe nuk bën tjetër veçse ngre një tip roli gruaje-ulkonjë në mbështetje të kreut të padukshëm të firmës së saj. Kjo është arsyeja përse gruaja është aq e suksesshme në punën e zyrës; dhe po kjo është arsyeja përse ajo nuk duhet ta bëjë këtë punë.




Uroj te mos kapeni fije e per pe pas asaj qe eshte shkruar, se po te duam mund ta bejme terkuze si ndodh shpeshhere. Prej ketij materiali kam marre dhe reference disa shkrime me perpara. Edhe pse personalisht mund te mos jem dakord me autorin ne disa pika jo shume esenciale, kam marre ate qe me duket se eshte e vlefshme.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#38 ne: 11-06-2006, 08:19:39
Une kam frike nga femrat qe nga natyra paraqiten si"engjell",sepse mund te perfundoj ne martese me të dhe shkoj drejt e ne............ferr ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#39 ne: 16-06-2006, 01:59:04
Ka 2 lloje femrash-ato qe flasin shume dhe ato qe nuk  pushojne se foluri....me "te mirat" jane jane keto te llojit dyte.... :puth ><
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#40 ne: 23-06-2006, 13:12:52
Ka 2 lloje femrash-ato qe flasin shumë dhe ato qe nuk  pushojne së foluri....me "te mirat" janë janë këto te llojit dytë.... :puth ><

Une nuk pushoj kurre se foluri sic thone te tjeret por nuk kuptoj dot sec cfare doni te thoni me kete!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#41 ne: 24-06-2006, 04:31:09
E kupton. :P..e kupton çapkene. :P.po nuk ke patur kohe ta mendosh mirë me duket.. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#42 ne: 06-08-2007, 23:05:24
femra eshte mbi te gjitha nene,natyre...diell e hene,nate e dite,ajer e uje,zjarr e toke.femra eshte unike ne femerimin e saj e si cdo person unik,presanton vec veten e jo kategorine
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#43 ne: 25-06-2012, 09:26:28
Femra???

Natyra e femres eshte shume konfliktuale dhe si rrjedhoje luftrat me te medha ne bote jane bere me shkas Femren..edhe pse ne vetvete kane patur tjeter arsye e qellim


Por Femra eshte qenia me e bukur dhe me e dashur per cdo kend!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#44 ne: 30-03-2013, 21:47:34
Femra ka fut shejtanin ne shishe ,kjo ne kuptimin e mire te fjales .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super