Hellooooo, sa e bukur tema!
Do doja te thoja një fjale te vetme (si fillim) qe te gjithë ju e pershkruat por nuk e përmendet. Natyra e femres është universale. Kjo është një nga karakteristikat kryesore dalluese mes dy gjinive. Jo vetëm ne sensin biologjik te fjalës (ne fakt ndryshimet mes dy lobeve te trurit te dy gjinive sjellin këtë diference),ku femra ka te zhvilluar aspektin artistik dhe imagjinativ, praktik te çeshtjeve, ndërsa mashkulli është me object-oriented, me specifik, analist dhe i kanalizuar ne çështjet e jetës. Kjo mund te shihet p.sh dhe ne karrieren profesionale. Një mashkull, nëse është inxhenjer p.sh., i duhet te jetë i pari i inxhenjereve qe te eci para. Dhe këtë e ka instiktive, ka shpirtin luftarak dhe konkurrent perbrenda. Ndërsa një femër ka durimin dhe aftësinë për te kryer pune të ndryshme dhe ne mënyrë me automatike. Meshkujt ne fakt i vret rutina. Ose ne edukimin e fëmijëve, edhe këtu mund te shohim universalitetin e femres. Ajo gjatë ditës ndermerr disa role: i duhet te jetë kuzhiniere, por nuk ka konkurrence ne këtë, i duhet te jetë dizenjatore, rrobaqepese, mirembajtese, te tregoje histori, te loze me femijen e vet, dhe as ne këto nuk ka konkurrence. Me pak fjale natyra e saj universale është e përshtatshme për te rritur një fëmijë dhe këto janë gjëra te percaktuara dhe rregulluara ne detaj.
Ka dhe fusha ose aspekte te tjera ku shihet universaliteti i femres. Po mos ta ngaterrojme me aspektet e tjera mashkullore qe ka ndërmarrë femra kohët e fundit, pasi këto janë jashtë natyres se saj. Më ka pëlqyer shumë një artikull i Gilbert K. Chesterton, novelist anglez, eseist, poet, biografist dhe shkrimtar. Ai shkruan:
Të jesh Mbretëresha Elisabetë në një fushë të përcaktuar, të vendosësh shit-blerjet, të rregullosh banketet, kohët e punës dhe pushimeve; të jesh Whiteley në një fushë të caktuar, duke prodhuar lodra, papuçe, ëmbëlsira, libra; të jesh Aristotel në një fushë të caktuar, duke mësuar vlerat morale, rregullat e mirësjelljes, fenë, higjenën; unë mundem të kuptoj se sa kjo e lodh mendjen për vdekje, por nuk e kap dot se si mund ta ngushtojë atë. Me ç'llogjikë na dilka se t'i mësosh fëmijëve të botës rregullën e treshit përbëka një karrierë të madhe, ndërsa t'i mësosh fëmijët e tu mbi universin na qenka karrierë e vogël? Si na qenka "gjerësi" të jesh po e njëjta gjë për të gjithë, dhe "ngushtësi" të jesh gjithçka për dikë? Jo, puna e gruas është punë e vështirë, por sepse puna e saj është një punë gjigande.
Megjithatë ndonëse detyra esenciale e gruas është universaliteti, kjo sigurisht nuk e pengon atë të ketë një ose dy njëanshmëri. Më duhet të theksoj në paranteza se pjesa më e madhe e shqetësimeve zyrtare mbi gruan janë ngritur nga fakti se gratë transferojnë tek puna e tyre atë kokëfortësi që mund të quhet mirësjellje vetëm në konteksin e përparësive që gruas i është dashur t'i mbrojë historikisht: fëmijët e saj, kurorën e saj, që do të duhej të ishin çëshje parimore, ose po t'i quajmë kështu, një çështje njëanshmërie. Gruaja moderne e mbron zyrën e saj me të gjithë ambicjen e një shtëpiakeje. Ajo lufton pa lëshuar pe për kolltukun dhe makinën e shkrimit, sikundër një grua lufton për vatrën dhe shtëpinë e saj dhe nuk bën tjetër veçse ngre një tip roli gruaje-ulkonjë në mbështetje të kreut të padukshëm të firmës së saj. Kjo është arsyeja përse gruaja është aq e suksesshme në punën e zyrës; dhe po kjo është arsyeja përse ajo nuk duhet ta bëjë këtë punë.