×

Nena rreh per vdekje femijen !!

· 19 · 1864

Nena rreh per vdekje femijen !!

· 19 · 1864

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-05-2010, 00:49:37
Nje krim i rende ka tronditur fshatin Zemblak ne rrethin e Korces.

Nje femije vetem nje vjec e gjysme ka humbur jeten si pasoje e rrahjes nga e ema.

23-vjecarja Sonila Lumi eshte prangosur nga policia per vrasje te femijes se saj, nderkohe qe ende nuk dihen motivet e kesaj ngjarje te pazakonte. Top Channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 22-05-2010, 08:37:54
 :'(..kesaj gjynah ti thuash "nene"..duhet vrare...

Neser do dali lajmi sikur kjo gjoja ka qene me te meta mendore..ncnc
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 22-05-2010, 23:57:31
Lajme te tilla  degjoj shpesh ne televizionet e huaja,,,me vjen keq  qe ndodhin edhe   tek ne......
Tmerr tmerr  tmerr
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 23-05-2010, 13:44:43
Varferia ekstreme dhe kushtet e veshtira kane shtyre drejt krimit nenen 23-vjecare nga Zemblaku, e cila dy dite me pare masakroi foshnjen e saj 18 muajshe.
E papune dhe pa te ardhura, ndersa bashkeshorti merrej me kullotjen e bagetive si coban ne mal, nena 23-vjecare ka rrahur per vdekje femijen, vetem se nuk duronte dot te qarat. E arrestuar menjehere pas krimit makaber, nena vrasese ka rrefyer per policine se e kishte qelluar femijen disa here me force dhe me grushte ne fytyre, ngaqe qante dhe per pasoje ai ishte rrezuar.

Ajo eshte perpjekur te mohoje faktin se e ka mbytur femijen, duke thene se nuk e ka shtrenguar shume ne fyt. Nena nuk ka argumentuar ne rast se femija qante nga mungesa e ushqimit, vetem eshte shprehur se nuk duronte dot te qarat.

Por ekspertet mjekoligjore kane verejtur jo vetem shenja te dhunes ne trupin e femijes 18 muajsh, por edhe shenjat e mbytjes. Ekspertiza mjekoligjore ka arritur ne perfundimin se femija eshte qelluar disa here ne koke dhe ne gjoks, nderkohe qe ne fyt ka pasur shenja te gishterinjve qe tregojne se eshte mbytur.

Babai i femijes, Eduart Hoxhalli, nuk eshte ne gjendje te flase per ngjarjen. “Nuk di c’te them. Jam i tronditur”, vetem kaq ka mundur te thote Eduart Hoxhalli, 27-vjecari, qe ka humbur djalin e vetem te lindur nga bashkejetesa me vajzen nga Vidohova. Ndersa Eduart Hoxhalli eshte kthyer ne fshat ne mesdite pas shume peripecive per te terhequr foshnjen e vdekur nga morgu, shtepia e tij ka qene e mbyllur dhe askush nuk ka pritur vizita.

Femija qe ka ardhur ne jete nga bashkejetesa e ciftit ka qene i paregjistruar, pasi prinderit nuk kishin kryer nje martese te ligjshme. Kjo ka veshtiresuar procedurat per te varrosur femijen ne kushtet kur ai nuk ka qene i regjistruar ne gjendje civile. Vetem ne mesdite, Eduart Hoxhalli ka sjelle ne fshat trupin e pajete te djalit te vogel, qe eshte varrosur pa ndonje ceremoni. Te afermit e Eduartit i kishin nderprere marredheniet me te qe pas marteses me Sonila Lumin, tre vjet me pare. Ai ishte ndare nga gruaja e tij lushnjare, per te bashkejetuar me vajzen e ardhur nga Vidohova.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1010
  • Gjinia: Femer
endrrimtare
#4 ne: 23-05-2010, 13:47:54
o ZOT, na ruaj nga mendt e kokes...

Me vjen shume keq edhe per ate nene e cila ka vrare femijen e saj per arsye ekonomike, edhe per femijen, i cili s'kishte asnje faj perse erdhi ne kte jete te poshter & te eger... :(  :(  :(  :(

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#5 ne: 29-05-2010, 13:31:27
o ZOT, na ruaj nga mendt e kokes...

Me vjen shume keq edhe per ate nene e cila ka vrare femijen e saj per arsye ekonomike, edhe per femijen, i cili s'kishte asnje faj perse erdhi ne kte jete te poshter & te eger... :(  :(  

 :( :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 25-07-2012, 15:02:10
ju thafshin mendte kafshes
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#7 ne: 29-07-2012, 11:11:11
ju thafshin mendte kafshes
Ajo ka pas m.. ne vend te trurit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#8 ne: 31-07-2012, 07:53:48
ben zoti nena ca e djeg ca te tjera

bote e padrejte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#9 ne: 31-07-2012, 08:21:46
.......... ^o) ^o)

Tiranë, babai hedh foshnjen nga dritarja e maternitetit

TIRANE - Një ngjarje e rënde ka ndodhur rreth orës 21:00 në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ku autori Hysen Biba me origjinë nga Kukësi, pasi ka debatuar me të shoqen, ka marrë foshnjën dhe e ka hedhur nga kati i katërt i ndërtesës.

Menjëherë me pas është larguar me mjetin e tij derisa u arrestua nga policia ne Kamëz. Në te njëjtën kohe mjeket janë kujdesur për shëndetin e foshnjës e seksit mashkull qe ne fakt nuk mundi ti rezistoje plagëve te mëdha duke humbur jetën.

Ndërkaq nëna e foshnjës ne gjendje të rënde psikologjike është nën kujdesin e mjekeve, teksa për arrestimin e bashkëshortit te saj ka ndërhyre vëllai i autorit i cili ka negociuar me të për të bëre të mundur arrestimin në më pak se 2 orë.
(er.nu/News24/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#10 ne: 31-07-2012, 09:29:09
.......... ^o) ^o)

Tiranë, babai hedh foshnjen nga dritarja e maternitetit

TIRANE - Një ngjarje e rënde ka ndodhur rreth orës 21:00 në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet, ku autori Hysen Biba me origjinë nga Kukësi, pasi ka debatuar me të shoqen, ka marrë foshnjën dhe e ka hedhur nga kati i katërt i ndërtesës.

Menjëherë me pas është larguar me mjetin e tij derisa u arrestua nga policia ne Kamëz. Në te njëjtën kohe mjeket janë kujdesur për shëndetin e foshnjës e seksit mashkull qe ne fakt nuk mundi ti rezistoje plagëve te mëdha duke humbur jetën.

Ndërkaq nëna e foshnjës ne gjendje të rënde psikologjike është nën kujdesin e mjekeve, teksa për arrestimin e bashkëshortit te saj ka ndërhyre vëllai i autorit i cili ka negociuar me të për të bëre të mundur arrestimin në më pak se 2 orë.
(er.nu/News24/BalkanWeb)

Vend qe prodhon perbindesha..Vend i degraduar dhe i marre fund.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#11 ne: 01-08-2012, 02:15:47
Te gjithe jemi rrahur ne nivele te ndryshme, por deri ne vdekje se mbaj mend ndonjehere. :-)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#12 ne: 01-08-2012, 09:01:39
Vend qe prodhon perbindesha..Vend i degraduar dhe i marre fund.


kudo ndodhin keto....mos lidhni trute e njerzve me vendin
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#13 ne: 01-08-2012, 09:20:06
Fajet i ka rakia, e cila eshte e forte si tritoli. Sa me e fort rakia, aq me gjaknxehte njerzia.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#14 ne: 01-08-2012, 09:24:33
Jo Kiss jo....rasti i fundi erdhi per pasoja me te thella...por te pajustifikuara per asgje ne bote

perderisa ska rend , shtet mos prit ndergjegje .

ketu eshte bere ligji i xhungles..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#15 ne: 01-08-2012, 09:29:53
Duhen edhe nja 60 vite qe nene Shqiperia me viset e saja te behet te pakten se Cekia ose Austria, per sa u perket te drejtave njerzore.

Sic e thash, te gjithe jemi rrahur, dhe kjo tregon cfare shtet leshi jemi ne, gati sikur Iraku, ku shteti urdherohet dhe sundohet nga penisi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#16 ne: 02-08-2012, 15:08:28
DUKAGJIN - Një 45-vjeçar nga Shkodra i ka hedhur trutë në erë vajzës së tij 14 vjeçe vetëm se i ka kthyer fjalën. Minorenia ka refuzuar që të qëndrojë në fshatin e largët për të kullotur bagëtitë. Në momentin që ajo është larguar nga banesa, i ati, Mirash Bregu e ka qëlluar për vdekje me çifte. I tronditur nga krimi që sapo kishte bërë, babai i 5 fëmijëve ka vrarë dhe veten. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Arrë të Komunës së thellë të Temalit. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, policia deklaroi se krimi më i fundit në familje ka marrë shkas pas një zënke ordinere mes babës e bijës. Sipas policisë lokale, Mirash Bregu ka qenë i dënuar për një vrasje të bërë në vitin 1993, dhe njihej si konsumues i alkoolit.

VRASJA
 Para një muaji, Mirash Bregu dhe tre nga fëmijët e tij kishin shkuar për verim në fshatin e lindjes (në Arrë të Komunës së Temalit). Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tjerë kishin qëndruar në fshatin Bardhaj (ndodhet afër qytetit të Shkodrës), ku ishin zhvendosur me banim që prej disa vitesh. E mërzitur nga qëndrimi i gjatë në zonën e thellë të Dukagjinit, vajza 14-vjeçare, Marjana i ka kërkuar dje babait të saj që të kthehej në shtëpinë e tyre në Bardhaj. Por, kryefamiljari ka kundërshtuar ashpër, duke i thënë së bijës se nuk kishin shkuar për qejf në shtëpinë e vjetër, dhe se ajo duhej të qëndronte se nuk kishte kush kujdesej për bagëtitë. Rebelimi i së bijës e ka acaruar 45-vjeçarin, i cili e ka urdhëruar që të mos guxonte më që t’i kthente fjalën. Fjalët e të atit nuk e kanë frikësuar minorenen, e cila ka vendosur që të largohet pa miratimin e babait. Ndërsa ka dalë nga shtëpia dhe po ecte e vetme në rrugë, Mirash Bregu ka marrë çiften dhe i është vënë pas minorenes. Në momentin që i është afruar, 45-vjeçari e ka qëlluar të bijën me çifte në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. I tmerruar nga trupi i pajetë i vajzës, vrasësi ka marrë në telefon një kushëririn e tij dhe i ka thënë: “Vrava vajzën time 14 vjeçe. Tash po vras veten, se jeta nuk më duhet për gja”.
HETIMI
Rreth orës 14:20, policia e Shkodrës ka marrë informacionin se në zonën e Dukagjinit ka ndodhur një vrasje. Forca të shumta policore janë nisur për në fshatin e thellë malor. Sapo kanë mbërritur në fshatin Arrë, ekspertët nisën këqyrjen e vendit të ngjarjes. Hetuesit e çështjes sqaruan se “vrasjet janë bërë me çifte. Vajza ka vdekur menjëherë, pasi kishte marrë një plumb në kokë. Vetëm pak metra larg vajzës, kishte mbetur i vdekur edhe babai i saj. Në dorën e 45-vjeçarit kishte shenja baruti, dhe arma e krimit ishte pranë tij”.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 02-08-2012, 15:13:17
o zot aman mos na percellni mo kshu lajmesh se na hapet barkun
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#18 ne: 27-12-2013, 18:00:03
ai qe te rreh te do
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super