×

Nivel i pa tolerueshëm i dhunës ndaj gruas në familje në Shqipëri

· 7 · 2462

Nivel i pa tolerueshëm i dhunës ndaj gruas në familje në Shqipëri

· 7 · 2462

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
ne: 03-05-2009, 15:44:30
Janë shtuar në masë rastet e denoncimit të dhunës në familje. Gjatë vitin 2006 janë paraqitur 53 raste, një vit më vonë 60, ndërsa në vitin 2008, 69 raste të denoncimit. OJQ-të thonë se dhuna është e pa tolerueshme.
 

Dhuna në familje, është një dukuri mbarëkombëtare në Shqipëri. Prandaj as Shkodra nuk mbetet jashtë ndikimit negativ të saj. Shpesh herë, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, janë të rrezikuar pikërisht aty ku duhet të jenë më të mbrojtur, ku presin siguri, dashuri dhe mbështetje - në familje. Pothuajse cdo ditë paraqiten për denoncim në qëndrat e rehabilitimit, gra të dhunuara nga zonat rurale, por edhe nga qyteti, të cilat kërkojnë ndihmën e punonjësve socialë dhe psikologeve të qëndrës, për të dalë nga cikli i dhunës që ushtrohet ndaj tyre brënda familjes.

“Kam ardhë këtu me ju drejtu ju. Kam një burrë që pothuajse më dhunon gjithë ditën. Dëshira e tij është më pas vetëm djem. Ndaj meje ushtrohet dhunë, ushtrohet një tutelë e vazhdueshme. Jam tanë kohën nën kontroll. Nuk e duroj ma. Nuk e duroj ma ...”.


Punonjësja sociale e qëndrës antidhunë Luljeta Alibali,  i përgjigjet se ata do të bëjnë përpjekje t'i ndihmojnë deri në maksimum. Dhuna që ushtrohet ndaj grave brënda familjes, është e formave të ndryshme dhe thuajse në cdo rast, gratë që paraqiten për denoncim, janë në gjëndje të dëshpëruar.

Dhuna është e të gjitha niveleve. Dhunë fizike, psikologjike e seksuale. Dhuna e asistuar që është tamam e dhimshme. Alibali i bën thirrje prindërve që t'i mbajnë fëmijët sa më larg problemeve dhe grindjeve të tyre. Në të shumtën e rasteve ato kanë shenja të dukshme të dhunës në trup. Ndaj puna e parë që bëhet, është mbështetja emocionale. Gruaja dëgjohet dhe mbështetet gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që punohet me gruan që t'i jepet sa më shumë informacion dhe vendoset t'i jepet një zgjidhje për situatën e saj, që është shumë e vështirë. "Ka raste që duhet të denoncojnë dhunën. Prandaj Qendra jonë i mbështetë nga hapi i parë deri tek hapi i fundit, deri në prokurori, gjykatë e përmbarim për zbatimin e vendimit”, shpjegon ajo.

Drejtuesja e Qendres së gruas “ Hapat e lehtë” Alketa Leskaj thotë se “ Shërbimi antidhunë, është inicuar në fillim të vitit 2009, si nevojë për t'i ardhur në ndihmë një numri në rritje të grave që paraqiten me shënja të dukshme të dhunës dhe që kërkojnë ndihmë.

“ Kështu punohet në nivel individual për zgjidhjen e rasteve emergjente të grave në nevojë, që paraqesin këtë lloj problemi, por duke mos lënë pas dore nivelin politik, punën me institucionet që duhet të ndihmojnë këto gra, duke bërë ndërhyrje sipas ligjeve në fuqi dhe gjithashtu në nivel komunitar, për të çrrënjosur mentalitetin e dhunshëm, që ekziston në qytetin e Shkodrës, në periferi të tij e në të gjithë zonën e veriut”, thotë Leskaj.

Sipas saj, vitet e fundit është shtuar së tepërmi numri i rasteve të denoncimit të dhunës ndaj grave. Kjo si rezultat i një koordinimi më të mirë të punës mes të gjithë institucioneve, OJQ-ve  dhe organeve shtetërore.

“ Dhuna ka qënë e fshehur. Tani me miratimin e ligjit, gratë janë sensibilizuar që duhet të luftojnë kundër këtij fenomeni. Ato kanë mundësi të drejtohen për ndihmë. Prandaj numri i klienteve për dhunën në familje, është rritur jashtzakonisht”, pohon ajo.

Punonjëset sociale të antidhunës shprehen se dhuna në familje ka një kosto sociale dhe ekonomike për vetë shtetin, ndaj nevoiten masa më efikase për parandalimin e këtij krimi, duke mos e lënë vetëm në dorë të organizatave joqeveritare. Gjithashtu sipas tyre është e nevojshme të punohet për të ndryshuar mentalitetin e shoqërisë dhe të vetë strukturave që zbatojnë ligjin.

Autor: Leka Plani 2.05.2009
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#1 ne: 03-05-2009, 16:00:22
Tmerrues rezultati.Ka shume faktore qe e nxisin dhunen si:papunesia,disnivelet shoqerore,perçarjet familjare etj.Psikologjia e njeriut nen trysnine e ketyre kushteve sjell ne shprehje dhune.
Eshte per te ardhur keq dhe rezultati vlen per te deshiruar.
Uroj qe ne vazhdim te kete ulje.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 03-08-2012, 16:46:40
bjeri ti bim eshte bo kjo pune....hajt mo
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#3 ne: 03-08-2012, 16:53:23
Dhuna ndaj gruas tolerohet vetem nqs e lejon Kurani.

Tashi ai qe nuk ka asnji mekat le te me hedhi gurin e pare.

Un them qe kjo dhuna ne Shqipri, pervec asaj qe permendi Miss, ka te beje dhe me germat Ç dhe Q ne rastin tone.

Hajde rrofte Sali Berisha.

E, i permblodha bukur te gjitha fushat me tre rrjeshta apo jo?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#4 ne: 03-08-2012, 19:06:42
O Gerti kujdes se mos te marrin edhe ty per femer, dhe te ushtrojn dhune mbi ty. Kjo z'do ishte e drejte.  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#5 ne: 03-08-2012, 20:10:29
Ashtu eshte, nderkohe qe ata mund te me dhunonin me kete kenge:

ATC - All Around The World (la la la la la la la la)

Ku do ankohesha un pastaj? Ku?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 03-08-2012, 22:31:40
te shoqata e grave te dhunume me kryetar Kiss
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super