×

Njollat e shtatazanisë

· 2 · 350

Njollat e shtatazanisë

· 2 · 350

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 25-04-2012, 12:57:33
Nga natyra e saj dermatologjia lidhet ngushtë me estetikën. Çdo preçedurë shëruese jep një rezultat kozmetik. Një problem kozmetik janë edhe njollat e fytyrës ose ato që quhen melasma, chloasma ose njollat e shtatzanisë.
 
Megjithëse nga ana mjeksore melasma nuk prek shëndetin tonë mund ta rëndojë anën tonë psikologjike. Nga ana tjetër shkaku, krijimi i tyre, si dhë procedurat e shërimit kanë të bëjnë me funksionin e organizmit dhe me mjekësinë e dermatologjië.

Melasma është një hipermelanozë (shtim i pigmentimit të lëkurës) e fituar gjatë jetës kafe ose gri në kafe e fytyrës dhe me raste e qafës. Prek më tepër njërëzit me ngjyrë të erret të lëkurës, kryesisht aziatikët dhe hispanikët me lekurën e fytyrës. Kryesisht preken femrat por 10% e rasteve janë meshkuj.
 
Ç’farë e shkakton melasmën ?
 
Shkaku i melasmës akoma nuk është kuptuar në tërësi, por faktorët kryesorë që shkaktojë atë janë rezatimi diellor që është një faktor present në pothuajse 100% të rasteve, si dhe trashgimia. Por janë edhe hotmonet, (estrogjene- hormonet femërore), disa barna, disa produkte kozmetike të cilët përmbajnë faktorë që ndihmojnë në shfaqen e melasmës. Kështu çrregullimet hormonale fajësohen gjatë periudhës së shtatzanisë ose gjatë marrjes së kontraceptivëve. Kështu më poshtë po japim një tabelë të faktorëve shkaktarë të melasmës:
 
1.Rezatimi diellor është present në 100% të rasteve.
 
2.Barra 27%
 
3.Produktet kozmetike 14%
 
4.Historia familjare 13%
 
5.Barnat contraceptive 6,3%
 
Si shfaqet melasma ?
Njollat mund të jenë një ose shumë në numër. Ato lokalizohen në përgjithësi në mënyrë simetrike në ballë, faqe, shpinën e hundës, buzën e sipërme, mjekër dhe në V e zonës së qafës.. Tre tipe dallohen në bazë të shpërndarjes së tyre: 1.Peëfshin ballin, faqet, buzeë e sipërme, hundën dhe mjekrën. Në një studim kjo u vërejt në 64% të rasteve. 2. Përfshirje e faqeve dhe e hundës. Në 27% të rasteve. 3. Prekje e bazës së nofullës së poshtëme në. 9%. Melasma nuk përfshin membranat mukoze.
A ka tipe të ndryshme të melasës ?
 
Ka disa tipe të melasmës të cilat mund t’i dallojë mjeku dermatolog.
 
Ajo klasifikohet histologjikisht në 4 tipe. 1.Tipi epidermal. Shumica e pacientëve me melasma (rreth 70% nga shumë studime) janë të këtij tipi. Ka një rritje të melaninës në shtresat më sipërfaqsore të lëkurës. 2.Tipi dermal. Ka një rritje të pigmentit në pjesën më të thellë të lëkurës.. (Vetëm 10-15% e pacienteve). 3.Tipi i përzjerë. ( 20% e pacientëve). 4. Tipi i papërcaktuar. Njeë numër pacientësh me tipin e lëkurës të errët (kafe të errët ose të zezë) nuk mund të kategorizohen (2-3% e pacienteve).
Si mjekohet melasma ?
 
Mjekimi i melasmës ështe i vështirë. Evitimi i diellit dhe përdorimi ditor i kremrave kundër diellit është i domosdoshëm për një kohë të gjatë. Femrat duhet të ndalojnë kontraceptivët oralë. Mbas barrës melasma mund të largohet pa mjekim. Preparatet zbardhues mund të përdoren si hydroquinoni 2-4%, vetëm ose në bashkveprim me tretinoinën 0.05% . Veprim zbardhues kanë edhe përbërjet fenolike, vitaminat C dhe E, acidi azelaik, kojik etj. Metodat e sotme të mjekimit përfshijne edhe peeling kimik, mikrodermoabrazioni n, mesoterapinë dhe laserin e ri fraksional.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 27-12-2013, 18:19:51
per te zgjedhur nje nene pothuaj te sigurte edhe duhet ta kesh te dashur per disa, te lejosh qenien ta njohe nga afer, por jo te lidhesh martese me te sepse keshtu e turbullon, e tundon qenien ne perzgjedhje gjate karmave ne vazhdim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super