×

Pas lindjes së fëmijës, edhe baballarët shtojnë 10 kg

· 1 · 300

Pas lindjes së fëmijës, edhe baballarët shtojnë 10 kg

· 1 · 300

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 17-06-2012, 08:51:07
Londër, 16 qershor 2012, NOA- Për nënat e reja dihet që shtojnë peshë me lindjen e fëmijës së tyre të parë. Por nëse nënat janë të justifikuara me shëndetin e tyre, pasi ushqejnë edhe të voglin që mbajnë në bark, baballarët nuk kanë shfajësim.
 
Një studim anglez tregon se në periudhën pas lindjes edhe baballarët shtojnë në peshë.
 
Theksohet se stresi dhe ushqyerja në mënyrë jo të rregullt mund të bëjë që baballarët të shtojnë edhe 10 kilogramë.
 
Siç raporton noa.al, nga studimi rezultoi se 40% e baballarëve nuk e kontrollojnë dot peshën e tyre për shkak të angazhimeve të reja në familje, ndërsa 20% e tyre pranojnë se i zë gjumi teksa u lexojnë përralla fëmijëve.
 
Por nëse baballarët që nuk mbajnë në bark fëmijën, nuk ngrihen natën për ta ushqyer, nuk i qëndrojnë pas gjithë kohës janë kaq të lodhur, sa humbin sensin e ushqimit dhe peshës...po për nënat ç’mund të thuhet?!
 
33% e 2000 baballarëve të pyetur tregojnë se janë në luftë me peshoren që pas lindjes së fëmijës së tyre.
 
Gjithashtu u vu re se gjatë kohës që gruaja ishte shtatzënë, burrat merrnin deri në 7 kilogramë dhe pas lindjes thuajse 10 kilogramë të tjera.
 
a.y/noa.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super