×

Pastrimi i shtepise: nje nga arsyet me te frekuentuara per plasjen e sherrit?

Vizitor · 227 · 20372

Pastrimi i shtepise: nje nga arsyet me te frekuentuara per plasjen e sherrit?

Vizitor · 227 · 20372
Emira
ne: 06-10-2007, 22:09:46
Sot ja hodhem, nuk u zume per kete teme ;)por crregullsia dhe papastertia jane dicka qe me shkakton dhimbje koke ;)ne menyre simbolike :D

Si ja beni ju per kete problem?Me nje pastruese qe mund te vije nje here ne jave tre-kater ore punet e shtepise nuk mbarojne :S, pastaj mbajtja e rregullit duhet bere nga te gjithe hmmmmm:.A ekzistojne receta per zgjidhjen e kesaj enigme apo thjesht duhet ndryshuar mendimi dhe mentaliteti mbi pastertine dhe rregullin

Mos me lini vetem ne hallin qe NA ka zene neve si gra e vajza

Mirepres postimet tuaja
« Editimi i fundit: 02-03-2012, 23:04:13 nga M A X »

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#1 ne: 07-10-2007, 14:09:52
Boohhh cfar teme! LOL

Qesha sepse ke hap nje teme tamam per ti qare une hallet e mia, dhe ju siguroj, mund te shkruaj nje roman per kete teme! lol

Personalisht deri me sot skam marr pastruese, vet i bej gjithat. Por me irriton jashtmase kur kthehem pas nje orari te lodhshem (e kam zakonisht 10-12 rralle edhe 14 ore ne dite!) dhe banesa duket sikur me plas nje bombe atomike mu ne mes. Keta dy (shoku dhe vajza) kthehen me heret dhe ja fillojne, nje here hane ushqim, i lene enet ne tavoline, pastaj i nxjerin krejt lojnat, luajne, i shperndajne neper banese, mos harroj ta ceki edhe veshmbathjen e cila fluturon ne cdo skaj te baneses. Dmth nuk me ka ndodh rralle qe pas nje orari katastrofal te kthehem ne shtepi dhe te vazhdoj me punen e te me zene mesnata. Skam fjale te ua pershkruaj lodhjen dhe nervozen gjate atyre diteve!

Sheri ka plas shpesh, ai eshte mesuar qe gjithat te ja bejne nena dhe motrat gati. Ja kam bere edhe une dhe ja bej akoma kur jam e lire dhe kjo nuk me pengon aspak. Megjithate ka dite qe metevertet me vjen ti kapi dhe gjithat ti hudhi ne mbeturina, e bashke me gjerat qe jane te shperndare neper banese, edhe ata dy qe po bejne gjith kete rremuje...  :-[
I kam ulur shpesh dhe ju thujsha qe a s'eshte me mire gjith nga pak te bejme dicka dhe pastaj GJITH BASHKE te ulemi dhe te shijojme kohen bashke? Me shiqojshin te dyte te skuqur dhe pergjegjeshin: "Ani ani, mire e ke!" por perseri kenga e vjeter kendoheshte.

Problemi eshte se shumicat e meshkujve tone ashtu jane rit dhe edukuar, e shoh edhe kur perpiqet, ai bie ne sheme te vjeter sepse eshte mesuar me ritem tjeter. Jo qe kerkoj dicka te tepert nga ai, mjafton enet qe hane ti mbledhin dhe ti lene ne kuzhine, lojrat pas lojes tek vendi dhe veshmbathjet palare ti vendojne te shporta perkatese.
Kthehesha nga puna, keta dy para TV-se, i shiqoj sa rahat jan palosur aty ne mes te kaosit. U them te me ndihmojne se paku lojnat ti heqin, ma kthejne:"O sa jemi lodhhhhhhhh!"
E cte them une? Me mbetet ose te hesht ose te eksplodoj, ose pa ti mbylli syte dhe ta ignoroj kaosin!E kete te fundit e kam teper rende ta bej.

Para shume kohesh ndodhi kjo, u irritova sepse s'pash asnje permirsim, une e sterlodhur nga gjithat ashtu qe morra vendim ta nenshtroj shokun nje "Shok Terapi" :D
Gjith veshmbathjen ua lash palare, i mblodha nje grumbull ne mes te dhomes se ndejtjes dhe i lash. U be nje mal i maaaadh qe duhet te jesh i verbet e mos e verejshe. Vinte edhe era po nejse e durova 2 dite.
Te mijat i lava natyrisht si e poshter qe jam.

Erdhi ai, kishte nje takim dhe me tha: "A kam dicka per te vesh?" Thash: "Shiqo tek vendi!" Ai me padurim ma ktheu: "Po s'kisha asgje te vendi! Ec te lutem se shpejtoj!"
Shkova me te, metevertet komodat dhe vitrina e tij shprazet, thash: "Ata qe i gjeta tek shporta e teshave palare i kam lare dhe i kam thare, shif disa akoma i ke ne tel, ndersa pjesa tjeter eshte tek vendi se mbreme kam hekuros! Ata tjerat i dashur, qe ishin shperndare neper dhome i ke te grumbulluar ne ate 'kodren' aty afer tavolines! Se disha a jane per tu lare sepse meqe s'ishin tek shporta me shkoj mendja mos duani perseri ti veshni ju dy!"
Cfar sheri plasi... lol

Por terapia doli efikase, edhe sot e kesaj dite, rralle ndodh te dalim nga rregulli, po edhe athere behet nje koder e vogel ne mes te dhomes, kur e shoh njeri prej te dyve e cojne tek vendi. :D

Emira, edhe ne duhet pak ta leshojme zemren dmth ta ndryshojme mendimin mbi pastertine. Perderisa grate punojne nuk arrihet qe te kene nje banese perfekte, keshtu une vehtes i them. Nuk mund te krahasohem me dikend qe eshte amvise dhe rin tere diten ne shtepi. Po edhe ne banesat e tyre kur shkojsh shpesh rremuje eshte (flas nga ata qe kam pare) sepse femijet ka shkojne bejne remuje!
Une jam e lumtur qe i kam keta dy, dhe shpesh edhe remujen ua fali, kryesore te jemi shendosh e mire, ka gjera me tragjike ne jete te cilet duhet ta brengosin njeriun.

Pershendetje dhe :perqafim nga une!

p.s.: vajzes ia bera nje shok terapi te ngjajshme, ate ua shkruaj nje dite tjeter! lol

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 07-10-2007, 16:34:01
 

Hajde Aida hajte  sa kam qesh  :D

UNe jam e cmendur pas rregullit dhe pastertise. Fle një ore më pak kur i thonë llafin dhe shtepine e bëj kuti. Nuk dal po nuk e lashe shtepine ne rregull përveç urgjencave . Megjithatë kam favore , me kryesori është qe nuk kam akoma beb te logel  :perqafim ,nuk jam ne pune, orarin e shkolles e kam super. Burrin e kam si engjell, megjithatë sa here qe vjen ne shtepi do të me gjej mua aty, e kështu rrobat nuk kan shans të mos shkojnë ne vendet e duhura
Ne raste se do të  ndryshoj kjo qetësi,,,Aida me lejo te perdor terapin tënde  :D

Unë mendoj se ne Shqiptarët jemi te gjithë te dhënë pas rregullit. Shyqyr qe e kemi një te mirë.

Si ja bëni ju për këtë problem?Me një pastruese qe mund të vijë një here ne jave tre-katër ore punët e shtepise nuk mbarojne :S, pastaj mbajtja e rregullit duhet bërë nga te gjithë hmmmmm:.A ekzistojne receta për zgjidhjen e kësaj enigme apo thjesht duhet ndryshuar mendimi dhe mentaliteti mbi pastërtinë dhe rregullin :-[?

Mos me lini vetëm ne hallin qe NA ka zënë neve si gra e vajza :P

Mirepres postimet tuaja :perqafim

Kur familjet janë te mëdha, kanë fëmijë, kryefamiljaret janë te zënë me pune apo obligime te tjera,,sigurisht qe shtëpia nuk mbahet vetëm me dy duart e nenes. Koha duhet rezervuar për gjithçka dhe nga te gjithë për te miren e te gjithëve. Të gjitha nga një dorë. Pastertia është kryesore, është rëndësishme për shendetin ndaj kurrë nuk duhet te zbutet kerkesa ndaj saj.

Emira
#3 ne: 07-10-2007, 23:30:21
Flm Aida dhe Erlehta per postimet tuaja!

U shkriva duke qeshur me ato qe kish shkruar Aida mbi jeten e perditshme ne familjen e saj.

Nuk dua te linde pershtypja se partneri im nuk ben pune shtepie, perkundrazi, eshte si natyre shume punetor dhe i dhene me mish e me shpirt pas jetes familjare. Kur i shikon rrobat e lara e te shtrydhura ne legen, s´eshte nevoja t´i thote kush qe t´i ndeje ato. Ky eshte nje shembull i thjeshte per ta ilustruar faktin, por ai gatuan me shpesh se sa une, rregullon guzhinen e merret edhe me femijet.

Ka kohe qe i bej pyetjen vetes ne se meshkujt dhe femrat kane ndjesi komplet te ndryshme ndaj patertise  dhe rregullit.
Une i shoh shume detajet kur e bej nje pune, e kam shume te veshtire ta le punen pergjysem dhe te mos e coj deri ne fund. I dashuri im jo se punon me shpejt, por e deklaron punen shume me heret si te mbaruar. E ketu nisin shume shpesh problemet tona. Kur une them: Tani do i fusim nje te pastruar shtepise!- ai thote direkt.- Mire, po marr fshesen me korent e po fshij !- duke qene se rremuja psh ka plasur ne cdo skaj per shtate pale qejfe.  Rendi i puneve per te eshte komplet mbrapsh. Ben te paren ne fillim.
E shoh qe me te vertete mundohet shume, por kemi komplet mentalitete te ndryshme per rregullin. Ai eshte zot i kaosit, nuk e ka problem te jetoje ne nje rremuje te pafund, mua me iken truri kur e shikoj shtepine permbys.

Sipas situatave te jetes kam pasur ne disa periudha pastruese.
Tani kam kohe me shume dhe mund t´i perkushtohem me shume ketyre gjerave, por problemi qendron tek ceshtja se e ndiej veten si Don Kishoti qe lufton me mullinjte e eres, ne rastin tim: Crregullsia.
I fejuari im e ka shume te veshtire te kuptoje se pari se sa me rendon mua rremuja dhe e dyta qe me duket akoma me keq eshte se ai ka qejf te ruaje gjithcka-njekohesisht nuk kujdeset per gjerat qe do t´i ruaje per shekuj me rradhe.Si perfundim, me ngelet mua t´i kap gjerat e t´i rregulloj e sistemoj, se syrin tim vrasin.

Ndokujt duhet t´i duket gje e vogel te acarohesh per gjera te tilla, por kur mendoj efektivisht kohen e cila me shkon duke sistemuar shtepine me ngrihen nervat dhe nuk mundem ndrshe.

Sic thote edhe Aida, eshte shume e veshtire ta injoroshe kaosin, se e di ne cilin kuuriz do te bjere barra me prapa.

Jam plotesisht dakort edhe me ty Erlehte qe pastertia eshte me te vertete kryesore dhe ne shqiptaret jemi shume te dhee pas rregullit (ne shtepi). Ndonese jam munduar t´i thjeshtoj disa gjera, si psh, hekurosjen e rrobave te femijeve, te cilet as nuk e vene ujin ne zjarr se si dalin rrobat nga lavatricja dhe i hedhin sa andej-kendej, prape e shoh se eshte nje strategji ende jo e sofistikuar pastrimi i shtepise.

Aida, ajo metoda jote me kodren e rrobave ne mes te dhomes eshte shume zbavitese;-) por do te ish pa efekt per te fejuarin tim(dhe komplet e panevojshme), pasi ai e perdor lavatricen si meshkujt e tjere celularin;-)) eshte shume praktik per keto gjera.

Nje menyre e cila me ka ndihmuar disa here kane qene "tabelat" qe i kam vene neper cepat e tij te preferuar te rrenujes: koka e krevatit, karriget, kolltuku, bufeja (kudo mund te gjeshe rrobat e sendet e tija-natyrisht te vendosura perkohesisht, po po, e ka ne maje te gjuhes...)dyshemeja e banjos, depoja etj. Ne keto tabela shkruhet:
"Me kane hipur nervat keq fare!Deri sot ne darke t´i keshe hequr rraqet prej kendej!"- shpesh pas ketyre aksioneve gjej nje mashkull te ofenduar ne shtepi qe me sheh me nje shikim domethenes, por te pakten per ate dite rremujat jane zhdukur dhe une mendoj: "Me mire te jeshe ti i ofenduar se sa une e trishtuar, e inatosur dhe e lodhur i dashur;-))

Po iki tani se duhet te bej ca pune guzhine se kush cohet neser ne mengjes dhe e gjen guzhinen sikur ka plasur bomba. Jam pothuajse tere javen ne turnin e pare kete jave qe vjen dhe e kam vdekje zgjimin heret ne mengjes.

Ju perqafoj te gjithave dhe mirepres dhe postimet e vajzave te tjera!!!!!!!!!


 :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim
Emira
#4 ne: 07-10-2007, 23:32:07
Ben te fundit ne fillim.-doja te shkruaja ne vend te "Ben te paren ne fillim"-mire do te ishte...

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#5 ne: 08-10-2007, 14:49:40
une ne kete aspekt jam MASKILIST  :D  me thene te drejten nuk me pelqen fare me lare pjatat, me fshire pluhurat, me lare vendin, me lare dhe ndere rrobat, edhe pse kur jetoj vetem, nga halli i bej......nga ana tjeter..absolutisht nuk me pelqen kur gatuajn te tjerat(te dashurat apo te fejuarat), per shqiptaret(perveç nenes) nuk e di akoma! :D, gjithashtu te gjitha veshjet e mia(rreptesisht) i hekuros vete....

si thoni ju bashkeforumiste te dashura??? kam ndonje shanc??? :D

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#6 ne: 08-10-2007, 19:45:31
Emira sa qesha me postimin tënd! LOL

Ehh edhe ky i imi ashtu vepron, merr korentin me rrymëë dhe don me fshi, a dynjaja e mbushur me lojna. I them kah do të fshish pa i mbledh gjërat! LOL

Me pelqyen "tabelat", do ta provoj në rast nevojë. :D
Problemi është se p.sh. ai vesh një pal tesha për takim, kthehet ne shtepi veshet pastaj me veshje me komode për ne shtepi, po doli me gocen këtu ne parkun qe kemi afër, vesh diçka tjetër ashtu qe një pal i ke mbi karrike, te tjerat aty mbi krevat dhe te tretat ne banjo. Unë seriozisht se di cilat janë për ti lare ashtu qe gjithat i hudh ne lavatrice. Me pas ai vjen e me thotë qe sa e ka vesh sot dhe sa e ka nxjer kemishen, e s'ka qenë nevoja për ta lare.
Kjo zonjushja, çdo ditë e ka zakon te beje një sfillat mode! Ndac besoni ndac jo, po e lae vetëm plas sherri. Hem veshjet e veta e hem te miat, gjith ne mes te dhomes i shpraz dhe vesh gjithat nga një here, lyhet e ngjyhet me toilet, shpesh edhe me flomastera, kur kthehem unë masaker ka bërë. Po ndodhi ti vijë kusherinka, me bëjnë rremuje qe më duhet 2 ditë te bie banesen ne mend, aq te keqija qe janë te dyjat kur takohen skam fjale te ua përshkruaj. Nuk mund ta imagjinoni ku ju shkon mendja, cfar sherresh bëjnë...p.sh ia hapin kukulles barkun dhe ja mbushin me sheqer, kukulla ka gojen mbyllur dhe nuk han e kështu qe e zgjodhen këta problemin me "operacion", krejt dhomen e kisha me sheqer, edhe mobiljet etj...dhe plot budallalliqesh tjera qe siç thash me lartë, ROMAN mund te shkruaj. lol

Erlehte, unë banesen e kam mbajt si barnatore, se ke idenë sa rregull kisha dhe sa vesvese jam vete si person. Madje shoku me akuzonte se jam TEPER vesvese, thoshte këtu nuk është spital te na dezinfektosh dhe sterilizosh siç bën ti atje. lol
Por ja tash nuk arrij ti bëj gjithat. Ndodh kur vish tek unë i gjejsh kukullat derdhur nëpër banese, ç'të bëj. Unë mblidh ajo shperndan. Po edhe ajo është pjesë e femijerise, se kam mendjen ta terorizoj gocen dhe te ja ndal lojrat, le të beje qejf. Ndonjehere me plas filmi sepse del ne pah vesveselleku im, plus qe kaosin e urrej. Por me pas përsëri them, nëse nuk kenaqet tani kurr athere? Kur thash me lartë duhet pak ta leshojme zemren, e kisha fjalën për këto gjëra. Pastertia natyrisht duhet te jetë primare ne çdo shtepi, por nuk arrihet perfekcionizmi kur është familje e madhe dhe kurr gjith janë me obligime.

Shif ti Erlehte qe e lazderon burrin ashtu, edukoje me kohe me mirë se do biesh ne hall! Këtë mere si këshillë miqesore! :D

Sa i përket kësaj:
Citoje
Unë mendoj se ne Shqiptarët jemi te gjithë te dhënë pas rregullit. Shyqyr qe e kemi një te mirë.

Je e sigurtë se gjithë? :D
Femrat ndoshta po (ka perjashtime), aman meshkujt... ?? lol


Chekevara, ma cove mallin e vellaut tim... ne hall është nusja me te LOL
Mjer ajo qe do të plase koken me ty! LOL

Nejse, do të shkruaj përsëri, kaq për një here nga unë!
Emira
#7 ne: 09-10-2007, 08:31:52
unë ne këtë aspekt jam MASKILIST  :D  me thënë te drejtën nuk me pëlqen fare me lare pjatat, me fshirë pluhurat, me lare vendin, me lare dhe ndere rrobat, edhe pse kur jetoj vetëm, nga halli i bëj......nga ana tjetër..absolutisht nuk me pëlqen kur gatuajn te tjerat(te dashurat apo te fejuarat), për shqiptarët(perveç nenes) nuk e di akoma! :D, gjithashtu të gjitha veshjet e mia(rreptesisht) i hekuros vete....

si thoni ju bashkeforumiste te dashura??? kam ndonjë shanc??? :D

Miremengjesi te dashur bashkebisedues!

Shyqyr qe na u fut edhe nje mashkull ketu ne muhabet :P. Gezohem qe po flet ne shesh te grave Cheke, si gjithmone i papare ;).

Si mor pizeveng nuk t´pelqeka ty larja e ene hmmmmm:ve, fshirja e pluhurave hmmmmm:, larja e cimentove hmmmmm:? Po ky eshte eliksiri i jets Jojo: Jojo:!
Po cfare kujton ti zemer, se ne i bekemi me qejf ne femrat :O Jojo:? Pffffffffffffffffff fffffffff!
Tani une te gjitha femrat e botes nuk i njoh, po shumica e atyre qe njoh une qahen per kete pune, sidomos per burrat qe jane shume te crregullt :@

Ti qenke mire te pakten nga hekurosja ;). Kjo eshte teme me vete ne familjen time :D. I dashuri im i urren rrobat e hekurosura dhe hekurosjen ><. Nga njera ane eshte mire fare se na kursen pune, kohe dhe energjine elektrike  :D(mendo sesa kilovatore energji mund te kursejme ne duke mos hekurosur dhe ta transportojme ne Shqiperi LOL...)nga ana tjeter ama, une jam mesuar me te tera rrobat te hekurosura, se keshtu me ka mesuar mami...
Kemishat e punes ai ne pergjithesi vete i hekuros, po keto kohet e fundit e kam bere une se me vjen keq kur e shoh te beje nje pune qe e urren :S. si do te me vinte mua po te me duhej te riparoja makinen ose kompjuterin Jojo:?

Cheke, ti deri tani s´do kishe noi shanc me mu edhe po te isha solo se qeke rremujaxhi zemrathyer:, megjithese, po te dishe te gatuash i meson edhe ato te tjerat :-)
He si thua, do futesh ne kurs pastrimi ohoho:?

 :lule perq
Emira
#8 ne: 09-10-2007, 09:40:56
Emira sa qesha me postimin tënd! LOL

Ehh edhe ky i imi ashtu vepron, merr korentin me rrymëëë dhe don me fshi, a dynjaja e mbushur me lojna. I them kah do të fshish pa i mbledh gjërat! LOL

Me pelqyen "tabelat", do ta provoj në rast nevojë. :D
Problemi është se p.sh. ai vesh një pal tesha për takim, kthehet ne shtepi veshet pastaj me veshje me komode për ne shtepi, po doli me gocen këtu ne parkun qe kemi afër, vesh diçka tjetër ashtu qe një pal i ke mbi karrike, te tjerat aty mbi krevat dhe te tretat ne banjo. Unë seriozisht se di cilat janë për ti lare ashtu qe gjithat i hudh ne lavatrice. Me pas ai vjen e me thotë qe sa e ka vesh sot dhe sa e ka nxjer kemishen, e s'ka qenë nevoja për ta lare.
Kjo zonjushja, çdo ditë e ka zakon te beje një sfillat mode! Ndac besoni ndac jo, po e lae vetëm plas sherri. Hem veshjet e veta e hem te miat, gjith ne mes te dhomes i shpraz dhe vesh gjithat nga një here, lyhet e ngjyhet me toilet, shpesh edhe me flomastera, kur kthehem unë masaker ka bërë. Po ndodhi ti vijë kusherinka, me bëjnë rremuje qe më duhet 2 ditë te bie banesen ne mend, aq te keqija qe janë te dyjat kur takohen skam fjale te ua përshkruaj. Nuk mund ta imagjinoni ku ju shkon mendja, cfar sherresh bëjnë...p.sh ia hapin kukulles barkun dhe ja mbushin me sheqer, kukulla ka gojen mbyllur dhe nuk han e kështu qe e zgjodhen këta problemin me "operacion", krejt dhomen e kisha me sheqer, edhe mobiljet etj...dhe plot budallalliqesh tjera qe siç thash me lartë, ROMAN mund te shkruaj. lol

Erlehte, unë banesen e kam mbajt si barnatore, se ke idenë sa rregull kisha dhe sa vesvese jam vete si person. Madje shoku me akuzonte se jam TEPER vesvese, thoshte këtu nuk është spital te na dezinfektosh dhe sterilizosh siç bën ti atje. lol
Por ja tash nuk arrij ti bëj gjithat. Ndodh kur vish tek unë i gjejsh kukullat derdhur nëpër banese, ç'të bëj. Unë mblidh ajo shperndan. Po edhe ajo është pjesë e femijerise, se kam mendjen ta terorizoj gocen dhe te ja ndal lojrat, le të beje qejf. Ndonjehere me plas filmi sepse del ne pah vesveselleku im, plus qe kaosin e urrej. Por me pas përsëri them, nëse nuk kenaqet tani kurr athere? Kur thash me lartë duhet pak ta leshojme zemren, e kisha fjalën për këto gjëra. Pastertia natyrisht duhet te jetë primare ne çdo shtepi, por nuk arrihet perfekcionizmi kur është familje e madhe dhe kurr gjith janë me obligime.

Shif ti Erlehte qe e lazderon burrin ashtu, edukoje me kohe me mirë se do biesh ne hall! Këtë mere si këshillë miqesore! :D

Sa i përket kësaj:
Je e sigurtë se gjithë? :D
Femrat ndoshta po (ka perjashtime), aman meshkujt... ?? lol


Chekevara, ma cove mallin e vellaut tim... ne hall është nusja me te LOL
Mjer ajo qe do të plase koken me ty! LOL

Nejse, do të shkruaj përsëri, kaq për një here nga unë!


Aida u shkriva duke qeshur me postimin tend!

Po si ja paska mbushur barkun me sheqer kukulles ajo goca jote LOL?
Qenka me te vertete shume mistrece :P.
Sa per sfilaten e modes ta besoj, e paskan te gjitha gocat ne gjak kete gje :D.
Kjo e imja me ka bere namin nje here kur bera nje udhetim njeditor pa te.
E kisha lene me nje shoqen time ne shtepi, nje studente nja 26 vjec, nga Rumania. Kishin provuar te tera rrobat e mia keto dy teveqelet :@ dhe me e forta ishte se kishin ngritur edhe zerin e muzikes ne kupe te qiellit >< dhe nje dite me vone me erdhi nje derro leter ankese per shqetesimin akustik te komshinjve me nje kercenim per te na nxjerre perjashte po ta perserisnim gabimin :'(nuk te falin Gjermanet.
Une e shkreta nuk dija gje hic c´gallate kish bere ime bije me ate shoqen time :S hmmmmm:, pasi keto me pas e kishin vene cdo gje neper vende dhe s´kishin lene asnje gjurme kaosi :D.
Kur e pyeta gocen se pse ankohesh pronarja e shtepise ne ate leter, filloi t´i nxirrte nje nga nje te palarat ;).
Me vinte t´i fusja ca sharje te forta asaj shoqes sime qe ish treguar me kalama se kalamani :@.
Thosha neper shtepi:" Na turperuat :-[! Cfare mendojne komshinjte tani per ne :-[?! Jemi njerez te eger ne qe te ngrihet muzika si ne disko ne oren 11 te darkes ><? Nuk kam per ta marre kurre me si kujdestare per ty Lean!"

 Po goca me thoshte: "Mami, kjo shoqja jote eshte kujdestarja me e mire qe kam patur deri tani! Pse behesh kaq e poshter?Pse ma prish qejfin?Ne u kenaqem se bashku! :D :D :D"



Sic thua ti eshte Aida-kjo eshte pjese e femijerise.

Eshte shume e veshtire per ne si nena te mposhtim deshiren per ta pasur cdo gje rreth e rrotull persosmerisht te rregullt e te paster kur ke femije e sidomos burre :D...
Goca ime kur duhet te rregulloje dhomen e saje normalisht i fsheh rremujat neper tere vrimat qe ka dhoma ;), po nejse, tani po rritet dhe po ndryshon nga pak, e kam vene re, disa gjera ja vrasin syrin dhe kjo me gezon :).

Do te rikthehem edhe une me vone serish kesaj teme.

Flm edhe nje here per pjesemarrjen ne diskutim Erlehtes, Chekes dhe ty e dashur Aida!

Po ju te tjeret ku jeni :S? A pastrohet apo s´pastrohet tek ju ^o)?

 :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim

Emira

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#9 ne: 09-10-2007, 11:23:12
un qe thoni ju pjesa feminine e forumit, jam një djalë i pashem dhe simpatik, me te ardhme te ndritur nga vet naimi, dhe me e rendesishmja kam tre vjet qe rri ne shpi me qera (kam nejt edhe katër vjet ne konvikt).

qe thoni ju për pastërtinë, shyqyr Zotit e kam kalu radhen për pastrim dhe do dy jave më me ardh, se ashtu e kemi ndare ne shtepi. por qe ti ngre nervat jam dakort me ju se e kam provu jo perte bërë muhabet.

para një jave e pata un radhen ne shtepi me pastru, po do ti qe ramazan edhe bëheshin enet aty bir e djal, edhe vizita ditë për ditë, me doli shkuma me njefjal. tani qe se kam radhen as nuk du ta mendoj se ca ndjen ai tjetri kur e gjen shpine rremuj dhe un ne një kolltuk lexoj gazeten për qejfin time.
pse do thoni ju, po sepse perdora ACE për me la vasken pa doreza dhe jam bërë si lebroz...

por qe ti bejme koken, zihemi marshalla per pastertine, para dhe pas buke, si dhe para se te fleme, se ne mengjes se shef sho shoqin

(ne shtepi jam me shoket e mi te gjimnazit)
Emira
#10 ne: 09-10-2007, 11:42:52
Flm Dalber!
Me vjen keq per duart e tua, te shkuara e te pastruara :Ppo me ke bere per te qeshur me postimin tend!!

Mireseerdhe ne shesh te grave ;)

Emira

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 09-10-2007, 12:26:43
Aida, Ermira  unë ju kuptoj shumë shumë drejt dhe nuk gjykoj askënd pasi nesër do jem dhe unë ne pozicionin tuaj. Kur shkruajta postimin tim të parë ne këtë teme, kam përmendur disa favore qe me ndihmojne te realizoj perfekt dëshirën ndaj pastertise.

Ju vleresoj shumë qe te dyja jeni nëna te mrekullueshme.  :perqafim
Kur te bëhen mami ndoshta do ju bezdise duke ju kërkuar ndihmë  :D

Dalber te zente e mira deren ty jarebi se ti nuk te le brinje ne trup LOL
Emira
#12 ne: 09-10-2007, 12:52:02
Erlehte, e di mi shpirt e di, as nuk me vajti mendia fare se ti na gjykon, perkundrazi :P them se historite tona te larmishme :Pduhet te jene shume argetuese per ata qe s´jane bere ende me kolopuce te vegjel :P
Shume flm per fjalet e mira ne adresen time dhe konsideraten qe ke per mua :lule :lule :lule

Me beso qe me merr malli te futem (edhe) nje here (te vetme) ne dere te shtepise dhe t´i perkushtohem vetem nevojave te mia, si p.sh. zorreve qe me grryejne LOL, robave te trupit qe duhen nderruar :Dapo kolltukut qe ma ben me sy :)

Me versulen te gjithe menjehere: i vogli do te loze e te perkedhelet ne maje te krahut-po s´e more hopa qurravitet, macja me perkedhelet nga kembet-po s´i dhe te haje mjaullin me forte se do te haje pa pushim llupsja, kurse i dashuri do te me jape puthjen e pare ose te dyte te dites ndersa enet me therrasin: tungjatjeta moj Emire shyqyr qe ke hire :D
Kthehemi pothuajse te dy ne shtepi nga puna, si i fejuari edhe une dhe imagjinoje vete cfare gallate eshte kur te gjithe jane njekohesisht te uritur dhe te lodhur. Une xhanem s´para lodhem shume, po uria me merr qe c´ke me te... ;)

Lene, lene, Dalberi me ka shkrire fare me pershkrimin e tij. Eshte gjithnje shume interesante te shohesh se si flasin meshkujt mbi kete ceshtje ;)

I dashuri im te pakten me ndihmon shume ne guzhine, e ka shume pasion dhe talent gatimin, plus qe i ben me shume endje dhe pazaret, po nuk duhet me i dhene shume liri blerjeje se i ben paret rrushe e kumbulla :D.

Shume nuk duhet me u qa jo, se po ta marrim holle-holle muhabetin, po te mos futesha ne internet kur jam edhe ne shtepi, do te me dilte koha me shume per punet e shtepise LOL LOL, po pse, dua une thua ti? Jo!!!!! Jojo: Jojo:Hic moj, fare!
Forumi sikur te jep me shume kenaqesi ;)ndonese edhe ketu ndonjehere plas rremuja LOL LOL

Ju perqafoj te gjitheve perq perq perq perq
Emira

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#13 ne: 09-10-2007, 13:27:33
si thoni ju te dashura forumiste?: nje mashkull(si puna ime), qe gatuan gjdo dite per gati 1-1,5 ore( gatim cilesor, i pelqyer universalisht) dhe çdo funjave merret 2 ore me hekurosjen(2 ore sepse jam i shpejte),......

pastaj ne darke, kur eshte mundesia lodhet me shume se "tjetra" :D........duhet edhe te laje pjatat, apo te fshije pluhurat????? hmmmmm: :P
Emira
#14 ne: 09-10-2007, 14:45:04
 hmmmmm:do ta pleqrojme nje here kete pune Cheke

po si e mat ti ate punen qe ben me me shume lodhje se "tjetra" nuk e njoh akoma njesine fizike per te matur ate lloj pune LOL LOL LOL apo e quan "kulmi i qejfit ne fuqi te shtate"  :-[ :P? hmmmmm:
derisa gatuan mire, po e marr nj here rrugen per ne Bologne, e s´me intereson si teper ne se i ke fshire pluhurat apo i ke lare cimentot ;), pjatat laji ti perpara se pas ngrenies te jap fjalen e Emires se i laj une :engjell:

per perdite Cheke nuk behet ajo pune, veshtire se tolerohet maskilizmi yt ne kete pike ^o) ;)

kam nje ide te mire fare, po e pate rrogen te madhe dhe te keshe sherbetore ne shtepi te pakten per 8 ore ne dite, nuk eshte keq, ateher kushedi lodhet edhe ajo "tjetra" me me shume deshire ne darke dhe kushedi dilni barazim : X=X ...

po nje gje s´e kam te qarte ne kete mes...po bejme qe po bejme muhabet...si more per 2 ore ti i mbaroke rrobat ne fundjave? vetem te tuat, eeee? Jojo:keshtu mund te flase vetem nje mashkull ;)

e prape te kam shuuuuuuuuuuuuuuuum e xhaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaan :perqafim :puth
Emira

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#15 ne: 09-10-2007, 15:21:10
lodhja! e dashur Emira,varet nga forca e gravitetit, :D :P nuk perjashtoj rastet e ndrrimit te roleve :P( edhe pse suspacioni ne kete rast, per fakt te forces se parapermendur nuk eshte i mirfillte), rrjedhimisht lodhet me shum ai qe ka mundesine per nje rezultat te kenaqshem, apo jo?......pastaj pluhurat jane imtesira, mjafton te mos ze pluhur ndonje gje tjeter... LOL LOL

edhe une te kam shume xhan.... :perqafim

  • Postime: 5966
SmiLey
#16 ne: 10-10-2007, 15:08:02
Sot ja hodhem, nuk u zume për këtë teme ;)por crregullsia dhe papastertia janë diçka qe me shkakton dhimbje kokë ;)ne mënyrë simbolike :D

Si ja bëni ju për këtë problem?Me një pastruese qe mund të vijë një here ne jave tre-katër ore punët e shtepise nuk mbarojne :S, pastaj mbajtja e rregullit duhet bërë nga te gjithë hmmmmm:.A ekzistojne receta për zgjidhjen e kësaj enigme apo thjesht duhet ndryshuar mendimi dhe mentaliteti mbi pastërtinë dhe rregullin :-[?

Mos me lini vetëm ne hallin qe NA ka zënë neve si gra e vajza :P

Mirepres postimet tuaja :perqafim


Pika ime e dobet :-[
Punet e shtepise (perfshi gatim, larje, shpelarje, hekurosje, fshese me korent, pluhurat etj) i bej vet te gjitha. Jam shume shume e rregullt dhe sistematike, nuk lej nje gje te jete ne nje vend qe s’duhet ta kete vendin aty. Faktikisht, kete ia dedikoj mamit, sepse ajo na ka mesuar me terbie si mua dhe vellait. Te dy jemi shume te paster dhe te rregullt jo vetem ne paraqitjen tone, por dhe ne vendin ku jetojme e punojme :)
I cmoj shume njerezit qe jane te rregullt fizikisht por dhe ne veprime e menyren e te jetuarit, me ata qe jane te crregullt... s'rri dot se fillo lufta :S LOL


p.s. Shkruajta shkurt se po shkruaj nga puna e s’kam shume kohe.
 
Emira
#17 ne: 10-10-2007, 23:44:00
Pika ime e dobët :-[
Punet e shtepise (perfshi gatim, larje, shpelarje, hekurosje, fshese me korent, pluhurat etj) i bëj vet të gjitha. Jam shumë shumë e rregullt dhe sistematike, nuk lej një gjë te jetë ne një vend qe s’duhet ta këtë vendin aty. Faktikisht, këtë ia dedikoj mamit, sepse ajo na ka mësuar me terbie si mua dhe vellait. Të dy jemi shumë te pastër dhe te rregullt jo vetëm ne paraqitjen tonë, por dhe ne vendin ku jetojme e punojme :)
I çmoj shumë njerëzitë qe janë te rregullt fizikisht por dhe ne veprime e mënyrën e te jetuarit, me ata qe janë te crregullt... s'rri dot se fillo lufta :S LOL


p.s. Shkruajta shkurt se po shkruaj nga puna e s’kam shumë kohe.
 


Pikerisht keshtu te kam imagjinuar Smiley, me beson apo jo...

Sa persona jeni ne shtepi ju per momentin? (ne se s´eshte shume intime pyetja...)

  • Postime: 5966
SmiLey
#18 ne: 11-10-2007, 23:48:56
Emira,

Unë për momentin jetoj me vellain ne shtepi, kemi 2 dhoma një kuzhine. Sepse prinderit e mi jetojne akoma ne Tirane. Po shyqyr Zotit me atë asnjëherë nuk e kam problem, sepse siç e përmenda dhe me pare ai është shumë i rregullt si mashkull. :)
Por kur kam qenë studente dhe jetoja ne rezidencat e universitetit, kuzhinen e ndaja me shoqet e korridorit, ndërsa dhomen e kisha veçantë te timen dhe aty kishim dhe toiletin tonë me dushin e vasken brenda. Dhe çdo ditë vinte pastruesja e godines qe na merrte pastronte koshat e plerave te dhomes, ndërsa një here ne jave bënte pastrim te te te gjithë dhomes (moj me fshese me korent, me pastrim pllakash te banjes, pluhurat, lavamanet etj). Ajo kishte 15 vjet qe bënte atë pune, e më tha qe pas një jave qe unë isha studente atje: vajzë si ty nuk me kanë zënë sytë! Nganjëherë me duket sikur nuk jeton këtu fare, sepse krevatin e gjej gjithmonë si kuti te rregulluar, tavolinen e studimit gjithmonë ne rregull, librat te renditura e te sistemuara, banjen gjithmonë te bardhe a thua se nuk e perdor, qilimin asnjëherë me njolla dhe me letra apo rroba te hedhura sa andej e kendej :O Dhe ajo për 3 vjet rrjesht vetëm ka ardh e ka marr plehrat tek mua, asnjëherë s'ka bërë pune, sepse i bëja qe të gjitha vet :-[
Madje kisha nja 2 aziatike (njera japoneze, tjetra kineze) e kur gatuanin ato ne kuzhine, mua me perzihej stomaku nga era, e jo vetëm kaq por ngaqë e bënin rremuje vendin asnjëherë nuk rrija aty kur ato gatonin sepse me merzisnin kur shikoja sa keq e shperdoronin hapësirën dhe pajisjet e kuzhines, saqë një here iu thashë:- nuk është aspak e drejtë qe ju te tregoheni kaq egoiste e të mos mendoni se vijnë dhe te tjerë këtu për te perdorur kuzhinen për te gatuar, c'borxh kemi ne te lajme e pastrojme çfarë keni lënë juve ^o) Dhe qe ath i bëra zap, se pastaj moren hov dhe gocat e tjera e iu folen :D
Pale të mos tregoj sherret e mia me shokun tim... qe zihemi për koken e dushit si e le, për lavamanin qe e le ujë kur rruhet, apo për pantallonat qe mi le si lopa bajget - sa ne një cep ne tjetrin... u bu buja s'mbahem unë pastaj, filloj e ia numeroj të gjitha, duke e kercenuar... me mua s'ka kshu xhiblash, do të nxjerr të jetosh vetëm! Dua rregullesi unë, s'jetoj ne rremuje... po deshe, po s'deshe ec e mbushu  ^o)
Ja kshu posi... për këtë nuk bëj dot kompromis  Jojo: keq o mirë, ku di unë s'rri dot me një njeri qe s'është si unë ne këtë respekt :'(


p.s. Edhe pikes i paske rene imagjinates tende me mua, s'me the qe c'ne qe me perfytyroje keshtu :-[
Emira
#19 ne: 12-10-2007, 08:21:18
Emira,

Unë për momentin jetoj me vellain ne shtepi, kemi 2 dhoma një kuzhine. Sepse prindërit e mi jetojne akoma ne Tiranë. Po shyqyr Zotit me atë asnjëherë nuk e kam problem, sepse siç e përmenda dhe me pare ai është shumë i rregullt si mashkull. :)
Por kur kam qenë studente dhe jetoja ne rezidencat e universitetit, kuzhinen e ndaja me shoqet e korridorit, ndërsa dhomen e kisha veçantë te timen dhe aty kishim dhe toiletin tonë me dushin e vasken brenda. Dhe çdo ditë vinte pastruesja e godines qe na merrte pastronte koshat e plerave te dhomes, ndërsa një here ne jave bënte pastrim te te te gjithë dhomes (moj me fshese me korent, me pastrim pllakash te banjes, pluhurat, lavamanet etj). Ajo kishte 15 vjet qe bënte atë pune, e më tha qe pas një jave qe unë isha studente atje: vajzë si ty nuk me kanë zënë sytë! Nganjëherë me duket sikur nuk jeton këtu fare, sepse krevatin e gjej gjithmonë si kuti te rregulluar, tavolinen e studimit gjithmonë ne rregull, librat te renditura e te sistemuara, banjen gjithmonë te bardhe a thua se nuk e perdor, qilimin asnjëherë me njolla dhe me letra apo rroba te hedhura sa andej e kendej :O Dhe ajo për 3 vjet rrjesht vetëm ka ardh e ka marr plehrat tek mua, asnjëherë s'ka bërë pune, sepse i bëja qe të gjitha vet :-[
Madje kisha nja 2 aziatike (njera japoneze, tjetra kineze) e kur gatuanin ato ne kuzhine, mua me perzihej stomaku nga era, e jo vetëm kaq por ngaqë e bënin rremuje vendin asnjëherë nuk rrija aty kur ato gatonin sepse me merzisnin kur shikoja sa keq e shperdoronin hapësirën dhe pajisjet e kuzhines, saqë një here iu thashë:- nuk është aspak e drejtë qe ju te tregoheni kaq egoiste e të mos mendoni se vijnë dhe te tjerë këtu për te perdorur kuzhinen për te gatuar, c'borxh kemi ne te lajme e pastrojme çfarë keni lënë juve ^o) Dhe qe ath i bëra zap, se pastaj moren hov dhe gocat e tjera e iu folen :D
Pale të mos tregoj sherret e mia me shokun tim... qe zihemi për koken e dushit si e le, për lavamanin qe e le ujë kur rruhet, apo për pantallonat qe mi le si lopa bajget - sa ne një cep ne tjetrin... u bu buja s'mbahem unë pastaj, filloj e ia numeroj të gjitha, duke e kercenuar... me mua s'ka kshu xhiblash, do të nxjerr të jetosh vetëm! Dua rregullesi unë, s'jetoj ne rremuje... po deshe, po s'deshe ec e mbushu  ^o)
Ja kshu posi... për këtë nuk bëj dot kompromis  Jojo: keq o mirë, ku di unë s'rri dot me një njeri qe s'është si unë ne këtë respekt :'(


p.s. Edhe pikës i paske rënë imagjinates tënde me mua, s'më the qe ç'ne qe me perfytyroje kështu :-[

Mjes Smiley!

Me ke shkatarru duke qesh qe me mjes me pantallonat si lopa bajgen

Edhe ajo qe shkruan per ato gocat aziatike eshte shume e drejte :perqafim, pasi tamam kjo gje eshte ajo qe me shqeteson edhe mua tek njerezit e parregullt e te papaster: jane egoiste, nuk mendojne se do vije dikush tjeter pas tyre te perdore te njejtin vend pune. Nuk arrij t´i kuptoj ata njerez, e kam te veshtire me te vertete. Nje femije i vogel po qe mund te prese nga mamaja, po nje i rritur nga mjedisi qe e rrethon?! Eshte turp! Pse i kemi duart?

Problemin e lavamaneve ne Smiley e kemi zgjidhur-kemi dy ne banje ;) :P vetem me dushin nuk di se si t´ia bejme :D hmmmmm: po s´eshte e mundur kurre te jetosh ne harmoni me dike ne se nuk bie ne nje lloj kompromisi se e di si eshte puna, keto zenkat e perhereshme mund ta demtojne goxha lidhjen midis dy njerezve. E them me bindje te plote qe une me te fejuarin do te ishim ndare ne se s´do kish levizur ai pak ne drejtimin tim e une pak ne te tijin. Them se per te dy eshte shume e veshtire kjo gje, por kur une shoh se ai me ate te veten mundohet, duhet te tregohem e gjere dhe t´i toleroj disa gjera...
Ai me rregullin tim eshte shume i kenaqur dhe s´ka fare ankesa :P ndonese tallet me mua ndonjehere e me thote se jam vesveselije ^o) :Dpo ama kur kerkon ndonje gje te une vjen se une i di vendet komplet permendesh se ku ndodhen gjerat LOL ohoho:
Jam une ajo qe e ka te veshtire te duroje bajgat e lopes se tij LOL LOL shume produktive :P...po edhe kete te kishte pastaj c´i ngeli mo, duhet ta fusja ne nje qeli e te fshihja nga femrat e tjera LOL ohoho: ;) se te gjitha te tjerat goxha te mira i ka ;)

Nje shembull:
Vjet kur u kthyem nga leja e zakonshme, secili me valixhe me vete :D qe te mos ziheshim per rremujat ;) ai e la valixhen e tij ne korridor pasi ja zbraza une se do lanim rrobat e papastra...edhe 7 jave me vone ajo valixhe ruante korridorin se mos vinte komshiu dhe na hante :D derisa une i vura nje nga tabelat e mia te famshme me lutjen qe ta hiqte prej andej...E di si me tha: "Nga inati jot s´do ta heq tani, as sot... :P "ne fund te asaj jave e hoqí LOL LOL kjo do te thote qe ai 7 jave as nuk e kishte vene re se c´shihte aty ne korridor si dhe shume gjerat te tjera te cilat duhet t´i fotografoj dhe t´ja coj me email LOL LOL se s´me kupton se me vrasin syrin...po kur e krahasoj me c´ka qene ne fillim te bashkejeteses sone dhe c´eshte tani, eshte ku e ku, si nata me diten...prandaj thashe ta qaj hallin nje here me ju goca, se njerez jemi dhe mund te mesojme ne keto raste nga njera-tjetra...


Tani t´i pergjigjem pak p.s.-se tende :)
Njerezit qe punojne ne departamentin e finances ne firmen time, i kane zyrat ngjitur me recepsionin dhe ne krahasim me ato te tjerat jane gjithnje me te rregulltat e me te pastrat, ndonese pastruesja vjen cdo dite kudo. OK, une them me te rregulltat po jo me te bukurat, kupton?
Ti ke qene nxenenese e shkelqyer,sidomos ne shkencat e natyres dhe pa sistem ne ato lende (dhe askund tjeter) nuk ecet, dhe per te pasur sistem duhet nje disipline e forte e cila per mendimin tim pasqyrohet ne shume aspekte ne jete, dhe natyrisht edhe tek menyra e te jetuarit ne shtepi...
Rregulli eshte pune dhe puna edukate e marre diku. Vetem se duhet t´i dishe anen qe ta besh me pak lodhje dhe shume efekt;-)) e kush mund ta dije kete gje me mire se ata qe merren me llogarira :D ;)ndonese eshte ekuacion i thjeshte fare: coji gjerat direkt ne vendin e duhur gjithmone dhe shuma e rremujes del = Zero ;)
Po kush te kupton moj aman :P ?
U kenaqe me pergjigjen, ta qendisa mire ;)

 :perqafim :pafshim
Emira
#20 ne: 12-10-2007, 08:23:49
P.S. Smiley, po vellai yt nuk ben pune ne shtepi? hmmmmm: apo ja toleron meqenese te pakten nuk ben rremuje :D

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#21 ne: 12-10-2007, 14:34:49
ah Emira,ç'teme ke prekur,e me plot te drejte,ke thene se eshte nje nga shkaqet me te frekuentuara per plasje sherri.Burri im ka nje gje te mire e te keqe njekohesisht,kur shtepia eshte e paster ai s'e ben rremuje,kur e sheh rremuje e ben akoma me rremuje e ne ate momentet merr,fleten e kuqe LOL per me dal nga shtepia
 p.s.ju pershendes te gjithave vajza! :pafshim

  • Postime: 5966
SmiLey
#22 ne: 12-10-2007, 21:36:14
Emira,

Me ke kënaqur me postimin e pare, kam qeshur me skenat qe me tregoje moj sa me s'bëhet, se jo vetëm qe te perfytyroja ty por dhe veten time njekohesisht, qenkemi njësoj :-[ :d
Ti ke te drejtë kur thua qe deri diku dhe duhet te tolerosh e besh kompromise (kështu me thotë dhe mami mua), por unë s'di se çfarë te toleroj se :P koken e dushit, lavamanin ujë e peribret apo pertacine për t'i lënë gjërat ne vendin e duhur ... për mua të gjitha kanë rëndësi moj, se me vret syrin e pastaj s'më ze byca rehat, kupton ti LOL
Mbushem me fryme lirisht kur i kam gjërat e sistemuara e te pastra kudo, po kujt t'i qahesh mi aman, sos te kupton njeri hallin :(
Pastaj përse te ndryshojmë neve qe e kemi mirë, pse të mos ndryshojnë këta edepsezat qe kërkojnë ta kthejnë botën permbys eh :P

Përsa i përket vellait, atë e kam shumë te mirë, i kam mësuar edhe si te gatuaj madje... edhe me atë po qe jam ne kompromis una :D kur unë merrem me punën e shtepise e s'kam takat edhe te gatuaj, ai gatuan për te dy, edhe gatuan mirë qerratai sidomos gjellen turli qe e kam qejf e bën shumë te mirë :)

Ja kshu moj gra, se jena bo si ato shoqet tek seriali "Housewives" qe qajne hallet e shtepise LOL

Natën e mirë befshi :engjell: edhe qoftë një weekend i relaksuar e pa shumë kokecarje :puth


p.s. Ups se harrova, Emira rrofsh për pershkrimin tim. Unë me te vërtetë kam studiuar Finance por kam studiuar dhe shkenca ekzakte moj, matematike & statistike. Shpresoj të mos ndryshosh opinion tani qe more vesh se i perkas dhe grupit tjetër :D
Emira
#23 ne: 12-10-2007, 21:57:19
Mirefjetsh Smiley!


Ja , dhe vellai im ne kete aspekt njesoj me tendin eshte-jashte mase i rregullt dhe i paster dhe ka mesuar qe femije te gatuaje edepsezi. Mua me vinte shume inat se mami e lavderonte me shume ><

Ama burrat tane, yfffffff, ku ta fillosh e ku ta mbarosh muhabetin...mire e the edhe ti, jemi bere si te "Desperate Hosewives" dhe po qajme hallet e nikoqirllekut...po une do i shtoja ketij titulli shume te preferuar prej meje nje VERY  te madhe LOL LOL LOL

Gezohem qe te paskam bere te qeshesh e dashur, se ja, edhe une per nje cike te kakarisur mbaroj fare :D

Tani qe u fut ne muhabet edhe Charm-i u kenaqa. Jo per gje, po une shpesh kujtoj se te tjerAt e kane shume dyst nga kjo ane me burrat, po me sa duket i paskemi te tera njerez normale keta qerratenjte qe kemi zgjedhur :P

Une i them ketij timit ndonjehere: Po te mos rregulloja rremujat e tua do te kisha me shume kohe per "lufte"  LOL LOL LOL Aty s ka c te thote fare... ;) :-[

Une qe thua ti s jam aq perfekte sa je ti, jo, po ama nje mase rregulli konstant e dua gjithmone se jam shume dembele te kerkoj. E urrej te kerkoj dicka neper shtepi si p...neper breke :-[ dhe prandaj i mbaj mend se ku i ve gjerat-gjithmone ne vendin e duhur ;)

Tani po pyes kete gocen sharmante une: mire moj Charm, burri yt s qenka edhe aq i keq :D e paska si une ai nji me nji :D prandaj une mundohem ta mbaj gjithmone rregullin, se po me iku duarsh..me merr lumi pastaj...po per te bere ndonje pune shtepie ai amorja yt ben apo jo?
Emira
#24 ne: 12-10-2007, 22:04:13
p.s.  Ups se harrova, Emira rrofsh për pershkrimin tim. Unë me te vërtetë kam studiuar Finance por kam studiuar dhe shkenca ekzakte moj, matematike & statistike. Shpresoj të mos ndryshosh opinion tani qe more vesh se i perkas dhe grupit tjetër zgerdhihet

Po pra po, rrofsh  :( e ca rrofsh mi? thuj i here ketu n shesh t grave, a i rashe ne te, apo hic ;)

une te nderroj mendim per ty e? jo, hic fare, perkundrazi, te perfytyroj si nje njeri teper ekzakt ;) se domosdo, merresh me umra dhe s ja fut dot kot...une s i kam qejf hic ata te shkrete..me duken komplet te merzitshem :( dhe ne dac me dite as nuk arrij ta imagjinoj  hmmmmm: se si dikush mund ta kete pasion matematike, fiziken apo kimine...do me kapin ne dru keto gocat e shkencave te natyres :P ...po eshte e vertete... hmmmmm:

nejse, une kaq kisha. te perqafoj me shpejtesi kozmike :D

naten e mire :perqafim
emira