×

Pastrimi i shtepise: nje nga arsyet me te frekuentuara per plasjen e sherrit?

Vizitor · 227 · 20374

Pastrimi i shtepise: nje nga arsyet me te frekuentuara per plasjen e sherrit?

Vizitor · 227 · 20374

  • Postime: 1
Edoni Nice
#100 ne: 04-01-2008, 19:09:21
tung emria po si je ti hë edh qthua me temen tënde me kë është e ludhur tung nga DOni   hmmmmm

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#101 ne: 04-01-2008, 19:21:25
...bredhi... e para..
me  qindra cingla mingla...as un se kuptoj si i kam vënë ato..
..zbukurime kudo...( vërtetë si feste karnavalesh duket po hyrë ne shtepine time..ama sme bëhet ti heq).. :S

dua ndihmeee.. :D

pastaj..me është dashur te nderroj çdo mobilje ne dhomen e ndenjes ..për të hapur vendin ( akoma ashtu janë).. :(

dhe si përfundim..enet...(pres edhe te nderroj shtepi se)... :@




Sa qef ju kam qe keni nerva te zbukuroni shtepiat me cingrra mingrra ........puuuu nje here kam ndihmuar komshiun tim me vene drita perjasht te shkallet thash se me iku tryuni ...u bera lemsh dhe vete me gjithe ato tela ...filloje te me zgjidhe ai mua (mire qe nuk u merzit te me kishte lene ashtu dhe ti vinte ne prize :D)

mishel
#102 ne: 04-01-2008, 21:45:46
ama jo! edhe une hic nerva skam. peme sivjet nuk vura fare vetem ca budalliqe neper dyer dhe ato mi vuri mami kur erdhi. misheli donte peme une i thosha jane thyer pocat ufff kush ja kishte nervin aman.

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#103 ne: 04-01-2008, 22:58:45
Kur te bej une kalamaj do ve nga nje peme per sejcilin kalama :D 5 kalamaj 5 peme :D LOL
mishel
#104 ne: 04-01-2008, 23:46:41
be te parin ti pastaj shif po ta majti me bo te dytin! LOL

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#105 ne: 05-01-2008, 00:32:42
ehhh lene lene mos e kujto hic mo mire :D

  • Postime: 5022
  • Gjinia: Mashkull
Raldushi
#106 ne: 07-01-2008, 14:42:15
po taman per ca asht gruja ... per me pastru shtepin,me ba me hanger , me la e me shpla,me i rrit njata fmi...edhe me na ba hysmet ne ...me na i la kembet etj etj se ka gjana shum po pritoj me i permend  se i dini vet ju :D mas me len me rrejt lise  :D
Emira
#107 ne: 07-01-2008, 21:25:03
...bredhi... e para..
me  qindra cingla mingla...as un se kuptoj si i kam vënë ato..
..zbukurime kudo...( vërtetë si feste karnavalesh duket po hyrë ne shtepine time..ama sme bëhet ti heq).. :S

dua ndihmeee.. :D

pastaj..me është dashur te nderroj çdo mobilje ne dhomen e ndenjes ..për të hapur vendin ( akoma ashtu janë).. :(

dhe si përfundim..enet...(pres edhe te nderroj shtepi se)... :@

Me falni se u mburra pak pa dashje, po ato dritat mi vuri im shoq...pa te ish per mua...vjehrra me mori gjithe qejf ne telefon dhe pyeti me ane te burrit, se ai e kapi i pari telefonin: "A ju duhet ndonje stalle zbukurimi per poshte pemes?" (Krippe-i thone ne Gjermanisht) kurse une gjithe pasion: "Neeeein!!!!!!!!!!!!!Na e prish djali, jo per gje !"(derr rrene!!une pertoj t i shpetoj delet e qingjat nga kthetrat e tim biri dhe te maces...dhe nga vakumi i fsheses me korent;-) )"

Vetem disa tullumbaca kam fryre, kam deshmitare Capkenen tone per kete gje, dhe shiritat prej letre i vuri goca gjithandej.

Qejfi im eshte tek dekorimi i tryezes, per ate po qe kam nerva, pa per te tjerat, yfffffffffffff!!!!

Ja ato dritat ashtu jane neper shtepi dhe edhe ne ballkon, po nuk me shqetesojne, te terheqin venedien dhe nuk i hedh syte tek rremujat pastaj...Rregullimi i shtepise eshte psikollogji, Olimbi (Shprehje e fresket e castit, e shpikur nga une)
Emira
#108 ne: 07-01-2008, 21:26:15
po taman për ca është gruja ... për me pastru shtepin,me ba me hanger , me la e me shpla,me i rrit njata fmi...edhe me na ba hysmet ne ...me na i la kembet etj etj se ka gjana shum po pritoj me i përmend  se i dini vet ju :D mas me len me rrejt lise  :D

Ti po qe ke te drejte, po kujdes se mos ngelesh pa grua...

Po meqe ra fjala, po ti, me cfare merresh?
Emira
#109 ne: 07-01-2008, 21:27:45
Sa qejf ju kam qe keni nerva te zbukuroni shtepiat me cingrra mingrra ........puuuu një here kam ndihmuar komshiun tim me vënë drita perjasht te shkallet thash se me iku tryuni ...u bëra lemsh dhe vete me gjithë ato tela ...filloje te me zgjidhe ai mua (mirë qe nuk u mërzit te me kishte lënë ashtu dhe ti vinte ne prize :D)

Po mundohem te te imagjinoj completamente illuminata Lisa  :D

  • Postime: 5022
  • Gjinia: Mashkull
Raldushi
#110 ne: 07-01-2008, 21:31:59
un pa grua moj ?? sa te kem lisen un ...nuk mbes jo :D
Emira
#111 ne: 09-01-2008, 16:41:30
un pa grua moj ?? sa te kem lisen un ...nuk mbes jo :D

 :D avash se na trembe, Lisa ka per te vene kapistallin ty  LOL ohoho: e jo te te beje ajo punet e TUA

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#112 ne: 11-01-2008, 02:22:07
O njerez, planifikoj se shpejti ta pastroj podrumin! :D
Kam nevoje per ndihme nga ju gjith, gjysma e zeristeve ta mbajne burrin me force mos ma heqe nje qytek kur tja hedhi gjerat,(:D) e gjysma tjeter te me ndihmoje kur ta cel deren mos me lene ne vend gjerat qe kane shtremberuar deren! :D


Sinqerisht ju them, kam aty pune qe kam frike tja filloj. Ka edhe gjera qe ka lene ajo Zonja qe ka banuar para nesh ne kete banese...  ^o)





Emira
#113 ne: 11-01-2008, 07:45:45
Aida, po e pres bileten per ne Austri une. Me jep adresen dhe daten e sakte. :D

Te kuptoj mire, une per vete refuzoj prej muajsh te tere te shkoj ne bodrumin tone te famshem se aty sundon sistemi i tim shoqi ^o) kur banoja vetem me vajzen kishe lezet te futeshe ne bodrum, cdo gje e rregullt dhe e paster.
Po ka kush t´i mbledhe rraqet e Gjermanise ... im shoq e ime bije  :D
mishel
#114 ne: 11-01-2008, 10:14:59
eh cme kujtuat dhe mua me keto tani! pfff te hypesh ne papafingo eshte magazine cfare nuk gjen. duke filluar nga aksesoret e makines se tim shoqi dhe duke vazhduar me lodrat e stermedhaja te mishkos, makina , motora , karroca e ku di cfare mund te kete tjeter. para disa ditesh kerkoja nje pale kepuce qe vetem 1 here e kisha veshur dhe qe aksidentalisht i pashe ne nje foto. thashe uuu po kto? thirra kunaten dhe i thashe shko lart e po munde me i gjet merri ti kam fal se i hengri pluhri....i gjeti pisja hahahaha. une ngjitem atje vetem kur e ben im shoq pasqyre, shkoj i jap noten hahaha. edhe pse kete vit me shprese papafingon e pret nje ndryshim goxha i konsiderueshem....s a qejf!
Emira
#115 ne: 11-01-2008, 11:44:25
Do ja japesh noten e papafingos me shume qejf burrit ti mishel kete vit me duket :D si e do ai, horizontale apo vertikale  ;)
mishel
#116 ne: 11-01-2008, 11:48:17
diagonal e preferon me shume hahahahaha, pastaj spret shume ai jo, i merr vete! LOL LOL
Emira
#117 ne: 11-01-2008, 11:50:59
qenka pastertor i zellshem  :D  LOL ohoho:

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#118 ne: 11-01-2008, 20:13:00
Aida,,mer mistrecen te te ndihmoje  :D

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#119 ne: 12-01-2008, 16:47:39
Aida,,mer mistrecen te te ndihmoje  :D

Tamam puna! LOL

Athere 1/2 e podrumit do te me rikthehet ne banese, bicikleta e saj, veturrraaaaa, barbiekukullat e masakruara, etj etj LOL :D


Une e kam zakon gjysat e lodrave ti mbaj ne podrum, e gjysat tjera ne banese, sapo shoh qe bezdiset nga keta qe i ka ketu shkoj e i nderoj. :)

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#120 ne: 12-01-2008, 17:03:57
LOL jeni fantastike o gra ...po ta fusni friken deri ne palce.........
Edhe une e kam nje papafingo qe do me bjer mbi koke ndonje dite ...se vetem nene e babe nuk i gjen aty ...c'do gje qe me dhurojne per festa hipen lart ne papafingo ....te gjitha rraqet rropsat aty hipin ...dhe ku i ke patur tere ato gjera thuaj...
Duhet te filloj ti shes ne ebay se nuk eshte gje kjo pune .....
Keshtu e kam te rregullt c'do gje ne kutia plastike ...po erdhi burri me vone dhe do te bej rremuje e kam vendosur do e fus edhe ate ne nje kuti plastike dhe do ta nxjerr vetem kur te me duhet :D

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#121 ne: 12-01-2008, 18:53:24

Kështu e kam te rregullt ç'do gjë ne kutia plastike ...po erdhi burri me vonë dhe do të bëj rremuje e kam vendosur do e fus edhe atë ne një kuti plastike dhe do ta nxjerr vetëm kur te më duhet :D


 LOL LOL LOL

ka kohe qe skam qeshur kaq me zemer.. :perqafim per lisen
Emira
#122 ne: 31-01-2008, 17:37:17
Me te vertete, Lisa eshte E MADHE !!!!!!!!! :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#123 ne: 15-02-2008, 19:34:26


Mungova nga shtepia per 10 dite dhe keta dy e kan bere banesen sikur me plas nje bombe atomike ne mes, besoni se sot tere diten pastrova por akoma si kam kryer... ^o)

Por nje gje ua siguroj, kur u ktheva te dyte u gezuan jashtmase. :D

Shoku me tha: "Tash e pash qe seshte lehte te jesh edhe amvise, edhe prind edhe me pune!" :D
Me mendjen time thash MIRMENGJESIIIIII

Ndersa mistrecja tha: "Ti mami gatuan me mire se babi, prandaj te dua pakez me shume por mos i trego babit!" LOL




Emira
#124 ne: 10-06-2008, 22:15:46
Jo keq burri yt Aida, jo keq, dika edhe te gatuaje, pa le!!  :D

Kur erdhi Capkenia te ne rradhes se kaluar, para dy javesh pothuajse, rrinte, rrinte, bente c´bente dhe ja bente: "Moj, marshalla ky burri yt sa pune ben, sa te ndihmon!"

Papritur, nje here kur po flisnim mbi kete teme,ne nje moment, sikur m´u hap nje dritare ne tru  :D dhe i them Capit:

"Jo! Nuk me ndihmon mua, thjesht ben punen qe i takon si i rritur qe eshte, as me pak dhe as me shume." dhe sinqerisht qe keshtu e ndiej.

Ne grate nisemi shpesh nga ai aspekti i ndihmes kur kerkojme qe bashkeshortet tane te bejne pune shtepie. Rralle here na shkon ndermend se nuk po kerkojme ndonje gje te vecante.

Ne kohen e sotme shume meshkuj jetojne pa gra dhe pa nene e cila mund t´ua beje buken gati apo t´u rregulloje shtepine.
Duhet te zhyten dhjete pashe nen zhulin e tyre keta njerez?!
Nuk e diskutoj qe ka te tille qe kundermojne kur nuk i kane grate ne shtepi. Turp per ata  ;)