×

Pastrimi i shtepise: nje nga arsyet me te frekuentuara per plasjen e sherrit?

Vizitor · 227 · 20251

Pastrimi i shtepise: nje nga arsyet me te frekuentuara per plasjen e sherrit?

Vizitor · 227 · 20251

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#25 ne: 13-10-2007, 10:52:46

Tani po pyes këtë gocen sharmante unë: mirë moj Charm, burri yt s qenka edhe aq i keq :D e paska si unë ai nji me nji :D prandaj unë mundohem ta mbaj gjithmonë rregullin, se po me iku duarsh..më merr lumi pastaj...po për te bërë ndonjë pune shtepie ai amorja yt bën apo jo?
po pra...edhe pse ja bej 8 me 2 LOL LOL LOL s'leviz vendit,por kur pastroj shtepine ta thashe merr karton te kuq e perjashtoj nga shtepia.Kam qene semure,pak para ca kohesh,shtepia ishte bere fushe bejetesh,as pjatat s'i lante,as teshat me i vene ne lavatrice,vetem nje dite erdhi vjerra e i beri ajo,edhe pse me te thene te drejten e kisha te veshtire,ta shihja tek lante enet e nje jave,burri im vetem supe me gatuante,ta kam thene eshte me keq se shqiptaret,veçse vllezerit i kam mesuar qe te vegjel,per te pastruar e hekurosur e njeri ka ndenjur kohe ketu,me ndihmonte shume,ne kohen qe s'punonte,pastronte hekuroste,gatuante e me jepte edhe puthjen kur kthehesha nga puna.E di si eshte puna e dashur,se burrat qe ne kemi,jane femijet e nenes qe i ka rritur,e s'i kane mesuar keto gjera
ju perqafoj vajza,se shpejti :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#26 ne: 13-10-2007, 13:26:45
..kurse une kam nje problem tjeter...

kur jam e nervozuar ne kulm..filloj te gerryej gjithcka ne shtepi...

ne ate moment ..im shoq merr cunin dhe del perjashta duke thene.. ; ikim para se te filloje ndonje lufte tjeter...

ama sa per ndihme nga ai??? Jojo:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#27 ne: 13-10-2007, 13:39:35
qeke si mami im me pare ti dreamm, s i paske lene gje mangut :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#28 ne: 13-10-2007, 14:05:44
te dashura dhe te nderuara forumiste( ne fillim doja te perdorja fjalen kooperativiste)!!!! :P

duke lexuar postimet tuaja, kjo "qeshtje" mund te behet fare mire objekt studimi....... :P

nje nga "virtytet", qe karakterizon femren shqiptare(perveç "nderit"), eshte dhe pastertia(sidomos pastertia e shtepise ndaj "opinionit").....moskokeqarja ne kete aspekt sjell dhe epitetin, "e papaster", nganjehere i barazpeshuar me ate, "jo e ndershme".....
e pare nga syri i nje mashkulli neutral(neutral ne kuptimin, se asnjeri nga te 2 epitetet nuk kane rendesi themelore per mua, edhe pse i pari do te ishte me pak i preferuar) si puna ime, dal ne konkluzionin, se: preokupimi i egzagjeruar ne kete aspekt vertet sjell nje "lufte" ne familje.....

ketu, nuk ve aspak ne dyshim bashkepjesmarrjen e nje qifti ne punet e shtepise, apo perkujdesjen per femijet....thjesht mendoj te ndahen "detyrat" sipas perparesive te secilit....

e perseris: nga ana jone nuk duhet pritur asnje here nje bashkeshorte: punetore-shtepiake-bashkeshorte-nene...edhe pse "revulucioni" feminist ju a ka komplikuar pak jeten... :P

pershendetje :perqafim :perqafim :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#29 ne: 13-10-2007, 19:44:33
Po pra po, rrofsh  :( e ca rrofsh mi? thuj i here këtu n shesh t grave, a i rashe ne te, apo hiç ;)

unë te nderroj mendim për ty e? jo, hiç fare, përkundrazi, te perfytyroj si një njeri tepër ekzakt ;) se domosdo, merresh me umra dhe s ja fut dot kot...unë s i kam qejf hiç ata te shkrete..me duken komplet te merzitshem :( dhe ne dac me ditë as nuk arrij ta imagjinoj  hmmmmm: se si dikush mund ta këtë pasion matematike, fizikën apo kiminë...do me kapin ne dru këto gocat e shkencave te natyres :P ...po është e vërtetë... hmmmmm:

nejse, unë kaq kisha. te perqafoj me shpejtesi kozmike :D

naten e mirë :perqafim
emira

po ndaj te falenderova moj, se i kishe rene ne te :perqafim

hey, mos kaq paragjykuese ndaj njerezve qe kane perzemer lendet ekzakte, pa studimin e tyre bota do ishte rrezik trekendesh tani :P LOL
edhe mos ki frike se s'te kap njeri m'dru, se me duket me kokrra jemi dhe ne qe kena studiuar keto lende hmmmmm:

sot munda te lexoj dhe te gjitha shkrimet qe jane bere me perpara nga ty, Aida dhe Erlehta, kam qesh me te vertete me lot :lulee per peripecite qe tregonte Aida sikurse ti :D me keni kenaqur fare :-*
aman vazhdoni te tregoni histori te tjera se me te vertete qe serialit "desperate housewives" ia merrkemi ne kthese neve, pse s'thoni ju :P LOL

Ju puc folt se jeni treguar shume origjinale :lule
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#30 ne: 14-10-2007, 14:50:43



Një shembull:
Vjet kur u kthyem nga leja e zakonshme, secili me valixhe me vete :D qe të mos ziheshim për rremujat ;) ai e la valixhen e tij ne korridor pasi ja zbraza unë se do lanim rrobat e papastra...edhe 7 jave me vonë ajo valixhe ruante korridorin se mos vinte komshiu dhe na hante :D derisa unë i vura një nga tabelat e mia te famshme me lutjen qe ta hiqte prej andej...E di si më tha: "Nga inati jot s´do ta heq tani, as sot... :P "në fund te asaj jave e hoqí LOL LOL kjo do të thotë qe ai 7 jave as nuk e kishte vënë re se c´shihte aty ne korridor si dhe shumë gjërat te tjera te cilat duhet t´i fotografoj dhe t´ja çoj me email LOL LOL se s´me kupton se me vrasin syrin...po kur e krahasoj me c´ka qenë ne fillim te bashkejeteses sone dhe c´është tani, është ku e ku, si nata me ditën...prandaj thashë ta qaj hallin një here me ju goca, se njerëz jemi dhe mund të mësojmë ne këto raste nga njera-tjetra...




Emira moj goce, a flet ti për burrin tënd apo timin? LOL

Edhe këtij timit nuk i pengojne gjërat, me befason shpesh si nuk ja vrasin syrin.
Ai e ka dhomen e vete te punës, duket si një magazin, kompjutera, TV, pajisje teknike, CD-ja libra etj etj, një mal i madh!
Tmerrohem te futem aty, besoni se atë kend te baneses nuk rrezikoj ta shkel se do të duhet te bertas deri ne qiell.
Meqë ajo është e vetmja dhome ne banesen tonë ku pihet duhan, vendosa ti hy një pastrimit se thash i vijnë kusherite atij dhe shoket e turp kur ta shohin remujen.
Tash pas një vakti them kur si vine atij turp pse te turperohem unë?! Teritori im duket i mirembajtur, e tija ne qafe i mbetet atij. Nejse, përsëri e bëra pastrimin.
Ndac besoni e ndac jo, me është dashur një ditë e plotë për ti sjell gjërat ne rend dhe në vend. Nga mëngjesi e deeeeriii ne darke!
Ai atë ditë nuk ishte ne shtepi, thash do të i bëj suprize. Me ndihmoj edhe mistrecja :P
Kur u kthyer mbeti goje hapur, jo nga gezimi se ja pastrova dhomen, po thjeshtë nuk dinte si te reagoje! Mu kthyer me nervoze: "E ku ti gjej tash gjërat e mia?!"
Unë: "Heee? Çka flet o njeri? Shiqo gjith i ke te sistemuara, Librat ne vitrine, Cd-jat, kastetat etj, pjeset e PC-jave nëpër kutija, kabllat poashtu tek ajo kutija!"
Ai: "Moj ti!!! Po unë ne kaosin tim kam një rregull, e di ku i kam gjërat, tash me duhen ore te tera ti gjej gjërat qe me nevoiten!" LOL

I thash: "Ehh mbaje ne mend këtë ditë! Është hera e fundit qe ta pastrova dhomen, gjith parazitet e botës ne krye me pleshtat te hangshin ty me gjith kaosin tënd!"
Boooh sa u bëra nervoze!

Dhe e vërtetë, ai ne kaosin e vete ka rregull, mali aty me pjesë kompjuteri, kerkoji diçka mbrenda ca castesh e gjen. Për tu çudit! Pasi ia pastrova me jave te tera ia ndegjoja te shajturat derisa kerkonte dicka lol
Po qe për mua, gjithat i fus ne një thes dhe ua shoh punën ne mbeturina, ndërsa ai e ka pasion i mbledh mbledh mbledh....

Erdhi kusheriu i tij, ne kompanine e tij kishin ble PC-ja të reja dhe ata te vjetrat i hidhnin. Ai i kishte mbledh gjithat ne bagazh. Ngadaaaale me atë pershperitnin ne vesh diçka mos i ndegjoj unë, i veshen kepucet dhe dolen. Thane qe kanë pak pune te vetura. Mua telefoni me bëri, kunata e nervikosur pa asnjë Përshëndetje më tha: "Ka ardh ai i imi?" Thash: "Po, këtu e ke, kanë zbrit te vetura poshtë e don te flasish?Ti them te te therase?" Ajo: "Joooo! Shiqo zemër, ka mbush një bagazh me kompjutera, unë e perzura se mjaft mi ka shenderuar dhomat e fëmijëve ne magazin, shih mos te ti shkarkojne ty aty se vaj hallin, do të mbetin ne qafe! Këta tonit e dish qe gati 8 muaj aty me rine dhe nuk levizin nga vendi"
Unë e panikosur vrap teposhtë te vetura, e disha se do ta kem hallin e njëjtë si te kunates. Këta dy te ngarkuar ecin ne drejtim te nderteses, kusheriu i thotë atij: "Ofofofof!Me duket se ajo shtriga ime e ka informuar nusen tënde!" Nuk komentova asgjë, buzqesha dhe u bëra e mirë dhe e qete si asnjëherë:D I thash:"Ke te fala nga nusja, tha ta therasish!" Ky i imi priti te them diçka tjetër, pak i befasuar nga reagimi im ma ktheu buzqeshjen dhe tha: "Shpirt te kam ty!" :D
I shoqerova, ua cela deren me buzqeshje, pastaj ua cela deren e ashensorit dhe ne ashensor e trusa susten ne drejtim te podrumit! LOL

Nëse e ka marr dikush vehten inat, le të urdhëroje tek podrumi jonë! Mjafton ta hapni deren, e theni koken dhe varroseni për se gjalli! :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#31 ne: 14-10-2007, 17:10:37

Emira moj goce, a flet ti për burrin tënd apo timin? LOL

Edhe këtij timit nuk i pengojne gjërat, me befason shpesh si nuk ja vrasin syrin.
Ai e ka dhomen e vete te punës, duket si një magazin, kompjutera, TV, pajisje teknike, CD-ja libra etj etj, një mal i madh!
Tmerrohem te futem aty, besoni se atë kend te baneses nuk rrezikoj ta shkel se do të duhet te bertas deri ne qiell.
Meqë ajo është e vetmja dhome ne banesen tonë ku pihet duhan, vendosa ti hy një pastrimit se thash i vijnë kusherite atij dhe shoket e turp kur ta shohin remujen.
Tash pas një vakti them kur si vine atij turp pse te turperohem unë?! Teritori im duket i mirembajtur, e tija ne qafe i mbetet atij. Nejse, përsëri e bëra pastrimin.
Ndac besoni e ndac jo, me është dashur një ditë e plotë për ti sjell gjërat ne rend dhe në vend. Nga mëngjesi e deeeeriii ne darke!
Ai atë ditë nuk ishte ne shtepi, thash do të i bëj suprize. Me ndihmoj edhe mistrecja :P
Kur u kthyer mbeti goje hapur, jo nga gezimi se ja pastrova dhomen, po thjeshtë nuk dinte si te reagoje! Mu kthyer me nervoze: "E ku ti gjej tash gjërat e mia?!"
Unë: "Heee? Çka flet o njeri? Shiqo gjith i ke te sistemuara, Librat ne vitrine, Cd-jat, kastetat etj, pjeset e PC-jave nëpër kutija, kabllat poashtu tek ajo kutija!"
Ai: "Moj ti!!! Po unë ne kaosin tim kam një rregull, e di ku i kam gjërat, tash me duhen ore te tera ti gjej gjërat qe me nevoiten!" LOL

I thash: "Ehh mbaje ne mend këtë ditë! Është hera e fundit qe ta pastrova dhomen, gjith parazitet e botës ne krye me pleshtat te hangshin ty me gjith kaosin tënd!"
Boooh sa u bëra nervoze!

Dhe e vërtetë, ai ne kaosin e vete ka rregull, mali aty me pjesë kompjuteri, kerkoji diçka mbrenda ca castesh e gjen. Për tu çudit! Pasi ia pastrova me jave te tera ia ndegjoja te shajturat derisa kërkonte diçka lol
Po qe për mua, gjithat i fus ne një thes dhe ua shoh punën ne mbeturina, ndërsa ai e ka pasion i mbledh mbledh mbledh....

Erdhi kusheriu i tij, ne kompanine e tij kishin ble PC-ja të reja dhe ata te vjetrat i hidhnin. Ai i kishte mbledh gjithat ne bagazh. Ngadaaaale me atë pershperitnin ne vesh diçka mos i ndegjoj unë, i veshen kepucet dhe dolen. Thane qe kanë pak pune te vetura. Mua telefoni me bëri, kunata e nervikosur pa asnjë Përshëndetje më tha: "Ka ardh ai i imi?" Thash: "Po, këtu e ke, kanë zbrit te vetura poshtëë e don te flasish?Ti them te te therase?" Ajo: "Joooo! Shiqo zemër, ka mbush një bagazh me kompjutera, unë e perzura se mjaft mi ka shenderuar dhomat e fëmijëve ne magazin, shih mos te ti shkarkojne ty aty se vaj hallin, do të mbetin ne qafe! Këta tonit e dish qe gati 8 muaj aty me rine dhe nuk levizin nga vendi"
Unë e panikosur vrap teposhtë te vetura, e disha se do ta kem hallin e njëjtë si te kunates. Këta dy te ngarkuar ecin ne drejtim te nderteses, kusheriu i thotë atij: "Ofofofof!Me duket se ajo shtriga ime e ka informuar nusen tënde!" Nuk komentova asgjë, buzqesha dhe u bëra e mirë dhe e qete si asnjëherë:D I thash:"Ke te fala nga nusja, tha ta therasish!" Ky i imi priti te them diçka tjetër, pak i befasuar nga reagimi im ma ktheu buzqeshjen dhe tha: "Shpirt te kam ty!" :D
I shoqerova, ua cela deren me buzqeshje, pastaj ua cela deren e ashensorit dhe ne ashensor e trusa susten ne drejtim te podrumit! LOL

Nëse e ka marr dikush vehten inat, le të urdhëroje tek podrumi jonë! Mjafton ta hapni deren, e theni koken dhe varroseni për se gjalli! :D



Aida, te marrte EMIRA te marrte!!!!!!!!Lotet po me dalin nga te qeshurat, mbarovakrejt!!!!!!!!! PAska te forta edhe andej nga ti...ajo historia e bodrumit eshte fantastike fare :perqafim :perqafim :perqafim :perqafim ku te ka shkuar mendja edhe ty, e forte je !!!!!!!!!!
E pra ja, shumica e burrave tane te nderuar vetem i mblidhkan gjerat skur do plase lufta neser LOL

Para disa javesh burri solli nje monitor te sheshte per kompiuterin ne shtepi. Ngaqe i ka hyre tartakuti prej meje, me tha: "Monitorin e vjeter  shpirtdo ta hedh ne plehra, ose po e marr me vete ne pune, ta shkarkoj atje tek plehrat tona." "Opingat ke per te bere i dashur!" -ja ktheva. Ky eshte i vjeter por deri dje na e beri punen tamam dhe funksionon pike fare, mos e hidh kot ne plehra, po ja falim ndonjerit qe i duhet." "Qe ku keshtu ti e dashur?!" me kthehet bukuroshi im,"ti je ajo qe me thote mua: hidh kete e hidh ate!". Une faktikisht sapo isha kthyer nga Shqiperia, dhe nga varferia e madhe qe pashe vendosa me te vertete te mos e hedh. Vura nje lajmerim ne nje platforme interneti te qytetit tone per ta falur dhe me te vertete pas tre ditesh na erdhen tre emaila nga studente te cilet kishin nevoje per nje monitor. M´u be qejfi shume. Erdhi nje goce studente ta merrte, te ciles dy dite me pare i kish kafshuar kabllin e monitorit miu (Hamster) qe i kish dale pa leje nga kafazi LOL

Une s´para hedh ne plehra, por organizoj veten qe te shkoj t´i fal gjerat atje ku duhen.

Sot p.sh. pasi beme dje nje orgji blerjeje tek IKEA, i thashe burrit: "Ta dishe ama se sa te reja kemi blere, aq te vjetra do hiqen menjane per t´i hedhur ose per t´i falur." "Ti e ben ligjin per keto gjera" ma ktheu me perulje te shtirur LOL

po ndaj te falenderova moj, se i kishe rënë ne te :perqafim

hey, mos kaq paragjykuese ndaj njerëzve qe kanë perzemer lendet ekzakte, pa studimin e tyre bota do ishte rrezik trekendesh tani :P LOL
edhe mos ki frikë se s'te kap njeri m'dru, se me duket me kokrra jemi dhe ne qe kena studiuar këto lende hmmmmm:

sot munda te lexoj dhe të gjitha shkrimet qe janë bërë me përpara nga ty, Aida dhe Erlehta, kam qesh me te vërtetë me lot :lulee për peripecite qe tregonte Aida sikurse ti :D me keni kënaqur fare :-*
aman vazhdoni te tregoni histori te tjera se me te vërtetë qe serialit "desperate housewives" ia merrkemi ne kthese neve, pse s'thoni ju :P LOL

Ju puc folt se jeni treguar shumë origjinale :lule

bota do ish ende nje tepsi pa ju "numeratoret" Smiley :D :P jo mi jo, nuk ju paragjykoj (edhe aq shume  :D)po jeni tjeter soj :P

ke te drejte, shume pak femra studjojne per shkencat e natyres, apo e kam gabim? hmmmmm:

edhe une jam e te njejtit mendim me ty Smiley: atyre femrave te deshperuara  :D te serialit ja kemi marre prej kohesh ne kthese, sidomos Aida me postimin e saj te fundit me ka bere te qesh me ze te larte, kisha kohe pa u argetuar kaq shume:P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#32 ne: 15-10-2007, 22:47:31
Emira,

Çfarë shekulli jeton ti moj shoqe :P Sot ke femra ne çdo fushe, madje dhe ne inxhinierine civile e atë aviatore ke plot femra qe janë futur. Kur po bëja BSc-ne time ne Matematike, ne ishim baraz ne numer me meshkujt, ndërsa kur vajta pastaj te bëja masterin për Statistike te besohet qe nga 15 veta qe ishim gjithsej, 10 ishim vajza :D
Kane ikur ato kohe kur femra paragjykohej se s'ishte e zonja te studionte apo punonte krah për krahe me mashkullin dhe ne ato fronte qe shiheshin me syrin atëherë si "mashkullore". Sot ke plot femra qe jo vetëm studiojne informatike, por plot qe studiojne inxhinieri, astronomi e kimi :)

Personalisht, gjithmonë kam pas qenë e prerë pas numrave -analizave dhe gjithckaje tjetër qe ka te bëj me to. Yes, asnjëherë s'më merziten :-[
Por kjo është bukuria e botës, te gjithë s'kemi prirje të njëjta, çdokush nga ne është i dhënë pas dickaje... e jo medoemos e njëjtë ne vleresim me një tjetër :)


p.s. Aida, kam qesh me ze me postimin tënd LOL me pëlqen shumë mënyra sesi e tregon një ngjarje :perqafim
Jam abonu këtu, vdes icik te lexoj nga historite tuaja në lidhje me këtë fenomen... jo per gje, por po me jepni dhe zgjidhje pa leke LOL Tani, kur është seriali tjetër qe ta di unë iher :d
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#33 ne: 16-10-2007, 05:07:52

Jam abonu këtu, vdes icik te lexoj nga historite tuaja në lidhje me këtë fenomen... jo për gjë, por po me jepni dhe zgjidhje pa Lekë LOL Tani, kur është seriali tjetër qe ta di unë iher :d[/i]

Sikur te kishte revista me shkrime  te tilla, mendoj se do ishin ne top listen e shitjeve  :D
Na kenaqet vertete  :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#34 ne: 16-10-2007, 16:59:44
skam kohe te shkruaj por paska historira ketu LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#35 ne: 16-10-2007, 20:25:57
s'keni publiku mo xudhira :P ca bohet kshu ri, po pres una ketu :S i want my bed time story :D
Hajde shpejt se po ju pres me kokoshka perpara :d apo s'kam patur dite te lodhshme ne pune sot :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#36 ne: 16-10-2007, 22:49:11
vetem per ty po shkruaj tani smiley, se te kemi kliente te zellshme te rubrikes dhe duam te te mbajme :-*

nje here, u semur mamaja e nje kolegut te burrit tim. ata jane kater vete ne shtepi: mamaja dhe tre meshkujt-babai me dy djemte.
nje prej ketyre fatlumeve i qante hallin te dashurit tim: "na eshte semurur mamaja, eshte ne spital. kemi ngel keq fare, eshte bere pirgu i rrobave te palara aq i madh sa po arrin tavanin e bodrumit, se atje e kemi lavatricen. po vjen edhe ere e keqe ne shpi. ca t bejme?" I KTHEHET KY I IMI." Po s ju vjen zor? duart pse i keni?pse s i fusni rrobat ne lavatrice per t i lare?" "NUK DIME MO; S E KEMI PERDORUR ASNJEHERE DERI ME SOT.NUK NA ESHTE DASHUR.TE TERA PUNET TE NE I BEN AJO. JA P SH KUR KTHEHEM UNE NGA SPORTI,HEQ RROBAT DHE I HEDH ATY PARA DERES.TE NESERMEN JANE TE LARA E TE HEKUROSURA NE DHOMEN TIME."
e nejse, e beri ky i imi per nje leke ate dhe shkoi me kete bukuroshin ne nje dyqan lavatricesh LOL per t i shpjeguar ketij se si perdorej kjo makine kaq misterioze e se ardhmes.

diten tjeter vjen im shoq i inatosur ne shtepi: "Ja, keshtu e ka kjo pune, bej nder e gjej qeder-i thone kesaj." "C ke mor burre, c ka ndodhur? ke probleme ne pune?" e pyes e shqetesuar ."Jo moj c ne probleme me punen, po ja, ai kaqoli qe s dinte me perdor lavatricen e mesoi shkelqyeshem fare! I kishte futur rrobat te gjitha bashke, c i kish kapur dora dhe me rri tere turinj sot ne mengjes  se s ja paskesha shpjeguar mire UNE!!!durohet kjo?!"

"Po ti, c i the atij sot per punen e ngjyrave te rrobave?" i thashe duke ngritur vetullat me gjysem mosbesimi e gjysem ne pritje te nje katastrofe madhore."Po ja, i thashe qe s futen te bardhat e te zezat bashke, sic bere dje, po mund te fusesh jeshilet, blute, rozet, te zezat, te verdhat,boje kafete e te kuqet bashke >< >< >< ><, po jo me te bardhat!!!sa rob i trashe qe eshte, shume jo-praktik!!!"

"Lere, lere i dashur, se e paske ndritur...po ku futen te verdhat bashke me rrobat e zeza e te kuqe bashke more?!Ja, ne ne shtepi prandaj i ndajme ne menyre akurate rrobat me ngjyra te ndryshme para se t i lajme...qe mos te ndodhin hatara te ketij lloji..."

(duhet te dini se i fejuari im e ka problem te trasheguar dobesine e dallimit te ngjyrave dhe nuancave te ndryshme-kushedi se sa here zihemi se: a eshte boje kafe apo blu, ose roze apo e kuqe dicka. i vellai eshte komplet i verber nga kjo ane dhe duhet te pyese te dashuren cdo mengjes ne se shkojne me njera-tjetren per nga ngjyra rrobat qe po vesh, se te kuqen nga e verdha s e dallon gjalle ne bote...pa le me te gjelbren nga bluja...)

Shpresoj se mamaja e atij cunit s ka vdekur nga infrakti ne zemer pas kthimit nga spitali nga shokimi, nderkohe qe shtepia dhe meshkujt e saj i nderruan ngjyre LOL LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#37 ne: 16-10-2007, 23:23:03
ahahahahahahahahaha hahahahahahaaa LOL me kenaqe LOL LOL
moj po si nuk e vënë mendjen ne pune për kshu gjërash këta mi, eh :P këtë i bëj pyetje vetes ngaiher hmmmmm:

kjo histori me te larat e rrobave i ka ndodhur dhe kusheririt te vetëm qe ne kemi këtu ne Angli. Unë studioja ne universitet ath, s'isha këtu afër, e kur vij ne fundjave takoj dhe këtë derdimenin... veç kur e shoh me një bluze te verdhe pulla pulla me ngjyrë te kuqe, blu, gri, jeshil.. etj. I them me e ngacmu: - pse s'thu ti qe paska dal moda e bojaxhinjve... bluza e pantallona me topa shumengjyreshe LOL
Ky filloi te qesh për vete, e më tha... he mi ti, se me lejohet mua se jam çun, ku e dija unë i shkreti qe duheshin ndare rrobat veç. Edhe vellai im gjithë krenari, pse ooo futen peshqirat e bardhe me corapet e zeza e xhinset... se ky dhe peshqirat i kishte bo gjithë pulla LOL LOL
I thashë vellait:- mbylle ti, mos u hiq si trim, apo harrove veten tënde kur me ke marr për here të parë ne telefone e jo vetëm qe me pyesje sesi t'i fusje rrobat ne lavatrice, por tek cili gradacion t'i vijë, e plus sa ilac e çfarë ilaci t'i hidhje. Kushoja im aq deshi e filloi:- he pra he, se bën si i ditur, ta kisha dhe unë motren time këtu... pa ta shihje ti, do bëja kështu gabimesh unë :D
I thashë:- ec o ec, se neve femrave na mesoi njeri qe ne djep sesi te lajme e pastrojme hmmmmm:

E ja kshu e dashur qe me solle dhe mua ca çaste gazmore duke kujtuar histori te ngjashme te tonat :perqafim

Të puth fort e te flm për shkrimin :puth

Natën e mirë befshi të gjitha o gra, se po iki te bëj një dush e pastaj direkt e për nani-nani :-[ lexohemi nesër :pafshim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#38 ne: 16-10-2007, 23:39:54
Mirëmbrëma :D

Meqë pritni te ju shkruaj thash mos ju zhgenjej. Sonte skam kohe prandaj vetëm shkurte ju shkruaj. :)

Para ca ditesh një bisede me një kolegen time. Ajo 3 çuna dhe burrin d.m.th. 4 burra dhe ajo e vetmja grua. Tha qe kishte ra ne hall gjatë kohe dhe nuk arrinte asgjë se zoterite si agallare presin gjithat gati. Kishte plas sherri shume keq por e kote, asnje ndryshim, cdo dite e njejta kenge. Me ne fund ajo ka ble një derase te madhe te bardhe, e ka ngjit ne murre ne korridor te ua plase sytë gjithëve dhe aty ju kishte shkruar me flomastera planin e ditës. I ka ndare për cdokend obligimet, kush çka do beje.
Atë ditë kur kthehet ne shtepi pa se njeri nga çunat e kishte shkruar në fund te tabeles me flomaster te kuq: "Mirë mami ne ca do bëjmë, PO TI CKA DO BEJSH NDERKOHE?!" :P
Kjo qe njeh shkrimin e cdonjerit ia kishte lënë një leter dashurie cunit me te vogël: "Unë i dashur ndërkohë do ti rezoj prapanicat duke punuar dhe fituar leket! A ishte ti ai pis qe kërkonte laptop te rij, dhe një celular siç kanë shoket tu ne klase? Badihava s'ka asgjë ne botë!Mos ta gjej dhomen rremuje se weekendin e ardhshëm me shoqërinë mund ta harrosh!"  Shkrimit ia kishte bashkangjit edhe një foto te veten ku duket shumë e nervikosur dhe e eger, e kishte ngjit me magnet për derase. LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#39 ne: 17-10-2007, 16:39:43
na paskan fshire postimet LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#40 ne: 17-10-2007, 16:47:25
na paskan fshirë postimet LOL

Unë isha ajo qe bëri pastrimin me netull kendej! :P

Ishit jashtë teme te dyjat, plus për biseda private mund te perdorni MP-jat. ;)

Uroj mos ma merrni për te keq. Hajt tash vazhdoni me temën! :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#41 ne: 17-10-2007, 17:58:17
s kam kohe Aida se po gatuaj :D po kjo eshte per momentin tema ime me e preferuar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
jo moj, cfare, ta merrkemi ne ty per keq?! hic fare, pa merak nga ajo ane.

ja, sa te zhbiroj pak trurin se do shkruaj perseri ketu.

shume flm erlehtes, smileyt, charmit, dalberit, chekes e natyrisht edhe ty aida per gjallerine qe i keni dhene e kesaj teme!!!!!!!!!!! :perqafim  :lule

p.s. do me propozoni per cmimin nobel me qe e hapa se jam lodhur shume  lodhje:  LOL ohoho:

tung!

emira
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#42 ne: 20-10-2007, 17:25:28
Capi dje i kishte bere rrobat lara lara....camur kur dolen nga lavatricja ahahahahaha

do ua them nje dite hisotorine e gjate....qe kalova :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 68
  • Gjinia: Mashkull
marvis
#43 ne: 20-10-2007, 22:18:50
Capi dje i kishte bërë rrobat lara lara....camur kur dolen nga lavatricja ahahahahaha


Mjer ai qe do te marri ty se dashka me hap butik personal ti veshi rrobat nje perdorimshe se ku ja dilet me ty LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#44 ne: 21-10-2007, 12:23:52
po prit pra....se sta kam treguar historine..kishe futur nje pale corape te kuqe qe conin boje..si kisha pare dreqkat  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#45 ne: 23-10-2007, 15:59:18
jo, ti nuk lejohesh te futesh ketu :P Te mirepritur jane vetem ato qe jane xixe :D LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#46 ne: 25-10-2007, 21:34:39
He moj graria si po ecni me planet  :D :D


 :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#47 ne: 27-10-2007, 18:41:48
sot qe thoni ju gra (po qe s'keni thënë gjë :P) kisha bërë ne plan te shkoja jashtë Londre për te takuar një shoqen time, por m.q.s. u çova si me pertese e si me hunde te zena ne mëngjes, pertova te shkoja këtu e 2 ore larg me makine :-[ Kështu qe e mora ne telefone, e i thashë të mos më pres për këtë fundjave se nuk ndjehem për udhe, por i premtoj t'i shkoj fundjaves qe vjen :)
Kështu qe, ne mëngjes u çova me terezi... hengra pak mëngjes (piva një actimel me coconut, një briosh me cokollate, hengra dhe nja dy fruta: 1 pjeshke e 1 banane) e pastaj i jam futur lavatrices me kokë LOL e kam lodhur te shkreten sot, epo ditë e shtunë hesapi, jemi me te lirë për te lare rroba dhe pse dy jemi ne shtepi, dukemi sikur kemi ndonjë fëmijë te vogël :S Ne fillim kam lare vetëm kemisha te vellait e te miat, e nja 2 kanatiere te tij... pastaj kam lare vetëm pulovra. Nga darka do fus dhe xhinset :d
Me mbrapa pastaj, ia hyra shtepise me fshese me korent, me thënë te drejtën është e vetmja gjë qe s'kam qejf ta bëj sepse s'duroj dot eren qe lëshon dhe pse i hap dritaret të gjitha :( Pasi mbarova se fshiri, u ula pak mora fryme se vdiqa :P  bëra dhe një çaj duke pare BBF... e pastaj fillova te bëja pasticen (yes, me kishte shkuar për pastice sot :D) kështu qe, thashë.. pse jo, të gjitha perberesit i kam, hajt pastice qoftë për dreke...edhe nja 2 qoftë se shkojnë mirë këto bashke :P
Pasi hengrem dreken (vellai mi pëlqeu shumë qoftet kësaj radhe, se tha qe kripen kësaj radhe ua kam hedh siç i do ai... se unë s'i hedh shumë kripe se nuk i kam qejf shumë gjërat me kripe :-[). Por enet i lau ai :d dhe darken premtoi se do ta pergatis ai, do bëj mish pule ne zgare me sallate... sa mirë! Do rri te marr veten nga lodhja e paradites :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#48 ne: 27-10-2007, 18:59:37
n'fakt po ta kapësh holl-holl muhabetin... s'ësht hiç e lehtë t'jesh femër në ditët e sotme

duke mos e trash muhabetin tek streset e punës e të burrit... po kaloj direkt në temë, d.m.th pastrimi i shtëpisë

megjithse dhe ky o muhabet i gjat me shum vujtje që më demoralizon ti mendoj e mo ti shpreh

gjithsesi... po mendoja një ndihmë morale për ju mamatë e Forumit

ktu ku jetoj un... ka shumë femra Shqiptare që paguajn të tjera Shqiptare të porsa ardhura 30/40 euro çdo 2 javë për hekurosje larje apo punë të tjera shtëpiake

sjan shum 10 euro në orë do thoja un... dhe e sapo ardhura integrohet por dhe tjetrës që punon 1 dorë ja jep
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#49 ne: 27-10-2007, 21:48:01
n'fakt po ta kapësh holl-holl muhabetin... s'ësht hiç e lehtë t'jesh femër në ditët e sotme

duke mos e trash muhabetin tek streset e punës e të burrit... po kaloj direkt në temë, d.m.th pastrimi i shtëpisë

megjithse dhe ky o muhabet i gjat me shum vujtje që më demoralizon ti mendoj e mo ti shpreh

gjithsesi... po mendoja një ndihmë morale për ju mamatë e Forumit

këtu ku jetoj un... ka shumë femra Shqiptare që paguajn të tjera Shqiptare të porsa ardhura 30/40 euro çdo 2 javë për hekurosje larje apo punë të tjera shtëpiake

sjan shum 10 euro në orë do thoja un... dhe e sapo ardhura integrohet por dhe tjetrës që punon 1 dorë ja jep

Po nuk guxoj te marr dikend të huaj se me masakron vjehra o popull! LOL
Thotë :"Cfar nuse paskam fut ne shtepi qe s'është e zonja ti beje vete po merr 'sherbetore'!" LOL

Shaka pak. ;)
Notor, ke shkruar fjale me vend! Tet tregoj drejtë shpesh kam menduar këtë gjë, sidomos ne castet kur jam tepër e ngarkuar. Megjithatë arrij disi ti balancoj dhe nuk kam arrit deri aty te kerkoj ndihmë nga jasht. Një shoqja ime ka 2 fëmijë te vegjel, dhe punon poashtu me orar te plotë, asaj i vjen një bashkvendase për hekurosje te teshave 1x ne jave.
Edhe unë, kur do të mbushem me kalamaj (edhe nja 3-4 tjerë ishalla sa më shpejtë LOL), e kur nuk do arrij ti bëj gjërat vete, pse mos ja jap leket një motres shqiptare. :)


Elegance dhe Smiley, më vjen keq qe ju them por, konfliktet qe keni mes vete ju lus ti pastroni privat ndasht me emaila ndasht me mesazhe private!Dy postimet tuaja i kam fshirë unë tani, për me shumë lexoni MP!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super