×

Rrahja i ben femijet agresive dhe 'budallenj'

Rrahja i ben femijet agresive dhe 'budallenj'

· 1 · 54

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-10-2019, 10:37:53
 

Gati 30 studime nga vende të ndryshme tregojnë se fëmijët që rrihen apo goditen nga prinderit bëhen më agresivë vetë, si fëmijë ashtu edhe të rritur. Ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të behen depresive ose të marrin ilaçe, edhe pasi ndryshojne apo permiresohen ne karakter te ndikuar nga faktorë të tjerë gjate jetes.

Rrahja e femijes mund te jete efektive në afat të shkurtër: psh ndalon fëmijën të tërheqe flokët e motres. Por në afat të gjatë goditja sjell efekteve dhe pasoja negative. Një studim në 20 qytete amerikane, i botuar në Akademinë Amerikane të Pediatrisë në vitin 2013, zbuloi se fëmijët e vegjël në shtëpi me pak ose aspak ndeshkime fizike treguan zhvillim më të shpejtë konjitiv sesa moshatarët e tyre qe goditeshin rregullisht nga prinderit. Studime të tjera tregojne se fëmijët qe vizitojne shkolla ku ka ndeshkim fizik performojnë më keq nga ata qe shkojne ne shkolla ku nuk perdoren praktika te tilla. /the economist