×
Hyrja
Profili

Rritet frikshëm numri i divorceve ne Shqiperi

Rritet frikshëm numri i divorceve ne Shqiperi

· 6 · 345

  • Postime: 26675
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-01-2020, 16:32:49
 

Numri i divorceve në vendin tonë po rritet çdo ditë, por cilat janë arsyet që i shtyjnë drejt divorcit shqiptarët? Avokate më një përvojë gati 25 vjeçare Denisa Daka rendit disa prej tyre.

“Emigracioni, tradhtia bashkëshortore, dhuna fizike dhe psikologjike, varësitë ndaj bixhozit, drogës, problemet mendore, fizike dhe seksuale”, shprehet Denisa Daka.

Sipas INSTAT-it numri i divorceve në 2018 ishte rreth 4900.

“Po ju përmend rastin e një zonjë që erdhi e shoqëruar për të nisur procedurat e divorcit. Pyeta familjarët nëse ishin përpjekur që ta parandalonin këtë gjë, por mu përgjigjën se janë më keq se zonja nëpër familjet e tyre, dhe se kishin ardhur të shoqëronin atë këtë here”, ka thënë Daka.


Me gjithë përpjekjet që bëjnë kryesisht gratë për ta mbajtur martesën në këmbë, divorcet janë të pashmangshme. Numri i tyre vetëm vjen në rritje.

“Ka raste kur mendësia mes tre brezave që jetojnë nën një çati dhe konfliktet për shkak të saj e bën të pamundur martesën. Ka raste kur burri e gruaja shkojnë shumë mirë më njëri tjetrin, por janë prindërit e bashkëshortit, pra vjehrri dhe vjehrra që ndikojnë për keq”, tha Daka.

Avokatja Daka tregon se ka ndjekur rreth 300 raste divorcesh gjatë punës së saj mbi dy dekada.

“Numri vetëm rritet. Divorci nuk njeh moshë. Vijnë çifte me tre muaj martesë, si dhe çifte të moshës së tretë me 35 apo 45 vite martesë. Numri i çifteve që janë drejt divorcit është shumë më I madh nga ata që paraqiten në gjykatë”, shprehet Daka.

Top Channel

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-01-2020, 17:26:10
Aman vetëm vjerres e vjerrit mos ja vini fajin. Mund të bëhen shkak, por po u desh çifti, nuk ka rob t'i ndajë.
Një rast që e njoh vete ku më të vërtetë vjerra ishte horror. Ja nxinte nuses e kur lyente buzët.
Po djali ia ktheu të ëmës... mëmë buzekuqen e kam per vete. :D
Kuptohet, s'të shkon muhabeti me vjerren, ndahuni me vete.

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 18-01-2020, 07:24:14
Mungesa e seksit është shkaku kryesorë.

  • Postime: 26675
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 18-01-2020, 08:51:17
Mungesa e seksit është shkaku kryesorë.
Teori interesante. Por mendoj se eshte e nderthurur me shkaqe te tjera gjithashtu. Sepse nese nuk ka marredhenie te mira, dmth harmoni, dashuri e mirekuptim ne cift, normalisht qe pastaj vuan dhe oreksi seksual pastaj. Jane nje mori faktoresh negative qe ndikojne dhe ushqejne njeri-tjetrin.

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 18-01-2020, 10:47:32
M A X, ke te drejte, por une kam teorin time.
Martohesh per te rene ne dashuri, ose Martohesh se je i dashuruar.
E para, nuk eshte dashuri, por thjeshte deshira per te bere sex dhe ketu hyne moshat  nga 18-22 vjece.
Kurse e dyta, martohesh me dikend, qe pamarre parasyshe cfare te sjelle jeta, e ke ne krahe te djathte dhe vazhdone udhetimin me te mirat dhe te keqijat qe sjelle jeta. Nje njeri qe nuk eshte luftarake, cdo here gjene shkase tek te tjeret per deshtimet e tije!

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 19-01-2020, 15:10:52
Gjumash, ose martohesh se te detyrojnë.
Ato qe jane martuar te vogla, piqen me kohen e nuk bëhen me te ndrojtura por i thone lidhjes, ku te kam pare.

Temat e fundit