Shëndeti i gjyshërve përmirësohet kur kujdesen për nipërit dhe mbesat - Familja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shëndeti i gjyshërve përmirësohet kur kujdesen për nipërit dhe mbesat

Shëndeti i gjyshërve përmirësohet kur kujdesen për nipërit dhe mbesat

· 1 · 661

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-05-2020, 23:39:13
 

Kur bëheni gjyshe, nuk ka gjëra tjera më të mira sesa kalimi i kohës me nipërit dhe mbesat

Sipas hulumtimeve, kujdesi për nipërit dhe mbesat jo vetëm që ju shton kënaqësi në jetë, por edhe ju mbanë të mprehtë si thikë gjatë viteve të arta.

Hulumtimet e publikuara në revistën “Menopause”, tregojnë se gjyshet të cilat kujdesen për nipërit dhe mbesat të paktën një ditë në javë, përmirësohen në aftësitë kognitive.

Ky fakt ka bërë hulumtuesit të arrijnë në konkludimin se shpenzimi i kohës duke u kujdesur për të dashurit tuaj e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të çmendurisë dhe sëmundjes Alzheimer.

Por, zbulimet kanë treguar se edhe kujdesi i tepërt është i dëmshëm.

Gjyshet të cilat janë kujdesur për nipërit dhe mbesat pesë ditë apo më shumë gjatë një jave, kanë shënuar më pak pikë në testet kognitive, krahas atyre që janë kujdesur vetëm një ditë në javë për të dashurit e tyre.

Përderisa arsye për këtë ndërlidhje është ende e paqartë, studime tjera tregojnë se kontakti shoqëror i ndihmon të vjetrit të qëndrojnë mendërisht të shëndetshëm. RD.al

Temat e fundit