×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Parloté
« ne: 01-10-2019, 09:20:44 »

Vetëpërvoja dhe këshillat e nënës-lësho rrugë... :D
Postuar nga: M A X
« ne: 01-10-2019, 09:13:00 »

@Parloté dashuria e vjehrres qenka e lidhur me disa kushte vetemohuese :D
Postuar nga: Parloté
« ne: 01-10-2019, 08:44:20 »

4. Martohu kur vjehrra të ketë kaluar menopauzën dhe gjithçka do të jetë në rregull.

5. Lejo ajo të vendosë për fëmijët e tu.

6. Lejo vetëm ajo të lëvdojë dhe shajë djalin e vet/burrin tënd.

7. Lako të drejtën dhe jepi medaljen asaj edhepse suksesi është i yti.
Postuar nga: M A X
« ne: 30-09-2019, 12:08:35 »


 

Dihet se marrëdhëniet vjehërr-nuse nuk janë gjithmonë edhe aq shumë të mira. Raporte të tilla janë mjaft delikate. Gjithsesi, ka edhe nga ato vjehrra dhe nuse të veçanta që kanë raporte të mira. Jeni me fat. Ne do të shkruajmë këtë artikull për ato nuse dhe vjehrra që nuk i kanë marrëdhëniet shumë të mira, por me pak punë dhe tolerancë mund t’ia dalin të jenë mikesha. Mjaftojnë disa truke të vogla:

Komplimentojeni
Shumica e grave i duan komplimentet, prandaj mos u kurseni me fjalët e mira. Fundja i keni pa shpenzime. Nuk ju kushton asgjë që herë pas here t’i bëni ndonjë kompliment për veshjen, flokët, por edhe për sjelljen.

     2. Mbani anën e saj

Kur partneri juaj diskuton me nënën, gjithmonë mbani anën e saj. Ajo do ta vlerësojë mbështetjen tuaj. Me partnerin mund të pajtoheni më lehtë se me vjehrrën.

      3. Bëni dhurata

Me siguri do të mendoni: Mos kjo gjë është e tepërt? Jo. Një gjë e vogël mund ta gëzojë atë. Ose nëse nuk doni të shpenzoni shumë para me veshjet, një ëmbëlsirë, ose ushqimin e saj të preferuar mund t’ia përgatisni dhe t’ia çoni në shtëpi. /Lapsi.al