×

Si të mbash gjallë një martesë !

· 29 · 4163

Si të mbash gjallë një martesë !

· 29 · 4163

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 02-03-2007, 10:31:09
Që të mbahet në ekuilibër një martesë është e vështirë në kohët e sotme. Shumica e çifteve kanë probleme në lidhjen e tyre. Partnerët duhet t’i zgjidhin problemet bashkë dhe të stimulojnë pasionin.
 
Shumica e çifteve kanë probleme në një lidhje, sidomos kur jetojnë nën një çati dhe kanë krijuar familje. Psikologia Eri Maçi tregon se të mbahet gjallë një martesë duhet ta ushqesh atë. “Përveç detyrave familjare që partnerët duhet t’i zgjidhin bashkë, ata duhet të mbajnë gjallë edhe dashurinë dhe pasionin. Kjo do të thotë që duhet të gjejnë kohë t’i përkushtohen njëri-tjetrit”, tha ajo. Sipas saj, çiftet në fillim duhet të bëjnë dashuri me pasion, ndërsa kur vijnë fëmijët në jetë, lindin probleme. Ndonjëherë gruaja merret më shumë me fëmijët dhe harron që ka një burrë, me të cilin ka ndarë shumë gjëra, edhe krevatin. Por nëse ajo nuk gjen kohë edhe për burrin, ka mundësi që ai t’i hedhë sytë nga femrat e tjera. Nga ana tjetër është edhe egoja maskiliste, që do të thotë se kur gruaja nuk e vlerëson shumë atë si mashkull atëherë ai përpiqet ta marrë vlerësimin tek femrat e tjera. “Kjo ndodh në një limit kur mashkulli shkon më shumë se 40 vjeç. Ai kërkon pasionin tek femra të tjera, të cilat janë të reja në moshë”, u shpreh psikologia Maçi. Sipas saj, burrat kur shkojnë me femra të reja plotësojnë egon e tyre mashkullore. Ata ndihen jashtëzakonisht mirë kur një femër e re hyn në marrëdhënie seksuale me të. Përderisa ajo e pranon si partner ai është ende në formë si djalë i ri. “Në këtë rast është shumë e rëndësishme që gruaja të mos e lërë pasionin të venitet, sepse mashkulli e bën rrugë dhe lidhet përherë me femra të reja në moshë”, tha psikologia. Por jo në të gjitha rastet e kanë femrat fajin për tradhtinë e burrave, edhe ata duhet ta trajtojnë mirë bashkëshorten e tyre. Edhe nëse meshkujt nuk i kushtojnë shumë rëndësi femrës ndodh që edhe kjo të shoh të tjerë kur ai nuk i fal asaj dashuri. Gratë mund të ndihen të lëna pas dore dhe e kërkojnë pasionin diku tjetër.

Bashkëpunimi midis çiftit

“Ndonjëherë problemet që dalin në familje bën që të lësh pas dore burrin ose gruan. Çifti duhet të përpiqet që të gjejë kohë për çdo gjë, për punën fëmijët dhe partnerin ose partneren. Sepse këto mendojnë, hë se aty e kam burrin, ose është gruaja ime s’ma prek kush”, tha psikologia. Sipas saj, burri dhe gruaja duket ta respektojnë njëri-tjetrin dhe t’i zgjidhin problemet bashkë. Në përgjithësi, burrat i ndajnë punët në familje. Ata mendojnë se nuk duhet të bëjnë punë “grash”, të bëjnë pazarin, të lajnë enët, të gatuajnë, të pastrojnë shtëpinë. Por kur femrat kanë një punë dhe duhet të mbajnë fëmijët, shtëpinë, të bëjnë çdo gjë vetë, janë të mbingarkuara dhe dashur pa dashur lindin probleme. Arta Braho, e cila është 35 vjeçe, tregon se ajo i ndan punët me burrin, sepse nuk i del koha për të gjitha. Ajo punon infermiere dhe tetë orë është në punë. Ndonjëherë ndodh që të punojë edhe turnin e natës dhe është e lodhur për t’i mbaruar të gjitha punët e shtëpisë. “Unë i kam fëmijët e vegjël dhe nëse bashkëshorti nuk do bëjë pazarin, apo t’u gatuajë fëmijëve, i bie që ata të mbeten pa ngrënë”, tha ajo. Sipas Brahos, është e lodhshme që gruaja të ketë gjithë ngarkesën në familje. Është mirë që ata të bashkëpunojnë dhe të respektojnë njëri-tjetrin.

Tradhtia është pjesë e martesës

Psikologia Eri Maçi thotë se tradhtia është pjesë e martesës. Madje kohët e sotme ka dalë edhe në “modë”. “Në fakt, të gjithë jemi egoistë dhe nuk e pranojmë tradhtinë e partnerit. Por në disa raste ajo duhet toleruar kur nuk cenon dashurinë e çiftit”, tha ajo. Sipas saj, meshkujt janë më të prirur për të tradhtuar, ata e duan ndryshimin. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk dashurojnë gruan e tyre. Është e vështirë që një mashkull të dashurojë një femër tjetër, edhe pse ajo është më e bukur dhe në krevat është më e mirë se gruaja e tij. Bashkëshortët nuk duan që ta lëndojnë gruan e tyre, ata i ruhen kësaj. Jo vetëm se nuk duan të prishin familjen, por edhe se nuk e mendojnë dot ndarjen nga bashkëshortja. Janë përshtatur e duan njëri-tjetrin, i kanë përballuar problemet bashkë. “Nuk ka femër që të mendojë se një bashkëshort s’e ka tradhtuar të paktën një herë. E vështirë është për ta pranuar këtë tradhti. Por kur kjo nuk është diçka serioze, duhet toleruar”, theksoi Maçi.

Fëmijët e forcojnë lidhjen

“Kur u martova me tim shoq e doja, por jo sa e dua tani që kemi tre fëmijë. Më ka ndihmuar për çdo gjë dhe i kemi rritur bashkë, duke sakrifikuar të dy. Edhe kur grindemi mjafton që djali vogël të na përqafojë të dyve, dhe harrojmë se jemi zënë”, tha Matilda Hasani. Sipas saj, fëmijët janë ata që e zbukurojnë martesën dhe e bëjnë atë më të fortë. Psikologia Maçi tha se kur zihen bashkëshortët dhe ndonjëherë përmendin edhe ndarjen, por janë fëmijët ata që i afrojnë me njëri-tjetrin. Nëse ata mund të rrinë orë pa folur, sepse u ka ngelur hatri nga ndonjë fjalë e hidhur, diskutimi i përbashkët me fëmijët do t’i afrojë. Por edhe pyetjet naive të fëmijëve, të cilët mund ta dallojnë mërzitjen, bën që të tolerojnë zënkat. “Fëmijët i bëjnë prindërit më të përgjegjshëm dhe më të pjekur. Një prind s’mund të sillet si adoleshent dhe të mos ketë frymën e bashkëpunimit, madje bëhet më i butë dhe më tolerant”, tha psikologia.

Martesa sipas modelit të prindërve

Fëmijët, instinktivisht, sillen ashtu siç janë mësuar në familje. Sipas psikologes Maçi, nëse ata do të kenë prindër të dhunshëm, të cilët zihen në sy të fëmijëve, apo bërtasin, edhe ai kështu do të sillet me gruan. Ose vajza me bashkëshortin e ardhshëm. Kur prindërit janë model në familje dhe i zgjidhin problemet me qetësi, nuk i diskutojnë gjërat me fëmijët edhe fëmijët do të bëhen model. Ata do të kenë mundësi të krijojnë një familje të shëndetshme, kur gjërat zgjidhen me konsensus dhe jo me të bërtitura.

Kur martohesh “me gjithë shtëpinë”

Një tjetër problem është kur vajza martohet në një shtëpi të madhe, ku ka shumë pjesëtarë. Ajo detyrohet t’i ndajë problemet me të gjithë ose ata i ndërhyjnë në marrëdhënien e saj me burrin. Çifti zihet dhe ai nuk ka hapësirat e duhura për të mos e dëgjuar anëtarët e tjerë të familjes. Pastaj lindin konfliktet e nuses së shtëpisë me vjehrrën, me kunatat, të cilat do cenojnë lidhjen e saj me partnerin. Prandaj, në kohët e sotme çiftet krijojnë familje më vete me burrin për të mos pasur “fërkime” me të tjerë.

Krizat në çift

Xhelozia e tepruar në martesë e shkatërron atë. Ajo duhet të jetë në doza të vogla, sepse kur njëri nga partnerët është shumë posesiv bëhet i bezdisshëm. Kur në shtëpi përditë pyetet me nervozizëm, ku ishe, ku shkove, pse u vonove?! Kjo e acaron situatën dhe burrit do t’i vijë frikë nga ardhja në shtëpi. Ai do të justifikohet për çdo gjë, vetëm të mos dëgjojë bashkëshorten duke bërtitur. Madje mund të krijojë edhe lidhje tjetër, ku të gjejë qetësi dhe të mos e torturojnë me kërkimin e llogarisë.

Nëse nuk ka marrëdhënie seksuale në një martesë, atëherë ajo ka vdekur. Kur zihet burri ose gruaja nuk duhet të largohen nga shtrati bashkëshortor dhe të mbajnë gjatë inat midis tyre. Largimi nga shtrati do të ftohë lidhjen e tyre. Ka martesa ku bashkëshortët nuk flenë në të njëjtin shtrat dhe e kanë ndërprerë marrëdhënien seksuale. Ata jetojnë në një shtëpi vetëm për hir të fëmijëve. U vjen inat që nuk përfillen nga njëra palë dhe grinden vazhdimisht për gjënë më të vogël. Kjo i rëndon ata psikologjikisht.

Kur femra lind fëmijën e parë atë e kap një krizë, e cila duhet superuar. Ndodh një proces shumë i rëndësishëm fiziologjik, ku femra nuk i ka më format e mëparshme. Ajo ka lindur një fëmijë dhe është shëndoshur, por nuk ndihet mirë me veten. Në këtë periudhë ajo largohet nga bashkëshorti dhe i duket vetja jo në formë për të. I duket sikur ai nuk do të ketë të njëjtën tërheqje si më parë. Ajo bëhet nervoze, sepse ka për të rritur edhe një fëmijë, i cili do shumë përkushtim.

Elma Halili
 
Capkenja
#1 ne: 02-03-2007, 19:02:34
Mbaje gjalle me ushqim :)

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 05-03-2007, 23:08:37
Para martesës: Cfarë duhet të dini për “ hapin e madh”

Paratë në bankë ju bëjnë të ndiheni të sigurt, por paratë në xhepin e bashkëshortit/bashkëshortes krijojnë një nevojë të pashuar për t'u shpenzuar. Martesa nuk ka pse të hidhet nga gremina e financave personale nëse kuptoni reagimin e partnerit kundrejt parasë dhe mësoni s'i ta ujdisni atë. Qëndrimet tona kundrejt parasë janë të ngulitura kaq thellë, sa priremi të besojmë se ne kemi të drejtë dhe partneri ynë e ka gabim. Përgjigjet tipike janë "Unë jam një i rritur, i përgjegjshëm, ndërsa ti një fëmijë i/e llastuar", ose, "Mua më pëlqen ta shijoj jetën, ndërsa ti ta prish qejfin". Nëse më shumë çifte kuptojnë se si partneri i tyre ndihet për paratë, më pak prej tyre do të përfundojnë në sallën e gjyqit.
Qëndrimet
Ekzistojnë katër qëndrime themelore që mund të mbajmë në lidhje me paratë dhe ja cilët janë personat përkatës. Të parët, janë kursimtarët, pastaj dorëshpuarit, ndërtuesit dhe dhënësit. Kursimtarët: E ku do të shkonte bota për të marrë hua po të mos ishin kursimtarët? Nuk është e pazakontë që ata të krijojnë një llogari kursimi me një rrogë të vogël. Kursimtarët janë të organizuar dhe nuk janë të nxituar kur blejnë. Ata nuk rrezikojnë dhe llogaria bankare është më shumë se një siguri për ditë të vështira. Paratë mënjanë krijojnë një paqe në mendje, madje kënaqësi. Megjithatë, kursimtarët mund të bëhen shumë konservativë dhe mund t'i shmangin investimet që i shtojnë paratë. Disa prej tyre presin shumë para se t'i shijojnë paratë dhe pak mësojnë si ta gëzojnë atë. Dorëshpuarit: Paratë barabiten me shumë gjëra. Makinat e fundit mund të krijojnë dëfrim dhe status, dhe dorëlëshuarit nuk besojnë tek llogaria bankare. Ata shpenzojnë 100 dollarë për një drekë, bëje 200 nëse përfshihen edhe miqtë. Shumë nga këta tipa hahen të gjallë nga interesat e pagesave sepse nuk e paguajnë në kohë faturën e kreditit. Ndërtuesit: Mendoni për Gill Gates dhe Microsoft-in, apo për sipërmarrës të tjerë që i shohin paratë si ëndrra e kthyer në realitet. Disa ndërtues bëhen maniakë në kërkim të ëndrrës së tyre dhe mund të mos e marrin parasysh menaxhimin e parave. Ata e gjykojnë keq sasinë e parave që i duhet për të mbuluar shpenzimet nëse diçka shkon keq. Nëse kjo ndodh, shkojnë tek projekti tjetër. Ndërtuesit janë plot ide. Dhënësit: Këta njerëz shpesh blejnë dhurata ekstravagante për miqtë, zakonisht gjëra të cilat nuk mendojnë t'i blenë vetë ndonjëherë. Gjithashtu ata dalin vullnetarë për të dhënë kohën, paratë dhe energjinë për një shkak në të cilën besojnë. Thellë-thellë, shumë ndjejnë se paratë janë shumë pranë mëkatit dhe kur e japin mendojnë se kjo është gjëja e vetme që mund të bëjnë me to. Ata gjithashtu e mohojnë kënaqësinë për veten e tyre vetëm për t'i bërë të tjerët të lumtur ose duke bërë vepra të mira. Dhënësit shpesh i shpërfillin nevojat e tyre dhe mund të lëndojnë fëmijët e tyre duke mos i mësuar si të merren me paratë.
Çfarë duhet të dini?
Të dy partnerët duhet të kuptojnë ndryshimet e tyre në qëndrimin kundrejt parave. Bëni një bisedë të mirë me partnerin dhe krijoni një buxhet. Kjo bën të mundur që të dy partnerët të diskutojnë nevojat financiare dhe frikën, duke hapur një rrugë për të gjetur diçka të përbashkët. Kursimtarët duhet të kuptojë se siguria financiare nuk kërkon t'i fusni paratë në bankë dhe të përjashtoni gjithçka tjetër. Paguani shtëpinë, gjërat themelore, dhe jetojeni paksa jetën. Kursimtarët shpesh tërhiqen nga dorëlëshuarit, pasi ata janë bujarë, të dashur dhe aventurierë. Këta janë partnerët e përkryer për kursimtarët, pasi sjellin në jetën e tyre gjërat që kanë nevojë. Ata nuk martohen asnjëherë me një kopje të vetes së tyre. Dorëlëshuarit duhet të kuptojnë nevojën e kursimtarëve për siguri. Në shumë raste, ky qëndrim me këmbë në tokë e bën një kursimtar shumë tërheqës për dorëshpuarin. Mos prisni që gjërat të ndryshojnë pas martese. Ju s'mund të prisni që partneri juaj të jetë dakord që ju ta boshatisni llogarinë, pasi as ju nuk do të ishit dakord. Psikologët ju këshillojnë të bëni një listë dëshirash të cilat doni t'i blini. Sfida për një dorëlëshuar është të kuptojë se nuk mund të ketë gjithçka në listë. Kursimtari nuk duhet t'ia heqë me detyrim qejfin e të blerit të gjërave dorëlëshuarit. Mund të jetë veprim i zgjuar të vendosni mënjanë para për të ushqyer nevojën e dorëlëshuarit për të djegur paratë. Kjo do ta bëjë të ndihet më mirë duke shpenzuar paratë e tepërta. Ndërtuesit duhet të bëhen më pak monomaniak dhe të marrin në konsideratë nevojat financiare të bashkëshortit/es të tyre. Dhënësit duhet të marrin parasysh nevojat e familjes, pasi kënaqësia e vërtetë mund të jetë dhënia e vetes në shtëpi. Sekreti është të kuptoni qëndrimin tuaj drejt parave dhe të kuptoni se si pikëpamja juaj ndikon tek partneri. Paratë nuk janë të lira. Ato janë të lidhura me emocionet tona dhe ne rrallë e kuptojmë. Ne e tregtojmë kohën dhe energjinë tonë për to, ndërtojmë me to, i kontrollojmë të tjerët dhe e kënaqim veten me to. Më pas fantazojmë për të pasur më shumë. Vetëvlerësimi i disa njerëzve varet nga sa shumë kanë apo sa shumë mund të mendojnë të tjerët se kanë. Por paratë nuk janë vetëm një mjet. Të gjitha ato gjërat e tjera, frika, lakmia, zilia, krenaria, inati, respekti, vijnë nga ne.

Përgatiti
Anilejda Gjeta

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 06-03-2007, 03:59:10
Lum ata qe jane kursimtare.

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#4 ne: 06-03-2007, 07:26:59
mos e kqyr vec per bukuri, bukuria shpejt kalon, marifeti jet gjithmone.

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#5 ne: 06-08-2007, 22:53:37
respek,para se gjithash,qofte shoqeri,familje origjine o martese,e dialog e komplicitet,tre gjera te rendesishme qe sot mungojne.keto jane themelet per te ndertuar nje raport jetegjate

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#6 ne: 10-08-2007, 07:32:58
Nje nga gjerat dominante per ta mbajtur gjalle nje martese eshte seksi: sa me shume seks dhe seks cilesor biles. ;)


P.S. Temes do i rikthehem perseri. :)
Capkenja
#7 ne: 10-08-2007, 12:45:59
Pse nuk thua ti qe martesa ime ska per te vdekur kurre LOL LOL

  • Postime: 12
Lilishja
#8 ne: 10-08-2007, 13:46:44
Martesen e mban gjalle, besimi, mirkuptimi dhe dashurija. Ketoj jan gjerat qe e mbajn gjall nje martese.
Ndodnjeher duhet te leshojm pe si femrat dhe meshkut, mos te jemi kry fort.

Anan negative qfar mundet ta shkatrron nje martes:

Tradhetija, genjeshtrat dhe mos besimi!

Respekt!

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#9 ne: 13-08-2007, 05:14:39
martesen e mbajne gjalle ne fillimet e saj: respekti, dashuria(fjale shume e madhe), apo erosi, seksi....
ne vazhdim: respekti, seksi....
ne fund:respekti dhe kujtimet...kohet e fundit edhe pak seks eshte e mundur me arritjet e mjeksise..... :engjell:

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#10 ne: 20-08-2007, 21:55:19
martesen e mbajnë gjallë ne fillimet e saj: respekti, dashuria(fjale shumë e madhe), apo erosi, seksi....
ne vazhdim: respekti, seksi....
në fund:respekti dhe kujtimet...kohët e fundit edhe pak seks është e mundur me arritjet e mjeksise..... :engjell:

Ta mbeshtes pergjigjen pasi jane te verteta keto dhe si shpesh here qendron realist ne mendimet e tua. :)

  • Postime: 1
  • Gjinia: Mashkull
Ardi3dex
#11 ne: 20-08-2007, 22:33:22
Thenkis per kto infgormata.. ;_:D haha

  • Postime: 16
Poseidon"E"2
#12 ne: 08-09-2007, 20:36:59
sa  gjat i keni rene....

per te  jetuar  sa megjate  nje martes, perdor prezevativ mos ta  zere  sida, faksionoje njehere ne  vite dhe  jepi  lengje  frutash

laj bizhamet  sa here, perdor puke me   presh  dhe me  ullinje  dhe  zgjat martesa sa te  duash ti mo

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#13 ne: 09-09-2007, 09:01:58
per mendimin tim:
Respect..
Dashuri..
Perkushtim..

  • Postime: 876
notorious
#14 ne: 09-09-2007, 09:51:55
Dru, Dru e vetëm Dru----> (dajak)

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#15 ne: 17-09-2007, 04:34:09
Per ta mbajtur gjalle nje martese nuk ka ndonje formule te caktuar. Sigurisht dashuria nuk do te mjaftonte vetem. Normale perderisa dy veta duhen dhe duhen shume madje, s'ka shume shanse qe martesa e tyre te perfundoje, edhe sikur te kete ca veshtiresi te tjera mes tyre. Po pervec dashurise se madhe reciproke duhet ne rradhe te pare respektuar njeri-tjetri. Martesa gjithashtu kerkon dedikim, perkushtim, kohe, vemendje, pasion, pune, admirim, mohim i te qenit nje dmth "une" por te mendosh si cift si "dy", etj, etj. Dhe sic e thashe, nje martese kerkon sa me shume seks dhe seks cilesor madje. ;)

  • Postime: 2109
Grens(Wiliams)
#16 ne: 24-10-2007, 21:46:22
Une nuk jam i mendimit e per te mbajtur gjalle nje dashuri duhet te marrim e te aplikojme receta te ndryshme,dashuria duhet te lind ,ushqehet e rritet natyrshem.Prandaj duhet te sdudiohet nga mashkulli edhe femra natyra e tyre(reciproke) ne menyre qe te shihet qe ne fillim a jane te pershtatshem per njeri tjetrin apo jo.Vetem pershtatja e tyre ben qe te mbahet gjalle dashuria asgje tjeter(e thashe pak shkurt por secili eshte ne gjendje ta zbertheje vete kete gje)Pershtatje me njeri tjetrin..kjo eshte thembra AKILIT

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#17 ne: 23-10-2008, 21:36:06
...Mirekuptim...Respekt...Perkushtim...Besnikeri...Seks (cdo nate)...

Nëse janë këto 100vjet bashke kalohen ;)

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#18 ne: 24-10-2008, 10:50:36
Dashuri
Sinqeritet
Tolerance
sakrifikim
unitet

  • Postime: 12738
Mishel...............
#19 ne: 02-11-2013, 21:05:19
Vetem kaq?

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#20 ne: 02-11-2013, 21:07:04
Dashuri
Sinqeritet
Tolerance
sakrifikim
unitet


:)

eh 2008  :S

  • Postime: 12738
Mishel...............
#21 ne: 02-11-2013, 21:08:01
Ah po.....po tashi di me me thone ca duhet

  • Postime: 6709
  • Gjinia: Femer
erlehta
#22 ne: 14-12-2013, 06:57:24
Perkushtim total  :)

  • Postime: 1288
Pasion
#23 ne: 14-12-2013, 13:57:58
Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)

  • Postime: 12738
Mishel...............
#24 ne: 14-12-2013, 14:59:14
Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën ta kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin ta kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)



Sa e vertet dhe fantastike!