×

Si t’ia dalim mbanë me fëmijët hiperaktiv?

Si t’ia dalim mbanë me fëmijët hiperaktiv?

· 16 · 2308

  • Postime: 18283
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 27-01-2012, 13:12:27
Fëmija juaj është gjithmonë në lëvizje, përqëndrohet me vështirësi, bërtet, kërcen dhe kurrë nuk lodhet. Dikur për këta fëmijë thuhej se janë të gjallë, ndërsa sot thuhet se janë hiperaktiv. Natyrisht nuk vuajnë të gjithë fëmijët nga hiperaktiviteti, prandaj edhe duhet mësuar se si të dallojmë këtë çrregullim dhe si të sillemi ndaj fëmijës.

Njihni fëmijën hiperaktiv

- Ata njihen qysh në muajt e parë të jetës, edhe pse ushqehen rregullisht dhe përkujdesjen e marrin maksimalisht, ata nuk janë të qetë.

- Reagojnë me shumë emocione nëse në atë moment nuk plotësohet ndonjë dëshirë e tyre.

- Në moshën parashkollore dhe shkollore vështirë përqëndrohen në një aktivitet të vetëm dhe janë të shumanshëm.

- Një stimulim gati pa asnjë rëndësi mund ta shpërqëndroj lehtë.

- Ende pa e përfunduar një aktivitet, kalon në tjetrin.

huni të durueshëm

- Prindërit gjatë edukimit të fëmijëve hiperaktiv duhet të jenë të durueshëm dhe në mënyrë të qartë të shprehin kërkesat e tyre.

- Dënimi është rreptësisht i ndaluar, sepse kështu do ta shtoni agresivitetin e fëmijës.

- Ndihmojini fëmijët që energjinë e tepërt ta drejtojnë në ndonjë aktivitet sportiv apo në ndonjë aktivitet tjetër fizik.

- Fëmijës jepini vetëm një lodër, sepse aktivitetet paralele rrisin hiperaktivitetin e tij.

- Shikimi i televizorit më shumë bën dëm sesa e ndihmon. Prandaj, në mënyrë drastike zvogëloni kohën të cilën fëmija kalon pranë ekranit të televizorit.

- Lexojini tregime të shkurtra para gjumit. Kjo do ta qetësoj dhe do ta inkurajoj imagjinatën e tij dhe mbi të gjitha përqëndrimin.

- Kur vëreni se fëmija është nervoz, përqafojeni, mbajeni të përqafuar dhe tentoni që ta qetësoni.

- Ledhatojeni fëmijën sa herë që ju ofrohet mundësia

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 30-01-2012, 10:30:21
Sot pothuaj te gjithe femijet duken keshtu, duan t'u plotesohen te gjitha tekat, duan gjithcka, duan te jene e te ndihen gjithmone ne qender te vemendjes. ^o) ^o)

  • Postime: 12746
Mishel...............
#2 ne: 30-01-2012, 11:01:22
si identifikohet nese nje femije eshte i tille. Nga ajo qe shkruan Baby vetem ne pjesen e pare mund te shoh ngjashmeri me time bije.....sepse ende s'eshte per shkolle..
por eshte femije shume energjik , shume nevrike , dhe nese nuk i ecen e vetja te fut nje te ulerire qe zor se e merr veten....nuk behet fjale ti flasesh apo ngresh zerin sepse vertet eshte me keq....
eshte shume ndryshe nga im bir . dhe menyrat e qetesimit jane vetem ato qe pershkruhen ne artikull.

por dua te di simund ta identifikojme nje femije te tille?

  • Postime: 23131
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 30-01-2012, 12:07:23
si identifikohet nese nje femije eshte i tille. Nga ajo qe shkruan Baby vetem ne pjesen e pare mund te shoh ngjashmeri me time bije.....sepse ende s'eshte per shkolle..
por eshte femije shume energjik , shume nevrike , dhe nese nuk i ecen e vetja te fut nje te ulerire qe zor se e merr veten....nuk behet fjale ti flasesh apo ngresh zerin sepse vertet eshte me keq....
eshte shume ndryshe nga im bir . dhe menyrat e qetesimit jane vetem ato qe pershkruhen ne artikull.

por dua te di simund ta identifikojme nje femije te tille?

Sikur qeka binjake me gocen time :d

Si ta identifikosh? Nga vete fjala "hiperaktiv". Vetem kur flen gjume jane ne qetesi se gjithe kohen tjeter vetem ne levizje, ulerima dhe aktivitete shkaterruese LOL

  • Postime: 12746
Mishel...............
#4 ne: 30-01-2012, 14:22:08
Sikur qeka binjake me gocen time :d

Si ta identifikosh? Nga vete fjala "hiperaktiv". Vetem kur flen gjume jane ne qetesi se gjithe kohen tjeter vetem ne levizje, ulerima dhe aktivitete shkaterruese LOL

problemi sime bije eshte se edhe ne gjume qan e uleret or ti shoq...zihet edhe ne gjume

  • Postime: 6882
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 16-02-2012, 11:43:11
Ti je rehat moj se e ke cuar ne kopesht qe 8-9 muajshe, ne ketej mezi po presim shtatorin  :)
Cupkat te rriten e do kuptojne dhe deri atehere ne te shtrengojme fort durimin thuaj

  • Postime: 12746
Mishel...............
#6 ne: 02-03-2012, 10:35:54
po mi shoqe po...

  • Postime: 1446
  • Gjinia: Femer
flutur
#7 ne: 21-02-2013, 10:42:35
le te jene hiperaktiv te behen te zot e vetes sepse s'do na kene gjithmone nga mbrapa per t'i ruajtur.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#8 ne: 21-02-2013, 11:35:28
a thua sdo na kene?

  • Postime: 1446
  • Gjinia: Femer
flutur
#9 ne: 21-02-2013, 14:55:42
S'do na kene sepse ne shkolle jane vetem ,ne shoqeri jane vetem .Une te pakten s'dua te perseris ate kujdesin e tepruar qe kane pasur per mua.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#10 ne: 21-02-2013, 15:22:38
une po..duke qene se me kane lene te livadhis si shume....

  • Postime: 1446
  • Gjinia: Femer
flutur
#11 ne: 21-02-2013, 15:34:39
lum si ti

  • Postime: 12746
Mishel...............
#12 ne: 21-02-2013, 15:36:22
pse lum si une?

  • Postime: 1446
  • Gjinia: Femer
flutur
#13 ne: 21-02-2013, 16:06:58
qe ke qene e lire per te menduar e vepruar ashtu sic e ke menduar te drejte

  • Postime: 12746
Mishel...............
#14 ne: 21-02-2013, 16:09:42
ahh po....

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#15 ne: 21-02-2013, 17:21:10
Si t'ia dalim mbane me femijet hiperaktive ? huh... prit te mendohem....

mund ta merrni nje thuper te holle sikur keto ketu, dhe t'ju tregoni opsionet qe kane...  :D do rrini urte juve, apo ?
 

Divorci dhe pasojat mbi femijet

Nisur nga MistreciaTironse

Postimi i fundit 11-06-2008, 12:03:40
nga ZUZUNA
Fëmijët, përballë drogës

Nisur nga Berni

Postimi i fundit 25-11-2006, 16:36:15
nga erlehta
Fëmijët, si jetojmë me lekët e kanaçeve !

Nisur nga Capkenja

Postimi i fundit 03-08-2007, 15:53:44
nga Capkenja
ADN-ja, VIP-at dhe milioneret ne maternitet per te “verifikuar” femijet !

Nisur nga Berni

Postimi i fundit 19-07-2007, 17:22:50
nga Berni
I Hedh burrit ilaç ne gjelle, helmon femijet !

Nisur nga Berni

Postimi i fundit 30-11-2007, 14:34:11
nga Lisa