Studimi, seksi më i dobët në fakt është më i forti! - Familja

×
Hyrja
Profili

Studimi, seksi më i dobët në fakt është më i forti!

Studimi, seksi më i dobët në fakt është më i forti!

· 1 · 393

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2011, 22:57:46
Nëqoftëse njerëzit mund të dallohen nga një forcë e madhe fizike, rolet janë të kundërt sa i përket organizmit.

Femrat janë më të forta se meshkujt! Nga një studim i publikuar në BioEssaysm, i  kryer nga një grup studiuesish nga Belgjika, rezulton se femrat kanë treguar një sitem imunitar më te efektshëm sa meshkujt.

Studimi e vë theksin tek kromozoni X, i cili tek meshkujt ndodhet vetëm një kopje, ndërsa tek femrat dyfish, gjë e cila i vendos në gjendje të "aftësisë së kufizuar imunologjike ".

Brenda kromozome X gjenden molekula të vogla ARN me funksion rregullator, të ashtuquajtura micro ARN, që shpjegojnë edhe predispozionin e grave për të reaguar nga infeksionet që i sulmojnë.

"Gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe kanë një organizëm që i bën ballë më mirë infeksioneve dhe traumave. Ne besojmë se kjo është për shkak të kromozomin X, e cila përmban 10% të të gjitha mikro ARN”,- shpjegojnë studiuesit.

Mungesa e një cifti kromozonesh X tek meshkujt zvogëlon përqindjen e mikro ARN, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe rritjen e rrezikun për sëmundje të ndryshme.
(e.m/BalkanWeb)

Temat e fundit