Viti 2018 me më shumë aborte, rritet tek gratë me arsim të lartë - Familja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Viti 2018 me më shumë aborte, rritet tek gratë me arsim të lartë

Viti 2018 me më shumë aborte, rritet tek gratë me arsim të lartë

· 4 · 772

  • Postime: 28584
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-06-2019, 10:21:16
 

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh. Është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë…

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe që janë të mbledhura nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i aborteve në 2018 ishte 5,532, nga 5,279 që kishte qenë një vit më parë.
Prej 2014-s (shiko tabelën më poshtë), ku numri i aborteve u regjistrua 5,892, numri i tyre ka qenë në rënie, deri në vitin që lamë pas.
Nëse do të shikojmë përqindjen e aborteve sipas nivelit arsimor të gruas që e ka kryer atë, do të vëmë re se çereku i tyre janë me arsim universitar. 2018 shënoi një rritje të numrit të grave me arsim të lartë që kryejnë abort. Rënia e numrit të lindjeve, që ka sjellë dhe një rënie të treguesit të fertilitetit, por edhe rritja e numrit të aborteve, veçanërisht edhe te gratë me arsim të lartë, ndër të tjera është një tregues që gratë po rendin pas karrierës. Në vitin 2014, vetëm 15% e aborteve kryheshin nga gratë që ishin me arsim të lartë, ndërsa gati gjysma e tyre ishte nga gratë që kishin pak klasë shkollë.

Pamundësia ekonomike është një tjetër faktor që ka nxitur rënien e numrit të lindjeve, por edhe një nga arsyet kryesore që një grua merr vendimin për të ndërprerë një shtatzëni. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.

Më pak bebe po vijnë në jetë, Shqipëria po plaket me shpejtësi.

Në krahasim me 2014-n, rreth 6800 bebe më pak kanë ardhur në jetë në vend në 2018-n. Popullsia e vendit po tkurret me një ritëm të shpejtë, ku gratë po zgjedhin të lindin më pak dhe familjet bërthamë po bëhen gjithnjë e më të vogla në numër. Numri i lindjeve në 2018-n sipas INSTAT ishte 28,934, nga 35,760 që ishte në 2014-n. /Monitor

  • Postime: 229
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 06-07-2019, 10:34:35
Nuk arrij ta kuptoj kete fenomen.

Nga se vjen ?

Pasiguria
Paragjykimi?

Nje  femer e ne rrethin tim nuk do e doja kurren e kurres dikush te mirrte nje te tille vendim per ta abortuar. :)

Nje jete=bekim.

  • Postime: 1753
  • Karma: +10/-4
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 07-07-2019, 00:57:13
Më habit edhe mua ky "fenomen". Arsimi i ulët është një faktor i rëndësishëm si në prevalencën ashtu edhe në incidencën e rasteve negative. Mbase ndërtimi i karierës e kërkon këtë, por sot kur ka njohuri dhe mundësi për parandalim të shtazënisë, duhet të bëhen hulumtime shkencore kvalitative për të gjetur arsyet.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 18-07-2019, 11:10:37
Vjen si pasoje e ekonomise dhe kerkesave te larta qe ka jeta sot.
Behen me pak femije qe ti ofrohen me shume ...

Temat e fundit