×

Zgjuarsia lidhet me peshën

· 12 · 309

Zgjuarsia lidhet me peshën

· 12 · 309

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
ne: 20-06-2013, 14:49:01
Pesha që një foshnje shton gjatë muajit të parë të jetës mund të përcaktojë zgjuarsinë e tij, zbuloi një studim australian.

Ndonëse lidhja midis peshës dhe zgjuarsisë nuk është ende e qartë, sipas studimit, foshnjet që shtojnë më shpejt kilogramë dhe diametri i kokës së të cilëve rritet me më shumë shpejtësi, priren të kenë një zgjuarsi (të matur me metodën e përcaktimit të IQ), më të madhe në moshë të rritur.

Kërkimi u realizua prej kandidatëve doktoralë të Universitetit të Adelajdes, në Australi dhe 13 800 fëmijë u përdorën si kampionë të testimit.

Në bazë të studimit, i realizuar nëpërmjet matjes së shtimit të peshës në muajin e parë, krahasuar pas disa vitesh me të dhënat e nxjerra gjatë testit të IQ, rezultonte se ata fëmijë që në katër javët e para pas lindjes shtojnë më shumë se 40% të peshës së tyre, kanë një zgjuarsi lehtësisht më të lartë se ata që shtojnë 15-40% të peshës, shkruan “Top-Channel”

“Diametri i kokës është një tregues i volumit të trurit, ndaj sa më e madhe të jetë rritja e diametrit, përgjithësisht aq më e shpejtë është edhe rritja e trurit”, deklaroi doktoresha Lisa Smithers, një prej udhëheqëseve të këtij studimi.

Megjithatë, ndërsa rritja në peshë e foshnjeve pas lindjes është një tregues, mbetet e qartë se shkalla e inteligjencës, në përgjithësi vazhdon të mbetet një faktor biologjik, i përcaktuar që përpara lindjes.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super
elton.asllani
#1 ne: 20-06-2013, 15:15:58
 hmmmmm: thjesht ceshtje genesh!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#2 ne: 20-06-2013, 15:27:15
Sa jane lodh, tu ja fut kot.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 20-06-2013, 15:39:53
ime bije muajt e pare shtoi shume ne peshe ,nga 2 kg..por nuk mendoja se lidhej me kete

une them se ajo e kishte me vrull ngaqe lindi e vogel ne peshe
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 30-06-2013, 15:24:27
Vere trurin ne pune se te ka zene dhjam :D
Inteligjenca eshte gjenetike.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 30-06-2013, 22:52:37
inteligjenca genetike? se besoj
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#6 ne: 30-06-2013, 23:13:10
Pffffffffffffffffff fffffffffffffffff.. .O Zot, jep mend aty ku s´ka!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#7 ne: 01-07-2013, 19:31:33
Gjenetike eshte me thon te drejten.
Ja t'ju jap ca lajme tani. Ketu ne Kukes (Sh.B.A.) nji doktor ka bere te mundur qe te modifikoj genin dhe i jep mundesi 2 njerezve te lindin femije.
Do thush ti ca ka ketu per lajm?
Ky doktori e ben ket duke marre adn-ne e dy personave pamvaresisht moshes ose seksit. Mund te jen 2 gra, 2 burra, njoni 20 vjec, tjetri 80 vjec prap bojn femije nga adn-ja tyre.
Do thush ti ca ka per lajm ketu?
Pervec kesaj, ky doktori modifikon genin e njeriut me te kafshes per ti dhen qenies njerezove komplet imunitet nga semundjet dhe e programon dhe ngjyren e syve, gjatesine e trupit etj. Keta jan super-njerez dmth.
Pjese nga episodi: http://science.discovery.com/tv-shows/through-the-wormhole/videos/will-sex-become-extinct.htm

Imagjino t'ja shpjegosh ket nji maloku ose nji fondamentalisti myslyman.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#8 ne: 01-07-2013, 19:35:28
dmth ky doktori paguhet per veshtiresi pune?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#9 ne: 01-07-2013, 19:36:39
ketij doktorit i kan kercenu jeten fondamentalisat ne Kukes, Sh.B.A se po i jep shume shpejt makines dmth. Me marsh te 5-te.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#10 ne: 01-07-2013, 19:38:37
dmth ky qeka komisar katani i kohve moderne
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#11 ne: 01-07-2013, 19:39:15
hahaha po fiks.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super