×

Dëshmitarët e Jehovait, kush janë dhe çfarë predikojnë?

Dëshmitarët e Jehovait, kush janë dhe çfarë predikojnë?

· 1 · 1138

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 23-10-2010, 00:07:04
Dëshmitarët e Jehovait thonë se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej së vdekuri, por u ngrit si qenie shpirtërore. Ata nuk lejojnë që Jezusi të adhurohet dhe nuk besojnë se ka ferr.

"Zoti më tha: Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin Tim; Unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata iu profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre". Jeremia 14:14

Dallimet midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe Kishës Kristiane janë të mëdha. Ato kanë lidhje me çështjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perëndi. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Jezusi është Biri i Perëndisë, por jo Perëndia vetë. Gjithashtu, ata besojnë se Ai nuk ka ekzistuar gjithmonë, që nga fillimi, por ka qenë një qenie e krijuar me emrin e Krye Engjëllit Mikael.

Dëshmitarët e Jehovait thonë se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej së vdekuri, por u ngrit si qenie shpirtërore. Ata nuk lejojnë që Jezusi të adhurohet dhe nuk besojnë se ka ferr. "Pastaj Perëndia tha: Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë…", Zanafilla 1:26, "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme". Gjoni 3:16

Bashkësia lokale e Dëshmitarëve të Jehovait, ajo që vihet re më shpesh në një lagje të zakonshme, quhet Korridori ose Dhoma e Mbretërisë. Trupi ose Komiteti kryesor që drejton Dëshmitarët e Jehovait, e ka qendrën në Bruklin, në Nju-Jork dhe quhet "Kulla e Rojes". Ai përbëhet nga një president dhe një grup burrash, që njihen me emrin "Trupi Drejtues". Ky grup mbikëqyr çdo aspekt të organizatës, duke përfshirë edhe materialet që shkruhen në revistat periodike dhe në librat e studimit. "Kulla e Rojes" deklaron se ajo është një organizatë që drejtohet nga Zoti. Që prej vitit 1931, emri i Dëshmitarëve të Jehovait ka qenë njohur zyrtarisht si "Bibla e Kullës së Rojes dhe Shoqëria e Trakteve". Disa i referohen organizatës thjesht me emrin "Shoqëria". Emri ligjor i saj është: Bibla e Kullës së Rojes dhe Shoqëria e Trakteve të Pensilvanisë.

Dëshmitarët e zakonshëm të Jehovait (ata që nuk janë anëtarë të grupit drejtues) nuk janë në dijeni të faktit që, grupet e ndryshme drejtuese të "Kullës së Rojës" i kanë ndryshuar vazhdimisht doktrinat e tyre, për t'jua përshtatur nevojave të organizatës me kalimin e viteve. Ato kanë arritur deri aty sa të shtrembërojnë pjesë nga Bibla. Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur për profeci të rreme, duke përfshirë këtu edhe thënie të tilla si p.sh. Armagedoni dhe fundi i botës do të ndodhin në vitin 1914, 1918, 1925 dhe 1975. Shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kuptojnë se autoriteti i tyre i vërtetë nuk është i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikëpamjet e Trupit të tyre Drejtues me qendër në Bruklin, pikëpamje këto që ndryshojnë gjithmonë.

Fjala e Perëndisë në Bibël nuk ndryshon dhe një profeci që s'del e vërtetë, nuk është nga Zoti i Dëshmitarëve të Jehovait që regjistrohen për herë të parë në rradhët e organizatës, nuk u lejohet të dinë asgjë lidhur me listën e plotë të rregullave dhe kërkesave të organizatës, derisa ata ta kenë dedikuar jetën e tyre në shërbim të plotë të "Shoqërisë". Anëtarët e rinj dhe shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk u lejohet t'i shikojnë botimet "sekrete", të cilat janë vetëm për drejtuesit e "Shoqërisë". Këto botime njihen me emrin "Vini re!" dhe japin udhëzime lidhur me ofezat dhe se si duhet të ndëshkohen anëtarët. Në thelb, këto botime janë mjeti me të cilin drejtuesit ushtrojnë "fuqinë" e tyre brenda për brenda bashkësisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Një njeri i zakonshëm duhet të jetë në dijeni të faktit që të takuarit me një Dëshmitar Jehovai në pragun e derës, ka pasoja për të ardhmen. Dëshmitari i Jehovait mban shënim çdo individ me të cilin ai flet dhe drejtuesit në Bruklin shpesh i urdhërojnë anëtarët e tyre t'i telefonojnë këta individë të veçantë ose t'u bëjnë atyre një vizitë tjetër. Në vitin 1992, numri mesatar i Dëshmitarëve të Jehovait, të përfshirë në të tilla vizita derë-më-derë, ishte 4 milionë e 71 mijë e 954 veta. Vizitat mund të bëhen në çdo ditë të javës, sepse Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë një ditë pushimi të caktuar; ata i konsiderojnë të gjitha ditët e javës si të shenjta.

Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait u themelua nga Charles Taze Russell. Russell lindi më 1852 dhe në 1879 ai themeloi Kullë e Rojës së Sionit, e cila më vonë, në vitin 1884 u përfshi në grupin me emër "Shoqëria e Kullës së Rojës dhe e Trakteve të Sionit". Russell filloi të predikojë në vitin 1870, pas pjesëmarrjes së tij në një takim fetar të drejtuar nga Jonas Wendell, mbi "Ardhjen e dyte të Krishtit në tokë". Kështu, në bashkëpunim me të atin e tij dhe një grup njerëzish të tjerë, Russell formoi një grup të vogël studimi biblik në Alegeni, në Pensilvani. "Mesazhi" i tij personal nisi me mohimin e doktrinës kristiane të Ferrit dhe më vonë ai i shtoi predikimit të tij edhe doktrina të tjera të rrezikshme, fizike dhe shpirtërore, të shpikura nga ai vetë. Më në fund, Russell e mohoi gati çdo doktrinë kristiane dhe i botoi mësimet e tij të çuditshme në një seri prej 6 librash me titull "Studime mbi Fjalën e Perëndisë". Russell vdiq më 1916, duke udhëtuar me tren për në Teksas. Pasardhësi i tij, Joseph F. Rutherford filloi ta rinovonte doktrinën e Russellit. Në vitin 1920, Rutherford nisi t'u tregojë gënjeshtra turmave të mëdha të njerëzve, se si miliona njerëz që jetonin në tokë në atë kohë, nuk do të vdisnin kurrë. Mes viteve 1921 dhe 1941, Rutherford shkroi 20 libra dhe pamfletë të shumta, por botimi i tij i parë njihet me emrin "Harpa e Perëndisë".

Shoqëria e Kullës së Rojës dhe e Trakteve me qendër në Bruklin, Nju-Jork, i mëson pasuesit e saj se Ati është Zoti i pushtetshëm, emri i të cilit është Jehova. Gjithashtu, sipas tyre, Jezusi nuk ka ekzistuar gjithmonë, por ka qenë një krijesë/qenie e krijuar, me emrin e Krye Engjëllit Mikael. Shpëtimi vjen përmes veprave të mira që bën njeriu, si p.sh. përmes sasisë së librave që shesin anëtarët çdo muaj (që njihen ndryshe me emrin "kuota mujore). Dëshmitarët e Jehovait mësojnë në mënyrë të rreme që Shpëtimi vjen përmes kryerjes së veprave të mira. Mësimi i vërtetë i Biblës, siç e dinë të krishterët, është që Shpëtimi vjen vetëm nëpërmjet Hirit ose Mëshirës së Jezus Krishtit, jo nëpërmjet veprave. Dëshmitar mund të bëhet kushdo, mjafton vetëm që të besojë në zemrën e tij se Jezus Krishti është Biri i vetëmlindur i Perëndisë, dhe se Ai s'është i krijuar nga njerëzit, por është një me Atin; Ai vdiq për mëkatet tona dhe u ringjall prej së vdekuri.

Jezusi është Fjala e Perëndisë, personi i dytë i Trinitetit. Për t'u shpëtuar, kushdo mund të shkojë tek Jezusi në mënyrë të sinqertë dhe T'i kërkojë Atij t'i lajë mëkatet në gjakun e Tij. Djalli atëherë s'ka më fuqi t'i vërë mëkatet para syve të tu dhe të t'i kujtojë ato, sepse tani ti je i pastër, i "rilindur" dhe i shpëtuar. Sinqeriteti është çelësi dhe principi themelor në këtë çështje. Mos i hyj kësaj gjëje, nëse je i vakët në zemër. Lutju Zotit Jezus ta shërojë zemrën tënde, nëse nuk je i sigurtë, por je i vakët. Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kurrë të sigurtë nëse janë të shpëtuar apo jo. Kjo do të thotë se ata janë të burgosurit e Djallit.

Të Krishterët e rilindur janë të sigurtë se janë të shpëtuar. Gjoni 3:16 thotë: "Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme", kurse Efesianëve 2:8-9 thotë: "Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por është dhuratë e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush". Sipas Dëshmitarëve të Jehovait, Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej së vdekuri. Në librin "Mbretëria është pranë", ata thonë se në momentin e vdekjes, Jezusi la mënjanë organizmin njerëzor, në të cilin ai predikoi si një krijesë e re për 3 vjet e gjysëm; kur u ringjall, ai nuk ishte më njeri. Ata thonë se Jezusi u ringjall prej së vdekuri, por vetëm shpirtërisht, jo fizikisht. Ata gjithashtu, i mësojnë pasuesit e tyre se, pas kryqëzimit në kryq, Krishti vdiq dhe u ringjall si një krijesë shpirtërore, e padukshme dhe e paprekshme. Sipas tyre, Shpirti ose Fryma e Shenjtë nuk është një person i veçantë, por një forcë, një metodë, me të cilën Zoti komunikon me botën.

Ky grup thotë gjithashtu se Mbretëria Qiellore hyri në fuqi në vitin 1914, me ardhjen e padukshme në fron të Krishtit si Mbret. Dëshmitarët e Jehovait predikojnë se në Mbretëri banon aktualisht një Klasë e Vajosur, e Zgjedhur, që përbëhet prej rreth 135 mijë e 400 njerëzish. Sipas Dëshmitarëve të Jehovait, të gjithë këta njerëz u zgjodhën në fillim, në vitin 33 pas erës sonë, pas vajtjes së Jezusit në qiell (d.m.th. në ditën e Pentikostit ose të Zbritjes së Frymës së Shenjtë), si edhe në shekujt e mëvonshëm. Ata thonë gjithashtu se zgjedhja përfundimtare e njerëzve u realizua në vitin 1935 dhe numri përfundimtar arriti në 144 mijë veta.

Prej këtyre, 8600 veta janë akoma të gjallë në botë. Ata do të jetojnë në përjetësi me Zotin dhe Krishtin si krijesa shpirtërore. Numri i fundit (d.m.th. 8600) herë pas here rritet në vlerë, kur disa anëtarë të zgjedhur nuk qëndrojnë besnikë dhe zëvendësohen me të tjerë. Dëshmitarët e Jehovait thonë se Ardhja e Dytë e Krishtit nuk ishte një ardhje fizike në tokë, por ishte një ngjarje e padukshme e ndodhur në vitin 1914, kur Djalli dhe Krishti luftuan kundër njëri-tjetrit në një betejë qiellore. Pas kësaj, Krishti nisi të qeverisë Mbretërinë Qiellore si Mbret i Mbretërve dhe Djalli u përjashtua nga Mbretëria dhe u hodh në Tokë. Ata thonë se Lufta e Parë Botërore ishte një shenjë dalluese e shkatërrimit tokësor të Djallit dhe fillimi i mallkimeve, që do të shoqëronin "ditët e fundit të këtij sistemi gjërash". Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait thotë se ata njerëz, që nuk janë anëtarë të organizatës Kulla e Rojës, do të shkatërrohen nga Zoti Jehova dhe nuk do të ekzistojnë më. Por, nëse një Dëshmitar besnik i Jehovait nuk është një nga 144.000 të zgjedhurit, ai do të jetojë përgjithmonë në parajsën mbi tokë, kurse të 144.000 të zgjedhurit do të sundojnë me Zotin Jehova në qiell.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI