Cili artist e meriton të përfaqëson Shqipërinë në Eurosong? - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

Cili këngëtarë e meriton të përfaqëson Shqipërinë në Eurosong?

Alban Skenderaj
3 (14.3%)
Albërie Hadërgjonaj
2 (9.5%)
Anjeza Shahini
0 (0%)
Aurela Gaçe
2 (9.5%)
Besa
0 (0%)
Ciljeta
0 (0%)
Elsa Lila
5 (23.8%)
Eneida Tarifaj
1 (4.8%)
Era Rusi
0 (0%)
Eranda Libohova
0 (0%)
Flori
0 (0%)
Gerta Heta
0 (0%)
Greta Koci
0 (0%)
Irma Libohova
0 (0%)
Jonida Maliqi
2 (9.5%)
Julka
0 (0%)
Ledina Celo
0 (0%)
Manjola Nalbani
0 (0%)
Mariza Ikonomi
1 (4.8%)
Marsida Saraçi
0 (0%)
Mira Konçi
1 (4.8%)
Orinda Huta
0 (0%)
Parashevi Simaku
0 (0%)
Poni
0 (0%)
Produkt 28
1 (4.8%)
Rosela Gjylbegu
0 (0%)
Rovena Dilo
0 (0%)
Soni Malaj
1 (4.8%)
Dikush tjetër që nuk është në këtë listë
0 (0%)
Dikush tjetër nga trojet tona (Tuna, Genta, Adelina,...)
2 (9.5%)

Numri i anetareve qe votuan: 13

Votimi i mbyllur: 10-12-2007, 10:50:54

Cili artist e meriton të përfaqëson Shqipërinë në Eurosong?

Cili artist e meriton të përfaqëson Shqipërinë në Eurosong?

· 24 · 2224

  • Postime: 188
  • Karma: +0/-0

ne: 09-10-2007, 11:50:54
Kush mund të jetë perfaqësuesi më i mirë per Shqipërinë në festivalin Evropian të këngës 2008? Kush i ka meritat më të mdhaja? Kush është më i kompletuari nga ana vokale? Kush mund ta ngrit lart Shqipërinë në këtë festival të madh?

Votoni, ju lutem!

Kjo listë është formuar në bazë të paraqitjeve të këngëtarve në festivale (sidomos në festivalin e këngës në RTSH), çmimeve, vokalit, provojës,.... Kuptohet se te gjithë nuk mund të përfshihen në këtë listë. Lista është renditur sipas alfabetit.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-10-2007, 20:44:36
Soni Malaj ose Eranda Libohova edhe Genta Ismaili nuk do ishte keq,me zerin qe ka genta ja kalon disa kengetareve te tjer.Une votova per Produkt 28 dhe keto bejn kenge klas fare po me duket e veshtire te shkojn ne eurovizion po cdo gje ndodh.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-10-2007, 20:50:35
O Albanito mund te besh nje liste prej 12 kengetaresh qe ti mendon qe jane me te mire,per te perfaqesuar shqiperine ne Eurosong,dhe ta vendosim ne galeri nje sondazh ne muajin Nendor,se ketu ne forum eshte pak e veshtire te arrihen shume vota.

  • Postime: 188
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 11-10-2007, 13:04:59
O Albanito mund te besh një liste prej 12 kengetaresh qe ti mendon qe janë me te mirë,për te perfaqesuar shqiperine ne Eurosong,dhe ta vendosim ne galeri një sondazh ne muajin Nendor,se këtu në forum është pak e vështirë te arrihen shumë vota.

Flm per njoftim. 12 kengetare jane ndoshta pak por a ka mundesi te futen 2 sondazha me nga 12 kengetare sikur se ishte tani aty te galeria. Pasi qe i njejti sondazh eshte edhe tek forumishqiptar, keshtu qe sadopak te pershtaten me gjithesj 24.
Flm.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 11-10-2007, 17:53:57
Tani nuk behet se jane 2 saondazhe te tjer,do flas me adminin e Galeris dhe te kthej pergjigje,do vendosi 2 apo 1 sondazh,them se behet edhe me 2 sondazhe.Po ne fillim te Nendorit me date 1 ose 2 :)

  • Postime: 188
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 12-10-2007, 10:31:39
Tani nuk bëhet se janë 2 saondazhe te tjer,do flas me adminin e Galeris dhe te kthej përgjigje,do vendosi 2 apo 1 sondazh,them se bëhet edhe me 2 sondazhe.Po ne fillim te Nendorit me date 1 ose 2 :)


Po te kishte mundesi dy sondazhe ne nentor do ishte shume mire. Atehere i kisha ndare kengetaret ne dy grupe sipas moshes.
Besoj se do kete shume vota sepse eshte nje teme qe ia vlen te vendoset aty.
 :)

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 13-10-2007, 04:01:56
votova per Mariza Ikonomin edhe pse sme pelqen shum si kengetare ka shum ze te mir dhe te fort tamam per eurovision.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 16-10-2007, 15:24:37

Po të kishte mundësi dy sondazhe ne nentor do ishte shumë mirë. Atëherë i kisha ndare kengetaret ne dy grupe sipas moshes.
Besoj se do këtë shumë vota sepse është një teme qe ia vlen te vendoset aty.
 :)

Ka mundesi ti besh kete jave gati ato emrat,ta vendosim sondazhin diten e djele ose te henen.

  • Postime: 188
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 16-10-2007, 19:14:56
Ka mundësi ti besh këtë jave gati ato emrat,ta vendosim sondazhin ditën e djele ose te hënën.

Flm  :)

Do ti dergoj ne PM listat, 2 sondazha nga 12 persona

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 27-10-2007, 23:31:52
unë votova për elsa lilen vetëm ajo mund t'ju a mbledhi këtyre  (beep) te eurovisionit (bep) (beep) unë them fare shqiperia te tërhiqet


këta te eurovision po ulin karakterin e shumë kengetareve jo vetëm shqiptare por dhe te huajve do shikoni gallate vitin tjetër


kur fitoj serbia mo mos ngelt shtet europian me fiturar mo nejse nesej me falni eeeee  :(


pra votova për elsen :D :D :D :D :P :P :P

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 13-11-2007, 21:00:20
nuk jam e sigurt se kush kengetar do mari pjes sivjet ne eurovizion por edi qe Blero do jet nje nga pjesetaret,aji kendon shum mir ne anglisht dhe shpresoj te mari ndonje cmim gjithashtu dhe ishalla e ka kengen e mir.

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 13-11-2007, 21:52:33

Kush mund të jetë perfaqësuesi më i mirë për Shqipërinë në festivalin Evropian të këngës 2008?

Cilido/cilado prej kengetareve pjesmarres ne Festivalin e Kenges te këtij Fundviti qe do të këndoj këngën me te bukur  dhe do të realizoj intepretimin vokal & emocional me te arrirë ! Fitofte me i miri / e mira !

Tani, pas shpalljes se listes se kengetareve pjesmarres ne Festivalin e 46 te kenges ne RTSH është me e lehtë te percaktosh 2 apo 3 kandidatura .

Deshira ime është qe nëse vërtetë janë kenge te bukura, idealja do ishte .... me te bukurat, te ishin

Mira Konci & Redon Makashi me këngën e Shpetim Saracit
ose
Rovena Dilo me këngën e Armend Rexhepagiq

Uroj qe sivjet te na perfaqesoje KENGA ME E BUKUR E FESTIVALIT TE KENGES !


  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 27-11-2007, 13:52:51
Bera nje sondazh te Galeria,duke zgjedhur disa nga kengetaret me te mire qe marrin pjese ne Festivalin e TVSH,dhe prej ketij Festivali do zgjidhet dhe fituesi qe do e perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion.

Manjola Nallbani 
Arber Arapi 
Jonida Maliqi 
Mariza Ikonomi 
Rovena Dilo 
Saimir Cili 
Vesa Luma 
Blero 
M.Konci & R.Makashi 
Greta Koci 
“Produkt 28” 
Eneida Tarifa 

Deri tani kryeson Blero 55 vota e ndjekur nga Greta Koci me 30 vota dhe Jonida Maliqi,M.Konci & R.Makashi,Manjola Nallbani dhe Vesa Luma me 20 vota etj me rradhe per me shume shikone sondazhin te Galeria. 

  • Postime: 76
  • Karma: +0/-0

#13 ne: 27-11-2007, 21:09:36
3 këngëtare kanë ze te padiskutueshem te lista në sondazh.

Elsa Lila
Mira Konci
Alberie Hadergjonaj

Asnje tjetër nuk i arrin dot notat e larta përveç këtyre te trejave.

Sidomos Mira Konci njëherë qe pa pikën e sforcimit arrin ne nota aq te larta, saqë sikur te kombinosh te gjithë kengetaret e tjerë bashke, edhe nuk arrine dot ta çojnë zërin aty ku e con ajo.

Për këtë mendoj se e meriton te perfaqesoje Shqipërinë ne Eurovizion. Nuk ka rëndësi pozicionimi ne një festival karnavalesh si Eurovizioni...rëndë si ka përfaqësimi dinjitoz.

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 28-11-2007, 01:19:36
Teksa me kot rrekemi duke enderruar se ELSA një ditë do të na perfaqesoje ne EUROVIZION asaj as qe i shkon nder mend ta prezantoje Shqipërinë për të mos thënë qe e REFUZON te na nderoje ne skenen europiane.

Personalisht besoj se s'ka nder e krenari me te madhe për një këngëtar/e se te perfaqesoje TOKEN AME  ne atë skene ku jo vetëm janë ngjitur YJE te botës muzikore europiane, ku ngjitemi si te barabarte me ata qe i kemi admiruar e ndjekur nder dhjetera vite, ku dhjetera milioneve spektatore ne mbarë Europen e botën ju tregojme se kush është MUZIKA SHQIPTARE, Kultura dhe Artistet tanë te talentuar e këtë rradhë jo si inferiore por ne pozita te barabarta, jo si emigrante qe përpiqen te integrohen nëpër Europe por si një prej kombeve me te vjetër te Europes !

Po ja qe Elsa s'e ndien me nevojen për ta prezantuar vendin e saj !!!

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 28-11-2007, 01:28:29
Votova Aurela Gacen.

Sa per ata/ato qe permendin Bleron, te mos harrojne se Blero s'ka bithe te kendoje LIVE.

Thjeshte do na turperonte. ;)

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 28-11-2007, 01:40:35
Teksa me kot rrekemi duke enderruar se ELSA një ditë do të na perfaqesoje ne EUROVIZION asaj as qe i shkon nder mend ta prezantoje Shqipërinë për të mos thënë qe e REFUZON te na nderoje ne skenen europiane.

Personalisht besoj se s'ka nder e krenari me te madhe për një këngëtar/e se te perfaqesoje TOKEN AME  ne atë skene ku jo vetëm janë ngjitur YJE te botës muzikore europiane, ku ngjitemi si te barabarte me ata qe i kemi admiruar e ndjekur nder dhjetera vite, ku dhjetera milioneve spektatore ne mbarë Europen e botën ju tregojme se kush është MUZIKA SHQIPTARE, Kultura dhe Artistet tanë te talentuar e këtë rradhë jo si inferiore por ne pozita te barabarta, jo si emigrante qe përpiqen te integrohen nëpër Europe por si një prej kombeve me te vjetër te Europes !

Po ja qe Elsa s'e ndien me nevojen për ta prezantuar vendin e saj !!!



Ja c'thotë ajo ne intervisten për Albaniac ne Nentor te 2006 !!!

Keni konkuruar dhe fituar dy here ne F.K ne RTVSH. Duke qenë se tani ka hyrë ne loje dhe Eurosong a do të riktheheni te konkuroni serisht?

Jo. Të dyja herët qe unë fitova, për fat te keq televizioni shqiptar nuk kishte paguar taksat e duhura për te qenë perfaqsues ne Eurosong, bëhet fjale për vërtetë shumë pak.

Përsa i përket festivalit unë historinë time, besoj se e kam bërë ne festival.D.m.th. nuk besoj qe kishte ndodh ndonjëherë qe një këngëtare te marri pjesë 2 here rradhazi dhe te dyja herët te marri çmimin e pare dhe duke qenë gjithashtu hera e pare qe merrja pjesë ne këtë festival dhe isha vetëm 15 vjeçe. Unë nuk kam me nevoj për fitore, kam nevoj për te vazhduar muziken time,fitoret i kam pasur.Me mirë te ja lemë vendin artisteve te rinj qe po dalin, te fitojne edhe ata nga një here festivalin. Shansin, jo vetëm vetes por edhe RTVSH për tu paraqitur ne Eurosong me një prezantim dinjitoz ja kam dhënë jo një por dy here dhe për arsye ekonomike nuk kam marrë pjesë.

Tani qe ka ardhur dita qe ne mund te konkurojme, le të shkojnë artistet me të reja, kushdo qe e fiton tani festivalin, unë nuk kam me nevojë për Festivalin Europian. hmmmmm: :O

Fjalët e saj s'kanë nevojë për shumë komente....

Mos valle Mira, Redoni, Rovena, Arberia, Manjola i duken te rinjtë, talentet e reja qe po dalin ne muziken shqiptare ???!!! :O


  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 30-11-2007, 18:08:09
Elsa Lila, kenga nuk është veç mall !

Është për te ardhur keq kur anomia, kjo e keqe e madhe qe ka pushtuar shoqërinë tonë, te paktën qe prej shembjes se murit te Berlinit, manifestohet edhe te njerëzitë qe duam me shumë, te kengetaret. Vecanerisht tek ata qe me zërin e tyre na kanë dritheruar shpirtin, na kanë zbukuruar ndjenjat, na kanë perfaqesuar ne botë me mirë e me denjesisht se dhjetera ambasadore, shtetare e sportiste.

M'u coptua zemra nga fjalët e Elsa Liles kur ne një intervistë shprehu persene e kotë për te marrë pjesë si konkurruese ne Festivalin e Kenges ne Radio Televizion. Ajo u justifikua me zemergjeresi shpirti edhe për t'u sakrifikuar me mospjesmarrje për hirëëëëëë te kolegeve te saj të ri. Pra, qe ata ne garen e tyre ne festivalin e pritshem të mos kenë përpara një dive njezeteshtate vjeçare si Elsa, e cila për kenaqesine , nderin dhe ambicjet e bijeve te shqipeve është ngjitur dy here ne Festivalin Famemadh te Sanremos dhe ka vajtur e ka bërë sprova fototmodeleje ne USA .

Oh sa e kemi pritur mberthyer ne TV daljen e Elses ne skenen plot lule të atij festivali ! Kemi pritur me ankth orët e vona , me friken tonë patologjike te te papriturave . Pastaj , kur Elsa u thir ne skene, u perkedhelem ne shpirt nga fjalët e konferencierit Baudo kur shpjegoi se Elsa vinte nga Shqipëria , se ne Shqipëri e donin dhe ishte e famshme. Ishim me Elsen se bashku me lukun e saj, me emocionet e rastit , me çdo note te nxjerre nga shpirti artist ne te mirë te kenges italiane, te kengetares Elsa, te familjes se saj, te mijëra emigranteve shqiptare ne Itali, te cilët ne rrugën e vështirë te integrimit kanë nevojë për një shembull te mirë si ai i Elses, Klejdit , Ambetes, Leonit, Iglit , Bogdanit.

Gjithashtu Elsa na bëri te qartë se e ndjen veten te arrirë ne rrugën e bukur dhe te vështirë te kenges dhe se ajo ka tashmë emrin dhe famen pamvaresisht nga pjesmarrja ne festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Mundet Elsa të mos jepte shpjegime për mospjesmarrjen e saj si konkurruese dhe shumë amatoreve te muzikes dhe jo, jam i sigurtë , se do t'u vinte keq nga mosdegjimi i zerit te saj ende i bardhe e feminor, nga interpretimi mjeshteror dhe tërësia e ndjenjave qe ajo percjell. Por Elsa u shpjegua dhe i dha peshe mospjesmarrjen e saj me paleverdishmerine ekonomike.  

Edhe Elsa, si shumë te tjerë sot ne Shqipëri  e lidhi artin e saj  me parate dhe me kuriozitetin minimal se me sa është paguar nga Radio Televizioni Shqiptar për te bërë prezantuesen.

Ende me sa duket ka artiste qe nuk e dinë se arti i tyre edhe ne shoqërinë e hapur, është i lidhur ne rradhë të parë me informimin , edukimin dhe argetimin e njeriut për t'u bërë qytetar i denjë i vendit te vet. Si shumë te tjerë ne Shqipëri edhe artiste nuk e dinë se eksperienca e tyre e mbledhur , arti i tyre ne te mirë te te tjerëve perben atë qe quhet moral pozitiv  dhe se mungesa e kësaj eksperiencë te mbledhur ne shoqeri quhet anomi.

Nuk mbahet mend dhe nuk do mbahet kurrë mend Vace Zela për sa ajo fitoi para. As Agim Krajka, Inva Mula, Mentor Xhemali. Çështja e parave është çështje tjetër shumë e rëndësishme jo vetëm për artin. Askujt nuk iu dhimb sa ishte gjallë Mozarti, Van Gogu, Kalas, Merlin Monro e te tjerë e te tjerë e te tjerë.  Pak kujt i intereson se sa fitoj Elsa Lila ne Sanremo, a ne faqet e para te revistave te ilustruara. Shumë zërin e Elses, Vaces, a te tjerëve  e kanë ne shpirt , ne kokë, ne trup e me ata zera perballojne punën e madhe qe kanë çdo ditë për te shpetuar nga varferia ku ndodhen. Ky është vlerësimi me i madh për këngën e këngëtarin.

 Else e dashur , ze magjik, e mirë, e bukur dhe e shtrenjte , më duhet te te them se dhe kenga jote nuk është veçse mall. Shpresoj te me kuptosh tani ose atëherë kur ti të kesh mbaruar shkollën tënd te lartë. Suksese.


Ilir Mati  - Gazeta Shqiptare

http://balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=25800

  • Postime: 9
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 02-12-2007, 13:10:34
sads     http:// asdsad

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 02-12-2007, 14:42:30
Ku jan meshkujt mor qfar sondazhi i kot me duket.

Blero duhet te jet pa tjeter ,se ky festival eurosong  sa me duket  do te mbahet ne Serrbin raciste dhe fallsifikimet qe moti jan ber gati.

  • Postime: 50
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 19-01-2008, 01:48:35
nga femrat

aurela gace
jonida maliqi
eranda libohova
soni malaj
genta ismajli
greta koci

kto qe ekan ze....dhe qe bejne skene per vete

nga meshkujt

FLORIIIIII
alban skenderaj

kta per momentin...kan vokal te fuqishem....

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 20-01-2008, 14:35:21
kelsie hiqe nga mendja sonin & florin se ato asiher sdo konkurojn per festivalin e fundvitit e kan thon vet ne intervist.kshu qe mos mbani shpres per ciftin.

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 20-01-2008, 14:35:56
un voten ja jap sinan hoxhes

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 20-01-2008, 16:54:26
jonida maliqi ;) ;) ;) :P :P 

Temat e fundit