Festivali i Parë i Këngës dhe Valles Çame ! - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Festivali i Parë i Këngës dhe Valles Çame !

Festivali i Parë i Këngës dhe Valles Çame !

· 3 · 1388

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-09-2007, 15:47:43
Tri net me 500 këngët e bukura të dhembjes

Ka hapur siparin në Sarandë Festivali i Parë i Këngës dhe Valles Çame


Lëmi i këngës dhe valles aq drithëruese e me kolorit të rrallë të Çamërisë dhe për Çamërinë u hap si valë deti në Sarandë. Mbrëmja e djeshme ka shënuar nisjen e Festivalit të parë të kësaj pasurie folklorike, me një vulë të veçantë identiteti kulturor. Festivali i Parë i Këngës dhe Valles për Çamërinë ka nisur, për t‘u shtrirë në tri net të gjata vere. Nga shkallët dhe skena e stadiumit të gurtë "Aleko Dajko", çamëve u janë drejtuar fjalime dhe thirrje patetike për të marshuar drejt të parëve të mbetur edhe pa varr, nga është kërkuar të vihet në vend padrejtësia e historisë ndaj një popullsie të tërë të përzënë. Në skenë u ngjitën mbrëmë interpretë, njerëz të cilëve kënga dhe vallja u del nga shpirti i plagosur, e që i kanë ato si një vulë të krahinës së cilës i përkasin. Udhëtimi i Azgan Haklajt dhe Unionit Artistik që prej vitesh u flasin shqiptarëve nga ky "Parlament" shpirtëror me gjuhën universale të artit për hallet dhe plagët e kombit, është ndalur kësaj radhe në Sarandë. Ky qytet i përngjan një Shqipërie në miniaturë me diversitetin dhe bashkëjetesën në paqe të komuniteteve të ndryshme krahinore, etnike, fetare dhe kulturore.

Pas spektakleve të njohura të Unionit në Tropojë, në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë e në Kosovë, ndalesa e Sarandës ka qenë edhe më e veçantë. 300 artistë devizën e njohur "një komb, një qëndrim", apo "një komb, një kulturë", nisën ta japin përmes këngës autentike çame, të krijuar për Çamërinë. Melodia dhe tingulli e kanë përcjellë këtë mesazh në gojën dhe me instrumentet e artistëve, nga tërë hapësira shqiptare, përfshi edhe diasporën. Në skenën e këtij festivali do të ngjiten 25 grupe nga të gjithë trevat etno-kulturore shqiptare, që sjellin më shumë se 500 këngë e valle. Mes tyre janë ansamblet artistike të ardhur nga Vlora, Fieri, Kavaja, Tirana, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, si dhe mjaft grupe artistike nga Tropoja e pjesë të tjera nga Veriu shqiptar. Nuk mungojnë grupet nga Përmeti, Tepelena, Saranda, Delvina, Markati, madje edhe nga Tetova e Maqedonisë, shqiptarë nga Mali i Zi, nga Mitrovica e Kosovës, nga Presheva e Serbisë etj. Askënd nuk e ka befasuar madje prania e grupit të Himarës, të cilin presidenti i festivalit Haklaj e ka cilësuar "sharmin e festivalit të parë". Ai e çmon si një lehtësi dhe kënaqësi më shumë për organizatorët, që artistët e Himarës u treguan të gatshëm të japin me këngën e tyre mesazhe paqeje dhe bashkëjetese.

Përveç dikasterit të Turizmit dhe Kulturës, përfaqësuesit e komunitetit çam janë mbështetësit kryesorë të këtij aktiviteti madhor, që ka nisur mbrëmë dhe mbyllet më 2 shtator, datë që përkon edhe me mbylljen e sezonit turistik të Sarandës. "Harta e kulturës popullore shqiptare do të ishte e mangët pa vlerat shpirtërore të krijuara në krahinën e Çamërisë"- shprehet regjisori i Festivalit Nikollë Lleshi. Ndërsa Qani Biraçi, njohës dhe studiues i folkut çam, tregon se si për 45 vjet ai është mbajtur i mbyllur dhe ky festival vjen si një shpërthim i kësaj "kasaforte" me brilante të shpirtit, për të shkuar te njerëzit si mesazhe paqeje, pa asnjë ngarkesë politike. Koreografi tropojan Deli Metaliaj flet me emocion për faktin që gjendet në zemrën e këngës dhe valles çame. Ai thotë se ka sjellë në festival një valle të rëndë, epike të burrave të Tropojës, teksa kujton që 20 vjet më parë ka qenë në Konispol, ku ka njohur Taip Madanin, kërcimtarin e paarritshëm të valles çame në sini. Luljeta Cingu, valltarja virtuoze e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, tek kujton me emocion se si vallja e Osman Takës ka elektrizuar sallat plot me spektatorë të huaj, thotë se vallja çame është një nga perlat e folkut shqiptar.

Të gjitha këto vijnë si ujë nga burimi i kulluar. Sipas organizatorëve, repertori synon në një pikë të vetme; këngë dhe valle për Çamërinë. Çdo natë do të ngjiten në skenë 6-7 grupe artistike, ndërkohë që ditët e festivalit do të shoqërohen edhe nga veprimtari të tjera, si vizita në qytetin antik të Butrintit, promovimi i librit të studiuesit Veis Sejko mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbo-kroate, ekspozitën fotografike të Namik Selmanit nga treva e Çamërisë etj. "Jemi përpjekur të mos i lemë asgjë mangët organizimit të festivalit - thotë numri dy i bashkisë së Sarandës Fatos Mullaj,- pasi është në ambicien tonë që në qytet të sjellim sa më shumë aktivitete të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare". Folku burimor, kjo pasaportë folklorike, në një kuptim, e ka bërë me fat edhe Sarandën, që në tri net festival do të ketë shqiptarë të ardhur nga 5 shtete. Me "bagazhin" sa të njëjtë edhe të ndryshëm kulturor- këngë dhe valle që i kushtohen Çamërisë.

G.Shqip

  • Postime: 8
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 16-11-2007, 15:58:25
pasi e lexova shkrimin juaj mbi festivalin e pare te kenges dhe valle per camerin. po shkruaj dicka
do te kisha kenaqesin qe ne kete faqe te kishin nje vende dhe kenget dhe vallet, grupet pjesmarese ku dhe mund te degjoheshin ose te shkarkoheshin.
me respekt alti9

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-11-2007, 16:07:04
Shko te rubrika e muzikes per shkarkim jam i sigurte se do ti gjejn kenget e vallet qe deshiron :)

Temat e fundit