Frederik Ndoci në prag te divorcit te dytë - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Frederik Ndoci në prag te divorcit te dytë

Frederik Ndoci në prag te divorcit te dytë

· 3 · 2336

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 21-10-2007, 06:25:42
Në fakt nuk do të dëshironim që të shkruanim të tilla lajme,sidomos kur bëhet fjalë për artistë të cilët me talentin e tyre, janë bërë shumë të dashur për ne. Por kjo është jeta, me të mirat dhe të këqijat e saj, dhe nga këto të fundit nuk shpëtojnë dot as artistët. Frederik Ndoci, këngëtari i talentuar 48 vjeçar i cili u riintegrua në jetë artistike shqiptare vetëm pak muaj më parë për shkak të emigracionit të gjatë,duket se po jeton një dramë të vërtetë shpirtërore. Bashkëshortja e tij e dytë, Aida e cila u bë e njohur për tëgjithë edhe si shoqëruesja e Ndocit në skenë, ështe larguar drejt Amerikës dhe sipas miqve të çiftit, martesa e tyre duket se ka marrë fund.Eshtë e çuditshme sesi njerëzit shpesh padashje thonë disa profeci për veten e tyre. Kështu Ndoci i pyetur në një intervistë për “Panorama”, vetëm pak muaj më parë se çfarë këngëtareje është e shoqja Aida, ai është përgjigjur: “Unë dhe Aida me të vërtetë kemi dalë në skenë si Albano dhe Romina, por ama gruaja ime këndon më mirë se ish-gruaja e Albanos”. Por mesa duket edhe fati i tyre si çift do të jetë si ai i Albanos dhe Romina Power. Aida, e martuar me Frederikun që me 3 tetor 1999, pas divorcit të këngëtarit, është ndjerë e përkëdhelur nga të gjitha mediat dhe bota e artit në Shqipëri, vetëm sepse kishte fatin e madh të ishte bashkëshortja e një artisti të madh. Pothuajse në çdo dalje televizive dhe intervistë të Ndocit, ishte edhe ajo. Ndërsa mundësia më fatlume e vajzës, dikur të panjohur me origjinë nga Durrësi, ishte skena e “Eurosong”, ku ajo së bashku me bashkëshortin kënduan këngën “Baladë e Gurit”. Askush nuk e di se cila Bashkëshortja e këngëtarit, Aida ikën në Amerikë Frederik Ndoci në prag të divorcit të dytë është arsyeja që kjo lidhje mori tatëpjetën. Sipas rrëfimevE të disa miqve shumë të afërt të Frederikut, ky i fundit po e vuan shumë ndarjen dhe kjo ishte arsyeja pse ne nuk i kërkuam një prononcim apo shpjegime të hollësishme mbi çfarë ka ndodhur. Mbase në një moment tjetër ai vetë do pranojë të rrëfeja gjithçka për gazetën tonë. Miqtë e tij thonë se sapo i përmend Frederikut të shoqen, ai mezi i mban lotët, ndërkohë që tregon i dëshpëruar se pikërisht tani kishte planifikuar që të kishin edhe një fëmijë së bashku.Sapo morëm vesh lajmin, natyrshëm i hodhëm një sy të gjitha intervistave që Frederiku kishte dhënë kohët e fundit dhe gjetëm një të tillë, të rreth dy muajve më parë te revista “Psikologjia”, ku këngëtari flet për ndjesitë e tij. Do të dëshironim t’ju risillnim disa fragmente nga ajo intervistë tek e cila në fakt mund të lexohet fare mirë mes rreshtash dëshpërimi i Ndocit, pasi edhe argumenti për të cilën e pyeste gazetarja ishte xhelozia.

Gazetarja: A ndjen dhimbje kur ndahesh?

Frederiku: “Normal që po. Sepse ti e krahason dhimbjen me mbushjen dhe kështu kalon nga gabimi në gabim. Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin dashurinë Mund të të vijë nesër partneri të të thotë: dëgjo unë dua një tjetër që kam pasur më përpara sepse më është rizgjuar dashuria Janë kohëra të çuditshme. Ti Në një ndarje vuan më shumë ai që është më budallai dhe më idioti, domethënë unë. Ka njerëz më spektikë që nuk e kanë problem hiç kalimin nga autobusi në veturë, nga vetura në tren e më pas në tramva do respektosh gjithçka. A do jesh i zoti të pranosh veten? Mund të ndjehesh xheloz për lumturinë e gjysmës me të cilën deri pak kohë më parë ti ke ndarë jetën. Në fund të fundit ndarjaështë shumë e rëndë. ..”

Ajo që rrëfen Frederiku është një copëz jetë që ngjan me shumë copëza jetë të secilit prej nesh në situata të ngjashme, por padyshim ndjeshmëria dhe mënyra sesi një artist i përjetonkëto momente, është shumë më ndryshe se ajo e njerëzve jashtë botës së artit. Duke iu referuar përsëri intervistës interesante që Frederiku ka dhënë për  “Psikologji”, do të doni që t’ju risjellim edhe një moment tjetër interesant: “Në një ndarje vuan më shumë ai që është më budallai dhe më idioti,domethënë unë. Ka njerëz më spektikë që nuk e kanë problem hiç kalimin nga autobusi në veturë, nga vetura në tren e më pas në tramvaj”.Në mbyllje, duke i kërkuar falje këngëtarit që prekëm një argument që mund ta lëndojë, ne i urojmë atij lumturi dhe suksese. Gjithsesi jetavazhdon!

PANORAMA.COM

  • Postime: 188
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 21-10-2007, 12:13:59
 :(

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-11-2007, 01:30:32
Ehhhhh si jane bere femrat sot o amani.......

Temat e fundit