Netet e Klipit shqiptar - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Netet e Klipit shqiptar

Netet e Klipit shqiptar

· 3 · 1466

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-04-2007, 08:34:41
Ka nisur të shtunën në mbrëmje, në ambientet e “Club Zippo”, festivali “Netët e klipit shqiptar”. I konceptuar si një konkurs i videoklipit, ky festival në natën e tij të parë ka mbledhur së bashku edhe disa nga këngëtarët konkurrentë, ndërkohë që të tjera shtëpi produksioni në garë në netët në vijim do të sjellin të tjerë këngëtarë, nga Shqipëria dhe diaspora.
E ndërsa nga e hëna deri të premten, në ekranin e televizionit shqiptar janë prezantuar klipet në garë, të shtunën në mbrëmje gjithçka finalizohet me një show artistik, që veç muzikës dhe këngëtarëve mbart edhe surpriza të tjera artistike. Një juri profesionistësh do të japë vlerësimin për videoklipet pjesëmarrës, ndërkohë që regjisori i spektaklit është si gjithmonë Petri Bozo. Natyrisht duke pasur parasysh prurjen e madhe të klipeve, që kanë qenë më tepër se 300 të tillë, jurisë i është dashur të bëjë seleksionimin paraprak të tyre duke vlerësuar videot më të mira për t’u pranuar në garë. Çdo javë në ekranin e televizionit prezantohen 16 klipe të cilat rishfaqen të përmbledhur çdo të shtunë, nga ambientet e Zippo-s. Këtë vit, hapësirë e veçantë i është dhënë edhe modës dhe sfilatave si elementë të gjetur të spektaklit.

Silvi Skënderaj, një tjetër Miss, në prezantim

Jo vetëm i nxjerr misse, po edhe iu jep mundësinë të shprehen. Me sa duket regjisori Bozo është i vendosur t’iu japë gjithmonë e më tepër hapësirë vajzave të tij për të qenë në skenë dhe në publik. Dhe këtë radhë, i takoi Silvi Skënderajn, “Miss Shqipëria 2006”, që të merrte në duar si bashkëprezantuese, drejtimin e festivalit të klipit. Natyrisht duke pasur parasysh emocionet e një vajzë të re dhe të pamësuar me kamerën duhet të themi, se Silvi ia doli mirë dhe, se ndonjë gabim të vogël në të folur, e kompensoi me pamjen e saj të këndshme.

Rozana Radi preferon biçikletën

Klipi i këngës së saj “Rrotullo me gisht” realizuar nga “Max production” është tashmë pjesë e festivalit të klipit. Dhe natyrisht Rozana Radi, nuk mund të mungonte në mbrëmjen e parë të prezantimit. Por, ajo që Rozi ka përcjellë në skenën e “Zippo club”, ka qenë më shumë se një surprizë dhe më shumë se një këngë. Nëse drejtuesit e spektaklit nuk do ta kishin lançuar emrin e saj ndoshta teleshikuesit, por edhe të pranishmit në sallë do ta kishin të vështirë ta dallonin Rozanën bionde, me dy bishtaleca dhe me fustan të shkurtër si një çupëlinë, që shfaqet në skenë e hipur mbi një biçikletë, e rrethuar nga një grup djemsh. Eshtë pikërisht kënga “Biçikleta” e kompozuar dhe e kënduar nga xhaxhai i saj Françesk Radi, shumë vite më parë që ka hapur kështu serialin musical, që Rozana Radi do të përcjellë çdo të shtunë nga ambientet e “Zippo”-s, si surprizë përshëndetëse për “Netët e klipit...”. Nëse deri tani e kishim parë si këngëtare, aktore, por edhe si autore tekstesh, këtë radhë Rozana tregoi se është në gjendje të performojë me delikatesë edhe si balerinë.

Ingriti, look-u i ri shoqëron këngën

Eshtë shfaqur me një pamje krejtësisht të re në “Netët e klipit shqiptar”, këngëtarja Ingrit Gjoni. E pranishme në këtë mbrëmje, si protagoniste e dy klipeve të saj në garë, “Jek e jek” dhe “Barbie silikon”, duket se ka preferuar që këtë radhë të luajë edhe me pamjen. Prej kohësh e shihnim me flokët e gjata, që herë pas herë i pëlqente t’i mbante edhe kaçurrelë në origjinalë. Ndërsa këtë radhë, jo vetëm që Ingriti ka guxuar t’i shkurtojë flokët, por edhe ka prerë me balluke. Dhe natyrisht kësaj pamjeje i ka përshtatur edhe veshjen me pantallonat e shkurtra, duke krijuar një imazh të këndshëm skenik. Sa për kukullën e silikonit flitet se është pëlqyer më shumë se këngët e saj të mëparshme.


Pirro Çako vazhdon të këndojë për dashurinë

Vazhdon të këndojë për dashurinë, gjithmonë me të njëjtin pasion. Klipi i këngës “Ah moj dashuria ime” është gjithashtu konkurrent në garën e klipeve shqiptarë. Edhe Pirro Çako nuk e ka refuzuar ftesën e regjisorit Bozo, për të qenë gjithashtu i pranishëm në ambientet e “Zippo club” ku është prezantuar edhe videoklipi i tij në garë. Më pas, Pirro Çako ka përshëndetur të ftuarit me një nga këngët e tij, që dallohen për natyrën e qetë dhe herë-herë melankolike. Edhe pse i impenjuar momentalisht si profesor në “Star Akademy”, këngëtari dhe kompozitori i njohur ka gjetur disa momente të lira edhe për të qenë i pranishëm në festivalin e klipit.
 
G.Panorama
« Editimi i fundit: 28-04-2007, 17:00:40 nga BabyDance »

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-04-2007, 16:57:36
"Netet e Klipit Shqiptare 2007"

Vetëm talenti dhe pasioni nuk mjaftojnë ne art.

Kënga "Me ty" ne Netet e Klipit Shqiptare mban autore Berdaku -Fejzo

Pak fjale se kush është A.Berdaku.

Ka lindur ne qytetin historik dhe atë te tradites se bukur te Krujes.Mbaron studimet e para ne qytetin e lindjes e me pas ne Tiranë e ne Itali për rregji televisive dhe kinematografike.I pregatitur ne shumë kurse te tjera kualifikimi ka krijuar një profesinalizem për te admiruar dhe shumë te vleresuar.Është fare i ri por me një dëshirë dhe vullnet ne profesionin e tij te cilin e ka te ushqyer qe fëmijë prej origjines se vet familjare. Nga një familje artistash, ka trashëguar pikërisht pasionin për atin e kinemase, teatrit dhe videos. I ati i tij rregjisori i nderuar Ibrahim Berdaku ka dhuruar ne këtë profesion me shumë se 33 vjet duke lënë gjurmet e veta ne rradhen e artisteve shqiptare dhe rregjise se skenes,vlen për tu përmendur një nga veprat te rregjisuara prej tij “Berberi i Siviljes“ ne 1979 me Teatrin e Operas dhe Teatrit (TOB), date dhe muaj ky qe perkon edhe me datelindjen e djalit te tij Adriatik Berdaku.
Aktualisht Adriatiku punon ne Itali si profesionist i lirë duke bashkepunuar me studio të ndryshme televisive FreeLance, studio Tv ne televisonet rajonale dhe ato satelitare te platformes te SKY, nazionale dhe internazionale, repotazhe të ndryshme për mediat shqiptare, kronika dhe reklama.www.ajvideo .it
Kësaj herë more pjesë ne Netet e Klipit Shqiptare me rregjine e videoklipit “Me ty“ ne bashkepunimin me kantautorin Joe-Artid Fejzo.
Duke i uruar suksese ne naten finale final te 9 Qershorit po i drejtohemi me disa pyetje për te njohur pak me shumë rreth këtij konkurimi…


Videoklipi “ Me ty “një bashkëpunim Berdaku – Fejzo qe këto kohe po njeh jehonen ne kanalet televizive shqiptare dhe jo vetëm. Mund te na thoni me tepër për këtë realizim dhe bashkëpunim mes jush?

Kam rastin dhe kenaqesine te falenderoj publikisht kantautorin Joe-Artid Fejzo për mundësinë e këtij bashkepunimi, besueshmerine qe me dha ne realizimin prej meje te këtij videoklipi. Ka qenë një bashkëpunim total ne të gjitha momentet tona gjatë punës, sugjerime, këshilla, opinione dhe profesionalizem, kjo edhe për faktin dhe nderin qe gjatë xhirimeve patem ndihmë rregjizorin e madh zotin Muharem Fejzo, një mbeshteteje prej tij qe padyshim ka rendesine e vet.
Vetekuptohet c’do realizim televiziv dhe për me tepër video, ka veshtiresi nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga individualizimi i ambientit ku duhet xhiruar, nga kushtet atmosferike, teknike dhe qe me tepër perksuhtimi për te arritur diçka ndyshe dhe sa me afër te perkryeres.Veshtire si kemi patur sidomos gjatë filmimeve ne ambientet e fabrikes se braktisur ne zonen e Marche.Si një prone private por ideale për tju pershtatur ambientit te videoklipit tonë, nuk mundem te nxjerrim leje, kështu qe filmimet janë realizuar brenda pak kohe, realizuar vetëm me “Steadicam” pa “Kran” e mjete te tjera teknike. Sigurisht nuk arritem te realizonim atë c’ka kisha ne svenare baze dhe se si e kisha imagjinuar këtë videoklip, sepse gjithmonë mbetet diçka për te bërë me shumë dhe asnjëherë nuk mund te vetkenaqesh nga punët e tua.
Për momentin them se ka krijuar simpatizantet e vete , unë jam perpjekur dhe kushtuar gjithçka qe duhet për te arritur diçka te bukur dhe profesionale, megjithatë vleresimin e fundit e jep padyshim publiku ynë artedashes.

Si e pritet ftesen për te realizur një videoklip me këngëtarin Joe Artid Fejzo.

Padyshim pozitivisht, duke dëgjuar albumin e tij qe vërtetë ka një baze te fortë muzikore, krijuese dhe instumentale ishte e vështirë te seleksionoje këngën me te cilën duhet te realizonin videoklipin tonë. Ndërkohë qe studiova me vemenedje këngët e tij natyrisht për një regjisor video menjehere te vjen dëshira për te krijuar imazhe dhe skena duke trasformuar vijen melodike dhe fjalët ne një shirit filmi. Tematika ishte shumë e larmishme, por gjithmonë te ngacmon ideja për te realizuar diçka te veçantë dhe qe te pelqehej nga artedashesit.Megjit hatë ideja qe unë perceptova qe ne fillim mbetej gjithmonë ne trajtimin e një teme aktuale socilale e cila u mbështet edhe nga Joe. Dhe pikërisht rame dakort ne zgjedhjen e kenges “Me Ty“.

Subjekti qe trajtohet ne këngën “Me Ty“ është vërtetë aktule po edhe aq e fortë si një plage qe ka përjetuar shoqëria shqiptare. Pse pikërisht ju ngacmoi kjo teme?

Citim

Ndoshta unë si shumë te tjerë qe jetojme ne Itali prej vitesh këtë plage te shoqerise shqiptare ne vitet e ndyshimeve e kemi takuar shpesh ne mediat dhe shtypin italian.Një fenomen qe ka shumë forma por qe nis si i tillë fatkeqësisht nga vendet me problemet sociale qe kanë.Është një teme qe nuk te bën indiferent aq me tepër kur ato kanë brenda historisë se tyre shumë e shumë ndjenja te nderthurura. Doja te ishte diçka e fortë edhe ngacmuese si ne trajtimin e saj po ashtu edhe ne realizimin skenik,Joe nga ana e vete ishte po i te njejtes ide për te trajtuar diçka te tillë, një ’kartvizite’ publikut shqiptare ndyshe edhe pse ndoshta e trajtuar me pare.Sigurisht shqetësimi i parë është si do ta mirepres një gjë te tillë.
Videoklipin e pame si një film më me metrazh te shkurter, ku çdo element kishte rolin e vete.Kjo ide për ta pare ne kendeveshtrim me goditi shumë dhe menjehere fillova nga hartimi i një skenari ku interesi ishte i gjithë i perqendruar tek drama.Drame e cila prek padyshim shoqërinë, familjen por mbi të gjitha femren si instrument prostitucioni, duke fshirë e mohur atë nga të gjitha ndenjat, enderrat dhe dashurinë e saj, eksiztencen humane dhe njerëzore.Menduam se ne një videoklip te tillë mund te qëndronin mjaft mirë muzika, subjekti, filmi dhe personazhet, një harmoni elementesh qe jemi munduar ta realizojmë me cilësi e profesionalizem.

Ne “Backstage” shfaqen disa aktore dhe grupi i punës gjatë xhirimeve. Si jeni ndier qe keni punuar se bashku dhe a keni patur veshtiresi?

Citim

Me bëhet qejfi qe me bëni këtë pyetje.Doja ta theksoja qe ne fillim faktin qe aktoret ne realizimin e këtij “ filmi” nuk ishin aktore me njohuri ne fushën e drames dhe te aktrimit, po edhe me tepër, qe skenarin e patën ne duar vetëm ne ditet e xhirimeve. Efekti surprize dhe reagimet e tyre ishte një anë tjetër e veçantë gjatë punës për ta bërë atë sa me reale.
Por vullneti, pasioni dhe dëshira e madhe për te bërë vërtetë diçka originale mendoj se ja ka arritur qëllimit, dashje pa dashje i angazhoi ‘aktoret’ duke dhënë maksimumin dhe një pjesë te ndjenjave të tyre ne rolet te cilat ata interpretonin qoftë edhe fragmente te vogla.
Veshiresi mendoj se nuk patem ne drejtim te organizimit mes nesh.Me mirekuptim dhe shumë dashamiresi krjuar raporte shumë te mira me te gjithë. Ato qe meritojnë ne falenderim me të madh dhe sigurisht te meritur janë pikërisht vajzat te cilat asnjëherë nuk munguan me gadishmerine dhe durimin e tyre. Xhirimet janë bërë ne një periudhe te ftohte dhe ato pikërisht e kanë ndier me veshjet e tyre verore dhe skenike. Më kujtohet një fragment ku i thame se mund te pushonin pak ne makine, ishin aq shumë te gezuara sa u ndodha ne keqardhje, ato po vuanin për ti treguar te gjithëve ne rol se c’fare ndodh, kur dikush shkel dhe dhunos kufijte njerëzore. Patjetër qe desha te falenderoje te gjithë grupin realizues për pekushtimin dhe punën e tyre.Mendoj se kemi krijuar një miqesi te bukur nga një bashkëpunim i tillë mes nesh qe uroj ta kemi edhe pse jo ne të ardhmën.

Ju konkuroni për herë të parë ne “Netet e klipit shqiptare”.Mendoni se do merrni pjesë edhe ne të ardhmën ne konkurime te tilla apo qoftë edhe me këtë videoklip ne konkurse te tjera internazionale?

Unë mendoj se po. Padyshim shikohet mundësia e bashkepunimeve te cilat gjejne një emerues te perbashket midis artistit dhe rregjisorit te një videoklipit, por edhe pjesamarrja ne aktivitete te tilla qe japin mundësinë e një paraqitjeje serioze dhe konkuruese.Këto ditë kam patur ftesa për te marrë pjesë ne disa konkurse, te cilat kanë edhe teme sociale, shpresoj te arrij objektivat e mia preofesionale.
Po ashtu ne Itali ku unë zhvilloj aktivitetin ne studion time është mirepritur shumë mirë pasi Italia është një vend ne te cilin hapsira e trajtimit te problemeve është nga me te shumtat, aktualiteti është dhe mbetet një për paresi mbi çdo teme tjetër.

Si i shikoni ju si “Filmaker” videoklipet shqiptare?


Siç e kam thënë edhe ne një intervistë tjetër, mendoj se videoklipet shqiptare kanë patur një zhvillim te shpejte nga ana teknologjike,qysh nga viti 2000.
Por problemi qëndron tek realizimi.
Pra,së pari duhet te dimë c’far kërkohet tek një videoklip, c’fare mesazhi do të percjelle, cila është ideja e kengetarit,dhe si mund te shtrihet regjia ne deget e saj?.
Shumë videoklipe qe kam patur rastin te ndjek, dhe nga shumë opinione, me rezulton, qe disa prej tyre janë njelloj, regjia, efekte skenike, inkuadrimet,lokacione, paraqitja dhe pa fabul.
Duhet te investojme me shumë ne krijimin e figurave të reja artistike, te investojme e te testojme vehten ne këtë pikpamje,qe një ditë mos te gjendemi përsëri ne këto kushte.
Dua te theksoj,ne konkursin “Netet e Klipit Shqiptare 2007”, konkurenca është shumë e madhe dhe me disa realizime mahnitese, ndaj duhet vleresuar puna e çdo secilit, njohuria artistike e tyre.Mendoj se duhet te shmagemi aspektit thjesht ‘tregeti’ e te perqendrohemi me tepër ne planin cilesor e profesinalizem, te perqiemi me shumë për te arritur artin duke vleresuar çdo perberes se tij.

Me se po merreni këto kohe dhe planet tuaja?

Planet e mia për të ardhmën,besoj janë të njëjta me shumë te tjerë. Krahas punës mundohem te ndjek studime apo me të rejat ne fushën tonë te rregjizures pa te cilat nuk mund te bëhemi me prefeksionues për veten dhe për te realizuar për te tjerët. Deshirat dhe pasionet janë te mëdha, por ato nuk mjaftojnë ne art, dhe për këtë unë jam gjithmonë kerkues ne punën time. Vetëm pak ditë me pare jam kthyer nga Franca ku kam përfunduar një projekt dokumentaresh televiziv ne fushën e ‘AltaModa’ dhe po disa projekte te tjera ne Itali dhe Shqipëri

A.Mezini.©AllRightsReserved

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 28-04-2007, 18:12:47
VIDEOKLIPI " ME TY " - Joe Artid Fejzo



Temat e fundit