Një garë shqiptare për në Hollivud! - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një garë shqiptare për në Hollivud!

Një garë shqiptare për në Hollivud!

· 1 · 623

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 18-12-2006, 18:43:35


Festivali i parë botëror i këngës “A New World Star is Born”, që pritet të zhillohet në vitin 2007 në Los Anxhelos prek edhe shqiptarët. Një projekt madhor, origjinal, që bashkon popujt kësaj herë përmes këngës, i jep njëherazi shansin yjeve të këngës të mos mbeten vetëm yje brenda vendit të tyre , por në një botë të madhe, aq mistike dhe aq të paprekshme në dukje siç është Hollivudi. Nuk do të mungojë në këtë maratonë botërore të këngës edhe hapësira mbarëshqiptare, e cila do të mund të përzgjedhë yllin e saj në këngë, kësaj here më të spikaturin nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia. Projekti tashmë ka nisur dhe mban emrin e producentit Rino Jonay , me banim në SHBA, i cili ka përzgjedhur në stafin e tij, Arben Milon si regjisor, Edlira Kodhelin si skenariste dhe Joni Krajën si skenograf. Nga festivali gjithëkombëtar i këngës shqiptare, këngëtari fitues që mund të jetë nga Kosova ,Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria do të kualifikohet për të marrë pjesë në festivalin botëror me Çmimin “Kosova”. Përfaqësuesi shqiptar i këngës do të përzgjidhet për gjatë tri fazave. Një CD që ka brenda të gjithë informacionin mbi festivalin si dhe tri kolona zanore (popullore-klasike-pop, R N B- Hip-Pop Music) është shpërndarë në hapësirën mbarëshqiptare.
gaetashqiptare.com

Temat e fundit