Tarkan - Koncert ne Prishtine - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tarkan - Koncert ne Prishtine

Tarkan - Koncert ne Prishtine

· 5 · 1418

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

ne: 25-04-2007, 12:29:40
Tarkan në Prishtinë

Të gjitha vendet e rajonit ballkanik garojnë në sjelljen e emrave më të mëdhenj të skenës muzikore botërore. Në Kosovë ndërkaq vazhdohet me sjelljen e këngëtarëve oriental.
Kësaj radhe, pritet që rreth mesit të qershorit në Prishtinë, pas Ibrahimi Talises, të vije edhe këngëtari tjetër turk, Tarkan.


PRISHTINË, 24 PRILL — “Arkadashët”, por edhe shqiptarët, serbët, boshnjakët dhe të gjithë adhuruesit e tjerë të muzikës turke, me gjasë do të gëzohen pa masë, ngase diku rreth mesit të muajit qershor në Prishtinë do të qëndrojë këngëtari i njohur turk, Tarkan.
Beogradi me Budvën e vogël ende vazhdojnë me inatet rreth gostitjes sa më të mirë të bendit të famshëm Rolling Stones, ndërkohë që atje s’do të mungojë as ardhja tashmë e konfirmuar e shumë bendeve tjera me nam, sikurse ajo e Red Hot Chilli Papers. Madje, edhe Tirana, deri dje e privuar nga përcjellja dhe dëgjimi i çfarëdo ritmi që do të mund t’i ngjante “këngëve imperialiste”, tashmë ka kapur hapin, megjithëse modest, duke u sjellë bendet veterane Europe dhe Deep Purple. Ndërkohë, te ne, pas Samantha Fox, dhe Ibrahim
Tatlises, shumë kosovarë së shpejti do të mund të vallëzojnë
nën ritmin e ‘Oynama Shikidim, Shikidim...”, e për këtë gjë do të përkujdeset hiq më pak se ylli turk i radhës, Tarkan.
Burime shumë të sigurta të Express, të afërta me organizatorin, thonë se Tarkan do të mbajë një koncert në Prishtinë, përkatësisht në stadiumin e Prishtinës. Numri i biletave që do të lëshohen në shitje për këtë koncert, sërish sipas burimeve, thuhet se do të jetë rreth 30 mijë.
“Të gjitha biletat do të jenë të stampuara në Austri, për të mos ndodhur që ato të kopjohen, siç ka ndodhur më herët
në këso raste”, i tha burimi i gazetës.
Sipas po këtij burimi, Tarkan nuk do të jetë i vetëm, ngase pos tij prezent do të jenë edhe 30 valltare, ndërkohë që i gjithë zërimi i paraparë për këtë koncert do të vije nga Kroacia. Burimi, që dëshiroi të mbetej anonim, për Express, po ashtu theksoi se në Prishtinë tashmë kanë qëndruar promotorët e Tarkanit, përderisa ardhjen e tij do ta mundësojë kompania ‘Arian Entertainment’nga Pulla e Kroacisë, së bashku me ‘Lent Entertainment’nga Prishtina. Me sa duket, përpos në Prishtinë, gjatë muajit qershor Tarkan do të jep nga një koncert edhe në Sofje dhe Beograd.

Milot Hasimja

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 27-04-2007, 03:33:57
Me pelqen shume si kengetar,dhe Diskotekat Europiane i vendosin shpesh disa kenge nga Tarkani.

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 27-04-2007, 09:58:21
Këngëtarët shkojnë aty ku për ta ka kërkesë Përkitazi me shkrimin "Tarkan në Prishtinë", Milot Hasimja,

Paradoksi i shkrimit të Z. Hasimjes fillon me fjalinë e tij të parë: "Të gjitha vendet e rajonit ballkanik garojnë në sjelljen e emrave më të mëdhenj të skenës muzikore botërore". Ky paradoks nuk është i qartë derisa ta lexojmë fjalinë e dytë: "Në Kosovë ndërkaq vazhdohet me sjelljen e këngëtarëve orientalë". Zotni Hasimja, Orienti, a nuk na qenka pjesë e botës, edhe a nuk janë këngëtarët orientalë
gjithashtu pjesë e këngëtarëve të botes? Për Z. Hasimja, Orienti na qenka në Mars dikah. Ose pjesë fluturuese e kozmosit. Tjetër fakti që, fjala Oriental, si term politiko-social, nuk dmth çka Z. Hasimja do ta bindë lexuesin se ajo dmth: Orienti është një konglomerat kulturash e shtetesh rreth Azisë Jugore, Azisë Lindore e disa shtetesh në Lindjen
e Mesme, ndër të cilat më kryesoret, po jo të vetmet, janë Kina, Tajlanda, Persia, India e Japonia - shtete këto me kulturë të lashtë e civilizim të zhvilluar. Siç po shihet,
e siç mund të shihet në çdo burim akademik, Turqia, prej nga vjen Tarkani, nuk është pjesë e Orientit.
Ana tjetër e shkrimit të Z. Hasimja mirret më shumë me çka Budva e Beogradi po bëjnë, po edhe Tirana, se sa me vetë faktin se Tarkani, një këngëtar e artist turk, i
cili mban koncerte të stërplota edhe në Rusi, Evropë e Amerikë, vjen, në fakt, në Kosovë, ta mbajë një koncert. Kuptohet, këngëtaret shkojnë vetëm në ato vende ku për ta ka kërkesë, e kërkesa në Prishtinë s'qenka aq e vogël për të pasi organizatorët pretendojnë e planifikojnë ti shesin 30,000 (me fjalë: tridhjetmijë) bileta. Kështu që, a të "fajësohet" për këtë "orientalizëm" Tarkani, a të "fajësohen" organizatorët, apo të ulet e mendohet e të kuptohet se populli i Kosovës, si i tillë që është, ndoshta edhe do ta shohë e dëgjojë një Tarkan, apo një Tatlises. Pse jo, në fakt? Shijet muzikore janë të llojllojshme, e ato nuk diskutohen. E keqja e këtij shkrimi nuk është se diskuton shijet, se ajo gjë mund edhe të kuptohej e s'do
ishte e para e as e fundit herë, po se artikulli është shkruar me një ton ofendues e nënçmues për, fillimisht,
"Arkadashët" (kush janë këta, vetëm Z. Hasimja e di), pastaj për shqiptarët, serbët, boshnjakët, etj., që, me gjasë, po u gëzokan pamasë se në Kosovë po vika
“orientalisti” i njohur, Tarkan. Në vazhdën e ofendimeve e
nënçmimeve gjysmë të mbuluara të Z. Hasimja, ekzistojnë, siç ndodh shpesh me shkrime dobët të shkruara, disa të
çara. Së pari, nuk është me rëndësi se ç'bëjnë Budva apo Beogradi, se ne me ta nuk jemi në garë. Së dyti, për të njëjtin Beograd që po organizoka koncerte të
"emrave më të mëdhenj të muzikës botërore", në fund të artikullit thuhet se, po e organizoka edhe një koncert për
orientalistin Tarkan. Shtrohet pyetja: nëse ne duhet të bazohemi në Beogradin si meta-model për organizim
të koncerteve të "emrave më të mëdhenj të muzikës botërore", çka të bëjmë kur mësojmë se Beogradi po organizok
koncerte edhe për emrat e muzikës orientalisto- jo-botërore?

Trim Kabashi

  • Postime: 13
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 18-05-2007, 08:40:24
TARKAN DO TE JETE NE SHKUP ME 18 QERSHOR 2007

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 11-07-2007, 22:34:59
sa qef do kisha ta shifja tarkanin live

Temat e fundit