Top Fest 5 - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Top Fest 5

Top Fest 5

· 56 · 27971

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-01-2008, 16:43:49
Festivali do të nisë muajin e ardhshëm

Bojken Lako: Në “Top fest” këtë vit bashkë me publikun voton edhe juria

Ndoshta i vetmi ndryshim dhe më i rëndësishmi,në edicionin e pestë
të festivalit të muzikës moderne Top-fest do të jetë pikërisht votimi. Për herë të parë, përveç votave të publikut këngëtarët do të vlerësohen edhe nga një juri profesioniste. Lajmin e bën të ditur, vetë Drejtori artistik festivalit Bojken Lako, i cili shton se gjithsesi ende nuk është menduar mënyra mbi të cilën do të koordinohen të dyja votimet. Megjithatë është e sigurt se këtë vit nuk do të jetë vetëm publiku, ai që do të vendosi në lidhje me çmimin e parë. Dhe kjo për shkak të ngritjes së nivelit prfesional dhe të barazimit të vlerave monetare me vlerën e këngës. Festivali do të nisë muajin e ardhshëm dhe nga të gjithë prurjet do të përzgjidhen rreth 150 pjesëmarrës.

Si është niveli i prurjeve në Top-fest, deri tani?

Në momentin, që unë poflas jemi në një moment seleksionimi përsa u përket prurjeve në Top-fest. Në këto materiale, që më kanë
ardhur deri tani, mund të klasifikoj nivelin e tyre sipas rrymave muzikore. Ajo, që më bën përshtypje është, se ka artistë të rinj, të panjohur të cilët janë paraqitur me materiale muzikore relativisht të mira.Dhe vetë ne si organizatorë synojmë, që këtë vit përveç vlerave dhe talenteve të konfirmuara nga festivalet e mëparshme,të nxisim talente të reja duke i stimuluar përmes inçizimeve në studiot tona dhe dhe duke iu dhënë mundësinë, që të paraqiten në një formë të konsoliduar skenike në edicionin e pestë të Top-festit.

Çfarë tendencash vihet re në rrymat që janë lëvaruar?Mund të themi se ka një prirje muzika shqiptare drejt kësaj apo asaj rrymëë?

Mendoj, se këtë vit materialet janë më të pastra, të zhveshura nga komercialiteti i rëndomtë. Besoj, se ky Top-fest do të jetë i zhveshur nga tendencat për ta bërë muzikën vulgare, ose për të menduar, se muzika duke qenë shumë komerciale deri në limitet e profesionalitetit dhe duke e bërë bastarde, vetëm ashtu mund të eci. Besoj, që në këto materiale, ka tendenca për të pasur një muzikë më bashkëkohore, që afrohet tek rrymat e vërteta, që janë rrymat moderne, pop, rrok, R&B, soul, muzikë lehtë dhe jo shumë turbo-folk apo regaton.

Si Drejtor artistik i festivalit, që nga lindja e tij, a mund të flisni për ndryshime të mundshme në formatin e Top-festit, të pestë?

Dëshira dhe kënaqësia ime është që çdo artist shqiptar, nga çdo trevë apo nga diaspora të krjijojë mundësinë, që të performojë dhe të japi krijimet e tij në skenën e Top-fest,duke mos e koncepotuar si një eveniment televiziv, që nis në një date dhe përfundon në një date. Pothuajse gjatë gjithë vitit, unë si Bojken jam në një fazë përgatitore dhe studiuese, përsa iu përket krijimeve shqiptare, që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, ose nga jashtë. Dhe gjithë larminë e artistëve, që publiku ynë e gjen, qoftë në një koncert live në një klub, qoftë në një klip të realizuar jashtë vendit, mundohem ta sjell në skenën e Top-festit.Këtë vit do të marrin pjesë këngëtarë dhe grupe nga Kosova e Maqedonia, por edhe këngëtarë e grupe që jetojnë në diasporë. Përsa i pëket formës, mund të themi se tashmë Top-festi
ka shkuar drejt një strukture të vetën. Përveç natës finale, (që është një kopje, por jo në kuptimin e rëndomtë të një ceremonie ndarjesh çmimesh në MTV), do të ketë tetë javë konkurim dhe një muaj reflektim e transmetim të këngëve, në mënyrë që njerëzit t’i kenë familjare, deri në datën e mbrëmjes finale. I vetmi ndryshim lidhet me çmimin e madh dhe mënyrën e votimit. Këtë vit çmimi i madh, në natën finale do të ketë një mbikëqyrje nga një juri profesionale.

Dhe cila është arsyeja e këtij vendimi?

Për shkak të ngritjes së një niveli profesional dhe të barazimit të vlerave monetare me vlerën e këngës.Bëhet fjalë për një çmim, që i shërben artistit të ri, apo edhe atij të lançuar në rritjen e krijimtarisë së tij.Gjithashtu ky vendim është marrë edhe për të pasur një vlerësim më të kontrolluar profesionalisht dhe më të merituar.

PanoramaPlus

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 20-01-2008, 14:33:56
si ka mundesi qe po fillon kaq shpejt

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-01-2008, 16:13:42
Ndoshta fillojn e zgjedhin kengetaret qe do marrin pjese,ca sben vaki,po prap keto te Top-Channel kane plot emisione qe japin tani,sbesoj se fillon Top Festi pa mbaruar "Ethet"

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 23-01-2008, 20:14:04
Nje gje te mos e bejne te mundur...krijimin e nje jurie,,,,
Do nisin kengetaret e gazetaret e pakenaqur me avazet e zakonshme tashme...juri e korruptuar.

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 03-02-2008, 12:59:28
"Top Fest", nis nesër Edicioni i 5-të në "Top Channel"

Kalendari i eventit më të madh të muzikës moderne shqiptare


Nesër, në "Top Channel", nis edicioni i 5-të, i eventit më të madh muzikor të vitit, "Top-Fest".
Në ambientet e ish-ekspozitës "Shqipëria sot", po bëhen përgatitjet e fundit për të bërë të mundur që në orët 15.35 gjithçka të jetë gati. Edhe edicioni i këtij viti do jetë i ngjashëm me paraardhësit në mënyrën e organizimit, por jo pa ndryshime. Ndër to, më i rëndësishmi, është përfshirja e një hapësire për çdo këngëtar pjesëmarrës në sfidën e të kënduarit live, në mënyrë akustike. Dhe kjo do të ndodhë, çdo fundjavë, të premteve dhe të shtunave, në studion e programit muzikor "Selekt" që do të shërbejë në këtë periudhë, si një aneks konkurrues dhe performues për të gjithë topfestistët, pasi të kenë interpretuar në skenë.

Faza e pare e "Top-Fest 5" që nis të hënën, do të zgjasë 8 javë, deri më datën 28 mars. Në orarin që transmetohet programi "Selekt", "Top Fest", do jetë katër ditë të javës, nga e hëna në të enjte. Më pas, i gjithë muaji prill e deri në datën 7 maj që do jetë nata finale, i përket fazës së dytë të votimit për çdo këngëtar. Një ndryshim këtë sezon do të ketë dhe në sistemin e vlerësimit të këngëve dhe interpretuesve. Udhëheqësi artistik i festivalit e njëherësh regjisor i tij, Bojken Lako, tha se është huazuar formula e "Sanremos", ku do të ketë votim nga publiku të kombinuar me votim nga një juri profesionale, me kusht që vërtet çmimin e madh e çmimet e tjera, të shkojnë te më të mirët.

E reja tjetër e këtij edicioni, do të jetë dhe prezenca e 10 finalistëve të spektaklit "Ethe", që është në zhvillim. Regjisori Lako, tha se këtë edicion, përzgjedhja e këngëtarëve dhe e këngëve që kanë sjellë, është bërë në një mënyrë që të ketë sa më shumë përfaqësim, në rryma muzikore dhe në protagonistë. Do të këtë shumë emra të rinj, por dhe shumë emra jo të rinj e të afirmuar në vite, këngëtarë apo grupe, të cilët nuk kanë marrë pjesë në edicionet e kaluara. Sigurisht, kjo hapje përfshin një pjesëmarrje të gjerë si nga Maqedonia ashtu dhe nga Kosova, një tipar thelbësor i "Top Fest", që në fillimet e tij, ku u bë e mundur që muzika të kishte një afirmim dhe unifikim mbarëkombëtar. Ndaj, për këtë arsye, ky event ka fituar të drejtën të quhet festivali mbarëkombëtar i muzikës moderne shqiptare, më i madhi dhe më potenti në lloj.

Pjesë e organizimit të "Top Fest" këtë edicion, do të jetë dhe krijimi i sa më shumë hapësirave audiovizive për afirmimin e këngëtarëve dhe lançimin e interpretimeve të tyre, në mënyrë që deri në natën finale, publiku të ketë një njohje të plotë për kualitetin dhe famën që këngët konkurruese gëzojnë në opinion. Nga skena e "Top-Fest", këngëtarëve do t‘u jepet shansi që të interpretojnë në "Selekt". Më pas, do të jetë një hapësirë e veçantë në "Top Albania Radio" për secilin prej tyre. Kështu do të ndodhë dhe në valët e radios "Muzika ime", si dhe në kanalin "My Music" në Digitalb, ku do të funksionojë dhe një forum për këngëtarët. Pra, eventi nuk do të mbetet i kufizuar brenda hapësirave të skenës kryesore, por do jetë i zgjeruar dhe në hapësira të tjera për t‘i bërë këngët dhe protagonistët sa më të afrueshëm me publikun.

"Top-Fest" është ndër spektaklet më të mëdha në "Top Channel". Ai nisi 5 vjet më parë, duke revolucionarizuar formatin dhe konceptin e ndërtimit të një eventi muzikor. Po ashtu, "Top-Fest", shërbeu si një hapësirë për të sjellë të gjithë prurjet muzikore dhe për t‘i kaluar në filtrin e vlerësimit të shijeve të publikut dhe të mendimit profesional muzikor. Sipas regjisorit Bojken Lako, kjo ka bërë që vit pas viti, interesi për pjesëmarrje në Top-Fest të jetë gjithnjë në rritje dhe nga mbi 100 këngëtarë pjesëmarrës në edicionin e parë, numri ka shkuar vit pas viti në rritje, duke detyruar organizatorët që të rrisin dhe numrin e konkurruesve pas vlerësimit fillestar të këngëve që këtë vit, ka arritur në rreth 500.

"Top-Fest", ka shërbyer dhe si zbulues e promovues talentesh në të gjitha edicionit, duke nisur që nga i pari, ku fitues ishte Stine, një këngëtar që më pas do bëhej ndër më të preferuarit në tregun muzikor. Më pas, u shfaq një djalë tërësisht i panjohur, Alban Skënderaj, i cili në mënyrën më të paparashikuar, do fitonte dy edicione radhazi me dy balada nga më të bukurat në muzikën moderne shqiptare, një prej të cilave të interpretuar me kosovarët e grupit "Kthjellu". Nga "Top-Fest", Skënderaj arriti të bëhej në pak kohë, një ndër këngëtarët më të njohur dhe më të preferuar shqiptarë. Ndërsa edicionin e kaluar çmimin e parë e fitoi Greta Koçi, e cila kishte dalë pa çmim në disa evente të tjera muzikore edhe pse me një formim të plotë artistik e muzikor. Edhe këtë edicion sipas organizatorëve, premtohet një "Top-Fest" madhështor në çdo drejtim.


Fituesit e katër edicioneve të "Top-Fest"


* Stine

* Alban Skënderaj

* Alban Skënderaj & Kthjellu

* Greta Koçi




Gazeta " Shqip "  

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 03-02-2008, 16:23:40
kush kengetar do mari pjes apo akoma ska dal lista

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 06-02-2008, 22:02:41
Një gjë të mos e bëjnë te mundur...krijimin e një jurie,,,,
Do nisin kengetaret e gazetaret e pakenaqur me avazet e zakonshme tashmë...juri e korruptuar.
e di do behet pastaj me zi se FESTIVALI I KENGES qe ngeli
duke e be me korrupsion media qe me ledinen ne 2005

une them se jurite jane cool ti perdoresh per festivale dhe jane me profesional

#7 ne: 07-02-2008, 15:11:23
si votohet nga interneti?

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 07-02-2008, 17:47:05
si votohet nga interneti?
tek top-channel votohet e di unë por se kanë vënë top fest akoma tek emisionet e renditura këngët mund ti degjosh here pas here ne top albania

  • Postime: 822
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 07-02-2008, 17:59:29
01.Shpat Deda - "Enderroj", DAY 1
02.Entela Zhula - "Mbarim pa fillim", DAY 1
03.Qelbanix - "Amaride ne kete vend", DAY 1
04.Jona - "Ndjenjat", DAY 1
05.Permit of Stay - "Nuk eshte e thene...", DAY 1
06.Flaka Krelani - "Tboj me rock", DAY 1
07.Blerina Kastrati - "Anonim", DAY 2
08.Erresira e Jetes - "Boll ma", DAY 2
09.00 Genti - "Sayonara", DAY 2
10.Daja Do - "Ferma pa kafshe", DAY 2
11.Cody - "Treni i enderrave", DAY 2
12.Lil Ami - "Pse", DAY 2


  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 07-02-2008, 19:41:41
Qelbanixat dhe Flaken e eger njoh une  :D

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 08-02-2008, 11:36:39
Noizy feat. Ani - Kthehem tek ti

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 08-02-2008, 11:38:38
Silva - Cfare na ndau



  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 12-02-2008, 16:21:10
Vesa Luma - Edhe per mua do te kete nje zemer



Xhuli - Kujtime

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 12-02-2008, 16:24:15
Xiu feat. Besha - Me fal qe te desha



Yllka Bytyci - Mos trokit

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 14-02-2008, 10:04:18
Era & Elvira - Coko Sexy

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 19-02-2008, 17:08:18
hey i kam un te tera keto kenget e top fest 5 dhe do i vendos se shpejti(se per momentin jam pak e zen).

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 20-02-2008, 11:58:04
Ketu http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-443.html keni nje kategori me video nga Top Fest

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 21-02-2008, 17:34:56
Arbi G & Ina - Pikolina

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 21-02-2008, 19:28:18
Cudija me e madhe deri tani ne TOP FEST 5 ... Mihrije Braha !!!  

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 21-02-2008, 21:13:18
Amy mos u cudit. E ke vene re  Mihrijen ...Sa me vjen, me shume rinohet  :D

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 22-02-2008, 15:10:50
Big Boys feat Nida - Nese Mundesh

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 25-02-2008, 08:36:51
Yjet e pa njohur - Fjalet qe s'ti thashe


#23 ne: 26-02-2008, 17:58:36
 :)hehe votoi per kengen:me ben xheloz kenduar nga qendrim lutfiu? 84

  • Postime: 8129
  • Karma: +2/-1
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 27-02-2008, 02:12:42
Une doja te falenderoj Zeriyt per ate galerine e videove. Kam 4 vjet qe nuk i shoh shoket e klases (LRC) dhe duke pare ate videon sikur i kisha nje hap me prane. :)

Temat e fundit