“Vaya Con Dios” në Shqipëri - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Vaya Con Dios” në Shqipëri

“Vaya Con Dios” në Shqipëri

· 2 · 806

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 13-10-2007, 15:38:53
Në grupin muzikor të këngëtares së famshme, edhe një violinist shqiptar

Njihet nga të gjithë shqiptarët, hitet e tyre dëgjohen dhe pëlqehen nga të gjitha moshat dhe kjo gjë u vërtetua mbrëmë në koncertin e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku salla jehoi nga muzika dhe këngët interpretuar nga grupi i njohur “Vaya çon Dios”. Grupi i famshëm belg tashmë i njohur për suksesin e tij në të gjithë botën u paraqit mbrëmë para publikut shqiptar me këngët më të bukura të realizuar nga ata që nga viti i krijimit të tyre dhe ku nuk munguan edhe këngët që janë krijuar më së fundi.

Publiku në sallën e Pallatit të Kongreseve shoqëronte grupin “Vaya çon Dios” gjatë interpretimit të këngëve.“Vaya çon Dios” interpretoi disa nga këngët të cilat janë edhe të njohura për publikun shqiptar si  “ Don’t cry for loui”, “Puertorico”, “Neh nah nah”, “Just a friend of mine” si dhe shumë interpretime të tjera të cilët e entuziazmuan publikun i cili herë pas here shpërthente në duartrokitje. Grupi i famshëm belg ka një rrjedhë të suksesshme në aktivitetin e tij muzikor ku është shquar për suksesin e tij në disa shtet të botës ku ai ka dhënë koncerte dhe së fundi ai mundi që të shkelë edhe metropolin shqiptar.

 Ky koncert madhështor u organizua nga “Living Room” që tashmë është i njohur për organizime të tilla koncertore. Këtu mund të përmendim koncertin e organizuar në datën 24 shtator me ku erdhi grupi i famshëm “ Blues Brothers” po para tyre një tjetër koncert madhështor solli në Tiranë grupin e njohur “Dee Purple”. Sezoni i ri i koncerteve nga “Living Room” nisi me grupin e famshëm belg “ Vaya çon Dios” i cili këtë radhë shkeli edhe metropolin shqiptar.

Pak para se të fillonte koncerti një nga organizatorët e tij Leonard Koliçi gjatë një prononcimi dhënë për gazetën “Sot” u shpreh se organizime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen por të gjitha do të bëhen në bazë të shijeve të publikut shqiptar ndërkohë që presim edhe konfirmime të tjera që mund të sjellin shumë shpejt këngëtarë dhe grupe të tjerë të njohur. “Grupi i famshëm belg do të këndojë sonte në pallatin e Kongreseve dhe do të sjelli para publikut shqiptar një performancë të shkëlqyer. Këtu do të këndohen disa nga hitet më të njohura që janë realizuar nga ata por që janë edhe të njohura për publikun shqiptar. Ky koncert është në vazhdimësinë e koncerteve që janë organizuar nga ne. Presim së shpejti edhe konfirmime të tjera për grupe dhe këngëtarë të tjerë të njohur. Sonte publiku në sallë do të ketë mundësi që të shijojë një muzikë dhe interpretim të shkëlqyer. Dua të theksoj se ne në përzgjedhjen grupeve bazohemi edhe në shijet publikut shqiptar dhe duam të sjellim para tyre më të mirët e muzikës evropiane dhe asaj botërore”- u shpreh ai. Megjithëse një biletë kushtonte 25 mijë lekë dhe 30 mijë lekë në platen e sallës duket se suksesi i grupit ka bërë që publiku shqiptar edhe kësaj radhe të shpenzojë jo pak për të blerë një biletë.

Grupi “Vaya çon Dios” u krijua në vitin 1986. Dani Klein, këngëtarja lider dhe Willy Lambregt njohën sukseset e para me grupin “Arbeid Adelt” dhe vendosën të krijojnë grupin “Vaya Con Dios” bashkë me kontrabasistin Dirk Schoufs, pasi që ndanin së bashku interesin për muzikën cigane, xhaz e opera. Singelli i tyre i parë "Just a Friend of Mine", me një frymë latine u bë një hit i vërtetë në Francë, duke shitur 300 mijë kopje. Willy Lambregt largohet nga grupi dhe zëvendësohet nga Jean-Michel Gielen. Edhe pse Vaya çon Dios patën mjaft sukses në vendet latine, ata mbetën thuajse të panjohur në Vendet e ulëta, kjo për faktin se ishin një grup belg, por edhe për shkak të stilit të tyre cigan. Në verën e vitit 1990 ata patën më në fund depërtimin në këtë hapësirë me një nga hitet e tyre “What’s a woman?”, duke qëndruar në vendin e parë të hitparadës për tri javë. Duke u bërë kështu grupi i dytë, këngët e të cilit bëheshin hit në Vendet e ulëta. (i pari ishte Ivan Heylen në 1974). Kënga flet për marrëdhënien e vështirë mes një burri e një gruaje, që nga njëra anë kanë nevojë për njëri-tjetrin, por ndërkohë e kanë të vështirë të kuptohen. Në vitin 1991, Dani Klein dhe Dirk Schoufs vendosin të shkojë secili në rrugën e tij dhe prej atëherë Klein interpreton e shoqëruar nga artistë të ndryshëm. Në 24 maj të po atij viti 1991, Schoufs vdes nga AIDS. Albumi i tretë “Time Flies” do të ishte shumë më melankolik se dy të parët. Edhe pse muzika dhe kompozimet e “Vaya çon Dios” ndryshuan, grupi mbeti popullor në pjesën më të madhe të Evropës, sidomos në Francë, Gjermani e Skandinavi. Kjo vazhdoi deri në vitin 1996, kur Klein heq dorë nga biznesi i muzikës për shkak të lodhjes dhe stresit. Në vitin 1999 i kthehet muzikës si këngëtare në grupin “Purple prose”, me të cilin nxori një album me të njëjtin emër. “Vaya çon Dios” u rikthye në vitin 2004 me një album të ri të titulluar “The promise”. Dy vjet më vonë del një përmbledhje hitesh nën titullin “The ultimate collection”, me një DVD të një koncerti akustik në Bruksel, i shoqëruar edhe me intervista e fotografi. Gjatë gjithë historisë së tij, “Vaya çon Dios” ka shitur 7 milionë albume dhe 3 milionë singëlla.


" Sot "

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 14-10-2007, 01:02:23
Koncerti i "Vaya Con Dios" do të transmetohet te dielen ,14 Tetor ne orën 20:45 nga Vizion Plus.  ;)

Temat e fundit