Video Fest Muzikor - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Video Fest Muzikor

Video Fest Muzikor

· 10 · 3284

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

ne: 22-05-2008, 14:29:53
LISTA E VIDEOSPOTEVE TË NOMINUARA PËR VIDEO-FEST 2003

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
1. Miranda Hashani - Kudo me kend
2. Gili & Ardit Stafaj - Ditët e fundit
3. Ardian Gaxha - Çapkëne
4. Jericho - Zgjohu

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
1. Ardian Gaxha - Çapkëne
2. Miranda Hashani - Kudo me kend
3. Gili & Ardit Stafaj - Ditët e fundit
4. Aida & Armendi - Dugi

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
1. WNC - Çikat e mira
2. Etno Engjujt - E shtune
3. Ritmi i rrugës - Ushtari i rrugës
4. Boom Gang - Mos u bo kishe s'po ta kona

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
1. Miranda Hashani - Kudo me kend
2. Vjollca Robelli - Ajo
3. Eliza Hoxha - Ti po shkon
4. Tuna - Piroman

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA ME E MIRE
1. Gili & Ardit Stafaj - Ditët e fundit
2. Nazim Gagica - Kthehu me legjendën
3. Të Kthyerit - 92
4. Troja - People

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN POSTPRODUKSIONI ME I MIRE
1. Alma Bektashi - Nuk ka tjetër si ai
2. Aurora - Ëndrra e lotit
3. Eliza Hoxha - Ende
4. Aida & Armendi - Dugi   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
1. Miranda Hashani - Kudo me kend
2. Aida & Armendi - Dugi 3. Tingulli 3 - Llokum me arra
4. Adelina Ismajli - Sonte

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
1. Nazim Gagica - Kthehu me legjendën
2. Leonora Jakupi - Sahara
3. Selami Kolonja - Gu gu
4. Rovena Stefa - Si ja bën pa mua

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
1. Jericho - Zgjohu
2. Vjollca Robelli - Ajo
3. Troja - People
4. Asgje sikur dielli - Kur e di se nuk di

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
1. Ardian Gaxha - Çapkënja
2. Nazim Gagica - Kthehu me legjendën
3. Selami Kolonja - Gu gu
4. Malësori - Kthehuni

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
1. Jericho - Zgjohu
2. Etno Engjujt - E shtune
3. Ritmi i rrugës - Ushtari i rrugës
4. Minatori - Shfletoj gazetën

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
1. Jericho - Zgjohu
2. Etno Engjujt - E shtune
3. Troja - People
4. WNC - Çikat e mira

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
1. Miranda Hashani - Kudo me kend
2. Ardian Gaxha - Çapkënja
3. Asgje sikur dielli - Kur e di se nuk di
4. Troja - People 

LISTA E FITUESVE - VIDEO FEST 2003 
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
Gili & Ardit Stafaj - Ditët e fundit

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Gili & Ardit Stafaj - Ditët e fundit

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
Ritmi i rrugës - Ushtari i rrugës

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Miranda Hashani - Kudo me kend

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA MË E MIRË
Gili & Ardit Stafaj - Ditët e fundit

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURECNËN POSTPRODUKSIONI ME I MIRE
Alma Bektashi - Nuk ka tjetër si ai

VIDEO SPOTI MË I MIRË - VOTIMI NË INTERNET
Marigona - Sonte   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
Armendi & Aida - Dugi

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
Leonora Jakupi - Sahara

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Vjollca Robelli - Ajo

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Ardian Gaxha - Çapkëne

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Ritmi i rrugës - Ushtari i rrugës

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
Etno Engjujt - E shtune

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
Troja - People
Miranda Hashani - Kudo me kend 

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 22-05-2008, 14:32:02
Lista e nominimeve mungon-

LISTA E FITUESVE - VIDEO FEST 2004 
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
Cute Babulja - Kolateralisht

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Marigona - Nëse do t'më afrohesh

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
West Side Family - Tirona

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Teuta Selimi - Çka po dojm

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
Ermal Fejzullahu - Një fjalë

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA MË E MIRË
Cute Babulja - Kolateralisht   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
Teuta Selimi - Çka po dojm

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
Ardit Gjebrea - Ja ku jam

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Cute Babulja - Kolateralisht

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Ardit Gjebrea - Ja ku jam

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Marigona - Më plase

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
Marigona - Më plase

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
Cute Babulja - Kolateralisht 

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 22-05-2008, 14:36:41
LISTA E VIDEOSPOTEVE TË NOMINUARA PËR VIDEO-FEST 2005 
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
1. Marigona & Anjeza - Në mes nesh
2. Ritmi i rrugës - Përjetësisht
3. Xuxi - Funky ty të zavendëson
4. Tuna - S`ka më diktaturë

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
1. Marigona & Anjeza - Në mes nesh
2. Xuxi - Funky ty të zëvendeson
3. Brikena - Nata ime
4. Alberti - Më trego

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
1. Ritmi i rruges - Përjetësisht
2. Mad lion & Don Arbas - Molla me sherbet
3. Tingulli 3 & Fatime Kosumi - I trent
4. ADX - Mesnata

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
1. Genta Ismaili - Pranoje
2. Tuna - S'ka me diktature
3. Miranda Hashani - Mos me lini vet
4. Lejdina Qelo - Vagabonds of love

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
1. Leonora Bahiti - Harroje puthjen time
2. Brikena - Nata ime
3. Julka - Amin
4. Gressa - Dashuria kic

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA ME E MIRE
1. Cute Babulja - Udhë e mbarë
2. Xuxi - Funky ty të zëvendëson
3. Marigona & Anjeza - Në mes nesh
4. Ritmi i Rruges - Përjetësisht

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN POSTPRODUKSIONI ME I MIRE
1. Xuxi - Funky ty të zavendëson
2. Don Arbas & mad Lion - Molla me sherbet
3. Zanfina Ismaili - Kokaina
4. Jericho - Tomlin e nones   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
1. Marigona & Anjeza - Në mes nesh
2. Alberti - Më trego
3. Brikena - Nata ime
4. Zanfina Ismaili - Kokaina

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
1. Genta - Pranoje
2. Gili - Me kast
3. Leonora Jakupi - As mos provo
4. Selami Kolonja - Vajza e endrrave

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
1. Cute Babulja - Udhë të mbarë
2. Sansara - Ka kohë që më duhesh ti
3. Elita 5 - Faleminderit
4. Jericho - Tomlin e nonës

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
1. Xuxi - Funky ty të zëvendeson
2. Alberti - Më trego
3. Shpat Kasapi - Largohu
4. Ermal Fejzullahu - Mike

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
1. Marigona & Anjeza - Në mes nesh
2. Cute babulja - Udhë e mbarë
3. Sansara - Ka kohë që më duhesh ti
4. Jericho - Tomlin e nones

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
1. Xuxi - Funky ty të zëvendson
2. Sansara - Ka kohë që më duhesh ti
3. Ritmi I rruges - Përjetësisht
4. Ledina Qelo - Vagabonds of love

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
1. Cute babulja - Udhë të mbarë
2. Marigona&Anjeza Shahini - Në mes nesh
3. Dona Arbas & Mad Lion - Molla me sherbet
4. NRG band - Ama 

LISTA E FITUESVE - VIDEO FEST 2005 
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
Ritmi i rrugës - Përjetësisht

 
VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Marigona & Anjeza - Në mes nesh

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
Tingulli 3 & Fatime Kosumi - I trent

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Tuna - S'ka me diktature

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
Brikena - Nata ime

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA ME E MIRE
Cute Babulja - Udhë e mbarë

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN POSTPRODUKSIONI ME I MIRE
Xuxi - Funky ty të zavendëson

VIDEO SPOTI MË I MIRË - VOTIMI NË INTERNET
Ritmi I rruges - Përjetësisht   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
Marigona & Anjeza - Në mes nesh

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
Leonora Jakupi - As mos provo

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Cute Babulja - Udhë të mbarë

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Xuxi - Funky ty të zëvendeson

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Marigona & Anjeza - Në mes nesh

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
Ritmi I rruges - Përjetësisht

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
Cute babulja - Udhë të mbarë

BEST PROMOTION VIDEO
Elita 5 - Faleminderit 

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 22-05-2008, 14:41:13
LISTA E VIDEOSPOTEVE TË NOMINUARA PËR VFM '06 

Juria në përbërje, Agim Sopi - regjisor, Alberta Troni-Drejtor i Drejtoratit për kulturë pran Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Sylejman Kllokoqi - kameraman(Reuters dhe AP), Agron Vula - montazher (RTV21) dhe Florent Boshnjaku - producent muzikor, i kanë nominuar këto spote për shpërblime në VFM`06:
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
1. Alberti - Shruaje ne emailin tim
2. Armend Rexhepagiqi - Shkel
3. Shpresa Gashi - Nostalgji
4. Nora Istrefi - Negativ

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
1. Gili-Dashnorja
2. Mira Konci - E pathena fjale
3. Armend Rexhepagiqi - Shkel
4. Nora Istrefi - Pse te du

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
1. Armend Rexhepagiqi - Shkel
2. Nora Istrefi - Negativ
3. NRG Band - Paja
4. Soni - Nje me dy

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
1. Nora Istrefi - Pse te du
2. Adelina & Zanfina - Dy motra nje frajer
3. Genta - Luj me mu
4. Gili - Dashnorja

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
1. Etno Engjujt - Albanian
2. Tingulli 3'nt & Ciljeta - Dridhe
3. DJ Blunt feat Kaos & Bardool - Hey
4. Duda feat.Monny & Dashi - Farefisi

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
1. Troja - Jena na
2. Asgje sikur dielli - Ku ka me mire
3. Teuta Kurti - Shihemi
4. Kthjellu&Alban Skenderaj - Dicka

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
1. Nora Istrefi-Negativ
2. Adelina Thaqi - Nene moj
3. Genta - Pse te du
4. Leonora Jakupi - Ende te dua   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
1. Alberti - Shkruaje ne emailin tim
2. Babuka - Kah dera
3. Malsori - Qaj per diten
4. Adrian Gaxha - Te lutem kthehu

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
1. DJ Blunt feat Kaos & Bardool - Hey
2. Mirsa Kerceli - Dashuria Kushton
3. Centimetri - Spo ma nin
4. Albina Hashani - Uragan

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
1. Troja - Jena na
2. Machiato Band - Fustani
3. Nrg Band - Paja
4. Hana Band - Ti po qan ,une po qesh

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA ME E MIRE
1. Shpresa Gashi - Nostalgji
2. Soni - Nje me dy
3. Troja - Jena na
4. Genta - Pse te du

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
1. Dj Blunt feat Kaos&Bardool-HEY
2. Alberti - Te du s'te du
3. Troja - Jena na
4.Fjolla Morina - O pse te dua

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN POSTPRODUKSIONI ME I MIRE
1. Asgje sikur dielli - Ku ka me mire
2. Albina Hashani-Uragan
3. Leonora Jakupi - Ende te dua
4. Genta - Luj me mu

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
1. Genta - Pse te du
2. Mihrije Braha-Rrefuzova
3. Leonora Jakupi - Ende te dua
4. Alberti - Shkruaje ne emailin tim 

LISTA E FITUESVE - VFM '06 
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST ALL
Armend Rexhepagiqi - Shkel

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Nora Istrefi - Negativ

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP HOP
DJ Blunt feat Kaos & Bardool - Hey

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Leonora Jakupi - Ende te dua

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
DJ Blunt feat Kaos & Bardool - Hey

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA ME E MIRE
Soni - Një me dy

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN POSTPRODUKSIONI ME I MIRE
Asgje sikur dielli - Ku ka me mirë

VIDEO SPOTI MË I MIRË - VOTIMI NË INTERNET
DJ Blunt feat Kaos & Bardool - Hey   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU ME I MIRE
Armend Rexhepagiqi - Shkel

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
Genta - Luj me mu

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Troja - Jena na

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Alberti - Shkruaje ne emailin tim

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Machiato Band - Fustani

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI ME I MIRE
Dj Blunt feat Kaos & Bardool - HEY

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA ME E MIRE
Alberti - Shkruaje ne emailin tim

VIDEO SPOTI MË I PROMOVUAR
Etno Engjujt - Albanian 

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 22-05-2008, 14:43:26
Video Festi Muzikore 2007

Teatri Kombëtar Prishtinë 23 Prill 2007

Organizator Erolld Belegu ne bashkpunim me KTV


LISTA E VIDEOSPOTEVE TË NOMINUARA PËR VFM '07 

Të nderuar vizitor, këngëtarë...
Juria Seleksionuese e Video Festit Muzikor 2007 në përbërje të:

Agron Vula - Montazher,
Burbuqe Berisha - Regjisore,
Fatmir Bajrami – Kameraman,
Genc Dobroshi – Regjisor dhe
Ilir Tolaj – Kompozitor


Ka bërë nominimin e video-spoteve për edicionin e pestë jubilar të VFM'07.

Lista e nominimeve gjendet e bashkëngjitur më poshtëë.

Ndërsa nga data 10.04.2007 ju do të keni mundësinë që të votoni për spotin tuaj të preferuar.
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN  BEST ALL
1. Gili & Sinan Vllasaliu - Prap se prap
2. Vesa Luma - Jemi dhe sjemi
3. Flori feat. Tingullli 3nt - Njëher në jetë
4. Pirro Cako - Ah moj dashuria ime

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MASHKUJVE
1. Alban Skenderaj - Ky ritem
2. Pirro Çako - Ah moj dashuria ime
3. Faraoni G - Ah moj pavarsi
4. Ramiz Jusufi - Ku je ti

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN STYLINGU MË I MIRË
1. Big Mama - [cenzur]y Video
2. Jehona Sopi - Përvjetori
3. Djellza Kolgeci - Si kleopatra
4. Vesa Luma - Jemi dhe sjemi

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
1. Korab Jetishi - E tregove vetën
2. Hana - Mendoj të fluturoj
3. Bubulina Krasniqi - Nën Kontroll
4. Besart Halimi - Loja dashuri

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
1. Gili & Sinan Vllasaliu – Prap se prap
2. Vesa Luma – Jemi dhe sjemi
3. Soni – Të dua ty
4. Zanfina – As fundit as i pari

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
1. Kthjellu - Doja të ishe ajo
2. NRG - Sdi a ke ndi
3. Gre3n feat. Kushtrim Hoxha - Pa Lidhje
4. Dimensioni 4 - Repriza

VIDEO SPOTI MË I POPULLARIZUAR
1. Mimoza Mustafa - Pa koment
2. Nora Istrefi - E di
3. Gili - I braktisur kur të jesh
4. Leonora Jakupi - Zemra të kërkon
5. Adelina Ismajli - Mirëdita

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN RnB
1. Flori fet. Tingulli 3nt. - Një herë në jetë
2. Blero - Mos më refuzo
3. Big Mama - Video [cenzur]y
4. Kaltrina Selimi - Gjithmonë fitoj   

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN REGJIA MË E MIRË
1. Flori feat. Tingulli 3nt - Njëherë në jetë
2. Fuga feat. Real 1- Ska mu nal
3. Soni - Të dua ty
4. Pirro Cako - Ah moj dashuria ime

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP-HOP
1. West Side Family - Hous of AAAA
2. Fuga feat. Real 1 - Ska mu nal
3. Tinguli 3nt feat Elvana Gjata - Të dy
4. Mad Lion - Kejt mahalla n'Disko

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN MONTAZHI MË E MIRË
1. Fuga feat. Real 1 - Ska mu nal
2. Vesa Luma - Jemi dhe sjemi
3. Flori feat. Tingulli 3nt - Njëherë në jetë
4. Flaka Krelani - Një botë tjetër

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
1. Flaka Krelani - Një botë tjetër
2. Dimensioni 4 - Repriza
3. Proka - Why we live
4. Gre3n feat. Kushtrim Hoxha - Pa lidhje

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN POSTPRODUKSIONI MË I MIRË
1. Lejdina Celo - Të ndjej të huaj
2. Fuga feat. Real 1 - Ska mu nal
3. Flori feat. Tingulli 3nt - Njëhërë në jetë
4. Pirro Çako - Ah moj dashuria ime

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
1. Genta Ismaili - Posesiv
2. Bleona Qereti - Hallall e ke
3. Nora Isterfi - E di
4. Soni - Të dua ty

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN KAMERA MË E MIRË
1. Gili & Sinan Vllasaliu - Prap se prap
2. Lejdina Celo - Të ndjejë të huaj
3. Pirro Cako - Ah moj dashuria ime
4. Vesa Luma - Jemi dhe sjemi

LISTA E FITUESVE - VFM '07 
 
Juria në përbërje të: Burbuqe Berisha – regjisore, Blerim Gjoci - aktor, Agron Vula – montazher, Zana Hoxha – regjisore, Alma Bektashi - këngëtare, Besim Mikullovci - disajner grafik në RTK, Milot Krasniqi - kameraman, Valter Lucaj - regjisor dhe Vjosa Abazi - aktore, gazetare dhe redaktore e muzikës në KTV .

Kanë bërë përzgjedhjen e fituesve për Video Fest 2007.

VIDEO SPOTI MË I MIRË
Vesa Luma - Jemi dhe s'jemi
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Alban Skenderaj - Ky ritem

VIDEO SPOTI ME STYLING MË TË MIRË
Jehona Sopi - Përvjetori

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
Hana - Mendoj të fluturoj

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Gili & Sinan Vllasaliu - Prapë se prapë

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Kthjellu - Doja të ishe ajo

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT I POPULLARIZUAR
Nora Istrefi - E di

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN RnB
Flori feat. Tingulli 3'nt. - Njëherë në jetë

VIDEO SPOTI MË I VOTUAR NË INTERNET
Gre3n feat. Kushtrim Hoxha - Pa Lidhje

VIDEO SPOTI ME REGJINË MË TË MIRË
Soni - Të dua ty

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP-HOP
Tinguli 3nt feat Elvana Gjata - Të dy

VIDEO SPOTI ME MONTAZHIN MË TË MIRË
Fuga feat. Real 1 - Ska mu nal

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Flaka Krelani - Një botë tjetër

VIDEO SPOTI ME POSTPRODUKSIONIN MË TË MIRË
Fuga feat. Real 1 - Ska mu nal

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Soni - Të dua ty

VIDEO SPOTI ME KAMERËN MË TË MIRË
Lejdina Çelo - Të ndjejë të huaj

VIDEO SPORTI MË I PROMOVUAR
Gili & Sinan Vllasaliu – Prapë se prapë 

SI DESHIROJNE TE JENE

Një botë e imituar, e hutuar,e hallakatur dhe, natyrisht, e disejnuar kinse si në Hollywood.
Të gjithë thonë se kjo është nata e tyre, thonë se ka një
vjet që e presin këtë moment, duke e konsideruar si një natë të madhe për ta . Thonë se kur hynë aty ndihen si sikurse janë yje Hollywood-i, vetëm se Hollywood- in e kanë paksa të largët dhe për të iu duhet punë shumë. ‘Kolegët’ e tyre tejoqeanik, nga ana tjetër janë më të thjeshtë, dinë çka të flasin dhe të tregojnë kur dalin dhe ecin para kamerave.
Në mbrëmjes e së hënës, në Prishtinë, u mbajt “ Videofesti Muzikor 2007” , festival ky i cili çdo vit nominon dhe ndan çmime për realizatorët e spoteve të këngëtarëve të nominuar në Kosovë.
Nata filloi me defilimin e ‘yjeve’ nëpër tepihun e kuq, derisa mbi vete mbanin rrobat që ata i konsiderojnë më të mirat dhe më elegantet.
Për ta shkelur sefte tepihun e kuq kishte ardhur edhe kryeministri Çeku dhe shoqja e tij, të pasuar edhe me ministrin Shatri me të shoqen.
Pas Çekut, para Teatrit Kombëtar dalëngadalë filluan të vinin automobilat tjerë luksoz, kësaj here jo të Qeverisë por të këngëtarëve tanë. Me pak fjalë kështu disi dukej atmosfera parahyrëse e një nate, që vetëm të kthjelltë nuk kishte. Të hutuar nga andrallat dhe nga imagjinata, të hutuar nga detajet e kopjuara që kishin mbetur në kujtesën e tyre nga televizioni, u krijua një atmosferë glamuri, e cila nuk shkonte fare me gjuhën dhe përshëndetjet e çalta.
As familjet nuk dinin t’i përshëndesnin!! Ishte një mbrëmje që në përbërje kishte një bashkëdyzim të estradës politike dhe asaj muzikore. Dhe, pikërisht ky bashkëdyzim shpërtheu një moment falsiteti dhe një dozë e madhe ç’kulturizuese, e etiketuar si Videofest.
Videofest në përmbajtjen e tij përfaqësonte një pamje amatoreske skenike, e cila në vitin e pestë të ekzistencës, publikisht e vulosi vërtetësinë e shprehjes së vjetër popullore: “T’u u rrit t’u u çoroditë!” Ky koncept, që në fillim dukej premtues, meqë pritej të jetë një filtër për pastrimin e vlerave nga antivlerat muzikore, ngadalë metamorfoi në një “spektakël” të trentë, ku, jo rastësisht, disa çmime pastaj edhe iu dhanë Tingullit të 3NT.
Videofestit dhe tërësisë së tij, me meritë, këtë vit duhet t’i hiqet ajo pjesa ‘ideo’ dhe të shqyrtohet vetëm mbetja Vo-fest, si asociim i qëlluar, sepse me hyrje- daljet e ç’orientuara në dhe nga skena, protagonistët e këtij modeli kopjues dukeshin pa kokë. Në mesin e tyre mungoi koka e disjenimit të së natyrshmes dhe kuptimit, i cili në pamundësi që të plotësohej me kapacitetin e trurit, minutazhin e fryrë, bëri që një atmosferë të zgjasë pakufi sensi për publikun që shikonte një televizion kombëtar. Ky show i paarrirë si ide, si organizim dhe realizim, do të mund të konsiderohej si lojë fëmijësh, po të mos i mungonte
çiltërsia.
Mënyra e të folurit, ‘kullerizmi’ i panevojshëm, paaftësia artikuluese - qoftë edhe për ta përshëndetur dikë - tregonte për falsitetin e një estrade dhe nevojën për të krijuar iluzionin e ekzistencës së saj.
Me shumë pak përjashtime, foltorja të hënën mbrëma ishte më shumë pikë dënimi se sa nderimi.
Kjo përshtypje përforcohej edhe me atë se si dukej por edhe me atë se çka thuhej. Skenës pa shije, mjerimin ia theksonin dy kallamarit gjigantë që i vareshin prej sipër, duke mos u ditur se çka simbolizonin në Kosovën pa bregdet.
Kuadrin televiziv e thyente rrethoja e stilizuar si hardhi rrushi, që shkonte vetëm me fustanin helenik të moderatores dhe që të bartte shkurtas në një ëndërr dionisiane,
verën e të cilit duket se e kishte pirë të tërën dueti që ia këndonte lamtumirën Serbisë. Një dozë, apo shumë doza, patriotizmi që rrinin pa shije dhe turpshëm.
Një model i të kënduarit me porosi politike që me lehtësi të padurueshme shfaqej para nesh, dhe aq më keq ‘on-air’.
Kjo paraqitje, që u përmbyll me ndarjen e urimeve e përshëndetjeve politikanëve në lozhë, e shënoi zenitin e fermentimit të Vo-festit. E sidomos, prej kësaj pikë e tutje
ishte e qartë se më mirë do t’i shërbente qëllimit një skenë e rrethuar me gardh të thjeshtë, e që do të modelohej si kundërpeshë e vlerës që ofronte Videofesti.
Në frymën e improvizimeve të vazhdueshme, ngjarjes së cilës i mungonte aq shumë nuk ia plotësonte dot zbrazëtirat as “xhokeri” energjik, i cili në vend të petkut të vet origjinal e kishte zgjedhur një që i kontribuuonte afirmimit të minoritetit kinez. Edhe pse, thënë të drejtën, dukej ajo më normalja në atë atmosferë bizare. As kopje e mirë, as disejnim, as frymë, as mbamendje, asgjë që mund të respektohet. Si duket hëna ishte e plotë, jo vetëm për HANA bendin të cilët si edhe shumë të tjerë ranë viktima të synimit të përgjithshëm të këtij paravani të institucionalizuar, që atraktiviteti të realizohej përmes
përqeshjes së më të dobëtëve. Rregull që nuk falë është se kush përqesh përqeshet.
Nuk mund të mohohet që HANA bendi më së shumti e meriton emrin me faktin që këngëtaret i ndërrohen pothuajse në hap me ciklet e hënës, por a janë këta të vetmit në estradë me të meta?
Kjo mbrëmje, me shumë pak përjashtime, në realitet ishte pikërisht ndarje e çmimeve për të meta e plagjiatura. Krijuesit me vlera dhe origjinalitet nuk gjenden se nuk janë - s’ka të tillë.
Procesi i tharjes së kësaj ceremonie përshpejtohej me mbivalencën e hormoneve gonadike mashkullore të cilat femrën e plandosën në planin e seksualitetit, duke e zhveshur plotësisht prej çfarëdo vlerë tjetër. Në të aludohej me trofe, pantomimë, e nga disa trima edhe ashiqare. Këtë nder nuk e kishte pasur Soni, e cila me trofe në dorë dhe me lot në sy përpiqej të aktronte sulmin e befasisë. Pos Sonit, aftësitë parashikuese i konfirmoi edhe disejnuesi, i cili prej fillimit e kishte paraparë, në këndin e poshtëëm të ekranit, çelësin muzikor me shirit
të zi. Soni me gjasë ishte fituese e paradoditëshme, sepse, së paku zyrtarisht, thuhej se juria seleksionuese kishte përfunduar punën disa ditë më herët, kurse ajo vendimmarrëse vetëm disa orë para fillimit të festivalit.
Vetëbesimi agresiv i VIP-ave të fryer si flluska sapuni të cilat zhduken sapo të fiken kamerat, nuk ia doli që përmes mekanizmave mbrojtës të kamuflojë vogëlsinë dhe komplekset e tyre thellë të rrënjosura. As padijen artikuluese dhe
dëshirën që të ngjajnë në diçka. I vetmi moment i pavetëdijshëm sinqeriteti në tërë këtë show të shpifur
ishte kur çmimi kryesor iu dha këngës “Jemi e s’jemi”, edhe
pse në ndarjen e shpërblimeve tjera kjo këngë nuk mori asnjë shpërblim. Doli se duke mos marrë asnjë shpërblim, një logjikë e turpshme e shpërndarjes së ‘plastikave’,
asaj i takoi shpërblimi kryesor. Sa keq. As kopje s’dimë të bëjmë. Vërtet, kjo ishte një mbrëmje ku në të vërtetë, në të njëjtën natë të vetme, fundërrinat dhe mbretëria
u bënë një.

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 22-05-2008, 14:46:17
Dhe Vesa fiton për realizimin e videos me te mirë ne Video Fest       
 
Inat kam ta përsëris por…a nuk ju thashë qe do fitonte Vesa Luma? Jam apo nuk jam CIA lol. Problemi me këto festet shqiptare është se…janë bërë ca si shumë,por sa me shumë shtohen me te dobta janë dhe po ashtu si unë, shumë prej shikuesve kërkojnë ti rikthehen dy orët nga jeta e tyre te shpenzuara me se koti. Është një pune e vështirë te organizosh një festival cmimesh, shumë here me e vështirë nga c’mund ta mendoni.Dhe për te realizuar një spektakel rremuje e te dobët, veshtiresite serisht egzistoje, ne art nuk ka asgjë te lehtë, sepse arti është krijim,krijimi bazohet ne fantazi e fantazite për ti shnderruar ne realitet serisht…shumë veshtiresi. Organizatoret e festeve diku ne mes te rrugës kanë preferuar te zgjedhin një ide me te thjeshtë –kopjimin. Është gati..është aty…është i provuar qe funksionon, por sado e arrirë, a mundet një kopje te këtë me sukses se origjinali? Ndoshta do ishte me e udhes qe organizatoret e dy-tre festivaleve te bashkepunonin dhe te organizonin një te vetëm dhe me nivel bashkohor…gjithmon flas me idenë dhe dëshirën qe këta organizatore tregojnë në media për perparimin e muzikes blla blla blla blla. Publiku nuk është budall.Nëse shikon qe diçka nuk shkon, nuk respektohet, atëherë largohet prej teje dhe te braktis.Shembulli me i mirë është ai i “Festivalit te Kenges ne RTVSH”. Kosova ka nevojë për një festival cilesor qoftë videosh, qoftë këngësh.”Videofest” me këtë edicion ishte me pranë deshtimit sesa mbajtjes se tradites. Sigurisht ka ende kohe për tu permirsuar,por pse jo sot? Sa për kengetaret…Jam i lodhur me disa prej tyre qe i shoh ne çdo event, qe thonë te njëjtat gjëra e te njëjtat fjale boshe e fallco, ndaj edhe nuk do shkruaj asgjë. Ajo çka do shkruaj, është një fakt qe e dinë te gjithë ata qe sot bëjnë pjesë ne biznesin muzikor; Pothuajse çdo artist i kërkuar ne tregun muzikor shqiptar NUK merr pjesë ne festivale pa ju garantuar nga organizatori një çmim, qoftë dhe ai i “veshjes me te bukur”. Askush nuk e mban te fshehte,por është një kërkesë po aq e qartë sa e zeza mbi te bardhen.Ndaj! Kur shikoni te mallengjehen, mos kujtoni se e kanë nga habia se ne te vërtetë e kanë nga qepa…(qepa te loton sytë eh?) 

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 22-05-2008, 14:50:22
Koment nga Jeton Budima për VideoFestin

VIDEOFEST ’07 Prej vitit në vit takimet e njerëzve të muzikës degradohen në një komedi të “zezë”, varësisht nga rrethanat në zhvillim.
Edicioni jubilar i Videofestit dëshmon një degradim të vazhdueshëm të këtij manifestimi, i cili si identitet zhvillohet normalisht por ndaras nga iluzioni i “qilimit” të kuq dhe reflektorëve, ose abazhurëve të lidhur për motive dekorimi. Përveç ideve dhe tendencave për organizim, dhe të një “glamuri” të vazhdueshëm si trashëgimi, shumë i rëndësishëm është edhe reproduksioni i realitetit në TV, por edhe sinkronizimi me program zyrtar.
Ky reproduksion normalisht artikulohet me shumë kamera, të cilat komunikojnë njëra me tjetrën në momente të rëndësishme, pavarësisht nga funksioni tyre parësor. Lidhja mes kamerave “jashtë”me ato “brenda”përcakton një vazhdimësi e
cila zakonisht përjetohet si një emocion komplet. Ky emocion normalisht përgatitet në të gjitha fazat, duke filluar që nga shkallët e teatrit e deri te karrigia me numër të paracaktuar. Mysafirë të profileve të ndryshme, prezent në “gala”mbrëmje, fatkeqësisht në këtë edicion nuk u panë edhe aq shumë me fytyra, zakonisht të rëndësishme për fotografë – paparazzi, përveç disave që patën më tepër fat që të ndaleshin e t’i thoshin dy-tri rreshta për intervista rasti. Kjo si rezultat i një kran-kamere të vendosur gabimisht dhe me rakurs të lartë, e cila s’ishte në gjendje të regjistronte pothuajse asnjë protagonist
të natës. Po ashtu, në këtë edicion problemi i kriterit u zhvillua pa autoritet dhe profesionalizëm, duke izoluar vlerësimet objektive të ndarjes së shpërblimeve. Me një kriter mekanik është shumë normale se nuk mund të ndahet pozitivi nga negativi, e as profesionalizmi nga amatorizmi. Në dy edicionet e fundit kriteri i vlerësimit ndërtohet në interesa klani dhe mbi improvizime, duke përjashtuar konkurrencën e vërtetë - prezente në tri edicionet e para të festivalit. Prej vitit në vit takimet e njerëzve të muzikës degradohen në një
komedi të “zezë”, varësisht nga rrethanat në zhvillim. Në vend që secili edicion i radhës të zhvillohet me një progresion aritmetik, manifestimi paraqet një rikthim në një mentalitet province, ku përzgjedhja realizohet me një “çelës” sistem. Mungesa e përkthyesit, mikrofonave, mikrofonia dhe marrja
në thua e Florin Kelmendit dhe Alban Skenderajt në kabllot e shtrira përreth skenës, ishin disa pakujdesi – me gjasë prezente në këtë edicion në mungesë të Genc Dobroshit, i cili ishte shumë më preciz në të gjitha edicionet e
deritanishme. Si moderatore u paraqit Ilire Vinca, me shumë më pak siguri dhe koncentrim se sa Teuta Krasniqi, veprime këto që silleshin diku mes moderimit dhe interpretimit me pauza, e të cilat krijonin dilema dhe aritmi. Imagjinata e Ilires në momente OFF, gjithsesi duhet përshëndetur… Kostumi ishte totalisht jashtë kohës, jashtë një fizikusi dhe “look-u” të Ilire Vincës, ndonëse pastaj u korrigjua me një stil tjetër me një fustan të zi, deri në fund festivalit. Përveç shpërblimeve të merituara, si p.sh: Soni, Alban Skenderaj, Gili dhe Sinan
Vllasaliu, Kthjellu, Tingulli 3nt feat Elavana Gjata dhe Hana, kishte edhe shpërblime të pamerituara për montazh, kamerë, postproduksion, rock, por edhe artistë të dëmtuar me shpërblime kozmetike, si Jehona Sopi dhe Nora Istrefi. Ndërsa, video-klipi më i mirë i Vesa Lumës, ishte gjithsesi jokomplet,
në të gjitha nivelet, ndonëse duket se ishte programuar nga producentët që më herët dhe i nënshkruar nga një juri–marionetë, e cila nuk ishte në gjendje ta dallonte kompozicionin e elementeve nga një muzikë e popullarizuar tek audienca.
Rrjedhimisht, edicioni ‘VideoFest 07’, ishte edicioni me më së paku oferta dhe profesionalizëm. Autori është regjisor dhe publicist.

Pikëpamjet shprehura janë të autorit dhe ato nuk shprehin domosdoshmërisht edhe qëndrimin e Redaksisë.

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 22-05-2008, 14:57:11
Momentet me te veçanta te Video Fest 2007



  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 22-05-2008, 15:00:05
JURIA E VIDEO FESTIT MUZIKOR 2008 DHE NOMINIMET  

Bordi organizativ i VFM`08, këtë vit, ka vendosur që në juri profesionale për përzgjedhjen e video spoteve më të mira të ftojë përfaqësues të video produksioneve kosovare sikurse edhe njerëz profesionistë edhe nga të gjitha mediat vizuele nacionale.

Ndryshe nga radhet e tjera, organizatori duke pare qe publiku don diçka me ndryshe dhe nuk don ata qe pelqehen nga juria dhe kanë shpinen e fortë nga organizatori, këtë rradhë ne Video Fest do të këtë surpriza.
Ndryshe nga herët e kaluara këtë rradhë ne qilimin e kuq do të shohim edhe këngëtare qe disa vite me rradhë nuk i kishim pare prezente aty.


Me te nominuara janë : Kaltrina Selimi, Elvana Gjata dhe Zanfina Ismaili.


Të ftuar në juri ishin produksionet : Pixels, Entermedia, Video - Art, Art Fabe, Pulla, CMB, Kooperativa, INIT production, pastaj të gjitha TV nacionale sikurse edhe TV Dukagjini

Juria e VFM`08 është e përbërë nga:
Kryetar jurie: Afrim Spahiu, Drejtor fotografije dhe profesor universitar.

- Parta Kelmendi, regjisore dhe drejtoresh e programit RTV21+ ,
- Albba Morina, gazetare, prezentuese dhe autore e emisionit Top Koha music në KTV,
- Kreshnik Shala , montazher ne KTV, Shef i kreatives
- Gëzim Avdiu - Pixels - montazher, menaxher i produksionit,
- Albian Gagica - Init production - drejtor kreativ,
- Granit Limani - Entermedia - Menaxher,
- Blerdi Malushi - Pulla dhe Realizator në RTV21,
- Fitore Rexhepi - gazetare dhe prezantuese TOP RTK, RTK,
- Korab Shala - dizajner grafik KTV;
- Yll Çitaku - Kooperativa - regjisor;
- Florent Mehmeti - Regjisor



Në fillim të punës së vet juria ka vendosur që për shkak të mesazheve specifike që bartin në vete, ti mos hyjnë në konkurencë video spotet në vijim:

Këto spote do të nderohen në mënyrë të veçantë në mbrëmjen finale të Video Festit muzikor

- Genta & Geti - Krejt e dinë
- Grupi i këngëtarëve - Boll ka fol kulla
- Adelina Ismaili - Trimit tim
- Leonora Jakupi - Të falem Kosovë
- Aurora - Amaneti
- Eliza Hoxha - Për ata që sjanë 

Nga 144....spote të cilat kanë hyrë në konkurencën e VFM`08, sipas kategorive, janë nominuar : 

Video Spoti më i mirë
1. Skillz - Ah Femrat
2. Elvana Gjata - Mames
3. Kaltrina Selimi - Auto Stop
4. Elia Zaharia - 31 October

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve
1. Alban Skenderaj - Eklips
2. Berkani - Maratonë
3. Shpat Kasapi - S'e pranon
4. Adrian Gaxha - Më Mungon

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave
1. Kaltrina Selimi - Auto Stop
2. Eliza Hoxha - Hajde Sonte
3. Elia Zaharia - 31 October
4. Elvana Gjata - Mames

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve
1. Skillz - Ah Femrat
2. Etno Engjujt feat. Lyrical Son, Kaos & Besnik Qaka - All Night
3. Gillespie - E di
4. NRG Band feat. Orinda Huta - As Fejesa, as martesa

Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist
1. Capital T feat. 2 PO 2 - Shopping
2. Genti - Buzet e një engjulli
3. Xhuli - Mesnatë
4. F Kay - Sonte kemi Party

Video Spoti më i mirë i zhanrit i Pop Folk
1. Genta Ismajli - Sa Ilaqë
2. Ermal Fejzullahu - E shkuar e haruar
3. Mihrije Braha - Turbulenca
4. Zanfina Ismajli - Nga 1 tek 10

Video Spoti mëi mirë i zhanrit POP
1. Eliza Hoxha - Hajde Sonte
2. Nora Istrefi - Mos me le
3. Rona - Shko pastro pas saj
4. Tuna - Bileta

Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop
1. Capital T feat. 2 PO 2 - Shopping
2. Skillz - Ah Femrat
3. NR - Filma Turqisht
4. Etno Engjujt feat. Lyrical Son, Kaos & Besnik Qaka - All Night
   
Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock
1. Alban Skenderaj - Eklips
2. Gillespie - E di
3. Poqi BB Armadillo - Më mungon
4. Flaka Krelani - T'boj me Rock

Video Spoti më i mirë në konkurrëncën RnB
1. Elvana Gjata - Mames
2. Blero & Leonora Poloska - Crazy
3. Vesa Luma feat. Genc Prelvukaj - Ex Relax

Video Spoti me Regjinë më të mirë
1. Alban Skenderaj - Eklips
2. Kaltrina Selimi - Auto Stop
3. Skillz - Ah Femrat
4. Elvana Gjata - Mames

Video Spoti me Montazhin më të mirë
1. Skillz - Ah Femrat
2. Eliza Zaharia - 31 October
3. Zanfina Ismajli - Nga 1 tek 10
4. Elvana Gjata - Mames

Video Spoti me Postproduksionin më të mirë
1. Etno Engjujt feat. Lyrical Son, Kaos & Besnik Qaka - All Night
2. Elvana Gjata - Mames
3. Gillespie - E di
4. Skillz - Ah Femrat

Video Spoti më kamerën më të mirë
1. NR - Filma Turqisht
2. Bleona Qereti & Genci & Hekurani - Mandarine
3. Kaltrina Selimi - Auto Stop
4. Pirro Cako - Engjell apo djallë

Video Spoti me Styling më të mirë
1. Berkani - Maratonë
2. Tuna - Bileta
3. Kaltrina Selimi - Auto Stop
4. Zanfina Ismajli 

LISTA E FITUESVE - VFM '08 
 
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË
Skillz - Ah Femrat
 
VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E MESHKUJVE
Alban Skenderaj - Eklips

VIDEO SPOTI ME STYLING MË TË MIRË
Tuna - Bileta

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN BEST NEW ARTIST
Capital T feat. 2 PO 2 - Shopping

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Eliza Hoxha - Hajde Sonte

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E GRUPEVE
Skillz - Ah Femrat

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN RnB
Elvana Gjata - Mames

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT POP FOLK
Genta Ismajli - Sa Ilaqe   

VIDEO SPOTI ME REGJINË MË TË MIRË
Kaltrina Selimi - Auto Stop

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT RAP HIP-HOP
Skillz - Ah Femrat

VIDEO SPOTI ME MONTAZHIN MË TË MIRË
Elia Zaharia - 31 October

VIDEO SPOTI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
Flaka Krelani - T'boj me Rock

VIDEO SPOTI ME POSTPRODUKSIONIN MË TË MIRË
Gillespie - E di

VIDEO SPOTI MË I MIRË NË KONKURENCËN E FEMRAVE
Elia Zaharia - 31 October

VIDEO SPOTI ME KAMERËN MË TË MIRË
NR - Filma Turqisht

VIDEO SPORTI MË I PROMOVUAR
Tuna - Bileta 

video-fest.com

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 24-05-2008, 16:53:38
Video Fest 2008, triumfojnë Skills

Mungojnë në natën gala Zanfina, Adelina, Genta Ismaili dhe Nora Istrefi

Me idenë e autorëve Teuta Krasniqi dhe Erolld Belegu,video ka pesë vite që prezantohet në Kosovë, duke e kthyer këtë eveniment në një festë të këngës shqiptare. Video Fest është bërë pa asnjë dyshim vendi ku takohen pothuajse të
gjithë yjet e artit muzikor, por edhe filmit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Qëllimi i Video Fest Muzikor (VFM) është promovimi dhe stimulimi i krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore në trojet e lartpërmendura. Natyrisht ideja ka gjetur përkrahje nga të gjithë dhe këtë e tregon më së miri edhe prezenca e këngëtarëve, kompozitorëve dhe produksioneve video-televizive. Është bërë privilegj i veçantë të jesh i ftuar dhe prezent në natën finale të këtij spektakli të vërtetë, i cili tradicionalisht mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Është po ashtu traditë edhe ardhja e yjeve të skenës muzikore shqiptare, të cilët priten me brohoritje nga qindra e mijëra adhurues të tyre, ashtu siç ndodhi edhe një javë më parë. Ata mblidhen para tapetit të kuq çdo vit, i cili shtrohet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Emrat e
fituesve shpallen në ceremonialin e ndarjes së shpërblimeve që çdo vit mbahet
në fund të prillit në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Programi i ceremonialit final është më se artistik dhe i veçantë.

NDJEHEJ MUNGESA E FEMRAVE TË FAMSHME

Në tapetin e kuq të shtruar për nder të vip-ave, ndjehej mungesa e dy motrave Ismaili, Adelina dhe Zanfina, por edhe e Genta Ismailit, e cila është e impenjuar me një turne në SHBA. Gjithashtu mungonte edhe këngëtarja simpatike
Nora Istrefi.

Nata gala zbulon të dashurat e shumë këngëtarëve

Gjatë ecjes në tapetin e kuq, të gjithë ata që e ndoqën këtë spektakël, patën mundësi të zbulojnë disa detaje nga jeta private e shumë personazheve. Kështu Blero, i cili organizoi edhe një after party mbas spektaklit, edhe pse doli pa çmim, ishte i shoqëruar me një vajzë shumë simpatike, e cila quhej Zana. Këngëtari tha se vajza ishte thjesht një mike. Ndërsa Getorari, i cili është përfolur vazhdimisht për shumë lidhje me femrat, kësaj radhe ishte i shoqëruar nga Hana, një vajzë e re, e cila është e dashura aktuale e anëtarit të grupit “Tingulli 3”.

LEONORA JAKUPI NË RRUGËN E BAMIRËSISË

Në Video Fest 2008, krahas ndarjes së çmimeve,prezenca e kaq shumë personazheve të njohur na jep mundësinë që të mësojmë edhe të reja për aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë artit. Kështu ndodhi me Leonora Jakupin, e cila nuk ishte pjesë e këtij konkurrimi këtë radhë, edhe pse dihet që është një
nga këngëtaret më të famshme në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë. Por ajo ishte thjesht si e ftuar për të dhënë një çmim. Gjatë spektaklit mësuam se Leonora Jakupi tani po merrej me bamirësi, aktivitet që kishte të bënte me ndihmën që iu jepte disa fëmijëve. Këngëtarja nga Drenica ka bërë kështu një devijim të vogël, duke i hyrë kësaj fushe, një aktivitet ky që të kujton yjet e Hollivudit, si Madonna apo Angelina Jolie. Madje me të mësuar këtë lajm, drejtori i
Video Fest, Errold Belegu, ka vendosur që të dhurojë një mijë euro për fëmijët e Krushës.

panorama.com.al

Temat e fundit