Zucchero koncert ne Tirane me 13 Qershor ! - Festivale dhe Koncerte

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zucchero koncert ne Tirane me 13 Qershor !

Zucchero koncert ne Tirane me 13 Qershor !

· 5 · 1147

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-05-2007, 00:25:23
Pas “Europe” e “Deep Purple”, një tjetër këngëtar i madh do të trondisë Tiranën. Këtë herë
mendohet që koncerti të zhvillohet jashtë sallës së Pallatit të Kongreseve. Organizatorët , “Living
room show”, kanë pohuar se koncerti do të zhvillohet në një nga stadiumet e kryeqytetit,
tek “Dinamo” ose tek “Qemal Stafa”. Kjo nuk është përcaktuar ende ndërsa data e koncertit
është e vendosur tashmë. Zucchero do të jetë më 13 qershor në Tiranë. Ky nuk është më një
thashethem por një informacion i saktë që e kemi siguruar nga zyra e agjencisë që e mundëson
ardhjen e Zuccheros në Tiranë.

TvKlan

  • Postime: 26
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 24-05-2007, 00:01:02
Kengetar shume i  mire Zucchero, besoj se do ta ndezi koncertin! ;)

Sa inat qe nuk jam ne Shqiperi per ta ndjekur kete kondert.

Kenga Occhi, njera nga albumi i fundit eeshte me te vertete shume e bukur!  :)

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 12-06-2007, 16:04:04
 Këngëtari i njohur italian i bluzit "fluturon" për herë të dytë në Shqipëri. Zucchero rikthehet në vendin tonë pas tetë vjetësh, ndërkohë që prezanton dhe albumin e tij të ri. Ai do të mbërrijë në Tiranë sonte në mbrëmje, ndërsa nesër do të ngjitet për të kënduar "live" në një koncert madhështor për publikun shqiptar në stadiumin "Selman Stërmasi". Vetëm pak para koncertit, Zucchero do të dalë edhe në një konferencë për shtyp.

Bashkë me këngëtarin italian do të vijnë edhe stafi teknik dhe banda prej thuajse 25 vetësh e artistit.

Ardhja e Zucchero-s përkon me një tur botëror që kantautori italian ka ndërmarrë për të prezantuar albumin e tij më të fundit "Fly" (Fluturo), i realizuar në shtator të 2006-ës. Kështu do të jenë këngët e këtij albumi që do të "serviren" para publikut shqiptar, por nuk do të mungojnë as hite të njohura të tij, si: "Donne", "Senza una donna", "Baila", "Cosi celeste", etj. Koncerti nuk do të zgjasë më pak se 90 minuta, ndërsa "lista" e atyre që kanë rezervuar vendin për të ndjekur këngëtarin është goxha e gjatë.

Zucchero mbërrin në Tiranë me ftesë të agjencisë "Living Room ShoW", e cila prej disa muajsh ka bërë të mundur ardhjen në Tiranë të disa prej emrave të njohur të muzikës botërore.

Duke vazhduar në këtë linjë, vetëm pas pak ditësh, më 19 qershor, prej saj do të bëhet e mundur edhe realizimi i një koncerti të ish-vokalistes së grupit "Cranberries", Dolores O'Riordan.


"I ëmbël si sheqeri"

Emri i tij i vërtetë është Adelmo Fornaciari. Emri i artit-Zucchero, i mbeti që nga fëmijëria kur mësuesja e fillores i thoshte se ishte i ëmbël si sheqeri. Nis të punojë në botën e muzikës qysh herët. Bashkëpunimi i parë i rëndësishëm për të ishte me Michele Pecora, me të cilin realizon këngën e suksesshme "Të ne vai". Pas kësaj, Zucchero tenton në Sanremo. "Un po di Zucchero"(Pak Sheqer) është albumi i tij i parë i realizuar në vitin 1983 me sukses. Vazhdon me albumet e tjera si "Zucchero & The Randy Jackson Band", në vitin 1985. "Rispetto" (Respekt) dhe "Blue's". Suksesi i vërtetë i tij do të vijë në 1989-ën me albumin "Oro incenso e birra", që bëhet albumi më i shitur. Ishin bërë 1 milion prenotime që para se të dilte. Mes viteve 1991-1993, Zucchero vazhdoi duetet me disa nga artistët më të famshëm në botë, si Sting, Luciano Pavarotti, Andrea Bocelli, Peter Maffay, Elton John, Brian May dhe Eric Clapton. Këngët janë të përmbledhura në albumin "Zu & Co" në 2004-ën.
 
G. Metropol

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 14-06-2007, 13:12:49
 Zuchero ngre në këmbë Tiranën  

Vite më parë, i ftuar për një koncert në Tiranë, këngëtari i famshëm italian, Zuchero, mblodhi në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve mijëra fansa.

 Një t-shirt e firmosur "Ducatti" i shkon mjaft mirë me syzet "Ray Ban" dhe flokët e gjatë. Mungon vetëm kapelja, nga portreti i tij i përhershëm që sjell në skenë.

I veshur sportiv dhe i shoqëruar nga grupi i tij, rreth orës 14:45 minuta afrohet ngadalë rreth sallës së konferencave në hotel "Sheraton". Aty qëndron që prej mbrëmjes së të martës. I çiltër në komunikim, i hapur për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, e aq më tepër bujar për të respektuar "laddy first", ashtu sikurse të gjithë e njohin Zucheron. Eshtë i gatshëm për çdo bashkëpunim, sigurisht nëse gjen një muzikant të vërtetë për bashkëpunim. Eshtë i hapur për çdo eksperimentin në lloje të ndryshme muzike. E në Shqipëri fatkeqësisht nuk njeh asnjë këngëtar. "Por nëse dikush është muzikant i mirë dhe artist i madh mund të tentoja drejt një bashkëpunimi", është shprehur ai, duke shtuar se gjëja më e vështirë për një këngëtar është të rinovojë veten, por të mbetet i njëjtë si këngëtar, të mos humbasë shijen e vet. "Unë kur bëj një album po të shohësh ka një linjë, ka një elementë të përbashkët. Gjej këngët e veçanta", shprehet Zuchero, të cilin fill pas Tiranës së sotme e pret një koncert në Milano, e mandej në Greqi.
 
 

  • Postime: 824
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 14-06-2007, 13:14:47

 Më shumë se atëherë, fansat nuk e zhgënjyen as dje të mirënjohurin e këngës italiane, që kësaj here, për më se dy orë, interpretoi live në fushën e mbuluar të stadiumit "Selman Stermasi". Dhe për këtë ndihej i lumtur. "Jam i lumtur që vij për herë të dytë në Shqipëri, e aq më tepër live, pas prezencës sime të parë në vitin ’96, ku merrja pjesë në një shfaqje televizive", shprehet këngëtari, i cili sapo është ulur përballë medias që e prisnin në konferencë shtypi pak orë para koncertit të organizuar nga "Living Room Shou", agjenci e cila vetëm këtë vit ka organizuar edhe dy koncerte të tilla me "Europe" dhe "Deep Purple". E ndërsa dje, në natën e zbardhur nga prozhektorët, mes freskut, dhe në arenën e madhe të stadiumit, sheh vetëm njerëz që brohorasin. E të gjithë në këmbë, me ndriçues në duar edhe ata që kanë prerë biletat e tribunës VIP shoqërojnë njëkohshëm këngëtarin e njohur gjatë interpretimit. Këngët e tij kush nuk i di, kush nuk i njeh. Të paktën hitet e tij çdokush i di mirë t’i perifrazojnë. Koncerti nisi një orë me vonesë, nga ç’ishte lajmëruar, por tashmë çdokush që ka ndjekur koncerte të tilla, e ka mësuar këtë zakon të përhershëm. Në fushën e madhe, gjysma e së cilës e mbuluar nga plastmasë, ndodhen mijëra fansa, edhe në shkallaret përballë hyrjes kryesore, po ashtu edhe tribuna VIP. Vështirë të mësohet një numër i saktë pjesëmarrësish. Por jo kaq e vështirë është të shijosh muzikën e të famshmit italian. I veshur si zakonisht, në të zezë, me kapelën e madhe, shfaqet i ulur në poltronin e kuq me kornizë të artë. Për skenën, foninë, ndriçimin dhe gjithçka tjetër është menduar mirë. Gjithçka është perfekt. Ashtu sikurse edhe këngët mjaft të njohura të interpretuara live, në atë koncert të djeshëm të Zuchero-s, si "Senza una donna", "Cosi Celeste", "Con le mani", "Per colpa di ci" etj. Ndonëse ardhja e tij në Tiranë është vetëm një pjesë e turit të tij të gjatë për të promovuar albumin e fundit me titull "Fly". E ka nisur rrugëtimin e tij në skenat e botës, qoftë edhe aty ku koncertet e mëdha mungojnë që në 3 maj, fillimisht me Parisin, ndërsa i gjithë ku tur merr fund në shtator, duke shënuar plot 190 koncerte brenda katër muajsh. Në konferencën për shtyp para koncertit, Zuchero shprehet: "Dëshiroj që në koncert të ketë shumë njerëz, që për dy orë të rrimë bashkë e të harrojmë problemet, e në fund kur të largohen, të ndjejnë një shije të mirë nga ky koncert". E në të vërtetë të gjithë mbrëmjen e djeshme u ndjenë të tillë, të lirshëm, të ekzaltuar, në atë dy orësh emocionant, që la veç shije. E Zuchero këtë dëshironte që para se të mbërrinte në Tiranë, apo edhe në vendet ku mungojnë koncerte të tilla. Një nga dëshirat e tij është që të marrë pjesë në skenat e vendeve ku mungojnë koncertet e mëdha. Dhe në këtë listë të gjatë përveç Shqipërisë, këngëtari rendit Bullgarinë, Turqinë, Greqinë, Rumaninë, Jugosllavinë, vende sipas së cilit kanë një kulturë të madhe. E ndërsa dje, në stadiumin "Selman Stermasi", Zuchero dhe stafi i tij, që shënonte jo pak, por 25 veta, me pjesën më të madhe të të cilëve bashkëpunon prej kohësh, ndonëse ata shënojnë edhe bashkëpunime të tjera të tyre me emra të njohur të muzikës botërore, si Eric Clapton, Sting apo Prince, kanë dhuruar një atmosferë festive, me drita e pije, me brohoritma e kërcime, ku çdokush që s’e ndoqi dot nga afër, sot thotë me plot gojën: Sa keq që nuk isha!

G.Panorama

Temat e fundit