Suplement
Vetëm një vit për të rilindur
Sinjali i fundit i rimëkëmbjes erdhi vetëm disa ditë më parë: prodhimi i automjeteve, një prej kolonave mbajtëse të ekonomisë japoneze, në janar u rrit me 18.8 përqind, duke u konfirmuar tërësisht. Eshtë Japonia e mrekullive që ka reaguar ndaj annus horribilis të saj, me katastrofën e trefishtë të 11 marsit 2011: 2 minutat e pafundme të lëkundjeve sizmike me magnitudë nëntë ballë (tërmeti më i fuqishëm në historinë e vontë); cunami me dallgë më shumë se 40 metra dhe kriza bërthamore e Fukushimës (më e rënda pas asaj të Çernobilit në vitin 1986), me një nivel alarmi 7, më i larti në shkallën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Një fatkeqësi që kushtoi 15870 jetë njerëzish dhe 3287 të humburish, shkatërrimi apo dëmtimi i më shumë se 1 milion shtëpive dhe dëme materiale të vlerësuar nga qeveria prej të paktën 200 miliardë euro, pa llogaritur efektet e emergjencës atomike në dekadat e ardhshme sa i përket kontaminimit. E megjithatë, reagimi i të gjithë vendit ka qenë i mahnitshëm: 6 ditë për të ribërë një distancë të autostradës së Tohokut, e carë prej lëkundjeve sizmike, 30 ditë për të rihapur aeroportin e Sendait (rreth tetëdhjetë kilometra në veri të Fukushimës), i përmbytur prej ujërave të oqeanit dhe pak më shumë se një muaj për të rivënë në lëvizje trenin e shpejtësisë së lartë, Shikansen. Pamje që, bashkë me ato të operacioneve të shpëtimit pa ndalesë në zonat e shkatërruara si dhe radhët e gjata e të rregullta të njerëzve që prisnin të kryenin testet për rrezatimin, kanë bërë xhiron e botës, duke shfaqur para syve të të gjithëve forcën e një kombi të tërë.
"Reagimi nuk duhet të befasojë askënd", shpjegon Junji Tsuchiya, profesor i sociologjisë në Universitetin Vaseda të Tokios. "Rindërtimi dhe kohezioni janë pjesë e kulturës sonë". Një tokë e karakterizuar nga fatkeqësi natyrore shkatërrimtare, duke përfshirë edhe fenomenet vullkanikë, "nuk të lë rrugë tjetër e të shtyn drejt kohezionit". Rajoni i Tohokut, që konsiderohet gabimisht vetëm si zonë bujqësore, ka në fakt "një rol kyç në industrinë e globalizuar", vëren Vincenzo Petrone, ambasador i Italisë në Tokio. Një shembull? Merck Kgaa...
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
NIÇE/Çfarë tha filozofi?
"Unë nuk jam një njeri, jam dinamit". Ishte viti 1888 dhe Fridrih Niçe vetëquhej kështu në librin e tij "Ecce homo". Dhe nuk gabohej: mendimi i ij ishte praktikisht shpërthyes. Një vit pas botimit të veprës së tij lindi Hiteri, i cili ishte një adhurues i madh i ilozofit dhe që duke manipuluar disa prej ideve të tij ndërtoi ideologjinë e Rajhut të Tretë. Por jo vetëm kaq: edhe shkrimtarë dhe muzikantë pa kurrfarë simpatie për nazizmin u magjepsën prej librave të filozofit gjerman. Një provë është fakti që shumë konsiderata ë tijat janë aktuale edhe sot. Ndoshta edhe më shumë se sa në fundin e viteve 800, kur Niçe u paraqit si një outsider autentik, vizionar dhe profetik.
LUZIONE
Me kalimin e kohës, ai vuri në diskutim pothuajse të gjithë siguritë e epokës së ij: besimi tek Zoti, besimi në progresin e shkencës dhe respekt për vlerat e moralit. E gjithë kjo, thoshte, është një luzion: bota ecën përpara pa kuptim, në mënyrë kontradiktore dhe irracion-ale. Vlerat e të mirës dhe të keqes janë një shpikje dhe nuk duhen respektuar. Përkundrazi, njeriut duhet të bëhet protagonist i jetës së tij, duke ushtruar vullnetin e tij të lindur, duke përfshirë dominimin mbi më të dobëtit. "Niçe arriti të rrokë dhe të interpretojë një element thelbësor të epokës moderne: aspirata kolektive për të qenë unikë dhe të jashtëzakonshëm, kërkimin për ë spikatur dhe për të qenë superior me çdo kusht", thotë Maurizio Ferraris, docent i filozofisë teorike në Universitetin e Torinos. "Ka nxjerrë pra paradoksin e supernjeriut në shoqërinë e masës".
I DISKUTUESHËM
Për të janë thënë dhe shkruar nga të gjitha: që ishte me sifiliz, me sindromën bipolare (herë ekzaltohej, herë binte në dëshpërim), homoseksual. Që frymëzoi nazizmin, që vepra e tijmë e famshme, "Kështu foli Zarathustra" (1883) ishte në çantën e shpinës së çdo ushtari gjerman të Luftës së Parë Botërore: të gjithë pohime që duhet të merren me shumë rezerva. Por jo gjithmonë të pabazë. E sigurtë është që ai shkroi pjesën më të madhe të librave të tij mes viteve 70 dhe 80 të Tetëqindës. Pas kësaj, në moshën 45 vjeç, mbeti viktimë e një krize të dhunshme psikologjike që e çoi në çmenduri. Në ato ditë ndodhej në Torino, pasi kishte kaluar periudha të gjata në Itali. I vetëm, pa një familje dhe mbi të gjitha pa marrë mirënjohjen publike të dëshiruar, shkroi të ashtuquajturat "Letra të marrëzisë".
Më të famshmen ia dërgoi në janar 1889 një historiani të famshëm të kohës, ish koleg i tij në Universitetin e Bazelit në Zvicër, Jakob Burkhardt: "I dashur profesor, në fund do të doja më shuma të isha profesor në Bazel se sa Perëndia; por nuk kam guxuar ta shtyj kaq larg egoizmin tim privat, sa të harroj, për shkak të tij, krijimin e botës"...
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Lufte e Ftohtë në Lindjen e Mesme
Në Lindjen e Mesme është duke u përvijuar një Luftë e Ftohtë në kuptimin e plotë të kësaj fjale, mes dy superfuqive ushtarake të zonës, Izraeli dhe Irani, një fërkim ky që shkakton shqetësim të madh në të gjithë botën.
Në muajt e fundit, Izraeli ka kryer një seri testesh me raketa, ndërkohë që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore i ka forcuar edhe më tej dyshimet që lidhen me zhvillimin nga ana e Iranit të teknologjive të nevojshme për prodhimin e armëve bërthamore.
Pashmangshmërisht, një sërë motivesh të ndryshëm historikë janë duke kontribuar për ta bërë gjithnjë e më të nderë situatën dhe panoramën në Lindjen e Mesme, duke ngritur jo pak shqetësim mbi të ardhmen. Në qendër të problemit është mungesa e ndërsjellë e besimit si dhe përcmimi dhe frika që prej shumë vitesh ndajnë të dy vendet. Regjimi paraislamik i Iranit, ai i mbretit, ishte shfaqur i urtë kundrejt Izraelit, por me ngjitjen në pushtet të revolucionarëve islamikë të khomeneit, në vitin 1979, skenari pësoi një ndryshim rrënjësor.
Mllefi i revolucionarëve kundër Izraelit ishte pjesërisht një lloj reagimi ndaj politikës së miqësisë mes dy vendeve që kishte vendosur mbreti, dhe pjesërisht një përllogaritje politike. Objektivi i klasës së re drejtuese të vendit parashikonte në fakt një rol udhëheqës të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, dhe një mbështetje e sulmeve dhe hakLufte e Ftohtë në Lindjen e Mesme Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit po përkeqësohen me ritme gjithnjë e më të shpejtë. Një ekzaminim i disa faktorëve historikë që janë në themel të armiqësisë mes dy vendeve. Armiqësia e hapur mes Izraelit dhe Iranit nuk ka ndodhur ende, por koha në dispozicion të diplomacisë perëndimore është gjithnjë e më e pakët. Deri tani, përpjekjet për të ngadalësuar programin bërthamor iranian kanë sjellë vrasjen e tre shkencëtarëve dhe futjen e një virusi informatik në rrjetin e kontrollit të centraleve, por zgjidhja e krizës duket ende larg marrjes së palestinezëve kundër Izraelit nuk bënte gjë tjetër vecse e vendoste Teheranin në drejtim të të gjithë radikalizmave islamikë të rajonit.
Nga një këndvështrim ideologjik, Izraeli shihej në fakt si pjesë e një projekti shumë të madh neo-imperialist i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që synonte të kërcënonte pavarësinë e vendeve në zhvillim. Megjithatë, ekziston edhe një tjetër faktor historik, i cili ka luajtur një rol të spikatur në lindjen e një ndjenj të fuqishme anti-izraelite mes udhëheqësve islamikë iranianë. Në vitet Tridhjetë, Gjermania naziste filloi që të nxisë antisemitizmin në Iran (që atëherë quhej Persi) dhe në të gjithë Lindjen e Mesme nëpërmjet Radio Zeesen, një emitent në gjuhën farsi që transmetonte nga Berlini...
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
KRIZA/Sëmundje shumë e gjatë
Ata me zor e thonë, por doktorët janë çuditërisht besimplotë: pas një sëmundjeje të gjatë, euro mund të jetë duke e rimarrë veten. Operacioni kirurgjik njëjavor i ministrave të Financave për të ulur një pjesë të madhe të borxhit grek shkoi më mirë nga sa pritej. "Kemi të gjithë elementët që na nevojiten për ta bërë krizën të largohet gradualisht", thotë njëri. "Mund të jemi përtej fazës akute dhe mund të jemi në tranzicion drejt normalizimit". Është optimizmi i dëshpërimit; pacienti nuk ka vdekur, kështu që duhet të jetë duke u përmirësuar.
Shumë janë skeptikë. Por shqyrtoni provat. Greqia tani mund të stabilizohet. Duhet të plotësojë kushtet për të marrë paratë dhe do të durojë dhimbjen për disa vite. Por risku i një falimenti kaotik dhe dalja nga euro është larguar. Kredidhënësit privatë kanë pranuar një humbje të madhe, megjithatë tregjet janë të heshtur. Gjetkë, shenjat janë të mira. Italia po reformohet, ashtu si dhe Spanja. Shumica e vendeve të Bashkimit Europian kanë miratuar një pakt fiskal që do të forcojë disiplinën buxhetore. Banka Qendrore Europiane ka shmangur një krizë të kredive, duke injektuar likuiditete në banka. Dhe masat mbrojtëse ndaj përhapjes mund të forcohen së shpejti. Në 1 mars, udhëheqësit e BE do të debatojnë për thirrjet për një rritje të fondit të shpëtimit. Kjo mund të nxisë të tjerët të paguajnë më shumë në FMN, gjë që gjithashtu do të ndihmojë.
Recesioni këtë vit parashikohet të jetë jetëshkurtër dhe i butë. Grafiku i temperaturave në Eurozonë po ngushtohet gradualisht. Për herë të parë në gjashtë muaj, ka kaluar një javë dhe Banka Qendrore Europiane nuk ka bërë blerje emergjente bonosh.
Pra, kriza ka marrë fund? Jo kaq shpejt, thonë kritikët.
Fillojmë sërish, me Greqinë. Ilaçi duket se pothuajse po e vret pacientin, në vend ta kurojë. Rënia ekonomike e saj (një kontraktim kumulativ prej 16% i GDP) mund të hyjë në librat e rekordeve. Trysnia për të arritur një objektiv të reduktimit të deficitit ka shkaktuar një spirale vdekjeje. Suksesi do të jetë i ngadaltë dhe do të duhet të kalojë një brez i tërë; dështimi do të jetë një risk gjithmonë i pranishëm. Programi është "i prirur për aksidente", thotë një vlerësim i ekspertëve të BE dhe FMN. Çdo kombinim problemesh - recesion më i thellë, privatizim më i ngadaltë, më pak reforma strukturore - mund të hedhin në erë parashikimin që borxhi grek do të bjerë në 120% të GDP deri në vitin 2020. Ky prag u zgjodh për arsye politike: është pothuajse sa raporti i borxhit të Italisë. Megjithatë, Italia nuk është aspak e shëndetshme; ajo mezi i bind investitorët që borxhi i saj është i përballueshëm...
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Në vitin 2004, investigatorët federalë të Shteteve të Bashkuara zbuluan një sërë sulmesh kibernetike që po penetronin në rrjetet e Departamentit të Mbrojtjes, Shtetit, Energjisë dhe Sigurisë Kombëtare
Sulmet më të famshme kibernetike
Shiu Titan (2003-2007)
Burimi: Kina
Në vitin 2004, investigatorët federalë të Shteteve të Bashkuara zbuluan një sërë sulmesh kibernetike që po penetronin në rrjetet e Departamentit të Mbrojtjes, Shtetit, Energjisë dhe Sigurisë Kombëtare, gjithashtu edhe në departamentet e kontraktuesve të mbrojtjes, duke shkarkuar terebite të tëra të dhënash nga sistemet e tyre. Investiguesit arritën ta gjenin rrjetin e spiunëve kibernetikë me emrin e koduar "Shiu Titan", të cilët operonin nga kompjutera që ndodheshin në qytetin Guangdong të Kinës. Ndërkohë që dyshohej se ushtria kineze ishte e përfshirë në këto sulme, Pekini e ka mohuar me egërsi përgjegjësinë e tij. Në vitin 2007, u raportua se sulmet që lidheshin me "Shiun Titan" gjithashtu kishin vënë nën shënjestër zyrën e Jashtme të Britanisë së Madhe.
Miu i Errësirës (2006-në vazhdim)
Burimi: Kina
Në vitin 2001, antivirusi "McAfee" raportoi ekzistencën e një fushate pesë vjeçare hakerash të njohur me emrin "Miu i Errësirës". Funksionon duke dërguar një e-mail tek një punëtor i organizatës që është vënë nën shënjestër, i cili më pas instalon menjëherë "Kalin e Trojës" në kompjuter, pasi ka klikuar një dokument të bashkëngjitur, i cili në fakt duket tërësisht i padëmshëm. 49 viktimat e njohura përfshijnë Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, Kombet e Bashkuara, Shoqërinë e Vendeve Aziatike Juglindore, kompani të ndryshme në Japoni, Zvicër, Britani, Indonezi, Danimarkë, Singapor, Hong Kong, Gjermani dhe Indi bashkë me shumë agjenci qeveritare të Shteteve të Bashkuara, Taivanit, Koresë së Jugut, Vietnamit dhe Kanadasë. Të paktën 13 kontraktues të mbrojtjes amerikane janë sulmuar. Lista e gjatë e shënjestrave i ka shtyrë shumë analistë të dyshojnë përfshirjen e qeverisë kineze. "Miu i Errësirës" është quajtur sulmi kibernetik më i madh i të gjitha kohërave...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Pjesa më e madhe e botës është e bindur se Kina është e pashkatërrueshme. Duke shmangur të gjitha krizat dhe duke u shumëfishuar vit pas viti, Kina kalon nga një arritje ekonomike në tjetrën
A do të ketë Kina krizë ekonomike?
Pjesa më e madhe e botës është e bindur se Kina është e pashkatërrueshme. Duke shmangur të gjitha krizat dhe duke u shumëfishuar vit pas viti, Kina kalon nga një arritje në tjetrën dhe rritja spektakolare ekonomike ecën përpara, pavarësisht lëkundjeve në pjesën tjetër të botës. Duket e pashmangshme tashmë që Kina t'ja kalojë Shteteve të Bashkuara të zhytyra në borxhe, duke u bërë ekonomia më e konsoliduar dhe e domosdoshme e botës. Biznesmenët dhe politikëbërësit që shohin drejt së ardhmes, besojnë se "kapitalizmi shtetëror" i Kinës do të jetë më superior në sajë të organizimit ekonomik, në përputhje me sfidat e reja të ekonomisë moderne të globalizuar. Përgjigjja ndaj këtij parashikimi është: Mendojeni edhe një herë.
Nuk vihet në dyshim për asnjë moment që Kina do të jetë një superfuqi e madhe, me një rol gjithnjë e më influencues në ekonominë globale. Në shumë aspekte, ajo që tani është një superfuqi. Por, kjo nuk do të thotë që ekonomia nuk do të hasë asnjë problem dhe një numër shumë i madh i tyre do të shkaktohet nga vetë sistemi statik, që sot lavdërohet aq shumë nga ekspertët e Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Nëse Kina nuk e ndryshon kursin e saj, në mënyrë radikale, vendi mund të eksperimentojë për çudi të të gjithëve një krizë të vërtetë ekonomike.
E ardhmja ekonomike e Kinës me shumë mundësi do të përballet me një lloj kolapsi të vështirë për një periudhë kohe edhe pse kjo nuk është pranuar nga shumë ekspertë të fushës ekonomike. Arsyeja e këtij ngurrimi qëndron në faktin që është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodh në brendësi të ekonomisë kineze. Të dhënat rreth kësaj janë të rralla dhe shumë të pabesueshme. Kina në fakt është unike në shumë aspekte ekonomike. A ka parë ndonjëherë historia e njerëzimit një gjigant me përmasa kaq masive të ngjisë kaq shpejt shkallët e ekonomisë globale? Është shumë e vështirë të gjesh një precedent tjetër që t'i ngjasojë rritjes së Kinës. Për më tepër, ekziston edhe çështja e kohës. Është e lehtë të thuash që Kina do të përjetojë krizë ekonomike, por është pothuajse e pamundur të përcaktosh se kur. Muajin tjetër? Vitin tjetër? Dekadën tjetër? Fakti është që Kina mund të vazhdojë në të njëjtën rrugë që po ecën për shumë kohë. Kështu, kur bën parashikime të tilla duhet të marrësh përsipër që të kesh një marzh shumë të lartë gabimi.
Megjithatë, kushdo që jeton një periudhë të gjatë në Kinë mund të bindej se sistemi i saj aktual ekonomik është shumë i paqëndrueshëm. Ekonomistët që specializohen në Kinë mund të të japin qindra argumente...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Përpjekjet braziliane po e kthejnë vendin në superfuqi botërore. Reformatorët kryesorë të këtyre përpjekjeve të reja janë Presidentja Dilma Rousseff dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme, Antonio Patriota
Projektet e shekullit të ri brazilian
Ndërkohë që rruga e vështirë e Amerikës drejt pranimit të realitetit të ri multipolar të botës duket se e detyron të bëjë një hap prapa për çdo hap që bën para së bashku me dhunimet e paprecedent të sovranitetit në vende si Libia, vende të tjera janë duke punuar aktivisht për të vendosur rregulla të reja për të gjitha shtetet që do t’i çojnë drejt erës së re.
Reformatorët kryesorë të këtyre përpjekjeve të reja janë Presidentja braziliane, Dilma Rousseff dhe ministri i saj i Punëve të Jashtme, Antonio Patriota. Ai bëri një vizitë në New York javën e kaluar për t’ja paraqitur objektivat e tij Kombeve të Bashkuara.
Sfidat që kanë përpara Rousseff dhe Patriota si nëpunës publikë janë goxha të frikshme. Secili prej tyre është duke ndjekur hapat e një paraardhësi të jashtëzakonshëm. Në fakt, sfida e Rousseff është shumë më e madhe, madje për disa është konsideruar e pakapërcyeshme. Ajo është pasardhësja e dy presidentëve, të cilët ishin dy figurat më të rëndësishme të historisë moderne të vendit të saj, Fernando Henrique Cardoso, i cili është i famshëm për stabilizimin e ekonomisë pas shumë vitesh paqëndrueshmërie dhe Luiz Inácio Lula da Silva, i cili është jo vetëm udhëheqësi dhe modeli i saj, por gjithashtu edhe një nga liderët e paktë më të rëndësishëm të botës gjatë dekadës së fundit.
Por, paraardhësi i Patriotas gjithashtu, Celso Amorim, ishte një figurë e jashtëzakonshme, tejmase influencues, madje protagonist në skenat politike braziliane dhe ndërkombëtare.
Një vit pas mandatit të saj dhe pavarësisht sfidave të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, Rousseff që tani ka fituar një popullaritet të madh, të njëjtë me atë të Lulas gjatë kohës që ishte në pushtet. Nga ana tjetër, Patriota është duke punuar qetësisht, por me shkathtësi për ta vendosur Brazilin si lider në listën e superfuqive botërore.
“Kemi një avatazh të madh”, thotë Patriota. “Ne nuk kemi armiq, nuk kemi luftë në kufijtë tanë, nuk kemi rivalë të mëdhenj historikë apo kontemporanë siç mund të kenë disa nga fuqitë e rëndësishme. Ne gëzojmë lidhje të forta dhe të qëndrueshme me pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara dhe me ato në zhvillim”. Ky në fakt është një status që nuk gëzohet as nga Kina, India apo Rusia dhe as nga fuqitë tradicionale të botës...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Axhendat ngushtësisht kombëtare të kandidatëve presidencialë francezë e dëmtojnë procesin demokratik dhe ecin kundër interesave franceze ndërkombëtarisht, argumenton Daniel Cohn-Bendit
Presidencializmi, sëmundja franceze
- Esprit: Në mjaft raste ju e keni kritikuar sistemin politik francez për "presidencializmin" e tepruar të tij. Çfarë forme merr ai në një kohë kur pushteti sovran i qeverive dhe aftësia e politikanëve për të pasur ndonjë efekt ndaj krizës po vihen seriozisht në pikëpyetje?
Daniel Cohn-Bendit: Ajo çka po shikojmë në fushatat presidenciale në Francë është se sa më shumë shanse kanë kandidatët për të fituar apo sa më shumë shanse ata mendojnë se kanë për të fituar, aq më shumë ata janë të përgatitur për të luajtur lojën të cilën unë e quaj "presidencializmi kombëtar". Ata angazhohen në fjalime që pak a shumë thonë kështu: "Nëqoftëse zgjidhem unë, atëherë gjithçka në Francë do të jetë ndryshe, pasi unë jam i vetmi në gjendje që ta udhëheq këtë vend". Duke vepruar kështu, ata janë duke ia atribuar të gjithë pushtetin vendimmarrës Presidentit dhe mazhorancës qeveritare që ai apo ajo zgjedh dhe në të njëjtën kohë duke e hequr Francën nga një kontekst ndërkombëtar. Në fushatat presidenciale, çështja e Europës shfaqet vetëm rrallë dhe pjesa tjetër e botës nuk përmendet aspak. I gjithë problemi është sesi kandidati do të jetë në gjendje të rivendosë imazhin e Francës sapo atij apo asaj i është dhënë pushteti suprem.
Kjo mund të shikohet qartë kur shikoni në strategjitë e kandidatëve të ndryshëm. Strategjia e Nicolas Sarkozy është krejtësisht e qartë: t'i bëjë njerëzit të harrojnë pesë vitet e tij si President dhe të përcjellë në çdo shtëpi mesazhin se ai është kandidati i vetëm që mund ta drejtojë Francën përgjatë krizës aktuale. Kjo është e kundërta e fushatës së Jospin e vitit 2002, kur ai zgjodhi që ta ndërtojë gjithçka bazuar mbi kurrikulën e tij.
Në një nivel ngushtësisht më politik, Nicolas Sarkozy është i konsumuar. Nga e djathta, nëqoftëse Fronti Kombëtar fillon që të rezultojë lart në sondazhe, atëherë UMP-ja do ta gjente veten të grabitur nga pjesë të elektoratit të saj. Kështu që do t'i duhet që frenojnë sulmin e nisur nga Fronti Kombëtar, që është ajo çka ministri i Brendshëm, Claude Guéant është duke bërë tani. Megjithatë, Sarkozy i duhet gjithashtu që të hapë një hapësirë në qendër apo në qendrën e djathtë për të siguruar se merr votat e atyre republikanëve nga e djathta që nuk janë ose nuk janë më të përgatitur që të pranojmë spostimin e qeverisë aktuale nga e djathta.
Përsa i pëkret François Hollande, ai duket se ka adoptuar të njëjtën strategji si ajo që kishte Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy në fushatën elektorale të tij të vitit të kaluar. Aty ku njerëzit janë duke votuar kundër administratës në fuqi, gjithçka që kandidati opozitar duhet të bëjë është të mos thotë asgjë për të cilën mund të sulmohet. Ai nuk merr asnjë pozicion të veçantë...
Përgatiti: Armin TIRANA
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Asnjë nga rinia që bëri revolucionet e vitit të kaluar nuk e treguan asnjëherë Irakun si frymëzim. Madje, hera e vetme që Iraku u përmend ndonjëherë në tuitet e tyre qe si shembull negativ
10 mitet e Pranverës Arabe
1. Trazirat e 2011 u provokuan nga përmbysja e Sadam Huseinit në Irak nga ana e administratës Bush.
Mooos! Përgjigje e gabuar. Asnjë nga rinia që bëri revolucionet e vitit të kaluar nuk e treguan asnjëherë Irakun si frymëzim. Madje, hera e vetme që Iraku u përmend ndonjëherë në tuitet e tyre qe si shembull negativ ("Mos ta lejojmë vetëm që të përçahemi nga sektarizmi, përderisa është kjo ajo që bënë amerikanët në Irak"). Amerikanët janë aq të mbushur me vetadmirim sa që nuk mund ta shikojnë Irakun ashtu siç është dhe ashtu siç perceptohet ai në botën arabe. Iraku nuk është një qytet i ndritshëm në një kodrinë për ta. Ai është një vend i mbushur me urrejtje sektare, i manipuluar nga Shtetet e Bashkuara dhe që vuan nga qeverisja e keqe dhe politikat dizfunksionale. Kam intervistuar aktivistë verën e kaluar në Tunizi dhe Egjipt. Rinia nuk donte që të ishin si Iraku! Ata duan të jenë si Turqia apo, tani, Tunizia.
2. Presidenti Obama e pati gabim që i kërkoi Presidentit egjiptian, Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen.
Ky pozicion është marrë nga Kryeministri izraelian, Benyamin Netanyahu dhe Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite. Është çmenduri ta thuash. Mubaraku nuk mund të kishte qëndruar në pushtet, me pothuajse 1 milion njerëz nëpër rrugë dhe rendin që po shkërmoqej në vend. Nëse mund të thuhet ndonjë gjë, Obama qe shumë i ngadaltë në veprime dhe pati rrezik që Egjipti të kthehej seriozisht në antiamerikan sikur të mos kishte ndërhyrë atëherë kur ndërhyri. Përpjekja për ta mbajtur në pushtet një diktator që e ka konsumuar qëndrimin e tij është gjithmonë një gabim i madh nga ana e një fuqie të madhe, siç u pa në rastin e Shahut të Iranit.
3. Radikalizmi mysliman përfitoi nga revolucionet në botën arabe.
Të paktën, deri më tani përfituesit e trazirave kanë qenë disidentët laikë me prirje të majta dhe partitë fetare myslimane. Asnjë nuk është i dhunshëm. Në Tunizi, Presidenti i ri, Moncef Marzouki është një shekullarist i vendosur. Partia fetare al-Nahda (Ennahda) mori rreth 40 përqind të ulëseve në Parlament. Por asnjë lloj lëvizjeje nuk është radikale apo e dhunshme. Gjithashtu, Vëllazëria Myslimane në Egjipt tani është paqësore, flet në mënyrë të moderuar dhe është sulmuar për këtë nga radikalë të tillë si Ayman al-Zawahiri. Radikalët myslimanë nuk kanë qenë të aftë që të krijojnë avantazhe nga këto lëvizje në masë të madhe paqësore në mënyrën që ato mundën, që realisht e ushqeu përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Tawakkol Karman nga Jemeni argumenton se nëqoftëse mund të arrihet në botën arabe, atëherë kjo do t'i jepte fund ekstremizmit, i cili lulëzon vetëm nën diktaturë...
Përgatiti: Armin TIRANA
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
"Ne nuk e kemi njohur mirë as popullin dhe as parinë e vendit"
Misionari i Presidentit amerikan Willson, në Shqipëri
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Konferencën e Paqes, i kryesuar nga Presidenti Willson, për të patur një ide të plotë mbi Shqipërinë emëron konsullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Torino, Josef Haven, si delegat për të bërë hetimet e nevojshme në Shqipëri. Ky, në shkurt të 1919-ës, me të ardhur në Romë, ishte vënë në kontakt me misionarin amerikan Erikson, i cili kishte qenë në Shqipëri si drejtor i Shkollës amerikane në Korçë. Eriksoni e vë në kontakt me Mehmet Konicën, i cili bashkë me Turhan Pashën, kryetar i qeverisë së Durrësit, iu lutën Tefik Mborjes, sekretar i Këshillit të Ministrave, ta shoqëronte konsullin në Shqipëri.
Tefik Mborja, në udhëtim e sipër, e vuri në rrjedhje të çështjes shqiptare konsullin, që kishte një njohuri shumë të pakët mbi Shqipërinë etnike, politike, ekonomike e shoqërore, si dhe mbi aspiratat greko-jugosllave dhe italiane mbi Shqipërinë. Konsulli i ka dëgjuar me një vëmendje dashamirëse shpjegimet e Tefik Mborjes.
Prej Brindizi nisën me një torpidinier për Vlorë, ku në skelë pritet nga një kolonel i shtatmadhorisë italiane, i cili pas prezantimeve të rastit i komunikoi konsullit se Komanda italiane i ka vënë në dispozicion një oficer me gradë kapiten dhe një vilë të vogël për banim. Veç këtyre, i tha se ishte mysafiri i Gjeneral Piaçientinit, Komandant i Forcave të Shqipërisë së Jugut.
Konsulli qëndroi disa ditë në Vlorë. Tefik Mborja fshehurazi e vë në kontakt me shumë patriotë vlonjatë me në krye Qazim Kokoshin, të cilët në shtëpinë e Ali Asllanit dhanë një çaj për nder të tij, ku morën pjesë edhe gratë e tyre me kostume kombëtare. Konsulli mbeti shumë i kënaqur, sepse jo vetëm burrat, por edhe gratë u fjalosën me të në gjuhën italishte.
Si burrat ashtu dhe gratë i dhanë të kuptojë konsullit se Vlora do të mbrohej me gjak dhe kurrë nuk do ta pranojë dominacionin italian. Mbi këtë pikë e mbi sugjerimin e T.Mborjes, konsullit iu paraqit një memorandum i nënshkruar nga shumica e parisë dhe kryepleqve. Me këtë rast Qazim Kokoshi i ka bërë një shërbim të madh çështjes kombëtare e veçanërisht çështjes së Vlorës. Natyrisht, T.Mborja ka bërë çmos për ta bindur konsullin se vlonjatët kishin plotësisht të drejtë dhe nëqoftëse italianët nuk do të heqin dorë nga pretendimet e tyre, lufta do të qe e paevitueshme...
(Shkëputur nga libri "Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)" me autor Sejfi Vllamasi)
Përgatiti: AGRON SEJAMINI
Pas një pune që ka zgjatur disa dekada, shkencëtarët rusë konfirmuan se më në fund kishin arritur liqenin Vostok
Liqeni i fshehur prej 15 milionë vjetësh
Pas një pune që ka zgjatur disa dekada, shkencëtarët rusë, të cilët po bënin një shpim prej rreth 4 kilometrash në shtresën e akullit Antarktik, konfirmuan se më në fund kishin arritur liqenin Vostok. Liqeni gjigant nën akull nuk ka pasur kontakt me dritën apo me ajrin për më tepër se 15 milionë vjet.
Ekspertët thonë se sasitë e vogla të ujit të nxjerra nga liqeni për studim mund t'i përgjigjen shumë pyetjeve mbi terrenin nën shtresën akullnajore të Antarktikës, përfshirë faktin nëse gjallesat kanë gjetur apo jo një mënyrë për të mbijetuar në këtë botë të humbur dhe kryesisht të ngrirë.
Prova për ekzistencën e një liqeni të madh nën akullin e Antarktikut kanë filluar të gjenden qysh në vitet '70. Dyshimet filluan për herë të parë kur një grup rusësh bënë shpime thellë në akull për të gjetur mostra me informacione mbi klimën në të shkuarën.
Sipas studiuesit të mikrobiologjisë në Universitetin e Shtetit të Montanës, John Priscu, i cili ka studiuar prej vitesh Antarktikun, interesimi i rusëve filloi prej informacioneve të zbuluara në brendësinë e akullit, raporton "Voa". "Ndërkohë që ata po bënin shpime gjithmonë e më thellë, ata gjetën një lloj akulli me përbërje të çuditshme, i cili nuk kishte shtresa. Nuk kishte shtresa të formuara nga ndryshimet e klimës në fundin e tij. Prandaj, ata ndalën punën për të zbuluar se çfarë ishte ajo që kishin gjetur".
Ajo që ata kishin gjetur ishte akulli pranë sipërfaqes së liqenit Vostok. Deri në vitin 1966, shkencëtarët kishin mbledhur të dhëna të mjaftueshme, mbi përbërjen e shtresës së akullit dhe terrenit poshtë tij, për të botuar një artikull në revistën "Natyra", i cili përshkruante liqenin e fshehur Vostok.
Rusia krijoi menjëherë një projekt për të kryer shpime përgjatë 4 kilometrave të trashësisë së akullit, në mënyrë që të arrinin liqenin. Ato shpime dhe studime vazhduan çdo vit që atëherë. John Priscu studioi një pjesë të atij akulli 400 mijë vjeçar, për të cilin thotë se përmban shumë mikroorganizma të përshtatura ndaj të ftohtit, të ngjashme me ato që gjenden pranë erërave në fundin e oqeanit.
"Të tjera prej tyre, bazuar në të dhënat gjenetike që kemi, të bëjnë të mendosh se e marrin energjinë prej mineraleve të ujit. Këto gjallesa janë në gjendje të depërtojnë brenda shkëmbinjve për të siguruar mineralet dhe duket se ato prodhojnë karbon të ri për të ushqyer gjallesat që pakësojnë karbonin".
Përgatitjet për të filluar shpimet në liqenin Vostok pa e ndotur atë ishin mjaft të vështira...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Një shpikës gjerman ka krijuar në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe një bojë në gjendje që të bëjë të pakapshëm për radarët mjetet ushtarake. Një institut gjerman e testoi bojën dhe zbuloi se shpikja funksiononte
Boja që të bën të padukshëm për radarët
Një shpikës gjerman ka krijuar në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe një bojë në gjendje që të bëjë të pakapshëm për radarët mjetet ushtarake. Një institut gjerman e testoi bojën dhe për habinë e të gjithëve zbuloi se shpikja funksiononte. Industria e mbrojtjes menjëherë nisi të tregojë interes.
Verner Nikel udhëtoi në shkretëtirat e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi kishte studiuar për shumë kohë një lloj krimbi, jashtëqitjet e të cilit mundësonin rritjen e bimëve në rërën e shkretëtirës. Sheikët e kishin parë me shumë interes faktin, duke qenë se mund t'u jepte shans të mbillnin në shkretëtirë. Kjo gjë bëri që Nikel, një shpikës nga Berlini, i detyruar të lëvizë me një karrige me rrota, u nis drejt Emirateve të Bashkuara për të vazhduar më tej me projektin.
Fillimisht nisma dukej mjaft premtuese, duke qenë se trangujt, rrepkat e fasulet lulëzuan gjatë testeve në rrethinat e Abu Dabit. Por për realizimin e tij duheshin një numër shumë i madh krimbash - për të qenë të saktë, 3 mijë për metër katror - gjë që e bënte projektin shumë të shtrenjtë për sponsorët arabë.
Kështu që Nikel, i cili me kuptimin e plotë të fjalës e ka kokën të mbushur me ide të reja, thjesht ndërroi fushën e eksperimenteve. Kësaj here vendosi të përqendrohej te prodhimi i një boje në gjendje që të fshehë tanket, anijet dhe mjetet lundruese nga radarët, ashtu siç funksionon teknologjia "stealth". Nikel i vuri edhe një emër bojës mrekullibërëse: AR1.
Që atëherë, krimbat janë lënë të qetë nëpër vaskat e tyre. Gjithçka ka mbetur nga projekti janë dy vaska të shteruara në institutin e Nikelit, në rrugën "Sheiku Muhamed Bin", në Ras Al Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë këtë bashkim. Me raste i vijnë edhe vizitorë. "Njerëzit i bien me gisht xhamit dhe nervozohen që krimbat nuk kërcejnë menjëherë mbi rërë", thotë ai. "Nuk kanë pikën e durimit".
Por Nikelit nuk i mungon aspak durimi. Pas qindra e qindra orëve të shpenzuara në laborator, më në fund arriti të gjente përzierjen e duhur që po kërkonte. Ia dërgoi një enë të mbushur me këtë bojë Helmut Esenit, një fizikan materialesh rrezatuese, i cili drejton teknologjinë e radarëve në Qendrën e Kërkimeve të Shkencave të Aplikuara pranë Bonit. Eseni e ekzaminoi bojën e Nikelit dhe me habi mësoi se jepte rezultat "për të gjitha frekuencat e rëndësishme në përdorim të ushtrisë"...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)
Fund plot mister
Frank McLynn
Aleksandri i Madh
Malarje apo helmim?
Data e vdekjes: 13 qershor 323 para Krishtit
Mosha: 32 vjeç (vdiq pak ditë para ditëlindjes)
Vendi i vdekjes: Babilonia, Mesopotami
Në Babiloni, në vitin 323 para Krishtit, pasi mori pjesë në një festë të madhe, Aleksandri i Madh u ndie keq. Sapo ishte kthyer nga fushata triumfuese në zonën e Pakistanit të sotëm (ku megjithatë trupat e tij kishin refuzuar të shkonin më tutje në lindje). Në atë moment Aleksandri udhëhiqte një perandori shumë të madhe, që përfshinte Greqinë, Maqedoninë, Turqinë, Iranian dhe të gjithë Lindjen e Mesme.
Simptomat e para që u shfaqën ishin një gjendje konfuzioni të madh, të dridhura, ngurtësim i fytyrës dhe dhimbje shumë të mëdha në stomak. Pak më pas u shfaqën një etje e madhe, të ethe, delir, dhe gjatë natës konvulsione dhe haluçinacione që ndërpriteshin prej momenteve shumë të shkurtër të qetësisë. Në fund nuk arriti më të marrë frymë dhe hyri në gjendje kome, për të gjetur vdekjen pas dhjetë ditë vuajtjesh. Malaria, tifo, një lloj virusi i Nilit perëndimor ishin disa prej hipotezave që u hodhën për shkaqet e mundshme të vdekjes. Megjithatë, problemi është që asnjëra prej këtyre sëmundjeve nuk lidhet me simptomat që shfaqi sovrani. Mushkonja që shkakton malarien nuk jeton në zonat qendrore të Irakut e megjithatë inkubacioni do të kish qenë shumë i gjatë. Tifoja do të kishte shkaktuar një epidemi dhe nuk do të kish prekur një person të vetëm, ndërkohë që sëmundja nuk paraqiste simptomat tipike të komës etilike. Virusi i Nilit duket se as nuk ekzistonte 2000 vjet më parë. Trupi i Aleksandrit, edhe pas gjashtë ditësh nga vdekja nuk paraqiste shenja dekompozimi. Kjo gjë mund të sugjerojë praninë e substancave toksike në organizmin e tij, gjë që nxjerr në sipërfaqe tezën e helmimit. Por kush kishte motivin, aftësinë dhe rastin për të kryer vrasje?
Fatkeqësisht, fajtorët e mundshëm ishin një dyzinë, shumë prej të cilëve u bënë më vonë pasardhës të mbretit në qeverisjen e perandorisë.