Gjergj Kastrioti - Skenderbeu! - Figura Historike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu!

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu!

· 46 · 16311

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-05-2005, 08:03:29
dr. Musa Ahmeti
 
Me rastin e 600 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut

Zulohet grafika e Skenderbeut

Vatikan

S tudimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skenderbeut, çdo ditë e më shumë po japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme, për të cilat më parë nuk kishte fare njohuri. Është deri diku e çuditshme që nëpër arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme të ruhen thesare kaq të çmuara, të panjohura dhe të pabotuara deri më sot.

Është vështirë të gjenden personalitete të tilla të shquara nga e kaluara, për të cilët të jetë shkruar aq shumë dhe në vazhdimësi, qoftë në fushën e historisë, të krijimtarisë letrare e artistike, në fushën e studimit të artit luftarak, diplomacisë, etj. si për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin - Skënderbeun!

Shkrimet e para për të datojnë që nga mesjeta, d.m.th.. menjëherë pas vdekjes së tij, ku autorë të ndryshëm, i thurnin himne lavdërimi trimërisë dhe veprës së tij madhështore, ngase ai nuk u përkul asnjëherë, as para ushtrisë së panumërt osmane, dhe as para asaj venedikase, të cilave me forcën e shpatës dhe mjeshtërinë e artit luftarak, u tregoi se lufta për liri dhe mbrojtje kombëtare është e shenjtë dhe nuk njeh sakrifica të tepërta. Vepra e tij luftarake u bë shembull për shumë popuj të tjerë, të cilët luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. ? çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjesimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s'kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij ?. (Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, f. 35)

Sipas disa historianëve, studiuesve dhe shkencëtarëve të fushave të ndryshme, studimet për epokën dhe personalitetin e Gjergj Kastriotit ? Skenderbeut kanë arritur kulmin, d.m.th.. fjalën e fundit! Një mendim i tillë, në shikim të parë, duket sikur ka mbështetje, nëse shikojmë publikimet e ndryshme, të shumta, të bëra në gjuhë të ndryshme; monografi të specializuara, duke filluar nga fundi i shekullit të XV-të e deri në ditët e sotme; botime të dokumentave, edhe pse të pjesëshme, bibliografi pothujase shteruese si dhe dalja në dritë e të dhënave nga më të ndryshmet, qofshin ato private, për jetën e Skenderbeut ose ato të epokës së tij: portrete, medaljone, vula, shpata të ndryshme, përkrenare, monedha floriri, dorëshkrime, dokumente origjinale, piktura, skulptura, grafika... etj.

Megjithatë, përkundër gjithë këtyre momenteve të përmendura, mendojmë se, mendimet e lartëcekura, as për së afërmi nuk qëndrojnë. Për të nxjerrë një përfundim të tillë, na mundëson puna sistematike hulumtuese 13 vjeçare, nëpër arkiva e biblioteka anëkënd Evropës, ku ruhen gjëra me vlera të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë dhe personaliteve të ndryshme shqiptare, ndër to edhe për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Edhe pse shumë i njohur dhe tepër i trajtuar në historiografi, në fushën e krijimtarisë letrare dhe gjini të tjera, personaliteti i Skenderbut, ende është enigmatik dhe jo i ndriçuar sa duhet.

Për një argumentim të tillë, mund të sjellim si ilustrim, grafikën e Gjergj Kastritotit Skenderbeut që ruhet në fondin e grafikave të Arkivit Shtetëror Kroat në Zagreb, në signaturën nr. 732, e punuar me bojë të zezë, në letër kartoni të bardhë, gjysmë të fortë me dimensione brenda kuadratit: vertikalisht: 27.5 cm horizontalisht: 19.4 cm ndërsa dimensionet e vetë portretit janë: vertikalisht: 19.6 cm horizontalisht: 19.4 cm, të cilën e konsultuam në mesin e muajt prill të këtij viti.

Në grafikë Skenderbeu, paraqitet paksa në profil i kthyer në të majtë dhe është vetëm pjesa e kokës pa trup. Kokën e ka tullace, mban një mjeker të gjatë, të valëzuar, sy të mbyllur. Hunda ka formën e ?hundë shqiponjës?. Portreti është i futur në një kornizë katrore, me vija të dyfishta, të theksuara. Poshtë kornizës, ka të shënuar me laps plumbi: 1580. Scanderbeg. Sb. XX. 358234 . Në kurriz të portetit [ verso ] lartë në të majtë, ka këto shënime me laps plumbi: Türken Portr. Mappe 53301 . Në mes të faqes, po në verso , është vula e Arkivit Shtetëror Kroat. [ Hrvatski Dr?avni Arhiv. GrafiÚka zbirka. Inv. Br. 732 ].

Theksojmë se teksti në gjuhën gjermane është i shekullit të XVI, kështu që është mjaft i vështirë dhe nuk është i lehtë për përkthim. Në disa raste kemi qenë të detyruar të vëmë fjalë të reja për të pasur një kuptim logjik teksti. Këto fjalë i kemi vënë në kllapa katrore dhe shkrim kursiv. Përkundër kërkimeve të shumta, ne nuk kemi arritur të sigurojmë asnjë të dhënë për autorin e mundshëm të grafikës. Siç e thamë kjo grafikë ruhet në Arkvin Shtetëror Kroat që nga mesi i shekullit XVIII, por nuk ka shënime se si ka arritur aty. Gjergj Kastrioti Skenderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XV-të që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do ta e ngrinin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rrebelimin, qendresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvëniës, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijës dhe të ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat. Vetë fakti se konti Gjergj Zrinski e kishte me vete grafikën e Skenderbeut tregon se Skenderbeu është konsideruar si idhull në luftë kundër turqëve, dhe reliketet e grafikat e tija janë mbajtur si objekte fatësjellëse në luftë. Konti Gjergj Zrinski ishte një ndër figurat më të rëndësishme të asaj periudhe në luftërat e kroatëve kundër osmanëve, deri në vitin 1603 ishte edhe ban i Kroacisë, Dalmacisë dhe Sllavonisë nën perandorinë Austrohungareze.

Pra, në Kroaci, pos kësaj grafike, ruhen edhe objekte të tjera me vlera shumë të veçanta për Gjergj Kastriotin Skënderbeun si medaljoni i Skenderbeut nga viti 1449, letra origjnale të dala nga kancelaria e Skënderbeut si dhe katër vula origjnale, një shtetërore ajo e madhja dhe tre të vogla, përkatësisht ajo private e tij; dorëshkrime ku trajtohet jeta dhe vepra e tij, p.sh. ai i Shibenikut, Sinjit, Zagrebit, etj, krijime letrare, drama e Sakcinskit, etj., etj.

Origjinali

WARE CONTRAFACTVR, DES SCANDER BEEG IN DER PROFINZ. BOSSEGA WELCHEN HERR GEORG GRAF ZV SERIN ALS AVFF SOLCHERRAIS OBRISTER DEN XXX SEPTEMBRIS. IM M. D. LXXX IAR SAMBT ANNDERN MER FVRNEMEN TVRCKEN. DERN IN ALLEM VBER IIIIM.GEWESEN AVS DEN SELBEN ABE BIS VBER. CCC. ERLEGT VND GEFFANGEN.

Perkthimi

Contrafaktur e vërtetë e Skenderbeut në provincën e Pozhegës, të cilën [ e kishte me vete ] zoti kont Gjergj Zrinski, oficer i lartë kur udhëtoi si i tillë më 30 shtator. Në vitin 1580 ishte bashkë me shumë turq të tjerë të shquar. Ata ishin mbi 4.000, nga të cilët ai vrau dhe zuri rob mbi 400.
 
Milosao.Org
« Editimi i fundit: 16-04-2006, 10:33:18 nga M A X »

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 04-06-2005, 10:06:06


Misioni i Illyria Entertainment Group, është për të siguruar, konservë dhe përhap kulturën, trashigimin dhe historinë Shqiptare, përmes mjedis film për brëza të ardhshëm. Ne i mbajm këto parime me detyrë shënjte; me sbavit, edukua dhe frymëzua.

Projekti i Tanishëm

Gjergj Kastrioti Skenderbeu:
Mbreti Luftëtar i Shqipëise

Illyria Entertainment Group me krenari paraqet dokumentar të fuqishëm dhe spikates në mbështetje të jetës dhe kohës së lavdishme të një luftëtari të shkëlqyer. Ne duhet të ecim larg sëbashku në kohë dhe vënd. Vëndi është Shqipëria; Shekulli i XV (15'të), dhe luftëtari është Gjergj Kastrioti, i mirënjohuri Skënderbeu.

Gjatë intervistave, mantazhëve dhe kërkimeve ne do të ringjallim dhe sjellim në këtë botë, një nga udhëheqësit me të shkëlqyer dhe fatkeqësisht të harruar të njezore legjendarin Skënderbeu.

Në vitin 2005 përkujtohet 600 vjetori i lindes. Me shumë vonesë, ky projekt është një analizë dhe studim i një burri, Mit, dhe legjendë i pa harruari: Skënderbeu.

Para se të ishte një komb, iste nje burr Shqipëria nuk ishte përcaktuar nga kufinjtë, por së pari si një ide; Atherë gjatë vuejtjeve dhe cakrificave mbinjerzore idea u ba realitet, Një Komb! [Dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ba krenaria e të gjithë Shqipëtarëve, që athere dhe për gjithmonë sa kohë qe ne këtë botë do të ketë Shqipëtarë.]

Cfarë në bëjmë, e bëjmë për kombin.

Shikojme Perpara
Projektet e Ardhsme

Lahut e Malsisë
Dokumëntar historkë e një burri, Gjergj Fista, vepra dhe epika historike e tij

Isa Boletini
Një dokumëntar historike për Isa Boletinin; Luani i Kosovës

Antologji Shqipëtare
Një antologji Shqiptare tregimeve të Malëisë

Prënk Cali
Një dokumëntar për Prënk Calin; Burr Kreshnik

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-06-2005, 10:08:26

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 06-06-2005, 13:42:23
Ja akademia jone,
mbasi shtjeu ne dhe ne menyre mizore Dhimiter Piliken, tipa si Stefanaq Pollo, baba i Neritan Cekes e vete Neritani me shoke, vijne e na bejne "studime" per Skenderbeun.

Te pakten Ahmeti e shkruajti nje elegji edhe pse pak si shume me vonese, por te tjeret vecse vjedhin studimet e tija.
Turp.

  • Postime: 14
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 06-06-2005, 16:48:08
C'thua ore Hylli,

Po Neritan Ceka eshte marre me arkeologji, jo se e terheq shume prejardhja e popullit shqiptar, por sepse ia ka treguar i ati qe arkeologjia duhej pare si bisnes me leverdi te medha. Cdo gje qe mund te gjendet ne germimet arkeologjike ne Shqiperi ka bleres te menjehershem ne mos ne Greqi, diku tjater.

Kaq di Neritnanua i ellites Shqiptarro-Tregetarre.

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 25-08-2005, 23:38:31
SKËNDERBEU VASAL? DISA KTHJELLIME        
Shkruar nga Dr. Aurel Plasari    

Marrëdhëniet juridike vasal-sovran mes Skënderbeut dhe mbretit Alfons V të Aragonës janë mëveshur tradicionalisht me një kamuflazh historik. Ky kamuflazh e zë fillin te Barleti, i cili këto marrëdhënie vasal-sovran ka ngulmuar t'i përshkruajë me termat e "miqësisë". Sipas mendësisë së kohës, Barletit duhej t'i dukej "poshtëruese" natyra e vërtetë e këtyre marrëdhënieve juridiko-politike për një figurë si Skënderbeu. Porse dokumentet flasin ndryshe.
Ishte mars i vitit 1451 kur regjistrohen në oborrin e Napolit prania e dy të dërguarve të Skënderbeut: peshkopit të Krujës Stefan dhe domenikanit Nikollë de Berguzi, të shoqëruar edhe nga një arbër i quajtur Vicino ose Vichino, i përmendur si "majordom" i peshkopit të Krujës. Mbretit Alfons i kërkohej ndihmë për të përballuar ekspeditën osmane që pritej për muajin prill, dhe mbreti premtonte ta jepte ndihmën. Por, prania e ambasadorëve të Skënderbeut në oborrin e Napolit kishte të bënte me një mision më të rëndësishëm: më 26 mars të atij viti ata nënshkruanin në emër të tij me Mbretin e Aragonit, Napolit dhe Sicilisë një traktat të njohur si "i Gaetës", nga emri i vendit ku u nënshkrua. Për t'u ikur hamendjeve, kujtoj se traktati në fjalë ndodhet në Arkivin e Kurorës së Aragonës, reg. 2697, fl. 100. Atë e ka pasë njohur dhe përdorur Zurita në veprën e tij Anale të Kurorës së Aragonës, vëll. III, XV, fl. 322 verso; e kanë ribotuar edhe Cerone: La politica, XXVIII, I, 172-173; Radonic: Djuradj, nr. 38 dhe, për ata që i tremb emri "Radonic", edhe Noli: George, appendix, nr. 11.


Traktati i Gaetës
Traktati u nënshkrua jo vetëm në emër të Skënderbeut, por edhe të "të afërmve të tij baronë në Arbëri: " ... e de soi parenti, baruni in Albania, de la parte altra", po aty). Ky traktat i njihte Mbretit të Aragonit, Napolit dhe Sicilisë sovranitetin mbi "trojet e të thënit Gjergj" dhe mbi "trojet e Krujës dhe kështjellën", në shkëmbim të ndihmës që Mbreti do t'i jepte atij (Skënderbeut) në luftën kundërosmane. Në termat e traktatit Skënderbeu dhe ajo çfarë mund të quhet "lidhja familjare" e tij shpreheshin të gatshëm të njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo kështjellat e tjera, që do t'i fitonin me ndihmën e tij. Kreu i Lidhjes, Skënderbeu, shprehej i gatshëm të vinte në vendin që do të caktonte Mbreti për t'i bërë atij betimin dhe për t'i shprehur nderimin si vasali sovranit, por mbasi të kishin larguar osmanët me ndihmën e tij. Me përfundimin e këtij traktati, krerët arbër zotoheshin t'i dërgonin përvit mbretit Alfons, kur osmanët të ishin dëbuar nga Arbëria, një shumë të hollash të barabartë me haraçin që Skënderbeu dhe të afërmit e tij i detyroheshin sulltanit ("... cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la prefacta Mtà lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto Turcho", po aty).
Sikurse vihet re, është fjala për një traktat vasaliteti pa kurrfarë dyshimi në terma. Skënderbeu, që kishte refuzuar deri me armë në dorë sovranitetin e sulltanëve osmanë, pranonte me këtë traktat të bëhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallë ndodhte kështu? Ka qenë kjo pyetja e vjetër e ngritur prej "këndvështrimit osman", prej nga nuk ishte e lehtë të kapej gjithë sa ndodhte në ato kohëra në Perëndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kësaj pyetjeje mund t'i japin përgjigje së toku specialistët e historisë së politikës, të historisë së religjioneve, të historisë së qytetërimeve, të historisë së mendësive etj.
Për Marinescu-n kushtet e këtij traktati lënë të kuptohet gjendja e vështirë në të cilën ndodheshin Skënderbeu dhe krerët e tjerë të Lidhjes së Lezhës; madje ai është i mendimit se zotërimet e tyre dhe ato të kreut të tyre, Skënderbeut, ndodheshin në atë kohë në duar të osmanëve (Alphonse, 44). Traktate të ngjashme lidhte mbreti Alfons edhe me zotërinj (bujarë) të tjerë arbër, si me Aranitin. (Traktati me Aranitin po në Arkivin e Kurorës së Aragoëns, reg. 2691, fl. 101 recto –102 verso; ribot. Zurita: Anales. IV, 29). Madje Araniti, i cili tani shfaqej me titullin "kont i Arbërisë" dhe kishte mëtime mbi Arbërinë e jugut, autorizohej nga mbreti Alfons të merrte në emër të tij betimin e aleancës edhe prej zotërinjve të tjerë arbër. Si shpërblim mbreti Alfons u lidhte çdonjërit prej vasalëve një pension vjetor prej 300 deri 1.4000 dukatesh dhe u premtonte strehim në rast nevoje. Të njëjtat marrëdhënie praktikonte ai edhe me zotërinj moreotë, si me vetë despotin e Moresë (Traktati me despotin Dimitër Paleologu po në Arkivin e Kurorës së Aragonës, reg. 2697, fl. 98-99).
Një politikë e këtillë dëshmon faktin që kryqëzata e planifikuar prej mbretit Alfons duhej të fillonte nga Arbëria ose nga Moreja. Ka vënë re Marinescu: "Zotërimet dhe forcat e koalicionit familjar të drejtuara prej luftëtarit arbër duhej të përbënin bazën e kësaj ekspedite që do ta bënte mbretin Alfons V zot të pellgut lindor të Mesdheut, siç ishte tanimë i atij të Perëndimit" (po aty, 45). Që nënteksti i këtij traktati kishte të bënte pikërisht me një kryqëzatë të tillë, këtë e ka vënë re edhe Noli kur ka shkruar: "Traktati ishte përfunduar me mendimin [was supposed] për të përgatitur terrenin për një kryqëzatë që Alfonsi kishte projektuar, por që nuk do ta vinte kurrë në jetë" (George, 49).
Në prill 1452 dokumentet regjistrojnë se mbreti Alfons përcillte në Romë domenikanin Nikollë de Berguzi, ambasador i një prijësi të quajtur Muzakë dhe prijësish të tjerë arbër. Ai i kishte sjellë Mbretit njoftimin se Pal dhe Nikollë Dukagjini, së toku me disa krerë të tjerë më pak të rëndësishëm, kishin kaluar në anën e osmanëve dhe i qenë kundërvënë Lidhjes së Lezhës. Kësaj radhe mbreti Alfons i lutej Papës të ndërhynte pranë dy Dukagjinëve që të braktisnin "të pafetë" dhe, në rast se nuk bindeshin, ai i sugjeronte Shenjtërisë së Tij t'i shkishëronte (ACA, Reg. 2549, fl. 157; Marinesco: Alphonse, 57, shën 1). Këtë ndërhyrje pranë Atit të Shenjtë mbreti Alfons e bënte, sikundër e pohonte vetë, jo vetëm për hir të mbrojtjes së fesë, por edhe se shumë prijës arbër ishin vënë tanimë nën proteksionin e tij (po aty).


Zbatimet e traktatit
Në zbatim të traktatit të Gaetës mes mbretit Alfons dhe Skënderbeut regjistrohet një komunikim i dendur. Vetëm më 14 maj Mbreti i Napolit i dërgonte atij tre mesazhe, në të cilat i drejtohej me "I nderueshmi dhe i madhërueshmi besniku ynë i dashur" ("Espectabilis et magnifice devote noster dilecte"), apo me "Burrë i madhërueshëm, besnik yni i dashur" ("Magnifice vir, devote noster dilecte") etj. Ndërkohë që mbreti Alfons e kishte furnizuar peshkopin e Krujës, në largimin nga oborri i tij, me drithë, salnitër (nitrat potasi) dhe squfur për Skënderbeun (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Në fund të majit ai dërgonte në Arbëri oficerin e Zyrës së thesarit Bernard Vaquer me njëqind këmbësorë dhe nozullimet përkatëse. I pajisur edhe me një kopje të vetë traktatit, Vaquer-i duhej të fillonte zbatimin e tij sipas kapitujve të nënshkruar. Mbreti Alfons ia rekomandonte atë Skënderbeut me një shkresë në latinishte (ACA, Reg. 2655, fl. 133), ndërsa udhëzimet e veprimeve që do të kryente për marrjen në dorëzim të kështjellës dhe qytetit të Krujës i jepeshin Vaquer-it hollësisht me një shkresë të 29 majit në katalanishte (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Mbas marrjes në dorëzim të kështjellës dhe qytetit, me trupën 100 këmbësorësh që sillte me vete komisari i Mbretit do të formonte garnizonin për mbrojtjen e saj, do t'u kërkonte banorëve të qytetit "betimin e besnikërisë", do të fillonte nxjerrjen e taksave etj.(po aty). Me sa duket, për të bashkërenduar frontin e kryqëzatës mbreti Alfons njoftonte edhe Janko Hunyadi-n për dërgimin e komisarit pranë Skënderbeut (ACA, Reg. 2655, fl. 134 verso).
Studiuesi i marrëdhënieve të mbretit Alfons me Skënderbeun ka shënuar për këtë moment: "Duke filluar prej muajit qershor 1451 Kruja, me të cilën qëndresa e Skënderbeut ishte lidhur gjithmonë deri këtu, nuk do t'i përkiste më luftëtarit arbër. Për vite me radhë një garnizon napolitan i komanduar prej katalanësh do të vendoset në këtë "fole shqiponjash" të Arbërisë, ndërsa Kastrioti do të vijojë jashtë saj luftën që e ka bërë të famshëm" (Marinescu: Alphonse, 48).
Në maj 1452 mbreti Alfons dërgonte në Arbëri si guvernator të Krujës, ish-kryevendi i Skënderbeut, kalorësin katalan Ramon d'Ortafà në rangun "nënmbret në Arbëri". Detyrat e tij, të përcaktuara më udhëzimiet e 23, 24, 25 dhe 26 prillit, ishin: të mbikëqyrte sigurinë e qytetit dhe ruajtjen e "fesë së Krishtit" mes popullsisë (me sa dukej nga islamizmi që kishte filluar të depërtonte), të përpiqej të shtinte sërish në dorë kështjellat e marra prej osmanëve dhe, po të ishte e mundur, të fitonte territore të reja. Komandant i ri në kështjellë emërohej një katalan i quajtur Pere Scuder, që zëvendësonte kështjellarin e mëparshëm Juan de Castro; guvernatori i ri sillte me vete armë dhe municione, ashtu edhe drithëra dhe verëra. Skënderbeut si vasal i sillej dhuratë simbolike një cohë e qëndisur në flori dhe njëzet copë pëlhura ngjyrash të ndryshme (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, vëll. IV, fash. III, f. 418). Po ta dëgjojmë edhe një herë Marinescu-n, ai ka dalë në këtë përfundim: "Duke filluar prej këtij momenti deri më 1458 të gjitha fitoret që deri më tani i janë atribuar vetëm Skënderbeut, duhen llogaritur të arritura gjithmonë me ndihmën e mbretit të Napolit" (Alphonse, 61).


Në planet e "kryqëzatës"
1453-shi është edhe vit i një vizite "gati të fshehtë" të Skënderbeut në Romë dhe Napoli, e cila duket t'i ketë shpëtuar edhe syrit të vetë Barletit. Pikësëpari, me ndryshimin e politikës së saj lindore ndaj rënies troditëse të Kostandinopojës në duart e osmanëve, në shtator 1453 Republika e Venedikut i kishte përtëritur klauzat e traktatit me Skënderbeun. Kështu prej një dokumenti të 9 tetorit 1453 mësohet se senati i Republikës ka porositur Pietro Marcello-n, proveditor në Lezhë, të shoqëronte Skënderbeun në një vizitë në Romë dhe Napoli sipas kërkesës së këtij (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 8; Ljubic: Listine, X, nr. XXV). Halkokondyli e shënon si një "dërgatë" të Skënderbeut të Papa i Romës dhe te mbreti Alfons (Historiarum, VIII, 432-433), por vizitën e kanë shënuar edhe Hopf-i, Marinescu, Pall-i, Noli. Ndërsa, Anonimi Raguzan dhe Ragnina kanë regjistruar kthimin e Skënderbeut, i cili vinte nga Puglia, nëpërmjet Raguzës.
Gjatë kësaj vizite në oborrin e Napolit duket të jetë biseduar plani i fushatës për Beratin, sikundër mendon Noli (George, 50-51), por me siguri edhe aspekte ushtarake të kryqëzatës së pritshme, si do të kuptohet nga projekti për organizmin e kësaj kryqëzate që mbreti Alfons do t'ia paraqiste Papës në kuvendin e 1453-1454-s (Marinesco: Alphonse, 69-79; Pall: Skanderbeg, f. 15). Nga ana tjetër, në oborrin papnor është diskutuar, pa dyshim, projekti i parashikuar nga "bulla kryqtare" e Papës dhe i hartuar pikërisht nga mbreti Alfons. Duket kjo si një ndërkohë e shkurtër përparimesh për Skënderbeun. Nga fundi i nëntorit, nëpërmjet kapelanit të Krujës Ilia, ai e njoftonte mbretin Alfons se kishte shtënë në dorë një territor të ri dhe një kështjellë (ACA, Reg. 2660, fl. 48). Në përgjigjen e tij të 7 dhjetorit sovrani e siguronte vasalin se nënmbreti Ramon d'Ortafà do të kthente së shpejti pranë tij për të vijuar luftën kundër osmanëve "sot më shumë se kurrë" (po aty), ndërsa kështjellarit të Krujës, katalanit Pere Scuder, i premtonte në një mesazh katalanisht ndihma dhe nozullime me rastin e kthimit të nënmbretit (ACA, Reg. 2661, fl. 48).
Në fillim të vitit 1454 si Skënderbeu ashtu dhe rektorët e Republikës së Venedikut e lajmëronin Mbretin e Aragonës, Napolit dhe Sicilisë se osmanët po përgatitnin një ekspeditë kundër Arbërisë dhe zotërimeve të Venedikut në Arbëri. Republika vendosi që oficerët e saj të bashkonin forcat e tyre me ato të Skënderbeut për t'u bërë ballë më mirë "të pafeve" (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 19; Ljubic: Listine, X, nr. XXXIII). Nga ana e tij, Skënderbeu iu drejtua për ndihmë si sovranit të vet, mbretit Alfons, ashtu edhe Papës. Nga sa një Sceva de Curte i relatonte Dukës së Milanos, Papa i kishte dërguar 3.000 dukate, ndërsa mbreti Alfons 500 këmbësorë dhe një shumë të hollash (ASM, Carteggio gen. Sforzasco, ad annum 1454). Mesazhi i mbretit Alfons, i datës 29 mars 1454, fillonte me: "I mrekullueshmi dhe i pamposhturi burrë Gjergj Kastrioti, komandant i madhërueshëm njerëzish të armatosur, i shumëdashuri ynë" ("Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandabech, gentium armorum magnanimo capitaneo, nobis plurimum dilecto").
Më 14 qershor të atij viti regjistrohet kthimi në Krujë i nënmbretit Ramon d'Ortafà, që kishte munguar për disa kohë. Nënmbreti vinte me rekomandimet e Mbretit për Skënderbeun, por edhe për Gojko Stresin, Ivan Stresin, Gjin Muzakën, Muzakë Topian dhe një Aranit me emër të palexueshëm mirë në dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet re se në letrën kredenciale përkatëse të mbretit Alfons Skënderbeu thirret përsëri, po ashtu si më 29 mars, me titullin e ri: "Komandant i përgjithshëm i njerëzve tanë të armatosur në viset e Arbërisë" ("Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto"). Nga sa kuptohet prej kësaj letre, tani Ramon d'Ortafà-së i jepej një autoritet edhe më i madh: ai ngarkohej për të ndihmuar "bestarët e Krishtit" jo vetëm në Arbëri, por edhe në "Sklavoni" dhe Greqi. Misioni i Ramon d'Ortafà-së, njëherësh politik dhe fetar, lë të nënkuptohet se në zonat e dyndjes osmane kishte filluar një proces braktisjeje të krishterizmit dhe përqafimit të Islamit. Njëherësh me nënmbretin, mbreti Alfons dërgonte në Arbëri një Fra Lorenzo da Palerino dhe një Fra Giovanni dell'Aquila me nga një flamur taftaje me kryq të bardhë qëndisur në mes si simbol i kryqëzatës që po fillonte (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, IV, III, 418 (me datën gabim); Cerone: La politica, XXVII, 775 (me datë gabim); Jorga: Geschichte des Osmanischen, II, 46; Marinesco: Alphonse, 82): të gjitha simbole të qarta se lufta do të bëhej në emër të Alfonsit, si sovran dhe zotërues i atij rajoni.
çfarë duket edhe më me rëndësi, tani nënmbretit i jepej edhe autorizimi për të prerë monedha në Krujë, me të njëjtën peshë dhe të njëjtën datë të atyre që priteshin në të njëjtën kohë në Napoli (ACA, Reg. 2799, fl. 114 verso –115; Pisko: Scanderbeg, 67, e interpreton gabim sikur të ishte Skënderbeu që i kishte lejuar mbretit Alfons të priste monedha në Krujë; gabimin e ka nga Summonte: Historia, II; e qorton gabimin Marinesco: Alphonse, 81 shën. 2). Sovraniteti i Mbretit të Aragonës, Napolit dhe Sicilisë edhe mbi zotërimet e Skënderbeut dhe "baronëve të tjerë të Arbërisë" bëhej kësisoj i plotë: nga flamujt aragonezë nën të cilët luftohej te prerja e monedhave napolitane brenda në qytet.


Mbasalfonsiana
Më 27 korrik të 1458-s mbreti Alfons, sovrani i Skënderbeut, mbështetës i tij i fuqishëm dhe madje mik i tij, vdiste në Napoli. Në oborrin e sovranit të tij Skënderbeu dërgoi tre nga komandantët e vet më të rëndësishëm: Tanush Topinë, Vladan Gjuricën dhe Angjelin Muzakën. Sikundër Marinescu e ka vënë re, me vdekjen e mbretit Alfons jo vetëm fikej ëndrra aragonase për një perandori të madhe mesdhetare, por bjerej edhe projekti konkret për kryqëzatën në të cilën Skënderbeut i parashikohej rol udhëheqës (Alphonse, 133-134). Mbas kësaj shpresat për kryqëzatë, dhe për përfshirje në të, Skënderbeu mund t'i mbështeste vetëm të Papati.
Kur më 1461 Skënderbeu ndërmerrte fushatën në Itali për të ndihmuar djalin e Alfonsit, të cilit i rrezikohej pushteti, veç aspektit "miqësor", në lidhjet me të birin e mbretit Alfons duhet të ketë ndikuar edhe një vijimësi juridiko-politike e marrëdhënieve të vasalitetit. Marinescu ka shënuar se Ferrante-ja, edhe pas vdekjes së t'et, "shpesh i dërgoi [Skënderbeut] nozullime, municione dhe trupa, sikurse kishte bërë vijimisht i ati pas vitit 1451" (Alphonse, 194). Në letërkëmbimin me princin e Tarentit Giovanni Antonio Orsinimë 1460, mes argumenteve të tjera për ekspeditën në Apul (Puglia), Skënderbeu i formulonte Princit në fjalë devotshmërinë ndaj Alfonsit: "... ai Mbret i i shenjtë dhe i pavdekshëm i Aragonës, të cilin as unë dhe asnjë nga vasalët e mi nuk mund ta kujtojmë pa lot [...] këshillat, ndihmat në të holla dhe nderet dhe veprat e shenjta të atij Mbreti engjëllor qenë ato që na ruajtën dhe mbrojtën mua dhe vasalët e mi nga shtypjet dhe duart mizore të turqve armiq tanë dhe të besimit katolik, dhe sikur unë të isha mundur, Italia me siguri do të kishte ndier prej mundjes sime" (Makuڑev: Monumenta Slav., II, 120-124; Pisko: Skanderbeg, 150-152; Noli: George, appendix nr. 31 etj.). Ai mburrej për fitoret që kishte arritur duke pasur kundër fuqisë osmane vetëm Krujën, për të cilën thoshte: "sot është Shtëpi e Aragonës dhe e Madhërisë së Tij" ("... et essendomi restata sola la cità de Croya, la quale hogi Ú de casa de Aragona et de Soa Mtà", po aty), dëshmi me vlerë për të dëftuar se ekzistonte ende diçka nga lidhja e vasalitetit edhe me mbretin Ferrante.

http://www.shqiperia.com/faqjapare/skenderbeu_vasal_plasari.php

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#6 ne: 26-08-2005, 12:44:39
Shkrim mjafte interesant!
Ja nje faqe e re per Heroin tone kombetare...

Sa armiqe te vetvetes kishim qene ne shqiptaret!

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 26-08-2005, 13:23:04
Gjergj Kastrioti     Skenderbeu.

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 31-08-2005, 11:50:46 nga Metropolis »

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 31-08-2005, 12:37:19

 


Gravurat e shekujve XVI-XVIII kushtuar Skenderbeut do te publikohen se shpejti ne nje album
 

Autori i Lajmit:
24 ore
Një album me gravura të shekujve XVI-XVIII, që gjenden në botimet kushtuar Gjergj Kastriot Skëndrebeut, do të publikohet këtë muaj nga Muzeu Historik Kombëtar në kuadër të 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar.
"Gravurat janë riprodhuar prej origjinaleve që gjenden në librin latinisht të Marin Barletit, botuar në Romë në vitet 1508-1510, në përkthimet të Barletit në gjuhë të ndryshme evropiane, si dhe në veprat e artistëve më të shquar europianë, midis të cilëve dhe të gjermanit Albert Dyrer", tha sot (e Mërkurë) për ATSH-në, drejtori i Muzeut Historik, Moikom Zeqo.
Ikonografia skënderbejane zotërohet kryesisht nga artet figurative me anë të portreteve në vaj, në gravura, në dru-gdhendje, në bronx dhe letër.
Portreti më i vjetër i Skënderbeut në gravurë është portreti i botuar në librin e Marin Barletit. Pinakoteka e Heroit Kombëtar është e pasur dhe deri diku, e studiuar nga shkencëtaret dhe historianët e artit. Këtu përfshihen edhe disa medalione bronxi të hershme me relievin e Skënderbeut.
 

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 02-09-2005, 08:54:47
Martin Segoni-njëri ndër autorët e parë që shkroi biografinë e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.-Segoni ishte bashkohës i Skënderbeut.-Ai i vuri kurorën martesore Marin Biçikemit me Katerina Dabre.-Segoni me përkatësi kombëtare është dalmatinas nga Kotorri, nuk është as shqiptar e as serb.-Pohimet dhe të pavërtetat e historianëve jokompetentë për Martin Segonin dhe dorëshkrimet e tij.-Kemi arritur t'i konsultojmë të gjitha dorëshkrimet e njohura deri me sot, por në të njëjtën kohë kemi siguruar edhe skanimin e mikrofilmimin e tyre, si në origjinal, ashtu edhe përshkrimeve të mëvonshme dhe përkthimeve të Firencës

Me rastin e 600 vjetotit të lindjes së Gjergj Kastriotit


P ër të ndriçuar në përgjithësi, një epokë të caktuar apo një personalitet të veçantë, të shquar në histori, siç është Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, domosdo duhet mbështetur në burime dokumentare që ruhen nëpër arkiva të ndryshme, qofshin ato të botuara, pjesërisht të botuara apo të pabotuara; të cilat janë si një hallkë ndërlidhëse në mes historisë kombëtare shqiptare, me historinë e vendeve të Balkanit, Lindjes së Afërme dhe Evropës në veçanti. Shumë herë, një gjë e tillë është e pamundur, për shkak të mungesës së burimeve të shkruara; por në raste të caktuara, edhe kur ato ekzistojnë, faktori njeri, me veprimet e tij, të njëashme, tendencioze dhe të mbrapështa, ka bërë që shumë fakte, ngjarje e data, të shtrembërohen, të keqinterpretohen, deri në skajshmëri ekstreme, për qëllime të caktuara.

Ballafaqimi i studiuesve me raste të tilla, është i shpeshtë, shkakton vështirësi të shumta dhe herë-herë krijon rrëmujë të vërtetë, duke nxitur debate të ashpëra, për saktësimin dhe vlerësimin kritik të një burimi a dokumenti i cili është botuar e ribotuar, në edicione të ndryshme. Është tashmë e njohur, se botimi i parë i një burimi zakonisht shfrytëzohet, nga studiues e krijues të fushave të ndryshme, si akt i kryer, d.m.th.. i saktë dhe preçiz, pa pasur mundësi që të konsultojnë burimin e dorës së parë, përkatësisht origjinalin, respektivisht të krahasojnë dhe ballafaqojnë, atë, që ju është servirur, me dorëshkrimin apo dokumentin e vërtetë.

Kohëve të fundit është shkruar disa herë, se janë zbuluar dorëshkrimet e Martin Segonit nga Agostino Petrusi! Pohime të tilla, kanë bërë disa historianë, të cilët kanë shfrytëzuar burime të tërthorta, pa u thelluar në studime dhe kërkime shkencore, duke mos pasur në dorë asnjë nga dorëshkrimet e M. Segonit, pos atyre gjërave që kanë botuar /servirur/ të tjerët dhe kryesisht sllavët, duke ju shtuar këtyre edhe hipotezat e tyre fantastike, të cilëve si duket duhet treguar ajo përralla ?e fëmijëve me dhëmbë të arit.?

Dorëshkrimet e Martin Segonit, kanë qenë të njohura dhe të botuara, kështuqë nuk kishte nevojë që ato ?të zbuloheshin? në ndonjë arkiv ose bibliotekë, ngase për to dihej, të paktën që nga viti 1522, kur ato i boton në veprën e tij: Ioannis Cuspiniani, De Caesaribus atque Imperatoribus Romanis opus insigne..., Vienae: Ioannes Singrenius Chalcographus. Cum gratia et priuilegio Imperiali ac Regio. 1522; por me emër tjetër, përkatësisht të Felice Petantio, që në të vërtetë është kroati Feliks Petançiq. Kroati F. Petançiq, boton me emrin e tij disa nga dorëshkrimet e Martin Segonit, me titull: ? De Itineribus in Turciam libellus. ? Ndonjë historian, duke mos njohur F. Petançiqin dhe veprat e tij, pohon se ai ishte austriak!!! gjë që ngatërron edhe më shumë të vërtetën për dorëshkrimet e M. Segonit.

Autorët që kanë shkruar për Segonin

Për Martin Segonin, veçanërisht, si dhe për dorëshkrimet tij kanë shkruar ndër të tjerë: Bongarsa, Rerum... , Hanoviae, 1604, f. 610-615; Checchetti, La donna... , Venedik, 1886, vëll. XXXI, f. 309-311; Conringii, De bello... , Helmestadi, 1664, f. 401-409; Cuspiniani, De Caesaribus... , 1522, 1540; 1541; 1561; 1601; 1654; Eubel, Hierachia... , Monasteri, 1901, vëll. II, f. 162; Farlari, Illyricum ... , Venetiis, 1817, vëll. VII, f. 258; Gams, Series... , Ratisbonae, 1873, f. 412; Gelcich, La storia... , / Prefazione /, Ragusa , 1903, f. XXIV; Jorga, Notes ..., Bucarest, 1915, vëll. IV, (1475-1500), f. 57-58; Katona, Historia... , Pest , 1790, vëll. XIII-XVIII, f. 4-5; 280; 300; Kniewald, Feliks... , Beograd , 1962, vëll. 350 /lib. 12/, f. 1-162; MatkoviÊ, PetanÚiÊ... , Zagreb , 1879, Rad, 49, f. 103-164; Oporini, Machumetis... , Basilea, 1543, f. 148-153; Paschini , Il carteggio... , Vatican , 1948, vëll. 137, f. 128 e 148; Petrusi, I primi... , Firenze , 1971, vëll. 12, f. 465-552; Petrusi, Maritino... , Roma, 1981, vëll. 128-130, f. 1-421; Pray, Anales ..., Budae, 1801, vëll. IV, f. 229; Pray, Histroiae... , Budae, 1801, vëll. II, f. 327-332; Razzi, La storia... , Lvcca: 1595; Ragusa, 1903, f. XXIV; Reusner, Hodoepericum... , Lipsiae, 1596, f. 116-126; Schwandtneri, Scriptores... , Francofurti, 1604, f. 867-873; Thallóczy, Studien... , München-Leipzig, 1914, f. 436-439; Wecheli, Rerum... , Francofurti, 1600, f. 612-615; Zeno, Disertazioni... , Venedik, 1753, vëll. II, f. 410 si dhe sllavët ÆirkoviÊ, DiniÊ dhe shqiptarët, A. Buda, Dh. Shuteriqi, K. Frashëri dhe ndonjë tjetër historian i parëndësishëm.

Studimet dhe shkrimet e autorëve të ndryshëm për M. Segonin, mund t'i kategorizojmë në tre grupe duke pasur për kriter qëndrimet e tyre, posaçërisht ndaj dorëshkrimeve të tij. Në grupin e parë, bëjnë pjesë të gjithë ata autorë, të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë se dorëshkrimi i botuar nga Feliks Petançiq, është plagiat, përkatësisht përvetësim i punës së Segonit, duke fshirë vetëm emrin e autorit të vërtetë [M. Segonit] dhe duke vënë emrin e tij; në grupin e dytë mund të llogarisim ata autorë, të cilët vënë në dyshim dorëshkrimet e M. Segonit, si p.sh. K. Frashëri në veprën e tij «Skënderbeu», Tiranë, 2002, f. 11, referenca nr. 2, duke pohuar se: « prifti italian i fundit të shek. XVI nuk është përkthyes / është fjala për S. Razzin / por autor (...) dhe e ka hartuar përmbledhjen duke u mbështetur te M. Barleti, të cilin na ka servirur si vepër origjinale të M. Segonit » e disa të tjerëve, të cilët as nuk kanë arritur të konsultojnë dorëshkrimet origjinale e as të studiojnë literaturën dhe studimet e botuara që nga fillimi i shekullit XVI e deri me sot; si dhe grupin e tretë, të cilët, duke shfrytëzuar dorëshkrimet origjinale dhe ato të përkthyera, mbështesin autorësinë e M. Segonin.

Është menduar se studimi i Agostino Petrusit, « Martino Segono di Novo Brdo vescovo di Dulcigno. Un umanista serbo-dalmata del trado Quatrocento. Vita e opere », Romë, 1981, fasc. 128-130, të « Studi Storici » i botuar post mortum , përfundimisht i ka zgjidhur të gjitha dilemat dhe problemet si për figurën e ipeshkvit Martin Segoni ashtu edhe për dorëshkrimet e tij! Megjithatë, A. Petrusi, përkundër një pune të çmuar, të vëllimshme dhe mjaft serioze, duke përdorur kritere shkencore dhe metodat e reja hulumtuese kritikë, nuk ka arritur të bëjë shumë, përkatësisht, nuk ka arritur të zbërthejë enigmën e personalitetit të Martin Segonit dhe veprës së tij në dorëshkrim. Ky është njëri nga shkaqet, që disa historianë, kryesisht shqiptarë dhe sllavë, nxjerrin përfundime të gabuara si për M. Segonin ashtu edhe për veprën e tij.

Kombësia e Ipeshkvi i Ulqinit, dr. M. Segoni

Për jetën dhe veprën e ipshkvit Martin Segoni, nuk ka shumë të dhëna. Nuk dihet me saktësi viti i lindjes, por vendlindja është Novo Brda. Mund të pohojmë me siguri se i ati tij quhej Joanini de Segonis dhe ishte banues në Novo Brda të Kosovës.

Në lidhje me përkatësinë e tij kombëtare Martin Segoni flet vetë, dhe nuk lë vend për hamendësime, edhe pse historianët shqiptarë e serbë përpiqen që ta përvetësojnë atë si autor të tyre. Në dorëshkrimin origjinal autograf që ruhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, në fillim të dorëshkrimit ai shkruan: ? Opusculum reverendi domini Domini Martini de Segonis natione Catharensis origine autem Serviani ex Novomontio aliter Novobardo dicto Dei gratia episcopi Olchinensis. ? (Mss. Q. 116, f. 157v). Nga ky pohim është e qartë që ai ishte me prejardhje nga Kotorri, pra nuk ishte shqiptar. Nuk mund të ishte as serb, sepse përndryshe do të ishte i ritit ortodoks. As prindërit e tij nuk mund të kenë qenë të ritit ortodoks, sepse po të ishte kështu, sipas të Drejtës Kanonike të Kishës Katolike ai nuk do të mund të bënte karrierë kishtare. Si rezultat, Martin Segoni mbetet që të ketë qenë dalmatinas nga Kotorri. Në favor të këtij pohimi shkon e dhëna tjetër se në asnjë nga rregjistrat e ndryshëm të regjistrimit popullsisë, ku gjejmë të dhëna për Novo Brdan, nuk haset mbiemri Segoni, gjë që tregon se ata ishin të ardhur në Novo Brda. Nga ana tjetër, mbiemri Segoni ndeshet në Kotorr në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, gjë që përforcon idenë e prejardhjes së tij nga Kotorri.

Përsa i përket aktivitetit të Martin Segonit, të dhënat më të hershme i kemi nga viti 1474 ku thuhet që Segoni shërbente tashmë si presbyter dhe kanonik në kishën e shën Mërisë në Novomonte (Novo Brdo). Nga ana tjetër, po në vitin 1474, përkatësisht më 11 qershor, ai përmendet se ishte ende student në « Collegio Campionis » në Padovë ?Die XI Iunni 1474, presbitero Martino de Novomonte studenti in collegio Campionis civitatis Paduae ? ndërsa më 18 shkurt të vitit 1475 doktoron në të Drejtën Kanonike: «Die sabbati XVII mensis Februarii in loco examinum consueto: Licentia privati examinis et publica doctoratus in iure canonico venerabilis ac doctissimi viri domini presbiteri Martini de Novomonte (...) canonici Sancte Marie de Novomonte ». Temën e mbron përpara: dominium Joannem de Roma; vicarium rectoris Joannis Scroffa, domino Angelo de Castro, domino Alexandro del Nexo, domino Batholomeo de Capitibusliste et domino Georgio de Priolis . [Arch. Cur. Acivesc. Padova dhe Petrusi]. Pas marrjes së titullit të doktoraturës, qëndroi për ca kohë në Padovë dhe në Venedik, për t'u kthyer më vonë në Ulqin, ku shërbeu si vikar i ipeshkvit të Ulqinit, Paganinus (2. VI. 1441-26. V. 1481), i cili në vitet e fundit të shërbimit të tij, nuk qëndroi në Ulqin, [Shuteriqi, Petrusi] në selinë ipeshkvnore, por në Bresha të Italisë. Pas vdekjes së Paganinus , Martin Segoni emërohet ipeshkv i Ulqinit më 20 mars të vitit 1482, nga papa Sixti IV. Vdiq në Ulqin, në tetor të vitit 1485. [Eubel, Petrusi, Gams, etj].

Meqenëse Segoni, ishte tashmë presbyter në vitin 1474, mund të llogarisim me përafërsi vitin e lindjes së tij, duke u mbështetur në rregullat e të Drejtës Kanonike të Kishës Katolike që ishin të detyrueshme për emërimet në hierarkinë kishtare. Sipas Koncilit të Katërt Lateran (1215) rregullat e të cilit ishin të vlefshme deri në Koncilin e Trentit (1545), pra edhe gjatë gjithë shekullit të pesëmbëdhjetë, mosha minimale për t'u emëruar presbyter ishte 30 vjeç. Nëse do të supozojmë që Martin Segoni është emëruar presbyter, më së voni në vitin 1474, atëherë, sipas të Drejtës Kanonike, në këtë vit ai duhet detyrimisht të ketë qenë të paktën 30 vjeç. Nga një llogaritje e thjeshtë, na del që Martin Segoni duhet të ketë lindur jo më vonë se viti 1444. Nëse pranojmë që ka lindur më së voni në vitin 1444, atëherë del që ai ka vdekur 41 vjeç, d.m.th. shumë i ri. Sido që të jetë, është e sigurt që kur Skënderbeu vdiq, Segoni ka qenë të paktën 24 vjeç. Koncepti i shkrimit për Skënderbeun që na është ruajtur në përkthimin italisht në katër faqe është shkruar Segoni, i cili duhet të ketë qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i ngjarjeve dhe luftrave të Skënderbeut.

Vëllimet me dorëshkrime të Martin Segonit

që ruhen në biblioteka të ndryshme të Evropës  

D eri me sot, dorëshkrime origjinale /autografe/ të njohura, të ipeshkvit të Ulqinit, Martin Segonit na janë ruajtur vetëm në
Bibliotekën Ambrosiane të Milanos, ndërsa në bibliotekat e tjera, kemi vetëm kopje të dorëshkrimeve origjinale ose përkthime të tyre.Pas botimit të studimit të A. Petrusit, në vitet e fundit, kur na është dhënë mundësia, kemi bërë hulumtime dhe kërkime shkencore në arkiva dhe biblioteka të ndryshme, me qëllim të kompletimit të biografisë së M. Segonit dhe informacioneve për dorëshkrimet e tij. Nuk kemi arritur të bëjmë kërkime vetëm në Kotor, ku sipas një informacioni të një kolegie studiuese, atje në një Arkiv ruhen dorëshkrimet origjinale, në pergamen, autografe të Martin Segonit, të cilat at Serafino Razzi i përktheu nga latinishtja në italisht në vitin 1589. Shpresojmë se së shpejti do kemi fatin e mirë që edhe ato dorëshkrime, t'i konsultojmë me ndihmën e koleges sonë, e cila punon në Universitetin e Budapestit. Është një situatë tjetër me dorëshkrimet e M. Segonit, për të cilat ekzistojnë informacione për vendin ku ruhen, edhepse jo të sakta dhe me gabime të shumta, qoftë për vendndodhjen e tyre, signaturat apo titujt dhe përshkrimin fizik si të dorëshkrimeve ashtu edhe të vëllimeve ku ato ruhen. Kemi pohuar më lart, se botimi i studimit të A. Petrusit, llogaritet deri më sot si më i kompletuari, përkundër mangësive dhe lëshimeve të ndjeshme që ndeshen aty. A. Petrusi, si duket, nuk ka pasur mundësi të kishte në dorë dorëshkrimet që ruhen në bibliotekat e Budapestit dhe Vjenës. Ne, kemi arritur t'i konsultojmë ato dorëshkrime, por edhe të tjerat, si në Milano ashtu edhe në Firencë, dhe në të njëjtën kohë kemi arritur të sigurojmë skanimin dhe mikrofilimin e të gjitha dorëshkrimeve të njohura deri me sot, si të atyre në origjinal, të përshkrimeve të mëvonshme dhe të përkthimeve të Firencës.

?Do të duhej përroi i rrëmbyeshëm i Demostenit dhe deti i pamasë i Ciceronit, për t'i qarë me lot mjerimet tona. Se po të dëshironim të thurnim historinë e atyre të zezave, për përshkrimin e tyre të denjë nuk do të gjenin fjalë as Herodoti, as Tuqiditi, nuk do të gjente fjalë as Salusti aq me nam e në zë për vërtetësi historike,as Livi që shkëlqen me një gojëtari aq të rrjedhshme e të kulluar.?

M. Bicikemi, 1504
« Editimi i fundit: 16-04-2006, 09:57:09 nga M A X »

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 02-09-2005, 08:56:42
Tregim nga turqit për Gjergj Kastriotin në gjuhën e tyre i quajtur s kanderbeg, domethënë  Aleksandër i madh



Përkthim i tekstit origjinal përshkruar në gjuhën italiane, në gjuhën shqipe

G jergj Kastrioti, zot i Shqipërisë, [që ishte] pjesë e Maqedonisë në detin Adriatik, lindi nga Gjoni. Ky zotëri, Gjoni, duke mos mundur t'u qëndronte armëve turke, bëri paqe me Muratin me disa kushte, njëra prej të cilave ishte, që ai [Gjoni] t'i jepte djemtë e tij peng, e në mes tyre edhe Skenderbeun. Ky i fundit, i rritur në oborrin e Turkut, dhe i arsimuar në literaturën turke e në ushtrimin e armëve, përfitoi kaq shumë sa që në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, u bë sanxhakbe, domethënë udhëheqës i një njësiti kalorësish.

Meqë kishte një pamje mbretërore të fytyrës, u pëlqye shumë nga Murati, i cili në fillim e dërgoi në Azi, [për të luftuar] kundër mbretit të çiçilisë, në të cilën luftë, fitoi nam të madh, duke luftuar trup me trup me një tartar të shquar të cilin e vrau dhe me një kalorës persian. Pas kësaj, Murati bëri zakon të pohonte publikisht që ai [Skenderbeu] ishte krahu i tij dhe syri i i tij i djathtë, si dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij.

Ndërkaq, pasi i erdhi vdekja, të atit të tij, Gjonit, ushtritë turke pushtuan atë mbretëri, për të cilën Skenderbeu i dëshpëruar u ngushëllua nga Murati me dhënien e shpresës se së shpejti do ta pajisë [investojë] personin e tij me të, [mbretërinë]. Por, [Murati] duke mos bërë asnjë veprim më tej në këtë drejtim, përkundrazi duke bërë që vëllezërit e tij të vdisnin të helmuar, ai [Skenderbeu] me shkathtësi dhe letra të fallsifikuara, u kthye në Shqipëri dhe u bë zot i disa kështjellave kryesore, pastaj, pasi u mblodhën në kuvend, popujt e provincës në fjalë dhe të tërë Maqedonisë, u njoh prej tyre princ i ligjshëm dhe u quajt mbret . Pastaj, ai preu copë-copë ata turq që nuk dëshiruan të pagëzoheshin dhe kështu pati një fitore të famshme kundër Muratit dhe të birit, Mehmetit. Ai mundi shtatë pashallarë; si prijës së bashku me ushtrinë e tij shqiptare, i shkoi në ndihmë mbretit të Napolit, Ferrantes, i cili ishte i sulmuar nga Anzhuinët, dhe me dëshirën e tij, e shpëtoi atë mbretëri duke mundur francezët.

Pasi Mehmeti fitoi mbi perandorinë e Trebizonit [Trebisonda] dhe atë të Konstantinopojës, ai u përpoq të mposhtë edhe Krujën, por, duke e mbrojtur atë, Gjergj Skenderbeu arriti të mposhtë të gjitha përpjekjet e tij të kota .

Më vonë, u thirr nga [papa] Piu II në Itali, për t'u emëruar komandant [capitano] i përgjithshëm, në fushatën, që shenjtëria e tij planifikonte kundër turqve. Por e ndërprerë nga vdekja e papës në fjalë, ajo [fushata] nuk u vazhdua nga të tjerë.

Ndërkohë, ai u kthye në Shqipëri, dhe ndërsa po konsultohej në Lezhë, mbi lumin Drin, me qeveritarin [proveditorin] venedikas, në lidhje me çështjet e luftës, e zuri një ethe ngjitëse dhe kaloi në një jetë më të mirë, në vitin 1467, të Zotit tonë, në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçe, pasi më parë ia kishte besuar, Gjonin, birin e tij akoma të ri, me gjithë shtetin e tij, Sinjorisë së shkëlqyer të Venedikut.

Skenderbeu mbante gjithmonë me vete, me mëshirë dhe bujari të madhe një grup të zgjedhur ushtarësh veteranë, për të cilët zakonisht thoshte që me ata i merrte fitoret më lehtë se sa me turmën e ushtarëve të rinj.

Ai nuk ua ktheu kurrë shpatullat [shpinën] armiqve të tij, por gjithmonë luftoi me guxim. Nuk u plagos kurrë nga ata, përveçse një herë, lehtësisht me një shigjetë, kaq me fat dhe kaq mirë i armatosur ishte.

Në tërë jetën dhe personin e tij, ishte kaq mirë i pajisur me alegri në sy, dhe me elekuencë të gjallë, sa që kur shfaqej në publikun e armatosur, me qëndrimin e tij ndizte shpirtërat e ushtarëve të cilët jo vetëm që bëheshin trima gjatë luftimit por edhe me të egër e përbuzës për armiqtë. Ai ishte gjithmonë ndër të parët për të hyrë në beteja dhe i fundit për t'u tërhequr. I njihte të gjithë oficerët e tij, emër për emër, kaq kujtesë të mirë kishte.

Në beteja të ndryshme, vrau me dorën e tij më shumë se dy mijë turq, duke përdorur një shpatë të tij, me të cilën, vetëm me një të goditur, ndante në mes një dem.

Kur Mehmeti II, mori vesh për shpatën në fjalë, dërgoi që t'ia kërkojnë dhe e mori nga vetë Gjergji; dhe me të [shpatën] në praninë e tij, [Mehmetit] bëri një provë një tartar që vlerësohej pa masë nga ai, por më kot. Ia riktheu shpatën [Skënderbeut] dhe kuptoi që ai i kishte dërguar shpatën e vërtetë, por jo krahun e tij që përdorte. Mehmetit nuk iu duk me vend që të privonte prej saj një komandant të armëve kaq fisnike, kështu ia ktheu bashkë me disa dhurata, pasi qe dërguar për të dytën herë.

Vdekja e këtij kalorësi të madh u vajtua jo vetëm nga gjithë Greqia, por edhe nga gjithë princërit e Evropës, madje edhe nga vetë turqit, të cilët pas vdekjes së tij, duke qenë zot të gjithë Shqipërisë, dhe pasi gjetën trupin e tij, në kishën e Shënkollit [san Nicolò], katedrale e qytetit të Lezhës, e nderuan me devotshmëri. Duke ndjekur bestytninë e tyre, nxorrën nga varri eshtrat fatlume, plaçkitën në mënyrë fetare, duke besuar se do të ishin të sigurtë në beteja po të kishin lidhur mbi vete një pjesë sado të vogël të eshtrave të komandantit të pamposhtur.

 

p ërktheu nga italishtja e shek.X v: M usa AHMETI

Martin Segoni - njëri ndër autorët e parë që shkroi biografinë e

Gjergj Kastriotit Skenderbeut

B iografia e Gj. K. Skenderbeut e shkruar nga Martin Segoni, është njëra ndër të parat, por më e sakta dhe pothuajse më e
kompletuara. Studimet dhe analizat e mëvonshme për këtë shkrim të Segonit për Skenderbeun nga autorë eminentë si: Petrusi, Buda, Shuteriqi etj, kanë nxjerrë në dritë mjaft momente interesante dhe të dhëna me vlerë, të cilat janë rezulat i studimeve krahasuese me shkrimet, librat dhe studimet e botuara më vonë. Nuk ka fije dyshimi se Marin Barleti ka shfrytëzuar dorëshkrimet e Martin Segonit. Po ashtu, këto dorëshkrime, natyrisht edhe atë për Gj. K. Skenderbeun, i kanë shfrytëzuar autorët shqiptarë si: Marin Beçikemi, Dhimitër Frëngu, Gjon Muzaka, etj., të cilët, veprat e tyre i kanë shkruar në mërgim, ndërsa M. Segoni, sipas të gjitha gjasave pjesën më të madhe të dorëshkrimeve të tij e shkroi në Ulqin e ndoshta edhe në Novobërdë. Është interesant se nga koha e Martin Segonit, ne kemi edhe inkunabulën e parë nga territoret shqiptare të njohur deri më sot. Kjo inkunabulë nga ipeshkvi i Tivarit, Shtjefni /Stephanus, 1473-1485/ mban titullin: ?Stephani archiepiscopi Antibarensis sermo habitus in materia fidei contra Turcorum persecutionem ex solennitate gloriosi apostoli et evangeliste Johannis.? Ajo është botuar në vitin 1481, dhe origjinali i saj ruhet në Bibiliotekën Apostolike të Vatikanit. Sot mban signaturën: Incun. IV/543, int. 7.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#11 ne: 06-09-2005, 12:32:39
Skënderbeu vdiq i helmuar
Studiuesi i njohur Aurel Plasari përmbys historinë
 

Barleti mund të mos na ketë thënë të vërtetën për vdekjen e Skënderbeut, as për marrëdhëniet e viteve të tij të fundit me Venedikun ose osmanët.

Dokumente që përballen dhe analizohen, shkresa të nënshkruara në Venedik, pikërisht në ditët e fundit apo menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut, çojnë në rrjedhime të reja. Po, Venediku i lakmonte kështjellat shqiptare, ndërsa Skënderbeu, i ndërmjetësuar prej mbretit të Aragonës po përgatiste një paqe me osmanët, pikërisht në dy vitet e fundit të jetës së tij. Të dhëna, fakte dhe dokumente të reja, botuar prej zërave më të prestigjozë të historisë dhe studimeve të mesjetës, nën hulumtimin e Aurel Plasarit, për herë të parë vijnë në Shqipëri me një imazh tjetër rreth jetës veprimtarisë dhe vdekjes së Skënderbeut. Me librin e tij që mendon ta titullojë "Skënderbeu kryqtar", ai synon, përmes një leximi tjetër, përmes ballafaqimesh të reja, të hedhë teza që e çojnë lexuesin mbase drejt një të vërtete që u mohua për qindra e qindra vjet.

Sepse shumëçka nga historia e Skënderbeut, rrodhi prej asaj çka shkroi barleti, atëkohë, një qytetar i "varur" prej republikës së tij të Venedikut. Dhe ajo çka shkroi Barleti në shumë pika ishte varianti zyrtar, ishte vlerësimi dhe "vizatimi i kujdeshëm" që bëri Venediku për Gjergj Kastriotin. Por cilat janë variantet e vdekjes së Skënderbeut, a vdiq ai i helmuar, apo prej ndonjë heshte, prej ndonjë sëmundje tjetër përveç etheve? Pse u cilësua nga Montaneli si Poeti i Politikës Shqiptare, cilat qenë armët e tij të forta në diplomacinë ndërkombëtare…

Në këtë intervistë ekskluzive dhënë për "Panoramën" studiuesi i njohur Aurel Plasari rrëfen shumë të fshehta nga ky libër që tanimë është i përfunduar e pret të botohet. Plasari nuk është në paqe me median. Ai u trembet titujve spekulativë dhe sugjeron të shmanget varianti "vdiq i helmuar". Megjithëse ai vetë ngutet që nga të gjashtë variantet e artikuluara nga viti 1464 e deri më sot, sytë tanë duhet të ndalen më shumë tek ai i helmimit, kur sapo ishte kthyer nga Roma.

Keni përgatitur tanimë një libër mbi "Historinë e Skënderbeut". A mund t'u thoni diçka paraprakisht lexuesve për këtë libër?
Besoj se lexuesit janë tanimë, nga një rrugë ose nga një tjetër, në dije të këtij libri. Pjesa më e shumtë e tij është botuar gjatë viteve 2000-2003, në formë kapitujsh, në disa organe shtypi, kryesisht "Bota shqiptare " (Romë), Gazeta 55 (Tiranë), por diçka edhe në Shekulli etj. Kapituj të tij janë kumtuar edhe në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare, si kolokuiumi "Pesë shekuj Arbëri-Venedik" (Tiranë), simpoziumi "Gjergj Kastrioti, Skënderbeu" (Palermo) etj. Nuk është fjala për një "Histori të Skënderbeut" në kuptimin e modelit të historisë së "jetës" dhe "bëmave" të heroit, që kanë parapëlqyer, të themi, historishkruesit klasikë të Skënderbeut prej Barletit dhe deri te Noli apo te Gegaj, duke përfshirë edhe klasikun bashkëkohës tonë Kristo Frashëri. Libri titullohet "Skënderbeu kryqtar" dhe merret me një aspekt të caktuar të veprimtarisë së Gjergj Kastriotit, të njohur edhe si Skënderbe: me përfshirjen e tij në projektet e kryqëzatave të përftuara qoftë nga Shteti papnor, qoftë nga Fuqitë e tjera europiane të kohës së tij.

Libri është konceptuar "simbas dokumenteve", çfarë d.m.th. në një lloj kundërvënieje sa ndaj burimeve legjendare, aq edhe atyre tregimtare. Nga leximi i dokumentuar i historisë së Gjergj Kastriotit dhe të luftërave të tij rezulton që motivimet e rendit fetar të kenë ngritur peshë ndjeshëm, më ndjeshëm nga sa është pranuar në përgjithësi, dhe se do të ishte historikisht arbitrare t'i thjeshtoje këto motivime duke i përligjur si "mjete", si "mbetëza" apo si "çështje ritesh dhe praktikash". Jam i vetëdijshëm që edhe ndër historishkruesit e sotëm ka një numër "studiuesish modernë" pak të prirur për ta marrë parasysh thirrjen fetare; edhe kur flasin për këtë thirrje ata shohin tek ajo një "element mjaft të shpërfillshëm" për t'i kushtuar vëmendjen e duhur ose një "pretekst të rëndomtë". Edhe në rastin e Gjergj Kastriotit është menduar kalimthi që ai të ketë folur për "detyrë fetare", të jetë përfshirë në luftë për "mbrojtjen e Krishterimit" ose drejtpërsëdrejti në projekte kryqëzatash vetëm për t'u hyrë në "graciet e mira" papëve dhe princërve katolikë. D.m.th. thjesht si manovër politike. Në të vërtetë, mbas shqyrtimit të historisë së tij të dokumentuar, mund të pohohet me argumente për rëndësinë jo vetëm në rrafshin e Europës, por edhe në atë të Krishterimit, të qëndresës dhe luftës kundërosmane të tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij. Mund të pohohet, mbas një shqyrtimi të tillë, jo vetëm që elementi fetar i luftës së tij të mos ketë qenë një "pretekst i thjeshtë", por edhe që përfshirja e tij në luftën për mbrojtjen e Krishterimit ose drejtpërsëdrejti në projekte kryqëzatash të mos ishte rëndom një përshtatje "gracieve të mira" të papëve dhe princërve katolikë, si dhe as manovër politike.

Më shumë se kaq: prej grafikut gjithë ulje-ngritje të marrëdhënieve të Gjergj Kastriotit dhe kancelarëve të tij (legatë, oratorë, diplomatë etj.) me Papatin dhe me Fuqitë e krishtera të Europës lexohet zhvillimi i idealeve politike të tij dhe, njëherësh, i lëvizjeve të tij në politikën e jashtme. Gjatë historisë së qëndresës dhe të luftërave të kundërosmane ai do të lidhte herë mbas here aleanca me shtete të ndryshme: me Mbretërinë e Aragonit, me Republikën e Venedikut, me Republikën e Shën Vlashit (Raguzës, me mbretërinë e Hungarisë etj. Por orientimi i tij politik kishte të bënte drejtpërsëdrejti me Shtetin papnor. Jo thjesht sepse gjithë papët e kohës së tij (Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II) u interesuan për sipëmarrjet e tij kundërosmane, por sepse edhe aleancat e tjera të tij u kushtëzuan nga marrëdhëniet me këtë shtet. Fan S. Noli, mbas tij edhe Stavro Skëndi dhe ndonjë tjetër, e kanë vënë re sak që Gjergj Kastrioti luftonte "kryesisht nën urdhrat e drejtpërdrejtë të papëve dhe vetëm rastësisht nën urdhrat e fuqive të tjera për sa kohë ishte i autorizuar nga papët vetë".

Nga ky ballafaqim duket që libri do të sjell një varg "të rejash", sa u përket këndeve të vështrimit nga figura e tij nuk është parë aspak ose është parë fare pak; mund të përmendnit disa prej "befasive" që mendoni se na presin në një libër të këtillë?
Të lexuarit në këtë mënyrë të dokumenteve mendoj se ndihmon për ndarjen gjithnjë më qartë të kufijve të historisë me legjendën, si edhe për të ndiçuar gjithnjë më mirë rolin që luante dhe peshën që ngrinte jo vetëm në rrafshin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar, prijësi "i arbërve" apo "i epirotëve". Me tjera fjalë: në atë qe sot e quajmë "politikë e jashtme" ose "diplomaci". Pa u marrë me jetëshkrimin përgjithësor të heroit, me përshkrimin e luftimeve me osmanët dhe datimet e tyre të sakta, me dhënien e raporteve ushtarake mes dy fuqive, të taktikave dhe strategjive të ushtrive përkatëse, pa u ndalur në përllogaritjet e numrit të ushtarëve pjesëmarrës në to me të vrarë dhe të plagosur dhe në saktësimet e toponimive apo antroponimive, në zbulimin e tradhtive ose shpjegimin e motiveve të tyre etj., më është dukur me vlerë të ngulmohet te ky çelës leximi: te të kuptuarit e prijësit të madh arbër/epirot me rrënjët e tij të thella ideologjike mesjetare dhe në marrëdhënie me idetë që në atë kohë u patën zhvilluar, me projektet kundërosmane që në atë kohë u patën hartuar, me lëvizjet përkatëse që në atë kohë u patën kryer.

Besoj të jemi një mendjeje që aspekte si ky ngrenë shumë më tepër peshë në historinë e heroit të një populli se sa, fjala vjen, tregimet e historianëve të tij klasikë, me një Skënderbe që flinte vonë ngase lexonte gjithë natën dhe mbante poshtë nënkresës librin e trashë të Jul Cesarit, me një personazh me kapele pellushi ngjyre të kuqe dhe çizme prej meshini viçi ngjyre të verdhë etj. etj.

Nga pjesët e botuara në shtyp duket se një ndër rishikimet e librit lidhet edhe me vdekjen e Skënderbeut, si shkak i një "helmimi" apo diçkaje të tillë. Apo jo?
Me gazetarët të gjen belaja për shpjegime të tilla. Një kumtesë imja me titull "Të vërteta mbi vdekjen e Skënderbeut", e mbajtur në kolokuiumin "Pesë shekuj Arbëri-Venedik", u botua në një organ shtypi dhe... shtypi si shtypi. Me tituj: "Plasari: Skënderbeun e kanë helmuar!".

"Plasari: ju tregoj si e kanë helmuar Skënderbeun"! Se shtypi, mjerisht, edhe historinë e Skënderbeut është gati ta trajtojë si "lajmet e berberëve", sikurse i quaj unë scoopet me deputetë ose politikanë të sotëm. Uroj të mos i vini edhe ju kësaj interviste tituj të tillë me "berihaj".

Më qartë, edhe një herë: Simbas historianëve të tij klasikë, në Lezhë Skënderbeu ra i sëmurë dhe vdiq më 17 janar 1468. Datën e ka dhënë Barleti, duke dhënë gabim vitin (1466), me shkakun e cituar sipër: "... e zunë një palë ethe të rënda". Edhe Franku e përshkruan: "Por u sëmur prej ethesh shumë të forta", edhe ky me vitin gabim. Muzaka nuk e thotë shkakun e vdekjes, por jep edhe ai vitin gabim: 1466. Edhe Tivarasi/Biemmi: "... e zunë një palë ethe të forta, që e detyruan të zinte shtratin dhe të ndryshonte zbatimin e planit të tij", edhe ky me vitin gabim. Si shihet, Muzaka, Biemmi dhe mbas tyre shumë të tjerë janë varur po te Barleti; nga ana tjetër, shkaku i vdekjes i dhënë nga Barleti dhe rimarrë nga shumë ndjekës përkon me "variantin zyrtar" venedikas për këtë vdekje. Ky variant nxirret prej një mesazhi të Ghirardo de Collis-it për Dukën e tij më 12 shkurt 1468: "Skënderbeu kaloi nga kjo jetë; kishte ethet dhe, meqë disa turq teptisën në vend, deshi t'i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditësh". Të mbahet parasysh se Ghirardo de Collis-i ishte ambasador i Dukës së Milanos pikërisht në Venedik, pra me këtë njoftim ai nuk bënte veçse përsëriste "variantin zyrtar" të Republikës. Këtë variant ka adoptuar edhe historigrafia zyrtare shqiptare, pa marrë parasysh që ai nuk është i vetmi variant i dhënë prej bashkëkohësve për vdekjen e Skënderbeut.

Në kreun në të cilin kam trajtuar vdekjen e tij km vënë në dukje se variantet e vdekjes, dhe përkatësisht vdekjes së Skënderbeut janë më shumë se një dhe ato do të duhen numëruar pa parapëlqime për ndonjë "variant zyrtar". Madje, nëse duhet privilegjuar ndonjëri ndër këto variante, i bie të jetë ai i Volaterranos, bashkëkohës i Skënderbeut, që flet për një "helmim" të lidhur me vizitën e heroit në Romë, çfarë do të përkonte, nga ana tjetër, edhe me një variant të sëmundjes së Skënderbeut në Romë

A mendoni se ka aspekte të tjera të pandriçuara që lidhen me fundin e jetës së tij?
Me siguri. Posaçërisht traktativat e mundshme me omsanët, për paqe përfundimtare më shumë se për armëpushim, për shëmbull nëpërmjet birit të ish-sovranit të tij, Mbretit të Aragonit, çntes. Pikërisht në fillim të vitit 1467 Mbreti i Napolit kishte hyrë në traktativa të fshehta më "Pashain e Arbërisë" dhe, nëpërmjet tij, me "Turkun e Madh", d.m.th. me sulltanin. Këto traktativa kishin nisur të bëheshin realitet së paku qysh më shkurt-mars 1467, d.m.th., për një përkim të çuditshëm, pikërisht në ndërkohën kur edhe Gjergj Kastrioti ndodhej në oborrrin e mbretit Ferrante. Del kjo situatë e veçantë në Oborrin e Napolit del edhe nga njoftimi që më 1 mars të atij viti ambasadori i Dukës së Milanos në Oborrin papnor, Agostino de'Rossi, u dërgonte nga Dukëve të Milanos. Edhe në një relacion të 17 marsit edhe ambasadorët milanezë në Oborrin e Napolit, Guidabono, Da Trezza dhe Da Landriano, njoftonin Galeazzo Maria Sforzan se mbreti Ferrante i quante të padëmshme traktativat me osmanët, madje i quante ato të dobishme, dhe kishte vendosur të dërgonte ambasador pranë tyre një diplomat kushëri të vetin. Vetë mbreti Ferrante në një mesazh të 26 marsit 1467 drejtuar Ipeshkvit të Askolit, në të cilin e bëhet fjalë për një ambasador të "Turkut të Madh" që ka vajtur pranë tij me dhurata të mëdha, Ferranteja shpjegonte se ai ishte dërguar nga "Pashai i Arbërisë", d.m.th. Ballaban Pasha.

Interesimi, dhe madje shqetësimi, për atë çfarë po zhvillohet në Oborrin e Napolit kishte pushtuar në këtë ndërkohë gjithë oborret e tjera italiane. Edhe në një tjetër relacion për Sforzan, të datës 15 maj, Da Trezzoja shkruante nga Oborri i Ferrantes për mbasadorin e Mbretit të Napolit pranë "Turkut të Madh". Në relacionin e Da Trezzos të datës 24 qershor njoftohej se në kohën kur Bernardo Lopisi, që kishte qenë te Sulltani, qe kthyer në Vlorë për të kaluar s'andejmi në Mbretërinë e Napolit, ishte informuar se disa anije vendikase i kishin zënë pritë për ta zënë në det të hapur; atëherë ai i qe shmangur anijes që po nisej dhe venedikasit kishin kapur lajmëtarin e tij, të cilit ia kishin marrë dhe hapur letrat që shpinte për Mbretin e Napolit dhe mandej ia kishin kthyer; simbas Da Trezzos, ambasadori i Ferrantes tanimë priste në Vlorë për të mundur të kalonte i sigurt në bregun tjetër . Me sa nxirret prej letërkëmbimeve, më 3 korrik ambasadori napoletan rezulton i kthyer në Oborrin e Ferrantes. Traktativat, kështu, mbeten të mbyllura në enigmë. Ambasadori milanez në Venedik De Collis, për shëmbull, njoftonte se "Republika i mban lajmet prej Levantit shumë të fshehura". çfarë po ndodhte?

Tërthorazi, edhe nga një informacion që vetë mbreti Ferrante i dërgonte protonoterit të tij Roça dhe Antonio Cicinellos nxirret: "Sulltani i ka thënë ambasadorit tonë se e urrente shumë Republikën e Venedikut dhe, po të mund të siguronte një port të mirë "në ato brigjet e Arbërisë", do t'i bënte asaj [Republikës] luftë". Edhe më dritë mbi undergroundin e errët të situatës në të cilën lëvizte politikisht Gjergj Kastrioti mund të hedhë një tjetër relacion i Ghirardo de Collisit, i datës 27 korrik 1467, në të cilin ai bën me dije Dukën e tij për sa ka mësuar në qarqet venedikase: "Skënderbeu erdhi në Krujë me 200 këmbësorë [që] ia kishte dërguar mbreti Ferrante për t'i dhënë me ta ndihmë Krujës. Komisari i Krujës, i cili është venedikas, nuk ka dashur ta pranonte dhe e pa të udhës t'i thotë që Zoti Mbret në fjalë e kishte dërguar aty për t'ia dorëzuar Krujën Turkut, dhe ika shkruar këtu Sinjorisë se Zoti Mbret në fjalë ka lidhje me Turkut dhe kështu ata e besojnë, të njëjtën gjë besojnë edhe për Lidhjen, ndonëse hapur nuk e thonë; i gjori Skënderbe u kthye në Lezhë, i privuar nga gjithë shteti i tij, pjesërisht nga armiq turq, pjesërisht nga miq dhe bashkëlidhës" . Një relacion i tillë është i një rëndësie krekëput të veçantë; ai duket të mos jetë lexuar si do të duhej për shkakun mediokër që botuesit e tij kryesorë e kanë pasë datuar gabim: Nagy & Nyári në vitin 1471 (kur Kastrioti nuk ishte gjallë), RadoniÊi më 1457 (atëherë kur Mbret Napolit ishte Alfonsi, dhe ende jo Ferranteja, si në dokument) etj. Në realacionin e 30 korrikut De Collisi shton: "Thonë se Turku dërgoi 12 mijë kuaj deri në portin e Durrësit, mandej u kthyen drejtpërsëdrejti në Krujë. Nuk dihet çfarë bëri mandej, porse nëpër sheshet thuhet se [Turku] kishte bërë marrëveshtje dhe traktat me Skënderbeun, nëpërmjet Madhërisë së mbretit Ferrante për t'ia dhënë Krujën Turkut, dhe tanimë e quajnë Zotin Mbret në fjalë "Mbreti Turk i Ri", si ai që ka lidhje me Turkun". Por, gjithsesi, hollësitë e mëtejshme duhet t'ia lëmë librit, apo jo?...


 
-  hipotezat -


Cilat ishin dyshimet rreth lamtumirës së përjetshme të Gjergj Kastriotit

Gjashtë variantet për vdekjen e Heroit

Janë vërtitur hije rreth vdekjes së Skënderbeut. Shumë dyshime. Shumë hamendje dhe supozime. Por ekzistojnë gjashtë variante rreth udhëtimit të heroit tonë kombëtar për në botën tjetër.

Varianti më i përfolur, të cilin ne e mësuam në shkolla, e hasëm në faqet e historisë së tij, që nga Barleti, e shumë të tjerë pas tij, ishin pothuajse të njëjtat. Skënderbeu vdiq i pushtuar prej etheve. Në fakt, ky qe varianti zyrtar i lajmit të vdekjes së tij, një lajm që u përhap nga Venediku dhe u shënua në të gjitha shkresat zyrtare. Edhe Barleti, i cilësuar nga studiuesi Aurel Plasari, një qytetar i Venedikut, që shkruante e botonte në Venedik shkroi në librin tij variantin zyrtar të vdekjes së Gjergj Kastriotit, pra vdekjen nga "ethet". Por ky nuk mund të quhet varianti i saktë. Në këtë kohë, markezi i Mantuas njoftohej prej ambasadorit të tij, Giovanni Francesco de Maffei, në Raguzë, për një tjetër variant vdekjeje: Skënderbeu vdiq në betejë me një shigjetë. Ndërsa Gaspare Veronese, shënonte se Skënderbeu ka vdekur nga një atak kardiak. Po ashtu, dy njoftime të tjera vdekjeje shënoheshin si pasojë e sëmundjeve të tjera, ndërsa më befasuesi mbetet varianti Volaterrano-s, i cili shënonte:"Si erdhi në Romë, (Skënderbeu) u kthye në atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar", variant që, sipas Plasarit, duhet privilegjuar nisur nga përkimi i fakteve të dala nga burime të ndryshme.

 

variantet e vdekjes


    * varianti 1
      Varianti zyrtar i Venedikut, që u përdor dhe nga Barleti nxirret prej një mesazhi të Ghirardo de Collis-it për dukën e tij më 12 shkurt 1468: "Skënderbeu kaloi nga kjo jetë; kishte ethet dhe, meqë disa turq teptisën në vend, deshi t'i hipte kalit dhe vdiq brenda tri ditësh".
    * varianti 2
      Ndërsa ambasadorët e dukës së Milanos në oborrin papnor Lorenzo da Pesaro dhe Agostino de'Rossi informonin me saktësi: "... u sëmur këtu nga punceura".
    * varianti 3
      Markezi i Mantuas njoftohej prej ambasadorit të tij, Giovanni Francesco de Maffei, në Raguzë, për një tjetër variant (i treti) vdekjeje: "PS. Skënderbeu vdiq në betejë me një shigjetë".
    * varianti 4
      Një variant i katërt i vdekjes/sëmundjes gjendet te Gaspare Veronese, sipas të cilit, Skënderbeu ka vdekur nga "curis et angustia cordis".
   * varianti 5
      Një variant të pestë të vdekjes/sëmundjes së tij e jep Platyna, sipas të cilit, Skëndebeu ka vdekur nga "taedio et senio confectus".
   * varianti 6
      Varianti i gjashtë mund të nxirret prej një kalese posaçërisht të rëndësishme të Volaterrano-s në komentarët e tij: "Si erdhi në Romë, (Skënderbeu) u kthye në atdhe ku thuhet se pas pak kohe vdiq i helmuar".


Marrur nga:   http://www.panorama.com.al/20040702/faqe2/1.htm

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 09-09-2005, 14:52:50
Kete të re pere helmimin e Gjergj Kastriotit ende se kam ndegjuar deri më sot....

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 14-09-2005, 05:01:33
Eshte thjesht nje hipoteze, sic ka thene edhe vete Plasari.

  • Postime: 63
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 14-09-2005, 05:30:29
Po duhet te gjenden dokumenta dhe jo hipoteza dhe bindje vetjake
E rendesishme eshte se asnje nga shtetet e krishtere nuk kishte interes te helmonte Skenderbeun por nje interes i tille nuk ekzistonte dhe tek princat shqiptare sa kohe kishte nje trashegimtar dhe nuk kishte nje udheheqes tjeter te afte te udhehiqte vendi

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 20-09-2005, 03:29:26
Skënderbeu në penën e historianit të madh Holberg
[/b]

Prof. Xhevat Lloshi


Para disa kohësh në televizionin Top-Channel, një danez foli për një njoftim të ri lidhur me burimet bibliografike kushtuar Skënderbeut. Pa asnjë dyshim, ne dëgjojmë me kënaqësi gjithçka të panjohur rreth Skënderbeut, që dëshmon se figura e tij nuk është një montim mitologjik i Rilindjes shqiptare, por një fakt i historisë botërore. Fjala ishte për librin e Ludvig Holbergut të vitit 1763. Megjithatë më duhet të vë në dukje se këtë radhë nuk kishim një lajm të ri. Mjafton të përmend se në numrin 1 të revistës "Studia Albanica" njëzet vjet më parë është botuar shkrimi "Skënderbeu në burimet islandeze" nga dr. Finnbogi Guthmundsson, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Islandës në Rejkjavik. Natyrisht, është pak e papritur që lidhen së bashku emri i shqiptarit Skënderbe të shek. XV, emri i norvegjezit-danezit Holberg të shek. XVII-XVIII dhe islandezit Guthmundson të shek. XX-XXI.

Ndër heronjtë më të mëdhenj
Një drejtim i rëndësishëm i punës së Holbergut ka qenë historia. Ishte për shumë vjet profesor i historisë në Universitetin e Kopenhagës. Që më 1711 kishte hartuar një "Hyrje në historinë e shteteve më të mëdha europiane", ndërsa më 1732-1735 botoi 3 vëllime të "Historisë së Danimarkës". Edhe në këtë fushë ai shfaqet si humanist, përkrahës i idesë së absolutizmit të ndriçuar, që vinte nga Iluminizmi. Më 1763 Holbergu botoi në Kopenhagë veprën Historia e krahasuar dhe bëmat e heronjve të ndryshëm të mëdhenj e të njerëzve të famshëm, me prejardhje lindore ose indiane, rrëfyer sipas mënyrës së Plutarkut…, në 2 vëllime. Në vëllimin e parë, faqet 353-385 përfshijnë kreun kushtuar Skënderbeut, që shoqërohet edhe nga një krahasim me heroin çek Jan Zhiska (1360-1424) nga Bavaria. Nuk ka asnjë dyshim që Holbergu është mbështetur për gjithë të dhënat te vepra e njohur e historianit tonë Marin Barleti botuar më 1508-1510, por është përshtypjelënës fakti që një personaliteti si Holbergu, me prodhimtari aq të gjerë, jo vetëm i tërhoqi vëmendjen Skënderbeu, por edhe e radhiti ndër heronjtë e mëdhenj dhe të shquar të botës.

Njoftimi i parë
Njoftimin e parë për këtë vepër na e ka dhënë dr. Finnbogi Guthmundson. Ai ka qenë më 1951-1956 ligjërues për gjuhën dhe letërsinë islandeze në Universitetin e Uinipegut të provincës Manitoba në Kanada, ndërsa nga viti 1964 drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Rejkiavikut në Islandë. Ndër punimet e F. Guthmundsonit, vlen të përmendet interesi i tij i gjatë për poetin Stephan G. Stephanson (1873-1927), i cili për disa studiues ka qenë poeti kryesor i Kanadasë. Dr. Guthmundsoni ka botuar më 1971 në tre vëllime Letrat e zgjedhura për S. G. Stefansonin, ndërsa më 1982 ka përmbledhur në një vëllim shtatë shkrime kushtuar këtij poeti. Kur më 1984 iu drejtuam Bibliotekës Kombëtare të Islandës me pyetjen, nëse kishte të dhëna për Skënderbeun në letërsinë islandeze, drejtori u përgjigj me gatishmëri dhe na hapi një faqe të re të panjohur deri atëherë në këtë fushë. U ngarkua për të gjurmuar G. M. Helgasson, përgjegjës i Departamentit të dorëshkrimeve dhe Akademisë së Shkencave iu dërgua lista me rreth 15 dorëshkrime me përkthime në prozë e me poezitë mbi bazën e tyre, si dhe fotokopje. Ato nisin nga viti 1803 dhe vijnë deri në fund të shek. XIX.

Në Akademinë tonë të Shkencave
Burimi i njohurive për Skënderbeun në Islandë ka qenë pikërisht vepra e L. Holbergut e vitit 1763. Dr. Guthmundsoni dërgoi edhe një fotokopje të librit danisht për Bibliotekën e Akademisë së Shkencave në Tiranë. Njëkohësisht ai bëri kërkime dhe përgatiti një studim të shkurtër me titullin "Skënderbeu në burimet islandeze", që u botua më 1985, siç e përmendëm në revistën tonë "Studia Albanica", bashkë me artikullin "Poezia romantike e Islandës" të studiuesit britanik Sir W. Craigie, botuar më 1950 nga Universiteti i Glasgout. Për ndihmesën e tij me peshë, F. Guthmundsonit iu bë një ftesë dhe në gusht të vitit 1985 ai vizitoi vendin tonë. Sipas studiuesit islandez, kreu për Skënderbeun i librit të L. Holbergut është përkthyer islandisht nga fundi i shek. XVII ose rreth vitit 1800. Nga dorëshkrimet e përkthimit, Akademia jonë e Shkencave mori fotokopjen e një varianti të bërë rreth vitit 1832 nga fermeri Phorstein Gislason në Stokkahladir të Eyjafjörthur të Islandës veriore.

Skënderbeu në eposin islandez
Krijimtaria letrare në Islandë i ka fillimet e dëshmuara që në shekullin XII me rrëfimet e quajtura saga, kushtuar fiseve kryesore të vendit. Eposi islandez mori formën e vet të veçantë dhe përbëhej prej rimureve. Emri 'rimure' lidhet me termin e njohur të vjershërimit, me rimën. Rimuret ishin ritregime në vargje të sagave ose të përmbajtjes së baladave. Nga shek. XVII e më pas, gama e temave u bë më e gjerë dhe më e larmishme. Gjatë pesë shekujsh, rimuret ishin poezia popullore e Islandës, ato thureshin nga njerëz të të gjitha shtresave dhe pjesa më e madhe e popullit i dëgjonte me interes e kënaqësi, i këndonte, i lexonte e i mësonte përmendësh, u bënte kopje të panumërta. Prandaj ato ishin pjesë e gjallë e kulturës popullore deri në mesin e shek. XIX, madje pjesërisht edhe deri në ditët tona. Kur në shek. XIX mori hov Lëvizja Kombëtare Islandeze për Pavarësi, edhe poetët e rimureve u interesuan për figurat historike të luftëtarëve të lirisë nga vendet e tjera. Kështu mund të kuptohet sesi në këtë qark interesant të një tipi të veçantë krijimtarie letrare, në një vend aq të largët nga Shqipëria (Islanda është 812 kilometra larg prej brigjeve të Skocisë), gjeti vend edhe figura e Skënderbeut. Në një krahinë fqinje të Skagafjörthurit është bërë një variant tjetër islandisht, i cili ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Islandës me nr. Lbs. 1305 8vo. Përkthimi është i ndarë në 10 krerë, ndarje e cila nuk ka qenë në origjinalin e Holbergut, por gjithë këto dorëshkrime dëshmojnë për jehonën e gjerë të veprës së Holbergut në Islandë. Ky përkthim iu dha imzot Hannes Bjarnasonit (1777-1838) për ta kthyer në një rimur. Rimuri për Skënderbeun, heroin e epirotëve, hartuar më 1821-1825, u botua më 1861 në Akureyri, qyteti më i madh sot në veri të Islandës.

Përshkrimi i Skënderbeut
Po jap të përkthyer shqip në prozë strofat 11-13 të prologut:
11. Shumë vargje do të na dalin e ndonëse kam frikë se poezia ime s'do të jetë edhe aq e pëlqyer, dëshirë kam ta them në vargje rrëfimin për Skënderbeun.
12. Ky burrë ka qenë me emër të madh, popujt e botës i falen atij çdo ditë.
13. Dhuntia ime poetike është e varfër, kur vjen rasa t'i këndojë një burri të tillë, që në fushë të mejdanit e mbajnë të gjithë për të shkëlqyer.
Pas hyrjes, autori vijon me afër 1000 vargjet, të ndara në 10 rimure, për bëmat e Skënderbeut që sot i njeh çdo shqiptar.
Përfytyrimi poetik sigurisht e kërkonte heroin shtatlartë, një kokë më lart se të tjerët, gjithmonë trim e guximtar, por edhe të ditur e fjalëpakë. Me rëndësi të veçantë është përmendja nga autori në vargun 81 (faqe 71) se "Shumë njerëz të ditur kanë shkruar për të, por më mirë se të gjithë, Marin Barleti". Është e qartë se këto të dhëna gjendeshin në përkthimin në prozë nga libri i Holbergut.

Njohje në gjithë botën
Bibliografia për Skënderbeun e ka kaluar shifrën 1000 dhe përfshin mbi 20 gjuhë. Njoftimet nga Islanda e zgjeruan shtrirjen e saj gjeografike dhe gjuhësore, madje duke ngërthyer njëkohësisht disa vende nordike. Siç e ka kënduar poeti islandez, emri i heroit shqiptar ka depërtuar përtej deteve e në të gjithë popujt e botës. Zanafilla e tyre duket qartë se është te vepra e L. Holbergut. Një varg detyrash i mbeten shkencës sonë për punën me librin e L. Holbergut dhe pasurinë e përftuar prej tij në Islandë. Po sidomos krahasimet me veprën e Marin Barletit do të na jepnin lëndë për arsyetime të reja rreth trajtimit botëror të figurës së Skënderbeut lidhur me kërkesat historike të secilit vend, si dhe me receptimin që i është bërë veprës së historianit të madh shqiptar. Me këtë rast dëshiroj t'i dhuroj Bibliotekës sonë Kombëtare dy vëllimet me 22 komedi të L. Holbergut, të përkthyera frëngjisht e të botuara më 1955 me titullin "Théatre de Holberg".

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 05-10-2005, 06:58:03
Skënderbeu në një portret origjinal të vitit 1465
 
Dr. Musa Ahmeti
 
Gravura gjendet në faqen 32 të një kodiku të shekullit xv në bibliotekën britanike në Londër

Deri tani i vetmi imazh i realizuar në gjallje të heroit

Vatikan

Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skënderbeut, në arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme vazhdojnë të japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme të historiografisë. Jo vetëm me fitoret e tij për mbrojtjen e krishtërimit nga perandoria osmane, por edhe me personalitetin e tij, Skënderbeu ka vulosur jo vetëm kulturën dhe historiografinë e kohës së tij, por edhe atë të periudhave pasardhëse, gjë që vërehet në larminë dhe pasurinë e padefinuar akoma të dokumenteve, dorëshkrimeve dhe veprave të shkruara për të anembanë Evropës e më gjërë. Jeta dhe vepra e Skënderbeut është përdorur kryesisht si shembull frymëzues për shumë popuj të tjerë, të cilët të ndodhur në robëri, qoftë nën sundimin turk apo edhe nën sundime të tjera, luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. Duke pasur pothuajse gjithmonë një mision të tillë, sigurisht që me kalimin e kohës, figura e Skënderbeut ka pësuar edhe transformime në përputhje me politikat e caktuara të promovuesve të figurës së tij. Si rezultat miti i krijuar për Skënderbeun në raste të caktuara është kaq i larmishëm saqë të duket sikur figura e Skënderbeut jeton diku midis ëndrrës për liri dhe imagjinatës. Nga një këndvështrim i tillë, dokumentet më të hershme që janë më afër realitetit kohor, kanë një vlerë tepër të rëndësishme dhe të veçnatë për historiografinë, sepse ato na sjellin më afër të vërtetën, duke na larguar nga pasaktësitë, shtrembërimet dhe idealizimet e tepruara që në raste të caktuara shkojnë deri në ekstreme të skajshme. Në disa raste, përpjekjet e historianëve për çmitizimin e figurës së Gj. K. Skenderbeut kanë bërë që ajo të kalojë nga një skajshmëri në tjetrën, duke mos i përballuar kohës dhe të vërtetës shkencore-historike. Në këtë kuadër vlen të përmendet edhe njëherë pohimi i F. Nolit ? çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s'kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij .?

Studiuesët dhe historianët shqiptarë por edhe të huaj, gjatë gjithë kohës, kanë hamendësuar në lidhje me portretin autentik të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, duke mos pasur në dorë, qoftë edhe një të tillë, origjinal nga koha kur jetoi heroi kombëtar shqiptar.

Shpresat për të gjetur një portet autentik të kohës, shpesh kanë bërë që të disa historianë të bëjnë vlerësime të gabuara për portrete të ndryshme, origjina e të cilave ishte e dyshimtë. Megjithatë, përfundimisht, kësaj radhe kemi në dorë një portret origjinal, autentik, të kohës, kur jetoi Gj. K. Skenderbeu, nga 5 nëntori 1465, i cili ruhet në një dorëshkrim autograf, të një autori anonim, në Londër.

Ne nuk kemi arritur të sigurojmë informacione për origjinën e tij të mëhershme, pronarin ose pronarët, vendin ku është shkruar, kohën ose mënyrën se si kishte arritur ky dorëshkrim në Londër, etj, [ të cilat shpresojmë se do bëhen në të ardhmen gjatë studimeve dhe kërkimve të reja derisa po përgatitet për botim dorëshkrimi komplet ], përkundër përpjekve të shumta, jo vetëm tonat por edhe të kolegëve e studiuesve të tjerë. [ Me këtë rast u shpreh konsideratat dhe mirënjohjen time edhe studiuesve shqiptarë: dr. K. Naska, Sh. Sinani dhe E. Lala të cilët më ndihmuan me të dhëna dhe informacione të ndryshme, qoftë nga Biblioteka Mbretërore e Belgjikës /K. N./, ajo e Vjenës dhe BAV /E. L./ dhe DPA /Sh. S/ ]. Në katalogun: ?Rare Books and Early Mss. Davis et Orioli? që njëherazi është përshkrimi i parë i njohur deri me sot për dorëshkrimin ku ndodhet portreti i Skenderbeut, nuk jepen informacione dhe hollësi të tjera, por përshkruhet si ? vepër anonime në latinisht për priftërinjtë, magjistrat dhe zyrtarët romanë, dorëshkrim i iluminuar në vellum , me një shkrim të bukur kursiv humanist ? duke lënë të pazgjidhur historinë dhe rrugën që ka kaluar ky dorëshkrim deri sa ka arritur në Londër.

British Library disponon një komplet të plotë të katalogjeve që kanë bërë, Davis dhe Orioli. Në këtë katalog, në zërin 166, në faqen 13, nën numrin rendor 43, janë të dhënat për dorëshkrimin ku ruhet portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe poshtë, në të djathë është i shënuar edhe çmimi fillestar prej £750. Davis dhe Orioli e kishin identifikuar tekstin e dorëshkrimit në gjuhën latine me autor Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus). Domenico Fiocchi ishte nxënës i Emanuel Krisolorës. Më vonë bëhet jurist dhe humanist i njohur, për t'u emëruar kanonik i Firencës në vitin 1427 dhe më vonë edhe sekretar i papës Eugeni IV. Vdes në Firence në vitin 1452. Është autor i shumë veprave, të cilat kryesisht u botuan post mortum ; ndërkohë që ka lënë shumë dorëshkrime të cilat edhe sot e kësaj dite janë të pabotuara.

Autorët e katalogut Davis dhe Orioli kanë gabuar rëndë kur dorëshkrimin ku ruhet portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe një të dytë, atë që mban datën 14 gusht 1465, dhe që sot ruhet në Bibliotekën Muzeut të Victorias dhe Albertit, në Londër, ia atribuojnë Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus) si vepra të tij. Një gjë e tillë është e pamundur dhe jo logjike, ngase D. Fiocchi kishte vdekur në vitin 1452, ndërsa të dy dorëshkrimet autografë, janë nga gjysma e dytë e vitit 1465, përkatësisht, 14 gushti dhe 5 nëntori. Si duket një ngatërresë e tilla ka ndodhur, kur Davis dhe Orioli pohojnë se D. Fiocchi ? kishte shkruar këtë tekst para vitit 1443 me pseudonimin ?Lucius Fenestella dhe u botua (me këtë emër) në vitin 1475 .? [Një gabim të ngjashëm bën edhe dr. Sh. Sinani, duke u mbështetur te Davis dhe Orioli].

Ne kemi bërë një krahasim të dorëshkrimeve të Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus) që ruhen në Biblioteken Apostolike të Vatikanit, me dy dorëshkrimet që i atribuohen atij, dhe jemi të bindur se nuk janë të të njëtit autor, ngase dy dorëshkrimet që ruhen në Londër, janë identike si për nga shkurtesat, kaligrafia, shenjat e interpunktimit, inicialet dhe paraqitja paleografike, gjë që nuk mund të thuhet për dorëshkrimet e Fiocchi-t. Pas këtyre analizave dhe krahasimeve të bëra, ne mendojmë, se dorëshkrimet e Londrës, assesi nuk mund t'i atribuohen Fiocchi-t, por ato janë me autor anonim.

Dorëshkrimi i Londrës në gjendjen e sotme, është i lidhur me kopertina kartoni të forta, ngjyrë kafe të errët, me një nuancë vishnje, ndërsa kurrizi është prej lëkure, ngjyrë kafe të çelët. Katër faqet e para dhe të fundit janë boshe, ngase janë vënë në kohën e mëvonëshme dhe u takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re, aty nga fillimi i shekullit XX. Dorëshkrimi është shkruar në pergamen të butë e fin, ku vërehen vijat e rreshtave të secilës fletë. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka një paginim, lart në të djathtë, që fillon nga nr. 1 r dhe vazhdon deri në nr. 32, v pra gjithsej 64 faqe. Dorëshkrimi ka dimensione: 30.1 x 21.3 cm. Është në gjendje të mirë, edhe pse lartë në të djathë, është pak i dëmtuar nga lagështira. Shkrimi është humanist kursiv i kohës, me shkurtesa të shumta gjë e zakonshme për kohën kur u shkrua, gjysma e dytë e shekullit të XV.

Faqja e parë e dorëshkrimit është e ilustruar, përkatësisht iniciali [ nistorja ] i parë, por edhe këndet e tërë faqes 1r, me motive floreale, të praruara në flori, ndërsa inicialet e tjera janë më të vogla dhe zakonisht janë me dy ngjyra blu të errët dhe të kuqe. Dorëshkrimi është datuar nga vetë autori dhe mban datën 5 nëntor 1465, e cila ndodhet në rreshtin e fundit të faqes 32v.

Portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga 5 nëntori i vitit 1465, ndodhet në f. 32r dhe ka dimensione: horizontalisht 17.6 cm dhe vertikalisht 15.9 cm [17.6 x 15.9cm]. Portreti është i rrethuar me nje dekoracion floreal, ndërsa në qendër ndodhet Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i kthyer në profil, djathtas, me shikim në anën e djathtë. Është me mustaqe dhe mjekër të gjatë, të zbardhur dhe me flokë të shkurtëra. Në kokë mban një kapelë venedikase të lartë, të ashtuquajtur ? alla Carmagnola ? nga lëkura e kafshëve, me një shirit të gravuar poshtë, pa ndonjë dekorim të veçantë. Në qafë, vërehet jaka e një këmishe të bardhë mëndafshi. Të veshur ka një pelerine mëndafshi venedikase, të stilizuar me punime dore qëndisje, të zbukuruar me fije floriri, i vënë në rreth nga dy rradhë gjethesh.
 

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 05-10-2005, 07:00:39
Skënderbeu në një portret origjinal të vitit 1465
 
Dr. Musa Ahmeti
 
Në brendi, prapa kokës së Gj. K. Skënderbeut dhe para fytyrës, në nivelin e hundës, ndodhen dy iniciale. Ai prapa kokës është një ? E ? ndërsa ai para fytyrës është një ? V ? [ këto iniciale janë deshifruar fillimisht në katalogun: ? Rare Books and Early Mss. Davis et Orioli ? kopjen e të cilit pati mirësinë të na e dërgojë historiani anglez, dr. Noel Malcolm, të cilin e falënderojmë për këtë, dhe për ndihmën e kontributin tjetër si dhe për informacione dhe të dhëna rreth dorëshkrimit ], të cilat supozohet të lexohen si: ?E = Epirotarum / Epirota ?/ dhe V = Victor.?

Portreti i Gj. K. Skenderbeut nga dorëshkrimi i Londërs, është krahasuar me portretet e mëvonshme të Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe ngjashmërinë më të madhe e ka me portretin që është botuar te vepra e Marin Barletit, ? Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis ? Romë, 1506-1508, f. 4v , si dhe me medalionin e Zagrebit, fotografinë e të cilit ne e kemi botuar për herë të parë Ekskluzive, 2002, nr. 24, f. 97-99, [ ky medalion është prej bronzi me dimensione: 95 x 97 mm dhe peshon 169.96 gr, është punuar në Venedik në vitin 1449 ], dhe me skulpturën e Skenderbeut që ruhet në katedralen e Shibenikut, vepër e mjeshtrit shqiptar, Ndre Lleshit, te cilin po ashtu e kemi botuar ne, në Ekskluzive, 2002, nr. 27, f. 92-93, [ paraqitja është ballore, me një kthim të lehtë djathtas. Skenderbeu, në kokë mban një kapelë venedikase të rrumbullakët, me thyerje para. Mjekren e ka të gjatë, shikim e fortë, përpara, ndërsa hundën karakteristike, shqiponjë. Ka dimensione: gjatësi: 29.7cm dhe gjerësi: 18.9cm ].

Pra përfudnimisht, nuk kemi nevojë të imagjinojmë ose përftyrojmë një portret të Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga koha e tij; nuk kemi nevojë të lëshohemi në paragjykime dhe hipoteza se kush portret është më afër kohës dhe epokës se heroit tonë kombëtar, sepse tashi kemi në dorë një tillë, gjë që nuk përjashton mundësinë të ekzistojnë edhe të tjerë, p.sh, siç tregon pohimi i Makiavelit nga viti 1467, se ? sapo mbarova stemën e Skenderbeut, i bëra edhe një portret ? [BAV].

Faqja e parë e dorëshkrimit është e ilustruar, përkatësisht iniciali [ nistorja ] i parë, por edhe këndet e tërë faqes 1r, me motive floreale, të praruara në flori, ndërsa inicialet e tjera janë më të vogla dhe zakonisht janë me dy ngjyra blu të errët dhe të kuqe. Dorëshkrimi është datuar nga vetë autori dhe mban datën 5 nëntor 1465, e cila ndodhet në rreshtin e fundit të faqes 32v.

Portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga 5 nëntori i vitit 1465, ndodhet në f. 32r dhe ka dimensione: horizontalisht 17.6 cm dhe vertikalisht 15.9 cm [17.6 x 15.9cm]. Portreti është i rrethuar me nje dekoracion floreal, ndërsa në qendër ndodhet Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i kthyer në profil, djathtas, me shikim në anën e djathtë. Është me mustaqe dhe mjekër të gjatë, të zbardhur dhe me flokë të shkurtëra. Në kokë mban një kapelë venedikase të lartë, të ashtuquajtur ?alla Carmagnola? nga lëkura e kafshëve, me një shirit të gravuar poshtë, pa ndonjë dekorim të veçantë. Në qafë, vërehet jaka e një këmishe të bardhë mëndafshi. Të veshur ka një pelerine mëndafshi venedikase, të stilizuar me punime dore qëndisje, të zbukuruar me fije floriri, i vënë në rreth nga dy rradhë gjethesh.

Dorëshkrimi i Londrës në gjendjen e sotme, është i lidhur me kopertina kartoni të forta, ngjyrë kafe të errët, me një nuancë vishnje, ndërsa kurrizi është prej lëkure, ngjyrë kafe të çelët. Katër faqet e para dhe të fundit janë boshe, ngase janë vënë në kohën e mëvonëshme dhe u takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re, aty nga fillimi i shekullit XX.
 
Milosao.Org

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

#18 ne: 08-10-2005, 15:27:42
Skënderbeu në një portret origjinal të vitit 1465
 
Dr. Musa Ahmeti
 
Gravura gjendet në faqen 32 të një kodiku të shekullit xv në bibliotekën britanike në Londër

Deri tani i vetmi imazh i realizuar në gjallje të heroit

Vatikan

S tudimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skënderbeut, në arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme vazhdojnë të japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme të historiografisë. Jo vetëm me fitoret e tij për mbrojtjen e krishtërimit nga perandoria osmane, por edhe me personalitetin e tij, Skënderbeu ka vulosur jo vetëm kulturën dhe historiografinë e kohës së tij, por edhe atë të periudhave pasardhëse, gjë që vërehet në larminë dhe pasurinë e padefinuar akoma të dokumenteve, dorëshkrimeve dhe veprave të shkruara për të anembanë Evropës e më gjërë. Jeta dhe vepra e Skënderbeut është përdorur kryesisht si shembull frymëzues për shumë popuj të tjerë, të cilët të ndodhur në robëri, qoftë nën sundimin turk apo edhe nën sundime të tjera, luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. Duke pasur pothuajse gjithmonë një mision të tillë, sigurisht që me kalimin e kohës, figura e Skënderbeut ka pësuar edhe transformime në përputhje me politikat e caktuara të promovuesve të figurës së tij. Si rezultat miti i krijuar për Skënderbeun në raste të caktuara është kaq i larmishëm saqë të duket sikur figura e Skënderbeut jeton diku midis ëndrrës për liri dhe imagjinatës. Nga një këndvështrim i tillë, dokumentet më të hershme që janë më afër realitetit kohor, kanë një vlerë tepër të rëndësishme dhe të veçnatë për historiografinë, sepse ato na sjellin më afër të vërtetën, duke na larguar nga pasaktësitë, shtrembërimet dhe idealizimet e tepruara që në raste të caktuara shkojnë deri në ekstreme të skajshme. Në disa raste, përpjekjet e historianëve për çmitizimin e figurës së Gj. K. Skenderbeut kanë bërë që ajo të kalojë nga një skajshmëri në tjetrën, duke mos i përballuar kohës dhe të vërtetës shkencore-historike. Në këtë kuadër vlen të përmendet edhe njëherë pohimi i F. Nolit ? çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që s'kanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij .?

Studiuesët dhe historianët shqiptarë por edhe të huaj, gjatë gjithë kohës, kanë hamendësuar në lidhje me portretin autentik të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, duke mos pasur në dorë, qoftë edhe një të tillë, origjinal nga koha kur jetoi heroi kombëtar shqiptar.

Shpresat për të gjetur një portet autentik të kohës, shpesh kanë bërë që të disa historianë të bëjnë vlerësime të gabuara për portrete të ndryshme, origjina e të cilave ishte e dyshimtë. Megjithatë, përfundimisht, kësaj radhe kemi në dorë një portret origjinal, autentik, të kohës, kur jetoi Gj. K. Skenderbeu, nga 5 nëntori 1465, i cili ruhet në një dorëshkrim autograf, të një autori anonim, në Londër.

Ne nuk kemi arritur të sigurojmë informacione për origjinën e tij të mëhershme, pronarin ose pronarët, vendin ku është shkruar, kohën ose mënyrën se si kishte arritur ky dorëshkrim në Londër, etj, [ të cilat shpresojmë se do bëhen në të ardhmen gjatë studimeve dhe kërkimve të reja derisa po përgatitet për botim dorëshkrimi komplet ], përkundër përpjekve të shumta, jo vetëm tonat por edhe të kolegëve e studiuesve të tjerë. [ Me këtë rast u shpreh konsideratat dhe mirënjohjen time edhe studiuesve shqiptarë: dr. K. Naska, Sh. Sinani dhe E. Lala të cilët më ndihmuan me të dhëna dhe informacione të ndryshme, qoftë nga Biblioteka Mbretërore e Belgjikës /K. N./, ajo e Vjenës dhe BAV /E. L./ dhe DPA /Sh. S/ ]. Në katalogun: ?Rare Books and Early Mss. Davis et Orioli? që njëherazi është përshkrimi i parë i njohur deri me sot për dorëshkrimin ku ndodhet portreti i Skenderbeut, nuk jepen informacione dhe hollësi të tjera, por përshkruhet si ? vepër anonime në latinisht për priftërinjtë, magjistrat dhe zyrtarët romanë, dorëshkrim i iluminuar në vellum , me një shkrim të bukur kursiv humanist ? duke lënë të pazgjidhur historinë dhe rrugën që ka kaluar ky dorëshkrim deri sa ka arritur në Londër.

British Library disponon një komplet të plotë të katalogjeve që kanë bërë, Davis dhe Orioli. Në këtë katalog, në zërin 166, në faqen 13, nën numrin rendor 43, janë të dhënat për dorëshkrimin ku ruhet portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe poshtë, në të djathë është i shënuar edhe çmimi fillestar prej £750. Davis dhe Orioli e kishin identifikuar tekstin e dorëshkrimit në gjuhën latine me autor Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus). Domenico Fiocchi ishte nxënës i Emanuel Krisolorës. Më vonë bëhet jurist dhe humanist i njohur, për t'u emëruar kanonik i Firencës në vitin 1427 dhe më vonë edhe sekretar i papës Eugeni IV. Vdes në Firence në vitin 1452. Është autor i shumë veprave, të cilat kryesisht u botuan post mortum ; ndërkohë që ka lënë shumë dorëshkrime të cilat edhe sot e kësaj dite janë të pabotuara.

Autorët e katalogut Davis dhe Orioli kanë gabuar rëndë kur dorëshkrimin ku ruhet portreti i Gjergj Kastritotit Skenderbeut dhe një të dytë, atë që mban datën 14 gusht 1465, dhe që sot ruhet në Bibliotekën Muzeut të Victorias dhe Albertit, në Londër, ia atribuojnë Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus) si vepra të tij. Një gjë e tillë është e pamundur dhe jo logjike, ngase D. Fiocchi kishte vdekur në vitin 1452, ndërsa të dy dorëshkrimet autografë, janë nga gjysma e dytë e vitit 1465, përkatësisht, 14 gushti dhe 5 nëntori. Si duket një ngatërresë e tilla ka ndodhur, kur Davis dhe Orioli pohojnë se D. Fiocchi ? kishte shkruar këtë tekst para vitit 1443 me pseudonimin ?Lucius Fenestella dhe u botua (me këtë emër) në vitin 1475 .? [Një gabim të ngjashëm bën edhe dr. Sh. Sinani, duke u mbështetur te Davis dhe Orioli].

Ne kemi bërë një krahasim të dorëshkrimeve të Domenico Fiocchi (Andreas Dominicus Floccus) që ruhen në Biblioteken Apostolike të Vatikanit, me dy dorëshkrimet që i atribuohen atij, dhe jemi të bindur se nuk janë të të njëtit autor, ngase dy dorëshkrimet që ruhen në Londër, janë identike si për nga shkurtesat, kaligrafia, shenjat e interpunktimit, inicialet dhe paraqitja paleografike, gjë që nuk mund të thuhet për dorëshkrimet e Fiocchi-t. Pas këtyre analizave dhe krahasimeve të bëra, ne mendojmë, se dorëshkrimet e Londrës, assesi nuk mund t'i atribuohen Fiocchi-t, por ato janë me autor anonim.

Dorëshkrimi i Londrës në gjendjen e sotme, është i lidhur me kopertina kartoni të forta, ngjyrë kafe të errët, me një nuancë vishnje, ndërsa kurrizi është prej lëkure, ngjyrë kafe të çelët. Katër faqet e para dhe të fundit janë boshe, ngase janë vënë në kohën e mëvonëshme dhe u takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re, aty nga fillimi i shekullit XX. Dorëshkrimi është shkruar në pergamen të butë e fin, ku vërehen vijat e rreshtave të secilës fletë. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka një paginim, lart në të djathtë, që fillon nga nr. 1 r dhe vazhdon deri në nr. 32, v pra gjithsej 64 faqe. Dorëshkrimi ka dimensione: 30.1 x 21.3 cm. Është në gjendje të mirë, edhe pse lartë në të djathë, është pak i dëmtuar nga lagështira. Shkrimi është humanist kursiv i kohës, me shkurtesa të shumta gjë e zakonshme për kohën kur u shkrua, gjysma e dytë e shekullit të XV.

Faqja e parë e dorëshkrimit është e ilustruar, përkatësisht iniciali [ nistorja ] i parë, por edhe këndet e tërë faqes 1r, me motive floreale, të praruara në flori, ndërsa inicialet e tjera janë më të vogla dhe zakonisht janë me dy ngjyra blu të errët dhe të kuqe. Dorëshkrimi është datuar nga vetë autori dhe mban datën 5 nëntor 1465, e cila ndodhet në rreshtin e fundit të faqes 32v.

Portreti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut nga 5 nëntori i vitit 1465, ndodhet në f. 32r dhe ka dimensione: horizontalisht 17.6 cm dhe vertikalisht 15.9 cm [17.6 x 15.9cm]. Portreti është i rrethuar me nje dekoracion floreal, ndërsa në qendër ndodhet Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i kthyer në profil, djathtas, me shikim në anën e djathtë. Është me mustaqe dhe mjekër të gjatë, të zbardhur dhe me flokë të shkurtëra. Në kokë mban një kapelë venedikase të lartë, të ashtuquajtur ? alla Carmagnola ? nga lëkura e kafshëve, me një shirit të gravuar poshtë, pa ndonjë dekorim të veçantë. Në qafë, vërehet jaka e një këmishe të bardhë mëndafshi. Të veshur ka një pelerine mëndafshi venedikase, të stilizuar me punime dore qëndisje, të zbukuruar me fije floriri, i vënë në rreth nga dy rradhë gjethesh.
 

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 08-10-2005, 15:55:07
« Editimi i fundit: 08-10-2005, 18:03:07 nga kreksi »

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 10-10-2005, 07:39:44
Shkruar nga Gennaro Francione



Shqipetaret e quajne vendin e tyre: Shqiperi ose "Vendi i Shqiponjave" dhe veten e tyre Shqipetare, domethene "bij te shqiponjave".
Nga vete terminologia e perdorur dallohen dy karakteristika te keti populli: krenaria e pamposhtur dhe jeta e ashper e jetuar si shqiponjat, mes maleve e qiejve.
Heroi me i madh i historise shqipetare, Skenderbeu, mbrojtes i krishterimit kunder pushtimit turk te viteve '400 vinte nga familja shqiptare e princave Kastriote (shek. XV – XVI) qe kishte si embleme shqiponjen me dy koka ne sfondin e kuq.
Emri i ketyre princave rridhte nga prejardhja e tyre, nga nje fshat i cili quhej Kastriot, qe ndodhej mes maleve te Hasit.
Me tradite aristoktratike kristiane, shume e njohur ne Republiken e Venecias, kjo familje se bashku me ate te Dukagjineve, Aranitasve, Topiajve, Musakajve, Ballshave, Shpanove, Shpatave, Zenebiseve dhe Gropeve, perfaqesonte klasen feudale me te fuqishme te asaj periudhe ne Shqiperi.
Qyteza e Krujes ishte kryeqyteti i pjeses se Kastrioteve qe shtrihej duke zoteruar Petrelen, Sfetigradin, etj (Shiko harten).
Kastriotet u bene te njohur nepermjet Gjonit (ne fillimet e shek. XV), zoterues i fshatrave ne territorin e Dibres dhe te Matit, dhe u perfshine ne kontradiktat me Perandorine Turke, e cila ne ate periudhe po kerkonte te merrte ne te gjitha menyrat tokat e Shqiperise, duke alternuar luftra e tentativa bashkimesh paqesore.
Politika otomane kishte elemente shume te kundert me karakteristikat e ilireve.
Imponimi i fese islame, shpronesimet, taksat, por mbi te gjitha, stervitja e detyrueshme e djemve te rinj per t'i mobilizuar ne ushtrine turke, ishin arsye te revoltave te pergjakshme.
I ati i Heroit tone ishte luftues i palodhur i betejave te pergjakshme kunder ushtrive te gjysem henes, per te te mbrojtur dhe per te konsoliduar pronat e tij, u detyrua te lidhej me "Serenissima- n", e cila ne ate periudhe ishte fuqia me e madhe detare e Evropes.
Marredheniet u forcuan aq shume sa qe ne vitin 1413, atij iu dha titulli i trashegueshem i "qytetarit venecian" dhe kater vite me vone u deklarua vasal.
Megjithe ndihmen nga Venecia, Gjoni i perballonte me shume mundim sulmet e njepasnjeshme te otomaneve te cilet ishin afer pushtimit te tokave te tij.
Edhe Republika e Raguzes dhe Kisha e Romes i erdhen ne ndihme.
Turqit tashme ishin shume afer: kishin rrethuar tokat e Gjon Kastriotit dhe atij nuk i mbetej gje tjeter veç te krijonte mundesine per nje marreveshje me Sulltan Muratin e II.
Ky i fundit e detyroi te paguante nje taks jashtezaknisht te larte dhe gjithashtu e detyroi t'i dorezonte kater bijte e tij, te cilet u moren peng per t'u çuar ne Adrianopoli.
Kjo ndodhi sipas tradites se pushtuesve turk, ndaj Gjergj Kastrioti i vogel pati nje fat te ngjashem me princa te tjere te famshem si Vlad Tepes, i njohur si Drakula (qe ne rumanisht do te thote"djall"), edhe ai peng i turqve ne Divan se bashku me te vellain Rau vel frumos (Radu Bjondi).
Gjon Kastrioti ishte baba i nente femijeve, nga te cilet pese ishin vajza dhe kater ishin meshkuj, nje nder te cilet ishte Gjergj Kastrioti.
Vajzat e tij u martuan me feudale shqipetare.

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 04-11-2005, 12:35:10
Familja e Kastriotëve nis të shquhet nga mbarimi i shekullit XIV dhe në fillim të të XV-it, me Gjon Kastriotin, t'atin e Skënderbeut. Mbi të parët e tij nuk dimë pothuajse asgjë. Gjin Muzaka, në Gjenealogjinë, thotë se i gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti dhe se zotëronte vetëm dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtmë, që ndodhen në Dibrën e Poshtme, pranë Drinit. Dëshmi e Gjin Muzakës ka të ngjarë të jetë e vërtetë, sepse ky ishte i njëkohshëm i Skënderbeut dhe kishte lidhje familjare me Kastriotët. Një tjetër gjenealogji e lajluar, shkruar më vonë prej Andrea Engjëll Komnenit, na çon gjer tek stërgjyshi i Skënderbeut, i cili, sipas këtij auktori, quhej Kostandin, dhe i gjyshi, Gjergj. Ky emër i fundit përputhet me atë që jep historiani gjerman J. Hammer-Purgstall, i cili thotë se në luftën e Kosovës, më 1389, ndodhej edhe një princ shqiptar i quajtur Gjergj Kastrioti, që propozoi në këshillën e luftës t'iu bihej Turqvet natën. Veçse Hammer-i nuk shënon se ngaha e di këtë hollësi, dhe s'kemi asnjë dokument që t'a vërtetojë. Ndoshta Hammer-i e ngatërron emrin e Gjergj Balshës me atë të Gjergj Kastriotit.

Është shkruar shumë edhe mbi origjinën e Kastriotëvet. Por dokumentat më të pakundërshtuarshme vërtetojnë se ishin prej malësisë së Hasit, nga një katund i quajtur Kastriot.

Sikurse Balshajt, ashtu edhe Kastriotët, të dalë nga një origjinë fshatare, patën një ngritje të shpejtë. I pari që e bëri të njohur familjen e Kastriotëvet dhe që e vuri në një radhë me familjet princore më të mëdha të Shqipërisë, qe Gjon Kastrioti. Ka shumë të ngjarë që ky të mos ketë trashëguar nga i ati veçse dy fshatrat që përmend Gjin Muzaka. Por pastaj vetë, duke përdorur herë politikën e herë forcën, arriti të formojë një principatë.

Në tronditjen që pësoi Shqipëria dhe gjithë Ballkani nga sulmet e para të Turqvet, Gjon Kastrioti, duke manevruar me mjeshtëri, herë si aliat i Venetikut, herë si vasal i Sulltanit, i zgjeroi vazhdimisht zotërimet e veta mbi ngastrat e principatës së Balshajvet dhe t'asaj së Thopiajvet. Nuk mund të japim kufij të përpiktë të principatës së Gjon Kastriotit, sepse kufijt e zotërimevet feudale, n'atë kohë, ndryshohëshin shumë shpejt. Sipas dokumentavet më të pranuarshme, Gjon Kastrioti, pasi zotëroi Dibrën dhe Matin, e shtriu sundimin e tij gjer në rrethet e Tiranës dhe, nga anë e detit, gjer në Shufadajë të Leshit, duke përfshirë kështu të tërë principatën e vjetër t'Arbërisë. Por Krujën duket se nuk e pati ose e mori më pastaj. Nga veri-lindja, principata e tij arrinte gjer në Prizrend. Këta kufij, në vija të përgjithshme, vërtetohen nga një traktat tregëtie dhe të drejtash doganore nënshkruar prej Gjon Kastriotit dhe katër bijvet me Republikën e Raguzës, më 1420. Aty caktohen taksat që duhej të paguanin tregëtarët raguzanë për të kaluar nëpër tokat e Kastriotëvet, prej Shufadajës, në jugë të Leshit, gjer në Prizrend.

Gjon Kastrioti ishte martuar me Voisavën, të bijën e sundimtarit të Pollogut, krahinë që shtrihej midis Tetovës dhe Shkupit. Megjithëse një pjesë e banorëve të Pollogut përbëhej prej Bullgarësh, familja sundonjëse Tribalda (ose "Triballorum princeps" siç e quante Barleti, emër që vjen nga dy fjalët shqipe : Tri-ballë) ishte fjeshtë shqiptare dhe i vazhdonte martesat me dyer shqiptare. Sipas Gjin Muzakës, Voisava lidhej nga e ëma me familjen e Muzakajvet. Prej kësaj martese Gjon Kastrioti pati pesë vajza dhe katër djem: Stanishin, Reposhin1 Kostandinin dhe Gjergjin. Ky m'i vogli u bë Skënderbeu i famshëm. Duket se Stanishi i qe dhënë peng Sulltanit disa herë, dhe ish martuar me një zonjë turke nga e cila pati një djalë, Hamzë Kastriotin2 që e nisi aq mirë dhe e sosi aq keq historinë e tij. Katër nga vajzat i martoi Gjon Kastrioti në familje të mëdha, duke zgjeruar rrethin e lidhjevet miqësore. Më të voglën, Mamicën, e martoi Skënderbeu me Muzakë Thopinë, pasi e çliroi principatën prej Turqvet.

Nuk i dimë me hollësi përpjekjet e para të Gjon Kastriotit, nga mbarimi i shekullit XIV, sesi arriti të formonte një principatë duke u nisur nga dy fshatrat që i la i-ati. Duket se dinte të përfitonte nga rastet a rrethanat e brendëshme e të jashtëme dhe t'a loste mirë politikën e kohës.

Gjatë luftës së brendëshme që plasi në Turqi midis djemve të Bajazitit I për trashëgimin e fronit, Gjon Kastrioti, sikurse edhe krerët e tjerë të Shqipërisë, u përpoq të çlirohej nga sundimi turk. Por duket se më 1410 u thye dhe u shtrëngua t'iu jepte Turqve si peng një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishin. Një vit më vonë, Gjon Kastrioti kërkon t'afrohet përsëri me Republikën e Venetikut si edhe me atë të Raguzës, të cilat, më 1413, e njohën njëra edhe tjetra si qytetar nderi. Me këto lidhje shpresonte ndoshta të forconte pozitën e tij kundrejt Turqvet. Por kur lufta për fronin mori fund tek Osmanllinjtë dhe Sulltan Mehmeti I e mblodhi të tërë Perandorinë nër duart e tij, Gjon Kastrioti e pau pisk, si të gjithë Shqiptarët. Më 1415, ushtëritë turke sulmuan përsëri Shqipërinë për të rivendosur autoritetin e lëkundur të Sulltanit. Gjon Kastrioti duket se u nënshtrua, mbasi më 1416 përmendet si vasal i Turqisë. Por principatën e tij e ruajti dhe ndoshta e zgjeroi ca më shumë. Vazhdonte gjithashtu të bënte një politikë të tijnë me shtetet fqinjë. Më 1420, nënshkroi me Republikën e Raguzës traktatin që përmendëm më sipër. Më 1422, kur Venetiku ndodhej në luftë me Krajlin e Serbisë, Stefan Lazareviçin, Gjon Kastrioti mori anën e Krajlit, të cilit i dërgoi në ndihmë edhe një nga djemtë e tij me një ushtëri shqiptare. Por pastaj u tërhoq nga lufta dhe hyri si ndërmjetës për të rregulluar paqen midis dy palëve.

Më 1423, Sulltan Murati II dërgon një ushtëri të fortë në Shqipëri për të vendosur pushtetin turk - gjithmonë i lëkundshëm deri atëhere - dhe për të siguruar besnikërinë e vasalëvet. Gjon Kastrioti mundi t'a shpëtojë edhe këtë herë principatën e tij, por duket se u shtrëngua t'i jepte Sulltanit tre ose katër djemtë si peng.

Më 1426, Gjon Kastrioti me të katër të bijtë përmenden së bashku në një dokument me anën e të cilit i falin dy fshatra manastirit serb të Hilandarit, në Mal të Shenjtë. Nga kjo mund të besohet se në këtë datë të katër djemtë ndodhen përsëri pranë familjes3.

Organizimi që patën nisur të bënin Turqit në Shqipëri duke regjistruar tokat dhe popullsinë dhe duke futur administratën e tyre në shumë pjesë të vendit, pat mërzitur jo vetëm krerët feudalë por edhe masat e gjera të popullit, të cilat në shumicë përbëhëshin prej fshatarësh të lirë. Prandaj që të gjithë ishin gati për kryengritje porsa të paraqitej rasti i volitshëm.

Gjon Kastriotit iu duk se erdhi ky rast më 1428, kur Sulltan Murati II i hapi luftë Venetikut për t'i marrë Selanikun. Njëkohësisht Turqit sulmuan edhe qytetet bregdetare të Shqipërisë që ndodhëshin nën Venetikun. Lufta mori gjatë në fillim, dhe Gjon Kastrioti u lidh me Republikën duke shpresuar se këtë herë mund të shkëputej nga mvarësia e Sulltanit. Por fati i luftës ndryshoi më 1430. Turqit e pushtuan Selanikun dhe nisën në drejtim të Shqipërisë një ushtëri të madhe, nën kumandën e Isak Bej Evrenozit, për të shtypur kryengritësit. Furtuna u përplas mbi Gjon Kastriotin, i cili këtë herë u thye keq dhe u shtrëngua të bënte me Sulltanin një paqe me kondita shumë të rënda: të gjitha kështjellat e Gjon Kastriotit u pushtuan prej Turqvet. Ca prej tyre u prishnë; në disa të tjera, si në Krujë e në Sfetigrad, Turqit vunë garnizone ushtarake. Krahina e Dibrës kaloi nën sundimin e Turqve, që e lidhën me vilajetin e Kosovës. Pjesa tjetër e principatës fort e ngushtuar i mbet prapë Gjon Kastriotit, por ky detyrohej të paguante haraç më të rëndë dhe të shërbente n'ushtërinë turke bashkë me të bijtë kurdoherë që të thërritej. Për t'i shpëtuar furtunës, ati edhe djemtë u kthyen myslimanë, sa për dukje, dhe Gjoni vetë mori emrin Hamza.

Venetiku bëri paqe të veçantë me Sulltanin dhe i ruajti qytetet që kishte në Shqipëri. Por Gjon Kastrioti s'u ngrit dot më prej katastrofës së vitit 1430. Përmendet edhe një herë më 1438, kur ai bashkë me të bijtë kërkojnë të bëhen qytetarë të Venetikut. Sipas një dokumenti të datës 10 Korrik 1439, u bënë edhe qytetarë nderi të Republikës së Raguzës. Në këtë dokument, emri i Gjergj Kastriotit është shkruar dhe pastaj prishur me një vijë. Nga kjo kuptohet se Skënderbeu, n'atë kohë, kishte marrë famë n'ushtërinë turke dhe shikohej si armik i krishterimit. Gjon Kastrioti vdiq aty nga viti 1442, dhe mbeturitë e principatës së tij u pushtuan prej Turqvet.

Mbasi dërrmuan Gjon Kastriotin, më 1430, dhe e shkelën të tërë Epirin duke marrë edhe Janinën, më 1431, Turqit iu vunë me forcë organizimit të vendit sipas mënyrës së tyre. Krijuan një sanxhak të Shqipërisë, me qendër në Gjirokastër, i cili përmblidhte pothuajse të gjitha krahinat e shkelura, përveç disa malësive të veriut dhe qytetevet që ndodhëshin nën Venetikun. Vendosja e administratës turke, me regjistrimin e tokave dhe të popullsisë, me detyrimin e taksave dhe t'angarive, ishte një masë fort e rëndë për Shqiptarët, të cilët qenë mësuar të jetonin të lirë nër malet e tyre. Prandaj, si krerët ashtu edhe populli u gjetën të gatishëm për një kryengritje të përgjithshme.

Flamurin e kryengritjes, këtë radhë, e rroku Gjergj Araniti pasi u muar vesh me të tjerë krerë të pakënaqur si ai. Por shënjat e para të luftës i dha Andrea Thopia, i cili u ngrit me rrethet e Durrësit dhe të Tiranës, në verën e vitit 1432, dhe theu një ushtëri turke në malet e Krrabës. Kryengritja u përhap deri në veri, ku Shqiptarët, nën kumandën e Nikollë Dukagjinit, sulmuan qytetin e Danjës. Kryengritësit iu ranë kudo garnizonevet turke dhe e spastruan vendin prej spahinjve të Sulltanit. Turqit dërguan fuqi të reja dhe e shtypën lëvizjen në veri dhe në Shqipërinë e Mesme. Por kur u ndeshën, në jugë, në qëndresën e Gjergj Aranitit, u thyen plotësisht. Atëhere Ali Bej Evrenozi, sanxhakbeu i Shqipërisë, u nis me një ushtëri të madhe për t'a shtypur kryengritjen e Aranitit dhe për t'a shtruar vendin me zjarr e me hekur. Ngado që kaloi kjo ushtëri, bëri dëme të mëdha. Por në male të Kurveleshit, ku e priste Gjergj Araniti, u bë një luftë e përgjakshme në të cilën Turqit u dërrmuan plotësisht. Në sulmet e tyre për të kapërcyer grykat e maleve, ata u shpartalluan dhe u copëtuan tërësej prej Shqiptarëvet. Ali Bej Evrenozi mezi mundi të tërhiqej me një pjesë të vogël t'ushtërisë së tij.

Kjo fitore e Gjergj Aranitit bëri bujë lartushtuëse n'Evropë dhe ngjalli shpresa të reja, sepse ishte e para herë që një ushtëri e madhe turke dërrmohej në një mënyrë t'atillë prej një ushtërie të krishtere. Papa Eugjeni IV, mbreti Alfons V i Napolit, Republika e Raguzës dhe perandori gjerman Sigismund i dërguan Aranitit letra përgëzimi dhe premtime për ndihmë.

Po n'atë vit, më 1433, Araniti korri një fitore të dytë kundër Turqve, dhe një fitore të tretë në vitin 1434. Kjo iu dha zemër edhe Shqiptarëve të krahinave të tjera. Rrethet e Gjirokastrës thirrën Depe Zenebishin, që ndodhej në Korfus, u ngritën dhe e qarkuan qytetin. Por garnizoni turk qëndroi deri sa arriti nga Thesalia, në mes të dimrit, Turhan Pasha me një ushtëri të madhe, i cili iu ra Shqiptarëvet prapa krahëvet. Të ndodhur befas midis dy zjarresh, Shqiptarët u thyen duke lënë përmbi njëmijë të vrarë. Depe Zenebishin e zunë rob Turqit edhe e varën.

Fuqi të reja turke erdhën nga Rumelia, nën kumandën e Sinan Pashës, për të shtypur kryengritjen shqiptare. Gjergj Araniti iu bëri ballë deri më 1435. Pastaj u thye, u tërhoq malevet dhe u shtrëngua të nënshtrohej si vasal i Sulltanit.

Më 1437, një tjetër kryengritje shpërtheu në rrethet e Beratit, e udhëhequr nga Theodhor Korona Muzaka, i cili e mori qytetin. Por një ushtëri e madhe turke arriti rishtaz nga Thesalia, nën kumandën e Turhan Pashës, dhe e rrethoi Beratin. Kjo ushtëri, pasi e rrahu me top fortesën disa muaj me radhë dhe s'mundi t'a merrte, iu lëshua Myzeqesë ku vrau e preu barbarisht sa deshi, dhe Turhan Pasha e nxori dufin duke ngritur një piramidë me koka të prera Shqiptarësh. Ata krerë të Myzeqesë që u zunë të gjallë, Turqit i vranë duke ua thyer kockat me çekan.

Siç shihet, të gjitha këto kryengritje u shtypën njëra pas tjetrës se nuk ishin të lidhura në një plan vepërimi të përbashkët, nuk bëhëshin në të njëjtën kohë dhe nën një kumandë të vetëme. Secili princ a kryetar luftonte veças në krahinën e tij, kur i mbushej mendja, dhe natyrisht ishte i dënuar që të shtypej. Kundër një perandorie ushtarake aq të fortë siç ishte Turqia, duhëshin bashkuar të gjitha fuqitë e kombit në një shtet të përqendruar dhe nën një kumandë. Mandej duhej ndërlidhur lufta e Shqiptarëvet me atë të popujve të tjerë që kishin të njëjtin armik. Këtë bashkim të forcavet shqiptare nën një kumandë të vetëme dhe në një shtet të përqendruar u mundua t'a bënte Skënderbeu, siç do t'a shohim më poshtë.




--------------------------------------------------------------------------------
1Sipas Barletit, Gjin Muzakës dhe Volaterranus-it, Reposhi ishte djali i parë i Gjon Kastriotit.
2Sipas Barletit dhe Volaterranus-it, Hamza ishte i biri i Reposhit.
3Sipas këtij dokumenti, djali i parë i Gjon Kastriotit ishte Stanishi. Kjo vërtetohet prej radhës në të cilën janë vënë emrat.

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 04-11-2005, 12:36:23
Mbi jetën djaloshare të Skënderbeut nuk dimë pothuajse asgjë. Sipas kronologjivet që kemi, duhet të ketë lindur aty nga viti 1405. Bëhet i njohur për ne pas vitit 1443, kur hyn në histori si udhëheqës i një kombi të vogël që kërkon të mprojë lirinë e tij kundër perandorisë më të fortë të kohës. Dhe çuditërisht i bëri ballë asaj perandorie njëzetepesë vjet rresht, me shpatë në dorë, pa u thyer, pa u përkulur, derisa vdiq.

Gjer tani vonë kishte një tregim, që duket si legjendë, mbi djalërinë e Skënderbeut. Auktori i këtij tregimi është Marin Barleti, një prift shkodran, i cili u mërgua në Venetik pasi ra Shkodra, dhe atje shkroi latinisht një histori të bukur të Skënderbeut, që u botua në fillim të shekullit XVI. Kjo vepër - aq tërheqëse nga ana letrare sa që u këndua gjithmonë me shije dhe u përkëthye në shumë gjuhë t'Evropës - lë mjaft për t'u dëshiruar si histori: është më fort si një epope në prozë e kryetrimit. Megjithatë, Barleti mbetet si burimi kryesor i shumë historive të Skënderbeut që janë shkruar më pastaj, dhe ngjarjet që tregon ai vërtetohen shpeshëherë prej dokumentash të tjera. "Legjenda" e tij mbi djalërinë e Skënderbeut, të cilën, në vija të përgjithshme, e tregon edhe Dhimitër Frëngu (ose pseudo-Frëngu, siç e quan kritika e sotshme), mund të përmblidhet shkurtazi kështu:

Gjon Kastrioti, i mundur, u shtrëngua t'i jepte Sulltan Muratit II të katër djemtë si peng, nër të cilët, m'i vogli, Gjergji, ishte nëntë vjeç. Djemtë u kthyen myslimanë dhe u vunë në shkollën ushtarake të Pallatit, n'Edërne. Pas ca kohe, tre më të mëdhenjtë vdiqnë të helmuar prej Turqve. Kurse Gjergji, me paraqitjen dhe zgjuarësinë e tij, fitoi simpathinë e Sulltanit dhe u bë i dëgjuar nën emrin mysliman Skënderbej. Me cilësitë e rralla që tregoi, arriti gradën e gjeneralit në kalorësinë turke që në moshën njëzetepesë vjeç dhe mori famë duke luftuar për Sulltanin n'Anadoll e gjetkë. Por kur vdiq Gjon Kastrioti, Sulltan Murati II e pushtoi principatën e tij, në vend që t'ia jepte Skënderbeut si trashëgimtar. Atëhere ky vendosi të këthehej në Shqipëri, t'a merrte principatën me forcë dhe t'iu tregonte grushtin Turqvet. Rasti i volitshëm i erdhi më 1443, kur ushtëria otomane u mund prej Gjon Huniadit në betejën e Moravës, afër Nishit. N'atë luftë merrte pjesë edhe Skënderbeu bashkë me Turqit, dhe veproi në mënyrë që t'ia bënte Huniadit të mundëshme fitoren. Në rrëmujën e tërheqjes, kapi sekretarin e vulës së Sulltanit dhe e shtrëngoi t'i jepte një dekret për qeveritarin e Krujës, që ky, n'emër të Muratit II, t'ia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Pastaj, që të mos zbulohej plani, e vrau sekretarin e Sulltanit; dhe bashkë me treqind kalorës shqiptarë që kishte me vehte, dhe me të nipin, Hamzën, u kthye në Shqipëri. Pasi e mori Krujën me anën e dekretit të rrem, mblodhi një fuqi dhe i pushtoi fortesat e tjera në një muaj e sipër duke e çliruar të tërë principatën.

Fan Noli, në botimin e dytë të historisë së Skënderbeut, bën këtë vrejtje: "E para, si është e mundur që një çilimi prej nëntë vjetësh të rritet si Muhamedan gjersa u bë burrë i pjekur prej dyzet vjetësh, edhe pas të dyzetave të këthehet i Krishterë dhe të çfaqet përpara botës si një nga çampionët më të mëdhenj të Krishterimit? E dyta: Si është e mundur që ky çilimi të shtudionjë nja pesëmbëdhjetë vjete në shkollën ushtëriake të pallatit, të shërbenjë nja pesëmbëdhjetë vjete të tjera si oficer në ushtërinë e rregullt të Sulltanit, dhe më në funt, tamam kur u gradua gjeneral, të dezertonjë dhe të bëhet një nga kapedanët më të dëgjuar të bashibozukëve dhe një nga ustallarët më të shkëlqyer të luftës së parregullt të maleve? çudira të këtilla ngjajnë vetëm në mithollogji dhe jo në histori. Logjika elementare e kërkon që Skënderbeu të jetë rritur dhe fanatizuar si i Krishterë në konakun e Kastriotëve nga njëra anë, dhe nga tjetra të ketë shtudiuar zanatin e luftës bashibozuke në një universitet të specializuar për këtë degë, në malet edhe në rripat e Shqipërisë, me profesorë si i ati, si të vëllezërit, edhe si kapedanët e tjerë më të djathtë e më të mëngjër"

Megjithëse kjo vrejtje e Nolit duket me vend nga njëra anë, nga ana tjetër vinë dy pyetje të cilat duan përgjigje: E para, si është e mundur që Skënderbeu, vetëm me zanatin e luftës bashibozuke të shtudiuar në malet edhe rripat e Shqipërisë të përballonte gjatë njëzetepesë vjetëve fuqinë ushtarake më të madhe të kohës, dhe më të shumtën e herës në luftë frontale? Edhe kur ajo ushtëri vinte e kumanduar prej vetë sulltanëvet, me artilerinë më të rëndë t'atëhershme dhe në numër nja dhjetë herë m'e madhe nga ushtëria e Skënderbeut, ky e pat përballuar me anën e organizimit të mprojtjes si në fortesat ashtu edhe jashtë, me anën e një vepërimi të ndërlidhur dhe të disiplinuar, qoftë kur e goditte armikun në befasi të rrufeshme, qoftë kur i priste prapavijat a kur tërhiqte në pusi reparte të kalorësisë turke. Për këtë lloj pune, përveç një mendjeje strategu të radhës së parë, duhet edhe një farë njohurie e artit të luftës. Dhe Skënderbeu e njihte artin ushtarak në mënyrën më të përsosur, siç e treguan veprat e tija. E dyta, si qe e mundur që, në Kuvendin e Leshit, të gjithë krerët shqiptarë - deri një Gjergj Aranit në ballin e të cilit shkëlqenin fitoret e vjetëvet 1433-1435, deri Dukagjinët që mbahëshin si një familje m'e vjetër nga e Kastriotëvet - t'a njihnin Skënderben me një zë si kryetar të Lidhjes dhe si kryekumandar të forcavet shqiptare të bashkuara kundër Turkut? Këto arësye na bëjnë të mendojmë se Skënderbeu duhej të kishte një emër të madh n'atë kohë, emër që iu frymëzonte besim krerëvet shqiptarë. Këtë e thotë haptas Gjin Muzaka1, i cili tregon edhe se Gjergji bashkë me dy nga vëllezërit i qenë dhënë Sulltan Muratit që të vegjël; po kur u bë Turk (mysliman), e quajtën Skanderbeg, dhe u rrit i ditur, i ardhur e trim. Sipas Muzakës, në Kuvendin e Leshit Zotërinjtë e Shqipërisë e bënë Skënderben Kapedan (kryekumandar) të tyren sepse ishte i zoti në luftë e i vlefshëm, prandaj gjithkush do t'i bindej dhe do t'a ndihmonte me ushtarë e me të holla; po ashtu disa nga djemtë e familjeve bujare luftonin nën urdhërat e tij, edhe për të mësuar mjeshtërinë e luftës, edhe për të mprojtur krahinat e tyre.

Tani duhet shpjeguar se ku u bë Skënderbeu mjeshtër i luftës dhe ku i kishte treguar deri atëhere ato cilësi ushtarake sa t'a njihnin për kryekumandar dhe t'i bindëshin të tërë Zotërinjtë e Shqipërisë? A është punë e lehtë që Shqiptarët t'i binden kujtdo? Dhe përse vazhdoi t'a mbante edhe pastaj emrin Skënderbej? Sepse "Emri i Skënderit i kujtonte Aleksandrin e Madh," thotë Fan Noli, "edhe titulli i Beut tregonte shkallën e gjeneralit në ushtërinë turke, e cila ishte më e mira e asaj kohe. Duke qënë Kastriotët nga një derë e vogël katundare, Skënderbeu vetë nuk i jipte rëndësi llagapit atëror... i cili nuk ishte veçse emri i një fshati dhe e mbanin me duzina shokë fshatarakë të kryetrimit...". Ky shpjegim na duket pak si i lehtë sepse, me sa dimë, Skënderbeut nuk i pëlqenin madhështitë dhe se ai nuk e pat përbuzur kurrë emrin e familjes. Në letër-shkëmbimin me princa e mbretër t'asaj kohe, ai nënshkruante latinisht: Georgius Castriota alias Scanderbeg, ose italisht: Giorgio Castrioto, decto Scanderbego; gjë që lë të kuptohet se ai ishte i njohur në botë me emrin Skanderbeg.

Prandaj në legjendën e Barletit duhet të ketë diçka të vërtetë. Të tjerë kronikanë të shekullit XV pohojnë se Gjergji ishte në moshë të re kur vajti peng n'Oborrin e Sulltan Muratit II. Edhe nëqoftëse nuk ishte nëntë vjeç, siç thotë Barleti, duhet të-jetë dhënë peng më 1423, kur ishte djalosh tetëmbëdhjetë vjeçar. Nuk përjashtohet as hipoteza që Gjergji të ketë qënë dërguar në shkollën ushtarake të iç-ogllanëvet, në Edërne, edhe m'i ri akoma, si shumë djem princash të krishterë n'atë kohë, kur dimë se Gjon Kastrioti u nënshtrua më 1416 duke e njohur Sulltan Mehmetin I si kryezot dhe e ruajti të tërë principatën me anën e një politike t'urtë. Për të provuar besnikërinë, mund të ketë dërguar të birin në shkollën e Edrënesë, dhe djali mund që këthehej herë pas here pranë familjes, në Shqipëri. Dy datat 1420 dhe 1426, ku përmendet emri i Gjergjit në një traktat tregëtie lidhur me Republikën e Raguzës dhe në dy dokumentat e Hilandarit, nuk janë një provë absolute që Skënderbeu, deri atëhere, të jetë ndodhur vazhdimisht pranë familjes.

Sidoqoftë, kjo periudhë e jetës së kryetrimit mbetet akoma e pa-ndriçuar. Por duket se më 1438 ndodhej në Shqipëri, mbasi n'atë vit pranohet si qytetar nderi i Venetikut.

Gjatë kohës së kryengritjevet shqiptare ndërmjet vjetëve 1432-1438, Kastriotët nuk lëvizën. Por oshëtima e atyre kryengritjeve, ngadhënjimet e para, shtypjet mizore të pastajme, nuk mund të mos i kenë lënë mbresë Skënderbeut. Dhe ndoshta, në shpirt, priste një rast më të mirë, rrethana më të favorshme, për t'a rrokur ai vetë flamurin e kryengritjes.



Rasti iu duk se erdhi më 1443. Një nga shtyllat e qëndresës së krishtere kundër Turqvet ishte bërë Mbretëria e Hungarisë dhe e Polonjës me kryekumandarin e famshëm, Gjon Huniadin, vojvodën e Transilvanisë. Nuk ishte e para herë që Huniadi ndeshej me Turqit. Por më 1443, me shtytjen e Papës Eugjen IV, lëvizja mori një shtrirje më të gjerë. Papa mendoi t'organizonte një kryqëzatë të përgjithshme për t'i dëbuar Turqit nga Evropa. Përveç Mbretërisë së Hungarisë dhe së Polonjës, peshkopët katolikë, në Ballkan, u vunë të shtynin princat e krishterë që të ngrihëshin me armë porsa të lëvizte ushtëria hungareze. N'atë kryqëzatë u ftuan të merrnin pjesë edhe princat shqiptarë, një ndër ta edhe Skënderbeu. Shqiptarët, gjithmonë të gatishëm për kryengritje, mezi që e prisnin një rast t'atillë. Araniti filloi të lëvizte, në jugë, kundër ushtërisë turke. Po ashtu edhe Gjin Zenebishi, i biri i Depes, u ngrit me një pjesë të krahinavet dhe u lëshua kundër Kosturit. Por aty u ndesh me ushtërinë turke të kumanduar prej Feriz Pashës, luftoi, u thye edhe u vra.

Skënderbeu, si duket, priti gjersa ushtëria hungareze të hynte në vepërim. Prandaj u nis me kalorësinë e tij në drejtim të Danubit bashkë me ushtërinë turke, që përbëhej prej 20.000 vetash, nën kumandën e Kasem Pashës, bejlerbeut të Rumelisë. Të dy ushtëritë zunë vend kundrejt njëra tjetrës tej e përkëtej lumit Morava. Por më 3 të Nëntorit 1443, Hungarezët, ndonëse më të pakët në numër, kapërcyen lumin dhe e sulmuan ushtërinë turke afër Nishit. Kjo filloi të prapsej dhe pastaj të tërhiqej e shpartalluar. Skënderbeu, i cili duket se lozi një rol në këtë tërheqje, me treqind kalorës kalorës shqiptarë që kishte me vehte, nër ta edhe i nipi, Hamza, e la ushtërinë turke edhe u nis për në Shqipëri. Fermanin e rrem nuk dimë a ia mori me të vërtetë sekretarit të vulës së Sulltanit që shoqëronte bejlerbeun e Rumelisë, siç tregon Barleti, a po u zogrofis prej ndonjë fallsifikatori, siç mendon Fan Noli sipas kronikanit të Raguzës, Luccari-t. Fakti është që, në krye të shtatë ditëve, Skënderbeu arriti në Dibër. Aty gjeti popullin besnik dhe të gatishëm për kryengritje. Mbasi ua shpjegoi krerëvet planin e tij, mori me vehte nja treqind Dibranë edhe u nis natën në drejtim të Krujës. Kjo fuqi u fsheh jashtë qytetit, mbasi Skënderbeu kishte nër mend t'a merrte Krujën me anën e fermanit të rrem. Edhe ashtu u bë. Kumandari i Krujës, Hasan bej Vërzhezda, e besoi fermanin dhe ia dorëzoi qytetin Skënderbeut. Ky ua tregoi Krujanëvet planin e tij dhe i porositi që të rrinin gati. Kur u bë natë, njerëzit e fshehur në pyll hynë brenda në kështjellë, dhe bashkë me Krujanët e armatosur zunë pikat strategjike të qytetit. Aty nga mesi i natës buçiti fjala "liri! liri!", dhe Shqiptarët u hodhën mbi garnizonin turk të cilin e çfarosnë. Të nesërmen, në vend të flamurit të Turqisë, valonte mbi kështjellë flamuri i kuq me shkabën e zezë dykrenore.

Pasi mori Krujën në këtë mënyrë edhe u kthye në fenë atërore, Skënderbeu u nis për në Mat e Dibër, që ishin pjesë e principatës së Kastriotëvet, dhe filloi t'organizonte fuqinë e parë të tij. Ngado që shkonte, populli e priste me krahë hapët dhe tregohej i gatishëm të vihej nën urdhërat e kryetrimit. Pastaj me një fuqi të mjaftë u kthye në Krujë, ku kishin ardhur për ta përgëzuar shumë krerë shqiptarë si edhe miq e dashamirë të lidhur me familjen e tij. Më 28 Nëntor 1443, në mes të një gëzimi të përgjithshëm, Skënderbeu u shpall kryezot i principatës së Kastriotëvet me qendër Krujën. Mandej me fuqinë që kishte mbledhur pushtoi njërën pas tjetrës, gjatë muajit Dhjetor, fortesat e principatës atërore, Petrelën, Gurin e Bardhë, Stellushin, Tornaçin dhe pak më vonë, pas tre muajsh rrethimi, Sfetigradin. Garnizonet turke që u dorëzuan, u përzunë në Turqi. Kështu, me një shpejtësi të vetëtimshme, Skënderbeu e ringjalli principatën e lirë të Kastriotëvet.



  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 04-11-2005, 12:37:33
Që në fillim të punës, u duk që Skënderbeu ishte tjetër burrë, me zotësi dhe cilësi të rralla. Jo vetëm që e zgjodhi kohën e kryengritjes kur rrethanat ndërkombëtare ishin të favorshme, kur ushtëria turke u dërrmua prej Huniadit, i cili vazhdonte përparimet në Ballkan, po edhe mundi t'a zbatojë planin e tij me një energji dhe shpejtësi të jashtëzakonshme. Brenda dy muajve e çliroi krejt principatën. Por e dinte se nuk ishte e largët koha kur do të përpiqej me Turqit: gjer në prendverën e ardhëshme. Prandaj duhëshin bërë pregatitjet.

Ndryshe nga kapedanët e tjerë shqiptarë që ishin ngritur kundër Turqvet njëri pas tjetrit, deri atëhere, dhe qenë shtypur njëri pas tjetrit, Skënderbeu sillte dy ide të mëdha: bashkimin e gjithë forcavet shqiptare në një kumandë të vetëme dhe organizimin e një ushtërie të përhershme. Pa humbur kohë, iu përvesh punës për arritjen e këtyre dy qëllimeve.

Pik së pari, thirri në Lesh në një mbledhje me karakter kombëtar krerët më të përmendur të Shqipërisë, për të bërë bashkimin e fuqivet. Rrethanat ishin të favorshme: Huniadi kishte zbritur në Bullgari dhe lajmet qarkullonin se një kryqëzatë e përgjithshme evropiane ishte në pregatitje e sipër. Shqiptarët i kishin akoma të gjalla plagët e kryengritjevet të mëparshme. Shpejtësia me të cilën Skënderbeu e çliroi principatën e tij iu dha shpresë edhe krerëve të tjerë se mund t'i rifitonin të drejtat e humbura. I dha shpresë gjithë popullit se mund t'a thyente zgjedhën e huaj. Si vend të mbledhjes Skënderbeu zgjodhi Leshin, i cili ishte nën Venetikun, dhe jo Krujën, për të mos iu prekur sedrën kapedanëvet shqiptarë. Ashtu ndoshta mund t'i vinte mirë edhe Venetikut.

Mbledhja u mbajt më 1 të Marsit 1444, në kryekishën e Shën-Kollit, në Lesh. Merrnin pjesë n'atë kuvend: Gjergj Araniti, Theodhor Korona Muzaka, Andrea Thopia me të nipin Tanush, Nikollë dhe Pal Dukagjini, të gjithë këta kishin qënë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme. Vinin pastaj Gjergj Stres Balsha, Lek Zaharia, Lek Dushmani, Pjetër Spani, Stefan çernojeviçi, sundimtari i Malit të Zi, dhe shumë krerë të tjerë më të vegjël, nga veriu dhe nga juga.

Skënderbeu iu foli mbi qëllimin e mbledhjes dhe mbi nevojën e bashkimit. Iu tregoi se rrethanat ndërkombëtare ishin të favorshme dhe se me forcat e të gjithëve mund t'i bëhej ballë ushtërisë turke. Krerët e tjerë u gjetën të gatishëm për t'u bashkuar në luftën kundër Turkut, dhe u vendos me një zë formimi i Lidhjes Shqiptare me Skënderben kryetar. Kjo Lidhje do të kishte edhe një ushtëri të bashkuar me Skënderben kumandar të përgjithshëm. Të pranishmit iu zotuan këtij se do t'a ndihmonin me ushtarë, me të holla dhe me ushqime. Gjergj Araniti propozoi që seicili t'a caktonte aty për aty shumën e përvitshme që do të jepte. Pal Dukagjini kërkoi të caktohej edhe numri i ushtarëvet që do të dërgonte gjithkush nga krerët, por kjo çështje u la në pëlqimin e seicilit.

U krijua kështu një fond i përbashkët, i cili, me t'ardhurat e principatës së Skënderbeut dhe me ato të kriporevet të Shën-Kollit, në veri të Durrësit, edhe me ndihmat që do të jepnin krerët e tjerë, arrinte në shumën e përgjithshme prej 200.000 dukatash t'arta në vit. Ushtëria e Lidhjes parashihej t'arrinte në 18.000 veta, gjysma kalorësi dhe gjysma këmbësori.

Kuvendi i Leshit ka një rëndësi të veçantë për historinë e Shqipërisë, sepse ishte e para herë, që nga Kohë e Mesme e këtej, që krerët shqiptarë bashkohëshin në një mbledhje me karakter pak a shumë kombëtar dhe zgjidhnin një kryetar e kumandar të përgjithshëm që s'ishte i huaj por vendas dhe Shqiptar, si ata. Seicili nga krerët mbetej zot mbi krahinën a krahinat e tij, i qeveriste si të donte, dhe Skënderbeu s'kishte të drejtë t'i ndërhynte. Lidhja e Leshit ishte si një farë konfederate, ku Skënderbeu ishte si një i parë ndërmjet të barabartëve, sa për të kumanduar ushtërinë e përbashkët në luftë. S'mund të mblidhte drejtpërdrejt taksa ose ushtarë nëpër krahinat e zotërve të tjerë, veçse ç't'i dërgonin ata vetë. Por edhe me kaq, në Kuvendin e Leshit u hodh çapi i parë drejt lidhjes kombëtare, sepse ishte e para herë që krerët e Shqipërisë zgjidhnin një kryetar midis tyre dhe vendosnin bashkimin e fuqivet ushtarake dhe të ndihmavet financiare në shërbim të një qëllimi të përgjithshëm. Skënderbeu, duke përdorur principatën e tij si bazë dhe me prestigjin e madh që fitoi në luftën kundër Turqvet, i shtroi nën vehte disa nga krerët e tjerë, ua mori krahinat, dhe u përpoq të formonte një shtet shqiptar të përqendruar, siç do t'a shohim më poshtë.

I vendosur tani t'i bënte një luftë për jetë a për vdekje ushtërisë më të fortë të kohës, Skënderbeu nis t'i pregatitet, duke treguar që në fillim disa nga cilësitë e jashtëzakonshme të kapedanëve të mëdhenj. Ai e dinte se fitimi i betejavet varet sigurisht edhe nga zotësia e kumandarit, por sidomos nga përbërja dhe forca goditëse e ushtërisë. Këtu qëndron e fshehta e fitorevet, dhe vetëm me anën e një ushtërie kompaktësisht t'organizuar kanë mundur të ngadhënjejnë ata që kanë lënë vrraga të thella në historinë e njerëzisë. Aleksandri i Madh, përveç cilësivet vetiake, ua detyroi fitoret legjendare falangavet maqedonase, që sulmonin bashkarisht si një maqinë shtypëse, dhe kalorësisë që goditte si rrufeja. Roma shtroi tërë botën me anën e legjionevet, që shkonin përpara si një masë dërrmonjëse ose qëndronin në vend si një mur i patundur. Edhe Turqia e kohës së Skënderbeut epërsinë ushtarake mbi botën e krishterë ua detyronte trupit të jeniçerëvet dhe kalorësisë së lehtë sulmonjëse.

Skënderbeu, që e njihte mirë ushtërinë turke dhe i kuptonte shkaqet se përse kryengritjet e mëparshme të Shqiptarëvet kishin dështuar, u vu edhe ai të krijonte mjetin e mprojtjes, domethënë një ushtëri në kuptimin e vërtetë. Nuk kishte shumë besim në një ushtëri "federale", domethënë në trupat që do të dërgonin krerët e tjerë shqiptarë, mbasi ato kumandohëshin prej kapedanëvet të tyre dhe s'mund të kishin as kompaktësinë as disiplinën e një ushtërie të rregullt. Prandaj nisi pikësëpari t'organizojë një ushtëri të përhershme, të rekrutuar në principatën e tij. Bëri regjistrimin e burrave t'aftë për shërbim, duke dalë vetë fshat më fshat, dhe krijoi me lulen e djalërisë një trupë të zgjedhur që Barleti e quan "garda pretoriane". Kjo përbëhej prej nja 3.000 vetash, e tërë kalorësi, dhe kumandohej drejtpërdrejt prej Skënderbeut. Kjo ishte bërthama e çeliktë e ushtërisë shqiptare, gjithnjë në ushtrim, gjithnjë në lëvizje, dhe sulmet e saja në luftë ishin të rrufeshme, ashtu si shpata e kryetrimit. Një pjesë tjetër e ushtërisë së përhershme ishin trupat e kufirit, nja tre a katër mijë veta, që mpronin kështjellat nga ana e lindjes. Këto ishin nën kumandën e Moisi Golemit, i cili qëndronte në Dibër. Pastaj vinte ushtëria e përkohshme, e përbërë prej atyre që thirrëshin vetëm në kohë lufte, zakonisht nga një burrë për derë në principatën e Skënderbeut, dhe prej trupavet që dërgonin krerët e tjerë aliatë. Këta vinin t'armatosur dhe qëndronin në shërbim përsa kohë që vazhdonte lufta; mandej këthehëshin nëpër shtëpitë e tyre. Numri i ushtërisë së përkohshme arrinte e shumta në 10.000 veta, një pjesë kalorës por më tepër këmbësorë. Në kohë rreziqesh të mëdha, me kushtrimin e Skënderbeut delnin të gjithë burrat e aftë. Një pjesë e tyre organizohëshin në çeta për t'i prerë shtigjet armikut.

Formimit t'ushtërisë dhe pregatitjes s'oficerëvet iu dha aq rëndësi Skënderbeu sa që merrte pjesë vetë n'ushtrimet e gardës dhe e mbante këtë gjithmonë nën syrin e tij vëzhgues. E dinte se Shqiptarëve iu mungonte disiplina e një trupe të rregullt: hidhëshin në luftë me guxim, po edhe shpartallohëshin shpejt kur armiku përdorte numrin e madh, mjetet e rënda, kohën e gjatë. Prandaj iu vuri një kujdes të veçantë inkuadrimit dhe disiplinës. Vrejti gjithashtu me hollësi topografinë e vendit duke shënuar dhe mbajtur në mendje çdo mal e fushë, çdo shpat a luginë, pyje e kodra, lumenj e përrenj, shtigje e gryka, sepse e dinte që njohja e vendit është kushti i parë i një plani strategjik dhe i manevrimevet taktike. Ndreqi kështjellat edhe i vuri në gjendje mprojtjeje. Siguroi armatimin dhe rezervat ushqimore për ushtërinë e përhershme. Organizoi një rrjetë informacjoni për të marrë vesh lëvizjet dhe përbërjen e ushtërivet armike. U përpoq të pregatiste moralin e popullit për një qëndresë të gjatë, heroike, kundër një ushtërie që tmerronte botën, dhe tmerret e së cilës Shqiptarët i kishin provuar mbi vehten e tyre kushedi sa herë. Pastaj i qetë, i patundur si shkëmbi, po priste rastin se kur do të përplasej furtuna.

  • Postime: 7084
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 04-11-2005, 12:38:36
Rasti erdhi më Qërshor të vitit 1444. Një ushtëri turke prej 25.000 vetash, pjesa m'e madhe kalorësi, nën kumandën e Ali Pashës, hyri në Shqipëri nga anë e Kosovës dhe zbriti në Dibrën e Poshtme. Sulltan Murati II mendoi se do t'a shtypte edhe këtë herë kryengritjen shqiptare ashtu si kishte shtypur ato të mëparshmet. Skënderbeu, i lajmëruar për afrimin e ushtërisë turke, i dolli përpara në fushën e Dibrës me ushtërinë shqiptare që ai kishte pregatitur brenda disa muajve. Kjo përbëhej prej 15.000 vetash, pjesa m'e madhe e rekrutuar në principatën e Skënderbeut, dhe vetëm nja 2.000 kalorës qenë dërguar nga krerët e tjerë të Lidhjes. çasti ishte vendimtar, sepse në këtë përpjekje të parë vihej në provë qëndresa shqiptare. Oficerët dhe ushtarët, përgjithësisht të rinj, nuk ishin mësuar deri atëhere të përballonin në fushë të hapët një armik aq të fortë sa ç'ishte ushtëria turke. Populli dukej m'i shqetësuar akoma. Fshatarët fusharakë iknin maleve ose futëshin nëpër fortesat. Gra, pleq e fëmijë rrinin gjithë ditën në kishë duke iu lutur Perëndisë që t'a shpëtonte vendin nga rreziku. Vetëm Skënderbeu qëndronte i patronditur. I fliste popullit për t'a qetuar, iu fliste oficerëve dhe ushtarëve për t'iu dhënë zemër dhe për t'i siguruar se do t'a fitonin betejën.

Mjeshtër n'artin e luftës, Skënderbeu kishte zgjedhur për këtë ndeshje të parë fushën e ngushtë të Torviollit, rrethuar me male e pyje. Sipas planit të tij, do të fshihte në pyjet një pjesë të fuqisë, e cila do të sulmonte me befasi kur lufta t'ishte ndezur nga të gjitha anët. Për t'a tërhequr armikun në këtë kurth, i dolli përpara me pjesën tjetër t'ushtërisë dhe bëri sikur prapsej, duke manevruar me mjeshtëri. Dy nga oficerët e tij më të zotë n'artin ushtarak, Kont Urani dhe Aidin Muzaka, e ndihmuan në këtë taktikë: i pari, duke i qëndruar përballë ushtërisë turke për të penguar përparimin e saj, dhe i dyti duke rreshtuar në Torvioll grupet e ushtërisë shqiptare që prapsëshin dhe arrinin aty ca nga ca. Skënderbeu, sa andej këtej, ndihmonte njërin vepërim dhe tjetrin. Ndonëse të pamësuar me manevra të këtilla, Shqiptarët lëvizën rregullisht, duke zbatuar urdhërat, dhe puna shkoi mirë, siç ishte parashikuar. Kur u kthye Skënderbeu në Torvioll, e gjeti ushtërinë të radhitur sipas planit. Kumandën e krahut të djathtë e kishte Tanush Thopia me Labërit e Aranitit dhe malësorët e Dukagjinit; kumandën e krahut të mëngjër e kishte Moisi Golemi me Dibranët; në qendër ishte vetë Skënderbeu me gardën pretoriane, i ndihmuar nga Aidin Muzaka dhe Gjergj Stres Balsha. Një fuqi prej 3.000 kalorësish, e kumanduar nga Hamzë Kastrioti, Muzaka i Angjelinës, Zaharia Gropa, Pjetër Emanueli dhe Gjin Muzaka, ishte dërguar të fshihej në një pyll aty afër, me urdhër që të mos lëvizte gjersa të ndizej beteja në të gjitha anët. Trupin e rezervës prej 3.000 vetash, gjysma kalorësi dhe gjysma këmbësori, e kumandonin Kont Urani dhe Marin Spani. I pari, me kalorësinë, duhej ta sulmonte armikun përballë kur Hamzë Kastrioti me shokë t'i kishin rënë befasisht nga krahët. I dyti, me këmbësorinë, nuk duhej të lëvizte veçse kur ushtëria turke të jepte shënja tronditjeje. Skënderbeu kishte vënë kudo kalorësinë përpara, mbasi pjesa kryesore e ushtërisë turke ishte kalorësi dhe beteja do të niste me një përpjekje kuajsh. Por skuadrat ishin rregulluar në mënyrë që edhe këmbësoria të merrte pjesë në luftim pa qënë e penguar prej kuajvet.

Kur ushtëria turke arriti në Torvioll, dita ishte më të ngrysur, dhe beteja mbeti për të nesërmen. Ali Pasha kujtoi ndoshta se e futi Skënderben në një vend të ngushtë, ku s'kishte se nga t'i shpëtonte. Në mëngjezin e 29 Qërshorit, Shqiptarët e panë se sa e madhe ishte ushtëria turke, e cila mbushte tërë fushën. Ulurinte dheu nga trumbetat, daullet dhe bërtimat e saja. Mbasi një pjesë e ushtërisë shqiptare ishte e fshehur, ajo që ndodhej në fushë të hapët dukej fare e vogël përpara mizërisë anadollake. Skënderbeu i kishte pregatitur radhët që me të zbardhur të mëngjezit. Por duke menduar se mos Shqiptarët, të rrëmbyer, hidhëshin në mënyrë të çrregullt dhe merrëshin nëpër këmbë prej numrit të madh t'armikut, dha urdhër që të mos lëviznin deri sa Turqit të sulmonin të parët.

Sulmi i tyre nuk vonoi. Me një bërtimë të përgjithshme dhe tmerronjëse, Turqit u lëshuan kundër ushtërisë shqiptare. N'atë çast, trumbetat e gardës pretoriane dhanë shënjën e betejës, dhe Skënderbeu, duke iu thirrur Shqiptarëvet me zë të fortë, u vërvit si luani drejt armikut. E tërë garda, me Aidin Muzakën dhe Gjergj Balshën, e ndoqi pas si një trup i vetëm. Beteja u mbërthye në të gjitha anët, e rreptë, e tërbuar. Përpiqej çeliku me çelik, përmbysëshin kuaj e kalorës, dridhej toka nën këmbë. Turqit e sulmuan me aq forcë qendrën shqiptare sa që kjo do t'ishte thyer sikur të mos ndodhej aty vetë Skënderbeu. Por krahu i djathtë që kumandonte Tanush Thopia, e pa më ngushtë akoma. Shumë kapedanë nga më të mirët ishin vrarë, nër ta edhe Anton Linjërosa, kumandari i Labërvet dhe i Himariotëvet. Tanushi po bënte qëndresën e fundit, kur u vërsul nga pylli kalorësia e Hamzë Kastriotit me shokë dhe i ra armikut nga krahët, ndërsa Kont Urani me rezervën e goditi përballë. Nga kjo befasi e rrufeshme që e vuri midis dy zjarresh, krahu i mëngjër i ushtërisë turke u thye shpejt. Në të njëjtën kohë, Moisi Golemi me Dibranët bëri një sulm të rreptë dhe e shpartalloi krahun e djathtë t'armikut. Qendra turke, ku ndodhej vetë Ali Pasha me pjesën më të fortë t'ushtërisë, po mbahej akoma. Por Skënderbeu, kur pau se të dy krahët e ushtërisë së tij ishin në fitim, u hodh në mes t'armiqvet si një shigjetë, thotë Biemmi1, duke thyer radhët e tyre dhe duke përmbysur me shpatë ç'gjente përpara. Gardës pretoriane që luftonte rreth kryetrimit i erdhën shpejt në ndihmë Kont Urani dhe Marin Spani me rezervën, dhe me një goditje të fundit qendra turke u dërrmua plotësisht. Ali Pasha iku nga sytë këmbët me mbeturitë e ushtërisë së tij duke lënë 7.000 të vrarë në fushën e betejës, 500 robër dhe 24 flamure në duart e Shqiptarëvet. I tërë kampi i ushtërisë turke, me plaçkat, ushqimet dhe mijëra kuaj, mbeti aty. Nga Shqiptarët pati 1800 të vrarë dhe 2.000 të plagosur, prej të cilëve nja 400 vdiqën pastaj. Nër të plagosurit rëndë ishte edhe Aidin Muzaka, një prej oficerëvet më të shquar, i cili vdiq në Dhjetor t'atij viti dhe u vajtua nga e tërë ushtëria.

Beteja e Torviollit është një kryevepër strategjike dhe taktike, në të cilën Skënderbeu tregoi zotësitë e rralla të kapedanëve të mëdhenj. Kjo fitore iu bëri shumë përshtypje Shqiptarëvet dhe i mbushi me lavdi. Këta e kuptuan atë ditë se çfarë rëndësie kanë bashkimi, plani dhe disiplina në fitimin e një lufte dhe se çfarë luani ishte kryekumandari i tyre. E panë me sy kur vërvitej i pari me shpatë në dorë në mes t'armiqvet dhe njëkohësisht drejtonte tërë betejën, si Aleksandri i Madh. Prova e parë u bë. Me një burrë të këtillë në krye, Shqipëria mund t'i qëndronte furtunës turke; mund të bëhej mburoja e Evropës dhe e Krishterimit, siç u bë për njëzetepesë vjet rresht.

Pas këtij ngadhënjimi, Skënderbeu u kthye në Krujë në mes të një gëzimi të papërshkruarshëm. Populli delte rrugës për t'a parë me sy, për t'a përshëndetur, për t'i çfaqur adhurimin. Kur arriti në Krujë, gjeti aty shumë miq dhe krerë aliatë që kishin ardhur ta përgëzonin.

Përveç në Shqipëri brenda, ku forcoi pozitën e Skënderbeut, fitorja e Torviollit bëri bujë të madhe n'Evropë. Papa Eugjeni IV mori zemër për të pregatitur një kryqëzatë të re kundër Turqvet. Oborrët e Perëndimit filluan të shikojnë tani edhe nga Shqipëria. Hungarezët u vunë përsëri në lëvizje. Një lidhje e gjerë u formua, në të cilën Papa dhe mbreti Vladisllav i bënë thirrje edhe Skënderbeut.

Sulltan Murati II, i tronditur nga këto pregatitje, iu kërkoi paqe Hungarezëvet. Vladisllavi, mbreti i Polonjës dhe i Hungarisë, pranoi, dhe një paqe prej dhjetë vjetësh u nënshkrua në Szeged, më 12 Korrik 1444. Në bazë të këtij traktati, Murati II e linte të qetë Hungarinë dhe ia këthente Serbinë Gjergj Brankoviçit, i cili u bë vasal i tij. Pas kësaj paqeje, Sulltan Murati ia lëshoi fronin të birit, Mehmetit II, dhe ai vetë shkoi n'Anadoll për t'a ngrysur jetën në qetësi.

Por paqja prej dhjetë vjetësh nuk mbajti as gjashtë javë. Papa Eugjeni IV, me anën e Kardinal Julianit, e bindi mbretin Vladisllav t'a shkelte traktatin dhe, duke përfituar nga abdikimi i Muratit II, të vihej në krye t'ushtërivet të krishtere për t'i përzënë Turqit nga Ballkani. Filluan thirrjet dhe premtimet për kryqëzatën. Vladisllavi mblodhi një ushtëri prej 14.000 Hungarezësh, Polakësh e Rumunësh, nën kumandën e tij dhe të Gjon Huniadit, zbriti në Bullgari dhe e nguli kampin afër qytetit Varna. Pritej të lëviznin fuqi të tjera të cilat mbetën premtime të thata, si zakonisht. Ndërkaq, Sulltan Murati II, me të marrë vesh që Hungarezët e shkelën paqen, u kthye përsëri në fron, mblodhi me të shpejtë n'Anadoll një ushtëri prej 40.000 vetash, e kaloi Bosforin me anije Gjenovezësh duke paguar nga një dukatë për kokë, dhe u ndodh papritur përpara ushtërisë së krishtere në fushën e Varnës. Në betejën e përgjakshme që u bë më 10 Nëntor 1444, Vladisllavi u vra dhe ushtëria e tij u thye keq duke lënë 10.000 të vdekur në fushë. Gjon Huniadi me një pakicë mezi shpëtoi dhe mundi të kapërcejë Danubin. Disfata e Varnës qe një humbje e madhe për Krishterimin dhe provoi se ky s'ishte në gjendje t'organizonte një qëndresë të përgjithshme kundër Turqvet. Shpresat e popujve ballkanikë filluan të bjenë. Sulltan Murati II, i liruar nga pesha e Hungarezëvet, mbetej ballë për ballë me kryengritjen shqiptare.

Po edhe në Shqipëri brenda nisën grindjet si nga herë, për të mbjellë farën e përçarjes në Lidhjen Shqiptare të Leshit. Në vitin 1445, Mamica, motra m'e vogël e Skënderbeut, u martua me Muzakë Thopinë. Në dasmë e sipër, ku ishin ftuar shumë krerë dhe kapedanë shqiptarë, ngjau një zihje midis Lek Dukagjinit dhe Lek Zaharisë. Shkak u bë Irena, bija e vetëme e Gjergj Dushmanit, kryezotit të Zadrimës, e cila me bukurinë e jashtëzakonshme të saj ua mori mendjen dy rivalëvet që e kërkonin për martesë. Mbasi zemra e Irenës anonte nga Lek Zaharia, një luftë e vërtetë u ndez ndërmjet këtij dhe Lek Dukagjinit. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe i turpëruar përpara Irenës. Pas ca kohe, Skënderbeu i thirri të dy dhe i pajtoi. Por pajtimi i Lek Dukagjinit nuk qe i sinqertë. Sepse pas dy vjetësh ky e vrau me të pabesë Lek Zaharinë, kryezotin e Danjës. Nga kjo vrasje rrodhi lufta ndërmjet Skënderbeut dhe Republikës së Venetikut, siç do t'a shohim më poshtë.

Po edhe lufta kundër Turqvet vazhdoi e paprerë. I shqetësuar nga pregatitjet e reja që bënte Huniadi, Sulltan Murati II provoi t'a ndreqte me të mirë me Skënderben duke i propozuar këtij paqen me kushtet që kishte pranuar i ati, Gjon Kastrioti, më 1430. Me fjalë të tjera, Skënderbeu duhej t'i nënshtrohej Sulltanit, t'i lëshonte një pjesë të principatës dhe të mbetej si vasal i atij në krahinat e Krujës dhe të Matit. Porsa që Skënderbeu e hodhi poshtë këtë propozim me një përgjigje krenare, Sulltani nisi për në Shqipëri Firuz Pashën me 9.000 kalorës, i cili hyri nga anë e Ohrit. Skënderbeu e tërhoqi ushtërinë turke në një pyll të Mokrenës, afër Dibrës së Sipërme, dhe e shpartalloi më 10 të Tetorit 1445. Kjo fitore bëri bujë dhe ngjalli shpresa të reja n'Evropë pas disfatës që pësoi ushtëria hungareze në Varna. Skënderbeu zu të shikohej si shtylla e Krishterimit. Papa Eugjen IV dhe mbreti Alfons V i Napolit dërguan ambasada të veçanta për t'i çfaqur përgëzimet dhe për të lidhur miqësinë me të.

Më 1446, një tjetër ushtëri turke prej 15.000 kalorësish, nën kumandën e Mustafa Pashës, u nis nga Shkupi dhe arriti në fushën e Otonetës, në Dibrën e Sipërme. Skënderbeu e sulmoi befas, më 27 të Shtatorit, dhe e shkatërroi.



Temat e fundit