Pashko Vasa - Figura Historike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pashko Vasa

Pashko Vasa

· 1 · 2541

  • Postime: 336
  • Karma: +0/-0

ne: 11-05-2004, 10:27:16
Pashko Vasa hyri qe heret ne levizjen patriotike, por veprimtari te dendur per ceshtjen kombetare zhvilloi ne vitet 70, kur bashke me K.Kristoforidhin, u perpoq per krijimin e nje shoqerie per perhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndergjegjies kombetare. Ne vitet 1878-1882 krahas A.Frasherit u shqua si nje nga figurat kryesore te Komitetit te Stambollit per mbrojtjen e Shqiperise.
VASA Pashko (1825-1892). Veprimtari shquar i Rilindjes Kombetare, poet dhe publicist patriot. Lindi ne Shkoder. Pasi kreu mesimet e para ne vendlindje, sherbeu si sekretar i konsullates britanike. Me1847 vajti ne Itali dhe mori pjese ne luften clirimtare te popullit te ketij vendi kunder zgjedhes se huaj. Per t'u shpetuar perndjekjeve u shtrengua te hidhej ne Stamboll, ku me pas zuri vende me rendesi ne administraten osmane. Pashko Vasa hyri qe heret ne levizjen patriotike, por veprimtari te dendur per ceshtjen kombetare zhvilloi ne vitet 70, kur bashke me K.Kristoforidhin, u perpoq per krijimin e nje shoqerie per perhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndergjegjies kombetare. Ne vitet 1878-1882 krahas A.Frasherit u shqua si nje nga figurat kryesore te Komitetit te Stambollit per mbrojtjen e Shqiperise. Me 1879 ishte nder veprimtaret me aktive te Shoqerise se te shtypurit shkronja shqip. Pashko Vasa eshte autor i nje vargu veprash me karakter politik e historik, ne te cilat mbrojti ceshtjen e popullit shqiptar, te drejten e tij per te rrojtur i lire dhe i pavarur. Botoi Skice historike mbi Malin e Zi sipas traditave te Shqiperise (Esquisse historique sur le Montanagro d'apršs les traditions de l'Albanie, Constantinopole, 1872), ku pershkroi pashallekun e Shkodres nen Bushatasit, E verteta mbi Shqiperine dhe shqiptaret (La varita sur l'Albanie et les Albanais, Paris 1879), ne te cilen, krahas te dhenave historike mbi popullin shqiptar dhe qellimet e luftes se tij, kritikoi administraten burokratike osmane dhe paraqiti kerkesat e Levizjes Kombetare Shqiptare. Penes se Pashko Vasa i perket edhe vepra Bosnja dhe Hercegovina gjate misionit te Xhevdet Efendiut (Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi, Constantinopole 1865).

  Pashko Vasa shkroi nje varg veprash te cilat i sherbenin zgjidhjes se ceshtjes se shkrimit dhe mesimit te shqipes; Alfabeti latin i zbatuar ne gjuhen shqipe (L'alphabet latin appliqua   la langue albanaise, Constantinopole 1878, Gramatika shqipe per t'u perdorur nga ata qe deshirojne ta nxene kete gjuhe pa ndihmen e nje mesuesi (Grammaire albanaise   l'usage de ceux qui dasirent apprendre cette langue sans l'aide d'un ma'tre, London 1887).

  Pashko Vasa zuri nje vend edhe ne historine e letersise shqiptare qe po krijohej; ai eshte autor i vjershes se njohur Moj Shqypni, e mjera Shqypni! (1880), e cila u botua si flete fluturuese. Me dashurine e flakte per atdheun qe dergjej nen thundren e te huajit, me noten e dhimbjes per te, me grishjen drejtuar bashkatdhetareve per te kapercyer dasite fetare dhe per t'u bashkuar ne emer te clirimit te vendit, vjersha luajti rol per zgjimin kombetar te shqiptareve. E vene ne muzike, ajo u kendua si himn patriotik. Veper tjeter e Pashko Vases ne lemin e letersise eshte Bardha e Temalit (Barda de Tamal, Paris 1890), nje nga romanet e para ne letersine shqiptare. Aty pershkruhet mjedisi shqiptar ne Shkoder ne vitet 40 te shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe nje permbledhje me vjersha italisht Rose e spine (1873).

  Qe nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa sherbeu si guvernator i pergjithshem i Libanit, ku edhe vdiq. Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e tij u sollen ne atdhe.



[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 27-12-2004, 19:44:14 nga Gjumashi »

Temat e fundit