Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 24-07-2022, 20:54:48 »

 
Postuar nga: emiliatje
« ne: 21-09-2006, 15:47:14 »

Une e dashuroj qytetin e gurte  Libehovite e betuar.
Postuar nga: Kisss
« ne: 23-04-2005, 00:32:34 »

Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno
 
Postuar nga: Je e imja
« ne: 02-03-2005, 21:19:23 »

 

Çerçiz Topulli
(1880-1915)

Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit.

Lindi në Gjirokastër. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.

Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më 15 korrik në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më 1937 eshtrat e ç. T. u vendosën në Gjirokastër.