×

Ukshin Hoti

Ukshin Hoti

· 10 · 2283

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
ne: 08-05-2006, 07:37:23
Ekskluzivisht vetëm për lexuesit e Kosovës së lirë (KeL)
Për internet përshkroi dhe përgatiti: F. Alaj
Data/Vendi: Prishtinë, 02.02.2000


Pjesa e parë!
FILOZOFIA E çËSHTJES SHQIPTARE 1


Mr.Ukshin Hoti një nga politologët më të shquar shqiptarë të kohës së sotme, me punimet e tij ngriti në shkencë trajtimin e problemit kombëtar. Idetë e këtij libri janë shkaku i vërtetë i tij nga pushteti serb.

1. Për një qasje shkencore të Politikës në Kosovë
Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikë", "politikë e jashtme/ e mbrendshme", "politikë ndërkombëtare", "Evropë" etj, të cilat në kontekst të rrethanave ekzistuese apo të ndryshuara, në kontekst të qëllimit të zhvillimit të proceseve dhe të paraqitjes së dukurive të caktuara, nuk mund të kenë domethënie të njëjtë, statike.Në të vërtetë, analiza e përdorimit të tyre në kontekstin e dhënë shoqëror do të ishte me rëndësi të shumëfishtë, por për shkak të qëllimit të parashtruar të temës, vetëm pjesërisht mund të përqëndrohemi në të, duke filluar nga supozimi se është në dobi të shtjellimit të saj (d.m.th. të temës) dhe jo me qëllim të shkoqitjes së kuptimeve dhe të nënteksteve që do ta dilnin nga një analizë e tillë.
Nga ana tjetër vështirësitë në precezimin e termave politikë janë të lidhura me faktin se ligjshmëritë e zhvillimit shoqëror, dhe dukuritë që i përcjellin ato, kurnjëherë nuk manifestohen ddrejtpërsëdrejti, por tërthorazi. Për disa nga këto dukuri nuk egzistojnë terma adekuatë, jo vetëm në gjuhen shqipe, por ehde në gjuhët e tjera, m të cilat shërbehemi më së shpeshti. Ndërkaq, për dukuritë e tjera që nuk egzistojnë tek ne kemi huazuar fjalë të huaja, por shumë erë pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes së shoqërisë hinduse e kastave të ndryshme, p.sh., nuk guxojnë as të preken në mes tyre. Kësaj fjale tek ne më së shpeshti i jepet kuptimi i shtresës, fjalë së cilës megjithatë i mungon rigoroziteti i fiskimit të raporteve, të cilat i nënkupton shprehja "kastë" e Indisë. Mirëpo, vështirësitë më të mëdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të ndponjë dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda të mndryshme dhe përmes mjeteve të komunikimit, qëllimisht ua ndryshojnë kuptimin fjalëve dhe ua japin përmbajtjen që u përshtatet interesave të tyre në momente të caktuara politike. Shembuj të këtillë ka mjaft. e Tërë historia politike e cilit do vend në botë është e mbushur me fakte të tilla. Mirëpo është detyrë e linguistëve që të gjejnë në gjuhën shqipe fjalët adekuate për të shënuar dukuri të veçanta politike. Për ketë shkak këtu do të përqendrohemi në nocionet e më me interes për temën tonë në shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturë e qenies së njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshë) e nënkuptonte pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit- shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithë-përfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një. Njeriu, natyrshëm, ishte qenie shtetërore për të cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonë karakteristik si një "strukturë me rëndësi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalë të tjera, njeriu antik i kohës së Aristotelit në polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formën e ekzistimit të mundshëm, më të sigurt, formën e realizmit të tij si njeri. Mirëpo ai këtë e bënte spontanisht. Në këtë mënyrë ai e kishte ndjekur karakterin e tij, një veti natyrale njerëzore. Shumë më vonë, Hegeli, një spontanitet të tillë të konvergimit të njeriut me shtetin do ta ngrejë në nivelin e aktit të vetëdijshëm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojë veten në organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndërkaq te Marksi shteti i tillë do të shuhet në "perandorinë e lirisë", të "çliruar nga detyrimi i punës ("mbretëria e domosdosë") dhe njeriu i realizuar në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për politikë, sepse ai vetë do të jetë politikë. Kjo pikë e botëkuptimit të Marksit do të tregohet në praktikë si utopi dhe do të cilësohet si e tillë. Mirëpo realizimi i plotë i njeriut në shtet për të gjithë teorikët, pavarësisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nënkuptone kategorinë e shkllevërve, sikundër që tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatë, politika dhe ekonomia edhe më tutje do të shkojnë së bashku. Një sociolog gjerman kësaj do t'i japë kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnë ekonomisht në mënyrë produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frank furt am Wein, 1949). Njëherit kjo e shpjegon edhe dukurinë negative të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në zhvillim, kur politika vihet në funksion të pasurimet privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për "t'u bërë i famshëm!"

Politika- intelekt llogaritës dhe talent profesional
Në kohën e Rilindjes (Renesancës), mbisundonte bindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, besim i cili pastaj e përcaktonte edhe luftën si shkencë dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herë-herë kishte qenë strateg ushtarak në qytetin e tij të lindjes). Besimi i tillë e karakterizonte epokën borgjezo-tregtare, e cila politikën e konsideronte si çështje të intelektit llogaritës dhe të talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i këtillë llogaritës duhej të vihej në shërbim të pasurimit të tregtarëve q2ë e përbënin bërthamën e borgjezisë së ardhme. Ndërkaq, talenti profesionalduhej të vihej në funksion të zgjerimit të qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikës si shkencë, mjeshtri dhe aftësi në funksion të forcimit të pozitës së qyteteve tregtare dhe të treg4tarëve si klasë në forcim e sipër.
Pragmatizimi i tillë politik dhe të kuptuarit pragmatik të politikës të Hobsi, në sek. XVII e merr formën e pushtetit, si kategori qendrore politikës. Meqenëse të drejtën natyrale e definon si shumë të të drejtave të pakufizuara të individit, atëherë, sipas Hobsit, është e ntyrshme që individët të bien në konflikt me njëri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Për shkak se nje gjendje e tillë do të rezulonte në kaos, individët e lidhur me kontratë heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre (së paku nga një pjesë e tyre) në favor të shtetit. Në këtë mënyrë, subjektet i nënshtrohen pushtetit të vetëformuar qendror. Kështu më në fund shteti mund të shndërrohej në një "lidhje politike" (verband). Që prej këndej, nocioni i politikës lidhet me pushtetin, i cili për Maks veberin do të thotë "shans që personat e caktuar t'i binden urdhërit me përmbajtje, të caktuar". Ndërkaq, "pushteti" për Veberin, "është fuqi legjitime në harmoni me të drejtën". Ai mbështetet mbi "pajtushmërinë mbi legjitimitetin". Për ndryshhim nga kjo, fuqinë ose forcën e pastër e definon si" çdo shans osse mundësi që brenda një raporti social të imponohet vullneti i njeriut edhe përkundër rezistencës" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).

E Vërteta e kohshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës
Botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Ishte e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrës, ose me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën. Mirëpo, në këtë funksion, d.m.th të mbizotërimit të natyrës nga ana e shoqërisë, vetë zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë e ka rrezikuar natyrën: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikës moderne". "Nuk është e mundur as të paramendohet,- konstatojnë Rührih dhe Narra,- se çfarë vdekje masovike dhe vrasje masovike do të shkonte me një situatë të tillë pas thirrjes: le të shpëtojë kush të mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo që e ka mundësuar një zhvillim të tillë negativ të gjërave, që e ka reduktuar politikën në intelekt të ftohtë llogaritës e pa ndjenja, sipas disaa teorikëve dhe filozofëve, është vetë funksioni i pavarësuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Këtë pavarësim të funksionit të shkencës, gjatë procesit të zhvillimit të saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se është me rëndësi vetëm kompleksi funksional i shkencës për të konstatuar se *ajo që zakonisht merret si qëllim- lumturia e individit, shëndeti dhe pasuria, domëthënjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundësia që të bëhet funksionale". Funksionalitetin e tillë të dijes megjithatë e vë në funksion të prodhimit material dhe shpirtëror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Këtë e kishte bërë më parë edhe Marksi: "Ai vetë (d.m.th njeriu) përkundrejt materies në natyrë paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirëpo, pa marrë parasysh shkakun, mbetet fakti se zotërimi me sendet, me natyrën, që njëkohësisht është edhe zotërim me njerëzit, në kohën moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetëdijen e njerëzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe në përkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillë prapa, në kohën e sotme manifestohet si frikë nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", të cilat rezultojnë nga fakti se, në njëren anë, është plaçkitur planeti, për shkak të tedencës së vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies, dhe nga ana tjetër, për shkak se shumica e njerëzimit është reduktuar në nivel të ekzistencës. Andaj, njerëzimit në tërësi, i kanoset edhe natyra (që ajo të mos e diktojë urdhrin e saj dhe t'i kundërshtojë kërkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjë katastrofë ekologjike, por edhe eksplozionidemograf ik, si përgjigje ndaj së cilës do të rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencë (intelekt) është dashur të vërë drejtpeshimin, por, me një "mendje instrumentale" duke e ndarë fatin e shkencës në tërësi në funksion të profitit, sepse racionaliteti teknik është tretur në racionalitetin e vetë zotërimit me natyrën dhe me njerëzit. Ky aspekt i politikës dhe i shkencës në tërësi do të mund të quhej cinizëm i intelektit, po të jetë i detyruar që në plan të gjerë të instrumentalizohet në funksion të domminimit me njeriun e jo në funksion të çlirimit të tij. Lufta e tanishme në Gjirin Presik mund ta ilustrojë mjaft mirë kompleksitetin e çështjes. Këtu,. aspekti i pollitikës si intelekt, shkencë, është materializuar në disa drejtime: 1. si mundësi e programimit të luftës për srritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e të dy palëve. Për amerikanët dhe aleatët e tyre, detyrimi i Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti, esencialisht do të thotë mënjanim e rrezikut potencial për humbjen e kontrollit mbi burimet e naftës, por edhe për shndërrimin e arabëve dhe islamizmit në tërësi, në faktor të politikës botërore. Për Irakun, detyrimi i amerikanëve dhe i aleatëve të tjerë që ta akceptojnë si të tillë, do të thotë pikërisht atë që ata më së shumti i druhen; 2. si teknikë dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke përfshirë edhe strategjitë e avancuara për arritjen e qëllimeve të theksuara; dhe . aspekti cinik i çështjes konsiston pikërisht në faktin se që të dy palët janë të vetëdijshme për rrjedhimet eventuale globale edhe në plan të natyrës, edhe të njerëzimit: në plan të natyrës, vënia e zjarrit burimeve të naftës, qoftë nga ana e Irakut (me qëllim të pamundësimit të invadimit), qoftë aksidentalisht, nga ana e amerikanëve (për shkak të bombardimeve), doemos do të rezultonte në çrregullime ekologjike të natyrës përmasash të tilla eventuale që do të mund t'i ndjente gjithë njerëzimi. Mirëpo një cinizëm akoma më i madh është programimi i përllogaritur i viktimave në ushtarë. Qysh nga fillimi i luftës amerikanët i kanë porositur 16000 thasë najloni për transportin e kufomave. Irakianët nuk kanë bërë një gjë të tillë, por, megjithatë, zgjedhja e alternativës së luftës prej tyre do të thotë se edhe ata që në fillim kanë kalkuluar me numra të kufizuar apo të pakufizuar viktimash për arritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në këtë mënyrë, politika si intelekt llogaritës ka ardhur në shprehje si intelekt llogaritës i luftës, dhe pikërisht ky është aspekti cinik i çështjes. Mirëpoo ky shembull njëherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritës e si shkencë, është në funksion të qëllimeve të forcave dominante në shoqëri, bile edhe në funksion të krijimit të së vërtetës si e vërtetë e dhënë, sepse e vërteta mbi luftën në Gjirin Presik "do të varet" nga zhvillimi i proceseve pas përfundimit të saj. Duke e spikatur këtë veti të politikës si shkencë e angazhuar, Theodor Adomo do të konstatojë se e vërteta në përgjithësi është "e kohshme", d.m.th., kohësisht e përcaktuar.
Me fjalë të tjera, sipas botëkuptimeve të theksuara më lart, e vërteta shkencore është ajo që, jo vetëm zbulohet, por edhe që krijohet gjatë procesit të njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno në "Dialektikën e Iluminizmit" e bëjnë përshkrimin e historisë si luftë midis njeriut dhe natyrës, por në lidhje me të njohurit, shkencën: "Njeriu i shkencës i njeh gjërat për aq sa mund t'i ndërtojë". Gjatë ndërtimit të tyre, qenësia e gjërave shkencëtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "çdo tentativë që me thyrjen e natyrës të thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetëm sa e detyron të bjerë edhe më thellë në të. Kështu kaloi udhëtimi i qytetërimit europian. Abstaksioni, vegël e ilunizmit, përkundrejt objekteve të veta qëndron si fat, nocionin e të cilit e ka fshirë: si "likuidim". Qytetërimi në këtë mënyrë u shndërrua në "fitore të shoqërisë mbi natyrën e cila gjithçka e shndërroi në natyrë të thjeshtë" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..përkthimi sebokroat. f.54). Për ndryshim nga Kanti, për të cilin iluminizmi e kishte kuptimin e çlirimit të njeriut nga frika dhe të shndërrimit të tij në zotërues të sendeve, për Adornon, mendimi në rrugë e sipër prej mitologjisë në logjikë "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Për këtë shkak ai manifestohet në formë të makinës, si logjikë e makinës... në procesin automatik, i cili zhvillohet në mënyrë vetëvepruese". Andaj iluminizmi, në mungesë të refleksionit, tregohet si iluminizëm i pavetëdijëshem.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#1 ne: 08-05-2006, 07:39:08
UKSHIN HOTI - NJË EMËR I PËRVEçËM I LËVIZJES SHQIPTARE 1


Nena e Ukshin Hotit

Nazif Hoti, i lindur në vitin 1919 në Krushë të Madhe, në vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danën nga Xërxa. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e varfëri, ishim një çift i lumtur bashkëshortot, rrëfen loke Fatimja, nëna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetëve martesë, na lidni djali i parë, Ukshini që ishte një gëzim i madh për ne. Më pas na lindën edhe pesë fëmijë të tjerë: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes së Ukshinit, Nazifi doli partizan, për të luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovës do t'i realizojë aspiratat shekullore, për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe, siç u mor vendim në Konferencën e Bujanit. Nazifi një kohë punoi si mësues në Krushë të Madhe. Më pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar në leximin e librave e të shtypit periodik e të përditshëm, punoi në Rilindje si shitës i gazetave me një rrogë shumë të vogël. Tash do t'iu flas për djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fëmijë, ishte shumë i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollën në klasën e parë. Ishte nxënësi më i mirë, bile edhe mësuesi habitej me zgjuarsinë e tij. Katër klasa të fillores i kreu këtu, në Krushë të Madhe. Atëbotë në Krushë nuk kishte shkollë të plotë tetëvjeçare, nuk dinim çfarë të bënim, Nazifi e regjistroi në klasë të pestë në fshatin Rugovë të Hasit, ku e krej klasën e tetë me sukses të shkëlqyeshëm. Edhe në Rugovë ishte njëri ndër nxënësit më të mirë si në sjellje edhe në mësim, edhe pse udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga Krusha në Rugovë. Derisa Ukshini e kreu klasën e tetë, na lindën fëmijët e tjerë. Kushtet ekonomike në familje i kishim shumë të vështira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shëndetlig, unë isha shtylla e vetme e familjes. Por punës së përditshme shtëpiake, punoja rregullisht në ara për t'i mbajtur fëmijët. Ukshini kishte dëshirë të vazhdonte shkollën e mesme. Dëshirë imja e sidomos e Nazifit ishte që djalin mos ta lëmë pa shkollë. Nazifi më tha: Fatime, Ukën do ta regjistrojmë në Prizren, në shkollën normale, për mësues, se Uka po mëson mirë, shpejt e kryen shkollën e punësohet si mësues në Krushë dhe do ta kemi më lehtë t'i shkollojmë edhe fëmijët tjerë. Uka u regjistrua në shkollën normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katërt dhe të pestë e kreu në Prishtinë, si gjithherë me sukses të shkëlqyeshëm. Derisa ishte në Prishtinë, si nxënës i normales, Ukshini, punonte në Radio Prishtinë si spiker për ta mbajtur veten, që për ne ishet një lehtësim shumë i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mësues në krushë të Madhe, por dëshira e tij ishte të vazhdonte, studimet. Pas një viti-vazhdon nënë Fatimja, Ukshini shkoi në Zagreb dhe u regjistrua në fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohë pas kohe punonte në kooperativat studentore, por ato të holla që merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytë Ragipi shkoi në Zagreb, ku punoi si punëtor fizik për at ndihmuar Ukën dhe familjen në Krushë të Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen në afat dhe me sukses të shkëlqyeshëm. Pas studimeve i vjen thirrja për shërbim ushtarak për Beograd. Në të njëjtën kohë regjistron studimet e shkallës së tretë dhe paralelisht e kryen shërbimin ushtarak dhe shkallën e tretë të studimeve-magjistraturën në lëmin e shkencave politike. Prej fëmijëve Ragipin dhe Hidajetin nuk patëm mundësi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punëtor fizik për ta ndihmuar Ukën derisa ishte në studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dërguam në shkollë. Myrvetja kreu shkollën normale dhe punon si mësuese në Prishtinë, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon në një shkollë në Gjakovë. Ukshini një kohë punon në Beograd në administratën e lartë shtetërore të ish-Jugosllavisë, kurse më pas kthehet në Prishtinë dhe emërohet sekretar i Sekretariatit Krahinor për marrëdhënie me botën e jashtme. Siç dihet bie në kundërshtim me disa kuadro të larta të atëhershme të Kosovës. Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në specializim në drejtimin e marrëdhënieve ndëkombëtare. Prej Amerikës kthehet si ligjërues në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik, ku ligjëron lëndët Sociologjinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Si profeso fakulteti, punon deri në vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetëm pse i mbronte dhe përkrahte hapur demonstratat e studentëve të vitit 1981 dhe të drejtën e Kosovës për të qenë Republikë e barabartë me republikat tjera të ish Jugosllavisë. Shpeshëherë e kam vizituar Ukën në burg. Më shihte se unë mërzitesha shumë dhe ai mërzitej sidomos për ne pleqtë, por më jepte gajret dhe më thoshte "mbahu nënë se do të bëhet mirë". Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha policore sulmuan popullsinë e pafajshme civile të Krushës së Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet në dy pjesë, gruaja e Ragipit me vajzën Arlindën e vajzën e motrës dhe një pjesë e banorëve të Krushës mbahen peng pnga policia serbe e më vonë i drejtojnë për në Prizren e Shqipëri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen në kodrinën te Vreshtat e Krushës. Ragipi të nesërmen zbret në fshat për të kërkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet më, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditëve në mes të Krushës e Celinës. Në vazhdim të rrëfimit të saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitë për atë se çka kanë përjetuar prindërit e Ukshinit gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s në shtëpi ishim unë, plaku Nazifi, të dytë të sëmurë, Ragipi me shoqen e tij, vazjën Arlindën, vajza e madhe Hidajetja me vajzën e saj. Atë ditë kur na sulmuan më 25 mars 1999 gjithë popullatra fillon të evakuohet nga fshati, në drejtime të ndryshme secili si mundej, familja jonë gjatë largimit nga shtëpia ndahet në dy pjesë, se si, nuk e di as vetë, nuk më kujtohet. Unë, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat në kodrinat e Krushës. Shoqja e Ragipit me vajzën Arlindën, me vajzen e Hidajetit, shkojnë në drejtim tjetër. Një pjesë të popullatës e Krushës mbahet peng e më vonë i drejtojnë për në prizren dhe dalin në Shqipëri. Të nesërmen Ragipi zbriti nga kodra, në fshat për të gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye më kurrë. Asgjë nuk dinim për të dhe ishim shumë të merakosur. Kisha një parandjenjë se i kishte ndodhur diçka dhe me të vërtetë ashtu doli. Pas luftës pasi u kthyem nga Shqipëria muarëm vesh se Ragipi ishte vrarë dikumes Krushës e Celinës nga paramilitarët serbë. Unë, Nazifi dhe Hidajeti në kodrat e Krushës, qëndruam tri ditë; pas tri ditëve një fshatar i Krushës me traktor na përcolli deri në fshatin nagavc, ku kishte qenë i strehuar një numër shumë i madh i njerëzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos në krah. Nga plaga e marrë dhe nga sëmundja kronike që vuante shumë gjatë, gjendja shëndetësore ju keqësuar për së tepërmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata që ishte aty, u largua. Mbetëm vetëm ne pleqtë. Në bodrumin e shtëpisë së vet, na strehoi njëfarë Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumë për ne e posaçërisht për Nazifin, i cili ishte i sëmurë dhe i plagosur. Pas tri ditësh qëndrimi në Nagavc erdhën policët serb, të cilët na thanë deri në orën shtatë të largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na përcolli deri në shtëpinë tonë në Krushë. Ato ditë nuk kishte njeri në Krushë të Madhe. Pas tri ditëve, erdhi policia serbe, deshi të na dëbojë nga shtëpia nazifi foli diçka serbisht me ta dhe kur na panë të dy pleqve të sëmurë dhe Nazifin të lënduar na urdhëruan të mos ndizet zjarr edhe pse ato ditë ishte ftohtë i madh. Nazifi nuk pranonte të shkojmë askund dhe ta se do të vdes në shtëpi. Në mungesë të kujdesit mjekësor gjendja shëndetësore e Nazifit keqësohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagën në krah nuk kishim me çka t'ia mjekonim. Më 18.04.1999 Nazifi vdes. Unë dhe Hidajeti qëndruam tri ditë pranë kufomës së tij me shpresë se do të vijë ndonjë njeri për të na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditëve Hidajeti hap një gropë në oborr, e mbështolli kufomën me najlon dhe në batanije, e ngrehu zvarrë kufomën, e zbriti ngadalë shkallëve të ballkonit dhe e varrosi. Në Krushë nuk kishte njeri të gjallë dhe pasi e varrosëm Nazifin me Hidajetin, morëm pak bukë dhe një shishe ujë dhe dolëm nga shtëpia me qëllim të shkojmë në Bellacerkë në shtëpinë e Hidajetes. Gjatë rrugës kemi hasur në kufoma të vrara. Para se me hy në Bellacerkë, serbët kanë gjuajtur me breshëri armësh, kur janë afruar dhe na panë se jemi dy gra na thanë të kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri në fshatin Celinë. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalëm në një strehë të një shtëpie, nuk më kujtohet sa qëndruam aty, derisa vijnë aty nja tri gra e dy burra, të cilët na ndihmuan të shkojmë në fshatin Xërxë. Në Xërxë strehim gjetëm në shtëpinë e Xhemë Himës, i cili është kujdesur shumë për ne. Aty qëndruam disa ditë. Më 30 prill 1999 një fshatar i Xërxës me golldan na ka përcjellë për në Shqipëri. Në Tiranë u takuam me gruan e vajzën e Ragipit. Pas çlirimit, të gjithë së bashku erdhëm në shtëpi. Ragipi ishte vrarë plaku më vdiq. Për Ukshinin nuk dinim ende asgjë po mbahemi se është diku i gjallë. Gjithçka përjetova në këtë jetë. Atë ditë, kur na sulmuan serbët, u ndamë në dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta në kodër, kurse unë, mama e vajza e hallës mbetëm në fshat me shumë fshatarë, serbët na rrethuan pastaj na lejuan të shkojmë për në Prizren dhe dolëm në Shqipëri, Tiranë. Për babin, gjyshin, gjyshen e hallën nuk dinim gjë. Vëllai im ishte ushtar në radhët e UçK-së edhe për të nuk dinim asgjë. Më 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhën në Tiranë dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur në fshat për të na kërkuar neve, dhe më nuk e kishin parë. Babai ishte vrarë më 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipëria, e gjetëm kufomën e babait dhe e varrosëm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bëmë më 15 gusht 99, për axhën Ukshin nuk kemi ende kurrfarë lajmi dhe jemi të shqetësuar për të. Ne si famolje në fshat kemi jetuar në kushte të rënda ekonomike, por duke ju falënderuar babait tim, i cili ka qenë neri me virtyte të larta patriotike, liridashëse e arsimdashëse e largpamës, edhe neve dy motrave na dërgojnë në shkollë. Unë edhe motra ime Resmija jemi ndër vajzat e para të Krushës së Madhe që vazhduam shkollimin e mesëm, unë e kreva shkollën normale dhe të lartën, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpërthimit të demonstratave të pranverës së vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli në anën e studentëve, të cilëve ju dha përkrhje të parezervë. Vëllai im Afrimi është një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981. Me disa shokë nga Suhareka organizoi demonstratat. Më 25 mars u arrestuar nga policia në Suharekë dhe u dënua me shtatë vjet burgim. Baca Ukë për shkak të pikëpamjeve, bindjeve e qëndrimeve të tij politike në vitin 1981 u burgos dhe u dënua me nëntë vjet burgim, kurse ka mbajtur vetëm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes së vllait Afrimit e posaçërisht bacës Ukë, ne si familje Hoti kemi qenë të diskriminuar në të gjitha mënyrat. Mua më larguan nga procesi mësimos si e papërshtatshme. Po ashtu edhe motrës sime Resmijes iu mor e drejta për të punuar në procesin mësimor me nxënës edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punëtore e thjeshtë në fabrikën e tekstilit "Emin Duraku" në Gjakovë vetëm për të mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri në vitin 1986 baca Ukë qëndroi në burgjet e Jugosllavisë në Prishtinë, Mitrovicë e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanë. Derisa baca Ukë ishte në burg kujdesin dhe përgjegjësinë e ka pasur vëllau i dytë Ragipi kurse në vizitë shkonim të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukë, u vendos në fshat në Krushë të Madhe kryesisht ju kushtua punës shkencore dhe përgatiste disertacionin e doktoratës që për shkaqe të njohura nuk mundi ta mbrojë kurrë. Një kohë kaloi në Lubjanë të Sllovenisë dhe shruan Alternativën e cila botohej në gjuhën shqipe në kuadër të shoqërisë shqiptare "Migjeni" në Slloveni. Më pas Ukshini në Lubjanë e boton gazetën "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundësua puna në Lubjanë, përsëri u kthye në Krushe të Madhe dhe përsëri rreket punës shkencore. Më 1993, Ukshini viziton Adem Demaçin në pallatin e shtypit, i cili me disa të tjerë, pati hyrë në grevë urie për mbrojtjen e Rilindjes e të gazetave tjera, për ta mbrojtur fjalën e lirë shqipe. Pasi kthehet, në rrugë për Skënderaj, ndalohet nga policia në postëbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policë serbë, të cilët i shkaktojnë plagë të rënda trupore, ia thejnë dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak të pushkës. Gjykata e qarkut në Prizren, ngrit aktakuzën për vepër penale, kundër bacës Ukë, i cili arrestohet më 17 maj 1994, kurse në nëntor të po këtij viti, dënohet me 5 vjet burg. Gjatë këtyre 5 vjetëve Baca Ukë dergjet në burgjet serbe në Prizren, Dubravë, Nish e Mitrovicës e Sremit. Përgjegjësinë për kujdesin për tri vitet e fundit për bacën Ukë i kam marrë unë, të cilin e kam vizituar për çdo muaj me bashkëshortin tim, hakiun i cili gjithnjë ka qenë i preokupuar për fatin e Ukshinit. Në burg bacën Ukë e vizitonin baba, nëna, Ragipi, Resmija, fëmijët dhe të tjerët. Përpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe përmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytë e ballit, dhe gjatë luftës, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janë tri cikle të letrave- Vëllau motrës. Cikli i parë 7 letra, cikli i dytë-3 letra të botuara në Gazetën shqiptare dhe cikli i tretë-3 letra të veçanta që nuk janë të botuara. Baca Ukë në burg shumë preokupohej për nënën, babën, fëmijët e të tjerët dhe për situatën gjithnjë e më të rëndë në Kosovë. Një porosi Bacës Ukë nuk munda t'ia realizoj. Më pati porositur:" Myrvete, keni kujdes për bibliotekën". Librat ishin një thesar i pakompensueshëm. Këtë dëshirë Bacës Ukë nuk munda t'ia plotësoj. Barbarët serbë bibliotekën e kanë përmbysur e shkarravitur kurse herën e fundit dogjën shtëpinë dhe bibliotekën si dhe disertacionin e doktoraturës në dorëshkrim. Rrahman Rexhaj

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#2 ne: 08-05-2006, 07:41:19
1. Për një qasje shkencore të Politikës në Kosovë

Prishtinë, maj 1999 (KeL) - Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikë", "politikë e jashtme/ e mbrendshme", "politikë ndërkombëtare", "Evropë" etj, të cilat në kontekst të rrethanave ekzistuese apo të ndryshuara, në kontekst të qëllimit të zhvillimit të proceseve dhe të paraqitjes së dukurive të caktuara, nuk mund të kenë domethënie të njëjtë, statike.Në të vërtetë, analiza e përdorimit të tyre në kontekstin e dhënë shoqëror do të ishte me rëndësi të shumëfishtë, por për shkak të qëllimit të parashtruar të temës, vetëm pjesërisht mund të përqëndrohemi në të, duke filluar nga supozimi se është në dobi të shtjellimit të saj (d.m.th. të temës) dhe jo me qëllim të shkoqitjes së kuptimeve dhe të nënteksteve që do ta dilnin nga një analizë e tillë.

Nga ana tjetër vështirësitë në precezimin e termave politikë janë të lidhura me faktin se ligjshmëritë e zhvillimit shoqëror, dhe dukuritë që i përcjellin ato, kurnjëherë nuk manifestohen ddrejtpërsëdrejti, por tërthorazi. Për disa nga këto dukuri nuk egzistojnë terma adekuatë, jo vetëm në gjuhen shqipe, por ehde në gjuhët e tjera, m të cilat shërbehemi më së shpeshti. Ndërkaq, për dukuritë e tjera që nuk egzistojnë tek ne kemi huazuar fjalë të huaja, por shumë erë pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes së shoqërisë hinduse e kastave të ndryshme, p.sh., nuk guxojnë as të preken në mes tyre. Kësaj fjale tek ne më së shpeshti i jepet kuptimi i shtresës, fjalë së cilës megjithatë i mungon rigoroziteti i fiskimit të raporteve, të cilat i nënkupton shprehja "kastë" e Indisë. Mirëpo, vështirësitë më të mëdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të ndponjë dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda të mndryshme dhe përmes mjeteve të komunikimit, qëllimisht ua ndryshojnë kuptimin fjalëve dhe ua japin përmbajtjen që u përshtatet interesave të tyre në momente të caktuara politike. Shembuj të këtillë ka mjaft. e Tërë historia politike e cilit do vend në botë është e mbushur me fakte  të tilla. Mirëpo është detyrë e linguistëve që të gjejnë në gjuhën shqipe fjalët adekuate për të shënuar dukuri të veçanta politike. Për ketë shkak këtu do të përqendrohemi në nocionet e më me interes për temën tonë në shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturë e qenies së njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshë) e nënkuptonte pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit- shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithë-përfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një. Njeriu, natyrshëm, ishte qenie shtetërore për të cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonë karakteristik si një "strukturë me rëndësi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalë të tjera, njeriu antik i kohës së Aristotelit në polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formën e ekzistimit të mundshëm, më të sigurt, formën e realizmit të tij si njeri. Mirëpo ai këtë e bënte spontanisht. Në këtë mënyrë ai e kishte ndjekur karakterin e tij, një veti natyrale njerëzore. Shumë më vonë, Hegeli, një spontanitet të tillë të konvergimit të njeriut me shtetin do ta ngrejë në nivelin e aktit të vetëdijshëm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojë veten në organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndërkaq te Marksi shteti i tillë do të shuhet në "perandorinë e lirisë", të "çliruar nga detyrimi i punës ("mbretëria e domosdosë") dhe njeriu i realizuar në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për politikë, sepse ai vetë do të jetë politikë. Kjo pikë e botëkuptimit të Marksit do të tregohet në praktikë si utopi dhe do të cilësohet si e tillë. Mirëpo realizimi i plotë i njeriut në shtet për të gjithë teorikët, pavarësisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk  e nënkuptone kategorinë e shkllevërve, sikundër që tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatë, politika dhe ekonomia edhe më tutje do të shkojnë së bashku. Një sociolog gjerman kësaj do t'i japë kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnë ekonomisht në mënyrë produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frank furt am Wein, 1949). Njëherit kjo e shpjegon edhe dukurinë negative të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në zhvillim, kur politika vihet në funksion të pasurimet privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për "t'u bërë i famshëm!"

Politika- intelekt llogaritës dhe talent profesional

Në kohën e Rilindjes (Renesancës), mbisundonte nindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, besim i cili pastaj   e përcaktonte edhe luftën si shkencë dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herë-herë kishte qenë strateg ushtarak në qytetin e tij të lindjes). Besimi i tillë e karakterizonte epokën borgjezo-tregtare, e cila politikën e konsideronte si çështje të intelektit llogaritës dhe të talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i këtillë llogaritës duhej të vihej në shërbim të pasurimit të tregtarëve q2ë e përbënin bërthamën e borgjezisë së ardhme. Ndërkaq, talenti profesionalduhej të vihej në funksion të zgjerimit të qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikës si shkencë, mjeshtri dhe aftësi në funksion të forcimit të pozitës së qyteteve tregtare dhe të treg4tarëve si klasë në forcim e sipër.
     Pragmatizimi i tillë politik dhe të kuptuarit pragmatik të politikës të Hobsi, në sek. XVII e merr formën e pushtetit, si kategori qendrore   politikës. Meqenëse të drejtën natyrale e definon si shumë të të drejtave të pakufizuara të individit, atëherë, sipas Hobsit, është e ntyrshme që individët të bien në konflikt me njëri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Për shkak se nje gjendje e tillë do të rezulonte në kaos, individët e lidhur me kontratë heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre (së paku nga një pjesë e tyre) në favor të shtetit. Në këtë mënyrë, subjektet i nënshtrohen pushtetit të vetëformuar qendror. Kështu më në fund shteti mund të shndërrohej në një "lidhje politike" (verband). Që prej këndej, nocioni i politikës lidhet me pushtetin, i cili për Maks veberin do të thotë "shans që personat  e caktuar t'i binden urdhërit me përmbajtje, të caktuar". Ndërkaq, "pushteti" për Veberin, "është fuqi legjitime në harmoni me të drejtën". Ai mbështetet mbi "pajtushmërinë mbi legjitimitetin". Për ndryshhim nga kjo, fuqinë ose forcën e pastër e definon si" çdo shans osse mundësi që brenda një raporti social të imponohet vullneti i njeriut edhe përkundër rezistencës" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).

E Vërteta e kohshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës

Botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Ishte  e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrës, ose me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën. Mirëpo, në këtë funksion, d.m.th të mbizotërimit të natyrës nga ana e shoqërisë, vetë zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë e ka rrezikuar natyrën: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikës moderne". "Nuk është e mundur as të paramendohet,- konstatojnë Rührih dhe Narra,- se çfarë vdekje masovike dhe vrasje masovike do të shkonte me një situatë të tillë pas thirrjes: le të shpëtojë kush të mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo që e ka mundësuar një zhvillim të tillë negativ të gjërave, që  e ka reduktuar politikën në intelekt të ftohtë llogaritës e pa ndjenja, sipas disaa teorikëve dhe filozofëve, është vetë funksioni i pavarësuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Këtë pavarësim të funksionit të shkencës, gjatë procesit të zhvillimit të saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se është me rëndësi vetëm kompleksi funksional i shkencës për të konstatuar se *ajo që zakonisht merret si qëllim- lumturia e individit, shëndeti dhe pasuria, domëthënjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundësia që të bëhet funksionale". Funksionalitetin e tillë të dijes megjithatë e vë në funksion të prodhimit material dhe shpirtëror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Këtë e kishte bërë më parë edhe Marksi: "Ai vetë (d.m.th njeriu) përkundrejt materies në natyrë paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirëpo, pa marrë parasysh shkakun, mbetet fakti se zotërimi me sendet, me natyrën, që njëkohësisht është edhe zotërim me njerëzit, në kohën moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetëdijen e njerëzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe në përkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillë prapa, në kohën e sotme manifestohet si frikë nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", të cilat rezultojnë nga fakti se, në njëren anë, është plaçkitur planeti, për shkak të tedencës së vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies, dhe nga ana tjetër, për shkak se shumica e njerëzimit është reduktuar në nivel të ekzistencës. Andaj, njerëzimit në tërësi, i kanoset edhe natyra (që ajo të mos e diktojë urdhrin e saj dhe t'i kundërshtojë kërkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjë katastrofë ekologjike, por edhe eksplozionidemograf ik, si përgjigje ndaj së cilës do të rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencë (intelekt) është dashur të vërë drejtpeshimin, por, me një "mendje instrumentale" duke e ndarë fatin e shkencës në tërësi në funksion të profitit, sepse racionaliteti teknik është tretur në racionalitetin e vetë zotërimit me natyrën dhe me njerëzit. Ky aspekt i politikës dhe i shkencës në tërësi do të mund të quhej cinizëm i intelektit, po të jetë i detyruar që në plan të gjerë të instrumentalizohet në funksion të domminimit me njeriun e jo në funksion të çlirimit të tij. Lufta e tanishme në Gjirin Presik mund ta ilustrojë mjaft mirë kompleksitetin e çështjes. Këtu,. aspekti i pollitikës si intelekt, shkencë, është materializuar në disa drejtime: 1. si mundësi e programimit të luftës për srritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e të dy palëve. Për amerikanët dhe aleatët e tyre, detyrimi i Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti, esencialisht do të thotë mënjanim e rrezikut potencial për humbjen e kontrollit mbi burimet e naftës, por edhe për shndërrimin e arabëve dhe islamizmit në tërësi, në faktor të politikës botërore. Për Irakun, detyrimi i amerikanëve dhe i aleatëve të tjerë që ta akceptojnë si të tillë, do të thotë pikërisht atë që ata më së shumti i druhen; 2. si teknikë dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke përfshirë edhe strategjitë e avancuara për arritjen e qëllimeve të theksuara; dhe . aspekti cinik i çështjes konsiston pikërisht në faktin se që të dy palët janë të vetëdijshme për rrjedhimet eventuale globale edhe në plan të natyrës, edhe të njerëzimit: në plan të natyrës, vënia e zjarrit burimeve të naftës, qoftë nga ana e Irakut (me qëllim të pamundësimit të invadimit),  qoftë aksidentalisht, nga ana e amerikanëve (për shkak të bombardimeve), doemos do të rezultonte në çrregullime ekologjike të natyrës përmasash të tilla eventuale që do të mund t'i ndjente gjithë njerëzimi. Mirëpo një cinizëm akoma më i madh është programimi i përllogaritur i viktimave në ushtarë. Qysh nga fillimi i luftës amerikanët i kanë porositur 16000 thasë najloni për transportin e kufomave. Irakianët nuk kanë bërë një gjë të tillë, por, megjithatë,  zgjedhja e alternativës së luftës prej tyre do të thotë se edhe ata që në fillim kanë kalkuluar me numra të kufizuar apo të pakufizuar viktimash për arritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në këtë mënyrë, politika si intelekt llogaritës ka ardhur në shprehje si intelekt llogaritës i luftës, dhe pikërisht ky është aspekti cinik i çështjes. Mirëpoo ky shembull njëherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritës e si shkencë, është në funksion të qëllimeve të forcave dominante në shoqëri, bile edhe në funksion të krijimit të së vërtetës si e vërtetë e dhënë, sepse e vërteta mbi luftën në Gjirin Presik "do të varet" nga zhvillimi i proceseve pas përfundimit të saj. Duke e spikatur këtë veti të politikës si shkencë e angazhuar, Theodor Adomo do të konstatojë se e vërteta në përgjithësi është "e kohshme", d.m.th., kohësisht e përcaktuar.
     Me fjalë të tjera, sipas botëkuptimeve të theksuara më lart, e vërteta shkencore është ajo që, jo vetëm zbulohet, por edhe që krijohet gjatë procesit të njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno në "Dialektikën e Iluminizmit" e bëjnë përshkrimin e historisë si luftë midis njeriut dhe natyrës, por në lidhje me të njohurit, shkencën: "Njeriu i shkencës i njeh gjërat për aq sa mund t'i ndërtojë". Gjatë ndërtimit të tyre, qenësia e gjërave shkencëtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "çdo tentativë që me thyrjen e natyrës të thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetëm sa e detyron të bjerë edhe më thellë në të. Kështu kaloi udhëtimi i qytetërimit europian. Abstaksioni, vegël e ilunizmit, përkundrejt objekteve të veta qëndron si fat, nocionin e të cilit e ka fshirë: si "likuidim". Qytetërimi në këtë mënyrë u shndërrua në "fitore të shoqërisë mbi natyrën e cila gjithçka e shndërroi në natyrë të thjeshtë" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..përkthimi sebokroat. f.54). Për ndryshim nga Kanti, për të cilin iluminizmi e kishte kuptimin e çlirimit të njeriut nga frika dhe të shndërrimit të tij në zotërues të sendeve, për Adornon, mendimi në rrugë e sipër prej mitologjisë në logjikë "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Për këtë shkak ai manifestohet në formë të makinës, si logjikë e makinës... në procesin automatik, i cili zhvillohet në mënyrë vetëvepruese". Andaj iluminizmi, në mungesë të refleksionit, tregohet si iluminizëm i pavetëdijëshem.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#3 ne: 08-05-2006, 07:43:48
NGA TRI CIKLET E LETRAVE QË UKSHINI IA KISHTE DËRGUAR MOTRËS SË TIJ MYRVETIT, PËR LEXUESIT TANË PO I SHKRUAJ DISA AKCENTE NGA NJËRA PREJ TYRE E PABOTUAR - Më 11 nëntor 1997

Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi, Mat. br. 6413 KPD, Rr. R. Gajdiq 102, 1800 Nish, 38000 Prishtinë

E dashur motër,
Gjatë vizitës së djeshme (09.11.1997), më duket realisht mirë. Baba, që i drom lagshtisë dhe dimrit, më la përshtypjen se mbahej mirë, përkundrejt moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore që e përcjellin kronikisht. Andini më gëzoi me sihariqin se Brisela qenka mirë, dhe se është më e mira ndër klasat e para të shkollës. Kjo që më përmallej. Ajo princesha e vogël marroçe, që vjen shumë rrallë në vizitë dhe nuk më përqafon asjëherë, duket se e ka ndërmend t'u sfidojë trysnive të Lord Bajron në Child Harold-in, ka ca vargje impresive, kur i drejtohet vogëlushes së vet "nga venat e tua ta thithin gjakun tim"... Nuk jam poet dhe nuk kam fuqinë e shpehjes së tillë, por gëzohem kur dëgjoj se fëmijët e mijë (edhe Erleta në Prishtinë) përpiqen ta ruajnë gjakun tim në damarët e vet, pavarësisht nga fakti se me gjithë dëshirën time nuk po mund të jem më tëpër se një botë biologjike. Vetëm zoti mund ta dijë se sa e urrej këtë fakt. Ju më siguruat se nëna qëndron mirë, se këtë herë ia ka lëshuar radhën Resmijes. Ajo mu duk mirë këtë herë, por do të dëshiroja ta njihja edhe vajzën e vogël, e cila u lind para dy vitësh, kur akoma ndodhesha në Dubravë. Më vjen inat që emrin ia ngjiti aq vështirë dhe tani edhe pse ma përsëritët shumë hërë, nuk mund t'ia qëlloj. Sa për vizitën që e kishte përgatitur Resmija, ajo moti ka dëshmuar se nuk është më një "Gjakovare" e Krushës, por një Gjakovare e vërtetë. Dhe për ke të mira... Edhe unë e Xhemili jemi të kënaqur me ato që m'i kishte përgatitur hijshëm dhe shijshëm. Unë jam fuqimisht për realizimin e të gjitha interesave gjithëshqiptare mbi themelimin e ruajtjes së integritetit të shtetit shqiptarë. Të njëjtën kohë jam edhe për realizimin e këtyre interesave branda kësaj gjenerate të njerëzve. Për këtë shkak politikën nuk e definova si të tjerët si art i së mundshmës, por si një kalkulim matematikor i pikave tangjente të rrymës së ujit me akullin në të filozofisë politike e çeshtjes shqiptare f. 161-162 botimi (iii)-të Prishtinë 1997. Dhe më në fund përjetova çastin e gëzimit kur pashë se stundentët e Universitetit të Prishtinës, jo vetëm që e kuptuan, por edhe e praktikuan me sukses të plotë një gjë të këtillë. Kjo ata i vuri përfundimisht në vend shumë të rëndësishëm të radhës së qendrave me rëdësi universitare në Evropë.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#4 ne: 08-05-2006, 07:49:09
NË BURG ME UKSHIN HOTIN (I)

Intelektual me njohuri e thellësi të rallë gjykimi
Kisha dëgjuar e lexuar aq shumë për profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por që asnjëherë nuk më kishte rënë ta takoja. Për herë të parë e takova në burgun "Dubrava" të Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej së largu nga shetitoret e pavijoneve. Unë isha në Pavionin C1 e ai në pavionin pranues. Edhe prej kësaj distance nuk e kishim vështirë (në që ishim këtej), ta dallonim:shtatëlartë, shpatullgjerë, pak i kërrusur dhe pothuajse gjithëherë me një mjegull tymi përreth, nga të pirët e shumtë të duhanit. Fati deshi që kur e sollën në pavionin tonë të gjendemi në një dhomë, derisa të lirohej ndonjë krevat në dhomat e mbushura përplot. Ky intelektual me diapazon të gjerë njohurishë për fusha të ndryshe e me thellësi të rallë gjykimi, në të parë, e linte përshtypjen e një njeriu të ngrysur e të tërhequr në vete dhe jokomunikues. Por, në vërtetë, në diskutimet e polemikat e gjata që i bënim në burg, ishte fort aktiv, i rreptë dhe i pakompromis. Karakteristikë tjetër që dallosej lehtë ishte se e brente shumë gjendja familjare e ngarkuar me probleme të shumta, në veçanti dëshpërohej për pësimin e tre fëmijëve, për shkak të ndarjes me dy gratë që i kishte pasur. Përmasat e kësaj dhembjeje zmadhoheshin edhe më shumë me rastin e vizitës që i bënte djali i tij Andini. Kur kthehej në pavion, pas çdo vizite, e komentonte gjendjen shpirtërore dhe fizike të Andinit. I dukej i padisponuar, se ngadalë po rritej dhe se çdo ditë e më shumë po bëhej më i hajthëm. Merakosej jashtëzakonisht shumë për të. Por mbi të gjitha të tërhiqte vëmendjen shpirti i tij kryengritës. Karakteri i tij nuk lejonte një soditje indiferente të të gjitha atyre padrejtësive që u bëhshin të burgosurve politikë, ashtu edhe atyre ordinerë, madje ai nuk të hezitojë që të bëjë edhe grevë urie për ta. Puna erdhi deri aty sa eprorët e burgut nuk mund ta duronin më këtë kryengritës të papërmirësueshëm. Prandaj edhe do ta transferojnë në burgun e Nishtit. Atje, pastaj, do të vazhdojë përsëri të mbajë burgun në mënyrën e tij, që s'ishte e rëndomtë shikuar nga këndi i atyre që bëjnë plane djallëzore. Letrat e shkruara nga ai, dërguar motrës së tij Myrvetes (tanimë të botuara dhe të njohura për publikun e gjerë), dhe qëndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtërat e eprorëve të burgut. Dhe, padyshim, edhe përgjegjësit e burgjeve në nivelet më të larta të shtetit serb. Për këtë arsye edhe do ta transferojnë në burgun e Mitrovicës së Sremit.

50 ditë nën tortura e vetmi
Në burgun e Mitrovicës së Sremit, e priste një ndër drejtorët më mizorë që hasen nëpër burgje, kudo qofshin ato. Për torturat që u kishte bërë të burgosurve politikë kroatë, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës. Të njëjtat tortura shtazarake organizote edhe për ne shqiptarët të cilëve na patën transferuar qysh më 30 prill të vitit 1998 dhe atyre që patën ardhur më vonë. Sidomos grupin në krye me Nait Hasanin, e ka torturave do t'iu nënshtrohet edhe profesor Ukshini për rreth pesëdhjetë ditë me radhë, sa edhe do ta mbajnë në vetmi. Ai më vonë, kur do takohemi në një dhomë të përbashkët, do të na rrëfejë për mizorinë që është bërë mbi të: "Nga të rënat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht mu duk se më shkoi njëri krah, pastaj krahu tjetër, më vonë shpina, këmbët... Thjesht kisha ndjenjën, dhe isha bindur, se e kishin vendosur të më mbysnin duke më troturuar". Dhe pas gjithë kësaj, atë nuk do ta sjellin më në dhomë të përbashkët me ne të burgosurit politikë shqiptarë, por do ta vendosin në një vend me të burgosur të tjerë për vepra të ndryshme ordinere me përkatësi të ndryshme kombëtare. Në të vërtetë, edhe pse ne ishim në një izolim të plotë, ai do ta kishte më lehtë në shoqëri me ne se sa me ata të burgosur ku dominonin kriminelët serbë, por që kishin një tretman ku ishin më të lirë.


Lajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini
Ne ishim se bashku (gjithsej 44 të burgosur politikë shqiptarë) edhe dy ditë pas fillimit të bombardimeve të paktit NATO mbi caqet serbe, kur e sollën edhe profesor Ukshin në dhomën tonë, me ç'rast na e dha lajmin e gëzuar të atij sulmi aq të pritur nga shqiptarët. Aty do të na mbajnë deri më 26 prill 1999, kur na transferojnë për në burgun e Nishit, po aq famëkeq sa edhe i Mitrovicës së Sremit. Në Nish do të na presë "shpaliri" i përbërë pothuajse nga i gjithë potenciali i gardianëve të atij burgu. "Shpaliri" është ajo metodë torturimi ku gardianët janë të radhitur në dy radhë dhe i burgosuri duhet të kalojë përmes këtyre dy radhëve. Policët qëllojnë ku, si dhe sa të duan, derisa të ngopen. Ishte një rrahje tamam shtazarake ku, përpos shqelmave dhe shufrave të gomës që janë të rëndomta gjatë të rrahurit, u përdorën edhe drunj të thjeshtë, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shumë gjak e u thyen eshtra. Mjer ai që rrëzohej! Duhej që ndonjë i burgosur të rrezikojë veten edhe më shumë për ta nxjerrë nga situata e tillë ngaqë të rënat nuk pushonin. Shumë të burgosurve u binte të fikët. Radha i erdhi edhe profesor Ukshinit. Në atë rrëmujë, fillimisht nuk e vërejtën ata të cilët sillnin sa mundnin. Por kur njëri e dalloi se ishte profesori, i gëzuar bërtiti: "Shiko, shiko! Qenka kthyer profesori!". Dhe yrysh në të edhe më me forcë se gjer atëherë. Profesori kur dëgjoi atë të thënë ironike, ahstu siç ishte i kërrusur në një pozicion mbrjtës, u drejtua dhe krenar e stoik eci përpara, duke i përballuar të gjithë ato të rëna! Atë natë do të na rrahin edhe disa herë me radhë dhe do të na ndajnë në dy dhoma të mëdha. Profesorin e vendosën në dhomën tjetër. Pastaj do të na torturojnë edhe nga disa herë përgjatë dy ditëve e dy netëve të tjera, deri në mëngjesin e 29 prillit, kur edhe do të na urdhërojnë të bëheshim gati për transfer të ri. I burgosuri kurrë nuk e di se kur e ku do të transferohet. Vazhdimisht e bren kurreshtja që shoqërohet me frikë se do ta ketë më keq se deri atëherë. Kjo enigmë, se ç'do të bëhet me ne në ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po bënte përpëlitjet e fundit kishte një peshë tepër të madhe në kokat tona. Aq më tepër na brente fakti se nuk kishte më shumë se tri netë që na kishin sjellur në Nish. Për ku, vallë, na çojnë?! Ashtu si në Mitrovicë të Sremit, edhe këtu, na lidhën me duar prapa secilin veç e veç dhe pastaj të gjithëve na lidhën me një zingjir të gjatë të cilin njëherit e përforconin për karriga të autobusit. Transferimin nuk e bënë vetëm për ne që patëm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por për të gjithë ata të burgosur politikë të cilët kishin qenë në burgun famëkeq të Nishit. U mbushën tre autobusë me të burgosur. Profesor Ukshini ishte një karrigë para meje, por nuk arrijtëm ta ndërrojmë qoftë edhe një fjalë gjatë rrugës, ngase jo vetëm që s'lejohej të flisnim, por duhej që edhe kokën ta mbanim aq ulur sa të mos mund të shihnim asgjë, përndryshe do të pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arritëm në burgun "Dubrava", tamam jë ditë pa u mbushur një vit që kur na kishin hequr nga ky burg.

E dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë
Kthimi në Dubravë të gjithëve na befasoi. Të gjithë jipnim ndonjë version të mundshëm se përse na kishin khyer aty. Një e dinim të gjithë: aty na kishin sjellur për të keqen tonë. Para një viti, prej këtu na kishin shpërndarë në burgje të ndryshme nëpër Serbi, me arsyetim se në Dubravë nuk kishte siguri për ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, në pasigurinë më të madhe të mundshme, në kohën kur UçK-ja ishte shumë më e fortë se një vit më parë, NATO-ja sulmonte pandërprerë nga ajri dhe mu atëherë kur ushtria serbe po bënte krimet më të mëdha në popullsinë shqiptare. Në fakt ne e dnim se pas transferimit tonë nga Dubrava, në vend të të burgosurve i patën sjellur paramilitarët serbë dhe konkretisht "Tigrat" e Arkanit. Ndërsa, para se të ktheheshim në, ata i kishin hequr. Dhe, në këtë drejtim gjakatarët serbë llogaritë i kishin bërë me përpikmëri. Duke parë se edhe bazës ushtarake serbe, më të fortës në Rrafshin e Dukagjinit me qendër në drejtorinë e burgut të Dubravës, i kishte ardhur koha të bombardohej, na kishin sjellur neve që, në rast të bombardimit, të mos e pësonin paramilitäret, por të burgosurit. Këtë rrezik e ndjenim ne, por s'kishim se ç'të bënim, përpos të prisnim se ç'do të ngjajë me ne. Në këto rrethana, padyshim që ishim të tensionuar edhe pse gjendeshim në Kosovë. Profesor Ukshini kishte edhe një arsye më shumë të ndjehej keq shpirtërisht, sepse kishte një enigmë më shumë: si të arrinte që pas lirimit të kthehej te familja, apo në një vend të sigurt, pse thjesht ku do të mund të vazhdonte jetën pas burgut? Ai, si edhe ne të tjerët, nuk kishte mundësi të dinte asgjë për familjen dhe të afërmit e tij. Edhe nga ato pak informata që arrija t'i merrja nga një i burgosur ordiner i cili punonte në kuzhinë nuk arrinim të fomonim ndonjë pasqyrë sado sipërfaqësore për gjendjen e krijuar. Nga ato letra të vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek unë, mund të kuptonim se bëhej një luftë e rreptë, nga ajri e nga toka dhe se shumë shqiptarë ishin shpërngulur e shumë ishin të vrarë e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre që u besoja, po mu këto lajme e shqetësonin dhe e bënin edhe më nervoz profesorin. "Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë! Nga dita që u kthyem, i kishin mbetur vetëm edhe 18 ditë për t'u liruar dhe çdo ditë që afrohej ishte më i shqetësuar. Si, dhe ku të shokonte?! Më në fund na tha:

"Kam vendosur definitivisht për një punë: do të shkoj drejt e në Krushën time, dhe pikë!".
Momenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e saktë nuk dihet në burg, ngaqë orë nuk lejohet të mbahet, por gjithsesi duhet të këtë qenë ndërmjet orën 10 dhe 11 në paraditën e ditës së dielë (!!!), të datës së 16 majit 1999, do të thotë një ditë para afatit. Fakti se lirohej ditën e dielë ishte për t'u habitur. Me asnjë normë nuk lejohet dhe as që ka ndodhur ndnjëherë që të lirohet ndokush të dielave. Nëse dikujt i bie data e lirimit ditën e dielë, atëherë ai i burgosur lirohet një ditë më parë. Një gjë e tillë më ka ndodhur edhe mua kur jam liruar herën e parë nga burgu i Pozharavcit, ku në vend se të lirohem të dielën më 14 tetor 1990, jam liruar të shtunden, më 13 tetor. Dikush hyri në dhomën tonë dhe lajmëroi se baca Ukë po shkon në shtëpi dhe për ta nxjerrur nga burgu paska ardhur mbikëqyrësi ("nadzorniku") i pavionit tonë, Branku, me mbikëqyrësin e Pavionit C1. Kjo do të thoshte një përcjellje e një niveli të lartë dhe jo e zakonshme. Në të vërtetë, gjykuar sipas fjalëve të një gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa që ksihim ndejtur me vite në Dubravë, në lidhje me datën e mënyrën e lirimit të profesorit është mbajtur mbledhje e veçantë dhe është debatuar gjatë se ç'të bëhet me të. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet e thëna e tij, kur 3-4 ditë para se t'i vie dita e daljes nga burgu thotë: "E, profesor, e kemi vendosur të të lirojmë, le të dalë ku të dalë"./Vazhdon/

Bajrush Xhemaili
Prishtinë, më 12 maj 2000


Gjitha huazuar nga http://www.kosovaelire.com

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#5 ne: 10-05-2006, 07:12:25
Ukshin Hoti - Pse "e harruam" kaq shpejt?
 
Për fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare që nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
Lirojeni Ukshin Hotin! - thërrasin sot mijëra protestues shqiptarë me portretin e Ukshin Hotit në duar dhe për 3500 të zhdukur e 2000 të burgosur shqiptarë, që mbahen ende pengje nëpër burgjet e Serbisë.
Ku është biri, babai dhe vëllai ynë?- presin në ankth fëmijët dhe familja e tij. (Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kiminelët serbë, bashkë me 30 kusherinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.)
Është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti? - dyshojnë me plot drojë intelektualët shqiptarë sot.
Shumë pyetje, shumë drojë e shumë dhembje pa përgjigje deri më sot.
Ndërkohë shumë të zhdukur janë gjetur të vrarë. Disa janë indentifikuar nëpër burgjet serbe, ndërsa disa janë liruar. Flitet edhe për pengje të luftës në Serbi. Marrëveshja e Kumanovës nuk përfshin çështjen e të burgosurve dhe të pengjeve të luftës.

Për prof. Ukshin Hotin asnjë gjurmë!
Hesht Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Hesht Tribunali i Hagës. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndërkombëtare edhe pas pesë (5) vite çlirimi të Kosovës!

Kush është Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të shkencave politike dhe ka specializuar marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet amerikane të çikagos, Harvardit në Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C. , më 1978-1979.
Ukshin Hoti është profesor i Universitetit të Prishtinës dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai është autor i veprave "Lufta e ftohtë dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti është veprimtar politik dhe kryetar i partisë UNIKOMB-i të Kosovës.
Profesor Ukshin Hoti sot është ndër intelektualët më të guximshëm, më të vendosur dhe më parimorë shqiptarë.
Ai është ndër intelektualët më të përndjekur shqiptarë nga regjimi serb. Më 1981 është burgosur, ndërsa më 1982 është dënuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), për shkak se ka përkrahur publikisht kërkesat studentore për Republikën e Kosovës. Në muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, për shkak të organizimit të homazhit për martirët e rënë. Në maj 1993 është përgjakur publikisht nga policia serbe. Më 15 maj 1994 është arrestuar, ndërsa më 28 shtator 1994 është dënuar me 5 vjet burg, për shkak të mendimit e veprimit të lirë publik.
Intelektualët shqiptarë e kanë vlerësuar lart figurën dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot është smbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir...Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."
Fati i Ukshin Hotit sot është një çështje morale e njerëzimit.
Organizatat ndërkombëtare duhet ta kërkojnë profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse në momentin e fundit ai ishte në duar të saj. Të kërkojnë përgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Që, më në fund, të tregojë: është gjallë apo i vrarë?!
Nëse mbahet peng i Kosovës-të tregojë. Nëse e ka vrarë- sërish të tregojë ku janë eshtrat e tij!
Ka shumë konventa ndërkombëtare që obligojnë për këtë.

Marrë nga KOSOVAPRESS


"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarëve të Ukshin Hotit

Është vështirë të niset një shkrim nga fundi, aq më tepër nëqoftëse figurë qendrore e atij shkrimi, duhet të jetë askush tjetër përpos ideologut të lëvizejs çlirimtare mbarëshqiptare, mr. Ukshin Hoti.

Pse niset shkrimi së prapthi?
Më 4 mars në Tetovë në organizim të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik Shqiptar në Maqedoni, u organizua një tribunë për të burgosurit shqiptar, që edhe më tej gjenden në burgjet e Serbisë, me titull "Të tjerët për Ukshin Hotin", me theks të veçantë për fatin e mr.Ukshin Hotit. ç'ndodhi në të vërtetë, pse niset shkrimi së prapthi? Në momentin kur të gjithë të pranishmit prisnin që në foltore të paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njëkohësisht ka qenë edhe mënyra e vetme e tij për të komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atë të jashtëm disa vite me radhë, drejtuesi i tribunës dhe kryetar i shoqatës e cila e organizoi këtë tribunë, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se për arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetëm familjes së tij, nuk do t'ia japë fjalën zonjës Myrvete. Eshtë e vërtetë se Ukshin Hoti, ka kohë që nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetëm familjes së tij, por i takon tërë këtij populli, por mos ndoshta me një veprim të tillë nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes së tij, e me këtë edhe i vet Ukshin Hotit. Kush më mirë se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush më tepër se ajo ëstë angzahuar për jetën dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj të thotë atë çka din për jetën e tij dhe veprën e tij, aq më tepër kur e dijmë që zonja Myrvete është njeriu më i afërt i Ukshin Hotit. Të fillojmë ashtu siç duhet të shkruhet një shkrim, pra nga fillimi.

çka u tha në këtë tribunë për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit
Ps fjalës përshëndetëse të kryetarit të shoqatës dhe organizatorit të kësaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalën Fadil Bajrami, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe bashkëpunëtor i Ukshin Hotit gjatë kohës së qëndrimit të tij në Lubjanë. Fadil Bajrami kryesisht u përqendrua në aktivitetet e tyre në botimin e revistës DEA në Slloveni. Më pas në foltore u paraqitën edhe oratorë të tjerë siç janë Berat Luzha kryetari i Shoqatës së Burgosurve në Kosovë dhe kryeredaktor i të përditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal në gjendjen e përgjithshme të të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe për të përfunduar fjalimin e tij se "detyra jonë është që të bëjmë gjithçka për ta". Më shumë interesim tek të pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish të burgosurit më të njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili në burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg për shkak të rastit të Paraqinit. Ai u përqëndrua më tepër nët takimet e tij me Ukshin Hotin gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Nishit dhe në atë të Dubravës. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravës është liruar më 16 maj i përcjellur nga agjentët e sigurimit serb, gjë të cilët siç theksoi ai kanë mundur ta shohin disa të burgosur nga dritaret e burgut.
Më së tepërmi në foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili në çdo moment parashtronte dilemën se është apo nuk është gjallë Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjën Myrvete, motrën e profesor Ukshinit, saqë fitohej përshtypja se ai njeri tërë kohën rri me të, e jo se me të ndoshta nuk është takuar asnjëherë.
Në foltoren e kësaj tribune "defiluan" edhe shumë oratorë të tjerë: prof.dr.Esat Stavileci, përfaqësuesi i PEN qendrës daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
Nga kjo tribunë doli si kërkesë imediate të gjithë aktorëve politik shqiptar, qendrave vendosëse evropiane dhe botërore dhe z. Bernard Kushner që të bëjnë ç'është e mundur për identifikimin e vendndodhjes së mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht të tij dhe të të gjithë të burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisë.
Në të gjithë të pranishmit nënshkruan edhe një peticion i cili së bashku me kërkesat e lartpërmendura do t'ju dërgohen të gjitha instancave relevante shqiptare dhe botërore.

çka mund të thoshim për në fund
Në këtë tribunë u thanë shumë fjalë të mëdha. U tha se Ukshin Hoti, shumë herët e kuptoj se politika gandiste e Rugovës do të dështojë, prandaj shqiptarët duhet të përgatiten. Nuk u harrua të thuhet se dhimbja më e madhe për shqiptarët momentalisht janë të burgosurit në burgjet e Serbisë dhe nuk mund të ketë liri dhe paqe në Kosovë derisa ideatori i kësaj është i burgosur. U përmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve dhe me çështjen e Kosovës Lindore, nuk duhet të merremi si me larje borxhi, por si me nevojën për ujë dhe bukë. U theksua edhe ajo se në kohën nëpër të cilën kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Të gjitha këto u thanë në tribunën me titull "të tjerët për Ukshin Hotin". Por, megjithatë vetëm u thanë. Pasi ata të cilët duhet të veprojnë në këtë drejtim, subjekti politik shqiptar në të gjitha trojet shqiptare sikur dëshiron me çdo kusht të harrojë këtë njeri. Athua pse?

Pse nuk mundemi ne shtatë, tetë apo nëntë milion shqiptarë (pasi edhe vet nuk e dimë se sa jemi), nuk mund të bëjmë për një njeri të vetëm aq sa bëri ai i vetmuar për të gjithë ne (shtatë, tetë apo nëntë milion). Shtrohet pyetja mos vallë ai është mbinjeri me formë të njeriut? Ligjet e çdo shteti thonë se të gjithë njerëzit janë të njëjtë apo të barabartë. Religjionet gjithashtu thonë se nuk ka mbinjeri në këtë kohë. Atëherë pse ne (shtatë, tetë apo nëntë milion) shqiptarët nuk mund të bëjmë për një njeri, aq sa ai njeri bëri për të gjithë ne.
Lind edhe një pyetje e cila u parashtrua edhe në tribunën e lartpërmendur: "deri kur, ne shqiptarët do të vonohemi, së paku këtë tren duhet ta zëmë, qoftë edhe në vagonin e fundit".
Megjithatë në fund të këtij shkrimi do të kisha parafrazuar vetë trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis.

Mr.Ukshin Hoti një nga politologët më të shquar shqiptarë të kohës së sotme, me punimet e tij ngriti në shkencë trajtimin e problemit kombëtar. Idetë e këtij libri janë shkaku i vërtetë i tij nga pushteti serb.
1. Për një qasje shkencore të Politikës në Kosovë
Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre.

HISTORI E SHKURTËS E FAMILJES SË UKSHIN HOTIT

UKSHIN HOTI - NJË EMËR I PËRVEçËM I LËVIZJES SHQIPTARE

Nazif Hoti, i lindur në vitin 1919 në Krushë të Madhe, në vitin 1941, martohet me Fatime Rrustem Danën nga Xërxa. Edhe pse në kushte të vështira ekonomike e varfëri, ishim një çift i lumtur bashkëshortot, rrëfen loke Fatimja, nëna e Ukshin Hotit. Pas dy vjetëve martesë, na lidni djali i parë, Ukshini që ishte një gëzim i madh për ne. Më pas na lindën edhe pesë fëmijë të tjerë: Hidajeti, Ragipi, Myrvetja, Resmija e Afrimi. Pas lindjes së Ukshinit, Nazifi doli partizan, për të luftuar fashizmin e nacizmin gjerman dhe duke besuar se populli i Kosovës do t'i realizojë aspiratat shekullore, për t'u çliruar njëherë e përgjithmonë nga thundra serbe, siç u mor vendim në Konferencën e Bujanit. Nazifi një kohë punoi si mësues në Krushë të Madhe. Më pas punoi si depoist. Pasi ishte i pasionuar në leximin e librave e të shtypit periodik e të përditshëm, punoi në Rilindje si shitës i gazetave me një rrogë shumë të vogël. Tash do t'iu flas për djalin e madh Ukshinin. Ukshini, si fëmijë, ishte shumë i zgjuar e inteligjent kur e filloi shkollën në klasën e parë. Ishte nxënësi më i mirë, bile edhe mësuesi habitej me zgjuarsinë e tij. Katër klasa të fillores i kreu këtu, në Krushë të Madhe. Atëbotë në Krushë nuk kishte shkollë të plotë tetëvjeçare, nuk dinim çfarë të bënim, Nazifi e regjistroi në klasë të pestë në fshatin Rugovë të Hasit, ku e krej klasën e tetë me sukses të shkëlqyeshëm. Edhe në Rugovë ishte njëri ndër nxënësit më të mirë si në sjellje edhe në mësim, edhe pse udhëtonte çdo ditë disa kilometra nga Krusha në Rugovë. Derisa Ukshini e kreu klasën e tetë, na lindën fëmijët e tjerë. Kushtet ekonomike në familje i kishim shumë të vështira, nuk kishim krah pune, Nazifi ishte shëndetlig, unë isha shtylla e vetme e familjes. Por punës së përditshme shtëpiake, punoja rregullisht në ara për t'i mbajtur fëmijët. Ukshini kishte dëshirë të vazhdonte shkollën e mesme. Dëshirë imja e sidomos e Nazifit ishte që djalin mos ta lëmë pa shkollë. Nazifi më tha: Fatime, Ukën do ta regjistrojmë në Prizren, në shkollën normale, për mësues, se Uka po mëson mirë, shpejt e kryen shkollën e punësohet si mësues në Krushë dhe do ta kemi më lehtë t'i shkollojmë edhe fëmijët tjerë. Uka u regjistrua në shkollën normale ku i kreu tri vitet e para, kurse vitin e katërt dhe të pestë e kreu në Prishtinë, si gjithherë me sukses të shkëlqyeshëm. Derisa ishte në Prishtinë, si nxënës i normales, Ukshini, punonte në Radio Prishtinë si spiker për ta mbajtur veten, që për ne ishet një lehtësim shumë i madh. Kur e kreu Uka normalen disa muaj si mësues në krushë të Madhe, por dëshira e tij ishte të vazhdonte, studimet. Pas një viti-vazhdon nënë Fatimja, Ukshini shkoi në Zagreb dhe u regjistrua në fakultet, edhe pse kushtet nuk i kishim, por Ukshini kohë pas kohe punonte në kooperativat studentore, por ato të holla që merrte nuk i mjaftonin, andaj djali i dytë Ragipi shkoi në Zagreb, ku punoi si punëtor fizik për at ndihmuar Ukën dhe familjen në Krushë të Madhe. Edhe fakultetin Uka e kryen në afat dhe me sukses të shkëlqyeshëm. Pas studimeve i vjen thirrja për shërbim ushtarak për Beograd. Në të njëjtën kohë regjistron studimet e shkallës së tretë dhe paralelisht e kryen shërbimin ushtarak dhe shkallën e tretë të studimeve-magjistraturën në lëmin e shkencave politike. Prej fëmijëve Ragipin dhe Hidajetin nuk patëm mundësi t'i shkollonim. Ragipi punonte si punëtor fizik për ta ndihmuar Ukën derisa ishte në studime. Dy vajzat Myrveten, Resmijen dhe djalin Afrimin i dërguam në shkollë. Myrvetja kreu shkollën normale dhe punon si mësuese në Prishtinë, kurse Resmija e kreu edhe fakultetin dhe punon në një shkollë në Gjakovë. Ukshini një kohë punon në Beograd në administratën e lartë shtetërore të ish-Jugosllavisë, kurse më pas kthehet në Prishtinë dhe emërohet sekretar i Sekretariatit Krahinor për marrëdhënie me botën e jashtme. Siç dihet bie në kundërshtim me disa kuadro të larta të atëhershme të Kosovës. Më pas shkon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në specializim në drejtimin e marrëdhënieve ndëkombëtare. Prej Amerikës kthehet si ligjërues në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin Filozofik, ku ligjëron lëndët Sociologjinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Si profeso fakulteti, punon deri në vitin 1982 kur burgoset. Ukshini u burgos vetëm pse i mbronte dhe përkrahte hapur demonstratat e studentëve të vitit 1981 dhe të drejtën e Kosovës për të qenë Republikë e barabartë me republikat tjera të ish Jugosllavisë. Shpeshëherë e kam vizituar Ukën në burg. Më shihte se unë mërzitesha shumë dhe ai mërzitej sidomos për ne pleqtë, por më jepte gajret dhe më thoshte "mbahu nënë se do të bëhet mirë". Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha policore sulmuan popullsinë e pafajshme civile të Krushës së Madhe. Familja e Ukshin Hotit ndahet në dy pjesë, gruaja e Ragipit me vajzën Arlindën e vajzën e motrës dhe një pjesë e banorëve të Krushës mbahen peng pnga policia serbe e më vonë i drejtojnë për në Prizren e Shqipëri. Ragipi, motra Hidajetja dhe Nazifi sterhohen në kodrinën te Vreshtat e Krushës. Ragipi të nesërmen zbret në fshat për të kërkuar gruan dhe vajzat, nuk kthehet më, vritet nga policia serbe. Kufoma e tij gjendet pas 53 ditëve në mes të Krushës e Celinës. Në vazhdim të rrëfimit të saj loke Fatimja, kryesisht tregon vuajtjen dhe peripecitë për atë se çka kanë përjetuar prindërit e Ukshinit gjatë fazës së bombardimeve të NATO-s. Kur filluan bombardimet e NATO-s në shtëpi ishim unë, plaku Nazifi, të dytë të sëmurë, Ragipi me shoqen e tij, vazjën Arlindën, vajza e madhe Hidajetja me vajzën e saj. Atë ditë kur na sulmuan më 25 mars 1999 gjithë popullatra fillon të evakuohet nga fshati, në drejtime të ndryshme secili si mundej, familja jonë gjatë largimit nga shtëpia ndahet në dy pjesë, se si, nuk e di as vetë, nuk më kujtohet. Unë, plaku Nazifi, Hidajetja dhe Ragipi tek vreshtat në kodrinat e Krushës. Shoqja e Ragipit me vajzën Arlindën, me vajzen e Hidajetit, shkojnë në drejtim tjetër. Një pjesë të popullatës e Krushës mbahet peng e më vonë i drejtojnë për në prizren dhe dalin në Shqipëri. Të nesërmen Ragipi zbriti nga kodra, në fshat për të gjetur shoqen dhe vajzat, por nuk u kthye më kurrë. Asgjë nuk dinim për të dhe ishim shumë të merakosur. Kisha një parandjenjë se i kishte ndodhur diçka dhe me të vërtetë ashtu doli. Pas luftës pasi u kthyem nga Shqipëria muarëm vesh se Ragipi ishte vrarë dikumes Krushës e Celinës nga paramilitarët serbë. Unë, Nazifi dhe Hidajeti në kodrat e Krushës, qëndruam tri ditë; pas tri ditëve një fshatar i Krushës me traktor na përcolli deri në fshatin nagavc, ku kishte qenë i strehuar një numër shumë i madh i njerëzve. Nagavcin vazhdimisht e granatonin forcat serbe, dhe nga granatimet plaku, Nazifi u plagos në krah. Nga plaga e marrë dhe nga sëmundja kronike që vuante shumë gjatë, gjendja shëndetësore ju keqësuar për së tepërmi. Kur u sulmua Nagavci, popullata që ishte aty, u largua. Mbetëm vetëm ne pleqtë. Në bodrumin e shtëpisë së vet, na strehoi njëfarë Haliti, i cile me shoqen e tij kujdesej shumë për ne e posaçërisht për Nazifin, i cili ishte i sëmurë dhe i plagosur. Pas tri ditësh qëndrimi në Nagavc erdhën policët serb, të cilët na thanë deri në orën shtatë të largoheshim nga Nagavci. Me tre prill 1999 Haliti na përcolli deri në shtëpinë tonë në Krushë. Ato ditë nuk kishte njeri në Krushë të Madhe. Pas tri ditëve, erdhi policia serbe, deshi të na dëbojë nga shtëpia nazifi foli diçka serbisht me ta dhe kur na panë të dy pleqve të sëmurë dhe Nazifin të lënduar na urdhëruan të mos ndizet zjarr edhe pse ato ditë ishte ftohtë i madh. Nazifi nuk pranonte të shkojmë askund dhe ta se do të vdes në shtëpi. Në mungesë të kujdesit mjekësor gjendja shëndetësore e Nazifit keqësohej vazhdimist se kishet mbetur pa barna dhe plagën në krah nuk kishim me çka t'ia mjekonim. Më 18.04.1999 Nazifi vdes. Unë dhe Hidajeti qëndruam tri ditë pranë kufomës së tij me shpresë se do të vijë ndonjë njeri për të na ndihmuar ta varrosim, por s'ishte askush. Pas tri ditëve Hidajeti hap një gropë në oborr, e mbështolli kufomën me najlon dhe në batanije, e ngrehu zvarrë kufomën, e zbriti ngadalë shkallëve të ballkonit dhe e varrosi. Në Krushë nuk kishte njeri të gjallë dhe pasi e varrosëm Nazifin me Hidajetin, morëm pak bukë dhe një shishe ujë dhe dolëm nga shtëpia me qëllim të shkojmë në Bellacerkë në shtëpinë e Hidajetes. Gjatë rrugës kemi hasur në kufoma të vrara. Para se me hy në Bellacerkë, serbët kanë gjuajtur me breshëri armësh, kur janë afruar dhe na panë se jemi dy gra na thanë të kthehemi prapa. Jemi kthyer prapa deri në fshatin Celinë. Isha e lodhur sa mezi ecja. U ndalëm në një strehë të një shtëpie, nuk më kujtohet sa qëndruam aty, derisa vijnë aty nja tri gra e dy burra, të cilët na ndihmuan të shkojmë në fshatin Xërxë. Në Xërxë strehim gjetëm në shtëpinë e Xhemë Himës, i cili është kujdesur shumë për ne. Aty qëndruam disa ditë. Më 30 prill 1999 një fshatar i Xërxës me golldan na ka përcjellë për në Shqipëri. Në Tiranë u takuam me gruan e vajzën e Ragipit. Pas çlirimit, të gjithë së bashku erdhëm në shtëpi. Ragipi ishte vrarë plaku më vdiq. Për Ukshinin nuk dinim ende asgjë po mbahemi se është diku i gjallë. Gjithçka përjetova në këtë jetë. Atë ditë, kur na sulmuan serbët, u ndamë në dysh: babi, gjyshi, gjyshja e halla kishin shkuar kah vreshta në kodër, kurse unë, mama e vajza e hallës mbetëm në fshat me shumë fshatarë, serbët na rrethuan pastaj na lejuan të shkojmë për në Prizren dhe dolëm në Shqipëri, Tiranë. Për babin, gjyshin, gjyshen e hallën nuk dinim gjë. Vëllai im ishte ushtar në radhët e UçK-së edhe për të nuk dinim asgjë. Më 30 prill 99 gjyshja dhe halla erdhën në Tiranë dhe na treguan se gjyshi kishte vdkur, kurse babi ka zbritur në fshat për të na kërkuar neve, dhe më nuk e kishin parë. Babai ishte vrarë më 26 apo 27 mars 99. Pasi u kthym nga Shqipëria, e gjetëm kufomën e babait dhe e varrosëm. Rivarrimin e babit e gjyshit e bëmë më 15 gusht 99, për axhën Ukshin nuk kemi ende kurrfarë lajmi dhe jemi të shqetësuar për të. Ne si famolje në fshat kemi jetuar në kushte të rënda ekonomike, por duke ju falënderuar babait tim, i cili ka qenë neri me virtyte të larta patriotike, liridashëse e arsimdashëse e largpamës, edhe neve dy motrave na dërgojnë në shkollë. Unë edhe motra ime Resmija jemi ndër vajzat e para të Krushës së Madhe që vazhduam shkollimin e mesëm, unë e kreva shkollën normale dhe të lartën, kurse Resmija mbaroi edhe fakultetin. Pas shpërthimit të demonstratave të pranverës së vitit 1981 Ukshini, si profesor i Universitetit, haptas doli në anën e studentëve, të cilëve ju dha përkrhje të parezervë. Vëllai im Afrimi është një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981. Me disa shokë nga Suhareka organizoi demonstratat. Më 25 mars u arrestuar nga policia në Suharekë dhe u dënua me shtatë vjet burgim. Baca Ukë për shkak të pikëpamjeve, bindjeve e qëndrimeve të tij politike në vitin 1981 u burgos dhe u dënua me nëntë vjet burgim, kurse ka mbajtur vetëm 3.5 vjet burg. Pas burgosjes së vllait Afrimit e posaçërisht bacës Ukë, ne si familje Hoti kemi qenë të diskriminuar në të gjitha mënyrat. Mua më larguan nga procesi mësimos si e papërshtatshme. Po ashtu edhe motrës sime Resmijes iu mor e drejta për të punuar në procesin mësimor me nxënës edhe pse e kishet kryer fakultetin. Resmija ka punuar si punëtore e thjeshtë në fabrikën e tekstilit "Emin Duraku" në Gjakovë vetëm për të mbijetuar. Q!e nga viti 1982 e deri në vitin 1986 baca Ukë qëndroi në burgjet e Jugosllavisë në Prishtinë, Mitrovicë e Sremit, Gjilan, Beograd dhe Lubjanë. Derisa baca Ukë ishte në burg kujdesin dhe përgjegjësinë e ka pasur vëllau i dytë Ragipi kurse në vizitë shkonim të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë. Me 1986, pasi doli nga burgu baca Ukë, u vendos në fshat në Krushë të Madhe kryesisht ju kushtua punës shkencore dhe përgatiste disertacionin e doktoratës që për shkaqe të njohura nuk mundi ta mbrojë kurrë. Një kohë kaloi në Lubjanë të Sllovenisë dhe shruan Alternativën e cila botohej në gjuhën shqipe në kuadër të shoqërisë shqiptare "Migjeni" në Slloveni. Më pas Ukshini në Lubjanë e boton gazetën "Demokracia autentike" me Rexhep Hotin e Bislim Elshanin. Pasi iu pamundësua puna në Lubjanë, përsëri u kthye në Krushe të Madhe dhe përsëri rreket punës shkencore. Më 1993, Ukshini viziton Adem Demaçin në pallatin e shtypit, i cili me disa të tjerë, pati hyrë në grevë urie për mbrojtjen e Rilindjes e të gazetave tjera, për ta mbrojtur fjalën e lirë shqipe. Pasi kthehet, në rrugë për Skënderaj, ndalohet nga policia në postëbllokun e Komeranit, keqtrajtohet e torturohet nga 14 policë serbë, të cilët i shkaktojnë plagë të rënda trupore, ia thejnë dy brinj duke e rrahur me shqelma e me kondak të pushkës. Gjykata e qarkut në Prizren, ngrit aktakuzën për vepër penale, kundër bacës Ukë, i cili arrestohet më 17 maj 1994, kurse në nëntor të po këtij viti, dënohet me 5 vjet burg. Gjatë këtyre 5 vjetëve Baca Ukë dergjet në burgjet serbe në Prizren, Dubravë, Nish e Mitrovicës e Sremit. Përgjegjësinë për kujdesin për tri vitet e fundit për bacën Ukë i kam marrë unë, të cilin e kam vizituar për çdo muaj me bashkëshortin tim, hakiun i cili gjithnjë ka qenë i preokupuar për fatin e Ukshinit. Në burg bacën Ukë e vizitonin baba, nëna, Ragipi, Resmija, fëmijët dhe të tjerët. Përpos kontakteve nga burgu, Ukshini me mua ka komunikuar edhe përmes letrave. Letrat e tij i ruaj si sytë e ballit, dhe gjatë luftës, kam kam shkuar, i kam pasur me vete. Janë tri cikle të letrave- Vëllau motrës. Cikli i parë 7 letra, cikli i dytë-3 letra të botuara në Gazetën shqiptare dhe cikli i tretë-3 letra të veçanta që nuk janë të botuara. Baca Ukë në burg shumë preokupohej për nënën, babën, fëmijët e të tjerët dhe për situatën gjithnjë e më të rëndë në Kosovë. Një porosi Bacës Ukë nuk munda t'ia realizoj. Më pati porositur:" Myrvete, keni kujdes për bibliotekën". Librat ishin një thesar i pakompensueshëm. Këtë dëshirë Bacës Ukë nuk munda t'ia plotësoj. Barbarët serbë bibliotekën e kanë përmbysur e shkarravitur kurse herën e fundit dogjën shtëpinë dhe bibliotekën si dhe disertacionin e doktoraturës në dorëshkrim.

REPUBLIKA E SERBISË
APKM
PROKURORIA PUBLIKE E QARKUT
Kt. nr. 107/94
Prizren, 30.05.1994

GJYQIT TË QARKUT - PRIZREN

Në bazë të nenit 45, al.2, pika 3 të Ligjit mbi procedurën penale, ngre këtë

A K T P A D I

Kundër:
Ukshin Hotit, nga i ati Nazyf dhe e ëma Fatima, e lindur Thaqi, i lindur më 17.VI.1943 në fshatin Krushë e Madhe të KK të Rahovecit, me banim në Rr. Ulpiana Nr. 29-5-7 në Prishtinë, shqiptar, shtetas i RFJ, i shkolluar, magjistër i shkencave politike, politolog, famlijar, baba i tre fëmijëve, me shërbim ushtarak të rregulluar, evidentohet në VE SNO Rahovec, me gjendje të varfër ekonomike, i gjykuar tashmë për shkak të veprës penale nga neni 133 të LPJ me dënim burgimi prej 3.5 vjetësh, në paraburgim prej 17.05.1994.

Për shkak se:
Në gjysmën e parë të vitit 1994, si anëtar dhe si kandidat për kryetar i organizatës UNIKOMB ka përgaditur dhe ka ndërmarrë veprime që me përdorimin e dhunës shkëputej një pjesë e territorit të RFJ –territori i Kosovë e Metohisë, i banuar me pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare, ndërkaq me qëllim të formimit të shtetit të mëvetësishëm, si kandidat për kryetar i kësaj organizate, në një takim të fshehtë të kryesisë së zgjeruar të UNIKOMB-it, që u mbajt në Prishtinë, në të cilën ai mori pjesë, i përvishtet detyrës që ta përpilojë programin dhe statutin e kësaj organizate, dhe pas pranimit të propozimit për kryetar të UNIKOMB-it, e formulon deklaratën politike në të cilën proklamon krijimen e shtetit nacional të të gjithë shqiptarëve – opcioni i dhunës, perkatësisht, marrja e dhunshme e pushtetit në K. e M. Dhe shkëputja e këtij territori nga Republika e Serbisë; veç kësaj angazhohet për inicimin e këtij qëllimi të proklamuar nëpër faza që do të çonin drejt krijimit të një shteti kombëtar dhe që si anëtar i organizatës armiqësore ilegale "LPRK" (Lëvizja popullore për Republikën e Kosovës) nga ana e qendrës së saj që nga viti 1990 e këndej ka qenë i obliguar që ta botoje revistën "DeA", nga e cila edhe ka marrë udhëzime për detyre konkrete dhe instruksione për veprimtari armiqësore me qëllim të krijimit të "Kosovës Republikë" dhe të shkëpujes së kësaj pjese të territorit të RFJ, ndërsa veprimtaria e tij ka qenë më e theksuar në territorin e qarkut të prizrenit,

-gjë me të cilën ka kryer veprën penale të rrezikimit të tërësisë territoriale nga neni 116 al. 1 të LPJ. E dënueshme sipas neni 138 të LPJ.

Prandaj:
PROPOZOJ

Që para këtij gjyqi të caktohet dhe të mbahet shqyrtimi kryesor i hapur, në të cilin të thirren:
- Prokurori publik i qarkut në Prizren,
- I pandehuri Ukshin Hoti, i cili të sillet nga paraburgimi.
- Që në shqyrtimin kryesor të nxirren dëshmitë:
- të lexohet vërtetimi mbi marrjen e përkohshme të sendeve ...12/94 me datën 17.V.1994

Arsyetim:
Më dëshmitë e siguruara në hetime provohet gjendja faktike e theksuar në dispozitivin e kësaj aktpadie.

Kjo është një leter nga burgu derguar motres Myrvete

Ukshin Hoti, Myrvete Kasumi, Mat. br. 6413 KPD, Rr. R. Gajdiq 102, 1800 Nish, 38000 Prishtinë

E dashur motër,

Gjatë vizitës së djeshme (09.11.1997), më duket realisht mirë. Baba, që i drom lagshtisë dhe dimrit, më la përshtypjen se mbahej mirë, përkundrejt moshës së shtyrë dhe problemeve shëndetësore që e përcjellin kronikisht. Andini më gëzoi me sihariqin se Brisela qenka mirë, dhe se është më e mira ndër klasat e para të shkollës. Kjo që më përmallej. Ajo princesha e vogël marroçe, që vjen shumë rrallë në vizitë dhe nuk më përqafon asjëherë, duket se e ka ndërmend t'u sfidojë trysnive të Lord Bajron në Child Harold-in, ka ca vargje impresive, kur i drejtohet vogëlushes së vet "nga venat e tua ta thithin gjakun tim"... Nuk jam poet dhe nuk kam fuqinë e shpehjes së tillë, por gëzohem kur dëgjoj se fëmijët e mijë (edhe Erleta në Prishtinë) përpiqen ta ruajnë gjakun tim në damarët e vet, pavarësisht nga fakti se me gjithë dëshirën time nuk po mund të jem më tëpër se një botë biologjike. Vetëm zoti mund ta dijë se sa e urrej këtë fakt. Ju më siguruat se nëna qëndron mirë, se këtë herë ia ka lëshuar radhën Resmijes. Ajo mu duk mirë këtë herë, por do të dëshiroja ta njihja edhe vajzën e vogël, e cila u lind para dy vitësh, kur akoma ndodhesha në Dubravë. Më vjen inat që emrin ia ngjiti aq vështirë dhe tani edhe pse ma përsëritët shumë hërë, nuk mund t'ia qëlloj. Sa për vizitën që e kishte përgatitur Resmija, ajo moti ka dëshmuar se nuk është më një "Gjakovare" e Krushës, por një Gjakovare e vërtetë. Dhe për ke të mira... Edhe unë e Xhemili jemi të kënaqur me ato që m'i kishte përgatitur hijshëm dhe shijshëm. Unë jam fuqimisht për realizimin e të gjitha interesave gjithëshqiptare mbi themelimin e ruajtjes së integritetit të shtetit shqiptarë. Të njëjtën kohë jam edhe për realizimin e këtyre interesave branda kësaj gjenerate të njerëzve. Për këtë shkak politikën nuk e definova si të tjerët si art i së mundshmës, por si një kalkulim matematikor i pikave tangjente të rrymës së ujit me akullin në të filozofisë politike e çeshtjes shqiptare f. 161-162 botimi (iii)-të Prishtinë 1997. Dhe më në fund përjetova çastin e gëzimit kur pashë se stundentët e Universitetit të Prishtinës, jo vetëm që e kuptuan, por edhe e praktikuan me sukses të plotë një gjë të këtillë. Kjo ata i vuri përfundimisht në vend shumë të rëndësishëm të radhës së qendrave me rëdësi universitare në Evropë.

Me vrasje nuk mund të vriten të vërtetat dhe as idealet

- Sikur të kishte pasur njëmend terroristë dhe aq sa i pandehin serbët, do të ishte permbysur e tërë Evropa dhe jo vetëm Serbia. Duke i shpallur për terroristë e fundamentalistë, nuk mund të blehet edhe më tutje përkrahja dhe as simpatia e Evropës, sepse në atë mënyrë ajo do t'i konservonte raportet e veta; nuk do të ishte në interesin as të Serbisë as të rusëve dhe as të Evropës aziatimi i shqiptarëve në trojet e veta dhe ne kontinentin e vet. Dhe askush që dëshiron të mbetet në nivelin e njeriut dhe të principeve të deklaruara; në harmoni me veten dhe me Zotin, nuk guxon t'i shikojë vrasjet me indiferencë, qoftë edhe të kamuflaur, si aktivitet politiko-diplomatik, dhe as t'i tolerojë ato, qoftë edhe të motivin cinik për reduktimin e frocës së UçK-së. Me vrasje nuk mund të vriten të vërtetat dhe as idealet, dhe as që mund të shuhen aspiratat legjitime të një populli të tërë. Vrasja nuk e tremb njeriun e idealit dhe as popullin e vetëdijesuar për veten. Ajo nuk mund të arsyetohet me trillime, as të miteve. Një popull i tërë nuk mund të quhet terrorist. Andaj, vrasja e bartësve të idealeve të tij dhe të të vërtetave të argumentuara nga çdo aspekt dhe në të gjitha nivelet, nuk mund ta ndalojë avancimin e proceseve përpara. Mbetet krim që e dënojnë edhe njerëzit edhe përenditë, që nuk e ha mendja as e njeriut dhe as e përendisë: që e vret ndërgjegja e njerëzimit; që e vret edhe vrasësin. Vrasja të vret dhe kjo është e tëra. Ajo nuk mund të kuptimësojë asnjë krim. Pavarësisht nga vrasjet, shqiptarët do ta vazhdojnë marshimin e tyre drejt lirisë së vet; caqeve që u takojnë edhe si popull edhe si komb. Ky është fati i tyre i determinuar historikisht dhe ata këtë doemos do ta takojnë.

Ukshin Hoti: pjesë nga vepra "Bisedë përmes hekurash

http://www.suksesi.com/vbulletin/printthread.php?t=2324&pp=40

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#6 ne: 10-05-2006, 07:15:29
E thashë një fjalë shqip - Atdhe, shqiptova një ideal - Komb, Kujtova një emër – Shekspir Lya penën e tij, për të përshkruar jetëshkrimin tragjik të popullit tim. Të lashtë sa vet Ballkani. Te ndodhur aty, Para botës greke, Pushtimeve Romake Dyndjeve sllave, Që mbijeton roberinë dhe ende frymon për të gjalluar Atëher: Vetes, I thirra veq një emër SHQIPETAR!

Ku është Ukshin Hoti?!
Është gjallë apo i vrarë?


10 mars 2000 - Për fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare që nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit(Serbi). Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.Lirojeni Ukshin Hotin! - thërrasin sot mijëra protestues shqiptarë me portretin e Ukshin Hotit në duar dhe për 3500 të zhdukur e 2000 të burgosur shqiptarë, që mbahen ende pengje nëpër burgjet e Serbisë.
Ku është biri, babai dhe vëllai ynë?- presin në ankth fëmijët dhe familja e tij. (Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kiminelët serbë, bashkë me 30 kusherinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.)Është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti? – dyshojnë me plodrojintelektualë shqiptarësot.Shumë pyetje, shumë drojë e shumë dhembje pa përgjigje deri më sot. Ndërkohë shumë të zhdukur janë gjetur të vrarë. Disa janë indentifikuar nëpër burgjet serbe, ndërsa disa janë liruar. Flitet edhe për pengje të luftës në Serbi. Marrëveshja e Kumanovës nuk përfshin çështjen e të burgosurve dhe të pengjeve të luftës.

Për prof. Ukshin Hotin asnjë gjurmë!
Hesht Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Hesht Tribunali i Hagës. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndërkombëtare edhe pas tetë muaj çlirimi të Kosovës!

Kush është Ukshin Hoti?
Profesor Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të shkencave politike dhe ka specializuar marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetet amerikane të çikagos, Harvardit në Kembrixh-Boston dhe në Uashington D.C. , më 1978-1979.
Ukshin Hoti është profesor i Universitetit të Prishtinës dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai është autor i veprave "Lufta e ftohtë dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995.
Ukshin Hoti është veprimtar politik dhe kryetar i partisë UNIKOMB-i të Kosovës.
Profesor Ukshin Hoti sot është ndër intelektualët më të guximshëm, më të vendosur dhe më parimorë shqiptarë.
Ai është ndër intelektualët më të përndjekur shqiptarë nga regjimi serb. Më 1981 është burgosur, ndërsa më 1982 është dënuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), për shkak se ka përkrahur publikisht kërkesat studentore për Republikën e Kosovës. Në muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, për shkak të organizimit të homazhit për martirët e rënë. Në maj 1993 është përgjakur publikisht nga policia serbe. Më 15 maj 1994 është arrestuar, ndërsa më 28 shtator 1994 është dënuar me 5 vjet burg, për shkak të mendimit e veprimit të lirë publik.
Intelektualët shqiptarë e kanë vlerësuar lart figurën dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot është smbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."
Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir...Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."

Fati i Ukshin Hotit sot është një çështje morale e njerëzimit.
Organizatat ndërkombëtare duhet ta kërkojnë profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse në momentin e fundit ai ishte në duar të saj. Të kërkojnë përgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
Që, më në fund, të tregojë: është gjallë apo i vrarë?!
Nëse mbahet peng i Kosovës-të tregojë. Nëse e ka vrarë- sërish të tregojë ku janë eshtrat e tij!
Ka shumë konventa ndërkombëtare që obligojnë për këtë.

"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarëve të Ukshin Hotit

Është vështirë të niset një shkrim nga fundi, aq më tepër nëqoftëse figurë qendrore e atij shkrimi, duhet të jetë askush tjetër përpos ideologut të lëvizejs çlirimtare mbarëshqiptare, mr. Ukshin Hoti.

Pse niset shkrimi së prapthi?
Më 4 mars në Tetovë në organizim të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik Shqiptar në Maqedoni, u organizua një tribunë për të burgosurit shqiptar, që edhe më tej gjenden në burgjet e Serbisë, me titull "Të tjerët për Ukshin Hotin", me theks të veçantë për fatin e mr.Ukshin Hotit. ç'ndodhi në të vërtetë, pse niset shkrimi së prapthi? Në momentin kur të gjithë të pranishmit prisnin që në foltore të paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njëkohësisht ka qenë edhe mënyra e vetme e tij për të komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atë të jashtëm disa vite me radhë, drejtuesi i tribunës dhe kryetar i shoqatës e cila e organizoi këtë tribunë, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se për arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetëm familjes së tij, nuk do t'ia japë fjalën zonjës Myrvete. Eshtë e vërtetë se Ukshin Hoti, ka kohë që nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetëm familjes së tij, por i takon tërë këtij populli, por mos ndoshta me një veprim të tillë nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes së tij, e me këtë edhe i vet Ukshin Hotit. Kush më mirë se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush më tepër se ajo ëstë angzahuar për jetën dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj të thotë atë çka din për jetën e tij dhe veprën e tij, aq më tepër kur e dijmë që zonja Myrvete është njeriu më i afërt i Ukshin Hotit.  Të fillojmë ashtu siç duhet të shkruhet një shkrim, pra nga fillimi.

çka u tha në këtë tribunë për jetën dhe veprën e Ukshin Hotit
Ps fjalës përshëndetëse të kryetarit të shoqatës dhe organizatorit të kësaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalën Fadil Bajrami, deputet në parlamentin e Maqedonisë dhe bashkëpunëtor i Ukshin Hotit gjatë kohës së qëndrimit të tij në Lubjanë. Fadil Bajrami kryesisht u përqendrua në aktivitetet e tyre në botimin e revistës DEA në Slloveni. Më pas në foltore u paraqitën edhe oratorë të tjerë siç janë Berat Luzha kryetari i Shoqatës së Burgosurve në Kosovë dhe kryeredaktor i të përditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal në gjendjen e përgjithshme të të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe për të përfunduar fjalimin e tij se "detyra jonë është që të bëjmë gjithçka për ta". Më shumë interesim tek të pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish të burgosurit më të njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili në burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg për shkak të rastit të Paraqinit. Ai u përqëndrua më tepër nët takimet e tij me Ukshin Hotin gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Nishit dhe në atë të Dubravës. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravës është liruar më 16 maj i përcjellur nga agjentët e sigurimit serb, gjë të cilët siç theksoi ai kanë mundur ta shohin disa të burgosur nga dritaret e burgut.
Më së tepërmi në foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili në çdo moment parashtronte dilemën se është apo nuk është gjallë Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjën Myrvete, motrën e profesor Ukshinit, saqë fitohej përshtypja se ai njeri tërë kohën rri me të, e jo se me të ndoshta nuk është takuar asnjëherë.
Në foltoren e kësaj tribune "defiluan" edhe shumë oratorë të tjerë: prof.dr.Esat Stavileci, përfaqësuesi i PEN qendrës daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
Nga kjo tribunë doli si kërkesë imediate të gjithë aktorëve politik shqiptar, qendrave vendosëse evropiane dhe botërore dhe z. Bernard Kushner që të bëjnë ç'është e mundur për identifikimin e vendndodhjes së mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht të tij dhe të të gjithë të burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisë.
Në të gjithë të pranishmit nënshkruan edhe një peticion i cili së bashku me kërkesat e lartpërmendura do t'ju dërgohen të gjitha instancave relevante shqiptare dhe botërore.

çka mund të thoshim për në fund
Në këtë tribunë u thanë shumë fjalë të mëdha. U tha se Ukshin Hoti, shumë herët e kuptoj se politika gandiste e Rugovës do të dështojë, prandaj shqiptarët duhet të përgatiten. Nuk u harrua të thuhet se dhimbja më e madhe për shqiptarët momentalisht janë të burgosurit në burgjet e Serbisë dhe nuk mund të ketë liri dhe paqe në Kosovë derisa ideatori i kësaj është i burgosur. U përmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve dhe me çështjen e Kosovës Lindore, nuk duhet të merremi si me larje borxhi, por si me nevojën për ujë dhe bukë. U theksua edhe ajo se në kohën nëpër të cilën kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Të gjitha këto u thanë në tribunën me titull "të tjerët për Ukshin Hotin". Por, megjithatë vetëm u thanë. Pasi ata të cilët duhet të veprojnë në këtë drejtim, subjekti politik shqiptar në të gjitha trojet shqiptare sikur dëshiron me çdo kusht të harrojë këtë njeri. Athua pse?

Pse nuk mundemi ne shtatë, tetë apo nëntë milion shqiptarë (pasi edhe vet nuk e dimë se sa jemi), nuk mund të bëjmë për një njeri të vetëm aq sa bëri ai i vetmuar për të gjithë ne (shtatë, tetë apo nëntë milion). Shtrohet pyetja mos vallë ai është mbinjeri me formë të njeriut? Ligjet e çdo shteti thonë se të gjithë njerëzit janë të njëjtë apo të barabartë. Religjionet gjithashtu thonë se nuk ka mbinjeri në këtë kohë. Atëherë pse ne (shtatë, tetë apo nëntë milion) shqiptarët nuk mund të bëjmë për një njeri, aq sa ai njeri bëri për të gjithë ne.
Lind edhe një pyetje e cila u parashtrua edhe në tribunën e lartpërmendur: "deri kur, ne shqiptarët do të vonohemi, së paku këtë tren duhet ta zëmë, qoftë edhe në vagonin e fundit".
Megjithatë në fund të këtij shkrimi do të kisha parafrazuar vetë trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipërinë e pabërë, bëje Shqipëri të bërë. Bëje ose vdis.
- Kjo është Filozofia Politike e çështje Shqiptare.

KOSOVA DHE EVROPA

Pjesa e parë!

Mr.Ukshin Hoti -një nga politologët më të shquar shqiptarë të kohës së sotme, me punimet e tij ngriti në shkencë trajtimin e problemit kombëtar. Idetë e këtij libri janë shkaku i vërtetë i tij nga pushteti serb.

FILOZOFIA E çËSHTJES SHQIPTARE

1. Për një qasje shkencore të Politikës në Kosovë-Në qoftë se përdorimi i nocioneve në jetën e përditshme është lidhur me dukuri të një rëndësie të caktuar shoqërore, atëherë nuk është krejt njësoj se ç'do të nënkuptohet realisht me to. Për shumicën e tyre supozohet se janë terësisht të njohura, por një analizë pak më e thelluar e përmbrajtjes së tyre nuk e përjashton mundësinë e kostatimit të kundërt, vetëm pjesërisht të saktë, ose edhe të manipulimit të qëllimshëm me përmbajtjen e tyre. Për këtë shkak, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me temën në shqyrtim, nuk do të ishte i tepërt precizimi i vetëm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikë", "politikë e jashtme/ e mbrendshme", "politikë ndërkombëtare", "Evropë" etj, të cilat në kontekst të rrethanave ekzistuese apo të ndryshuara, në kontekst të qëllimit të zhvillimit të proceseve dhe të paraqitjes së dukurive të caktuara, nuk mund të kenë domethënie të njëjtë, statike.Në të vërtetë, analiza e përdorimit të tyre në kontekstin e dhënë shoqëror do të ishte me rëndësi të shumëfishtë, por për shkak të qëllimit të parashtruar të temës, vetëm pjesërisht mund të përqëndrohemi në të, duke filluar nga supozimi se është në dobi të shtjellimit të saj (d.m.th. të temës) dhe jo me qëllim të shkoqitjes së kuptimeve dhe të nënteksteve që do ta dilnin nga një analizë e tillë.
Nga ana tjetër vështirësitë në precezimin e termave politikë janë të lidhura me faktin se ligjshmëritë e zhvillimit shoqëror, dhe dukuritë që i përcjellin ato, kurnjëherë nuk manifestohen ddrejtpërsëdrejti, por tërthorazi. Për disa nga këto dukuri nuk egzistojnë terma adekuatë, jo vetëm në gjuhen shqipe, por ehde në gjuhët e tjera, m të cilat shërbehemi më së shpeshti. Ndërkaq, për dukuritë e tjera që nuk egzistojnë tek ne kemi huazuar fjalë të huaja, por shumë erë pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes së shoqërisë hinduse e kastave të ndryshme, p.sh., nuk guxojnë as të preken në mes tyre. Kësaj fjale tek ne më së shpeshti i jepet kuptimi i shtresës, fjalë së cilës megjithatë i mungon rigoroziteti i fiskimit të raporteve, të cilat i nënkupton shprehja "kastë" e Indisë. Mirëpo, vështirësitë më të mëdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të ndponjë dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda të mndryshme dhe përmes mjeteve të komunikimit, qëllimisht ua ndryshojnë kuptimin fjalëve dhe ua japin përmbajtjen që u përshtatet interesave të tyre në momente të caktuara politike. Shembuj të këtillë ka mjaft. e Tërë historia politike e cilit do vend në botë është e mbushur me fakte  të tilla. Mirëpo është detyrë e linguistëve që të gjejnë në gjuhën shqipe fjalët adekuate për të shënuar dukuri të veçanta politike. Për ketë shkak këtu do të përqendrohemi në nocionet e më me interes për temën tonë në shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturë e qenies së njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshë) e nënkuptonte pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit- shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithë-përfshirës. Prandaj një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një. Njeriu, natyrshëm, ishte qenie shtetërore për të cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonë karakteristik si një "strukturë me rëndësi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalë të tjera, njeriu antik i kohës së Aristotelit në polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formën e ekzistimit të mundshëm, më të sigurt, formën e realizmit të tij si njeri. Mirëpo ai këtë e bënte spontanisht. Në këtë mënyrë ai e kishte ndjekur karakterin e tij, një veti natyrale njerëzore. Shumë më vonë, Hegeli, një spontanitet të tillë të konvergimit të njeriut me shtetin do ta ngrejë në nivelin e aktit të vetëdijshëm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojë veten në organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndërkaq te Marksi shteti i tillë do të shuhet në "perandorinë e lirisë", të "çliruar nga detyrimi i punës ("mbretëria e domosdosë") dhe njeriu i realizuar në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për politikë, sepse ai vetë do të jetë politikë. Kjo pikë e botëkuptimit të Marksit do të tregohet në praktikë si utopi dhe do të cilësohet si e tillë. Mirëpo realizimi i plotë i njeriut në shtet për të gjithë teorikët, pavarësisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk  e nënkuptone kategorinë e shkllevërve, sikundër që tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatë, politika dhe ekonomia edhe më tutje do të shkojnë së bashku. Një sociolog gjerman kësaj do t'i japë kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnë ekonomisht në mënyrë produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frank furt am Wein, 1949). Njëherit kjo e shpjegon edhe dukurinë negative të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në zhvillim, kur politika vihet në funksion të pasurimet privat të bartësve të saj dhe konsiderohet si rrugë e lehtë për "t'u bërë i famshëm!"

Politika- intelekt llogaritës dhe talent profesional-Në kohën e Rilindjes (Renesancës), mbisundonte bindja se aftësia e njeriut konsiston në superioritetin e arsyes mbi ekzistencën, besim i cili pastaj   e përcaktonte edhe luftën si shkencë dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herë-herë kishte qenë strateg ushtarak në qytetin e tij të lindjes). Besimi i tillë e karakterizonte epokën borgjezo-tregtare, e cila politikën e konsideronte si çështje të intelektit llogaritës dhe të talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i këtillë llogaritës duhej të vihej në shërbim të pasurimit të tregtarëve q2ë e përbënin bërthamën e borgjezisë së ardhme. Ndërkaq, talenti profesionalduhej të vihej në funksion të zgjerimit të qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikës si shkencë, mjeshtri dhe aftësi në funksion të forcimit të pozitës së qyteteve tregtare dhe të treg4tarëve si klasë në forcim e sipër.
Pragmatizimi i tillë politik dhe të kuptuarit pragmatik të politikës të Hobsi, në sek. XVII e merr formën e pushtetit, si kategori qendrore   politikës. Meqenëse të drejtën natyrale e definon si shumë të të drejtave të pakufizuara të individit, atëherë, sipas Hobsit, është e ntyrshme që individët të bien në konflikt me njëri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Për shkak se nje gjendje e tillë do të rezulonte në kaos, individët e lidhur me kontratë heqin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre (së paku nga një pjesë e tyre) në favor të shtetit. Në këtë mënyrë, subjektet i nënshtrohen pushtetit të vetëformuar qendror. Kështu më në fund shteti mund të shndërrohej në një "lidhje politike" (verband). Që prej këndej, nocioni i politikës lidhet me pushtetin, i cili për Maks veberin do të thotë "shans që personat  e caktuar t'i binden urdhërit me përmbajtje, të caktuar". Ndërkaq, "pushteti" për Veberin, "është fuqi legjitime në harmoni me të drejtën". Ai mbështetet mbi "pajtushmërinë mbi legjitimitetin". Për ndryshhim nga kjo, fuqinë ose forcën e pastër e definon si" çdo shans osse mundësi që brenda një raporti social të imponohet vullneti i njeriut edhe përkundër rezistencës" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).

 

E Vërteta e kohshme (kohësisht e përcaktuar) e shkencës-Botëkuptimi i tillë i politikës si intelekt apo shkencë në funksion të interesave të caktuara mbështetet mbi funksionin e politikës si shkencë që në fillim të konstituimit të saj. Ishte  e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrës, ose me përpjekjet e tij që ta kontrollojë natyrën. Mirëpo, në këtë funksion, d.m.th të mbizotërimit të natyrës nga ana e shoqërisë, vetë zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë e ka rrezikuar natyrën: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikës moderne". "Nuk është e mundur as të paramendohet,- konstatojnë Rührih dhe Narra,- se çfarë vdekje masovike dhe vrasje masovike do të shkonte me një situatë të tillë pas thirrjes: le të shpëtojë kush të mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo që e ka mundësuar një zhvillim të tillë negativ të gjërave, që  e ka reduktuar politikën në intelekt të ftohtë llogaritës e pa ndjenja, sipas disaa teorikëve dhe filozofëve, është vetë funksioni i pavarësuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Këtë pavarësim të funksionit të shkencës, gjatë procesit të zhvillimit të saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se është me rëndësi vetëm kompleksi funksional i shkencës për të konstatuar se *ajo që zakonisht merret si qëllim- lumturia e individit, shëndeti dhe pasuria, domëthënjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundësia që të bëhet funksionale". Funksionalitetin e tillë të dijes megjithatë e vë në funksion të prodhimit material dhe shpirtëror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Këtë e kishte bërë më parë edhe Marksi: "Ai vetë (d.m.th njeriu) përkundrejt materies në natyrë paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirëpo, pa marrë parasysh shkakun, mbetet fakti se zotërimi me sendet, me natyrën, që njëkohësisht është edhe zotërim me njerëzit, në kohën moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetëdijen e njerëzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe në përkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillë prapa, në kohën e sotme manifestohet si frikë nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", të cilat rezultojnë nga fakti se, në njëren anë, është plaçkitur planeti, për shkak të tedencës së vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë së mirëqenies, dhe nga ana tjetër, për shkak se shumica e njerëzimit është reduktuar në nivel të ekzistencës. Andaj, njerëzimit në tërësi, i kanoset edhe natyra (që ajo të mos e diktojë urdhrin e saj dhe t'i kundërshtojë kërkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjë katastrofë ekologjike, por edhe eksplozionidemograf ik, si përgjigje ndaj së cilës do të rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencë (intelekt) është dashur të vërë drejtpeshimin, por, me një "mendje instrumentale" duke e ndarë fatin e shkencës në tërësi në funksion të profitit, sepse racionaliteti teknik është tretur në racionalitetin e vetë zotërimit me natyrën dhe me njerëzit. Ky aspekt i politikës dhe i shkencës në tërësi do të mund të quhej cinizëm i intelektit, po të jetë i detyruar që në plan të gjerë të instrumentalizohet në funksion të domminimit me njeriun e jo në funksion të çlirimit të tij. Lufta e tanishme në Gjirin Presik mund ta ilustrojë mjaft mirë kompleksitetin e çështjes. Këtu,. aspekti i pollitikës si intelekt, shkencë, është materializuar në disa drejtime: 1. si mundësi e programimit të luftës për srritjen e qëllimeve të caktuara nga ana e të dy palëve. Për amerikanët dhe aleatët e tyre, detyrimi i Irakut që të tërhiqet nga Kuvajti, esencialisht do të thotë mënjanim e rrezikut potencial për humbjen e kontrollit mbi burimet e naftës, por edhe për shndërrimin e arabëve dhe islamizmit në tërësi, në faktor të politikës botërore. Për Irakun, detyrimi i amerikanëve dhe i aleatëve të tjerë që ta akceptojnë si të tillë, do të thotë pikërisht atë që ata më së shumti i druhen; 2. si teknikë dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke përfshirë edhe strategjitë e avancuara për arritjen e qëllimeve të theksuara; dhe . aspekti cinik i çështjes konsiston pikërisht në faktin se që të dy palët janë të vetëdijshme për rrjedhimet eventuale globale edhe në plan të natyrës, edhe të njerëzimit: në plan të natyrës, vënia e zjarrit burimeve të naftës, qoftë nga ana e Irakut (me qëllim të pamundësimit të invadimit),  qoftë aksidentalisht, nga ana e amerikanëve (për shkak të bombardimeve), doemos do të rezultonte në çrregullime ekologjike të natyrës përmasash të tilla eventuale që do të mund t'i ndjente gjithë njerëzimi. Mirëpo një cinizëm akoma më i madh është programimi i përllogaritur i viktimave në ushtarë. Qysh nga fillimi i luftës amerikanët i kanë porositur 16000 thasë najloni për transportin e kufomave. Irakianët nuk kanë bërë një gjë të tillë, por, megjithatë,  zgjedhja e alternativës së luftës prej tyre do të thotë se edhe ata që në fillim kanë kalkuluar me numra të kufizuar apo të pakufizuar viktimash për arritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në këtë mënyrë, politika si intelekt llogaritës ka ardhur në shprehje si intelekt llogaritës i luftës, dhe pikërisht ky është aspekti cinik i çështjes. Mirëpoo ky shembull njëherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritës e si shkencë, është në funksion të qëllimeve të forcave dominante në shoqëri, bile edhe në funksion të krijimit të së vërtetës si e vërtetë e dhënë, sepse e vërteta mbi luftën në Gjirin Presik "do të varet" nga zhvillimi i proceseve pas përfundimit të saj. Duke e spikatur këtë veti të politikës si shkencë e angazhuar, Theodor Adomo do të konstatojë se e vërteta në përgjithësi është "e kohshme", d.m.th., kohësisht e përcaktuar.
Me fjalë të tjera, sipas botëkuptimeve të theksuara më lart, e vërteta shkencore është ajo që, jo vetëm zbulohet, por edhe që krijohet gjatë procesit të njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno në "Dialektikën e Iluminizmit" e bëjnë përshkrimin e historisë si luftë midis njeriut dhe natyrës, por në lidhje me të njohurit, shkencën: "Njeriu i shkencës i njeh gjërat për aq sa mund t'i ndërtojë". Gjatë ndërtimit të tyre, qenësia e gjërave shkencëtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "çdo tentativë që me thyrjen e natyrës të thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetëm sa e detyron të bjerë edhe më thellë në të. Kështu kaloi udhëtimi i qytetërimit europian. Abstaksioni, vegël e ilunizmit, përkundrejt objekteve të veta qëndron si fat, nocionin e të cilit e ka fshirë: si "likuidim". Qytetërimi në këtë mënyrë u shndërrua në "fitore të shoqërisë mbi natyrën e cila gjithçka e shndërroi në natyrë të thjeshtë" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..përkthimi sebokroat. f.54). Për ndryshim nga Kanti, për të cilin iluminizmi e kishte kuptimin e çlirimit të njeriut nga frika dhe të shndërrimit të tij në zotërues të sendeve, për Adornon, mendimi në rrugë e sipër prej mitologjisë në logjikë "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Për këtë shkak ai manifestohet në formë të makinës, si logjikë e makinës... në procesin automatik, i cili zhvillohet në mënyrë vetëvepruese". Andaj iluminizmi, në mungesë të refleksionit, tregohet si iluminizëm i pavetëdijëshem.

http://www.beepworld.de/members33/ajetsahiti/ukshinhoti.htm

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#7 ne: 10-05-2006, 07:16:46
Mr. Ukshin HOTI, professor of Political Sciences in University of Pristina (Kosovo) is imprisoned since 1994 following a process which has been held in rather doubtfull conditions and which has concluded by his condemnation for "having threatened the constitutional order" and for "having attacked the territorial integrity of the Federal Republic of Yugoslavia". Mr. Hoti has already been arrested in 1981 for "counter-revolutionary crimes", and in 1993 for the second time. He has already spent 8 years of his life in prison for offences of opinion related to his militancy in favour of a nonviolent and negotiated solution of the Kosovo question.

Which actions has the Council already undertaken and which are the initiatives that it intends to undetake for obtaining from the Serbian authorities the liberation of Mr. Hoti, and which initiatives it intends to undertake to obtain - finally - the support of Kosovar authorities for this liberation?

Answer of the Council to the question of Olivier Dupuis on the health situation of Ukshin Hoti

P-0373/99

Answer

(26 April 1999)

The Council fully shares the preoccupations of the honorable parliamentarian concerning the health situation of Ukshin Hoti.

The Presidency has therefore charged its Ambassador in Belgrade to enter in contact with the local representatives of the International Committee of the Red Cross (ICRC) in order to verify the health, treatment and detention conditions of Mr. Hoti. The representatives of the ICRC could meet Mr. Hoti on 1 March 1999. The Presidency makes and effort to keep the Parliament informed on every element of information that will be communicated to its Ambassador in Belgrade from the representatives of the ICRC.

The Council however warns the honorary parliamentarian from an excessive optimism, the relations between Belgrade and European Union are being very tense due to the crisis in Kosovo and to the requests that the Council has posed to the Belgrade authorities in this regard.

The Council is not able to indicate precisely the number of persons actually imprisoned for their opinion, arrested without indictment or considered as missing. According to the figures dispatched by the ICRC in August 1998, this organisation has been investigating the destiny of 138 Serbs and Montenegrins who have been presumably kidnapped by the Kosovo Liberation Army, and of over 400 Albanians who could have been arrested by the Serbian forces. The High Commissioner for Refugees (HCR) has estimated the total number of 400 established in the occasion of a census of persons indicated as missing. The HCR estimates that about 200 of them are actually detained by the police.

http://www.radicalparty.org/humanrights/kos_hoti.htm

  • Postime: 31
Nositi
#8 ne: 01-07-2007, 01:18:34
 Në përkujtim të kolosit të madh të lëvizjes sonë kombëtare Mr.Ukshin Hotit

 KU ËSHTË UKSHIN HOTI? - AI NUK I PËRKET HARRESËS!

Në këtë përvjetor 100% mbretëroi heshtja! Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!



Shkruan: Sheradin BERISHA

(www.pashtriku.org - 19.05.2007)

 “Kur mungon tigri, majmuni bëhet mbret”. Proverb kineze

***

Më 16 maj 2007 u mbushën plot tetë vjet që kur nuk dihej asgjë për fatin e Mr. Ukshin Hotit, të këtij burri të madh të mendimit politikë shqiptar. Në këtë datë të vitit 1999, Mr. Ukshin Hoti, sipas vendimit nr. 24 – 2241– 05 të nënshkruar nga drejtori i burgut të Dubravës, Aleksandar Rakoçeviq, lëshohet me kusht (në origjinal theksohet me shkronja çirilicë “UCLOBNI OTPUST” (shih më poshtë dokumentin *), pas mbajtjes së dënimit prej pesë vjetësh, që ia kishte shqiptuar gjykata serbe në Prizren.



Burgu i Dubravës (Maj 1999)

Pas përfundimit të luftës, disa të burgosur që ishin ndarë për herë të fundit me Mr. Ukshin Hotin, kanë thënë se ishte ditë e diele (një ditë e pazakonshme për lirim nga burgu) kur baca Ukë (kështu e thërrisnin ata) ndërmjet orës 10 – 11 të paradites, i shoqëruar nga tre punëtorë të sigurimit serb, është nxjerrë nga ambientet e brendshme të burgut të Dubravës. Dhe pas këtij momenti, sot e atë ditë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e këtij intelektuali, politologu e atdhetari të shquar.

***

“Ku është Ukshin Hoti?" - është thirrur qindra herë nëpër protesta të organizuara pas përfundimit të luftës.

 “A është gjallë apo i vrarë Ukshin Hoti?” - ishte njëra nga pyetjet më të shpeshta që është bërë në këto tetë vite të pasluftës në Kosovë.

Por, për fat të keq, deri më tani askush s’ka dhënë përgjigje të plotë në këto pyetje.



Ku është Ukshin Hoti?

***

Dihet mirëfilli se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, mbi 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore mësohet se janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, ndërsa janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Për tetë vjet rresht, mijëra familje shqiptare kanë pritur dhe po presin akoma në ankth një lajm të mirë për bijtë e tyre të zhdukur (të pagjetur), a të marrë pengë nga forcat militare e paramilitare serbe. Dhe për fat të keq, sot e kësaj dite shumica e të zhdukurve gjatë luftës, janë gjetur nëpër varrezat masive në Batajnicë e në vende tjera të Serbisë, ndërsa akoma nuk dihet për fatin 2087 shqiptarëve të tjerë.



Mr.Ukshin Hoti në mesin e popullit

Përkundër kësaj gjëme kombëtare, këto ditë në Kosovë ka nisur një iniciativë me moton: “Fillesa shqiptare për pajtim me popullin serb”, dhe çuditërisht kjo iniciativë është bërë publike më 16 maj 2007, pikërisht atë ditë kur u mbushën plot tetë vjet nga”zhdukja pa gjurmë e Mr.Ukshin Hotit”. Konsideroj se nismëtarët e kësaj “fillese për pajtim” (me ata që nuk kërkuan kurrë falje për krimet e kryera në Kosovë) pikërisht më 16 maj, është një veprim i keq dhe si i tillë skajshmërisht i papërgjegjshëm. Dora e zgjatur e z.Ibrahim Kelmendi (që ka vu firmën mbi këtë nismë) dhe të gjitha duartë e atyre që qëndrojnë prapa tij jam i bindur se, do mbeten pezull në ajër, sepse dora e përgjakur e palës tjetër, edhe pse kanë vrarë e prerë fqinjët shqiptarë, nuk do të afrohet për këtë ”pajtim historik”!!!

***

Në qershor të vitit 1999 intelektuali dhe studiuesi i njohur Moikom Zeqos, nëpërmjet një apeli për opinionin publik shqiptarë, si dhe atë ndërkombëtar “për kancelaritë diplomatike të botës”, kërkoi zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit, që - siç thotë ai: “të mos e pësojë dhe të mos zhduket pa nam e nishan.”

M. Zeqo në këtë apel, ndër të tjera ka shkruar (po citoj): “Politikisht shqiptarët e Kosovës merren shpesh në mënyrë të paprinciptë me njëri-tjetrin, grinden, shahen dhe përçahen, në një kohë që duhet vetëm të bashkohen. Këta politikanë shëtisin nëpër botë, japin intervista dhe i japin shumë rëndësi kultit të vetvetes dhe protagonizmit vetjak. Çuditërisht, këta politikanë nuk flasin, ose harrojnë të flasin, për Ukshin Hotin. Po Ukshin Hoti nuk i përket harresës. Ai është në vetë thelbin e kujtesës së kombit. Ukshin Hoti nuk mund të vdesë dhe në të vërtetë nuk ka për të vdekur kurrë. Qenia e tij intelektuale është e pashlyeshme dhe është prezent kudo. Kosova dhe kombi shqiptar kanë nevojë urgjente për mendimin e Ukshin Hotit... Ukshin Hoti sakrifikoi gjithçka dhe askush nuk ka të drejtë të jetë mosmirënjohës, të mos ketë respekt apo të mos përkulet me nderim përpara figurës së tij.”



Motra Myrvete dhe vëllau Afrim Hoti

Që nga qershori 1999, kur z. Zeqo e bëri këtë apel, politikanët e Kosovës nuk kanë ndryshuar asgjë në mendësinë e tyre politike. Çuditërisht, edhe pas tetë vjetëve, kjo kast politikanësh skajshmërisht të papërgjegjshëm nuk folën (jo se harruan të flasin) për Ukshin Hotin.

Kjo heshtje e tarafit politik e institucional të Kosovës është më shumë se indiferentizëm. Moikom Zeqo në apelin e tij për Ukshin Hotin, zëshëm thotë (po citoj):”Indiferenca është kriminale. Indiferenca nuk është gjë tjetër veçse pajtim me torturuesit dhe ndoshta me vrasësit e tij”.

***

Pas përfundimit të luftës, familja e Mr. Ukshin Hotit, veçanërisht motra e tij Myrvetja - ka trokitur në të gjitha dyert e institucioneve ndërkombëtare dhe ato të Kosovës, ku ka kërkuar me ngulm ndriçimin e fatit të Mr. Ukshin Hotit. Dhe nga të gjitha takimet që ka pasur znj. Myrvete ka marrë premtime se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, mirëpo, për fat të keq, deri më sot përveç fjalëve të ëmbla dhe premtimeve boshe nga unmikasit dhe politikanët tanë të tredhur politikisht,  asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Dhe, kështu për vendndodhjen e Mr. Ukshin Hotit ende nuk dihet asgjë, ndonëse ka shumë spekulime për fatin e tij!

***

Edhe këtë 16 maj (si çdo vit tjetër) nuk u mbajt asnjë tubim përkujtimor për Mr. Ukshin Hotin – për këtë simbol të sakrificës shqiptare. Askush, asnjë fjalë të vetme nuk e tha se ku është Baca Ukë!

Në këtë përvjetor 100% mbretëroj heshtja!

Heshti UNMIK-u! Heshti KFOR-i! Heshti policia! Heshti gjyqësia! Heshtën lidershipi politik e institucional i Kosovës: Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha, Hashim Thaçi, Veton Surroi...!

Pra, për Ukshin Hotin e madh, heshtën të gjithë! Kjo është e çuditshme, vërtet shumë e çuditshme !!!

  • Postime: 31
Nositi
#9 ne: 01-07-2007, 01:20:14
 Intervistë me Mr. Ukshin Hotin *

 REPUBLIKËN E KOSOVËS E KONSIDEROJ TË FORMUAR, POR DUHET AKOMA SHUMË PËR TË BËRË,QË TË JETË I PRANUAR NGA TË TJERËT


Bisedoi: Sheradin BERISHA

Krushë e Madhe, Maj 1992

 ----------------------

Ukshin Hoti u lind në vitin 1943 në Krushë të Madhe. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Prizren dhe në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave Politike e mbaroi në Zagreb, ndërkaq studimet posdiplomike – drejtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe ekonomike në Beograd. Specializoi në Universitetin e Çikagos, Harvardit, Bostonit, Uashingtonit dhe të Kembrixhit. Disa vite ka kryer detyrën e sekretarit në Sekretariatin për marrëdhënie ndërkombëtare në KE të KSA të Kosovës si dhe ishte ligjërues në Fakultetin Juridik të UP-së. Më 21.XI.1981 (pas një aktiviteti politik legal e ilegal) në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet me 9 (nëntë) vjet burgim në grupin e intelektualëve. Aktualisht punon në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

***

GURRA: Nga historia e largët dhe e afërt, mësojmë se lindja e shteteve të reja kalon nëpër sprova të rënda. Duke pas parasysh rivalitetet në politikën ndërkombëtare, ku gjindet Kosova drejt synimit për shtetësi?

 HOTI: Ndodhemi atje, ku pata thënë edhe në tryezën e organizuar në Billushë (në shtator të vitit 1991). Atëherë sa më kujtohet, u shfaq mendimi i tillë që të formohet Qeveria, të formohet policia, ushtria, mbrojtja territoriale, të legalizohet lëvizja…dhe gjëra të ngjashme. Qeveria është formuar, por akoma vepron në ilegalitet e do të duhej të vepronte legalisht, që të njiheshim me autorët e saj dhe ata të qëndrojnë në ballë të proceseve, por në vend, jo jashtë Kosovës. Me fjalë të tjera, Republikën e Kosovës e konsideroj të formuar, por që duhet akoma shumë punë për të bërë, që të shihet realisht nëse është e pranuar edhe prej të tjerëve. Kjo punë do të mund të rezymohej si rezistencë aktive e jo pasive. Mendoi se faktori i jashtëm nuk ka ndonjë arsye reale, të refuzojë obsekimin e Republikës dhe se faktori i brendshëm duhet të tregojë po aq gatishmëri për rrezikimin e stabilitetit sa edhe kundërshtari. Këtë gatishmëri nuk është duke e treguar, por pritet ta tregojë.

GURRA: Ndonëse jetojmë në kohë të modernizimit…, në Evropë e gjetiu luhen akoma lojëra të vjetra dhe ne shqiptarët mund të pësojmë përsëri si në të kaluarën historike. Çka mendoni, a ekziston rreziku për marrjen e vendimeve të gabuar nga BE-ja…dhe ç´duhet bërë ne për t´u evituar kjo gjë?

 HOTI: Shtetet nuk vendosin në mbështetje të emocioneve, por të interesave. Interesi primar i momentit për Evropën është vënia e themeleve të reja dhe për këtë shkak ajo nuk është duke i luajtur lojërat e vjetra. Përkundrazi po përpiqet t´i evitoj konfliktet. Interesi ynë është pikërisht i njëjtë - evitimi i konflikteve të vjetra, por jo në dëm të kombit.



Faksimili  i revistës „Gurra“ ku flet Mr.Ukshin Hoti.(faqja 8 e kësaj reviste)

----------------------------------------------

GURRA: z. Hoti, dihet mirëfilli se Këshilli Koordinues i Partive Politike të Kosovës ka hartuar tri opsione për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe këtë projekt e kanë paraqitur në Hagë. A janë formuluar drejtë këto opsione, dhe cili është mendimi juaj për këtë çështje?

HOTI: Nuk janë formuluar në mënyrë të drejtë, për shkak se detyrë e forcave politike ka qenë të përcaktuarit preciz të opsioneve të mundshme, e jo kalkulime me to. Megjithatë, tani mbeten vetëm dy opsione: ai i Republikës dhe i Bashkimit Kombëtar. Dhe, përsëri faktori i brendshëm do të duhej të vlerësonte, se cili opsion është i mundshëm për momentin. Në situatën e krijuar rreth problemit të ish-Jugosllavisë, na duket prioritare dhe i pashtyeshëm konstituimi i menjëhershëm i Republikës së Kosovës dhe pastaj ajo le të merret me çështjet tjera.

GURRA: Tashmë LDK-ja ka paralajmëruar se deri në fund të majit do të organizohen zgjedhjet e lira në Kosovë. A do të jenë të suksesshme këto zgjedhje?

HOTI: Varet nga përmbajtja e tyre, rezultati dhe nga ajo se çka dëshirohet të arrihet me to. Në qoftë se synohet rregullimi i çështjeve të brendshme ende të parregulluara në favor të Republikës, në mënyrë të sinqertë, atëherë mund të kenë sukses. Por, nëse synohet avancimi i interesave partikulare të grupeve brenda partive apo partive në llogari të partive tjera, atëherë s´do të arrihet asgjë.

GURRA: Në revistën“Zëri“ Jonathan Eyal deklaroi, se:“…atë që duhet evituar populli shqiptar është situata e kurdëve“. A ekziston një rrezik i tillë?

HOTI: Ndryshimi me kurdët është, se ne ndodhemi në Evropë dhe nuk mendoj se z.. J. Eyal i merr parasysh konsekuencat, që do të dilnin nga një imponim i tillë i situatës së kurdëve.

GURRA: Pas fitores së Partisë Demokratike në Shqipëri, fitohet përshtypja sikur më parë (në të kaluarën) në Shqipëri është ndjekur një kurs i gabuar politik, që për pasojë pati varfërinë e theksuar dhe eksodin e shqiptarëve jashtë vendit. A ka mundur udhëheqja e atëhershme të ndryshojë gjendjen e krijuar?

HOTI: S´ka dashur, për hir të interesit të ndryshimeve të brendshme në favor të demokracisë.

GURRA: Pse BE-ja heziton ta pranojë Maqedoninë si shtet të pavarur?

HOTI: Kjo lidhet me faktorin e jashtëm dhe me reagimin eventual të Serbisë ndaj një akti të tillë. Hezitohet nga komplikimi i mëtejmë i situatës në Ballkan. Megjithatë kjo do të tejkalohet. E shqiptarët doemos do të jenë në nivelin e situatës, përndryshe nuk shoh se ka ndonjë rrugë tjetër.

GURRA: z. Hoti, janë hedhur hapat për mbajtjen e Kuvendit për Pajtim dhe Bashkim Kombëtar. Për këtë qëllim janë organizuar edhe disa takime të intelektualëve shqiptarë, në të cilat keni marrë pjesë edhe ju. Ta zëmë çfarë pikëpamjesh keni paraqitur në simpoziumin e mbajtur në Shkup?

HOTI: Në fund të vitit të kaluar (1991) në Shkup u mbajt një simpozium mbi shqiptarët në Maqedoni, dhe në punimin tim „Republika dhe lufta“, kam thënë se janë krijuar kushtet për krijimin e një filozofie politike, e cila do të punonte në shërbim të pajtimit dhe bashkimit kombëtar. Mendoj se kuvendi i tillë, do të duhej të ishte ndër instrumentet e qenësishme për realizimin e këtij qëllimi, po nuk mund të paraqitet (ky kuvend) në ndonjë funksion, kompetencat e së cilës – pastaj (për shkak të kësaj paraqitjeje) do të tejkaloheshin. Çështjet e këtilla janë çështje të shtetit, dhe, prandaj kuvendet e tilla janë instrument i shtetit, por jo vet shteti.

GURRA: Cili është shpjegimi juaj lidhur me dorëheqjen tuaj nga LDK-ja?

HOTI: Do të doja që LDK-ja të jap shpjegime të duhura e jo unë. Meqenëse ata po e konsiderojnë të arsyeshme që të mos jepen shpjegime, edhe unë do të heshti deri në momentin, kur do të jetë e domosdoshme t´i sqarojmë gjërat.

GURRA: Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri fitoi PD-ja, a besoni se kjo parti është e aftë ta nxjerrë vendin nga kriza e përgjithshme?

HOTI: Stabiliteti i Shqipërisë është i lidhur me stabilitetin e raporteve në Ballkan, e ato raporte nuk mund të stabilizohen pa Republikën e Kosovës. Andaj, edhe suksesi i demokracisë në Shqipëri varet nga shkalla e konsensusit të arritur rreth zgjidhjes së problemit shqiptarë. PD-së mund t´i urojmë sukses në përpjekjet e duhura.

GURRA: Si e shikoni të ardhmen e Evropës së Bashkuar?

HOTI: Evropën e Bashkuar nuk e shoh si mbështetje të diktatit të një apo dy fuqive, por në mbështetje të popujve të saj. Evropa do të duhej të ishte në funksion të vetvetes, e jo në funksion të dominimit të jashtëm.

GURRA: Si ekspert i politikës, çfarë do t´i këshillonit politikanët e rinj?

HOTI: Të jenë të vetëdijshëm për interaksionin, ose lidhjen midis faktorit të brendshëm dhe të jashtëm. Dhe kur këtë ta kenë të qartë, atëherë nuk do të ketë frikë për interesat e Kosovës dhe të shqiptarëve…

GURRA: Po çfarë do t´i këshillonit drejtuesit e revistës ”Gurra”?

HOTI: Bashkimin e të gjitha revistave lokale, për të nxjerrë një revistë të nivelit republikan, përndryshe do e feudalizoni Kosovën (qeshet) dhe feudalizimi i Kosovës gjithmonë ka qenë rrezik dhe pengesë reale për evropianizimin e saj. Puna është që të luftohet feudalizimi e jo të avancohet.

Poenta e evropizimit është që Kosova të ngritet në nivelin e Evropës, e nuk mund të jetë e tillë shpërngulja prej saj e as imitmi i Evropës. Kosova ka resurse të mjaftueshme dhe rini të mrekullueshme, e cila do të duhej të martohej me Kosovën në Evropë, e jo me Evropën në Kosovë.

GURRA: Ju faleminderit për këtë bisedë!

...

E botuar në: Revistën “GURRA” - e përmuajshme kulturore - letrare dhe informative për regjionin e Vërrinit / Nr. 2 viti I, Maj 1992, faqe 7 - 9.

 *Intevista me Mr.Ukshin Hoti është zhvilluar në Krushë të Madhe, në shtëpinë e tij tashmë të djegur e të shkrumuar nga njësitë barbare serbe (në fund të marsit 1999).