HIIT - Ne forme per 15 minuta - Fitness

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

HIIT - Ne forme per 15 minuta

HIIT - Ne forme per 15 minuta

· 2 · 232

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-01-2021, 23:34:15

Ne kohen e Covid, kur shpesh palestrat jane te mbullura mbetet shtepia i vetmi vend per ushtrime per te mbajtur trupin ne forme. Dhe ne Youtube gjenden vertete video pafund nga profesioniste te fushes, qe tregojne por edhe premtojne ushtrime, te cilat mund t'i beje cdokush. Ne fund te fundit kush nuk i ka 10 apo 15 minuta, sepse shpesh aq te gjata jane keto video me ushtrime intensive. Madje ne disa raste ka edhe workouts qe zgjasin nen 10 minuta. Keshtu sado dembel te jesh, 10 minuta mund te ngrihesh e te stervitesh para TV, kompjuterit apo dhe ekranit te telefonit.

Ne shume raste keto video prezantojne ushtrime qe etiketohen si High Intensity Interval Training. Principi i High-Intensity-Interval-Trainings – shkurt HIIT funksionon keshtu: brenda rreth 30 sekondave behet ne menyre intensive nje ushtrim i vecante, pastaj nje pauze e shkurter disa sekondash, me pas fillon ushtrimi tjeter intesiv, po ashtu rreth 30 sekonda; behen pak sekonda pushim sa per te marre fryme, pastaj menjehere ushtrimi tjeter. E keshtu me radhe. Pra brenda kohes se ketij workout-i 10-15 minutash behen ushtrime te shpejta e intensive te ndara nga pauza te shkurtra sa per te marre fryme. Ndoshta per te paushtruarit fillimisht kjo lloj stervitje eshte e veshtire dhe shume lodhese, por djerset jane te sigurta, sebashku me rezultatet nese jeni te vendosur dhe i mbaheni ketij plani per jave e muaj me radhe.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 23-01-2021, 15:08:42
Kolegja ime e punës  vajzë e re, bukuroshe por mbi 100 kg peshonte.
I thirri mendjes, la cipsat e chokot e iu fut palestrës në kushte shtëpiake. Top rezultat.

Temat e fundit