Jogging - Vrap per trup te shendetshem - Fitness

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Jogging - Vrap per trup te shendetshem

Jogging - Vrap per trup te shendetshem

· 6 · 856

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-09-2011, 01:22:26
Ka njeri qe ben vrap ketu?  hmmmmm:
 
« Editimi i fundit: 14-06-2020, 23:27:20 nga M A X »

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-09-2011, 01:22:58
Vrapo për të jetuar gjatë

Ecjet apo vrapimi në natyre u rekomandohet të gjithë qytetarëve për të shmangur ilacet e tepërta në rastet e problemeve shëndetësore që tashmë sa vijnë e shtohen për shkak të stilit perëndimor të të jetuarit. Ka shumë persona që perpiqen te  mbajne trupin ne forme per te shmangur problemet e shumta qe vijne nga kilogramet e tepert, nga ushqimet me yndyre qe perdoren ne tavolinat tona.

Ne Diten Boterore te Zemres mjeke kardiologe kane ofruar matje tensioni dhe konsulta falas per qytetaret në parkun e Liqenit Artificial në kryeqytet.

"Ecja është një faktor shumë i mirë për ta ulur tensionin. Janë rritur personat me tension të lartë, për shkak të jetës sedentare. Mjekim i lehtë dhe rekomandojmë aspirinën, sepse është medikament mbrojtes ndaj sëmundjes së arterieve koronare", thotë mjeku kardiolog Ermir Mile.

Shefi i pavionit te Kardiologjise Artan Goda u kerkon qytetareve te tregojne kujdes ne ushqim, te reduktojne yndyrnat, kriperat dhe te zhvillojne sa me shume aktivitete fizik.Ne rast te kundert te paraqiten menjehere tek mjeku per te kapur ne kohe problemin.   

"Problemet në zemër vijnë krtyesisht nga dëmtimi i enëve të gjakut që ushqejnë muskujt e zemrës. Duhet të merren masa para ngjarjeve të rëndësishme si infarkti, ose nëse nëse ndodh problemi zgjidhet në kohë me korgjimin total", thotë Goda.

Simptomat e paralajmeruese te infarkti jane dobesie papritur e fytyres, e krahut apo kembes ne njerin krah te trupit, veshtiresi ne te folur apo kuptuar, veshtiresi ne shikim, marrje mendsh, dhembje koke e rende pa ndonje shkak te njohur me pare.
« Editimi i fundit: 14-06-2020, 23:28:36 nga M A X »

  • Postime: 18279
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 30-09-2011, 12:56:01
Une 4 here ne jave..nga 1 ore :D

  • Postime: 7086
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 12-10-2011, 23:03:48
Me pelqejne keta perendimoret. Ketej dhe 90 vjecaret i sheh duke vrapuar. 
Mua personalisht me pelqen te eci shume.

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 14-10-2011, 20:36:38
The best way per te ruajtur shendetin e trupit. ..3 here ne jave rregullisht

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 26-01-2020, 16:31:13
 

A është vrapi i dëmshëm për nyjet?
Qoftë nëse jeni duke ushtruar për një garë vrapimi apo thjesht e bëni për të mirëmbajtur formën e trupit, frika se kjo do të ketë ndikim të keq në nyej, është frikë mjaftë e zakonshme.

Dhimbja e nyejve është ndër problemet më të zakonshme të plakjes – mbi 25 për qind e meshkujve priren të zhvillojnë artritin – dhe, nga frika se po e shpejtojnë këtë proces, ata heqin dorë nga ushtrimet e tyre.

Sidoqoftë, Lawrence Berkeley National Laboratory ka zbuluar se personat që vrapojnë kanë më pak rrezik të zhvillojnë dhimbje në nyej sesa ata që nuk janë aktivë fizikisht. Kjo do të thotë se mund t’i vraponi disa maratona në vit pa brenga.

Hulumtuesit tregojnë se rrezikun më të madh për problemet në nyej e paraqet mbipesha, dhe studiuesit për këtë kanë zbuluar një ndërlidhje mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive që digjen gjatë ushtrimeve.

Dr. Frederik Fuchs rekomandon që të vraponi lehtë, të bëni zgjatje dhe të vraponi në park, e jo në shirit vrapues (treadmill).

Veç kësaj, ai rekomandon të merrni sasinë e rekomandueshme të vitaminës D, pasi që dielli i rregullon nivelet e kalciumit dhe fosfatit – thelbësore për shëndetin e eshtrave – përderisa mungesa e tyre shpinë në osteoporozë. rd.al

Temat e fundit