×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 20-06-2020, 11:49:55 »

Po nuk u ushqeve mire e shëndetshëm rezultati i  ushtrime fizike te ndryshme është 0
Postuar nga: InfoZ
« ne: 13-05-2020, 20:04:47 »

 

Shpikësi i kësaj metode është mjeku japonez Toshiki Fukutsudzi, ndërsa një ushtrim kërkon që të shtriheni në shpinë me peshqir të mbështjellë të vendosur drejtpërdrejt nën bel vetëm pesë minuta në ditë

Eksperti i refleksologjisë dhe masazhit thekson që me ndihmën e këtij ushtrimi mund të përmirësoni qëndrimin e keq, të zvogëloni dhembjen e shpinës dhe të zvogëloni belin.

E gjitha që duhet të bëni është që shputat duhet t’ju jenë në gjerësi të supeve në atë mënyrë që gishtat e të dy këmbëve të preken.

Duart ngrini mbi kokë me shuplaka të kthyera poshtë.

Në këtë pozitë qëndroni pesë minuta.

Rezultatet e këtij ushtrimi mund t’i vëreni pas 30 ditësh, nëse i bëni çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Dr. Fukutsudzi këtë metodë e ka aplikuar te pacientët me qëndrim të keq apo me dhembje kronike dhe pas dhjetë ditëve ka zbuluar që i njëjti ushtrim mund të çojë edhe deri te zvogëlimi i peshës.

Në të vërtetë, ai thekson që dhjami në stomak është rezultat i “lëvizjes së gabueshme” dhe i pozicionit të komblikut.

Pra, me vënien e peshqirit nën shpinë, metoda ndihmon në drejtimin e kurrizit dhe komblikut duke penguar grumbullimin e yndyrave në pjesën e barkut. /Rd.al