Monopolet shqipetare! - Si te fitosh para online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Monopolet shqipetare!

Monopolet shqipetare!

· 4 · 818

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-06-2010, 21:14:58
Duket se zhvillimi i internetit shqipetar po ecen me hapa gjigande dhe jane te paket ato firma apo biznese qe po e njekin ate hap pas hapi. Do desha te vecoja ketu dy firmat qe mund ti quaj me te njohurat ne internet qe jane Host.Al (Shqiperia SHPK) dhe KosADS..

Keto te dyja ne bashkepunim me njera tjetren kane ecur goxha mire per te mos thene shkelqyer keto vite qe ushtrojne kete aktivitet. Nderkohe qe njera eshte bere monopoli i domaineve shqipetare tjetra ka hedhur rrenjet ne reklamat SHQIP.
Patjeter qe u takon pergezimi i te gjitheve por ketu do desha te citoj dhe kritiken time qe ka te bej me teper me sherbimet qe ofrojne.
Qillimisht permenda dhe fjalen monopol me siper pasi keto te dyja ofrojne te gjitha sherbimet e internetit duke illuar nga grafikat,Domainet, hostimet, faqet e internetit, reklamimin etj etj...
Kjo me duket pak e tejkaluar pasi eshte shume e veshtire qe ti perballosh te gjitha keto + qe behesh direkt kundershtar i klienteve te tyre pra i bisneseve qe kane si sherbim primar ndertimin e faqeve te internetit ose te atyre te tjerave qe ofrojne vetem hosting ose studiot grafike.


Mbase ne te ardhmen do kene nje drejtim te vetem dhe qe aty te jene gjigandi i shitjeve te domain ose te reklamimit.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 03-06-2010, 22:32:16
Une dyshoj se keto dy firma mund te quhen monopoliste ne tregun shqiptar te internetit. Ndersa Kosoft eshte me shume nje sipermarrje e guximshme, e cila me sforcim po kerkon te stabilizohet ne treg; ne nje treg qe gati s'ekziston. Keta kane gjetur nje investor dhe per momentin jane akoma ne fazen e investimit, por sic e dime te investosh nuk do te thote se do ia dalesh te nxjerresh dhe nje fitim. Ne nje situate tjeter, ne nje treg te pjekur, apo gati te pjekur tentativa dhe llogarite e tyre mund te kishin funksionuar, kurse ne tregun e sotem shqiptar veshtire se investimi i bere mund ta nxjerre fitimin e kerkuar. Koha do ta tregoja sidoqofte.

Nga ana tjeter ShqiperiaCom Shpk eshte nje firme e stabilizuar me nje eksperience gati dhjetevjecare. Keta mbase kane ne dore tregun e domenve .al por kjo kufizohet per te interesuarit jashte Shqiperise, sepse kushdo eshte aty brenda s'ka nevoje per nje ndermjetes si Host.al
Dhe nga ana e sherbimeve nuk besoj se ShqiperiaCom Shpk te jete lidere. Keta kane kapur prej kohesh disa kliente te mire (institucione shteterore dhe firma) por kjo nuk mjafton per t'i bere monopoliste ne webhosting apo Web development. Duket qarte se si shume webmastera me pare preferojne te marrin host te Hostgator a ne ndonje firme te tjere boterore se sa te Host.al

Perfundimisht per mua keto dy firma jane te medha dhe ketu s'ka dyshim, por kjo nuk do te thote se kane monopol te mirefillte ne ndonje drejtim.

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-06-2010, 09:51:02
Citim
Dhe nga ana e sherbimeve nuk besoj se ShqiperiaCom Shpk te jete lidere. Keta kane kapur prej kohesh disa kliente te mire (institucione shteterore dhe firma) por kjo nuk mjafton per t'i bere monopoliste ne webhosting apo Web development. Duket qarte se si shume webmastera me pare preferojne te marrin host te Hostgator a ne ndonje firme te tjere boterore se sa te Host.al


Per kete thashe qe jane kundershtare "ne treg kuptohet" te direkte me webmaster te tjere , pra nje mori faqesh, domaineve qe mund ti blinin ne hostal do gjejne zgjedhje te tjera qe mund te konsiderohen me te pershtateshme sesa te mbeshtesin HostAl.

Dhe tani per tani eshte MONOPOL ne tregun e domaineve. Ska asnje firme tjeter qe jep mundesine e rregjistrimeve online , as vete AKEP nuk e jep kete mundesi. Megjithate une personalisht nuk kam rregjistruar asnje domain .al sepse nuk me eshte pjekur akoma besimi tek firmat shqiptare.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 04-06-2010, 10:12:14
Ka te pakten dhe dy regjistrues te tjere per .al

http://keminet.net/ (nje ISP shqiptare)
http://www.titanserver.net/ (pjese e Gorani.net)

Temat e fundit