Disa materiale rreth lëndës së fizikës - Fizike Kuantike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Disa materiale rreth lëndës së fizikës

Disa materiale rreth lëndës së fizikës

· 87 · 61734

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 19-08-2005, 09:51:24
Ligji  i Pare i Njutonit.

Sipas Njutonit ne natyre nuk mund te egzistojne trupa te pavarur nga veprimi i trupave te tjere. Te gjithe trupat bashkeveprojne me njeri tjetrin. Por mund te ndodhe qe rezultantja e forcave qe veprojne mbi trup te behet zero. Atehere, ne kete cast ky trup do ruaj gjendjen e meparshme te prehjes ose te levizjes drejtvizore te njetrajtshme.

Ky ligj quhet ndryshe Ligji i Inercis.

  • Postime: 745
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 26-08-2005, 16:47:12
ligji II i Njutonit F/m=a. nxitimi(a) eshte ne perpjestim te drejte me forcen dhe ne perpjestim te zhdrejte me masen

  • Postime: 5949
  • Karma: +9/-0

#2 ne: 27-08-2005, 05:34:15
Ligji i III i Newton-it thote:

- Per cdo veprim (apo force) egziston nje kunder-veprim (/kunder-force) i njejte dhe i kundert me te.

Ilustruar me shembull konkret, le te marrin rastin e dy objekteve si nje liber e nje tavoline. Tani, nese nje objekt si liber ushtron nje force te caktuar mbi nje tavoline, atehere dhe tavolina si objekt gjithashtu do te ushtroj te njejten force drejt librit.

Perfundimi -> nese objekti A shihet te ushtroj nje froce mbi objektin B, atehere dhe objekti B gjithashtu ushtron te njejten force mbi objektin A.
Sic e shikoni, forcat jane te ushtruara GJITHMONE mbi objekte te NDRYSHME! ;)

Kaq! :-[

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 27-08-2005, 11:43:03
Po ligjet e termodinamikes a ju kujtohen?? Mua vec si tituj me kujtohen.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 27-08-2005, 12:32:33
Parimi i pare i termodinamikes

Nxehtesia qe i jepet ne gazi, shnderrohet pjeserisht ne rritjen e energjise se brenshme dhe pjeserisht per kryerjen e punes mekanike.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 27-08-2005, 12:39:58
Ligji i parë i termodinamikës:

"Enegjia e një sistemi të mbyllur mbet e pandryshuar. Forma të ndryshe të energjisë mund të kalojnë në njëra tjetren, por energjia as nuk mund të shkaktohet (apo krijohet) NGA HICI e as nuk mund të zhduket. Përketë arsy ndërtimi i "Perpetum Mobile" të klasit të parë eshte e pamundur."

  • Postime: 5949
  • Karma: +9/-0

#6 ne: 28-08-2005, 15:25:06
Po mire me, gjithe ky milet shkruajti ligjin e pare te termodinamikes e asnje nuk shkruajti as ekuacionin perkates te tij :P
Hajt se u pa puna... po e shkruj vet :-[

Ekuacioni i famshem i Aishtajnit pershkruan lidhjen qe ekziston midis energjise dhe materies (mases):

                         E = mc^2

Ne kete ekuacion, energjia (E) eshte e barabarte me masen (m) shumezuar me katrorin e nje konstanti (c). Aishtajni sugjeroi qe energjia dhe masa jane te shkembyeshem.  Ekuacioni i tij gjithashtu sugjeron qe sasia e energjise dhe mases ne Univers eshte fikse.




Me respekt
SmiLey :D

  • Postime: 5949
  • Karma: +9/-0

#7 ne: 28-08-2005, 15:33:11
Jam qe jam po shkruaj edhe ligjin e 2-te & te 3-te te termodinamikes :P
Ok, fillojme.... ;)

Ligji i 2-te i termodinamikes thote qe, nxehtesia kurre nuk mund te kaloj vetvetiu nga nje trup i ftohte ne nje me te ngrohte. Si rezultat, proceset natyrale qe perfshijne kalimin e energjise duhet te kene nje drejtim, dhe te gjitha proceset natyrale jane te pandryshueshem.


Ndersa Ligji i 3-te i termodinamikes thote qe, n.q.s te gjitha levizjet termale te molekulave (pra, ne kete rast perbejne energjine kinetike) mund te largohen, nje gjendje e quajtur si 'zero absolute' mund te ndodh. Zeroja absolute rezulton ne nje temperature te 0 Kelvin ose -273.15 Grade Celsius.

Pra,  Absolute Zero = 0 Kelvin = -273.15 Grade Celcius

Universi do te arrij piken absolute zero vetem atehere kur e gjithe energjia dhe masa eshte randomisht e shperndare neper hapesire. Temperatura e tanishme e nje hapesire boshe ne Univers eshte gjetur te jete aty rreth 2.7 Kelvins.


p.s., Ju uroj te kaloni, nje mbremje te kendshme nen shoqerine e ligjeve te fizikes :D

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 28-08-2005, 16:08:40
Një trup kur është në levizje,  deshiron gjithnjë të jetë në levizje, kurse një trup që është në qetësi ai deshiron gjithënjë të jetë në qetësi !

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 28-08-2005, 17:46:48
 - Shkruar nga: Krenare PIREVA -     

http://www.pr-tech.net/

Në këtë punim bëhet fjalë për fizikën dhe teknologjinë bërthamore të atomeve. Poashtu flitet për përdorimin e kësaj teknologjije në shumë aspekte të jetës së përditshme. Këtu mund të gjeni të gjithë historinë e zhvillimit të bombës atomike, dhe reaksionet të cilat marrin pjesë në procesin e shpërthimit të saj. Këtu në radhë të parë, mendohet në prodhimin e energjisë bërthamore dhe aplikimet e llojllojshme të izotopeve radioaktive. Energjetika bërthamore mund të thuhet se është duke u zhvilluar me një tempo fundamentale. Në vendet e zhvilluara ku ndihet mungesa e burimeve të energjisë konvencionale energjia bërthamore është bërë pothuajse burim kryesor.

Me poshte mund te shkarkohet materiali qe gjendet ne format PDF



[attachment[/attachment]

  • Postime: 127
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 07-09-2005, 05:39:43
Një trup kur është në levizje, deshiron gjithnjë të jetë në levizje, kurse një trup që është në qetësi ai deshiron gjithënjë të jetë në qetësi !
Spo e kuptoj deshiren e trupit. Paskan trupat deshira.
pa keqkuptime... do ta definoj me mire.
Nje trup i cili eshte ne levizje tenton qe gjate tere kohes te mbaje levizjen e vet ( njetrajtsisht ), nderkaq nje trup qe eshte ne qetesi tenton gjate tere kohes te qendroje ne qetesi.
Nga disa ligje me pare qe u permenden pame se asnje trup nuk mund te jete gjithnje ne gjendje konstante=te pandryshueshme.
Kjo ndodh pasiqe qdo trup veprom mbi ndonje ( ose me shume ) trup tjeter. Ky veprim shkakton ndryshimin e gjendjes se meparshme te trupit tjeter ( levizjen ose qetesine ).
Kisha preferuar qe te behen edhe pytje te ndryshme ne lidhje me ligjet e fizikes :)

P.S. jam munduar ta shpjegoj me fjale te mija ( dialekt ) pasi skam liber afer :P... shpresoj te kem qene i qarte.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 08-09-2005, 10:31:01
C'jane spektrat e rrezatimit?

Trupat qe e prodhojne vete driten nuk japin drite te nje ngjyre por drita e dale prej tyre eshte e perbere. Per shembull drita e bardhe e diellit eshte e perbere nga shtate njyra kryesore te cilet mund ti vecojme me ane te nje prizmi qelqi..
Sistemi i ngjyrave qe formohet pas zberthimit ne prizem quhet Spekter
Midis ngjyrave kryesore perberese nuk ka kufij te prere dhe pertej tyre egzistojne edhe rrezatime te cilat jane te pafukshme per syrin e njeriut
NJutoni provoi se secila nga ngjyrat e spektrit nuk mund te zberthehet po te drg ne nje prizem, por ato mund te mblidhen perseri per te formuar driten e berdhe
Ngjyrat  e vecanta jane rrezatime te thjeshta

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 08-09-2005, 10:39:24
Disa lloje spektrash.

Spektra te vazhdueshem TE tille spektrash japin trupat e nxehte inkandeshent si dielli, flaka e qiririt etj

Spektra me shirita Te tille spektrash japin gazrat molekulare ne temperatura te tilla ku molekulat nuk jane zbnerthyer ende ne atome.

Spektra me vija Te tille japin gazet ne temperatura te tilla ke molekulat jane zberthyer ne atome.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 08-09-2005, 13:38:29
Dukuria e radioaktivitetit.
Aftesia qe kane disa elemente per te leshuar rrezatime qe klane veti fizike te caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit.
Nqs rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti eshte natyror. Por fizikantet zbuluan me ane te eksperimenteve laboratorike element te rinj qe kane aftesi te rrezatojne e ne kete rast radioaktiviteti eshte artificial.
GJate dukurise se radioaktivitetit nga berthamat e elementeve dalin therrmija, vetiti e te cilave percaktojne tre tipa rrezatimesh.
Rrezatimi alfa --- qe eshte fluks berthama heliumi , me dy ngarkesa pozitive.Grimcat alfa kane aftesi te larte jonizuese dhe levizin me shpejtesi relativisht te medha por e humbin shpejt energjine e tyre gjate bashkeveprimit me lendet ku kalojne. Keshtu rrezatimi alfa nuk ka aftesi te madhe depertuese.
RRezatimi beta -----eshte fluks elektronesh per berthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) per berthamat radioaktive artificiale  (beta). Keto grimca levizin me shpejtesi afersisht te barabarte me shpejtesine e drites.
Kane aftesi te madhe depertuese tek lendet ku kalojne
Kane aftesi te vogel jonizuese.
Rrezatimi gama -----jane rrezatime qe permbajne fotone me energji te larte por me gjatesi vale shume te shkurtra.
Kane aftesi te larte depertuese.
Nuk devijohen nga fusha magnetike
Demtojne indet e gjalla.
Duhet te mrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim per shkaterrimin e indeve kanceroze

Radioaktiviteti eshte dukuri qe i shnderron berthamat atomike duke formuar elemente te rinj. pra eshte dukuri berthamore.

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 08-10-2005, 15:42:43
Teoria e "relativitetit te shtrenguar" e propozuar nga A.Einstein  me 1905 dhe modeli i universit "hiper hapsinor" me 4 dimensione (hpasire-kohe ose kronotop) bene te mundur ecjen drejt nje stadi me te zhvilluar te shkences.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 08-10-2005, 16:50:50
Kam një pyetje, ama për njohësit e mirë të kësaj teorie: Është relative p.sh. koha si koncept (nëse ekziston si e tillë) apo është relativ përceptimi ynë ndaj saj?

  • Postime: 49
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 08-10-2005, 22:41:13
Kam një pyetje, ama për njohësit e mirë të kësaj teorie: Është relative p.sh. koha si koncept (nëse ekziston si e tillë) apo është relativ përceptimi ynë ndaj saj?

Ne te vertete relativiteti nuk ka te beje me anen filozofike te kohes apo me perceptimet. Edhe pse shpjegimi i Ajnshtajnit per relativitetin (ne menyre alegorike ka thene: Nje ore me nje grua te bukur duket se eshte nje sekonde dhe nje sekonde me doren ne zjarr duket se eshte nje ore) te ben te mendosh se ai ka lidhje me perceptimin e kohes. "Konstantet" qe ndryshojne ne teorine e relativitetit, dhe qe me pare konsideroheshin si "konstante" (vini re thonjzat) jane koha, masa, hapesira tre-dimensional (gjatesi, gjeresi, lartesi - xyz) momenti etj. Te gjitha keto jane koncepte fizike qe e humbasin absolutizmin e tyre ne sisteme referimi me shpejtesi afer asaj te drites.

Thenja kryesore e relativitetit eshte: Gjithshka eshte relative pervec kesaj thenje. Gjithashtu relativeti merr si te gjene qe shpejtesia e drites nuk varet nga sistemi i referimit. Megjithate kohet e fundit kjo aksiome e relativitetit po vihet ne dyshim. Gjithashtu edhe pamundesia per te udhetuar mbi shpejtesine e drites po vihet ne diskutim por s'besoj se do te kete ndonje permysje.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 09-10-2005, 16:06:49
Këtë përshtypja ma ka krijuar relativiteti i levizjes. Ja një shembull se si shpjegohet:
Gjenden dy persona, njeri në tren, tjetri në stacion. Në tren po ashtu gjendet nje valixhe. Për personin në tren valixhja eshtë në qetësi, ndërsa për personin në stacion valixha lëviz më shpejtësinë e levizjes së trenit. Si mundet që një trup të jetë njëkohësisht edhe në qetësi edhe në lëvizje? Ky është relativiteti i lëvizjes.
Mirpo në fakt mua më duket se përceptimi i dy përsonave është i ndryshem për një objekt që në esencën e vet është në një gjendje.
« Editimi i fundit: 09-10-2005, 17:03:47 nga xhavo »

  • Postime: 49
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 09-10-2005, 21:44:01
Perceptimi varet nga sistemi i referimit por ne fakt perceptimi nuk ka shume vlere ne teorine e relativitetit se zakonisht ne fizike sistemi i referimit eshte universi.

Gjithashtu, ai shemulli qe jep ti ka te beje me shume me fiziken Njutoniane se sa me relativitetin. Relativiteti teorikisht eshte i vlefshem vetem per sistemi me shpejtesi te medha te krahasueshme me shpejtesine e drites.

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#19 ne: 10-10-2005, 09:08:34
PRINCIPI I RELATIVITETIT TE SHTRENGUAR eshte modifikim i principit te meparshem te relativitetit  galileian (RGal), duke shtuar principin e konstaces se shpejtesise se drites.

  • Postime: 294
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 10-10-2005, 09:21:48
Forcat elektrike dhe manjetike prodhohen nga shkarkesat elektrike, qe jane te 2 tipeve: 1-te ngarkuara pozitivisht 2- te ngarkuara negativisht.
Ngarkesat elektrike pozitive jane te trasportuara nga protonet, ndersa ato negative nga elektronet.
protonet bashke me neutronet (elektrikisht neutro) perbejne berthamen e atomeve, ndersa elektronet qe jane me te lehta rrotullohen rreth berthames atomike.
 
Forca Magnjetike prodhohet nga ngarkesat elektrike ne levizje, prandaj dhe magnjetizmi nuk eshte nje force e ndare nga elektriciteti. Forca elektrike dhe ajo amgnjetike ne aparence jane te ndryshem nga forca unike e elektromagnjetizmit .
 1- TEORIA E FUSHES ELEKTROMAGNJETIKE E MAXWELL
 2- EKUAZIONI I 1' I MAXWELL
 3- EKUAZIONI I 2' I MAXWELL
 4- EKUAZIONI I 3' I MAXWELL
 5- EKUAZIONI I 4' I MAXWELL
 6- VALET ELEKTROMAGNJETIKE
 


  • Postime: 49
  • Karma: +0/-0

#21 ne: 10-10-2005, 13:58:44
Une e di qe relativiteti i shtrenguar (si e quan ti) ishte teoria e pare e limituar e Ajnshtajnit. Relativiteti i pergjithshem ishte teoria e zgjeruar qe Ajnshtajni e publikoj me vone pas vitesh kerkimesh.

Gjithashtu s'besoj se Galilei ka pase ndonje lidhje me relativitetin.

  • Postime: 392
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 21-11-2005, 19:24:59
si mund te ndahet spektri?cilat jane ngjyrat dhe dhe cilat jane  gjatesite e valeve te seciles?

  • Postime: 100
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 18-12-2005, 20:54:52
Ligji i gravitaionit
Të gjitha trupat tërhiqen nga (Ligji i forcave reciproke)
Ligji i ramjessë lirë
(Ligji i gravitacionit)
Ligji i induktivitetit
 (Nëse ti je i nxehtë nxehem edhe unë)
Ligji i inercionit
(Por prap se prap unë kam dëshirë të ruaj poziten time edhe nëse gjendem në qetsi (relative))
Ligji i forcave reciproke
(se ndoshta ti më tërheq më shumë se je (Ligji i kapacitetit) e ndoshta unë e di (ligjin i III - njutonit))
Ligjet e termodinamikes
- për shtypjen mbaje
- për nxehtësin
- për vëllimin
Ligji për kapacitetin


Po më duket se këto janë ligje por si anë të përkufizuara në shkencë. Dinë diksh të spërgjegjet.

  • Postime: 25
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 19-04-2006, 10:58:44
Ligjet e Njutonit
Me kujtohen shume mire sepse aty kam pasur nje test ku kam marrur  nje  note te dobet dhe kur kam ardhur ne shtepi menjehere ia ka filluar te mesoj dhe tani i di permendsh keto ligje

Temat e fundit