Disa materiale rreth lëndës së fizikës - 2 - Fizike Kuantike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Disa materiale rreth lëndës së fizikës

Disa materiale rreth lëndës së fizikës

· 87 · 61713

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#25 ne: 23-05-2006, 10:40:03
Ju lutem me ndihmoni te gjej ligjin e ruajtjes dhe te shenderrimit te energjise dhe lidhjen e saj me rregullin e arte te mekanikes.Me nevojitet një përgjigje deri me 23.05.2006 ora 20:30.

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#26 ne: 01-06-2006, 05:13:01
PARIMI I PARË I TERMODINAMIKES thotë
[/b]

E tere sasia e nxehtesis qe i eshte dhene sistemit shkon ne ndrrimin e energjis se mbrendeshme,te atij sistemi dhe punen e kryer ne mbizotrimin e forcave te jashtme.

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#27 ne: 15-06-2006, 22:21:16
si mund te ndahet spektri?cilat janë ngjyrat dhe dhe cilat janë  gjatesite e valeve te seciles?
Perdor filter mer plak.

Flc.

PS: nuk besoj te jete kaq e thjeshte ndaj sqarohu ca me mire.

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#28 ne: 22-06-2006, 06:57:29
AJNSHTAJN, Albert (EINSTEIN, Albert), fizikan gjerman (1879-1955). Profesor në Cyrih, Pragë dhe Berlin, nga viti 1933 jetoi në SHBA, meqë për shkak të sundimit të tmerrshëm të Hitlerit hoqi dorë nga shtetësia gjermane. Në vitin 1921 fiton Shpërblimin Nobel për fizikë.
Ishte fizikani teorik më i madh i kohës sonë, autor i teorisë së njohur të relativitetit të përgjithshëm dhe special, njeri me koncepte të gjera, pacifist radikal, liberal me pikëpamjet e veta të përgjithshme jetësore. Ajnshtajni dha edhe kritikën më të themeltë dhe më komplete të përfytyrimeve klasike mbi hapësirën dhe kohën (kontraksioni i gjatësisë dhe diletacioni i kohës) dhe me këtë hapi një epokë të re në studimet fizike dhe natyrore-shkencore në përgjithësi.
Duke folur në skicën e vet autobiografike për disa çështje metodologjike dhe parimore të teorisë së relativitetit, A. midis të tjerave, shkruan: «Teoritë konstruktive kanë, përveç aftësisë së adaptimit dhe konkretizimit dhe epërsine se janë të plota; epërsia e teorive të principeve është përsosmëria dhe siguria e bazës. Teoria e relativitetit i takon kësaj kategorie të dytë».
Një varg i tërë i zbulimeve dhe i hipotezave fundamentale të A. Ajnshtajnit kanë rëndësi themelore jo vetëm për zhvillimin e fizikës teorike, por edhe për kozmologjinë dhe kozmogoninë e përgjithshme, ndërsa shumë teza të tij (sidomos për hapësirën dhe kohën) u bënë objekt edhe i diskutimeve të shumta të filozofeve në gjithë botën.
Veprat kryesore : Zur Elektrodynamik bewegter Korper (1905); Grundlage der allgemeinen Relativitatstheorie (1916); The Meaning of Relativiity (1953) ...........

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#29 ne: 11-09-2006, 15:46:17
Ju lutem nese mundet te me ndihmoj dikush per kete temë të më gjej ndonjë shkrimë sepse me duhet deri te hënën e ardhshme per shkak se ma ka kerkuar mesuesja!!!!!!

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#30 ne: 15-07-2007, 21:54:32
Marrim një anije kozmike "X" që largohet nga toka me shpejtësi 100.000km/sek.Në të njejetën kohë, anija "Y" fluturon drejt "X"-it,por me shpejtësi shumë më të madhe.Nëqoftëse matet nga toka, do të vihet re se anija "Y" largohet me një shpejtësi 180.000km/sek.Kur dy anijet lëvizin në të njejtin drejtim, në vështrim të parë duket sikur ndryshimi i shpejtësisë së tyre është 80.000km/sek dhe anija më e shpejtë largohet nga më e ngadalshmja me po atë shpejtësi.Por sipas teorisë së Einstein(Ajnshtajnit) matjet e dy anijeve që përputhen plotësisht tregojnë se largësia midis tyre rritet me shpejtësinë 100.000km/sek dhe jo 80.00km/sek.
Ju ndoshta mund të mendoni se unë kam bërë gabime gjatë shkrimit por këtu nuk ka kurrfarë gabimi.Këtu nuk ka asnjë truk apo defekt.Sipas Einstein rezultati i fituar(që del shumë nga formula e tij për shpejtësinë) është pasojë vetëm e karakteristikës themelore të kohës dhe hapësirës.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#31 ne: 10-09-2007, 11:41:25
Në vitin 1905, Albert Ainshtain ishte 26
vjeç dhe akoma nuk e kishte mbaruar
doktoraturën. Por gjithsesi, me kreativitetin
e tij ai po shqyrtonte tezat e hiperbolës,
zgjidhjes, çështjet fondamentale të fizikës në atë
epokë, duke formuluar teorinë e relativitetit, të
cilën do ta përfundonte në vitin 1916, duke
hedhur më vonë edhe bazat e mekanikës së
kuanteve. Historianët e shkencës e konsiderojnë
vitin 1905 si vitin kur shkenca u revolucionarizua
dhe për këtë kanë të drejtë, sepse
gjatë gjithë viteve 900 fizikanët kanë punuar dhe
vazhdojnë të punojnë për verifikimin e asaj çfarë
Ainshtain kuptoi 100 vjet më parë. Fronti i kërkimeve
të fizikës teorike dhe eksperimentale bazohet
në idetë e tij, që nga studimet e teletransportimit
kuantitiv, deri tek "astronomia e re" për
valët gravitacionale.
Pa artikujt e vitit 1905, idetë tona mbi
natyrën dhe universin do të kishin qenë totalisht
ndryshe nga ç‘janë aktualisht. Nuk ekziston
ndonjë copëz e kërkimeve shkencore dhe e
të gjitha ideve moderne, që nuk është influencuar
nga ato ide. Por gjithashtu nuk do të kishte
ekzistuar një seri teknologjie, që tashmë janë
bërë baza e jetës tonë të përditshme. Marrim një
shembull të thjeshtë. Fotoqelizat që bëjnë të
mundur hapjen automatike të dyerve të supermarketeve,
ose laseri që lexon DVD-të, janë një
rrjedhojë e artikullit që Ainshtain publikoi në vitin
1905 mbi efektin e fotoqelizës, madje për të cilin
në vitin 1921 mori çmimin "Nobel". Pa teorinë e
relativitetit (të themi më mirë, korrigjimin e efekteve
të tij), tashmë nuk do t‘i kishim sistemet navigues
të bazuar në satelitë, te të cilët ora shënon
disi ndryshe nga ajo në Tokë. Por mbi të gjitha nuk
do ta kishim ditur se hapësira dhe koha nuk janë
entitete të ndara dhe që masa dhe energjia mund
të transformohen në njëra-tjetrën. Lista e detyrimeve
tona kundrejt Ainshtainit është tepër e
gjatë dhe do të kemi shumë kohë në dispozicion
për ta kujtuar. Ne duhet t‘i jemi mirënjohës atij
dhe duhet të dimë mirë se si ta shfrytëzojmë
trashëgiminë e jashtëzakonshme që ai na la.




Shpikësi paqësor i atomikes
Një nga ikonat tona më të fam
shme të historisë botërore është
imazhi i Albert Ainshtain. Tek ai
shohim një njeri që nuk nguron të
shprehet lirshëm, të thotë të
vërtetën, edhe pse mund të jetë jo
komode për të më shumë se për të
tjerët. Për shembull, "për të qenë
komponenti i papërlyer i një kopeje,
në radhë të parë duhet të jesh një
dele", ose "manifestimi më i keq i
jetës kolektive është militantizmi".
Janë dy mendime gjithmonë të
hijshme për t‘u shprehur, për t‘u
bërë publike, mbi të gjitha në Shqipërinë
e këtyre ditëve.
Është një ironi tragjike e fatit se,
në vend të socializmit pacifist, i cili
ishte "flamuri" i tij, emri i Ainshtain
sot i përshtatet shërbimit më të keq
që fizika moderne i ka dhuruar
njerëzimit: bomba atomike, teoria e
së cilës bazohet në ekuivalentin
ndërmjet masës dhe energjisë, e
përshkruar nga një formulë e paharrueshme
e Ainshtain, të cilën e
publikoi në tri faqe në vitin 1905 dhe
praktikimi i së cilës detyroi gjeniun
të shkruajë dy letra drejt presidencës
amerikane në vitet 1939 dhe
1940 (president i asaj kohe ishte
Rusvelt). Dhe pas holokaustit
japonez, Albert Ainshtain deklaroi:
"Ky ishte gabimi më i madh i jetës
time". Pak më tragjik është fakti,
edhe pse ironik, i bindjes së atyre që
nuk punojnë, se Ainshtain ka thënë
që "gjithçka është relative", ndërsa
teoria e relativitetit konfirmon krejt
të kundërtën, pra që ligjet e fizikës
mund të shkruhen në mënyrë absolute.
Ainshtain arriti ta bëjë këtë
gjë në vitin 1915 për gravitetin dhe
kërkoi së koti për gjithë jetën e tij të
bënte të prekshme rezultatet e
forcave të tjera si: "unifikimi i madh",
që vetëm sot është bërë i realizueshëm
me anë të teorisë së "zinxhirit".
Ainshtain revolucionoi jo vetëm fizikën,
por edhe filozofinë. Ai që sot flet
për hapësirën, kohën, materialin
dhe energjinë dhe nuk i kupton ato,
atëherë do të bënte figurën e "idiotit".
Si në rastin e Bergson, për të cilin
Ainshtain tha: "Zoti e faltë"! Referimi
i Zotit, i zakonshëm në fjalimet e
gjeniut, nuk do të thotë aspak se ai
besonte në Zot. Në fakt, për të kishte
një Zot, por ai ishte vetë Natyra.
Besimi i tij ishte kozmik. Edhe pse
kishte dy prejardhje, hebre dhe gjerman,
ai nuk ka pasur kurrë një atdhe.
Politika që ai besonte ishte internacionalizmi
dhe testament i tij
shpirtëror ishte deklarata që i drejtohej
Presidentit të Amerikës, Rusvelt,
kundër pasurimit nuklear, të
cilën e firmosi një javë përpara se të
ndërronte jetë.

G.Shqip

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#32 ne: 16-11-2007, 14:08:54
nëse e kam bo temën në vend gabim levizne

kush m,undet mum ndihmë rreth levizjeve te satelitve.i kena msu 4 lloje te levizjeve te satelitve i kena msu qe 4 jon po na ka than profi me i gjet ne net sa me shum rreth levizjes se 4 te satelitve.
e di se levizja e parë është elipsoide
e di se levizja e dytë edhe rrehtore
e treta ndeshet me tokën
e katerta eshet shum e largur me duket me shum nuk di ?


e thash këtë me ju informu cilën po e lypi :D

ju lutem nëse mundeni me tregoni



nëse gjeni ndonjë gjë kontaktoni ne lirche_macintosh@hotmail.com
ne se nuk jom online nëse spritoni mi dergoni ne inbox.po e pres pergjigjien
« Editimi i fundit: 22-11-2007, 15:24:23 nga M A X »

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#33 ne: 16-11-2007, 18:09:34
um duhet urgent me pas pergjigjien :S

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#34 ne: 17-11-2007, 10:47:36
1)Orbite Rrethore.

2)Orbite Eliptike.

3)Orbite Hiperbolike.

4)Orbite Parabolike.

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#35 ne: 30-11-2007, 15:12:20
Masa perkul hapsiren-Teoria e Ajnshtajnit
Nëse një masë sillet perqark ne Gjithesi ajo perkul hapsiren me pranin e saj-ne te njëjtën menyr një sfer prej hekuri shtyp perposht një cipe te tendosur llastiku duke bërë një zar qe sillet perqark kësaj grope te mbaj te njëjtën orbit.Sipas kësaj teorie,perkulja e hapsire e se shkaktuar nga Toka mban Henen ne orbiten e saj.

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0

#36 ne: 30-11-2007, 15:38:19
Për ta përcjellë manifestimin e një ngjarjeje apo dukurie siç është p.sh.. lëvizja e një trupi,duhet të ekzistonë sistem referent (SR) i koordibatave. Të mendojmë dy SR prej të cilëve njëri është në lëvizje e tjetri është në qetësi. Këto dy sisteme vështrojne të njëtën dukuri.

Në bazë të relativitetit ato përjetojnë të njejtën dukuri në forma të ndryshme. Nga logjika e shëndoshë e dimë që ajo që është e bukur për mua, për juve munde të jetë e shëmtuar, pra gjë relative.

Pra ne shembullin e Xhavos pik referente ose sistem referent  esht qanta.

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#37 ne: 08-12-2007, 12:44:23
rrofsh se me beri pune ky materiali yt

#38 ne: 04-02-2008, 21:51:17
Teoria e "relativitetit te shtrenguar" e propozuar nga A.Einstein  me 1905 dhe modeli i universit "hiper hapsinor" me 4 dimensione (hpasire-kohe ose kronotop) bene te mundur ecjen drejt një stadi me te zhvilluar te shkences.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 12
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#39 ne: 03-03-2008, 10:17:47
Çka është fizika teorike?
 
Fizika teorike e përdor matematikën për përshkrimin e aspeteve të caktuara
të natyrës. Sir Isak Njuton ishte fizicienti i parë teorik, edhe pse në
kohën e tij, ky profesion quhej Filozofi Natyrale.
Njerëzit e kohës së Njutonit, e përdornin algjebrën dhe gjeometrinë për
kryerjen e punëve të mrekullueshme arkitektorale, duke përfshirë edhe
katedralet e mëdha të Evropës, por algjebra dhe gjeometria përshkruajnë
vetëm gjërat që vendqëndrojnë (shih figurën në të majtë). Me qëllim që të
përshkruajë gjërat që lëvizin ose që ndryshojnë në ndonjë mënyrë, Njutoni
shpiku një aparat të ri matematikor, që u quajt njehsim diferencial ose
analizë matematike.
Për njeriun, gjërat më të çuditshme dhe intriguese që lëviznin gjithmonë
kanë qenë dielli, hëna, planetet dhe yjet që i shohim në qiellin e natës.
Njehsimi diferencial i Njutonit, i kombinuar me Ligjet e tij të lëvizjes,
krijuan një model matematik për forcën e garvitetit që, jo vetëm
përshkruante vëzhgimin e lëvizjes së planeteve dhe yjeve në qiellin e natës,
por edhe të lëkundjen e peshave (shih figurën poshtëë në të djathtë) dhe
fluturimin e gjyleve të topave.
Fizicientët e sotëm teorik punojnë shpesh në kufijt e matematikës,
ndonjëherë duke shpikur matematikë të re sipas nevojës, sikurse bëri edhe
Njutoni me njehsimin e tij. Njutoni ishte edhe teorist edhe
eksperimentalist. Me qëllim që ta përshkruante natyrën sa më mirë, ai kaloi
shumë orë duke e vrojtuar mënyrën e sjelljes së saj, deri në atë pikë, saqë
e la pas dorë edhe shëndetin e tij. Të ashtuquajturat Ligjet e lëvizjes së
Njutonit nuk janë ligje abstrakte që natyra disi është e shtyrë që t'iu
bindet, por vrojtim i sjelljes së natyrës, i cili është e përshkruar në
gjuhën e matematikës. Në kohën e Njutonit, teoria dhe eksperimenti shkonin
bashkë.
Sot funksioni i teorisë dhe vrojtimit është i ndarë në dy pjesë të ndryshme
të fizikës. Që të dyja, eksperimenti dhe teoria, janë shumë më komplekse se
sa në kohën e Njutonit.
Teoriticientët, sot kërkojnë domene të natyrës përmes matematikës, e të
cilat teknologjia nuk na lejon që t'i eksperimentojmë. Shumë nga fizicientët
teorik të cilët sot janë gjallë, nuk do të mund të jetojnë aq saqë të shohin
se si natyra e vërtetëë krahasohet me përshkrimin matematik në punën e tyre.
Teoriticientët e sotëm duhet të mësojnë të jetojnë me ambicie dhe pasiguri
në misionin e tyre të përshkrimit të natyrës, duke përdorur matematikën.
 

Gjenda e gjertanishme…grimcat dhe relativiteti…
Në shekujt XVIII dhe XIX përshkrimi matematik i lëvizjes sipas Njutonit,
duke përdorur njehsimin dhe modelin e tij të forcës së gravitetit, u shtrinë
suksesshëm deri në shfaqjen e elektromagnetizmit në shkencë dhe teknologji.
Njehsimi diferencial evoluoi në teorinë klasike te fushës.
Sapo u bë i mundshëm shpjegimi i fushës elektromagnetike përmes aparatit
matematik, fizicientët menduan që fizika ishte e mbaruar, që nuk kishte më
asgjë që të përshkruhej apo të spjegohej.
Atëherë, u zbulua elektroni, lindi fizika molekulare. Përmes matematikës së
mekanikës kuantike dhe vrojtimit eksperimental u nxjerr përfundimi se
grimcat ndahen në dy klasa: bosonet dhe fermionet (shih figurën në të majtë:
pikpamja grimcore e natyrës i shpjegon mirë fenomenet për tri nga katër
forcat e natyrës). Bosonet janë grimca që përcjellin forcën. Shumë bosone
mund të kenë të njejtën gjendje në të njejtën kohë, pra mund të zënë të
njëjtën pjesë të hapsirës njëkohësisht. Kjo nuk vlen për fermionet, sepse
vetëm një fermion mund ta ketë një gjendje të dhënë në një moment të dhënë.
Kjo është arsyeja pse fermionet janë grimca që e përbëjnë substancën. Për
këtë arsye trupat e ngurtë nuk mund të kalojnë nga njëri trup tek tjetri,
ose nuk mund të kalojnë përmes mureve - për shkak të parimit të Paulit për
përjashtimin - pamundësia e fermioneve (substancës) të ndajë të njejtën
hapësirë sikur bosonet (forcat) munden.
Derisa fizika molekulare zhvillohej me mekanikën kuantike, rritja e të
dhënave vrojtuese tregoi që drita, si rrezatim elektromagnetik, udhëton me
një shpejtësi të fiksuar në çdo drejtim (në vakum), për çdo vrojtues. Ky
zbulim, si dhe matematika të cilën e zhvilloi Ajnshtajni për ta përshkruar
atë, e modeluar në teoriën e tij speciale të relativitetit, e kombinuar me
zhvillimin e mëtejme të mekanikës kuantike, lindën teorinë relativistike të
fushës kuantike. Teoria e relativitetit e fushës kuantike është baza e
aftësisë së sotme teorike për të përshkruar sjelljen e grimcave subatomike,
që fizicientët i kanë vëzhguar dhe studiuar në gjysmën e dytë të shek XX.
Por, më pas Ajnshtajni e zgjeroi teorinë e tij të relativitetit që të
përmbledhë edhe teorinë e gravitetit të Njutonit, dhe si rrezulltat, teoria
e përgjithshme e relativitetit e Ajnshtajnit solli në fizikë matematikën e
quajtur gjeometria diferenciale (shih figurën në të djathtë: pikpamja
gjeometrike e natyres e shpjegon mirë gravitetin në largësi të përmasave
astronomike).
Relativiteti i përgjithshëm ka pasur shumë vrojtime të suksesshme të cilat
provuan që është e vlefshme për përshkrimin e natyrës, por dy nga këto
parashikime të kësaj teorie kanë lëkundur imagjinatën shkencore dhe publike:
zgjerimi i universit dhe vrimat e zeza.
Që të dyja janë vrojtuar dhe që të dyja nxjerrin çështje që, së paku në
matematikë, e prekin natyrën reale dhe ekzistencën.
 

Pse hyjnë fijet (ang. string) në skenë?
Teoria e relativitetit e fushës kuantike është shumë e përshtatshmepër të
përshkruar sjelljet e vrojtuara dhe vetitë e grimcave elementare. Por, kjo
teori është e mirë kur fusha e gravitetit është aq e dobët sa që mund të
lihet pas dorë, pra të mos përfillet. Teoria e grimcave është e vlefshme
vetëm kur ne pretendojme që fusha e gravitetit nuk ekziston.
Teoria e përgjithshme e relativitetit ka hapur rrugë të reja për përshkrimin
e Universit, orbitave të planeteve, evulimin e yjeve, Shpërthimin e madh dhe
vrojtimin e vrimave të zeza. Megjithatë, kjo teori mund të aplikohet vetëm
kur ne pretendojmë që Universi është puro klasik dhe që mekanika kuantike
nuk është e nevojshme në përshkimin e Natyrës (shih figurën në të majtë:
bashkëveprimet e grimcave mund të shfaqen edhe në distancë zero, por teoria
e gravitacionit sipas Ajnshtajnit nuk ka kuptim në këtë rast).
Besohet që teoria e fijes do ta mbulojë këtë zbrazëti (shih figurën në të
djathtë: bashkëveprimi i fijeve nuk ndodh nëdistancë zero, por në një
zgjatim, prandaj kjo shpien deri te një interpretim më i asryeshëm kuantik).
Fillimisht, teoria e fijes ishte shtruar për shpjegimin e relacioneve në mes
të spineve dhe masave për grimcat të caktuara, të quajtura hardone, e në të
cilat bëjnë pjesë edhe neutroni e protoni. Gjerat nuk shkuan siç u mendua,
prandaj u zhvillua Kromodinamizmi kuantik (Quantum Chromodynamics), teori e
cila dha një shpjegim më të mirë për hadronet.
Grimcat në teorinë e fijes janë rrjedhojë e një ngacmimi të fijes dhe e
përfshirë në këtë ngacmim, sipas teorisë së fijes, është një grimcë me masë
zero dhe me dy njësi të spinit.
Po të kemi të bëjmë me një teori të mirë kuantike të gravitetit, atëherë
grimcat që do të mbartë forcën e gravitetit do të kenë masën zero dhe dy
njësi të spinit. Kjo ka qenë e njohur për një kohe të gjatë në fizikën
teorike. Këto grimca, të parapara vetëm teoritikisht, quhen gravitone.
Kjo udhëheqi teoriticientët e parë të fijes të kërkojnë që teoria e fijes të
aplikohet jo si teori e grimcave hadronike, por si teori e gravitetit
kuantik, një fantasi e fizikës teorike e papërmbushur për dekada në
bashkësinë e grimcave dhe gravitetit.
Por, nuk ishte e mjaftueshme që një graviton të jetë i parashikuar me
teorinë e fijes. Dikush mund të shtojë një graviton në fushën kuantike, por
llogaritë të cilat janë supozuar të përshkruajnë natyrën bëhen të pavlera.
Kjo është për shkak se, siç është përshkruar në diagramin e mësipërm,
interaksionet e grimcave paraqiten në një pikë të vetme të kohë-hapsirës, në
distance zero mes grimcave interactive. Për gravitonet, matematika është aq
e dobët në distancë zero, sa që përgjegjet nuk kanë kuptim. Në teorinë e
fijes, fijet ndeshen në një distance të vogël, por të fundme dhe përgjegjet
në këtë rast kanë kuptim. Kjo nuk do të thotë që teoria e fijes nuk është pa
mangësi. Por, sjellja në distancën zero është e tillë që ne mund të
kombinojmë mekanikën kuantike me gravitetin dhe mund të flasim me arsye
rreth ngacmimit të fijeve, të cilat mbajnë frocën e gravitetit.
 
Atëherë, çka është teoria e fijes?
 
Mendoni për një kitare me tela, të cilat janë akorduar duke e tërhequr telin
nën tensionin rreth kitares. Varësisht nga se si është tërhequr teli dhe sa
tension ka në tel, do të krijohen nota të ndyshme në tela. Këto nota
muzikore mund të thuhet të jenë ngacmime nën tensionin e asaj kitareje.
Ngjajshëm, në teorinë e fijes, grimcat elementare të cilat ne i vëzhgojmë në
përshpejtuesit e grimcave (ang. particle accelerators), mund të mendohen si
nota muzikore apo ngacmime të fijeve elementare.
Në teorinë e fijes, sikur se në lojën me kitarë, fija duhet të tërhiqet nën
tension me qëllim që të ngacmohet.
Megjithatë, fijet në teorinë e fijes janë të lira dhe pluskojnë në
kohëhapsirë, pra nuk janë të lidhura për kitare sikurse telat (shih figurat
në të majtë: Egzistojnë dy teori themelore për fijet: ajo kur fijet janë të
mbyllura në lak, i cili s'mund të hapet-e sipërmja, dhe ajo në të cilën fija
është e lidhur në lak i cili mund të hapet-e poshtmja). Megjithatë, ato kanë
tension. Tensioni i fijeve në teorinë e fijes, është i përcaktuar me
shprehjen 1/(2 p a'), ku a' shqiptohet si alfa prim dhe është e barabartë me
katrorin e shkallës së gjatësisë së fijes.
Nëse teoria e fijes do të jetë një teori e gravitetit kuantik, atëherë masa
mesatare e fijes do të jetë diku afër shkallës së gjatësisë së gravitetit
kuantik, të quajtur gjatësia e Plankut, e cila është rreth 10^- 33
centimetra, ose rreth një million të bilionit të bilionit të bilionit të
centimetrit.
Fatkeqësisht, kjo do të thotë që vargjet janë shumë shumë të vogla që të
mund të analizohen përmes teknologjisë së tashmë ose të ardhshme të fizikës
së grimcave dhe për këtë arsye teoriticientët e fijeve duhet të përdorin
metoda më të dobishme për testimin e teorisë, se sa vetëm të shikojnë fijet
e vogla në eksperimentet e grimcave.
Teoria e fijes është e klasifikuar në bazë të asaj se a e mbyllen apo jo
fijet në një lak, si dhe në bazë të asaj nëse spektri i grimcave përmban apo
jo fermione. Me qëllim që të përfshihen fermionet në teorinë e fijes, duhet
të jetë një simetri speciale e quajtur supersimetria, e cila nënkupton që
për secilin boson (grimcë, e cila transmeton forcën) ekziston një fermion
(grimcë që përbën substancën) korrespondues. Supersimetria i takon grimcave
që trasmetojnë forcat në grimcat që përbëjnë substancën.
Teoriticientët besojnë që grimcat supersimetrike janë shumë masive që të
detektohen në përshpejtuesit e tanishëm. Përshpejtuesit e grimcave të
dekadës së ardhshme mund të jenë në prag të gjetjes së evidencës për një
energji të lartë të supersimetisë. Evidenca për supersimetri të shkallës së
lartë të energjisë, mund të jetë evidencë përmbledhëse që teoria e fijes të
jetë një model i mirë matematik për përshkrimin e Natyrës në distanca të
vogla.
 

Sa teori të fijes ka?
 
Janë disa mënyra që teoriticientët mund të ndërtojnë teoritë e tyre për
fijen. Fillojmë më pjesët përbërëse elementare: Një fije e vogël. Më pas
zgjedh: a duhet të jetë një fija e hapur apo e mbyllur? Pastaj pyet: A të
zgjedh vetëm bosonet (grimca që transmetojnë forcën) apo të kërkoj edhe
fermione (grimca që përbëjnë substancën)? (Rikujtoni që në teorinë e fijes,
një grimcë është sikur një notë e ekzekutuar në një tel).
Nëse përgjegja në pyetjen e fundit është vetëm bosonet, ju lutem, atëherë
njëri merr vetëm teorinë bosonike të fijes. Nëse përgjegja është jo, unë
kërkoj që substanca të ekzistojë!, atëhërë kemi nevojë për supersimetri, e
cila nënkupton një ndeshje të barabartë mes bosoneve dhe fermioneve. Teortia
supersimetrike e fijes quhet teoria e superfijes. Ekzistojnë pesë teori të
superfijes, të paraqitura në tabelën e mëposhtme.
Pyetja përfundimtare për teoritë e fijes do të jetë: A mundem ta bëj
mekanikën kuantike të arsyeshme? Për fijet bosonike kjo pyetje është
përgjegje nëse numri i dimensioneve të hapsirës është 26. Për superfijet
mund të zbresim deri në 10. Se si vijmë deri te numri 4 i dimensioneve të
hapsirëskohës, është një çështje tjetër.
 
Tabelë e shkurtër e teorive të fijes:
 
Tipi Dimenzionet kohëhapsinore Përshkrimi
Bozonike 26 Përmban vetëm bozone, pra grimca të fushes, jo fermione, grimca
të materies, si dhe përfshin fijet e tipit që hapen dhe që nuk hapen. E meta
kryesore: parasheh grimcat me masë imagjinare, tahionet
I 10 Supersimetri në mes të forcave dhe materies, pa tahione, me tip të
hapur dhe të mbyllur të fijeve, simetria e grupit është e llojit SO(32)
IIA 10 Supersimetri në mes të forcave dhe materies, pa tahione, vetëm me tip
të mbyllur të fijeve, fermionet pa masë kanë spin dykahor
IIB 10 Supersimetri në mes të forcave dhe materies, pa tahione, vetëm me tip
të mbyllur të fijeve, fermionet pa masë kanë spin njëkahor
HO 10 Supersimetri në mes të forcave dhe materies, pa tahione, vetëm me tip
të mbyllur të fijeve, heterotike (do të thotë fijet që lëvizin në të majtë
dhe ato që lëvizin në të djathtë dallojnë), simetria e grupit është e llojit
SO(32)
HE 10 Supersimetri në mes të forcave dhe materies, pa tahione, vetëm me tip
të mbyllur të fijeve, heterotike (do të thotë fijet që lëvizin në të majtë
dhe ato që lëvizin në të djathtë dallojnë), simetria e grupit është e llojit
E8 x E8
 
Nëse kërkojmë që të arrijmë në një hapsirëkohë 4 dimensionale prej asaj 10
dimensionale, atëhërë numri i fijeve rritet, sepse, sipas teorisë së fijes,
ka shumë më tepër mënyra për të bëjë më të vogël një hapsirëkohë gjashtë
dimensionale, se sa ato katër tjerat. Ky proces i kompaktifikimit apo
ngjeshjes së dimensiomeve të padëshiruara përbën një pjesë në veti dhe shumë
interesante të fizikës.
Mirëpo, numri i teorive të fijes gjatë viteve të fundit është zvogëluar dhe
kjo për arsyen se teoriticientët e fijes janë duke zbuluar që ajo që ata
kishin menduar gjatë gjithë kohës është e tëra një teori e njëjtë, e
interpretuar në mënyra të ndryshmë!
Kjo periudhë në historinë e teorisë së fijes është quajtur si revolucioni i
dytë i fijes.
Tani, nxitimi më i madh në hulumtimin e fijeve është që të mbyllim tabelën e
mësipërme në një teori, të cilën disa njerëz dëshirojnë ta quajnë teoria M,
si nëna e të gjitha teorive.
 
Si janë të ndërlidhura teoritë e fijes?
 
Një pamje e re e teorive të fijes.
Në një kohë, teoriticientët e fijes besuan që ekzistojnë 5 teori të
superfijes: tipi I, tipet IIA dhe IIB, dhe dy teori të fijeve heterotike.
Mendohej që jashtë këtyre pesë teorive vetëm njëra ishte saktësisht Teoria e
Çdogjësë dhe kjo ishte teoria, kufiri i energjisë së ulët të së cilës, me
dhjetë dimenzionet e ngjeshura në katër, paraqiste më së miri vrojtimet e
derisotshme të ndeshura në fizikë. Teoritë tjera nuk mund të jenë asgjë
tjetër, përveqse të refuzuara nga teoria e fijes, konstruksione matematikore
pa bekimin e natyrës për te egzistuar në realitet.
Por, tani dihet që kjo figurë naive ishte e gabuar dhe se që të pesë teoritë
e superfijes janë të lidhura në mes veti thuajse secila është një rast i
veçantë të një teorive më fundamentale. Këto teori janë të ndërlidhura me
transformime të cilat quhen dualitete. Nëse dy teori janë të ndërlidhura me
një transformim dual kuptojmë që teoria e parë mund të transformohet në
ndonjë mënyrë ashtuqë të përfundojë duke u dukur sikurse teoria e dytë. Që
të dy teoritë themi se janë duale me njëra tjetrën nën llojin e
transformimit.
Këto dualitete lidhin madhësitë fizike, të cilat, gjithashtu, është menduar
që janë të ndara. Shkallët e distancave të vogla dhe të mëdha, forcat e
forta dhe të dobta të çiftëzuara - këto kuantitete gjithmonë kanë shënuar
një kufi shumë të dalluar të sjelljes së një sistemi fizik, si në teorinë
klasike të fushave, ashtu edhe në fizikën e grimcave kuantike. Por, fijet
mund të fshehin diferencën në mes të së madhës dhe së voglës, të fortës dhe
të dobtës, dhe kjo është arsyeja që këto teori të ndryshme përfundojnë duke
qenë të ndërlidhura.
 
Distancat e vogla dhe të mëdha.
Simetria duale, e cila fsheh mundësinë tonë që të bëjmë dallimin në mes të
shkallëve të distancave të vogla dhe të mëdha, është e quajtur dualiteti T,
dhe vjen nga kompaktifikimi i dimensioneve ekstra hapsinore në teorinë
10-dimensionale të superfijes.
Supozojmë që jemi në një hapësirëkohë dhjetë dimensionale, do të thotë kemi
nëntë dimensione të hapësires dhe një të kohës. Nëse e marrim një nga 9
dimensionet e hapësirës dhe e formojmë një rreth të radiusit R, atëherë
udhëtimi në atë drejtim për distancën L = 2pR na dërgon përgjatë rrethit dhe
na kthen aty ku kemi filluar. Udhëtimi i gimcës rreth këtij rrethi do të
ketë një moment të kuantizuar dhe kjo do të kontribuojë në energjinë totale
të grimcës. Por, fija është shumë e ndryshme, sepse përveç lëvizjes në
rreth, fija gjithashtu mund të mbështillet përreth. Numri i kohëve që fija
mbështillet nëpër rreth quhet numri i mbeshtjelljeve, e cila gjithashtu
është e kuantitizuar.
Tani gjëja më e çuditshme e teorisë së fijes është që këto mode të momenteve
dhe të mbështjelljeve mund të zëvendësohen, përderisa gjithashtu mund të
zëvendësohet radiusi R i rrethit me Lst 2/R, ku Lst është gjatësia e fijes.
Nëse R është shumë më e vogël se sa gjatësia e fijes, atëherë shprehja
Lst2/R do të jetë shumë e madhe. Kështu që, duke zëvendesuar momentin dhe
mënyrën e mbështjelljes së fijes, zëvendësohet shkalla e madhe e distances
me një shkallë të vogël të distancës.
Ky tip i dualitetit quhet dualiteti T.
Dualiteti T ndërlidh tipin IIA me tipin IIB të teoris së supervargjeve. Kjo
do të thotë që, nëse marrim tipin IIA dhe tipin IIB dhe i ngjeshim që të
dyja në një rreth, duke këmbyer momentin dhe mbeshtjelljen, si dhe shkallët
e distancës, ndryshohet njëra teori në tjetrën. E njëjta vlen edhe për dy
teoritë heterotike.
Dualiteti T fsheh diferencën në mes të distancave të mëdha dhe atyre të
vogla. Ajo që i duket si distancë shumë e madhe në një mod të fijes, në
modin e mbështjelljes së fijes duket si distancë shumë e vogël. Kjo është në
kundërshtim me mënyrën se si është punuar në fizikë deri ne ditët e Keplerit
dhe Njutonit.
 
Çiftëzimi i fortë dhe i dobët
Çka është konstantja e çiftëzimit? Ky është një numër i cili na tregon se sa
është i fortë bashkëveprimi. Për shembull, konstantja e Njutonit është
konstante e çiftëzimit për forcën e gravitetit. Nëse konstantja e Njutonit
është e dyfishuar me vlerën që e ka tani, atëherë do të ndiejmë dyherë me
tepër forcën e gravitetit të tokës dhe toka do të ndjejë dy herë më shumë
forcën e gravitetit nga dielli dhe hëna, e kështu me radhë. Konstantja e
madhe e çiftëzimit nënkupton forcë më të madhe dhe kostantja e vogël e
çiftëzimit nënkupton forcë më të dobët.
Çdo forcë ka konstantën e çiftëzimit të saj. Për elektromagnetizmin
konstantja e çiftëzimit është proporcionale me katrorin e ngarkesës
elektrike. Kur fizicientët studiojnë sjelljen kuantike të
elektromagnetizmit, ata s'mund ta zgjidhin saktësisht tërë teorinë, kështu
që ata e ndajnë atë në pjesë të vogla dhe secila pjesë që ata mund ta
zgjidhin ka një konstante të caktuar të çiftëzimit. Në vlera normale të
energjisë së elektromagnetizmit konstanta e çiftëzimit është e vogël dhe
disa nga përafrimet e para japin një zgjidhje të përafërt me atë të saktën.
Por, nëse konstantja e çiftëzimit është e madhe, metoda e njehsimit bie
poshtëë dhe pjesët e ndara bëhen të pavlefshme si zgjidhje e përafërt.
Kjo gjithahtu mund të ndodhë edhe në teorinë e fijes. Teoritë e fijes kanë
një konstante të çiftëzimit. Por, përkundër teorisë së grimcave, konstantja
e çiftëzimit tek fijet nuk është vetëm numër, por varet nga mënyra e
oscilimit të fijes, e quajtur zgjerim (dilaton). Duke zëvendësuar fushën e
zgjerimit me minus vetvetën, zëvendësohet një konstante me vlerë të madhe të
çiftëzimit me një tjetër, me vlerë të vogël.
Kjo simetri quhet dualiteti S. Nëse dy teori të fijes janë të ndërlidhura me
dualitetin S, atëherë njëra teori me konstante të fortë të çiftëzimit është
e njëjtë me teorinë me konstante të dobët të çiftëzimit. Vëreni që teoria me
çiftëzim të fortë nuk mund të kuptohet si zgjerim në seri, por teoria me
çiftëzim të dobët mund të kuptohet si e tillë. Pra, nëse të dy teoritë janë
të ndërlidhura me dualitetin S, atëherë ne duhet të kuptojmë vetëm teorinë e
dobët, e cila është ekuivalente me teorine e fortë. Për një fizicient, kjo
do të thotë blej dy e paguaj për një!
Teoritë e superfijeve të ndërlidhura me dualitetin S janë: Tipi I i teorisë
së superfijes me teorinë e superfijes heterotike SO(32), dhe tipi IIB me
vetvetën.
Çka nënkuptojmë me këtë?
Dualiteti T është diçka unike në fizikën e fijeve. Është diçka që grimcat
nuk mund ta bëjnë, sepse grimca nuk mund të mbështillet në rreth sikurse
mundet një fije. Nëse teoria e fijes është një teori korrekte e Natyrës,
atëherë ajo implikon që ndarja në mes të shkallëve të mëdha dhe të vogla të
distancës në fizikë nuk është një ndarje e fiksuar, por e rrejdhshme,
varësisht nga tipi i hetimit të cilin e përdorim si matës të distancës, dhe
si e masim qëndimin hulumtimit.
E njëjta vlen edhe për dualitetin S, e cila na mëson që limiti i çiftëzimit
të fortë të një teorie të fijes mund të përshkraj limitin e çiftëzimit të
dobët të një teorie tjetër të fijes.
Kjo tingëllon kundër të gjitha fizikave tradicionale, por kjo është me të
vërtetë një përfundim i arsyeshëm i teorisë kuantike të gravitetit, sepse
teoria e gravitetit e Ajnshtajnit na tregon se si maten madhësitë dhe
lëkundjet e interaksioneve në hapsirën e lakuar.
 
A ka ndonjë teori më fundamentale?
 
Më shumë se thjesht fije
Një zbulim befasues është që teoria e superfijes nuk është vetëm teori mbi
objektet njëdimensionale. Në teorinë e fijes ka objekte shumë dimensionale
duke filluar prej zero (pikat) deri te nëntë, të quajtura fishet apo cipat p
(p-branes). Në terminologjinë e fisheve, ajo të cilën e zakonisht e quajmë
membranë do të jetë dy-fishore, fija quhet një-fishore dhe pika
zero-fishore.
Çka i përbën fishet p? Fishi p është një objekt hapsinor, i cili është
zgjidhje në ekuacionin e Ajnshtajnit në limitin e energjisë së ulët tek
teoritë e superfijeve, me dendsitet të energjisë së fushave jogravitacionale
të kufizuara me nënhapsirë p-dimensionale të hapsirës nëntë dimensionale në
teori. (Përkujtoni që teoria e superfijes ka të bëjë me një hapsirë dhjetë
dimansionale, nëntë dimensione hapsirë dhe një kohë). Për shembull, në
zgjidhje me ngarkesën elektrike, nëse dendësia e fushës elektromagnetike
është e shpërndarë përgjatë një vijë në hapsirë, kjo vijë një-dimensionale
mund të konsiderohet si fish p me p=1.
Një klasë e veçantëë e fisheve p në teorinë e fijeve janë edhe fishet D.
Fishi D është fish p, ku mbarimet e fijeve të hapura janë të lokalizuara në
fishe. Fishi D është si ngacmim kolektiv i fijeve.
Këto objekte morrën shumë kohë që të zbulohen, sepse ndodhen thellë në
matematikën e dualitetit T. Fishet D janë të rëndësishme për të kuptuar
vrimat e zeza në teorinë e vargjeve, veqanërisht për llogaritjen e
qëndrimeve kuantike të cilat na qojnë deri te entropia e vrimave të zeza, e
cila ishte një arritje e madhe në teorinë e vargjeve.
 
Sa dimensione?
Përpara se teoria e fijes të fitojë vëmendjen e plotë të teoriticientëve të
fizikës, teoria më e famshme ishte teoria njëmbëdhjetë dimensionale e
supergravitetit, e cila është një supersimetri e kombinuar me gravitet.
Hapsira 11-dimensionale do të duhej të kompaktizohet në sferë
7-dimensionale, p.sh. duke lënë 4 dimensione të hapsirës të dukshme për
vrojtuesit në distanca të largëta.
Kjo teori nuk hyri në punë si teori e përbashkët të fizikës së grimcave,
sepse nuk ka kufirin e arsyeshëm kuantik si pikë në teorinë e grimcave. Por
kjo teori 11-dimensionale nuk do të zhdukej. Ajo u rishfaq në teorinë
10-dimensionale të superfijes.
Si mundet që teoria 10-dimensionale e superfijes të kthehet në teori të
supergravitetit me hapësirë 11-dimensionale? Ne tashmë kemi mësuar që
relacionet dualistike në mes të teorive të superfijes ndërlidhin shumë teori
të ndryshme, barazimi i distancave të mëdha me distancat e vogla dhe
zëvendësimi i çifteve të forta me çifte te dobta. Kështu që, duhet të
ekzistojë një relacion dual që të mund të shpjegojë se si një teori e fijes,
e cila kërkon hapsirë 10-dimensionale, mund të bëhet një teori
11-dimensionale.
Përderisa e dimë që teoritë e fijes janë të ndërlidhura dhe dyshojmë në atë
që janë vetëm limite të ndryshme të një teorie fundamentale, atëherë ndoshta
një teori më fundamentale ekziston në hapsirë 11-dimensionale? Këto pyetje
na sjellin deri te çështja e teorisë M
Teoria e njohur si M teoria
Teoria M është teoria e panjohur 11-dimensionale, limiti i ulët i energjisë
së të cilës është teoria e supergravitetit 11-dimensionale, e diskutuar me
sipër. Mëgjithatë, shumë njerëz kanë marrë gjithashtu në përdorim M teorinë
që ta shenjëzojnë teorinë fundamentale, nga e cila teoritë e panjohura të
superfijes shfaqen si limite të veqanta.
Ne ende nuk e dimë teorinë fundamentale M, por shumëçka është mësuar për
teoritë 11-dimensionale dhe se si ato ndërlidhen me atë për superfije në
hapsirë 10-dimensionale.
Në teorinë M ekzistojnë gjithashtu edhe objektet e përhapura dhe ato quhen
më parë si M-fishe se sa si D-fishe. Një klasë e M-fisheve në këtë teori ka
hapsirë dy dimensionale, dhe kjo quhet M2-fishe.
Tani konsideroni teorinë M me një hapsirë 10-dimensionale e ngjeshur në
rreth të radiusit R. Nëse njëra nga dy dimensinet e hapsirës të cilat
përbëjnë M2-fishin është e dëmtuar përgjatë rrethit, atëherë mund të
barazojmë objektin me fije fundamentale (një-fishe) të tipit IIA.
Tipi IIA duket të jetë teori 10-dimensionale dhe ekuivalente me teorinë M,
me një limit të çiftëzimit shumë të fortë.
Ne ende nuk e dimë se çfarë është një teori fundamentale përballë teorisë së
fijes, por duke gjykuar nga të gjitha këto relacione, duhet të jetë një
teori shumë interesante dhe e pasur, për atë se ku shkallëzohet distanca,
fuqia e çiftëzimeve, por çak edhe numri i dimensioneve në hapsirë nuk është
kocept fiks por entitete fluide, të cilat ndryshojnë varsisht nga
këndvështrimi ynë.



marrë prej the official string theory web site

« Editimi i fundit: 03-03-2008, 10:26:08 nga Berni »

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#40 ne: 28-04-2008, 08:52:04
Fryt i bashkëpunimit të 11 shteteve, organizata konsiderohet si më e madhja e fizikës së grimcave në botë

Cila është qendra që kërkon të kryejë një revolucion shkencor


Organizata Evropiane për Kërkimin Nuklear shtrihet ndërmjet qyteteve Meyrin dhe Saint-Genis-Pouilly, në kufi mes Zvicrës dhe Francës. Inicialet CERN i përkasin "Këshillit Evropian për Kërkimin Nuklear", në frëngjisht ("Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire") dhe konsiderohet si qendra më e madhe e fizikës së grimcave (particule) në botë

Ideja për të krijuar një qendër të tillë, e hedhur në 1949 nga nobelisti francez Loius de Broglie, u kristalizua mbas Luftës së Dytë Botërore dhe pikërisht me fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj qendre në 1954, në vazhdën e përpjekjeve për gjetjen e një bashkëpunimi mes shteteve evropiane. Kjo qendër ishte fryt i bashkëpunimit të 11 shteteve fondatore: Belgjikës, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Jugosllavisë, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, Suedisë dhe Zvicrës. Sot CERN-i numëron 20 shtete anëtare, 6 shtete dhe 2 organizata observatore (ndërmjet të cilave SHBA, Rusia, Japonia, India etj.), si dhe rreth 35 shtete të tjera pjesëmarrëse pa të drejta specifike në këtë organizëm. Këto shifra tregojnë më së miri implikimin, rëndësinë dhe kontributin e këtij laboratori gjigand në kërkimin shkencor në rang botëror.

Por çfarë është CERN-i dhe kush është objekti kryesor i kërkimeve?

Objektivi i kërkimeve të CERN-it është pikërisht studimi i grimcave pafundësisht të vogla. Dihet që grimcat e vogla dhe më të njohurat janë molekulat. Këto të fundit përbëhen nga atomet, të cilët përbëhen nga grimcat e quajtura protone, neutrone dhe elektrone. Protonet dhe neutronet formojnë atë që quhet hadron. Vetë hadronet janë të përbërë nga grimca akoma dhe më të vogla, që janë kuarket dhe gluonet (quarks, gluons). Por të tërë këta elementë janë tashmë të njohur nga shkenca bashkëkohore. Ajo çka shkencëtarët e sotëm mundohen të zbulojnë është fakti nëse me këto grimca kemi arritur në infinitin e materies, apo ka dhe grimca akoma më të vogla që përbëjnë tërë këta elementë që përmendëm deri tani. Në këtë laborator, bërthamat atomike apo protonet përplasen me shpejtësi marramendëse (deri në 99,9999991% të shpejtësisë së dritës) nëpërmjet disa mekanizmave tejet të ndërlikuar dhe specialë, për t‘ju dhënë një energji të jashtëzakonshme. Nga kjo përplasje specialistët shpresojnë të arrijnë në grimca pafundësisht të vogla dhe njëkohësisht të panjohura deri më tani, për të krijuar një ide mbi gjendjen e universit në momentet e para të krijimit të tij. Pra, vënia në kushte të përafërta të lëndëve përbërëse të universit, me një shpejtësi të përafërt me atë të dritës, bëhet për të krijuar në miniaturë fenomenin e Big-Bang. Gjatë këtij fenomeni, që mendohet të ketë ndodhur rreth 13 miliardë vite më parë, asnjë lëndë dhe as atomet nuk ekzistonin në gjendjen e sotme. Universi ishte i përbërë nga grimca elementare me energji të madhe që ishin: elektronet, protonet dhe kuarkët. Temperatura arrinte në vlera disa miliona, miliona gradë, duke krijuar kështu një gjithësi me një dendësi shumë të madhe.

Deri në shekullin XIX mendohej që grimca më e vogël ishte atomi, që në vetvete përmbante një kontradiktë për sa i përkiste emrit të tij. Në gjuhën greke, fjala atomos përkthehet "diçka që mundemi ta ndajmë".

Kjo ide e ekzistencës së grimcave pafundësisht të vogla është në fakt një ide që është mbrojtur që në antikitet nga filozofi grek Demokriti (460 para Krishtit - 370 para Krishtit). Nga ky pikëvështrim, sfida për të arritur e zbuluar "pafundësisht të voglën" u bë një objekt kërkimi për shumë shkencëtarë.Për të përmbushur këto kushte u konceptua një mekanizëm gjigand, i quajtur Large Hadron Collider (LHC), i përkthyer në shqip, "Përplasësi i Madh i Hadroneve", ose përshpejtuesi i grimcave. Në këtë mekanizëm, grimcat do të qarkullojnë me një shpejtësi të përafërt me atë të dritës dhe ajo çka do të observohet do të jetë rezultati i përplasjes me njëra-tjetrën, dukuri që mendohet të ketë ndodhur në fenomenin Big-Bang. Sa për të dhënë një ide, në këtë përshpejtues, mbi 600 milionë grimca në sekondë do të përplasen me shpejtësinë e dritës. Të dhënat e marra nga ky fenomen do të arrinin në disa petabyte, gjë që do të ishte e barabartë me të dhënat e 150 mijë DVD-ve në sekondë. Një nga grimcat, që është dhe një nga subjektet kryesore të kërkimit, është e ashtuquajtura "grimca e Higgs-it" ("Higgs‘ boson"), ose siç njihet në mënyrë figurative, "grimca e Zotit" ("God‘s particle"). Me këtë objektiv u instalua dhe i famshmi LHC, që funksionon që prej këtij viti në parkun e CERN-it. Ekzistenca e kësaj grimce pafundësisht të vogël, deri tani është vetëm e supozuar.

Po çfarë interesi ka kuptimi e zbulimi i kësaj grimce?

Në radhë të parë për të studiuar e kuptuar se çfarë ka ndodhur miliarda vite me parë, kur mendohet të jetë formuar universi. Së dyti, për të kuptuar prejardhjen e "zbrazëtisë" së universit dhe ekzistencës së trupave që gjenden në të.

Kjo mendohet pikërisht të vijë nga forcat negative të grimcave pafundësisht të vogla. "Grimca e Zotit" mendohet të ketë një masë fizike 100-200 herë superiore me protonin dhe që ajo ekziston vetëm për një të miliontën e një të miliardës së sekondës, para se të shkatërrohet e të shpërbëhet në grimca të tjera. Kjo grimcë mendohet t‘u ketë dhënë apo t‘u japë masë fizike grimcave dhe lëndëve të tjera përbërëse të universit.

Në fillim shkencëtarët mendonin që grimcat e vogla përbërëse nuk duhej të kishin masë fizike sipas teorive të ndryshme fizike, duke dalluar ndërmjet 2 substancave: lëndë dhe antilëndë (substance and antisubstance). Në teori, këta përbërës duhej të ishin anuluar, duke pasur si rezultat zbrazëtinë, të shoqëruar me një energji të jashtëzakonshme. E megjithatë, universi ynë, përveç zbrazëtisë, ka dhe galaktika, trupa qiellorë, planete, yje, domethënë lëndë ekzistuese. Mendohet që është pikërisht "grimca e Zotit" që i jep masën ekzistencës fizike, grimcave pafundësisht të vogla që normalisht duhej të anuloheshin me njëra-tjetrën, nga vjen dhe shprehja "grimca e Zotit", e përdorur për herë të parë nga fizikani nobelist, Leon Lederman. Një tjetër zbulim i CERN - the World Wide Web apo www.Siç shpjeguam dhe më sipër, sasia e të dhënave që përpunohen në CERN është jashtëzakonisht e konsiderueshme. Kjo nevojë e madhe shkëmbimi dhe stokimi të dhënash bëri që kërkuesit e CERN-it të projektonin një proces shkëmbimi informacioni në mënyrën më komode. Për të pasur një ide, për të regjistruar dhe përpunuar çdo eksperiencë në lidhje me LHC, do të duheshin diçka rreth 100000 DVD në vit. Kjo masë informacioni është dhe fryti i punës së rreth 7000 fizikanëve në të katër anët e globit, me një rrjet prej dhjetëra mijëra ordinatorësh. Vetëm për sa i përket LHC, mendohet që të eksperimentohet rreth 15 vjet, pra një masë informacioni e jashtëzakonshme.

Për këtë arsye, në 1989, Tim Berners-Lee, një fizikan e kërkues shkencor në CERN, i shkruan shefit të tij, Sir Mike Sendall, një propozim për një sistem menaxhimi të informacionit të thjeshtë dhe efikas. E paqartë, por interesante (Vague, but exciting) do të ishte përgjigjja e shefit të tij. Do të ishte ky propozim nga i cili do të lindte dhe një nga sistemet që do të ndryshonte komplet mënyrën e të vepruarit dhe të aktivitetit në të gjitha fushat e jetës së sotshme, njohur ndryshe si www, që është në bazën e funksionimit të Internetit. World Wide Web (www) është një sistem lidhjesh (hypertext) që lejon konsultimin e faqeve apo sitave të ndryshme në Internet, duke përdorur një program të thjeshtë, të quajtur navigator (web browser). Kjo do të formojë atë që quhet rrjeta e merimangës (një imazh i Internetit), që bën të mundur konsultimin e lidhjeve. Nocioni i lidhjes, që është në bazë të funksionimit të Internetit, ka të bëjë me një sistem që lidh ndërmjet tyre dokumente të ndryshme të ndodhura në një vend të caktuar. Shpesh ka një konfuzion ndërmjet Internetit dhe www. Në fakt, nocioni i Internetit ekzistonte më përpara se ai i www, në formën e postës elektronike, chat-eve apo të Usenet. Në këtë pikëvështrim, www është një nga funksionet e Internetit.

Në praktikë do flasim për një burim (ressource) që nuk është gjë tjetër veçse një dokument (faqe Interneti) i shkruar në një gjuhë specifike, i quajtur HTML (HyperText Markup Language). Kjo gjuhë lejon krijimin e dokumenteve që mund të përmbajnë çdo lloj elementi (titra, paragrafë, imazhe, multimedia.) Çdo element karakterizohet nga një URL (Uniform Resource Locator), apo adresa, siç i themi në gjuhën e përditshme, e cila funksionon falë një protokolli (apo disa rregullave specifike), që në rastin e Internetit quhet HTTP (HyperText Transfer Protocol). Platforma e parë e përdorur në atë kohë nga Tim Berners-Lee do të quhej NeXTStep operating system (ekuivalenti i Windows sot) dhe programi që ai do të përdorte për të naviguar në www-në e CERN do të quhej WorldWideWeb, apo më vonë Nexus (ekuivalenti i Internet Explorer, Firefox, Netscape etj. sot).

Tim Berners-Lee e kishte imagjinuar këtë platformë si "një libër të madh" por dinamik, ku gjithë informacioni do të grumbullohej dhe të gjithë të interesuarit do të kishin mundësinë ta shfletonin. Ideja ishte që, duke pasur parasysh përqindjen e madhe të lëvizjeve në CERN (turnover), atëherë do të ishte mirë një përqendrim i informacioneve të vlefshme, si dhe konsultimi i lehtësuar i tyre me qëllim uljen e kostove dhe rritjen e eficencës.

Kjo do të vinte duke shkëputur përfundimisht programin e stokimit të informacionit me atë të leximit të tij, duke bërë që informacioni të ekzistonte, stokohej apo konsultohej më lehtë e pa pasur barriera teknologjike. Deri në atë kohë mjaftonte të ndryshoje program (software) dhe materiali që ishte përpunuar në të bëhej i papërdorshëm.

Kjo do ta ndihmonte të arrinte objektivin e tij: një sistem informacioni të përgjithshëm dhe lehtësisht të transportueshëm, lehtësisht të konsultueshëm. Është shumë interesant fakti që nga eksperimente teknike dhe shumë të specializuara, si këto që shpjeguam më sipër, mund të realizohen gjetje, të cila do t‘u shërbejnë nevojave praktike të ditës. I tillë ishte sistemi World Wide Web, i zbuluar në një qendër thellësisht të implikuar dhe të fokalizuar në fizikën e materialeve. Në këtë prizëm, në artikullin e ardhshëm do të mundohemi t‘ju detajojmë nocionin e Kriptografisë Kuantike, e cila dhe ajo e pati spunton në kërkimet shkencore të një grupi fizikanësh. Përdorimi i saj shpresohet të materializohet e të vihet në jetë në shumë skenarë realë, ku sekreti e siguria e informacionit është primordial, si për shembull komunikimet sekrete, votimi elektronik etj. Ky është dhe subjekti i një projekti evropian me shtrirje shumë të madhe në të cilën Universiteti i Lozanës dhe ekipi ynë është anëtar me të drejta të plota që prej fillimit të tij.

Gazeta Shqip
« Editimi i fundit: 21-10-2008, 23:55:24 nga M A X »

  • Postime: 11
  • Karma: +0/-0

#41 ne: 03-05-2008, 17:41:12
kisha degjuar per kete

  • Postime: 244
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#42 ne: 17-10-2008, 15:31:40
Kur flitet për Teorinë e Relativitetit i referohemi dy teorive specifike në të njëjtën kohë që janë teoria speciale e relativitetit dhe teoria e përgjithshme e relativitetit. Sidoqoftë mund të ketë raste që me "relativitet" të flitet dhe për Relativitetin e Galileit.Ky term u përdor për herë të parë nga Max Planck në 1908 për të vënë në dukje që të dy teoritë specifike të përmendura përdorin atë që quhet parimi i relativitetit.
Teoria Speciale e Relativitetit është një teori e cila përshkruan strukturën e kohëhapësirës. Ajo u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn (Albert Einstein) në 1905 në një punim që trajtonte "Elektrodinamika e trupave në lëvizje". Në themel të kësaj teorie janë dy postulate që sipas mekanikës klasike janë kontradiktore:

Ligjet e fizikës janë të njëjtë për të gjithë vëzhguesit që janë në lëvizje të pandryshuar, apo uniforme, kundrejt njëri-tjetrit. Sistemet e referimit të këtyre vëzhguesve në këtë rast i quajmë "sisteme inerciale".
Shpejtësia e dritës në boshllëk është përherë e njëjtë dhe konstante për të tërë vëzhguesit në cdo sistem vëzhgimi, pavarësisht lëvizjes që ata mund të kenë kundrejt njëri tjetrit apo lëvizjes së vetë burimit të dritës.
Kjo teori nxjerr përfundime shumë interesante dhe me surpriza.

Zgjatja e kohës. Ky fenomen shfaqet në formën e një vëzhguesi i cili vëren se tik-taket e një ore në levizje janë më të rralla sesa tik-taket e orës që ka me vete dhe është "fikse". Orët janë identike.
Tkurrja e gjatësive. Në këtë rast, matjet tregojnë se objektet janë më të shkurtër në drejtimin e lëvizjes, relative në lidhje me vëzhguesin.
Relativiteti i njëkohshmërisë. Dy ngjarje të njekohesishme për një vëzhgues-A, nuk janë të njëkohësishme për një vëzhgues tjetër vëzhgues-B nëse ky i fundit është në lëvizje në lidhje me të parin, vëzhgues-A.
Masa dhe energjia janë ekuivalente. E = mc² është formula që lidh me njëra tjetrën energjinë E të një mase m.

Teoria e përgjithshme e relativitetit është një teori për gravitetin dhe u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn në vitet 1907-1915. Kjo teori fillon me atë që quhet "parimi i njëvlefshmërisë". Sipas këtij parimi, nëse një objekt gjendet nën efektin e një fushe gravitacionale dhe nje trup tjeter është në levizje me nxitim, keta dy trupa janë në gjendje të njëjta fizike dhe rreagojnë në mënyrë identike fizikisht. Kjo gjë sjell në përfundimin se rënia e lirë është lëvizje inerciale, ose me fjalë të tjera, renia e lirë është gjendja fizike e një trupi kur ai nuk ndikohet nga asnjë forcë e jashtme, dhe jo si efekt i forcës së gravitetit, sic meson mekanika klasike. Përvec mekanikës klasike ky përfundim është kontradiktor edhe me Teorinë speciale te Relativitetit sepse sipas saj levizja inerciale nuk lejon që trupat të mund të lëvizin me nxitim kundrejt njëri-tjetrit, por objektet në rënie të lirë munden.

Për të shpjeguar këtë kontradiktë, Ainshtajn prezantoi idenë që kohëhapesira është e përkulur. Në 1915 ai paraqiti Ekuacionet e fushës së Ainshtajnit te cilët pershkruajnë lidhjen midis përkuljes së kohëhapesirës me masën, energjinë dhe impulsin.
Disa nga rrjedhojat e kesaj teorie jane:

Koha rrjedh me ngadalë atje ku potenciali gravitacional është më i ulët. Kjo quhet "zgjerimi gravitacional i kohës".
Precesioni i orbitave është i ndryshëm nga sa parashikohet sipas teorisë se Njutonit mbi gravitetin. Kjo gjë është vezhguar të ndodhë me orbiten e Merkurit si dhe të yjeve pulsarë binarë.
Deri edhe rrezet e dritës, të cilat janë pa peshë, përkulen nën ndikimin e një fushe gravitacionale.
Universi është në zgjerim dhe skajet e largëta të tij janë duke u larguar prej nesh me shpejtesi me te lartë se shpejtësia e dritës. Duhet theksuar që kjo nuk bie në kundërshtim me teorinë speciale te Relativitetit, pasi flitet për zgjerim të vetë hapësirës.
Terheqja e zonës rrethuese. Kjo gjë konsiston në idenë se një trup me masë i cili rrotullohet, "merr me vete" apo "tërheq me vete" kohëhapësirën rreth tij.


TEORIA E PËRGJITHSHME E RELATIVITETIT

Relativiteti i përgjithshëm ose teoria e relativitetit të përgjithshëm është një teori gjeometrike e gravitacionit e publiuar nga Albert Ajnshtajni në 1916. Në fiziken moderne teoria konsiderohet si nje nga përshrimet më të perkryera të gravitetit. Ajo unifikon relativitetin special dhe ligjin e Njutonit te gravitetit universal, dhe e përshkruan gravitetin si një veti të gjeometrisë së hapësirës dhe kohës, ose hapësire-kohes. Në vecanti, kurbatura e hapësire-kohës është e lidhur direkt me momentin katër dimensional (relacioni mbi masë-energjinë dhe momentin linear) ose cfaredo lënde dhe rrezatimi që mund të jenë të pranishme. Relacioni jepet në mënyrë specifike nga ekuacionet e fushës të Ajnshtajnit, një sistem ekuacionesh diferencialo pjesore.

Parashikimet e relativitetit të pergjithshëm ndryshojnë shumë nga ato të fizikës klasike , vecanrisht përsa i përket rrjedhës së kohës, gjeometrisë së hapesirës, lëvizjes së trupave gjatë renies se lire, dhe propagimit të dritës. Shembuj te ketyre ndryshimeve perfshine bymimin gravitacional te kohes, zhvendosjen gravitacional te drites, dhe vonesen kohore gravitacionale. Parashikimete e relativitetit te pergjithshem jane konfirmuar ne te gjitha observimet dhe eksperimentet e deri tanishme. Edhe pse relativiteti i pergjithshem nuk eshte e vetmja teori relativiste e gravitetit, ajo eshte me e thjeshta teori qe eshte konsistente me te dhenat eksperimentale. Megjithate pyetje te papergjigjura ngelen akoma, me themelorja e te cilave eshte se si mundet qe teoria e relativitetit te pergjithshem te bashkohet me ligjet e fizikes kuantike ne menyre qe te jape nje teori te plote dhe te vete-qendrueshme te gravitetit kuantik.

Teoria e Ajnshtajnit ka aplikime të rëndësishme astrofizike. Ajo dëshmon rreth ekzistencës së vrimave te zeza—rajone të hapësires në të cilat hapësira dhe koha janë të deformuara në një mënyrë të tillë që as drita nuk mund të largohet — këto objekte janë gjendjet finale për yjet masivë. Ka evidenca se vrima të zeza yjore si dhe varietete më masive te vrimave te zeza jane te pergjegjshme per rrezatimin intesiv te leshuar nga disa objekte astronomike si berthamat galaktike aktive ose mikrokuazarët. Perkulja e drites nga graviteti con ne fenomenin e lentes gravitacionale, ku imazhe te shumëfishta te te njetit objekt te larget astronomik jane te dukshme ne qiell. Relativiteti i pergjithshem parashikon gjithashtu ekzistencen e valeve gravitacionale, te cilat jane matur ne menyre indirekte; nje matje direkte eshte qellimi i projekteve si LIGO. Per me teper, relativiteti i pergjithshem formon themelin e modeleve kontemporane kozmologjike te universit në zgjerim.

#43 ne: 07-02-2009, 11:39:43
pershendetje ,ju lutem nese dikush mund te me ndihmoj rreth disa pytje dhe pergjigjje nga fizika,me duhen urgjent per test kombetar,ju kisha lut shum,nese i keni mund te mi dergoni ne e-mailin,,sister-in-islam@feja-islame.com

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#44 ne: 15-02-2009, 13:53:16
mund te me jipni disa te dhena per hapsiren dhe kohen ne fiziken klasike dhe relativiste.
 :)
« Editimi i fundit: 10-03-2009, 14:29:51 nga M A X »

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#45 ne: 19-02-2009, 21:16:47
Per televizionin e kozmosit nevojitet sateliti i cili vazhdimisht ndodhet mbi te njejten pike te tokes.Percakto rrezen  e orbites dhe shpejtesin lineare te satelitit nese masa e tokes edhte m=6*10^24kg

ju lutem nese mundeni ta zgjidhni sa me pare se me duhet per neser
flm
« Editimi i fundit: 10-03-2009, 14:31:39 nga M A X »

  • Postime: 30
  • Karma: +0/-0

#46 ne: 21-02-2009, 17:56:51
-Keta satelite quhen GEOSTACIONAR dhe jane 35800km larg prej ekuatorit
-Toka ne kete pike sillet me shpejtesi 464km/s
-Harku i tokes eshte 2*6378π~60074km
-Harku i rrethit te satelitit eshte 2*(6378-35800)π=~25012km
-24 ore*3600s=86400s

v=s/t
v=265012km/86400s
v=~3.07*10^3m/s


ndersa rrezja eshte:

r=GM/v^2
r=4.25*10^7m

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#47 ne: 22-02-2009, 11:04:09
shum flm me ke ndihmuar shume :perqafim

  • Postime: 30
  • Karma: +0/-0

#48 ne: 23-02-2009, 17:15:39
Koha dhe hapsira jane madhesi shume te rendesishme.Koha Mund te perkufizohet vetem me Veprimin, ne te cilat veprime koha perkufizohet nga   matja e proceseve ne natyre dhe hapsire.
Koha eshte kapja e ndergjegjies njerezore ne kryrjen e ngjarjeve te caktuara. Ngjarjet e Kryera Mund Te percaktohen ne te kaluaren, te tashmen,dhe te ardhmen.
Koha ka edhe perkufizime te cilat sadopak mund ta kufizojne me nje Fjale:
1.Koha eshte proces i vazhdueshem dhe i pakufishem i ekzistences dhe ngjarjeve ne te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen,
2. Koha eshte vazhdimesi ,jo hapsionore,ne te cilen ngjarjet ndodhin sipas nje rregulli te pakthyeshem.
Koha eshte nje Dimensonale, ndersa hapsira eshte tridimensioanle- te cilen e ndajne ne tri numra Real (r)=(x,y,z).
Koha Ben pjese ne SI dhe ka simbolin (t),njesi matese e saj eshte sekonda(s),sherben per percaktimin e intervaleve mes periudhave ku ndodhin dukurite apo proceset natyrore.Koha  nuk eshte as objekt ,as subsatnce,por paraqet sitem te relacioneve te Kryrjes se veprimeve .Koha ka dy dukuri :
1.Ecurine dhe,
2.Ekzistencen


Hapsira eshtë gjërësi e pafund ,në të cilën qdo gjë është e lokalizuar.
Në të ndodhet materia e qdo gjëje ,siq janë :
-Sistemi diellor
-Yjet
-Galaktikat
-Tërë universi
Dimensionet e saj janë:gjërësia lartësia dhe gjatësia.

Hapsira dhe hoha kane lidhshmeri te madhe , ngase nga veprimi i njeres peson ndryshim edhe tjetra madhesi , dhe shpesh ato konsiderohen
Si nje dukuri e njejte 4 dimensionale ,mirepo ato dallohen sipas specifikave te tyre.
Pasiqe hapsira eshte materie ajo ka edhe forme , dhe ne te shumten e rasteve besohet se ajo ,eshte e lakuar.
Eshte konstatuar me ane te disa eksperimenteve rreth formes se saj te lakuar :

1.Kur anija udheton neper oqean , dhe per te kaluar anija ate hapsire duhet te beje trajektore te lakuar.
2.Ose udhetimi me aeroplan , kur nisemi  nga nje pike refrimi , udhetojme  drejt dhe prape arrijme ne ate pike kjo d.m.th qe

udhetimi eshte kryer ne menyre lakore
mirepo nese pranohet kjo teori, se hapsira eshte nje vije lakore , logjikisht kemi konstatim se hapsira e universit eshte e kufizuar, gje qe do te thoshte se rrezja
e drites  perfundimisht do ti kthehet  burimit te vet te meparshem


#49 ne: 27-02-2009, 12:36:41
ligji II i Njutonit F/m=a. nxitimi(a) eshte ne perpjestim te drejte me forcen dhe ne perpjestim te zhdrejte me masen

Temat e fundit