Teogonia! - Folklori Botëror

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Teogonia!

Teogonia!

· 5 · 2700

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-08-2004, 13:31:05
           DHIMITRA

Ishte  vajza e Kronos dhe Reas, motra e Dias. Me te lindi nje vajze,Persefonin. Shkrime te ndryshme per te thone dhe per femije te tjere te saj: Plouto-n, nje vajze tjeter,qe shmangen te thone emrin e saj,dhe nje kal qe quhej Arionas. Ishte perendesha e grurit dhe ne pergjithesi e bujqesise. Ajo mesoi tek njerezit te mbjellurat dhe te korrurat neper fusha. U konsiderua akoma dhe shpetimtarja e e familjes.

Miti me ne ze rreth Dhimitras eshte dashuria qe kishte per te bijen e saj, Persefonin. Ploutoni, domethene Adis (perendia e botes se nendheshme), rrembeu dikur Persefonin. Dhimitra, endej e pikelluar ne toke per nente dite. Mbante pishtare per te shikuar dhe pyeste kedo qe shihte perpara nese kishin pare vajzen e saj, Persefonin. Se fundi arriti ne Elefsina, ku u transformua ne plake (Grea) dhe u mikprit ne tempullin e mbretit Keleu. Atje mori persiper te perkujdesej per te birin e tij, Dhimofonta, ku donte ta bente te pavdekshem.Per kete e ushqente me  vere dhe digjte trupin e tij te brishte ne flake.Por e pa nena  e femijes, Metanita, dhe duke mos ditur se kishte te bente me nje perendeshe, u tremb dhe filloi te bertiste.Dhimitra u zemerua dhe ndaloi kete procedure.Keshtu qe I biri I Keleu-s mbeti nje njeri I vobekt. Por Dhimitra si shperblim I mikpritjes,mesoi tek banoret e Elefsines se si te mbillej dhe te korrej toka, dhe misteret e saj.

Ne kete kohe pasi perendesha ishte e deshperuar per rrembimin e vajzes se saj,provokoi nje shterim, nuk lejonte asgje te mbinte mbi toke.per kete arsye Dias luti perendeshen te filloi perseri vepren e saj,si perendeshe e bujqesise. Urdheroi njekohesisht dhe Adin,qe te mbante Persefonin vetem tre muaj  ne Boten e Nendheshme. Dhe nente muajt e tjere ta lejoje te qendroj me nenen e saj mbi toke. Dhe keshtu u be. Keshtu pra, nente muaj qe Persefoni qendronte ne toke me nenen e saj, toka lulezonte dhe tre muaj qe qendronte nen toke, toka thahej.

Per nder te perendeshes Dhimitra, Grekerit e lashte zbatonin festa te ndryshme me shume njerez. Nje nga keto festa ishte dhe ajo ku merrnin pjese vetem grate e martuara,si dhe Misteret e Vogla, ne bashkine e Agras te Atikes dhe Misteret e medhaja te Elefsinioteve, ne Elefsina..

Pamvaresisht nga permbajtja e adhurimit te saj,simbolet e saj ishin nje shporte plot me kallinj, me fruta, lulekuqe dhe gjeraqinen..


Ardita Jatru
 
Vizitoni:
http://groups.yahoo.com/group/gruaja_sot/

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 23-08-2004, 13:35:13
  IRA

Ishte perendesha me e lashte e dymbedhjeteshes. Ishte vajza e Kronos dhe e Reas, motra e Dias dhe gruaja e ligjeshme e tij. Lindi dy femije me te, Ari, Ivi dhe Ilithia. Me kete te fundit zakonisht  identifikoheshin. Femija I tyre konsiderohet dhe Ifestos, por nje mit tjeter thote qe mbeti shtatzene me te pa u bashkuar me mashkull. Te njejten gje besonin dhe per Tifoean qe ishte bishe.

Ira karakterizohej per te njejtat veti qe kishte dhe Dia. Ishte dmth forma e tij femerore. Keshtu pra quhej perendesha e fenomeneve natyrore. Vetem se kjo kishte lidhje  me fenomenet e qiellit te nates. Eshte perendesha ku te gjithe perendite e respektojne. Ka nje personalitet te theksuar dhe eshte e vetmja ku mund te perballoje Dian, here me madheshti dhe kurajo dhe here me djallezine e gruas. Dia permbahej shume nga zemerimi I saj dhe sidomos nga reagimet e saj, por gjithmone ky kishte fjalen e fundit.

Perendesha nuk ka ciklin e saj mitologjik te vecante.Te gjitha mitet qe flasin per te, kane lidhje me Dian. Keto mite e paraqitin si gruaja shembull. Per kete konsiderohet shpetimtarja  e marteses, te lindjes dhe te memesise. Ne Atike I kishin ofruar muajin Gamiliona (15 Janar-15 Shkurt) ne kete periudhe behen dasmat me te shumta.

 Dia  pelqente shume peripecite me grate e tjera,dhe per kete Ira ishte shume xheloze. Skenat e xhelozise se saj me rivalet jane te shumta Alkimini, Lito,Semeli, Io, Kallisto etj, vuanin nga hakmarrja e saj. Mania e saj e xhelozise ishte dhe kunder femijeve qe Dia kishte me grate e tjera .P.sh Iraklis (Herkuli) provoi hakmarrjen e saj qe ne momentin qe lindi. Vetem pas vdekjes se tij u miqesua me te dhe i dha Ivin per grua ne qiell.

Ira kishte dhe vetira luftarake.Ka marre pjese ne luften e Trojes. Ndihmoi Argotet, sepse qyteti I tyre, bashke me Mikinet dhe Spartin, ishin qytetet qe donte me shume. Ishte ne kundershtim me perendite e tjera qe moren anen e Trojaneve ose e pengonin te ndihmonte Greket

Tempulli me I lashte I adhurimit per te ishte Argos. Festat  kishin pergjithesisht karakter luftarak dhe quhej Festa e Ireas. Sakrifikonin njeqind lope, ku ishte dhe kafsha me e shenjte e perendeshes. Vendi me I rendesishem per adhurimin e saj ishte dhe Samos. Atje,ceremonite ishin njesoj si dhe ne vendet e tjera te Greqise,Dasma e Shenjte, qe simbolizonte bashkimin e saj me Dian.Adhurimi per te ishte e shtrire ne te gjithe Greqine.

Ne art paraqitet e vendosur dhe mbikeqyrese. Kukuvaja eshte shpendi qe i kishin dedikuar te lashtet dhe simbolizonte bashkimin e saj me Dian.




Ardita Jatru
 
Vizitoni:
http://groups.yahoo.com/group/gruaja_sot/

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 27-08-2004, 17:16:15
POSEIDONI
[/b][/u]
Ishte I biri I Kronos dhe I Reas.Kishte vella Dian(Zeus) dhe Plutonin,motra kishte Ira,Dhimitra dhe Estia.Kur Dias zbriti nga froni babain e tyre Kronos,te tre vellezerit  e ndan boten midis tyre.Poseidoni u be zot I detit ,pergjithesisht I te gjitha ujerave.Vetem se Isiodos,e konsideron ate me te madh ne moshe nga Dias.Poseidoni e pranon perparesine dhe fjalen e Dias dhe gjithmone I ploteson deshirat e tij.

Banonte ne nje pallat prej ari ne thellesi te detit,ne Eges.PO ku e fantazonin Grekerit e lashte kete qytet qe ne nuk e dime!?Gruaja e tij ishte Amfitriti dhe bashke me te zoteronte mbreterine e tij.Te gjithe perendeshat e detit ,dhe pergjithesisht ato qe kishin lidhje me ujin,I peruleshin atij.Ngjitej dhe ne Olimp,per te marre pjese ne asamblete e perendive.

Nuk ishte vetem sundimtar I detit.Ishte dhe I fenomeneve te saj.Ai provokon shtrengatat dhe I qeteson.me trienen e tij provokon termetet dhe shperthimin e vullkaneve.Krijon ishuj,shkembinjte dhe burimet.Jep tek marinaret eren per mbarevajtjen e udhetimeve,qe I shpeton ata.Eshte gjithashtu dhe shpetimtari I peshkatareve.

Por nuk ishte vetem kjo.Pasi eshte zot I ujerave,eshte dhe zot I bimesise.Per kete shume mite te tij lidhen me mitet e Dhimitres.Mqs te lashtet I krahasonin me kuaj,valet e detit,qe ishte dhe pushtetuesi I tyre,Poseidoni, u quajt shpetimtar I kuajve dhe i kalorseve.keshtu pra shpjegohen dhe femijet e tij qe ishin kuajt mitologjik,Pegasos dhe Arionas,dhe te tjere.Kishte shume femije,burra te eger dhe dinamik,psh Adeo,Busiri,Polifimo,Kikno.Tritona,Lestrigonet,Nilea,Pelia e te tjere.

Pergjithesisht relativohet me dinamizem protogonik,me brire ,dhe ndersehet me to kur zemerohet.E adhuronin ne shume vende te Greqise,sidomos ne vendet bregdetare.Festa me e madhe per nder te tij ishte Istmia.

Ne kete feste sakrifikonin per Poseidonin dema te zinj,derra te eger dhe desh.Simbolet e tij ishin delfini,kali,pisha(sepse nga kjo ndertohen anijet),gjithashtu dhe triena.

Ne art paraqitet si burre I forte,madheshtor,me mjeker.Here I mbuluar me shami dhe here lakuriq.




Copyright © 2004-ARDITA JATRU-All Rights Reserved

Vizitoni:
http://groups.yahoo.com/group/gruaja_sot/

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 30-08-2004, 15:10:24
IFESTOS

 

Ishte perendia e zjarrit dhe e metaleve,por pergjithesisht I vullkaneve.Nje mit e konsideron te birin e Iras dhe te Dias(Zeus).Nje tjeter permend qe lindi vetem nga Ira,pa u bashkuar Me Dian(Zeus).Homeri(Omiros) thote qe lindi i cale,dhe kjo gje e deshperoi nenen e tij dhe e hodhi nga Olimpi ne det.Por e shpetuan Thetida dhe Evrinomi,ku e ushqenin ne thellesi te oqeanit.Atje qendroi per nente vjet.

Per t’u hakmarre ndaj nenes se tij,Ires,qe e hodhi ne det,I dhuroi nje front te arte.Ketij froni te cilin ai e kishte bere vet,i kishte vendosur litare te padukshem.Kur Ira u ul mbi fron,u lidh dhe askush nuk mund ta clironte .Atehere,Dionisi e dehu Ifeston,e solli ne Olimp,dhe c’liroi nenen e tij.

Nje tjeter mit qe eshte me e besueshmja,e permend me tjeter menyre qe pse Ifestos ishte I cale.Thote pra,qe Dias e hodhi jashte nga Olimpi,sepse dikur ne nje grindje me Iren,ai mori anen e nenes se tij.Nje dite te tere po rrezohej nga larte-poshte.Se fundi,ndaj perendimit te diellit ,ky ra mbi Limno.Vendasit e moren dhe u kujdesen per te.Per kete dhe ne epoken e lashte besonin se bronxi-metali I tij,dmth punishtja e tij e metalit,ndodhej ne Limno,ne vullkanin e Mosihlos.besonin akoma qe ndihmesit e tij ishin Kabiret,te cilet I adhuronin ne Limno

Te tjera mite,thone qe punishtja e tij ndodhej ne Etna te Sicilise,dhe ndihmesit e tij ishin Ciklopet.Shtojne qe atje ndertoi fronin e tij dhe Dias(Zeusi),skiptren e Agamemnonit,,gjerdanin e Harmonise,truporen e hekurt te Akilit,gjoksoren e arte te Herkulit(Irakli) etj.Pervec kesaj thone qe kishte ndertuar ne Olimp,nje tempull me bronx per perendite

Gruaja e tij,ishte perendesha me e bukur  qe  ekzistonte ,Aferdita.Nuk I qendroi besnike dhe dikur me ndihmen e rrjetes se padukshme,e kapi me Arin.Femijet e tij konsiderohen Erihtonios,Argonaftis Palemonas,skulptori Ardhalos  etj.

Me shume e adhuronin ne Athine,ku ekzistonte dhe nje tempull per nder te tij,ate qe sot e quajme vendi I kurbanit.Festat per te quheshin,Vullkanet dhe Metalet.Keto lloj festash I ndante me Athinen,ku dhe ate e konsideronin perendesha e artit.

Ne art paraqitet me mjeker,dhe zakonisht me nje kapele rrumbullake ose ne forme konike.Ne dore mban veglen e artit te tij.




Copyright © 2004 ARDITA JATRU
All Rights Reserved

Vizitoni:
http://groups.yahoo.com/group/gruaja_sot/

  • Postime: 611
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 01-09-2004, 09:10:40
APOLLONI

Ishte nje nga perendite me madheshtore te Olimpit.Lindi nga Dias(Zeus) dhe Lito.Motra e tij binjake eshte Artemi.Te dy linden ne Dhilo,ishull I Egjeut,ku qe atehere konsiderohet vend I shenjte.Per Grekerit e Lashte ai ishte zot I diellit dhe I drites.Mitologjia thote qe ne vjesht shkonte ne vendin  e Mbiverioreve.Ne pranvere kthehej perseri siper nje karroce qe e terhiqnin mjelmat.

Kishte lidhje me bimesine dhe pergjithesisht me bujqesine.Nje nga simbolet e tij ishte nje dege dafine.Ishte shpetimtar I cobeneve dhe I dhenve,gjuetareve dhe marinareve,ne udhetime te gjata.Ishte perendia qe pastronte shpirterisht njerezit nga krimet,por ishte dhe perendia e vdekjes,ku e provokonte me harkun dhe shigjeten e tij.

Njekohesisht kishte dhe forcen te ndalonte cdo shkaterrim,vdekje ose semundje.Per kete ishte dhe perendi e mjekesise dhe babai I Asklipiut,ku dhe ky ishte perendi e mjekesise.Mundej te clironte nga dhimbjet, trupin dhe shpirtin e njerezve.

Konsiderohej dhe orakull,per kete kishin themeluar shume orakuj te tille per nder te tij,ne shume vende te greqise se lashte.Me madheshtorja nga te gjitha ishte Orakulli  I Delfoneve.Atje ne Delf,ligjevenesit ushtruan ligjet e tyre deri ne shek. 5 p.k.Per kete llogaritej dhe perendia qe mbronte rendin,I permbahej me respekt ligjeve dhe mbajtjes se betimeve

Ishte dhe shpetimtar I rinise,dhe tek ai dedikonin te rinjte floket kur I prisnin per here te pare.Thuhet se ishte akoma dhe perendia e muzikes dhe poezise,babai i Musonit dhe shpetimtari i ardhshem i arteve te bukura.

Simbolet e Apollonit ishin,kerthiza,harpa,trikembeshi,harku dhe shigjeta,mjelma,korbi,gjeraqina,shqiponja dhe luani bashke,kaprolli,sorkadhja,ujku,dhija,dashi,miu,bretkosa,gjarpri,hardhuca etj.Nga pemet,palma,ulliri,rrushi,pergjithesisht dafina etj

Grekerit e Lashte i dedikoni shume festa ,si psh: Diliat,Pithja,Karnet,Delfinet,Jakinthet etj.




Copyright © 2004-ARDITA JATRU-All Rights Reserved

Vizitoni:
http://groups.yahoo.com/group/gruaja_sot/



Temat e fundit