E mirë boll ti mirë po thue - Folklori Shqiptar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 E mirë boll ti mirë po thue

     E mirë boll ti mirë po thue

    · 1 · 1414

    • Postime: 473
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 08-04-2006, 23:09:47
    8.    E MIRE BOLL TI MIRË PO THUE
        
       E mirë boll, ti mirë po thue,
       Tasin n'dorë, burinë ngarkue;
       Tasin n'dorë, faqet si molla,
       E ke shtatin sikur bolla,
    5   Sikur bolla, bash si ngjalë,
       Si ka dit'zoti me t'falë!
       Faqe t'kuqe, syshqiponjë,
       Sa mirë kryzat po t'dredhojnë!
       A po i dredhon, çikë, pej sevdasë,
    10   A po i dredhon, çikë, pej inati?
       Ã¢â‚¬” Po i dredhoj, djalë, pej sevdasë,
       Po i dredhoj se p'e don shtati,
       P'e don shtati, djalo i ri,
       Eja sonte t'pres mi shpi;
    15   Përmi shpi, te njajo dardhë,
       T'jap dy molla, borë të bardhë,
       T'jap dy molla, shka t'duesh tjetër,
       N' rreth me t'qitë, e kam plagë t'vjetër.
       I man fjalt, djalë, n'besë e n'Zot,
    20   Se m'shkon ftyra për jetë e mot.
       Ã¢â‚¬” E mirë boll, ti mirë po thue,
       Shpirtin peshë, çikë, ma ki çue.
       Ta maj fjalën, dert mos ki,
       S'e merr vesh kush as n'vorr t'zi!
    25   Po t'tham, çikë, hiç lak pa i dhanë,
       Fort t'kam deshtë, besë mos më m'nxanë.
       S'kam pasë forcë, bre, me t'kallxue,
       Jam tutë, çikë, se jo po thue.
       Kysmet sonte kam me ardhë,
    30   Përmi shpi, aty nër dardhë,
       Me shfrye mallin, çikë, si dy t'ri,
       Ndoj e ligë, ishalla, s' rrin karshi!

    Dobërdol — Klinë 1974

    Temat e fundit