×

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

· 62 · 26605

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
ne: 27-05-2005, 18:52:38
KËNGË DASHURIE I

RRUSTEM BERISHA

1.  BOLL E MIRË E BARDHË SI PLLUMI
   
 Boll e mirë, e bardhë si pllumi,
 Me të qit'n' bjeshkë, po t'mytë guri,
 Me të djerg' n'shpi, po t'han katuni,
 Me t'qit'n'fushë, po t'qorro pluhni,
5 Me të qit'n'mal, tutna t'han uki,
 Me të shti n'arkë, po më des uni,
 Me të shti n'xhep, tutna po t'hupi,
 Me të shti n'gji, tutna t'merr gjumi;
 Ishalla t'ruen zot'i lumi!

Sllup — Deçan, 1978

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#1 ne: 27-05-2005, 18:57:24
RRUSTEM BERISHA

7.  MORI E MIRË N'OBORR SI DEL
   
 Mori e mirë n'oborr si del,
 Boll ngusht jemi për ni tel;
 Shoqishojt me i çue haber,
 Shoqishojt haber me i çue,
5 Kur t'jesh vetun, me m'kallxue.
 Shtatë pritë para, me m'pas'dalë,
 Nuk e la, në orok pa t'ardhë.
 Ã¢â‚¬” Kur ta noj, dada, dorën n'ballë,
 Dije mirë, po t'tham me ardhë;
10 Kur ta noj, dada, dorën në cicë, :)
 Ruju, djalo, po t'tham me ikë!

Gjocaj — Junik, 1975

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#2 ne: 27-05-2005, 19:02:42
RRUSTEM BERISHA

325.  MORI E MIRA N'FUN T'LIVADHIT
   
 Mori e mira n' fun t'livadhit,
 çka po i len për mall jaranit?
 Ã¢â‚¬” Po ia la kablusht e ballit,
 Për me i ngjitë qystek sahatit.
5 Kur të shkojn djali te xhamija
 E t'i sheh kablusht e mija,
 S'i thotë menja me shkua te shpija,
 S'i thotë zemra n' shpi me shkua,
 Bjen përmys e kan për mua.
10 Djal i dadës, mos kaj për mua,
 Djal i dadës, mos ki' dert,
 N'kto dy javë po vi opet.

Kuqishtë — Rugovë, 1975

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#3 ne: 27-05-2005, 19:05:51
KËNGË DASHURIE I

RRUSTEM BERISHA

31.  OJ SYZEZË QE DEL NË DERË
   
 Oj syzezë qe del në derë,
 Të thaft'zoti për kit verë!
 Pse i ban veti poterë,
 Se mahitna me goj'ka 'i herë?
5 Goja e fyti m'u kan' terë,
 M'u kan' terë goja e fyti.
 A ma jep cicën ta thithi?
 M'ka dek' nana, m'ka lan' t'ri,
 Cica t'bardha kurr s'jam ngi;
10 Pak po i ha, ma shum po i pi
 Si maraku i djalit të ri.

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#4 ne: 27-05-2005, 19:10:54
RRUSTEM BERISHA

55.  DOLA N'BAHçE ME XHEZDIS
   
 Dola n'bahçe me xhezdisë,
 Ni gjergjef jam tuj qinisë.
 Ai gjergjefi mue m'ka hup,
 Ju moj shoqe mos ma murt?
5 — Shoqe jemi, shoqe s'jemi,
 Na gjergjefin nuk ta kemi.
 Ai bylbyl qe shkon n'hava,
 Ai gjergjefin ty ta ka,
 Shum ja lypum, nuk na dha.
10 Oj e shoqja e djalit t'bardhë,
 Thujmi sherrit mos ma ki marrë.
 Thujmi sherrit, djalit trent',
 Djalë, pash dadën, afroj met'!
 Hana, ylli, dogri nalt.
15 O ylli karvanit-o,
 Hana n'buzë t'malit-o,
 çika shka i tha djalit:
 Afroj dhet'skej gardhit!
 Djali shka i tha çikës:
20 Zemra e llubenicës!

Tërstenik — Drenicë, 1974

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#5 ne: 27-05-2005, 19:14:44
RRUSTEM BERISHA

FJALORTH

Shënim: Shkurtesa (t.) përveç turcizmave shënon edhe fjalët me prejardhje nga gjuhët orientale. Shkurtesat e tjera janë: (sll.) sllavizëm. (gr.) greqizëm, em. emër mashkullor, ef. emër femror, mb. mbiemër, ndf. ndajfolje, f. folje, pasth. pasthirrmë.

A

açik mbi. (t.) i qartë, i ndritshëm; i dalluar, i veçuar.
agje atje.
ahret, i (ahiret, i) em. (t.) bota tjetër, jeta pas vdekjes.
alldybes (shami alldybes) lloj shamie e kuqe.
alltan, i em. (t.) ari, flori.
anterejë, a (anteri, a) ef. petk burrash e grash.
asël (asëll, aslli) mb. (t.) i, e vërtetë.
ashik, i em. (t.) dashnor, i dashuruar.

B

baçicë, a ef. grua që kujdese për bylmet.
bakam, i em. lloj kremi për të lyer fytyrën.
bakfan, i (bokfan, i) em. lloj lëgure.
bedel, i em. (t.) zëvendës, njeri i paguar me të holla që zëvendësonte të obliguarin ushtarak në kohën e Turqisë.
beter mb. (t.) i keq, i shëmtuar, i pavyeshëm.
bërzej f. largoj, heq.
bilon, i em. gjyksore e argjendtë, stoli e nuseve.
biringjejkë em. (t.) lloj pëlhure e hollë që bëhet në vek me fije mëndafshi a pabuku.
birtaman ndf. mu taman.
bogosi, ja ef. pëlhurë e pambuktë, zakonisht me ngjyrë të kuqe, që bëhej në vek.
bori, a ef. dru çami.
breshin, i em. ibërshim. lloj peri i mëndafshtë.
buljerë, a (bulerë, a, bulirë, a) ef. enë e drunjtë në formë të fuçisë që shërben për të bajtur ujë; bucelë.
bullë, a ef. grua e besimit mysliman; grua që shkon në qerre për të marrë nusen.
buri, a ef. enë e drunjitë për të bajtur ujë.

C

caruge, a ef. opinga të bukura.
cubel, e mb. bishtcung, cubak.
cigare, ja ef. zile.
cicmic, i em. lojë popullore që zakonisht luhet me kokra groshe e misri në katrorët e bërë në sipërfaqe të rrafshët.

ç

çaçi, a ef. çarshia.
çare, ja ef. (t.) shpëtim, rrugëdalje; detyrim.
çehre, ja ef. pamje e fytyrës, fizionomi.
çerei qirinj.
çevre, a ef. (t.) shami e qendisur.
çiçek, u em. (t.) valltare.
çip cep
çohë, a em. lloj stofi i leshtë.

D

dabis f. (sll.) fitoj.
diktis f. (në këngë ka kuptim) habis, hutoj, trubulloj mendjen.
dar ndf. ndër, nën.
deli mb. (t.) i, e trentë, i vrullshëm, i rrëmbyeshëm; trim.
delikaftan, i (cohë delikaftan) em. cohë me ngjyrë të theksuar.
dengë, a ef. degë.
der met ndër mend.
devesil, i em. lloj bime gjethe mbajtëse (rritet më madhësi deri në gju).
dërman, i em. (t.) shpëtim, ilaç.
diçon, i em. dyqan, shitore.
dikat, i em. (t.) kujdes, besim; vetëbesim.
dilber, i em. dashnor, bukurosh.
dimiski, a ef. dhimisqi; lloj shpate.
dinjo, ja (dynja, ja) ef. botë.
divanhane, ja ef. (t.) koridor.
divit, i em. (t.) penë shkrimi.
doçet doçkat.
driptonj f. depërtoj.
drit ndf. drejt, atypari.
dushman, i (dyshman) em. (t.) armik.

E

efë, a ef. (t.) titull që i jipet kunatit në shenjë respekti.
ekmexhi, a (ekmeçi) em. (t.) bukëpjekës. elgatë, a ef. sëmundje e rëndë dhe e gjatë.
elle edhe.
engledisem (eglendisem) f. (t.) argëtohem.
eqka, t ef. lloj papuçesh.
evlad, i (t.) fëmijë; brezni, pasardhës.
exhel, i em. (t.) vdekja, çasti i vdekjes.
ezan, i em. (t.) thirrja (lutja) fetare të myslimanët.

F

ferexhe, ja ef. lloj mantili me ngjyrë të zezë që e bajnë femrat e besimit mysliman. (Me ferexhe është bajtur edhe peçja).
fermen, i em. (t.) lloj jeleku prej kadifeje me gajtana të qepur që nuk mbërthehet fare.
fesligen, i em. (gr.) borzilok.
fetkoj f. kaloj shpejt, vetëtimthi.
fërlig, u em. helli; mish i pjekur në hell.
fiqir, i em. mendje.
fjokët flokët.
fkas f. bërtas, thërras.
flugi f. flak, hedh.
fojtem f. futem, hyj.
foletë, a ef. këtu, hije ose pahitëse; bimë lat. celtis australis; foljetë, carac, karatane.
forcou f. (forcoj) fejoj, vloj.
fugi f. hedh, flak.
futë, a ef. shami e zezë që e vejnë femrat për të mbajtur zi apo vesha e zezë që e ban femra në shenjë zie.

G

gaflet, i em. brengë, mundim, siklet.
gorrobinë, a e madhe, joproporcionale.
gugufçe, ja (guguçe, ja) ef. kumri.
guzhë, a (guxhas) ef. lloj loje me shkopinj dhe me një topth të rrumbullakët druri sipas të cilit quhet loja.

GJ

gjeli, ja (gjelinë, a) ef. (t.) nuse.
gjegja dëgjova.
gjibi sikur, kinse.
gjidilere, ja ef. grua tërheqëse; grua plot afsh; djallëzore.
gjeodon, i ef. xhamadan.
gjonalake, ja femër që ka krihtë dhe vithet e gjëra.
gjuturi ndf. kuturi, blej a shes pa peshuar e pa zgjedhur, avrom, toptan; fig. flet-flet n'erë.
gjybe, ja ef. lloj manteli i gjatë.
gjyzel mb. (t.) i, e bukur.

H

hairet shih ahiret.
havardar (hovarda) mb. (t.) mendjelehtë, bandill.
haxhuze, ja ef. (t.) grua plakë (keqbërëse); shtrigë.
hazret, i (hasret, i) mb. fëmijë e dëjes. bim. shirit.
heqim, i em. (t.) mjek.
herk, a ef. pjesë e sipërme e veshjes.
hizmet, i (hyzmet, i) em. (t.) shërbim.
hyrji, a (hyri, a) ef. (t.) bukuroshe e parajsës.

I

igjram, i em. peng në zemër, i mbeti
igjarm, i mbeti pikë në zemër.
ila (ilahe, nga ilahi) pasth. (t.) o zot.
insan, i em. (t.) njeri.
ishoj f. zbukuroj, hijeshoj.
izë, a ef. (t.) leje, pëlqim.

J

jalla moj jalla pasth. (t.) o zot; (ndihmo zot).
jarebil (jarabi) pasth. (t.) dhëntë zoti!
jarën njërën.
jatak, u em. shtrojë; njeri që i strehohen kaçakët.
jazit (jezit) mb. (t.) i poshtër; i pafe.
jek f. heq; jek një valle, heq një valle.
jenxh, a ef. (t.) titull në shenjë respekti për kunatën.
jerdam, i em. krenari.
jeshilonet f. gjelbërohet.
jezer, i em. errësirë, mjegull.
jurish, i em. sulm.

K

kablushë, a ef. balluke.
kacubel mb. cubel, i, e shkurtër.
kaçarube, ja ef. balluke.
kadën, a ef. (t.) zonjë, grua e njohur.
kafton, i (kaftani) em. lloj fustani i gjatë, pa astar.
kaleshkë mb. sy e vetull zezë, zeshkane.
kallqin, të (kallçi) em. pjesë lëkure ose stofi që vishet mbi tirq prej zogut të këmbës deri në gju.
kallushë, a ef. dele që ka lesh të zi rreth veshëve.
kanac, i em. mbështjellëse që e bajnë gratë mbi dimi.
kanojtun kënaqur.
kapejtesh (kapitesh), lodhesh; këputesh nga lodhja.
kapixhik, u em. (t.) derë e vogël e oborrit.
kastan ndf. me qëllim.
kasule, ja ef. kësulë.
katkatar, i em. këngëtar.
keq, i em. kec, edh.
kimet, i em. (t.) vlerë, rëndësi.
krishteny, a ef. grua e besimit katolik.
komshej, a em. fqinjë.
koporan, i em. veshje e sipërme e meshkujve.
krojshe, a ef. shportë.
kule, t ef. lloj dirnish.
kutni, a ef. (t.) lloj pëlhure me ngjyrë të verdhë apo ngjyrë ari nga e cila janë qepur anteritë.

L

laricë mb. e larme.
laxenumun mb. i, e nxitur; i, e ngacmuar.
laxhyhere, ja ef. leskër metali e vogël, e hollë e rrotullore në ngjyrë të artë a të argjendtë me një vrimë në mes që shërben si mjet zbukurimi për gjërat e qendisura; temin,
lazëm (lazum) mb. i, e nevojshëm.
levore, ja ef. revole, allti.
lije (molla lije) lloj molle.
lkuqe, ja ef. dele me lara në kokë.
loce emër përkëdhelës; loçkë.

LL

llaftë dhashtë.
llagërdoj f. bisedoj.
llambro zhizhë (xhixhë), paricë (parincë), sprinkë.

M

mafes, i em. shami koke.
malore, ja ef. malësore.
malit mallit (bagëtinë në kullosë).
maly f. mbuloje.
marangjyli, i em. lloj luleje.
mateqe ndf. mëtutje.
melij, i em. metil, meti, sëmundje bagëtish.
memleqet, i em. (t.) vendlindje; atdhe.
merë (menerë) ndf. për çudë.
mestiti f. përgatis piten
mexhe (molla mexhe) lloj molle.
mexhlis, i em. këshill i pleqve, kuvend, pleqëri e burrave.
mincë, a ef. lloj loje.
minglloj f. ndjell, bagëtinë.
misk, u em. aromë, aromë e sapunit.
mixhedi, a ef. (t.) monedhë turke e argjendtë.
mllak, u em. lloj druri.
morr mb. ngjyrë kafe, ose ngjyrë e kuqe e mbyllët.
mshort ndf. ndoshta.
munxhi, a (mxhi, a) ef. magji.
mutoj f. mbyll, shurdhoj.
myshket, i em. në këngë, molla me myshket, molla me aromë, por edhe mollë e ëmbël; lloj rrushi.

N

napolan, i (napolon, i) em. lloj monedhe.
nar ndf. ndër, nën.
nasihat, i em. (t.) këshillë; mëndim, shembull i mirë.
nebë f. mallkim, nëmë.
ngiten zbresin.
nova (vnova) f. vura.

NJ

njy ndry.

P

paj f. mbaj.
pehri, a bukuroshe; figurë e mitologjisë.
penjurinë, a këtu, pajë e vjetruar, e leckosur.
perajkë, a ef. lasë, Idërrasë me dorëz që përdorej për t'i rrahur rrobat gjatë larjes, kopan.
petrojt, i em. petrit.
përçik, i em. masë gjatësie; gjatësia në mes të gishtit të madh dhe atij tregues.
përpjecinë, a ef. përpjetëze.
përpi ndf. përmbi.
pikas f. diktoj.
pinjollë, a ef. pema (druri) e njomë e mollës, pip.
plitë, a em. plithar, çerpiq.
postaki, a (postaqi, a) ef. lekurë berri që përdoret si shtrojë.
poterë, a ef. (sll.) zhurmë; tollovi.
potur, i em. turkoshak; njeri që e ka pranuar më vonë fenë islame.
prellaz, i (prallaz, i) em. (sll.) deriçkë, derë e vogël që i lidh oborret e fqinjve, kapixhik.
prezore, ja ef. (sll.) dritare.
pshellak, u em. veshje e femrave.
pusto mb. ndf. (sll.) i, e shkretë, shkret.
pusht, i em. njeri i pamoralshëm.

Q

qafërudë qafëgjatë.
qakë, a ef. plakë.
qas f. plas.
qatall mb. i, e thepisur; mënyrë e pa rendomtë e ecjes.
qeçësoje kësisoj.
qenar, i em. lloj peri i pambuktë më i bardhë se peri i zakonishëm.
qese, ja ef. shumë parash që tani janë baraz me një dinarë.
qeshkë, a ef. pjeshkë.
qibar mb. pedant.
qilibar, i em. në këngë, bar i mrekullueshëm me të cilin njerëzit mbrohen nga magjitë.

R

rakam, i (rekam, i) em. këtu, tërësia e stolive të natyrshme të femrës. sat.
rakitë, a ef. lloj shelgu.
rejft, i em. raft.
rogushë, a (ragush, a) ef. dele me brirë.
rok, u (orok, u; jorok, u) (sll.) kohë e caktuar, afat.

RR

rrah, u em. vend iku janë prerë lirrehce, ja ef. lasë, kopan.
rrezinë, a ef. vend që e rrah dielli, shulla.
rropullar, e (molla rropullare) lloj molle.

S

sade mb. (t.) i, e papërzier; i, e pastër.
sahi ndf. vërtet, sigurisht.
selom, i (selam, i) em. (t.) përshëndetje, të fala.
selvejë, a ef. selvi.
sifat, i em. (t.) cilësi, kualitet moral.
sojn syrin.
sojtun citur.
stelë, a ef. kasollja e vogël e qenit, strelë.
stjap cjap.
stok, i em. breg lumi; breg; grambull sane.
strnkë, a ef. mnelë, pelenë.
sumull, a (sumbull, a) ef. kopsë e rrumbullakët, komçë.
sungare, ja sugare.
surdar, e mb. mendjemadhe.
sutë, a ef. një zog i ngjashëm me bilbilin

SH

shamatë, a ef. zhurmë.
sharov, i em. qen i larëm.
sharushkë larushkë.
shejni shiu.
shive (zhive) ndf. lloj frizure e femrave.
shtëpoj, a ef. shtëpi.
shydet, i (shidet, i) em. hata, i hatashsëm.

T

talim, i em. ushtrime ushtarake.
tandë, a (tëndë, a) ef. pjergull rrushi; hije prej rrembave.
taravi, a (teravi, a) ef. lutje fetare e myslimanëve që bëhet në ramazan pas akshamit. i.
tasfes, i em. kapelë e rrafshët e nuseve me shirita e stolisje të tjera.
taze mb. i, e freskët, në këngë ka kuptimin: mesatare; as e vogël as e madhe.
telef, i em. dobësim fizik i njeriut.
tengel, i (tegel, i) em. vijë e qepur; lloj qepjeje.
terlë, a ef. grumbull i tëbanave të barinjve në bjeshkë, tëbanishtë.
teste, ja njësi numerike; shumë prej
tieja f. dëgjoja.
titana të gjitha.
trapullake mb. e shëndoshë, e trashë, e rrumbullakët.
trnoj f. ndërroj.
tunaqeta tungjatjeta.

U

urdha-urdha këtu ka kuptimin vija-vija.

V

vdorë, a ef. borë.
ven f. shkon.
vetullgalë mb. vetullzezë, zeshkane,
voijsh f. vish.
vrri, a (vërri, a) ef. kullotë dimri, verrishte.
vrratar, i em. bari që i dërgon delet në kullosa të dimrit.

X

xollufe, t ef. (xullufe, t; zylyf, të) ef. flokët e prera shkurt që u varen grave nga tëmblat (tamthat).

XH

xhadi, a ef. grua e pamoralslime.
xhenet, i (xhehnet, i) em. parajsë.

Y

ysnyr, i em. ushqim i bagëtisë; por dhe të ardhurat (rendimentet) që i sjellë punimi i tokës nga gruri, kashta, misri etj.

Z

zabit, i em. (t.) oficer.
zapregë, a ef. (sll.) përparëse e grave (zaprega përpara e pshtjellaku prapa — në Gusi).
zardeli, a ef. kajsi.
zatet f. ndesh, takoj, (në këngë ka kuptimin është shëndoshur shumë, sh. asht zatetë prej shnete).
zavjaç, i em. mbësht.iellëse e leshtë, që e bajnë gratë mbi dimi.
zein, i (zenxhin, i) em. pasanik.
zandan, i (zëndan, i) em. burg.
zit, i (zid, i) em. mur.

ZH

zhak (zhag) ndf. zvar.
zhar, i em. prush.
zhujë, a em. dele e verdhë.

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#6 ne: 27-05-2005, 19:17:20
RRUSTEM BERISHA

92.  MORI E MIRA SHKON ME LOPË
   
 Mori e mira shkon me lopë,
 Ka' po çon, ka' po i kullotë?
 Ã¢â‚¬” Qeti shpati, qesaj bbkë.
 Ã¢â‚¬” Pasha dhetë do t'puthi sot,
5 No me hatër, no me zort!
 Ã¢â‚¬” Për me zort, mos t'kofsha falë,
 Sa te kem babën gjallë;
 Sa t'i kem vllaznit e mi.
 Veç mos shkofsha prama n'shpi,
10 M'u kallxua ropve mi,
 Qe s'po m'le' maxhupi zi, :d
 Po m'i shtjen-o duert e n'gji.
 Duert e n'gji e duert der cica,
 Qyqe u bafsha s'muj e prita!
15 Si m'ja prishë qeftin ati,
 Si me çartë kish' e xhami.
 Si m'ja prish-o qeftin djalit,
 Si t'qorruesha sytë e ballit.

Rugovë, 1969

Vol 2
93.  KAH PO I çON çIKË QATO LOPË
   
 Kah po i çon, çikë, qato lopë?
 Ã¢â‚¬” Po i kulloti te qajo bokë.
 Ã¢â‚¬” Ta dhashë besën, çikë, t'putha sod,
 N'dash me hatër, n'dash me zor.
5 — Për me zor, djalë, s'ka çka t'vjen,
 I kallxoj babës, del e t'çkjen!
 Për me hatër, n'dasha vet',
 T'epi faqet me sherbet,
 T'jesin n'fyt e t'mytin krejt.
10 Kur t'nien dada qe t'kanë mytë,
 Me dorë t'bardhë ta ifërkoj kryet.
 Kur t'kujtojsh qe je dekë krejt,
 Qatherë çohesh, ecë ma let'.

Vllahi — Shalë e Bajgorës, 1968

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#7 ne: 27-05-2005, 19:25:48
RRUSTEM BERISHA

249.  BOLL E MIRË SI SHKON NË KRUE
   
 Boll e mlrë-o si shkon në krue,
 Tasin në dor-o burin' ngarkue,
 S'po t'lshojn' zojt-o tuj fluturue;
 Fluturim-o po shkojnë përpjet-e,
5 Tana çikat na shkuen sivjet-e,
 Call dy zana-o na kanë met-e.
 O veç dy zana flokt për ball-e,
 N' cillën bjeshkë, oro, domë me dal-e?
 Ã¢â‚¬” Në Rroshkodol, or-o, koft i bardh-e!
10 Rroshkodoli e Kushetica,
 Ma shum vjam-o po shtin Sulbica,
 Bahen çikat, haj more, si llubenica,
 Bahen grat-o qe s'i nxen kmisha,
 O me vjam t'tyne qitet pitja, o, e!

Gjocaj — Junik, 1975

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#8 ne: 14-06-2005, 19:13:24
KËNGË DASHURIE I

RRUSTEM BERISHA

351.  NË DRRASË TË VEKIT KUSH PO KAN
   
 Ta qinisi, more, faqen me dhamë.
 Në drrasë të vekit kush po kan?
 Ã¢â‚¬” Kanë syzeza për jaran,
 Dushk e bari n'mal i thanë,
5 Nuk po e len verën me dalë!
 Nuk len verën me dalë sivjet,
 Për qat djalë qe na ka dekë;
 Për qat djal, e djal të ri.
 Ã¢â‚¬” A e din, nanë, n'dhe ku e kanë shti?
10 — Në vorre të gata, nër at'bli.
 Ã¢â‚¬” Po shkoj, nanë, me ta po rri,
 Se kam pasë shumë jarani.
 Asht çue çika, asht tfillue,
 N'vorre të gata qenka shkue.
15 — çou jaran, kuvend me mue,
 çou jaran, me mu me folë,
 Pa e din besën qe ma ke dhanë,
 Kur më thojshe qe jam azgan,
 Topi as pushka nuk ka shka m'ban!
20 — Ama dorën çikë t'çohna n'kamë,
 Ama dorën n'kam, për me u çue
 Edhe njiherë, more, me kuvendue.
 Apet në vorr ti ki me m'lshue,
 E më lshon në vorr ti çikë apet,
25 Ishalla piqem me ty në xhenet!


Gramaçel

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#9 ne: 14-06-2005, 19:24:37
KËNGË DASHURIE I

RRUSTEM BERISHA

205.  MORI E MIRË SI DEL NË BAHçE
   
 Mori e mirë si del në bahçe,
 Fol e kesh me lot për faqe.
 Me lot për faqe qysh t'del gazi?
 Ã¢â‚¬” Besa djalë, e kam pej malli;
5 M'ka pasë marrë malli për ty,
 Je tuj m'deshtë me kopili,
 Vet'del n'bjeshkë, e mue m'len n'vrri.
 Ã¢â‚¬” Si nuk dole 'i natë me fjetë?
 Ã¢â‚¬” Për ni natë mos t'kofsha falë,
10 Për pa dalë gjith verën e gatë;
 Tuj krisë pushka shpat e m'shpat,
 Shpat e m'shpat pushka tuj krisë,
 Dada mestet tuj t'i qenisë;
 T'i qenisin nusja e çika.
15 Nestër natje kur t'dalin drita,
 Na po shkojmë për boronica,
 Dajmë orokin t'u molika,
 Tu' përpiqen djali e çika;
 Fort po merren ngryka-ngryka,
20 Ngryka-ngryka fort janë marrë,
 Si me konë për bajram.
 Ka nisë çika e po kanë.
 Ã¢â‚¬” Shuj Bardhokë, e butë e bardhë,
 Dajmë gjynahet me kanar:
25 Unë me muej e ti me javë,
 Unë me javë e ti me ditë.
 Ka' në drum s'kemi plaçkitë,
 S'kam ba gja, veç t'kam puth' syt'.

Gjakovë, 1952

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#10 ne: 15-08-2005, 16:36:20
Cka nxeh djelli oh n`ato lugje
dil ni here oh moj faqekuqe

Faqekuqe moj qafpathane
ku ke djale oh qe s'erdhe prame

Ku ke djale o qe s'erdhe prame
mue prita oh mu pat zane

Mue prita mu pat zane
njana n'shteg e tjetra ne lame

Njana n'shteg o tjetra te lama
hajde djale ti neser prama

Hajde djale ti neser prama
vec kadal oh mos t'na nin nana

Na nin nana e ne piskete
o i thote bacit, e del na vrete

Hajde djale oh ti dert mos kie
ta len dada deren pa drye

Nisem bashke ne ode me hye
nisim lajpa nisim mahie

Nisim lajpa nisim mahie
epja dades qat alltie

Epja dades qat alltie
e manxerren ta vjerr n'baskie

Epja dades ti dert mos kie
kur te duhet ta jap tye

Kur te duhet o ta jap tye
e`e`ku nuk prishet
oh dada me tye...ani o hej........


  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#11 ne: 18-08-2005, 19:24:46
Hajde bjeshka hije rand
hajde ti moj luje e gjane
Kalo knej o Drini i Vjeter
mi thuj lules jam krejt tjeter

Gjithmone shpirtin ma ke tha
kam deshiru gjithomne me t'pa
sa her n'ty une bana be
dikush rrugen ma ka pre

Kur u nissha fushes t'gjane
dilke shkau mem shkel me kam
marrsha bjeshken me kalue
dilshin ujqt tuj ulure

Tash lulkuqe ma jep doren
t'dalim bashke t'shohim KOSOVEN
bashke me ty Kosova nane
po lulzon dashnia jone

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#12 ne: 12-09-2005, 20:18:25
O t'shitoft zana maj Xhevahire
qysh su ndale ti meu kujtu

O se une ty t'kam dasht pa hile
tjeter kend ti e ke ngu

O une jam met sikur zog mali
qysh at dite qe jam m'shel n'dry

O se per ty fort po m'vjen malli
me ti pa dy syt e zi

O munafikun e vraft ai zot
cka na bani ne ket jete

O se dashnia bre na shkoj kote
e s'na lan more more per meu desht

---Qamili Vogel, Potpuri Tropojane

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#13 ne: 03-10-2005, 12:02:37
30 dite, 30 dite ka Ramazani
30 dite, 30 dite ka Ramazani

A sot a neser, falet o Bajrami
e mire o moj bi, at shtatin selvi
e zemren time moj c'ma ke shkri

E mire o moj goce, at qafen si ros
e zemren time moj c'ma ke sos

Hajde t'shkojme, hajde t'shkojme
te rrime o ne Shkoder

hajde t'shkojme, hajde t'shkojme
te rrime o ne Shkoder

Atje ku vashat lozin o me loder
e mire o boj xhan
belin o taman
E zemren time moj ta kam dhan

E mire o moj cike
syt e zi me qerpik
e zemren time moj
c'ma ke fik

Hajde t'shkojme hajde t'shkojme
te rrime o n'Tirane

Hajde t'shkojme hajde t'shkojme
te rrime o n'Tirane

Me e dit jaranet qysh dom
e me i lane

E mire o moj goce
njat qafen si ros
e zemren time moj
c'ma ke sos

E mire o moj xhan
belin o taman
e zemren time moj
ta kam fal....  :P

---30 dite e Ramazanit

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#14 ne: 24-10-2005, 01:14:02
Bukurine moj kur ta pashe
sikur vjollca ne pranvere
trandofile marashallah
ka po shkon na mbush me ere

Lavdine pastaj ty ta dhash
t'marrsha ty ket bukurine
syt e shkrumun per merak
krahet e hellun si selvi

A do t'vjen ni vakt ndoj here
s'bashku na me bisedu
pulembardh me krah si ere
fort me ty jam dashuru

--Mazllom Myezini. Rahmet i past shpirit.

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#15 ne: 25-11-2005, 02:39:01
O, çka pom rrin karshi karshi
tybe zotin nuk t'marr ty
o i keq oj shtremt
o i keq oj shtremt koke ti

Moj e bardh e bukuri
une po rri moj met marr ty
oh e bardh e bukur
oj e bardh e jemja je

Ore i keq hiqu meje
se mi lujte ment prej kreje
tyben zotin nuk t'marr ty
un dot bahem ni mi
ah ni mi me hi n'zall
e na't zall more meu palu
tybe zotin nuk t'marr ty
oh i keq i shtremt, o i keq oj shtremt je per mu

N'kofsh ni mi meu maru
ner at zallo meu palu
hyzmet t'mall o mpaske cu
o i macorr me tu maru
o tan diten du met rujt
ta n'za rrugen met marr ty
oj e bardh e bukur
oj e bardh e bukur je per mu

Ore i keq hiqu meje
se mi lujte ment prej kreje
oj gjylpan kam meu ba
n'mjedis hinit ka me ra
lypem gjajem ti oj keq
tyben zotin nuk t'marr ty
o i keq oj shtremt
o i keq oj shtremt je per mu

N'kofsh gjylpan meu maru
ner at hi o meu sharu
me u sharu o ti nat hi
une i kam shtat kojshi
ata e kan o ni sit
o tan hinin me tubu
o ne sit kam per met l'cu
e kur t'bojsh me xixllu
se ski care pam marr mu
oj e bardh e bukur
oj e bardh e jemja je

E pi xehrin e xerona
e pi helmin e helmona
tyben zotin nuk t'marr ty
o i keq oj i shtretmt
o i keq i shtremt je per mu

Me pi xehrin mue xeru
edhe helmin meu helmu
oj log cugen mka qellu
dot n'za kos pa trazu
me lumbajk kom me ta lcu
s'te len baca per pat pshtu
ki mem gjet ki mem marre mu
oh e bardh e bukur
oh e bardh e jemja je

Tana lulet i cel livadhi
me kto fjale ti kceve gardhin
zgate doren ja pafsh hajrin
Oj i keq i shtremt
oj e bardh e bukur
je per mu.

Mahmut Ferati & Shyrete Beluli.

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#16 ne: 30-11-2005, 15:52:43
do t'marr rrugen e pa kthim
kshtu e deshti fati im
ti me tjeter je martu
ndoshta kshtu kam me t'harru

gjithe rruget me shpien tek ti
zemra ime gjithmone rreh per ty
cdo lule ne ty pom kujton
cdo rruge tek ti po me drejton

sa me larg qe jam tuj shku
zerin tend jam tuj ndegju
hija jote me ndjek pas
me harruar shume kam dasht

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#17 ne: 30-11-2005, 15:55:54
s'pari her moj kur te pash
n'dashuri me ty rash
gabimisht u dashurova
se m'tradhtosh nuk mendova

shko shko, shko prej meje
se dashnia ka maru
shko shko, une s'te dua
zemra ime t'ka harru

une te dojsha met vertet
pse s'besove moj e mjer
fjalt e mia s'mi besove
nga dashnia u largove...

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#18 ne: 30-11-2005, 15:59:04
Sa i bukur muji i majit
lulet celin trandofilet
lulzoj fusha kodra e mali
mire ja thote kanges bylbyli

kodra e fusha mbush gjelbrime
me gezim po dal nje here
me dashnoren ner nje hije
kendojm kangen si per here

kange te bukura tuj kendue
n'dite mat bukura n'muj te majit
fort ne ty jam dashurue
s'me largohesh kurre prej mallit

--Qamili i vogel..

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#19 ne: 09-01-2006, 02:37:22
Iftida moj lulja e allit

Iftida o moj lulja e allit
keq ne zemër me ke ther
o po t'baj be pash dy syt e ballit
mos ma mush zemren me vner   :'(

Ti nat anë edhe unë n'ket anë
ndermjet kena ni sokak
nimend kokë qysh m'ka than
bash si molla ne bajrak

Ty ta vraft moj dita e diell
dobi fjala mos te baft
paske pas zemren me hile
fati i ran mu m'paske ra  zemrathyer:

Gjethet tua moj rrethatore
gjithfare ngjyrnash paskan cel
o cile frutin moj lulja  e allit
kur do t'celsh ne noj pranvere   :lule

  • Postime: 8
  • Gjinia: Femer
maisha
#20 ne: 09-01-2006, 07:10:38
dashuria eshte shume e veshtire per ta kuptuar
:X zemrathyer: :love:

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull
Lundrentari
#21 ne: 09-01-2006, 14:59:00
Marshallah, Marshallah,
prej zemre t'pata than
se m'bahesh kaq e mirë moj
kurrë mendja s'ma ka marrë

Moj Sherife moj dashnore
shamien me vija
hajde ecim dorë për dorë
se m'ka zan dashnia

Kur dola nga shtëpia
e jam dal ne sokak
ment mi mori bukuria
unë ty moj kur te pash...

Moj Sherife moj dashnore
shamien me vija
hajde ecim dorë për dorë
se m'ka zan dashnia


-----------------------------------------
Sikur lule ne pranvere
n'bahcen time ishe cdo here
une t'ujitsha mos meu tha
kurre mos me u nda

Shume te dua, shume te dua
pse moj vajze tallesh me mua
jeten time ma shkatrrove
shume shpjet me harrove

Cdo nate n'enderr te enderroj
sikur flokt ti ledhatoj
sikur nuse me duvak
ashtu te deshiroj...

Shume te dua, shume te dua
pse moj vajze tallesh me mua
jeten time ma shkatrrove
shume shpjet me harrove


  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#22 ne: 10-01-2006, 18:19:38
LULET E MAJIT

Nje dite te bukur maji
une ty t'takova
tek po rrije ulur
nen nje lule

Lulet e majit ,
per ty i enderova
lumturin' ne shpirt
veç ti ma prure

Por tani je vyshkur
me s'ke ere
lulet e tua, per mua
s'kane me vlere

Nuk je ti lulja e bukur
e diteve te majit
Por je lulja e zemres
sime te vajit..

S'me harrohen ditet
kur rinia
sa here rrembehej
ajo nga dashuria..

Ishe e vogel
atehere vajza ime
s'mendoje tjeter
veçse per enderime

Por tani je vyshkur
me s'ke ere
Lulet e tua per mua
s'kane me vlere

Do te kujtoj perhere
moj lulja ime
ndonese je kaq larg
kesaj zemres sime

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#23 ne: 10-01-2006, 18:20:35
Vace Zela

Lemza

Sa ra zilja me nisi frika
mesusi hyni ne mesim
obobo sec me ra pika
kur ai thirri emrin tim

Un asnje fjale se kisha mesuar
se ne takim isha me ty
kur nisi lemza e bekuar
ne derrase te zeze...

oho mos me ngacmo, oho pse me mundon
la la la , la la la, la la la
c'me kujton kaq shpesh mor djale
lerme moj lezme lerme te qete

eshte turp i madh kur z'di nje fjale
edhe lemzen kisha mbet
por lerme moj lemze se mbarova
c'do mesim un ta mesoj
po te jap fjalen po kalova
un ne takim me shpesh do shkoj

oho mos me ngacmo, oho pse me mundon
la la la , la la la, la la la
c'me kujton kaq shpesh mor djale
lerme moj lezme lerme te qete

Sot jam 20 vjet

Kur rrime bashke
shpirti im
c'do dite nentorin
pres me padurim
me ty ditelindjen
dua ta festoj
per ty sot qeshin
syte e mi

c'do cast jetoj
e lumtur ne liri
se me lirine
un linda ne nentor

sot jam 20 vjet
edhe ne zemer kam hare
jeta pa mbarim
per te ardhmen plot gezim

sot jam 20 vjet
edhe jeta me therret

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#24 ne: 10-01-2006, 18:21:28
Ti enderr s'te besoj - Dashnor Diko
 
Sonte kur nata
mendjen ma trazon
sillesh rreth meje
porsi meteor
Dua nje enderr per ty ta besoj
te ndalesh prane meje
sa shume e deshiroj
Eja zgjuar
mos valle ne enderr jam
syte e tua prane tani i kam
hej te lutem, shpejt ti mos shko
nese tretem, mbi trupin tim qendro

Jo s'te le te shkosh
si enderr te mbarosh
ti s'je me meteor
ty enderr s'te besoj
Ne zemren time vajze
ti zbrite qe nga lart
erdhe si meteor
ty enderr s'te besoj

Ref
Hej aroma jote
me dehu pergjithmone
se nje puthja jote
cdo mengjes me zgjon
Hej k'ta syte e tu
po qeshin dhe me thone
dashurite te gjitha
jane si meteor