Serenata Korçare - Folklori Shqiptar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Serenata Korçare

Serenata Korçare

· 29 · 14045

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-01-2006, 19:06:29
Bulevardi Korces

Bulevardi i Korçes ka vajza pa mase
dalin e shetisin pa lejen e mamase
Veshur paliçeta, hipur biçikleta,
dhe u thone djemve, hajde tungjatjeta

Jam jam e mire, s'jam s'jam e mire
dhe ne jam e mire, jam per veten time
Jam jam e mire, s'jam s'jam e mire
dhe ne jam e mire, jam per veten time

Kur vjen behari çel qershia
vajza te bukura, façka pa puthura
andej kendej kerkojne djemte,
duan te lozine te qeshin.

Te rashe nga pas

Te rashe nga pas moj te rashe nga pas,
rruges kur shkoje per ne gjimnaz.
Te rashe nga pas moj po ti me ike,
rruges kur shkoje pedagogjike.

Dhe te thashe moj dy tri fjale
se une ty te dashuroj, jo jo
çapkene,çapkene e vogel oo

Dhe te thashe moj dy tri fjale
se une ty te dashuroj, jo jo
çapkene,çapkene e vogel oo

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-01-2006, 19:07:06
Ne moshen e dashurise

Ne moshen e dashurise
kur isha 20 vjeç,
me dhimbje mora rrugen
vasho per ne kurbet
me dhimbje mora rrugen
vasho per ne kurbet

Te lashe une ty moj Tane
te lashe moj ne vetmi
Tanen dhe Korçen time
valle do t'i shoh nje dite?
Tanen dhe Korçen time
valle do t'i shoh nje dite?

Mendoja mendoja
mes dhimbjesh kujtoja
shkelqimin e syçkave te saj
se shkoi dashuria, se shkoi lumturia
po vyshket venitet ajo vashe

Mendoja mendoja
mes dhimbjesh kujtoja
shkelqimin e syçkave te saj
se shkoi dashuria, se shkoi lumturia
po vyshket venitet ajo vashe

I vetem ne kete bote
larg o ne Selanik
Tanen dhe Korçen time
valle do t'i shoh nje dite?
Tanen dhe Korçen time
valle do t'i shoh nje dite?

Nena nga larg me shkruan
se Tana eshte martuar
tani s'mbetet gje tjeter
zemres t'i ve nje gur
tani s'mbetet gje tjeter
zemres t'i ve nje gur

Mendoja mendoja
mes dhimbjesh kujtoja
shkelqimin e syçkave te saj
se shkoi dashuria, se shkoi lumturia
po vyshket venitet ajo vashe.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-01-2006, 19:07:42
O moj korçare

Ne mes te nates ne qetesi
ti ne ballkon me rrije
Une te veshtroja me embelsi
o moj korçarja ime

O moj korçare sa e bukur je
me ato naze porsi nuse e re
dhe kur me shkoje ti ne bulevard
zemrat tona digjen flake e zjarr

Fjalen e pare kur ma dhe
zemren ti ma coptove
dhe pse me ike pse me le
ne vetmi pa dashnore

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 10-01-2006, 19:08:18
Syçkat si ato te tuat

Syçkat si ato te tuat,
nuk gjenden ne dynja,
lum ai qe i ka shijuar,
frike nga vdekja nuke ka.
Falmi vash t'i puth njehere,
qe ta nxjerr ate sevda,
se ma mori zemren time,
dhe te qete nuk me la!

Mos me mundo moj nene,
mos me qorto moj nene,
syzeza ma ka shtene
me syne e saj te zi

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 10-01-2006, 19:35:50
Debora zbardhi malete,
dhe fushat tatëpjetë,
se njerezia s'dalin dot
se rruga është e shkrete.
Se njerezia s'dalin dot
se rruga është e shkrete.

Të thashë moj syzeze,
që të mos dashurohemi,
dashuria është e embele,
dhe do na hidheroje.
Dashuria është e embele
dhe do na hidheroje.

Të thashë moj syzeze,
që me s'këndon bilbili,
se fletet zune po biene,
dhe po afrohet dimri.
Se fletet zune po biene,
dhe po afrohet dimri.

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 10-01-2006, 19:36:37
Ku je o Korçarja ime që me
ngjalle shumë kujtime
ku jeni o shoqet e mia që
bashke na kaloj femijria
kavaljeret  me kitare ne dorë
serenatat me gjithë shpirt
i kendojne , mbyshim syçkat
me lot dashurinë e vjetër
kujtojmë , shumë te dashuruar
sa keq kanë përfunduar
çdo serenate që degjoni
dashurinë te kujtoni
çdo gjë ndodh ne jet
por çdo serenat është e vërtetë..
  :)

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 10-01-2006, 19:37:50
te bukure janë ditet


te bukura janë ditet
te mbushaura plot me
gezim,

sa herë i dashur te kujtoj
edhe nisem vrap unë
me nxitim

ne eresiren e nates
këngën tënde po
kendoj

nuk e di a me degjon
i dashur aha mbase vjen ti
pak me vonë

pranë dritares le të
afrohem aha
heshtje nates me
rethon

ku ke shkuar ti dashur
mbase vjen ti pak me vonë

por unë këngën e vazhdova
jo se prisja këtë nga ty
me gjithë  shpirt po të
kendoj i dashur
mori fund kjo dashuri.  zemrathyer:

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 10-01-2006, 19:38:34
Një ditë po pija me shoqërinë
dolli moj ty me thanë
e ngrita moj shishen pa,
mbarim

lotkat reke c'me rane
s'ka turp, te pi,
skam turp te qaj,
te qaj majorken time

te  gjitha shoqkat na inat
se unë moj, ty te dua

të ri me ty apo te shkoj
këtë moj ti s'po ma thua

me mirë me ty dhe fukara
se sa pa ty dhe i pasur.  
 
 
 
 :)

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 10-01-2006, 19:40:14
 Kjo me pelqen shume  :)

Ne  orët e nates këto vajza
capkene dalin e shetisin
nëpër rrugë,

me fustane te ngushtë ,
me gjerdhan ne gushe
me syçkat e mbushura me lot

kavalieret me kitare,
i thurin serenata vajzave,
me te bukura ne botë,

shijoni, shijoni këto ditë
janë veç për ju,
te lumtur ju gezoni një
jetë e re sapo ka fillu,

ne disko edhe vape ne këtë
jetë nate gumezhonte veç ,
muxika dhe are


grupe vajzash ne tavoline
me gota nëpër duar ,
kavalierve ja u bëjnë gezuar

janë ne pisten e vallzimit ,
kercejne plot pasion
kjo rini e zjarte e vendit tonë

shijoni , shijoni këto ditë
janë veç për ju,
te lumtur ju gezoni një
jetë e re sapo ka fillu..

 :lule

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 10-01-2006, 19:44:17
Kjo me pëlqen shumë sidomos kur  e këndon Anida Take  :)

      "Me do apo s'me do"
Ti loz e qesh me mua si një fëmi
unë mbys në zemërën time
një zjarr të ri
një zjarr që zemrën,
shpirtin e shqetëson
c'ke djalë që më ngacmon...

(Ref)
Shkon e vjen e plot lajka ke
më i bukur capkën ti je
me shikim e fjalë mos më mundo
thuaj m'do apo s'më do???

Me sytë që të shkëlqejnë
ti më shiko
disa vështrime t'ëmbëla ti më dhuro
kur natën mos t'më shohësh
jo s'më kërko
sikur më dashuro...

Ref 2x

Të dua por mos trego...  

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 10-01-2006, 19:45:58
Një ditë shkova nga Drenova

Një ditë shko-, një ditë shkova nga Drenova,
Gjeta një-, gjeta një vajzë të re
Ishte e bu-, ishte e bukur, ishte e mitur
Duket i-, duket ishte fort e ngjitur

Dhe më tho- dhe më thotë me zë plotë
"Zot që më- zot që më dhe kaq e re
Në do u- në do udhënë të gjesh
Hajt me mua dhe mos qesh"

"Jam i lodhur - thashë fare
Moj drenova-, moj drenova-, moj drenovare
Rrijmë pakë mi lëndinë
Të flasim për dashurinë

Se ti zemërën ma more
Moj malëso-, moj malëso-, moj malësore
Me këtë bukuri që ke
Ma bëre udhën ta le"

Ndenjmë pranë dhe mënjanë
Më shihte nga një vështrim
Unë me sy mënt e hanja
Doçkën ndër timet ia mbanja

Kur më thotë me zë plotë
"Në më do me besnikëri
Tek im atë hajt të vesh
Më kërko dhe të më kesh"

"Pa të du- pa të dua dhe për grua
Dua - tha-, dua - thashë të të kem
Sa do rro-, sa do rrojmë të gëzuar
Kur do je- kur do jemi të martuar

Dhe për je- dhe për jetën e vërtetë
Unë për ty- unë për tynë do të jem
Tek yt a- tek yt atë këtë çast,
Do të vete që t'i flas"

E kërkova dhe u martova
Tani kemi pesë vjet
Që po rrojmë të gëzuar
[shkëputje - mungon një varg]

Dy fëmijë, bir e bijë
Porsi ëngjëj plot shëndet
Dhe sa herë q'i shëkoj
Këtë këngë jau këndoj

"Jam i lodhur - thashë fare
Moj drenova-, moj drenova-, moj drenovare
Rrijmë pakë mi lëndinë
Të flasim për dashurinë

Se ti zemërën ma more
Moj malëso-, moj malëso-, moj malësore
Me këtë bukuri që ke
Ma bëre udhën ta le"
 
 
 
 

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 10-01-2006, 19:46:39
" Ora dy e nates "

Ora dy e natës dhe moj
Trak e truk tek dera

(dy herë)
Ngrehu moj zemër ngrehu
Se moj na thau era

Penxheret e odës de moj
Këthyer nga lumi

(dy herë)
Ngrehu moj zemër ngrehu
Se moj na zuri gjumi

(dy herë)
Rakia, konjaku de moj
Dopjo moj po na vijnë

(dy herë)
Ngrehu moj zemër ngrehu
S'ta gjej moj dot shtëpinë

Bëmë zonjë dhëndërr-ë
Se jam djal'i ëmbël-ë
Se s'pi verën as rakin'
Po jam djalë për shtëpin'

Bëmë zonjë dhëndërr-ë
Epo se jam djal'i ëmbël-ë
Se s'pi verën as raki
Po jam djalë për shtëpi

(dy herë)
Se do ta kafshoj nishanin-ë
Që ma ke në faqen tënde

(dy herë)
Mamanë ti hiç mos e dëgjo
Fillo te bësh të mira

Ma bën zemra rik-tik-tak
S'di se ç'fjalë të të jap
Se do ta kafshoj nishanin-ë
Që ma ke në faqen tënde

(dy herë)
Më thanë se të panë ty
Të qash me hidhërim për mua

Bëmë zonjë dhëndërr-ë
Se jam djal'i ëmbël-ë
Se s'pi verën as raki
Epo jam djalë për shtëpi

(dy herë)
Se do ta kafshoj nishanin-ë
Që ma ke në faqen tënde
 
 
 
 

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 10-01-2006, 19:52:18
Kjo është e preferuara ime  :)

O Korça ime

O Korçë e dashur,
po të këndoj këtë serenatë,
mallet e brengës
kur unë jam larg e ndiej për ty.

O Korça ime,
po të këndoj i përmalluar!
Këngën më të bukur
me sytë përlotur po të këndoj.

Korça ime e dashur për ty zgjodha
këngën më të bukur që të këndoj,
këngë që del nga zemra jonë e pastër,
o Princeshë e bukur ti ku je?

Kujtoj netët e bukura pranverore,
rrugëve të tua me kalldrëm;
vajzat me atë bukuri hyjnore,
e dëgjonim ne me mallëngjim.

Vajza edhe djem të dashuruar
këngën më të bukur të këndojnë;
si margaritarë ti i rrite
dhe kudo janë ty s'të harrojnë.

Për ty këndoj, për ty këndoj,
o Korçë e dashur ty të adhuroj!
Për ty këndoj, për ty këndoj,
qyteti i ëndrrave, jo nuk të harroj!
(2x)

Korça ime e dashur për ty zgjodha
këngën më të bukur që të këndoj,
këngë që del nga zemra jonë e pastër,
o Princeshë e bukur ti ku je?

Kujtoj netët e bukura pranverore,
rrugëve të tua me kalldrëm;
vajzat me atë bukuri hyjnore,
e dëgjonim ne me mallëngjim.

Vajza edhe djem të dashuruar
këngën më të bukur të këndojnë;
si margaritarë ti i rrite
dhe kudo janë ty s'të harrojnë.

Për ty këndoj, për ty këndoj,
o Korçë e dashur ty të adhuroj!
Për ty këndoj, për ty këndoj,
qyteti i ëndrrave, jo nuk të harroj!  :'(    :lule

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 10-01-2006, 20:02:43
Vetem nje problem te vogel ka ketu, kur shkruaj"Korca" dhe e postoj del Korcafare dhe kur perpiqem ta ndryshoj ashtu mbetet po ska gje se e merrni vesh ju...  :)

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 12-07-2006, 20:36:49
Serenatat korcare, per mua jane si nje "qelq i kristalte" i cili brenda tij ka nje tingull qe troket "trak-trak". Ky eshte tingulli i zemres qe rreh, eshte ndjenja e nje njeriu qe do, eshte simbol i dashurise njerezore. Ky "qelq i kristalte", duhet ruajtur se po u thye, "thyhet" edhe serenata korcare -
( Me kengetaren e njohur te serenatave korçare Spanja Pipa )

Lindur ne Korce, ne qytetin e bukur e te mrekullueshem te serenatave,e bija e Theodhorika Pipes,i njohur ne zejtarine e kepuceve,por femijet e tij do te ndiqnin rrugen e artit e te mjekesise..... Spanja Pipa, eshte rritur mes serenatave dhe vazhdon te jetoje me serenatat, kendon serenatat. Ajo eshte dhe mbetet artistja e njohur korcare, nostalgjia e pashuar e bashkeqytetareve te saj. Emri i saj i artit: Spanja Pipa. Idhujt e saj: Anita Take dhe Pavlina Nika. Edhe diçka tjeter. Emri i saj i vertete eshte Espiana. Eshte pagezuar keshtu, nga nje arumune, mike e femijnise se gjyshes se saj nga familja e degjuar e Petoshaneve te Korces. Por, nga qe gjyshja e saj e pat te veshtire t'i a shqiptonte ate emer, ajo e thirriti: "Spanja".

Ajo ka lindur dhe eshte rritur me muziken, me kengen. Ne shtepine e saj kendonin shume. Ne çdo rast. Ne gezime familjare, me prinderit e te afermit e mes tyre, me shume nga te gjithe shquante Spanja. Qysh kur ishte ende e vogel, ajo i shoqeronte ata duke imituar tekstet e melodite. Pat filluar te kendonte ne skene qe kur ish ne shkollen fillore. Ishte per here te pare ne "Shtepine e Pionierit" qe ajo interpretoi kengen "S'jam jetim une sot". Talenti i saj i terhoqi vemendjen kompozitorit korcar te kengeve popullore, Pavllo Sholla. Dhe ai e aktivizoi ate ne ansamblin e "artizanatit". Ajo u paraqit ne skene me nje kenge kineze. Pamja dhe veshja e saj ishin: gersheta, fjongo jeshile dhe nje kostum. Per kete kenge, ajo morri vleresimin maksimal nga spektatoret korcare, te cilat me pas ( korcaret jane te njohur per ''nofka"), kur e shihnin ne rruge e ngacmonin duke e thirrur "kinezka". Falenderimi i saj per kete emer, ishte gjithmone buzeqeshja.

Me krijimin e "Estrades se Ushtarit" e cila ishte e dyta qe u hap ne Shqiperi pas asaj te Tiranes, Spanja u aktivizua duke kenduar kenge popullore e te muzikes se lehte. Ne vitin 1960, ne Estraden profesioniste te qytetit te Korces, ajo doli si soliste kryesore me kenge te kompozuara nga Abaz Ajro dhe kompozitore te tjere. Ndersa interpretimi i pare i serenates korcare, do te behej me kengen "Ti me erdhe ne netet e qeta". Ja se si shprehet artistja ne fjale, per serenaten korcare: Serenatat korcare, per mua jane si nje "qelq i kristalte" i cili brenda tij ka nje tingull qe troket "trak-trak". Ky eshte tingulli i zemres qe rreh, eshte ndjenja e nje njeriu qe do, eshte simbol i dashurise njerezore. Ky "qelq i kristalte", duhet ruajtur se po u thye, "thyhet" edhe serenata korcare...

Ne cdo shtepi e dhome korcare, nder te tjera gjen edhe perde te bukura, te punuara nga duart e arta te vajzave korcare. Spanja kujton: Jashte, djemte kendonin me kitare per te dashurat e tyre. Ata rrinin ne rrugicat me kalldrem, te sofati i shtepive apo poshte dritareve te te dashurave te tyre. Ndersa mbas perdeve te bukura, qendronin vajzat e dashuruara. Ato i terhiqnin pakez ato, per te pare qe andej "Ate qe me do". Dhe artistja, merr kitaren e duke i rene asaj, nis te kendoje:

Te gjithe flene e qete eshte kjo nate
Ku vetmia rreth meje qendron
Do t'kendoj ne erresire me kitare
Dil te shohesh "ATE QE TE DO"

Ti do mplakesh do thinjesh si dele
Do shemtohesh,do kerrusesh nje dite
Do t'kalojne ma t'bukurat perkedhelje
Me buqeta me lule mos prit

Pra,eja o engjell me qeteso
E mjera zemer sa fort te do
Ku do vesh mua te me lesh
Tjeter ti s'do gjesh ngado qe te vesh

Larg prej meje dashnine
Mos harro tjeter mos kerko
Vec prej meje do gjesh lumturine

...Por, serenatat e fameshme korçare nuk do te kendoheshin kurre ne skenat publike. Ato kendoheshin vetem ne rrugicat me kalldrem te qytetit, te cilat pastroheshin e vaditeshin cdo mengjes e mbremje, nga vajzat e dashuruara. Per te dashurit e tyre, te cilet vinin çdo mbremje qe te kendonin kenget e tyre. Sikur, gurret e rrugicave me kalldrem te Korces, te kishin "goje" e "fjale", pa dyshim qe do te shprehnin keqardhje, sepse sot serenatat korcare kane nisur te deformohen. Spanja Pipa, serenaten korcare e ka kenduar edhe duke i rene kitares vete, bile me nje talent te admirueshem e ziliqar. Edhe pse kohet e atehereshme ishin plot mentalitet e paragjykime, Spanja, artistja korcare, duke i rene kitares, ne rrugicat me kalldrem, do te kendonte:

Kendo kitare me mua
Po djalin mos ma zgjo
Rri sonte ti me mua
Tere naten e kendo

Kete kenge, ajo e ka kenduar edhe ne cfaqjen e teatrit "Era e lartesive", duke i rene edhe kitares.Por, Spanja, me nje talent te mrekullueshem, krahas serenatave ka kenduar dhe kenge popullore. Nje nga kenget e saj te njohura popullore korçare, eshte "Them te rri beqare, them te mos martohem". Kjo kenge - tregon ajo - m'u ngjit si pulle tere jeten dhe ja vertet, mbeta beqare. Por artistja korcare, do te ishte edhe interpretuese e Teatrit dhe Estrades se Korces, si aktore dhe parodiste. Ajo, ka interepretuar krahas shume artisteve te shquar korcare si: Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Dhorke Orgocka, ( e teksa ajo me perserit keta emra, ne syte e saj, shoh te rrjedhin lote ). Ajo kujton me nderim te thelle ata qe nuk jetojne me. Ka intrepetuar krahas humoristit te madh Aleko Prodanit,regjisorit te famshem korcar Dhimiter Orgocka,Guri Koco, e te tjere E, njekohesisht, ndjehet krenare qe u rrit, jetoi e punoi me ta...

Por, Spanja ka vazhdimisht nje merak te madh. Ajo kthehet perseri te shqetesimi i saj per sernatat, per deformimin qe u behet. Mesazhi i saj eshte ky : Ruajeni serenaten ashtu siç ka lindur !... Kitaren, ajo nuk e leshon nga dora kurre edhe tani qe eshte 60 vjet. Ja, teksa flasim, ajo pushon nje çast e pastaj, merr perseri kitaren dhe kendon:

Oooo c'eshte ajo
Qe po zbret nga mali
Me te bardha veshure
Nga mali ajo po zbret

Ne duart e saja
Shporta te argjenda
Trendafila,mbushure
Per te dashurin e saj

e me pas:

Sycka si ato te tuat
Nuk gjenden ne dynja
Lum ai qe i ka shijuar
Frike nga vdekja nuk ka

Falmi vash t'i puth njehere
Sa te nxjerr ate sevda
Se ma more zemren time
E te qete nuk me la

Mos mundo moj nene
Mos me qorto moj nene
Syzeska ma ka shtene
Me syne e saj te zi

…………………………….. Te rrashe pas, moj, te rrashe pas
Rruges kur shkoje per ne gjimnas
Ndalu vash'te them dy fjale
Se une ty te dashurojooooo
Capken capkene e vogelooooooooo

Kur pashe artisten qe po i binte kitares e kendonte, fillova ta shoqeroja edhe une. Ishte nje moment prekes, i mrekullueshem. Ai talent i mrekullueshem, ai interpretim me dinjitet, ajo ndjenje e bukur per t'i dhene popullit te saj, sa me shume kenge, sa me shume gezim, harmoni e bejne kete artiste korcare nje legjende te vertete. Spanja, megjthse ka 60 vjet, vazhdon te kendoje ne gezime familjare, ne rrethin e saj shoqeror e mes miqsh. Ja nje rrefim, nga me te fundit: Diku ne nje gezim familjar, ajo ish ftuar per te kenduar. E, aty ndodhej edhe Konsulli grek ne Korce. Mes te tjerash, Spanja merr kitaren dhe nis te kendoje nje kenge te vjeter greke. Artistja e talentuar korcare e la pa mend diplomatin me ate interpretimin aq te bukur e te ndjere. Ne fund, ai ngrihet dhe e perqafon ate duke e falenderuar. Pastaj, i shpreh deshiren qe t'a ftoje per te kenduar ne vendlindjen e tij. Por, per kete me duhet nje vize - i thote ajo konsullit duke qeshur - Vetem keshtu mund te vij aty, te kendoj per ju, por te shoh edhe te afermit e mij te emigruar, qe kam vite pa i pare ... Dhe ishte, pikerisht interpretimi i asaj kenge, qe i dha mundesi kesaj artiste te merrte nje vize e te shkonte te shihte njerezit e saj.

Spanja dhe serenatat jane sinonime te njera - tjetres. Ja si shprehet per Korcen dhe serenatat, ne fund te bisedes sone, artistja e njohur : - Korca per mua eshte shpirti, zemra ime. Kam lindur e dua te vdes ketu, me serenaten korcare. Ato, nuk i ndrroj me asgje ne bote. Une jetoj me serenatat, jetoj me embelsine e tyre. Kush e ndjen serenaten, le ta degjoje, kuptoje, kendoje... Kush nuk e njeh, le ta provoje e ta kendoje. Dhe do te ndjeje qe do te rinohet. Une deshiroj me gjithe shpirt qe serenata te ringjallet, te kendohet ashtu siç ka lindur e ka qene. Te mos shtremberohet, te mos prishet. Te rrije ashtu siç kane kenduar edhe bashkekohasit e mi : Ligoraq Qano, Raqka, Mihallaq Zallemi, Abaz Ajro e Kico Sholla. Ashtu si i kendon Mihallaq Andrea. Dhe artistja e madhe eshte e para qe e mban fjalen. Ajo s'i ndahet kurre kenges. Kendon ne gezime familjare e shoqeri. Gjithmone duke i rene kitares e duke kenduar serenatat e saj te dashura ashtu siç kane qene do te mbeten gjithmone, ne jete te jeteve ...


Burimi: www.korcavizion.com

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 12-07-2006, 20:38:40
Korça, një shekull serenatash  


"Kur vjen behari çel qershia,
vajza të bukura faqka paputhura,
andej këndej kërkojnë djemtë,
duan të lozin -ë, të qeshin-ë!"

Kështu vjen pranvera në Korçë, me tinguj dhe vargje nëpër sokakë. Të dashuruarit këndojnë nën dritaret e vajzave të zemrës, përtej mesnatës, deri në mëngjes. Por ato nuk i shohin, sepse ata rrinë në errësirë, që të jenë të padukshëm. Koha e serenatave zgjat, derisa një ditë vajza pas perdes bëhet gruaja e djalit me kitarë. Ka një shekull që korçarët këndojnë dhe dashurohen kështu. Qyteti me rrugicat e kalldrëmta, ruan akoma shtëpitë me kangjella dhe oborret me trëndafila. Aty lindi serenata, të gjitha serenatat aty e patën fillimin dhe vajin: "U ndamë në errësirë, se jeta ndarje ka, por zemra zemrës lamtumirë, kurrë nuk i tha".

Qyteti i shpirtit të lirë

Shumë janë përpjekur të kërkojnë në kohë krijimin e serenatës dhe gjithnjë fillimet e saj shtyhen në kohë. Kërkues të ndryshëm thonë se zanafillat e saj janë diku rreth viteve 20'. Vasil Ballauri, në librin e tij "Një dritare në muzikën Korçare", thotë se ajo është më e hershme, në fillimet e shekullit të 20' ndoshta dhe në fundin e shekullit të 19-të. Emigrantët e parë që ishin largur rreth viteve 1850, në fundshekull filluan të ktheheshin. Rumania, Argjentina, Egjypti etj., ishin vendet kryesore, ku ata kishin emigruar dhe shkollat që ata kishin ndjekur, kishin një program muzikor tepër të avancuar. Ndërkohë, edhe qyteti i Korçës ishte shndërruar në një qendër të rëndësishme artizanalo-trgëtare. Shumë prej tyre, banorë të fshatrave përreth si Drenova, Polena , Hoçishti, Ziçishti, Dardha, Voskopoja etj., u vendosën në Korçë. Banda e qytetit, e krijuar në periudhën otomane, si edhe instrumentistët e rinj që erdhën nga mërgimi, ishin pionerët e parë të asaj, që më vonë do të quhej Serenata Korçare. Terreni ishte i përshtatshëm dhe, ndoshta, korçarët prisnin vetëm momentin e duhur, për të shpalosur talentin, romantizmin dhe shpirtin e tyre artistik. Në fillimet e shekullit të 20-të shumë antarë të shoqërive patriotike në mërgim, të cilët ishin kthyer në atdhe, krahas këngëve patriotike, krijuan edhe ato me karakter lirik, të cilat i këndonin dashurisë së ndaluar. Shpeshherë organizoheshin koncerte të hapura, tek vendi i quajtur " Bashta e Themistokliut". Këngët e kënduara në muzgjet pranverore u përqafuan nga të gjithë. Kushdo kërkonte me çdo kusht, jo vetëm të kishite një vegël muzikore në shtëpinë e tij, por edhe të mësonte të luante. Fillimisht veglat frymore e më pas kitara, mandolina, buzuku, do të ishin veglat e këngës karakteristike korçare. Termi serenatë, sigurisht, është marrë nga italishtia apo edhe kantadha, por, në Korçë ato krijuan një origjinalitet të veçantë, sepse u huazua edhe muzka e lehtë qytetare dhe, jo rrallë herë, ajo folklorike ekzistuese. Ritmi i shtruar, por edhe i shpejtë shpesh herë, me përsëritje të shpejta të vargjeve, si edhe tonalitetet e ëmbla i dhanë një bukuri të veçantë serenatës dhe e bënë lehtësisht të këndueshme nga të gjithë, duke e shndërruar në muzikën e zanatçinjëve, njerzëve të thjeshtë dhe jo elitare, fakt që e ruajti dhe e përcolli brez pas brezi atë. Shumë patriotë të dëgjuar si Asdreni, Mihal Grameno, Hil Mosi etj., krahas këngëve patriotike, me tekstet e tyre lirike ushqyen edhe këngët e serenatës korçare. Loni Logori, Spiridon Ilo, Pandeli Kotoko janë disa nga pionerët e parë të saj. Korça dhe kënga një binom i pandashëm, ndërsa vetë serenata korçare të krijon bindjen se ka lindur në të njëjtën kohë me qytetin...

Epoka e artë

Vitet 20'- 30', ishin vitet e arta të serenatës së vërtetë korçare, ku më shumë, krahas të tjerëve, bie në sy kontributi i dardharit të shquar Thoma Nasi. Shkollat e muzikës, ekzistenca e Liceut Francez dhe "kurbetllinjtë" që u kthyen në ato vite, i dhanë një impuls të paparë jetës kulturore të qytetit, fakt që do të detyronte Faik Konicën të shprehej se; "Pa dyshim, Korça është qyteti më i përparuar në jug të Shqipërisë". Fshatrat përreth jo vetëm që s'mund të rrinin larg serenatës, por Drenova, Boboshtica, Hoçishti, Dardha Polena u shquan për ballot e tyre të famshme. Grupi "Lira" i krijuar në vitet 30', i dha një tjetër shtysë, jo vetëm këngëve me karakter patriotik, por edhe serenatës. Tole Adhami, Vaskë Xherahu, Gaqo Jorganxhi, Gaqo Avrazi, Kosta Osmanlli, Ilo Morsko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçi, Petro Dule, vëllezrit Bakllamaja e shumë të tjerë, do të mbeten të paharruar në historinë e serenatës korçare. Nuk ka "sokak" në Korçë që të mos jetë shkelur nga këmba e serenatistëve , që i këndonin dashurisë, dhimbjes, ndarjes. "Primi leshkat, leshkat primi, bëmi shkall' bëmi shkll' të ngjitem ë". Fjalët më të ëmbla për dashurinë vijnë nga këgët e saj, fjalët më të trishtuara për dhimbjen e ndarjen kanë dalë po aty. Serenata ishte një përpjekje në vetvete për të ndryshuar, për të lënë mënjanë mentalitetet e vjetra, për të përqafuar të renë. " O moj ti qe ri te porta, mos dëgjo se ç' thonë bota" ajo botë që i pengonte të jetonin rininë e tyre, dashurinë e tyre!

Këngët e ndaluara

Vitet e para pas çlirimit do të rindiznin sërish zjarrin e serenatës, të dashurisë së përjetëshme, sepse dashuria për këngën dhe vajzën e zemrës shkrihej në një. Gjenerata më e re, ku spikasin emrat e mirnjohur të artit korçar, si Pandi Rraidhi, Gaqo çako, Pandi Peleshi por edhe të tjerë si Pirro Sulioti, Pandi Tasellari, Ridvan Shëllira, Ligoraq Qano etj., do të këndonin me pasion të paparë serenatën, që fillonte në muzg dhe mbaronte në orët e para të mëngjesit. Por as serenata nuk do t'i shpëtonte syrit "vigjilent" të diktaturës. Në fillim të viteve 70', me preteksin e thyerjes të qetësisë publike, serenata pothuajse u ndalua. Dhe s'kish si të ndodhte ndryshe! Zemra e lirë, romantizmi apo të shijuarit e jetës si dikur, veçse frikë mund t'i shkaktonin diktaturës. Egërsia e saj s'mund të pajtohej kurrë me "Rruku' rrukullisni kadet, bëni qefin tamam, se qefi është i ëmbël, jo s' blihet o me para", ose "O vemi, o s'vemi në mes të pyllit do vemi, aty ku dielli dhe bota nuk na sheh!". Ndoshta, ajo e largoi nga rruga serenatën, por jo nga zemra dhe goja e korçarëve. Grupi "Lira" i rikrijuar pas luftës u përpoq t'a ruante serenatën, por, tashmë, të disiplinuar e të çensuruar. Ajo, bashkë me kohën, pothuajse, e rrënuan serenatën. Ithtarët e serenatës u larguan një nga një dhe, të rinjtë nuk mundën t'a trashëgonin siç duhej shpirtin e saj.

Me piano nëpër rrugica

"Pas çlirimit, serenata u kthye bashkë me djemtë që zbritën nga malet, mund të përmëndim këtu Pandi Raidhin, një ndër serenatistët më të spikatur të asj kohe, Vangjush Mane, instrumentist virtuoz, Piro Naçi, Todi Katundi, Llazi Morsko, Ligor Koço, Maqo Papargjiri, Pandi Peleshi e plot e plot të tjerë. Tole Adhami me shokë vazhdonin, por unë flas për më të rinjtë, që dolën në këtë periudhë, pas të cilëve kënduam unë Kiçoja e shokë të tjerë", rrëfen Gjergji Peleshi. "Mbaj mend, njëherë, kur ansambli i ushtrisë ishte në Korçë për koncert, pas shfaqjes, Pandi (Peleshi), Osman Boga e shoqëria e tyre, ngarkuan pianon mbi një makinë dhe kanë bërë një serenatë të paharrueshme në rrugët e Korçës". Filluan të këndonin qysh të vegjël. Familjet ishin shkollat e para të muzikës për ta. "Kur isha i vogël, babai më merrte shpesh me vete. Ai ishte shofer dhe në kabinë mbante gjithjnë një mandoline dhe, sa herë që ndalonin diku, e gjithë pareja e shoferve ia merrte këngës. Kështu, edhe unë u lidha me këngën që në atë moshë, por ai që do të më drejtonte përfundimisht drejt këngës, ishte xhaxhai, Pavllo Sholla, pjestar edhe ky në Ansamblin e Ushtrisë, rreth viteve 51'-52'. Ai kur më dëgjoi të këndoja, i tha babait se, zërin e kisha të mirë, por duhet të punoja akoma, sot, mund të krahasohem për ankthin që ndjeva me fëmijët e Etheve", pohon Kiço Sholla.

Një natë me Alfons Balliçin

Ata ishin shumë! Kujtojnë Tomi Maçkon, një djalë inteligjent e shumë virtuoz në kitarë, të birin e Andon Maçkës, një tenor i përsosur, nga më të vjetrit në serenatën korçare. Mihallaq Zallëmin me zërin e tij brilant, Ligoraq Qanon, i cili edhe shkruante tekste, por edhe kompozonte, Gaqo çakon, por që u largua shpejt në Tiranë, Panon, Ridvanin etj. "Një natë e paharruar ka qënë ajo me Alfons Balliçin. Ai kishte shumë qejf të këndonte këngë të serenatës. Atë natë, Alfonsi i binte kitarës, tek- tuk edhe këndonte; "Atë që e desha aq shumë, iku më la në gjumë, ah i mjeri un', pothuajse e gëdhimë jashtë", tregon Gjergji Peleshi. Dilnin vetë, por shpesh i pasonin edhe më të vegjël dhe, aty ku ndjenin se kishin "sukses", qëndronin më gjatë, pa u kujtuar për orën. Të nesërmen i përgëzonin dhe i ftonin të shkonin përsëri. Zakonisht qëndronin poshtë ndonjë strehe, në hije të plotë, që të mos njiheshin. Krijoheshin edhe keqkuptime. "E po ç' të bënim tjetër, se mos kishim disko atëhere", thotë me të qeshur Kiço Sholla. Të dy kujtojnë me nostalgji shihen në sy dhe fillojnë të këndojnë: "Kur më shkon sokakut, nallankat m'i troket, o m'i troket, o moj vajz' e vogël ç'më bëre lezet…". "Mbaj mend një natë të ftohtë dimri, Sifi Bicolli kitarist e këngëtar i përhershëm me ne, Naskë Kondili etj., kur na u këput teli i kitarës. Gishtat i kishim të ngrirë, e pavarësisht se na u gjakosën, nuk u ndalëm. Dëshira për të kënduar ishte më e madhe se dhimbja. Kur na këputeshin telat e kitarës, përdornim tela telefoni, që bënin edhe për re edhe për mi", shpjegon Gjergji Peleshi. Më pas, kur s' i linin rehat policët, futeshin në shtëpinë e Gjergjit dhe vazhdonin deri vonë, "derisa pthuajse në rrugë s'këndoi më njeri. Por, edhe ne u bëmë familjarë dhe s'mund të vazhdonim si më parë", pohon Kiço Sholla.

E nesërmja e një legjende

"Këto vitet e fundit po përpiqemi të bëjmë diçka për serenatën, kemi krijuar edhe një shoqatë për të vazhduar traditën. Mihallaq Andrea, është kryetar i saj, Tomi Kondakçi e djem të tjerë, po përpiqen shumë të vazhdojnë këtë traditë të mrekullueshme. Në gëzime familjare, dasma, në takime shoqërish është e pamundur të mos këndojmë këngë të serenatës, sepse është jeta jonë në këngë, është historia e Korçës në këngë", shtojnë Kiço Sholla e Gjergji Peleshi. Kohët kalojnë dhe ndoshta serenata e ka kryer ciklin e saj, por vlerat e vërteta nuk mund të humbasin kurrë. Ndoshta një ditë, ajo do të kthehet përsëri si dikur, sepse dashuria, trdhëtia, dhimbja dhe ndarja jetojnë bashkë me njerëzit dhe po ashtu edhe serenata, e cila sikurse shprehet Spanja Pipa, "është e brishtë, si një vazo kristali, brenda së cilës rreh një zemër, një zemër që do të rrahë përjetësisht për të".

 

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 12-07-2006, 20:41:48
Desha te rroja ne vetmi
larg syve dhelperore,
larg buzeve plot helmati
po s'rrohet pa dashnore


Kerkova sycka qe te gjej
qe qajne per dashurine,
por gjeta sycka te genjeshtra
qe kane brenda dhelperine.

Shkuan-e,
minuta te embla - dhe perseri u ndame
dhe sa premtime syte e tua me lane,
qe s'do ti shohe me kurre.

Kerkova buzkat qe ti gjej,
te pa puthura ndonje here,
por gjeta buzka te genjeshtra
te puthura shume here.

Shkuan-e,
minuta te embla - dhe perseri u ndame
e sa premtime buzet e tua me lane,
qe s'do ti shoh me kurre.

Ah, te thote,
te gjitha sa shpresuam ne kete bote
dhe sa premtime buzet e tua me lane,
qe s'do ti shoh me kurre.

NJE DITE TE BUKUR MAJI

Nje dite te bukur maji ty te takova
nene korie futur nen nje lule,
lulet e majit per ty i enderrova
bukurine ne shpirt vec ti ma prure.

Po tani je vyshkur me s'ke ere
lulete tua mua s'kane me vlere
nuk je ti lulja e bukur e dites se majit
por je lulja e kenges time te vajit.

S'me harrohen vitet - kur rinia
sa here rrembehej ajo nga dashuria
ishe e vogel atehere, vajza ime,
s'mendoje tjeter vecse per enderrime.

Po tani je vyshkur me s'ke ere
lulet e tua mua s'kane me vlere,
te kujtoj perhere moj lulja ime
ndonese je kaq larg kesaj zemres.

KA DALE HENA DHE NDRICON

Kur del kjo hene dhe ndricon
cdo zemer e gezon.
E mjera une sa fort qe te du,
megjithese me ke tradhetu.

Do te eci e do ti them dy fjale
ja me duaj - ja me vra.
E mjera une sa fort te du,
megjithese me ke harru

Ate qe desha aqe shume,
iku, me la ne gjume.
Iku, me la, me tradhetoi
me nje tjeter dashuroi.

KITARRA IME VAJTON

Kur u takuam te vegjel ishim,
u dashuruam - brenga nuk kishim
por dashuria nuk lumturoi
se perendia, ah, me denoi.

Mbeta me shpirt te vrare
qe kur se jemi ndare,
qekur se jemi ndare
zu zemra po renkon:
Pra eja mos me lere,
me puth edhe nje here,
me puth dhe nje here
pastaj vdekja ime te bjere
e te mbaroj.

Kitarra ime vajto
per dashurine qe u shua,
bjer ti me renkime, mos pusho,
se vetem ti me mbete mua.

Ike menjehere ne dhe te huaj,
me le te mjere - ndaj dhe po vuaj,
sa shpejt e harrove dashurine tone
aspak s'mendove - prapa ke le.

Vajto ti kitarra ime,
vajto ti zemren time
shkoi vajza fluturoi
nje tjeter dashuroi,
nje tjeter dashuroi,
mua zemren ma coptoi
prandaj dhe po vajtoj.

Kitarra ime vajto
per dashurine qe u shua,
bjere ti me renkime - mos pusho,
se vetem ti me mbete mua

Bjere ti me renkime, mos pusho,
se vetem ti me mbete mua.

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 12-07-2006, 20:53:24
Fillimi i luftes se pare boterore dhe fillimet e serenatave Korcare.  

Korces se bukur, mbremjeve kendoheshin serenatat prej zerave me te zgjedhur te "pareve".
Kenge dashurie e trimerie, kurbeti e atdhedashurie, historike e melankolie, degjoheshin deri ne oret e vona te mbremjes. Te tilla mbremje si ato te asaj periudhe, qyteti i Korces nuk ka per t'i jetuar me. Cdo goje belbezonte, nanuriste ne vetvete kenget korcare, nje qytet i gjithi kendonte, nje qytet rini, nje qytet i dashuruar, nje qytet krenar per vetveten. Te gjitha keto shkuan e vane, po valle a do te perseriten me ne historine e ketij qyteti keto ndjenja kaq te bukura e fisnike? Ne kete periudhe shquheshin si muzikante te perkryer profesori i muzikes ne gjimnaz, zoti Sofiano si dhe profesor Llazaridhi qe jepte mesim ne Shkollen e Qupave, Keta ishin aq te zene me pune sa nuk kishin kohe as per te dhene mesime muzikore privatisht. Gjithashtu prej mandolinatave dhe koreve te perkryera te gjimnazit dhe te shkolles se cupave, jepeshin vazhdimisht koncerte e shfaqje shume te bukura.

Profesor nasi dhe profesoret angleze

Lufta e Pare Boterore, "Lufta e Madhe", beri qe me 1916 Korca te pushtohej nga francezet. Ne kete periudhe per shkak te situates se veshtire te "gjendjes se luftes" (sic thuhej atehere, "Koprifuoko"), u venit gjithcka dhe kuptohet u venit edhe muzika. Keshtu ne kete kohe, s'u shfaq gje tjeter pervecse disa koncerteve qe u dhane nga gru- pet shkollore dhe nga disa grupe ainatore te muzikes. Keto shfaqje u dhane ne kopshtoren e atehershme te kishes se Shen-Gjergjit. Eshte pikerisht koha kur kryhet edhe bashkimi i zones se Jugut me pjesen tjeter te Shqiperise dhe kur ne Korce thernelohet Liceu francez. Qyteti i Korces kishte arritur nje nivel ekonomiko-shoqeror te pakrahasueshem me qytetet e tjera perreth. Ne te kish filluar te frynte era e qyteterimit evropian, erresira e pushtimit 500 vjecar turk kish filluar t'ja linte vendin nje agimi te mbare. Me bashkitnm me qeverine e Tiranes, erdhi ne Korce nga Amerika banda e "Vatres", me drejtor profesor Thoma Nasin dhe muzika mori nje gjallerim te madh, po ashtu dhe rinia me kenget e veta filloi perseri t'i sjelle qytetit gaste te gezuara. Profesor Nasi me shpirtin e vet plot dashuri per muziken dhe me shume vullnet, nxiti dhe ndihmoi ne formimin e koreve e mandolinatave si dhe n6 formimin e nje orkestre te persosur. Ketu, pervec pjesemarjes se gjere te vendasve, merrnin pjese edhe tre profesore franceze: Rollandi, Leglizi me violine dhe zonja Legliz ne piano. Me kete rigjallerim te muzikes filluan te kompo- zohen kenge te reja, te shfaqen tablo muzikore, te organizohen koncerte madheshtore te cilat nuk ishin pare ndonjehere ne qytetin e Korces. U formua edhe shoqeria e "Arteve te Bukura" e cila dha nje sere shfaqjesh te shumta, ballo, etj.

"Nabukudonsoret" dhe "Peshkataret e perlave" korcaret i kane interpretuar dhe shijuar qysh kur shijuan per here te pare lirine , ne fillim te ketij shekulli.

Keshtu muzika filloi te perhapej e te perfshinte gjithe popullin e qytetit te Korces. Orkestrat dhe mandolinatat e asaj kohe qene te perkryera dhe shume shpejt u bene te njohura e me fame. Vlen te permendim se mandolinata qe aq e kompletuar sa akoma edhe sot nuk eshte perseritur nje orkestrine e tille ne Korce. Ne mandolinaten e asaj kohe e perbere nga mbi njezet veta kishte mandolina, mandola, mandolongelo, benxho, kitara dhe flauta. Djemte dhe vajzat u shquan ne grupet korale te shkollave, Keshtu ne ate kohe u dallua Aleko Kondili, Jorgji Kroi, Thimi Nagi, Filip Mano e shume te tjere. Prej tyre ekzekutoheshin plot art kenget e bukura shkollore apo operat si "Nabukodonosor", "Peshkataret e Perlave", etj. Gjithashtu keta ne bashkepunim me grupin e Ilo Moskos, fis] formuan edhe nje orkester, e cila dha nje koncert te shkelqyer ne Kopshtin e Mitropolise ambientet korcare myslimane shquheshin per muzike turke sidomos i dhendri i Belul Beut me lahute dhe buzuk, i cili kishte erdhur ne ate kohe nga Stambolli. Ky kishte parene e tij me te cilen kendonte. Po ashtu ne kete periudhe u shquan per piano edhe djemte e Ali Efendi Grinzes, etj. Nga emigrantet e Amerikes erdhen gjithashtu mjaft kurbetlinj me dashuri te madhe e mjaft te zellshem per zhvillimin e muzikes ne Korce.

Banda e lirise

Banda e qytetit te Korces ne ate kohe ishte aq e persosur sa u thirr ne Tirane dhe u be banda shteterore. Po ne kete kohe, u largua dhe profesor Thoma Nasi i cili pa dyshim ishte shpirti i kesaj levizjeje artistike. Largimi i profesor Thoma Nasit nga Korca u pasua me nje renie te mu-zikes ne qytet por, megjithate, ne zemrat e korcareve tashme, ajo qe ngulitur nje here e pergjithmone.

Shoqeria e "Arteve te Bukura" u zhduk, me nuk jepeshin koncerte famoze si me pare, pra aktivitetet muzikore qe gjalleronin dikur qytetin u veniten. Tek-tuk jepej ndonje shfaqje teatrale frymezuar prej te nderuarit Kristaq Nico apo ndonje koncert individual i ndonje mandolinisti, ku kendoheshin disa kenge plot mall. Kjo situate vazhdoi per nje fare kohe derisa nga personalitetet e Bashkise u pa e arsyeshme qe, per te rregulluar gjeridjen shpirterore te qytetit, te formohej Banda e Korces. (Kjo formohej per here te dyte mbasi banden e pare e mori Tirana, sic e thame edhe me lart.) Per kete qellim u thirr nga Misiri (Egjipti) veteran! plak, maestroja i "Bandes se Lirise" dhe kompozitori i disa kengeve kombetare te kohes se roberise osmane, Ariibale de Paskali. Ky e formoi banden e qytetit me djemte e jetimores por kjo bande nuk pati sukses asnjehere dhe kjo jo per shkak te pazotesise se de Paskalit i cili kish arritur te behej drejtori i bandes mbreterore te Egjiptit. Mossuksesi e kish burimin te rroga fare e vogel qe merrnin pjesetaret e bandes. Ne fakt ndodhte keshtu: femijet jetime sa qene ne jetimore angazhoheshin me banden dhe duke marre pjese ne te, sterviteshin e mesoheshin por me pas rriteshin e largoheshin e keshtu banda mbetej gjithmone e manget. Thuajse ne kete kohe krize per muziken e Korces, erdhi nga Rumania profesor Kozmo. Ky fillimisht erdhi si profesor i muzikes per shkollen e mesme rumune, e cila do te hapej edhe ne qytetin e Korces. Ajo si perfundim nuk u hap dhe ai u caktua si profesor ne Liceun kombetar, ku jepte lenden e muzikes. Ketu profesor Kozmoja filloi te aktivizoje liceiste dhe nxenese te shkolles femerore, te shkolles Normale, etj, duke krijuar keshtu nje kor mikst. Kesisoj jeta muzi kore e qytetit filloi perseri te gjallerohej si me pare. Ketu meriten kryesore e kish rinia e asaj kohe, e cila kish nje etje te vecante per cdo gje te bukur, te kulturuar e perparimtare. Kjo ishte rinia e pare e lire e qytetit tone, pas pushtimit otoman

 
www.korcavizion.com

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 12-07-2006, 21:01:48
Serenatat korçare, si linden ne vitet '30 dhe kush i kendoi!    (Pjesa e pare)

Serenata mori krahë në vitet tridhjetë dhe pikërisht në Korçë. Përfytyroni ju lutemi Korçën e viteve tridhjetë.
Gjithkush e ka një dritare
Nga e mban kokën prapa përjetë
Një siluetë del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prap shfaqet si margaritar në det.

Kush nuk këndoi njëherë një serenatë
Kush nuk dashuroi njëherë me çmenduri
Për të jeta është një mandat
Eshtë thjesht një epitaf i zi…


Me rrugë të pastra me kalldrëme me ato kangjellat plot dritë të pashterur me trëndafilat në pranverë, me studentet e liceut të ardhur nga gjithë Shqipëria, me festat e zhurmshme të Karnavaleve… Lëndina e Lotëve ishte atje, në fund… Natyrisht kishte edhe shumë shumë lotë por kjo lëndinë e kurbetllinjve korçarë që rrihnin tërë botën ishte edhe një port i madh i hapur për kulturat, për këngët, për qytetërimet, për fitoret dhe deziluzionet. Korça ishte e hapur për qytetërimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur për qytetërimin e vet. Ajo kishte për vete një qytetërim të formuar me burimin ndoshta që tek Voskopoja e famshme dhe më tej nëpër shekujt. Mos harroni ju lutem për asnjë moment: Jemi në Korçën e viteve tridhjetë. Në Korçë do të hapej kinema "Majestik" dhe tregëtarët korçarë nëpërmjet aksioneve do të ngrinin një ndërtesë të bukur sipas shembullit të largët të Skalës. Jo më kot në ato vite Prefekt ishte Hil Mosi, ai do ti kushtonte një rëndësi të veçantë kulturës. Banda "Vatra" e kishte burimin në Korçë e shumë e shumë evenimente të tilla. Korça ka qenë dhe mbetet zemra e urtësisë shqiptare. Korça është për Shqipërinë ashtu si Firence për Italinë, Parisi për Francën dhe Athina për Greqinë. Shumë qytete të tjera të Shqipërisë kanë avantazhe natyrore. Por përsëri Korça ka një epërsi të dukshme. Të gjithë shqiptarët kudo që janë, apo dhe të huaj kur përmendin emrin e Korçës ndjejnë një respekt të natyrshëm. Siç thotë një studiues, ka qytete që edhe emri ju tingëllon në mënyrë të magjishme. E tillë është Korça. Në Korçë në ato vite hapeshin shtypshkronja private dhe gazeta të paanshme siç quheshin me të drejtë. Në Korçë në ato kohëra e kishin për nder të zhvillonin fushatate tyre elektorale personalitete të tilla kombëtare si Fan Noli, Ali Këlcyra, Medi Frashëri. Ishte ndoshta i vetmi qytet që i kuptonte dhe i shpallte qytetarë nderi. Në ato kohë kishin filluar të spikasnin në qytet disa familje të mëdha të cilat i sollën qytetit begati, zhvillim kulturor dhe tregtar. Por si në çdo qytet të madh edhe këtu intelektualët e mëdhenj duke filluar që nga Themistokli Gërmenji nuk e mbështetën veprimtarinë vetëm tek këto familje. Ata si demokratë të mëdhenj që ishin u mbështetën tek shtresat e gjera të shoqërisë të atëhershme korçare. Dhe jo më kot në gazetën e tij "Koha" Mihal Grameno në okelio do të shpallte veten të paanshëm nga partitë dhe do të shkruante si diçiturë "Mbron interesat e popullit". Kur apostulli shqiptar Naim Frashëri do të shkruante "Lumja ti Korçë o lule" këtë nuk e jepte vetëm se aty u krijua shkolla e parë shqiptare. Jo, Naimi kishte gjithmonë një vizion më të gjerë se diçka konkrete. Korça për të ishte një pararojë e kombit, një evanpost i shoqërisë shqiptare, një ambasadore e përhershme dhe e jashtëzakonshme Shqipërisë nëpër botën e qytetëruar. E tillë ishte dhe e tillë mbeti në vitet tridhjetë Korça e bukur shqiptare. Gjithmonë mund ti bën pyetjen veten: Pse pikërisht Korça? Ku i ka rrënjët prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e këtij qyteti. Ne mendojmë, tek humanizmi korçar dhe dashuria e korçarëve për lirinë. Një poet amerikan është shprehur se madhësia e një qyteti nuk varen nga madhësia e sipërfaqës së tij për kilometra katrorë apo nga numri i banorëve, por nga madhësia e vetë qytetarëve. Korçarët mërgimtarë do të çanin deri në Alaskë dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janë qytetarë të hapësirave të mëdha. Le të kujtojmë këtu Naum Veqilharxhin, le të kujtojmë këtu Themistokli Gërmenjin. Ky i fundit është një hero i përmasave antike. çdo qytet i botës do ti vendoste ata me krenari në panteonin e vet. Dhe pikërisht në një qytet të tillë, në një atmosferë të tillë të ndezur do të lindnin dhe serenatat. … Në fillim të vitit 1925 në gazetën e tij të paanshme "Koha" plaku i penës dhe i pushkës Mihal Grameno shkruan për ardhjen e Ahmet Zogut një shkrim me të vërtetë sensacional dhe spektakolar "Katastrofë apo shpëtim"? Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shënuar këtë shkrim të xha Mihalit si një lajthitje, si një kompromis, si një hutim i çastit. Por fakti nuk qëndron kështu. E vërteta është ndryshe. Xha Mihali e mbështet dhe e quan shpëtim ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet sepse plaku i mençur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndërtonte konstruktin e shtetit të ri shqiptar. Xha Mihali në shkrim shpallte se atë e njihnin të gjithë në Korçë, se ai nuk ishte servil dhe trimërinë kur ishte dashur e kishte rrëfyer aty ku duhej. Atë që thoshte për Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe këtë e tregon edhe më vonë edhe një fakt tjetër: Kur do të botonte librin e tij të dëgjuar "Kryengritje shqiptare" ai do t'ja dedikonte këtë libër Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisë së shtypit një status solid për kohën dhe shembull inspirimi për të ardhmen. Gazetat dhe revistat në atë periudhë lulëzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi përveç më vonë familjes mbretërore. Me këtë liri, me këtë hapësirë lulëzoi së pari shtypi korçar me një traditë të hershme që i kishte rrënjët deri në shtypin e diasporës ku shumica ishin korçarë. Liria e shtypit në Amerikë u bë shembull për lirinë e shtypit në Korçë. Shumica e gazetarëve korçarë që shkruanin në ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur në Amerikë. Shoun e parë publicistik e bëri me të vërtetë revista "Rilindja" me drejtor juristin Pandi Frashëri. Deri më tani është studiuar me imtësi "Bota e Re" dhe nuk na duket e drejtë që është lënë në hije kjo revistë cilësore dhe moderne për kohën. Avokati i ri Pandi Frashëri do ti jepte revistës së tij një mbështetje demokratike në mbrojtje të interesave të popullit, por pa lënë mënjanë edhe prirjet aristokratike të një shtrese të caktuar apo penat e shkolluara të borgjezisë korçare. Ja kjo është atmosfera kur do të lindin dhe lindën serenatat e famshme korçare…



Po serenata si lindi? Pse lindi?

Kush është ajo tharmë jetike plot klorofile që do ta krijonte nga hiçi, mbretë-reshën e zemrës, atë mbretëreshë që do ta pushtonte me thesaret e bukurisë së saj të shpirtit dhe të hirit, zemrën e djaloshit korçar.

Ishte një eklips i Zotit apo një Eklips i Diellit?
Vemi, ah vemi
Në mes të pyllit thellë
Ku nuk hyn dielli
Dhe bota nuk na sheh…

Përse kështu? Mos kërkonin vallë në mes të pyllit atë lule magjike që del sipas këngës njëherë në njëqind vjet dhe të bën të lumtur? O moj ti që rri tek porta Mos dëgjo se ç'thonë bota… Bota… Ah, bota. Ka mbretëresha të zemrës, por ka edhe një botë. Dhe për djalin bota është tjetër, për vajzën ka një botë tjetër. Ajo është mbyllur në shtëpi, qëndis pajën, ul sytë mbi gjergjef dhe aty me molinetë e mallit ngre një Mbretëri të vetën, me zogj me lule, me gonxhe në shpërthim dhe me shpresa… Eshtë ndoshta tetëmbëdhjetë vjeçare… Trupi i rritet shpejt, gjinjtë i kanë kërcyer si dy shegë, bleta kërkon lulen për nektarin e magjishëm… Si do të vijë princi i ëndrrave të saj? Ajo ka ëndërruar një djalë të bukur që s'pi verën dhe rakinë dhe mendon për shtëpinë". Por si do të vijë ai? Mos vallë me shkuesi, mos vallë me mblesëri? Jo, jo. Korçarja e qyretëruar nuk mund ta pranojë për jetën e saj një alternativë të tillë. Por atëhere mbetet dashuria… Por ajo del rrallë nga shtëpia për të bërë një Pazar ose nëpër farefis, edhe atëhere e shoqëruar nga njerëzit e shtëpisë. E shoqëruar është edhe kur bën një xhiro në bulevard…

Eh, bulevardi… Bulevardi është një pistë fluturimesh të ëndrrave, një port i vërtetë i anijeve të udhëtimeve të largëta të shpresave vajzërore dhe djaloshare, një lëndinë romancash, arjesh dashurie dhe së fundi duete të heshtura premtuese:
O moj korçare e bukur si pupë
Me ato naze shumë si
nuse e re
E kur më shkoje ti në bulevard
Zemrat tona digjen flakë dhe zjarr…

Po. Një shikim i hedhur në kalim, një buzëqeshje, një prekje e gërshetit enkas, një kthim koke vetvetiu ishin postjerët e parë të Kupidonit. Por si do të bëhej më tej? Shkëndija e dashurisë a kishte rënë në zemër? A digjte dhe përvëlonte dhe përhapej si një zjarr në pyll? Si do të vazhdonte ajo arie, ajo arjozë e lindur në bulevard? Romeot dhe Zhuljetat korçare do të nxirrnin një shpikje të mrekullueshme të shpirtit të tyre: Serenatën. Serenata do të ishte pëllumbi postjer, pëllumbi i bardhë që do të bridhte zemër më zemër, do të ishte bleta që do të rendte lule më lule për të mbledhur nektarin e perëndishëm të dashurisë. Fuqia e artit do të shfaqej përsëri me përmasat e veta kozmike: Ajo do të krijonte atë poemë brezash, ku zemrat bashkëbisedojnë, filozofojnë, dhe farkëtojnë ndjenjat për dashurinë:

Perëndeshë e bukur je
Unë për ty do të pëlcas
Dashurinë që kam
shtënë me ty
U bu bu si do t'ja ngasë.
… Ilaçet nuk më bëjnë gjë
S'më shërojnë plagët
Përveç se syrit tënd të zi
Që më dogji zemrën…

Në çdo shtëpi korçare në përgjithësi është një kitarë apo një mandolinë. Ajo është "arma e dashurisë së përjetshme". Kush ishte ai korçar i parë që për të shprehur zjarrin që i dogji zemrën kuturisi dhe rrëmbeu kitarën me vendosmëri dhe me pasion dhe pse jo edhe me shpirtin rinor të aventurës, u ngrit dhe "në mes të natës në qetësi" aty nën një ballkon ja morri një kënge dashurie të improvizuar aty për aty nga zemra e përvëluar. Ishte vetëm ky Romeo korçar apo me vete për çdo eventualitet kishte marrë dy - tre shokë, të cilët ishin edhe garda e tij mbretërore, por edhe korri i dashurisë. Po Zhuljeta e parë korçare kush ishte "që rrinte nën ballkon dhe dëgjonte"? Cila këngë u këndua e para? Nuk e dimë, por patjetër do të ketë qenë siç thamë një këngë e improvizuar ku Romeo i parë korçar do të ketë përshkruar me fjalë zemre të dashurën e tij, dashurinë që ndjente në zemër, do ti ketë premtuar të adhuruarës se do ta dashuronte përjetë do ta ketë quajtur "mbretëreshë e zemrës sime…" Dhe në orët e vona të natës është larguar. Zhuljeta korçare me zemër të dridhëruar ka hedhur sytë larg në qiell nga yjet që digjeshin dhe nga kometat që binin… çfarë ylli ishte djegur dhe ç'kometë kishte rënë në zemrën e saj? Ajo, pasi i dashuri i këngës ishte larguar ka shkuar para pasqyrës dhe ka mbetur e kënaqur kur ka parë se është e bukur dhe e re si një pupë… Dhe ka krehur leshtrat…

Krihmi leshtrat, leshtrat krimi
Bini shkallë, shkallë të ngjitemi
Të puthë nishanin e ballit
Edhe gushën mgushënë
e miturë…

O Zot: çfarë krahasimi! Ajo nuk e do të dashurin e këngën thjesht aty poshtë në oborr nën dritën e zbehtë të fenerëve të Bashkisë por ja kishte dëshiruar zemra që të vinte aty në dhomë, të ledhatonte… Dhe që të ngjitej i dashuri në ballkon ishte gati që të falte edhe gërshetat që ai ti përdorte si shkallë. Pastaj ajo kishte parë edhe njëherë pajën e bukur dhe atë natë mbi gjergjef ka thurrur një lule të mrekullueshme. Ndërsa të nesërmen siç shprehet diku me të drejtë një kritik ka marë fshesën dhe siç bëjnë nikoqiret e mira korçare ka pastruar oborrin dhe rrugën. Ja… aty ishte ai që këndonte këngën. A do të vinte përsëri nesër? Do të ishte në një ankth të vërtetë deri në mbrëmje, prelud madhështor i dashurisë…

Që në mëngjes ke dalë
Që të më shikoje mua
Zemrën ma ke marrë
Me syçkat e tua…

Ai që kishte kënduar serenatën mund të ishte student, mund të ishte mjeshtër, por mund të ishte edhe ndonjë shergert apo mërgimtar i sapoardhur… Pas punës së mundimshme po të ishte çirak dhe pas mësimeve po të ishte student ai kishte shkuar andaj nga Panda bashkë me shokët. Aty në Panda mes trëndafilave dhe karafilëve mes pemëve të larta dhe plot fresk, kërkonte bashkë me shokët një birra Korça dhe… bashkë me shokët dhe madje edhe me të zotin e kafenesë ja merrte këngës. Aty kishte si një parlament i problemeve të dashurisë dhe i punëve të shpirtit, secili thoshte fjalën e vet dhe jepte mendimet e veta. Kishte aty edhe polemika. Dikush atje madje ishte i martuar për pasuri dhe mbronte idetë e veta megjithëse thellë në shpirt i ndjente ato vargjet e këngës që shokët këndonin me vlagë dhe zjarr:

S'kam ç'e dua pasurinë
Por s'ma deshi zemra sot
Nuk e ble dot dashurinë
Me të holla nuk blihet dot.
… Harrojnë se paraja harxhohet fët fët
Dhe zonjën e tyre e
marrin për zët…

Jo, jo. Ai Romeo që kishte dalë dje me kitarë për ti kënduar zemrës Xhuljetës së tij nuk do të vepronte kurrë ashtu sikur ti falnin "gjithë arin e botës. "Në djall "meteliku" dhe në djall "çifligu". Me asgjë nuk do ta ndërronte të dashurën e tij. Në darkë do të dilte përsëri me kitarë të këndonte këngën e tij të shpirtit. Ndërsa ajo priste dhe priste si një lule e hapur bletën e saj që do ti merrte polenin… E pra, serenata ishte një Esperanto e veçantë e zemrave korçare me një kod të paharueshëm ndjenjash dhe mendimesh fisnike. E në këtë Esperanto që fillonte me dy zemra si enë komunikuese, ishte një qytet i tërë që e bëri gjehen e vetëtë të zemrës dhe të shpirtit. Shpirti… Liri shpirtit, liri ndjenjës, liri gëzimit dhe mirësisë. Sa dashuri për jetën dhe sa fisnikëri. Sa drama dhe sa tragjedi ka në këto senenata. Na duket se nëpërmjet tyre flet vetë Korça, Korça e viteve tridhjetë që niset në kurbet me dashurinë dhe mallin mu në zemër.

Ika larg në mërgim
O ëngjëll i dashurisë
lë të vuaj si jetim
Të qaj papushim…

Në këto serenata do të na flasin flokët e dëborët që bien mbi çatitë e shtëpive dhe zbardhin tërë qyetin si një vello e madhe nusërie plot em lule bajamesh:

Dëbora zbardhi malet
Dhe fushat tatëpjetë
Se njerëzia nuk dalin dot
Se rruga është e shkretë

Në këto serenata flasin çobankat që shkojnë zallit për inat të QirDhaskalit ato që aq lezet u kanë fustanetë, ato balukeprerat. E mbi të gjitha në këto serenata është zëri i pranverës, zëri i ujrave pranverore, e zogjve ëngjëj, zëri i dallëndysheve.

çelni lule se erdhi pranvera
Shihni sa zbukuron kjo erë
Lindi djalli i dashurisë…

Dhe si rrjedh në këtë serenatë ai burimi i pakrahasueshëm i Cardhukut. "Në gji tënd dua të shtrihem" dhe buçet në të kënga e jetës, kënga e Mullirit.… Dhe ja tek rodhën mbi 85 vjet të këngëtarit të shquar të serenatës korçare, Tole Adhami. Megjithatë kujtesën ai e ka të fortë dhe teksa afron manjetofonin për të dëgjuar serenatat ai thotë:
- Të dëgjojmë në fillim "Këngën e Mullirit".

Dhe kënga ushton:

Dielli vërtitet, bota rrotullohet
Mbi jetën tonë koha po kalon
Vitet dhe shekujt shkojnë dhe s'kuptohen
Mjerisht edhe njerëzit harrohen…

Kënga sikur gurgullon, fashitet diku në një liman të qëtë, shpërthen diku si një rrëkezë e qeshur malore dhe shtrihet më tej një lumë në fushë që ikën drejt detit. -Eh, thotë mjeshtri- të gjithë kanë vdekur, vetëm unë kam mbetur, si një dëshmi e gjallë si një i "Fundit i Mohikanëve". Tole Adhami përmend gjithë shokët e tij të paharuar të këngës të korit karakteristik "Lira" Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashëri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçiu, Andon Bitri, Teli Mele…

Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon.
Ushton kënga e mullirit nëpër dhomë dhe
përhapet tej

Kam lindur në vitin 1913 në qytetin e Korçës. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vëllezër dhe një motër. Them ishim se njëri Vangjeli u vra që i ri. U nis për në luftë partizan kundër fashizmit dhe nuk u kthye më… Mua që në vitin 1928 shoku im Vaskë Xherahu më foli për korin "Lira": Jemi të gjithë zanatçinj dhe bij zanatçinjsh- më tha Vaska këndojmë pas punës… Vajta dhe aty filloi një jetë e re për mua, bota e madhe e këngës dhe e serenatës. Unë bëra edhe dy vjet liceun francez në Korçë dhe isha një çikë më I shkolluar se shokët e tjerë, por në drejtimin tonë artistic ishin personalitete të tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel të lartë kulturor. Me këngën e tyre të mrekullueshme ata ju kushtuan popullit të tyre dhe sidomos të varfërve. Me këta njerëz të paharuar të korit "Lira" ne kemi kënduar këngë të tilla si "Kënga e mullirit", "Dua më shumë Shqipërinë" në "Drenovares", "O moj korçare…" dhe dhjetra serenata. Ishim 12 në fillim të punës sonë, tani kam mbetur vetëm unë o Zot. Më duket se edhe unë më shumë jam nën tokë sesa mbi tokë. Por ata jetojnë nëpërmjet këngës. A mund të vdesë Gaqo Jorganxhiu, Vaskë Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart që i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nëpër dhomë, nga dritarja e hapur ushton kënga e famshme:

Dua mëngjeset e majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Dhe qarku është i skuqur.
Dhe lulet e fushës
Në mëngjes kur janë
plot me vesë
Doçkat e bardha të çupës
Që vetë me mall ti presë
nga gjithë këto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Dua ti vejë puna mbarë
përjetë të ketë lirinë…
 

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 12-07-2006, 21:02:38
Serenatat Korcare, si linden dhe kush i kendoi ne vitet '30.    (Pjesa e dyte)

Ah, ajo kënga… Edhe pas vdekjes dua ta dëgjoi. Manjetofoni në këngë vazhdon me këngën e Mullirit...
pjesa e dyte
… Kënga mbaron dhe në sytë e Tole Adhamit shket një pikë lot si një ortek i vogël dhimbjeje të kujtimeve. Ah, ajo kënga… Edhe pas vdekjes dua ta dëgjoi. Manjetofoni në këngë vazhdon me këngën e Mullirit: Dielli vëritet, bota rrotullohet Mbi jetën tonë koha po kalon… Pa dëgjo… ky është zëri i Gaqos, ky është zëri i Vaskës, ky është zëri i Kolit…
…Uji vërtitet, guri rrotullohet
Ditën dhe natën mulliri punon…
Tole Adhami është një nga gurët e themelit të grupit "Lira". Por ç'është dhe si u formua ky grup i famshëm që u bë i dëgjuar dhe i paharruar edhe për interpretimin madhor të serenatave të Korçës, të shpirtit lirik të qytetit të tyre të dashur? Ja ç'na thotë tani udhëheqësi artistik i këtij grupi Jorgaq Nano: - Faktor kryesor që i dha impuls lindjes së grupit të këngëve karakteristike "Lira" është ardhja e bandës "Vatra" nga Amerika në Korçë me drejtuesin e saj zotin Thoma Nasi. Me impulset e bandës "Vatra" u formua në Korçë shoqëria e Arteve të Bukura dhe midis degëve të shumta kjo shoqëeri krijoi edhe grupin koral të burrave nën drejtimin e të palodhurit dhe të apasionuarit të këngës korçare, zotit Ilo Mosko. Aktiviteti i grupit "Lira" nuk është ndërprerë për asnjë cast. Gjatë gjithë jetës së tij janë të pallogaritshem shfaqjet e shumta që ky grup ka dhënë. Vlen të përmendim edhe koncertin që ky grup ka dhënë për të ndihmuar poetin Lasgush Poradeci, i cili atë vit ishte shtruar në sanatoriumin e Gracit në Austri. Ky koncert u dha më 28 shkurt të vitit 1929 ku kishte të ftuar edhe nga Tirana dhe midis të tjerave edhe princeshat. Me grupin "Lira" kanë punuar personalitete të paharruara në Korçë si përshembull arbëreshi Paskuale Anibali e më tej Mihal Ciko, Gaqo Avrazi etj. Vlen për të përmendur mbajtjen gjallë të këtij grupi, prej drejtuesit të apasionuar Kostaq Osmanlliu i cili e drejtoi këtë grup në vitet 1945-1978, Kostaq Osmanlliu punoi dhe e pasuroi traditën dhe të serenatës korçare… … Në një nga lagjet karakteristike të Korçës është edhe shtëpia e Kostaq Osmanlliut njërit prej këngëtarëve më të vjetër të Korçës. Kostaqi tani nuk jeton më. E bija e tij pianistja Ina Osmanlliu na nxjerr një album të mrekullueshëm. Kostaqi është një nga të parët që mblodhi këngët karakteristike. Ishte një natyrë fisnike dhe njerëzit e donin dhe e respektonin. Kori në fillim u quajt grupi i këngëve karakteristike dhe më vonë kori i pleqve. Dhe vërtetë, ata që kënduan më bukur serenatat, më me madhështi dhe më me fisniëkri ishte kori i pleqve. Si ka mundësi që serenatat i këndoi më vonë më bukur ky kor? A thua se ky kor ruante mirë thesaret e viteve tridhjetë dhe i shpërndau në ardhmëri fuqinë kozmike të këtyre këngëve të dashurisë? A thua se ata e kuptuan se serenatat lindën në një kohë të caktuar dhe do të zhdukeshin në një kohë të caktuar? Do të zhdukeshin, por si ata përrenjtë me burimin tek zemrat do të përfundonin në detin e përjetësisë të artit të madh dhe dashurisë së madhe? Ata pleq shtatëdhjetë vjeçarë tetëdhjetë vjeçarë që vinin çdo pasdite për në pallatin e kulturës ju ngjanin më së shumti atyre pleqve trojanë që ishin vënë në rradhë në Iliadën e Homerit për të parë si ekspertë bukurinë e Helenës së Trojës. Dhe këta pleq korçarë vinin çdo pasdite për të parë bukurinë e dhjetra Helenave që ju kënduan serenatë, bukurinë e zmerave dhe i bënë ato të pavdekshme. … Shumë prej atyre njerëzve, djemve që ngritën serenatat tani prehen në varrezat e qytetit. Por shpirti i tyre nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë kurrë. Se shpirti nuk vdes, aq më shumë ky shpirt i madh fisnik dhe njerëzor që buroi dhe shpërtheu nëpër serenatat. Serenatat janë një trashëgimi dashurie dhe mirësie që na lanë prindërit gjyshërit dhe stërgjyshërit. Eshtë një trashëgimi që na ka lënë Korça jonë, kjo nënë e dhimbshur dhe e mirë, kjo flladitëse shpirtërash të lirë që gjithmonë artin e ka parë si një smerald të pazëvendësueshëm të zemrave. Natyrisht që serenatat nuk mund të futen në muze. Ato nuk janë thjesht relike. Ato sjellin një rigjenerim të vazhdueshëm, ato janë një katraris shpirtëror, një ballafaqim i asaj që është më e bukura, më e mira, më fisnikja. Nëse sot mjaft këngëtarë të mrekullueshëm dhe të talentuar korçarë si Mihallaq Andrea, Afërdita Zonja, Eli Fara, Lindita Theodhori etj këndojnë serenata kjo jo rthjehst për një nderim për të kaluarën dhe traditën. Ne kemi nevojë për serenatat. Kemi nevojë për atë ajër të pastër që fryn nga maja e shpirtërave të së kaluarës që vjen nga zemra e madhe e Korçës, nga shpirti fisnik i qytetit. Dhe na vjen të nrgemë një kryesereatë për Korçën tonë, për Shqipërinë, për çdo shqiptar që i bëjmë të kujtojë atë këngën e paharruar të viteve tridhjetë:

Kur ika lashë Shqipërinë
Kur lashë prapa Korçën
Ato male, atë lëndinë
Ku humbet njerëzia mendjen.
… Pashë Morenë dhe Italinë
Shëtita Francën dhe Gjermaninë
Barita tërë Bullgarinë
Barita fushëne Rusisë
Të Rumelisë, të Serbisë
Pashë malet e Helvetisë
Por s'paska si të Shqipërisë.

Po. Ne jemi të dashuruar me këtë qytet. E duam atë dhe do ti thurim serenata…Meqë janë shpirti i këtij q yteti serenatat janë këngë të shenjtëruara, psallme të dashurisë së brezave në faltoren e madhe të zemrës njerëzore. Por serenatat korçare duke qenë njëherësh romantike dhe realiste nuk dinë të fshehin "mëkatin". Por këto "mëkate" nuk sulmohen me fjalë të vrazhda që të lënë shenja plumbi në kujtesë. Jo, ato "qëllojnë" me pambuk duke pranuar se të gjithë njerëzit janë mëkatarë. Një ironi e lehtë si një avull e dalë nga parajsa futet si pakuptuar në purgatorin njerëzor e deri në perandorinë e të vdekurve. Madje këto këngë serenata të "mëkatit" japin një dekor preçiz me interjerë të tyre, madje edhe em emrat e personazheve.

Në dyqan e Tasit karshi Mitropolisë
Mblidhen djemtë e Skolisë
nga sevda e dashurisë
Bëmë moj zonjë dhëndërë
Se jam djalë i ëmbël…

Në këto rreshta jepet një kolorit korçar në dinamik. Po dale: më tej vjen një këngë e çuditshme "Të mori Pali:

Të mori Pali, të shpuri në Rrëmbec
Surat karajane kokë kastravec
Jam, jam e mirë dhe në s'jam e mirë
Jam për veten time…

Kjo këngë këndohet sot nëpër dasma, sepse serenatat përveç se janë të bukura ato kanë edhe natyrën që mësohen lehtë që nga të vegjëlsit deri tek të mëdhenjtë.Ne sot e këndojmë këngën e Tasit apo të Palit por pak kush shtron pyetjen: Se kush ka qenë ky Tasi që ka pasur dyqanin karshi Mitropolisë. Po Pali kush ishte që morri atë çupë "me këpucë vidello, me baltë Pojani" që i thërriste dajos "mbamë dajo mbamë, se më merr shejtani". Por ama skena erotike del açik në serenatë dhe jepet e plotë:

Nëpër vërkët të gardhit fshehurazi
Ti moj nuse e Tasit bënje dashuri

çdo të thoshte bota?
Si do ti binte filli kësaj aventure që këngëtari e "studion" me shaka që nga vërka e gardhit? Kush ishte kjo mëkatare që në vend të skuqet dhe të marr vrapin shpall sfidën ndaj gjithë qytetit dhe si rrjedhojë ndaj gjithë botës:
Jam jam e mirë, dhe në
s'jam e mirë
Jam për veten time…

Një buzëqeshje e lehtë i përshkon këto këngë dhe madje edhe një mëshirë e padukshme kur dramat marrin përmasat që i kalojnë qytetit:

Eshtë shumë larg që nga Fieri
Dashurinë që ta kesh
Eshtë shumë larg që nga Fieri
Për në Shkodër që të vesh…
… lamtumirë o moj e dashur
Lamtumirë unë të lë
Eshtë shumë larg që nga Fieri Për në Korçë që të vesh…

Këtu mëshira bashkohet edhe me një mister, me një "sekret" që këngëtari nuk e jep. Përmend qytete por këtu heshtet për emrat e njerëzve. Diçka tepër aventurore do të ketë ndodhur, madje dhe me tragjizëm. Po pse për emrat këtu heshtet? Mos vallë kemi të bëjmë këtu me Mis Korçën 1942, një personazh real që i donte aq shumë serenatat dhe u dashurua pas një serenate dhe së fundi përfundoi në një qytet tjetër.

Ndoshta… Rasti i Mis Korçës 1942 është një serenatë e madhe me vete që ndihet në shumë serenata të kënduara pas këtij viti. Por a është ajo një "mëkatare"? Jo, jo. Ajo është një shenjtore e dashurisë. Dhe të gjithë duan të dinë rrugën e shenjtorëve… … Pranvera si një vajzë rebele e ç'burgosur kishte dalë fushave, ishte rritur dhe fustani nuk e nxinte më, kishte shpërthyer nëpër gonxhe dhe nëpër lule. Në kinema "Majestik" shpallej atë mbrëmje "Mis Korça 1942". Komentatori Italian përmendi emrin e saj: Zonjusha Sh… Salla brohoriti… O Zot… Sa lule, puthje dhe duartrokitje u derdhën mbi të. Por ajo nuk lëvizi. Ajo qëndronte si një shtyllë mermeri e një teatri antik. Jo, zemra nuk i gëzonte. Kishte hyrë në atë garë marramendëse pa dëshirën e saj… dhe ja, po merrte kurorën e Mis Korçës 1942. vajzat e tjera qanin se nuk kishin fituar. Ajo qante thellë në zemrën e saj. "Dëgjoni kishte thënë së fundi ai. E ke lexuar vjershën e Hajnes "Asra". Pra, unë jam si ata të fisit Asra që vdesin kur dashurojnë". Komentatori Italian kërkoi që ajo të thoshte diçka. Ndërsa në sytë e saj nuk kishte gëzim, as shpresë, as dëshirë për jetë. Hodhi syë nga ballkohet ku dukej nata e mrekullueshme e pranverës qëndisur me mijëra xixëllonja dhe ju kujtua serenata e parë.

Një ditë ti do të ikësh
do të ikësh larg
Dhe mua zemrën
do ma marrësh pas…

Zonjusha Sh.. juve patjetër duhet të thoni nja dy-tre fjalë, patjetër duhet të thoni.Salla ra në një heshtje të thellë, torturonjëse. Ajo bëri dy-tre hapa përpara. Dhe hapat e saj ishin të rëndë dhe funebër, jo sikur të merrte kurorën e Misit por sikur po shkonte drejt vdekjes. Në qiell nga ballkoni lart ajo pa se u këput një yll. Eshtë ai- tha ajo me zë të lartë. Salla mbeti pezull nga një zjarrmi torturonjëse. O Zot, mos u çmend nga gëzimi kjo çupa e botës?

Eshtë ai, është ai… Kush pra- ndërhyri komentatori Italian kësaj radhe me një zë të paduruar dhe të egërsuar, pothuajse brutal. Salla priste përgjigjen. A thua të gjitha yjet do të këputen sot në zemrën e saj? Eshtë Ai. Ai ishte prej fisit Asra që vdesin kur dashurojnë. Dhe ajo përmendi me të fortë emrin e tij, emri i një shegerti të varfër që tanimë nuk jetonte. Salla shtangu. Ajo tha përsëri emrin e tij dhe iku me vrap dhe pastaj u dëgjua kërkëllitja e metaltë e derës së madhe të "Majestikut".
Moj vajzë e arratisur ku rend kështu? A mund të gjendet ylli i këputur?
… Të nesërmen Mis Korça hipi në një llandon apo në një kamion dhe nuk u pa më në qytetin e saj. Dhe mbeti aq e bukur sa dhe misterioze ajo natë pranverë e vitit 1942. Zonjusha SH… nuk jeton më, por shumëkush nga të moshuarit në Korçë e përkujtojnë si një mall të valë, dhe përshpërit: Ndoshta ishte nga ata të fisit Asra që vdesin kur dashurojnë. Ndoshta, por serenata ka mbetur për këtë shenjtore të dashurisë… A ka këtu mëkat? Aspak…

Unë do të iki, do iki larg
Por zemrën ti do të ma
marrësh pas…
A keni qenë ndonjëherë për Pashkët në Korçë? A keni parë se si marrin zjarrin me qirinjtë në kishë dhe pastaj e shpërndajnë këtë zjarr hyjnor shtëpi më shtëpi dhe zemër më zemër duke thënë:
- Krishti u ngjall…
Dhe serenatat pra duket se shpërndajnë këtë zjarr të shenjtëruar. Në një intervistë me këngëtaren e mirënjohur Afërdita Zonja ajo na tha: Këngët e serenatës ose "serenata korçare janë pjesë e qytetit të Korçës dhe të korçarit. Nuk duket se është e vështirë të jepni saktësisht një përgjigje: I lindi qyteti këto këngë apo bashkë me to u ndërtua vetë qyteti?
Kjo është një pyetje retorike që ndoshta nuk kërkon përgjigje por që ka në vetvete një të vërtetë të madhe: Korça është shkrirë në këto këngë, merr frymë nëpër vargjet e serenatave jeton dhe dashuron, fisnikëron me to brezat e saj.

Po për serenatat kemi intervistuar edhe Artistin e Popullit Gaqo çako. E pyetëm: Kemi dëgjuar se serenatat korçare ishin shkolla juaj e parë artistike. A qëndron kjo pandehmë? Korça u bë për mua me të vërtetë akademia e parë e Arteve të Bukura. Në rininë time të parë mbaj mend serenatat e paharrueshme korçare kur me grupe shokësh vinim me kitarë pranë dritareve të vajzave që preferonim dhe ju këndonim atyre këngë dashurie. çfarë poezie? çfarë harmonie, çfarë miseri fshihej në ato netë. Ishin netë me të vërtetë të bardha të një rinie të pakthyeshme dhe pa lamtumirë.

Serenatat zgjasnin nga ora dhjetë deri në tre pas mesnate me këngë dashurie nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Secili kishte vajzën e vet. Këngët e dashurisë ishin konkrete dhe organizoheshin në periudhën e verës… Netë të bardha: Sa shumë i shkojnë Korçës këto netë të bardha… Ishtë një ikonë e mrekullueshme e Onufrit "Shën Mërija me Krishtin e vogël në krahë". ç'buzëqeshje e mrekullueshme lexohet në fytyrën e Shën Mërisë? çfarë buzëqeshje? A nuk flet ajo për dashurinë hyjnore por edhe njerëzore? Ai nuk flet për gëzimin e papërsëritshëm që të sjell fëmija? E pra vajza korçare dhe djali i dashuruar shkonin në kishë në Mitropoli apo në Shën Gjergj dhe aty shikonin ikonat e pavdekshme. Shën Mëria me Krishtin në krah është dashuria e dashurive, është kënga e këngëve, është serenata e serenatave. Ne mendojmë se kjo frymë hyjnore ikonat duket dhe ndihet edhe nëpër sereneatat, te këto këngë të dashurisë së shenjtëruar. A nuk ndihet në këngë përveç trokitjes së përvëluar të dashurisë, edhe pritja e fëmijës së parë, edhe belbëzimi i perëndishëm i foshnjës, edhe ngrohtësia në vatrat familjare, edhe bërja e kryqit para bukës dhe bekimi i madh i prindërve. Dhe të gjitha këto përmblidhen në atë buzëqeshjen e Shën Mërisë, në atë buzëqeshje nismëtare të natyrës dhe të jetës, në atë shpërthim të parë kozmik të botës moderne. Dhe kjo buzëqeshje e Shën Mërisë është e përhapur si një bekim i ëmbël nëpër serenatat korçare që pa frikë mund ti quajmë ikona me tinguj. Ndaj edhe tingëllon natyrshëm ai vargu madhështor që duket se ka zbritur direct nga Olimpi:
Perëndeshë e bukurisë ti je…

E tillë është Afërdita e shtëpive korçare e thjeshtë, e ulur mbi avlimend ose mbi gjergjef, e pastërt si pika e vesës e dalë nga shkuma e detit të qelibartë të serenatave… Dhe si dritë të përjetshme ka atë buzëqeshje, buzëqeshjen e Shën Mërisë me Krishtin. Këngë-Ikona dhe Ikona-këngë…


Në vend të epilogut

Serenatat kanë natyrisht një karakter romantik. Ato zakonisht këndohen nën dritën e praruar të hënës dhe fjalët më të zakonshme për to janë "Bilbil", "hënë", "trëndafil". Ato janë kryefjala e serenatave. Por krahas karakterit romantik, siç thamë ato fshehin në vetvete diku në thellësi një karakter të spikatur realist. Se… kujdes.. Mund të vesh të bësh një serenatë dhe mund të bijesh pa dashur në një dërrasë të kalbur, të papërshtatshme. Të mos harrojmë për asnjë cast se Korça në vitet tridhjetë ishte e ndarë në tre lagje të mëdha në Varosh, Katavarosh dhe lagjen përtej lumit. Martesat bëheshin brenda "sërës tënde" dhe jo të dilje jashtë kësaj "sëre". Po të veproje ndryshe ose do të bëheshe gazi I botës ose do të ndodhte ndonjë tragjedi si midis Montekëve dhe Kapuletëve. Ndaj ai që vinte në mbrëmje bashkë me dy-tre shokë ose vetëm e kishte studiuar mirë vajzën e tij në të gjitha drejtimet. Serenata ishte me objekt, e adresuar, vetëm pas viteve pesëdhjetë serenata u bë pa objekt të caktuar. Madje në këngë I këndohej hollësisht bukurisë shpirtërore dhe fizike të vajzës të cilës mentohej ti fitohej zemra. Ndaj këngët janë me fjalë të zgjedura, fisnike, të zhveshura nga çdo fjalë banale, nga çdo shprehje e rëndomtë. Jo thjesht se në këngët e serenatës përdoren shpesh fjalët "Mbretëreshë e Zemrës", "o mbreti im" "mbretëreshë e mbretëruar" etj por më tepër për faktin se në thellësi të tyre ato kanë një qëllim tejet fisnik ndaj femrës, me fjalët më të zgjedhura të zemrës, me një temp të spikatur kalorsjak, ato, serenatat, dallohen për një shpirt mretëroir, madhështor, sipëror. Serenatat janë e kundërta e këngëve të mejhaneve dhe të klubeve, ku qejflinjtë me gotën e hedhur njëra pas tjetrës nuk dinë ti kontrollojnë fjalët dhe shpërthejnë në këngë. Serenatat kanë fjalë të pastra zemre dhe shpirti. Fjalët e tyre kanë vezullimin e yjeve dhe të buzëqeshjeve, freskinë e pikave të vesës dhe mrekullinë e flladit parajsor të pranverës. Shpirti I tyre mbretëror duket që në misionin, që në objektin dhe në qëllimin e tyre dhe deri në mjetet dhe në arsenalin e përdorur. Mbretëresha e Zemrës duhet të jetë e denjë për një mbret. Edhe sjelljet edhe fjalët duhet të jenë mbretërore. Madje edhe në qoftë se nuk e arrin objektin tënd duhet të largohesh si një mbret dhe kujtimin e saj ta ruash të shenjtë, si një vajzë të fronësuar përjetësisht në zemrën tënde. Ndaj serenatat na duken kaq të bukura dhe të afërta, edhe sot në një prag shekulli të ri, të një epoke të re. Ato janë Titaniku ynë "i mbytur" nga kujtimet, janë brilantet e gjyshërve të zhytur në thellësitë e tingujve. Ndaj kur i këndojmë na drithërohen zemrat dhe na fisnikërohet dhe zbukurohet shpirti.

Sepse gjithkush e ka një dritare
Nga e mban kokën prapa përjetë
Një siluetë del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prapë shfaqet si një margaritar në det
Lum ne për margaritarë të tillë mbretërorë…
 

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 14-07-2006, 12:20:27
Te gjitha serenatat jane fantastike.....
Bulevardi Korces     me pelqen me shume.

Moj po cfare ka qene dhe nje serenate e tille...

rruku--rrukullisni kadet..beni qejfin tamam
se qejfi eshte i embel
nuk blihet o me para....

#21 ne: 23-02-2009, 22:59:17
Një ditë po pija me shoqërinë
dolli moj ty me thanë
e ngrita moj shishen pa,
mbarim

lotkat reke c'me rane
s'ka turp, te pi,
skam turp te qaj,
te qaj majorken time

te  gjitha shoqkat na inat
se unë moj, ty te dua

të ri me ty apo te shkoj
këtë moj ti s'po ma thua

me mirë me ty dhe fukara
se sa pa ty dhe i pasur.  
 
 
 
 :)
Si e ka emrin kjo kenga se kam kohe qe e kerkoj me keto fjale po nuk e gjej dot?

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 01-01-2011, 13:48:34
Tema e E. Babaliut me dha kete ide. :D
Vetem serenata korcare ne kete temen please. :)

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 01-01-2011, 13:48:48

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 01-01-2011, 13:50:51
Mihallaq Andrea -"Pse rri menduar"

Temat e fundit