Si behet dasma ne vendin tend ? - Folklori Shqiptar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si behet dasma ne vendin tend ?

    Si behet dasma ne vendin tend ?

    · 93 · 47982

    • Postime: 1091
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    ne: 03-08-2005, 14:07:02
    Kam nje ide  :-[ ,para tre diteve ishte  e diel dhe ne vendin tim ka shume shume dasma ne kete dite ka aq shume sirena automobilash qe ndonjhere edhe ti e ndan gezimin me to e ndonjehere edhe te pengojne tmerrsisht ato sirena dhe ato grumbuje njerzish ne automobilat e dasmes .

    Ne kete teme do te flasim per dasmat se si behen ato ne qytetin ku ti jeton apo ke jetuar ,cdo detaj rreth dasmave ,qe ne kete menyre ne shqiptaret te ndar ne disa shtete ti mesojme me afer  se si eshte dasma ne Tirane, Prishtine, Vlore, Oher, Shkup, Kumanove, Shkoder ,Mitrovice , Podujeve, Gjilan , Kruje etj etj ....

    NDAJ 5 MIN NGA KOHA JOTE DHE JEP PERGJIGJJE NE KETE TEME  :)

    me respekt,
    Borebardha  :)

    • Postime: 1091
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #1 ne: 03-08-2005, 15:27:20
    Lamtumirë dasmave të traditës

    Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnë nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

    Belina Budini

    TIRANË- Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë ndryshuar. "Rezervatet" e tradicionales pozitive janë shumë të rralla. Gjen ende nga të gjitha, por tendenca është drejt modeleve italiane, greke, turke. Për fustanin dhe organizimin e ceremonisë si edhe ritet e dasmave. Në rend të ditës është imitimi. Prirja metropolitane është megjithatë drejt së veçantës. Sociologët kanë një shpjegim për këtë dukuri. Flitet për dukurinë e difuzimit të kulturës nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithçka është e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara në të tashmen, shumë rite janë zhdukur, por disa të tjera janë rikthyer. Ndërsa kanë vërshuar rite të tjera, madje plot të tilla me origjinë kristiane: dasma në Kishë e madje edhe në Xhami, por edhe ceremoni të ngushta në rreth miqësor më tepër sesa në rreth fisnor.
    Stringlat tendencë
    Shporta me "konfeta" të paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (më të shtrenjta se rakia), nga ato që shërbehen në dalje të kishës ku sapo është lidhur martesa e një çifti me betimin e përjetshëm të besnikërisë, kanë zëvendësuar tani llokumet e fejesës. Detaji i kishës nuk ka rëndësi. Në thelb bajamet e sheqerosura nënkuptojnë pjellorinë dhe sheqeri ëmbëlsinë simbolike të nuses. Në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave, një e tillë mund të kushtojë edhe 9 mijë lekë të vjetra. Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra vetë, që jepen me qira. Ndërsa buqeta e nuses, në rast se nuk sillet nga jashtë, e bërë vetë në dyqanet shqiptare shkon 15 mijë lekë. Tendenca është që edhe konfetat e lulet të sillen nga jashtë, megjithëse në tregun shqiptar ato kanë nisur të futen që në vitin 1992. Në fillim ishin fare të pakët ata që i parapëlqenin. Numri i atyre që i kërkojnë sot është shumë më i madh sipas tregtarëve të këtyre stringlave martesore. Tabela "Just Married" dhe kanoçet pas makinës së çiftit janë "aksesorët" më pak të imituar. "Nuk e duan tabelën në anglisht se nuk e kuptojnë të gjithë", - thotë pronarja e një dyqani nusërie. Ndërkohë që tradita e "just married" e ka origjinën në fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese për makinën zgjidheshin të freskëta, jo lule plastike.
    Risitë e ceremonisë
    Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret një koktejl shpeshherë modest (më tepër për shtrëngim ekonomik). Nuset shpesh kanë edhe shoqëruese të veshura me fustane nusërore më pak të bukur se ai i protagonistes së dasmës. Ndërsa fustani i nuses kushton 400 mijë lekë (me qira) ai i shoqërueses jo më shumë se 200 mijë. Hera-herës ka dasma që bëhen në kishë por edhe nga ato që organizohen në xhami. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive, edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët. Por nga njëra dasmë tek tjetra ka veçori dhe risi të tjera.

    Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinë e martesave të reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive të traditës së mirë shqiptare

    "Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur"

    Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: "Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i "sponsorizimit" siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj "sponsorizimi" mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve".

    Rite
    Paja e nuses
    Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit "E drejta zakonore e Labërisë" paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.

    Krushqit e armatosur
    Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.


    • Postime: 7088
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #2 ne: 06-08-2005, 14:51:32
    Pershendejte!

    Sa bukur eshte te flasesh per dasmat!! Atehere, ne vendin tim, dasmat pergjithesisht kane ruajtur format tradicionale. Dasma fillon diten e enjte, ku vajza dhe djali qepin nishanin (qepen shtate shamia dhe ne cepat e tyre qepen leke dhe lule) dhe ky nishan dergohet te shtepia e dhendrit sebashku me pajen. Te shtepia e dhendrit ky nishan ngrihet mbi nje shkop me tre degeza, ku ne secilen eshte vendosur nga nje kokerr molle. Ky quhet me nje emer te vecante, Duvak. Ne diten kur merret nusja Duvaku merret me vete, por njerezit e dhendrit duhet te mos lejojne qe mollet te merren nga njerezit e nuses, sepse ato konsiderohen si fatsjellese. Po te enjten, merret paja e nuses. Te enjten dhe te premten ne darke behet Aheng. Te shtunen ben dasmen nusja, ndersa djali e ben te djelen. Te djelen paradite dhendri vjen per te marre nusen. Nusja kur del nga pragu i deres derdh nje gote me uje me kembe. Nusen nga shtepia e nxjerrin vellai dhe daja, ndersa dhendri e merr nusen tek porta jashte. Rrugen ku ecen nusja derisa shkon te makina e dhendrit sperkatet me raki per te lare te ligat qe mund t'i jene bere asaj nga dashakeqesit. Shishja e rakise thyhet te makina (nqs eshte ndonje benc i shtrenjte me mire mos behet :D ) Te shtepia e dhendrit kur zbret nusja, vjerra e pret me llokume per te qene e embel dhe te pragu i shtepise nuses i lyhen gishtat me mjalte qe ajo te lyej me to deren e shtepise tre here. Pastaj gishtat me mjalte i provon vjerra dhe dhendri. Me pas nusen e fusin te dhoma e saj, ku nje djale i vogel i heq njeren kepuce, ne te cilen nusja ka vendsur leke, qe i merr femija i vogel. Ndersa nje djale tjeter (i vogel gjithmone) i ulet ne preher qe femija i pare i saj te jete djale. Diten e hene tregohet paja e nuses dhe po kete dite nusja shperndan peshqeshet qe ka sjelle per njerezit e dhendrit.

    Ne pergjithesi kjo eshte dasma myzeqare, por tashme kane filluar dhe dasma qe kane lene pas traditen e bukur te dasmave shqiptare.

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer

    #3 ne: 06-08-2005, 17:49:34
    urime per temen borbardha :lule

    ciljeta me pelqeu ajo me mjalten  dhe me duvakun  :D
    do mundohem kur te me lejoje koha te shkruaj edhe une dicka per kete teme, por do me duhen me shume se 5 minuta per ti pershkruajt detailet me mire :D

    ju pershendes perzemersisht

    • Postime: 7976
    • Karma: +18/-8
    • Gjinia: Femer

    #4 ne: 06-08-2005, 19:40:57
    Enea he moj do am japesh vellane :D hajd se po mbledh te gjitha keto dradita  e do bej nje dasem hata fare....:D
    Per temen do shtoj pak me vone se nuk kam kohe tani me falni :)

    • Postime: 138
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #5 ne: 06-08-2005, 20:13:44
    Lisa  do me thirrish ne dasem mua a??

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer

    #6 ne: 07-08-2005, 04:33:50
    tja filloj pra :D

    ka kohe te gjat qe skam patur nderin te vizitoj nje darsme tradicionale sepse shumicat tani bejne nje aheng ne restoran dhe u kry darsma.
    megjithate do mundohem ti pershkruaj detailisht darsmat siq kan qene me para dhe sa i kam une ne kujtime!ne disa fshatra ende praktikohen keshtu por neper qytete i kan lanur shum pasdore keta tradita.
    dasma si zakonisht zgjate disa dite ... madje ne disa fshatra shkonte deri ne nje jave!
    ne rast se caktohej dita kur do zbrese nusja dite e dielle ather nuses ia dergojne fustanin e bardhe te ejten bashk me arin dhe dhuratat.
    disa dite para mblidhen gocat tek te dy familjet dhe mundohen ti regullojne dhuratat dhe pajen, i mbeshtjellin dhe i zbukurojne.
    diten e ejte mblidhen burrat e shtepise se dhendrit dhe marin pajen e pregatitur e ja cojne nuses.
    te nusja mblidhen poashtu burrat e farefisit me te afert dhe ne prezenc te Imamit behet kontrata e marteses ku percaktojne sasine e arit qe do ti takoje nuses ne rastin e shkurorezimit, te drejtat e nuses etj etj. hahet nje darke e perbashket dhe i urojne ciftit ardhshem trashigim dhe fat ne jete.
    te premten ne mbremje mblidhen grate dhe gocat nga familja e dhendrit dhe shkojne ta vizitojne nusen. ata i sjellin nuses per dhurate nje fustan te kuq qe duhet ta vesh ajo para se ta pershendet familjen e saj te re.
    kunata mer nje lire, e ngjyn me kane, ate lire ja ngjet ne pellembe nuses dhe ja lidh doren me nje shami te kuqe. gjith kjo eshte e percjellur me kenge tradicionale.
    nusja ftohet te hyje para valles ndersa per sasine e kanes qe ka mbetur grinden gocat tjera kush e para do vendoje sepse mendohet qe do ju qelet "kesmeti".
    para se ti percjell nusja mysafiret ajo ju jep dhurate embelsira bakllava dhe torte (nese eshte e zonja i pregatit vet  nese jo rroft embeltorja loool!)
    kjo nate quhet nata e kanes dhe kete me shum qytetaret e praktikojne.
    flas per shkup tetove gostivar dhe kam ndegjuar qe edhe ne disa qytete te kosoves praktikohet.

    familja e dhendrit ate nate e kalojne ne shetitje se shkojn tek gjith farefisi dhe miqet qe kan deshire ti ftojne per darsem. kendojne ne oborin e tyre dhe ju urojne familjeve qe sa me shpejt te mnblidhen edhe te ata per gezim familjar. familjet duhet te ju japin embelsira para se ti percjellin.ne disa fshatra me para kan praktikuar qe kan dhene pula dhurat (e pastaj jan knaq tu hanger pula te pjekura looool)
    per ate dhe perdorej shprehja "te shkojm te kerkojm pula"
    diten e shtune behet ahengu te nusja. at dit tregohet edhe paja e nuses dhe dhuratat qe kan sjell nga dhendri.ne mbremje kur mbeten vetem gocat fillojne te grinden se kush e provon e para fustanin e bardhe  sepse mendojne se ajo qe vesh e para fustanin do martohet me shpejte.(ka patur raste qe madje jan reh dhe hidheruar gocat looool)
    gocat e kalojne naten bashke me nusen e ardhshme dhe e mesojne  per "sherret" e vjehres dhe familjes se re loool
    dhendri poashtu feston nje aheng te vogel me shoket dhe kusherite qe ti thote lamtumire beqarise.
    te diellen pasdite vjen familja e dhendrit ta mer nusen, ne disa fshatra shkojne edhe nga mengjesi.
    ajo perqafon babane, vellezerit dhe farefisin dhe gjat pershendetjes qan.
    dhendri e pret nusen ne shtepine e vet dhe para se te zbret nusja nga vetura, vjehra e cila poashtu ka prit bashk me djalin, mer nje kok laker dhe ja meshon nuses te koka qe ta len kokfortesine ne veture edhe pse ska cdo her efekt kjo procedure looool. te njejten gje e perserit me nje pogace buke - qe ti sjell bereqet shtepise.
    pastaj ia vendojne nje djal ne preher qe femiun e pare ta linde djal. kur te zbrese nga vetura nusja duhet te kujdeset mos ja shkel dhendri kemben ... ose me mire te behet ajo e zonja tja shkel atij kemben loool.
    fillon e gjith familja te pershendetet me nusen dhe ti dhurojne ari dhe leke.
    pas kesaj nusja rin gaditu rrjesht me gjith nuset tjera te farefisit dhe i nenshtrohet nje analizes se detaijuar nga farefisi (me x-ray). vjehrat tjera verejne si zakonisht edhe mengesine me te vogel te saj nder duvakun dhe mburen qe nuset e tyre jan me te mira se nusja e re.
    pastaj nuset veshin veshje tradicionale (si zakonisht dimija) dhe perseri i nenshtrohen procedures se lartpermendur.
    poashtu expozohet edhe paja e nuses dhe farefisi e shan/lavderon nusen se sa dembele/e zonja ka qen si goce.
    per darke nusja dhe dhendri ndajne 1 buk pergjys dhe kerkojne liren kah cila ane eshte e fshehur.
    pas darkes shkojne gjith bashke te dhoma e nuses dhe vjehra mer perseri cunin e vogel dhe e rrotullon mbi shtrat. pastaj meret nje tepsi me bakllava dhe vendohet mbi shtratin e tyre, nusja dhe dhendri i japin njeri tjetrit nga bakllavaja dhe e rotullojne tepsine ne drejtimin e kundert te njeri tjetrin - ketu provohet forca.
    luajn nje loje me embelsira (karamele qe lisa i ka shum qef lol) dhe provohet shkathtesia e ciftit se kush kujt ja mer para karamelen. (jam e sigurt qe sa u perket karameleve lisa eshte me e shkathet!)
    gocat mundohen pastaj ta debojne dhendrin nga dhoma me qellim ata ta kalojne naten e pare me nusen, e dhendrit te rije pas dere dhe te luse per meshire loool
    ne rast se nuk arrin ta nxjerin nga dhoma (kemi edhe djema qe jan me te afte loool) ather te shkretin e pret nje nate me torture se do duhet ti duroje gocat qe rin gjat nates pas dere dhe kendojne kenge banale. ka raste qe mund ti binde gocat me embelsira dhe lek (i shkreti ai qe ka xhepat e shpuar lol) por ka raste qe kemi goca kokforta dhe vazhdojne ahengun e tyre pas dere deri ne mengjes (rrofte kafja dhe kofeina... kohet e fundit perdoret edhe red-bull energy drink lool)
    ne mengjes nusja del ta fshije oborin me fshise dhe vjehra bashk me femijet i hudhin mbeturina para qe ti qelin me shume pune... hudhin poashtu edhe elbebija ara lajthia dhe karamele te cilat nusja duhet ti mbledh dhe te ua jep femijeve. (karamelet lisa me siguri do ti mbaj per vehte!)
    hahet edhe nje here nje drek bashk me krejt familjen dhe u kry dasma.

    keta jan disa qe i vecova dhe qe me kan mbetur mua ne kujtime ...

    pasojat e konsumimit te tepert te embelsirave verehen natyrisht te gocat dhe ata te shkreta tani do duhet ti nenshtrohen dietes per humbjen e peshes LOL

    a e don tash vellain lisa? :D

    • Postime: 1091
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #7 ne: 07-08-2005, 13:32:10
    Pershendetje celjeta dhe Enea ,ju falenderoje shume per keto dy variante dasmash qe treguat e para ishte nga Myzeqeja e Shqiperise dhe e dyta per trevat e Tetoves ,Kumanoves me nje fjale e trevave shqiptare te Maqedonise.

    me besoni qe sot deri ne keto caste kur po e beje kete postim i kam pare diku 40 dasma qe kan kaluar ka banesa ime vetem sot lolllllllllllllllll ;) edhe si mos ti veresh ,sot ishte pushim cfar ulurimash kishin veturat cfar muzikash ,disa ishine me tupana bum bababumba opaaaaaaa hahahahhahah pastaj disa vetura nusesh ishin aq bukur te rregulluara qe i japnin hijeshi te gjithe rruges :)

    Dhashte zoti qe shqiptaret te kene sa me shume dasma me traditat tona ,sa me shume femije qe edhe ne te jemi nje popull me shume banor pasi qe jemi prej me te lashtve
    « Editimi i fundit: 07-08-2005, 14:03:16 nga Borebardha »

    • Postime: 7088
    • Karma: +35/-6
    • Gjinia: Femer

    #8 ne: 07-08-2005, 14:49:54
    Ja ku mesova se si behen dasmat dhe ne Iliride. Urime per Borebardhen qe nxiti kete teme e cila po na informon me traditen e trojeve te ndryshme shqiptare. Pershendje! :)

    • Postime: 1091
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #9 ne: 07-08-2005, 15:53:47
    Ky ishte qellimi im e dashura Celjeta qe gjithesecili prej neve ketu ne forum te dije per qytetet Shqiptare se cfar tradite dasme ka edhe pse ndoshta nuk ka qene atje kurr :(

    Shpresoje se do kete edhe te tjere sikur ju dyja :-*

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer

    #10 ne: 07-08-2005, 17:29:56
    celjeta ne iliride ke lloj lloj dasmash! psh ka fshatra qe bejne zakone tjera qe une si di. une kam pat nderin te vizitoj dasma ne shkup tetove dhe gostivar.
    eshte metevertet per tet ardhur keq se si i kemi lan keta tradita. sot shumicat organizojne nje aheng ne restoran dhe behet darsem per nje nate :(
    ndoshta na shkruan ndonje dibrane, kercovare, strugane, kumanovare dicka per pjeset tjera te ilirides!


    presim me padurim postimin e lises....ku mbete moj xhane? :D
    edhe ty borbardha do te kisha lut te na shkruajsh pak detaile kur tet qetesohen veshet nga sirenat e automobilave looool


    ju pershendes perzemersisht  :lule

    • Postime: 7976
    • Karma: +18/-8
    • Gjinia: Femer

    #11 ne: 07-08-2005, 18:19:15

    Lisa  do me thirrish ne dasem mua a??



    O po se shikon mo Rafo nuk po dashka me ma dhone vellane kjo mu ....leqe me gjithe kete dasem e tregon vete se c'me pret pu pu pu tu i hudh nuses plena thote...te dali Lisa me fshes me korent ne oborr te hedhin mbeturina sa te duan keto si thua ti..lool

    Tashi ika se po ulerasine pellasin grate e shkreta anej...se lindi njerzia :D
    Mos u merzisni se erdha dhe do ju kthej pergjigje per dasmat Tironse ;) qe ta mori vesh kjo Enea se si i bojne tironsit dasmat :D

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer

    #12 ne: 07-08-2005, 18:34:41
    lisa xhane vellain ta jap me dy duar dhe tek ti do ta praktikojme ate qe shkrojti ciljeta "gishtat me mjalt" :D

    shih zemer se foshnjet do behen te pamvarur dhe do dalin vet  LOL
    ku mbeti mjekja ... ka vajt ta dridhe belin ne forum ... LOL

    • Postime: 7976
    • Karma: +18/-8
    • Gjinia: Femer

    #13 ne: 08-08-2005, 00:18:42
    Mire mo ja edha erdha si boni dhe ju....edhe pse jam e lodhur dhe nga gjysma shkrimit mund te filloj te shkruaj percart po i shkruaj dy rreshta se qenka nje teme shume e bukur dhe doja ti thoja Borbardhes ide shume fantastike nje teme shume e bukur FLM....( e po c'them dhe une po nuk i shkoje mendja Borbardhes te dasmat kujt do ti shkoje )
    Nejse andej nga ne pra dasmat tiranase ishin shume te ngjashme me ate qe tregoje Celjeta....
    Edhe nga anet tona dasma fillon qe te enjten....ku hapen dyert e shtepive dhe priten me muzike e embelsi vizitat e shoqerise.....(ku shumica shkon tek nusja se aty e kane qejfin dhendrit nje kostum i eshte veshur pak ka ndryshuar) gjithsesi tek ne dhendrrin nuk e veshin dhender deri diten qe shkon e merr nusen....
    Pastaj e premtja eshte dita qe nisin pajen per te shtepia dhendrit apo shtepia e ardhshme e nuses....grate vijne e shikojne se ca do cojne dhe grate andej nga dhendri shikojne se ca ka sjelle nusja ( se doemos po nuk na i pa dhe komshiu breket ne nuk ka derman) shume familje kane traditat e tyre te vogla qe i kalojne brez pas brezi une ne te gjitha dasmat tiranase qe kam pare mbaj mend qe ne c'do valixhe te pajes nusja hidhte disa karramele pak oriz dhe nga dy sytha lulesh (si per te treguar nje fillim te ri e me embelsi) pastaj vejen e shtuna qe ne e quajme dite e nuses sepse ne ate dite nusja ben darken e ndarjes nga familja eshte nje darke qe ajo e feston pa burrin si here e fundit beqarereshe....dark a gjithon fillon nga ora 8 (aso kohe i benin ne nje nga oborret me te medhaja te lagjes) kurse tani i bejne ne lokale....nga mesi i nates vijne krushqit ( qe jane  rreth shume i ngushte familjar i dhendrit  si halla daja etj rreth 10 vete (varet sa ta caktojne) si per te pare se si po ecen dasma....ata nuk rrine me shume se nje ore apo dicka e tille por jane te detyruar te hedhin nje valle ne nder te familjes...
    Kurse te djelen ne mengjes nusja pregatitet te lere shtepine e nenes....zakonisht nuset tek ne merren nga ora 11 vjen dhendri ne nje makine me motren dhe dajenfusin edhe nje femije te vogel me te aferm qe mund te kene per ti dhene lulet nuses qe gjithmon doravitet nga nusja....kur hyn dhendri ne dhome (ne kemi disa adete qe une gjithmon i kam pare por nuk e di nese te gjithe i praktikojne) kur hyn dhendri ne dere dhe takohet me te gjithe perpara i del vellai i nuses (e nese nuk e ka nje te tille kuesheriri me i afert i saj) dhe ja vesh nej shuplake dhendrit (te gjithe bertasin bjeri fort po nuk i bien se kane frike se i dalin ne foto shenjat e gishterinjve :D) kjo eshte sa per ti treguar dhendrit se ka dikush ketu per kete vajze dhe nuk mund te perdhose si te doje ai....tani ne kemi dhe nje adet tjeter kjo eshte me shume si humor qe ka lindur ne breza....njeri nga krushqit (pra te dhendrit) duhet te vjedhi dicka nga shtepia por pa e pare askush....dhe kur te dali tek dera tja japi te zotit te shtepise si per ti thene ta punuam brenda ne shtepi tone (por ju mund ta imagjinoni si mund te jet atmosfera mes gjithe asaj hareje dhe muzike duke ruajtur dhe kruhqit se mos vjedhin ndonje gje...
    Mepas del nusja nga shtepis para kembeve te saj ne hedhim raki...(disifektojme rrugen ne qe do shkoje loool) ne themi nuse pa lot nuk ka lezet keshtuqe ka shume nuse qe e derdhin nje pike lot duke dale po ka dhe nga ato nuse qe ja fillojne me oii sikur po i con ne pushkatim (bejne kot sikur nuk deshen burre lol ) del nusja ne dere dhe ja merr nje valleje me te gjithe komshinjte perpara shtepise a pallatit ku di uen si mudn te jet ambjenti e fusin nusen ne nje makine te zbukuruar me lule e me nje sixhade siper makines para se te ike hedh nje koker veze mbrapsht (nuk e di perse e ben po e di qe e bejne) dhe nisen....normalisht shkojn ne ndonje vend te bukur si park botanik a ku di une per foto qe ti kene si kujtim...( se nuset tona i vinin siper kokes se krevatit) pastaj drejte te vjerra lol....sa afrohen shtepise vjerra del e pret ne dere me nje llokume qe gjysmen e han vete dhe gjysmen ja jep nuses dhe nje pjate me mjalt qe nusja ngjyen dy gishterinj dhe i fshin tek pragu portes....futen e ulin ne mes te shtepise e gjora duhet te qendroje ne kembe sa te pershendesi te gjithe me syte poshte dhe vetem faleminderit i mbetet goja (sigurisht pas urimit qe merr te trashegohesh) sa rri pak e fusin ne dhomen e saj duke ja treguar si ja kane rregulluar ( sikur ja rregulluan ata nusja dy dite me pare i kishte lene me shkrim te gjitha si i donte ...ose nese nuk kishte ndodhur keshtu ne kry te javes e gjeje nusen tu lujt mobiljet loooool) pastaj hedhin nje djale te vogel ne krevat (e doravit nusja sigurisht) e ulin nusen ne krevat dhe vjen dhenri e i heq kepucen dhe fillon t'ia mbushi me leke deri sa kepuca te mos e nxere me nusen ( Enea une kemben 36 e kam po kepucet e nuserise 42 do i kem veshur :D ) pastaj ne darke eshte darka dhendrit qe ndodh e njejta gje me krushqit....
    Ne dasmat tona doravisin shume aty shikohen dasmat me te mira kush doravit me shume dhe keto jane te tera para te orkestres pasi orkestra paguhet shume shume pak fitimet e saj jane doravitjet....valle n e dasmes se vellase e hap gjithmon motra me dajon ( nese nuk ka shkojne sipas rrethanat) ( o lum une qe kam vella) madje edhe dhender ajo e ben gati i vesh kemishen e i ve kollaren ajo e nxjer dhender nga shtepia....pastaj digjet shamia beqarit ....me nje kenge qe kendohet apostafat per kete valle dhe djegin nje shami si shenje e perfundimit te beqarerise ( iken kohet e bukura djalosho tani ka pushtet looool) dhe pak a shume ketu mbyllet dasma ..pastaj shkojne ne shtepi ku bien thes ne gjume se nuk kan mo takat per dashni  :D
    tani adete ka sa te duash po lisa eshte ca si pergjumesh dhe  nuk i vijne ne mendje por ky eshte pergjithesisht adeti....te tjera ua sjellim copza copza hera te tjera.....ejjjj mos harroni ahengu vu moo looooooooool

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer

    #14 ne: 08-08-2005, 03:18:06
    he moj tironse na knaqe me kete shkrim

    bukur qenkan dasmat ne tirane ...
    mire e ke shkruajm edhe gjera tjera copeza copeza se me nje shkrim s`arrim gjithat ti shkruajm. kur permende ti kepucen mu kujtuar mu dicka ...

    pasi kryehet dasma 3 dite me pas shkon familja e nuses ta mer nusen ne vizite te prindet.
    familja e dhendrit i pret me buk dhe embelsira. pastaj diten e neserme shkon dhendri bashk me familjen me te ngusht ta mer nusen prap. perseritet e njejta gje me ushqimin embelsirat etj etj (per ate te ne i duan dasmat shum se knaqen tu hanger njerzit :D )
    si zakonisht praktikonin qe dhendrit tja mbushnin kepucet me veze dhe sheqer... dhe kur i veshte ai oooo cfar befasie loool

    aman ajo tek ju me kepucet ishte ma cool  :D
    por me shume me pelqeu ajo pjese me shuplaken LOL heeee sa mire e keni ju atje!

     

    • Postime: 1469
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #15 ne: 08-08-2005, 03:27:43
     Av av av, nje komb, 100 adete!  

    • Postime: 1469
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #16 ne: 08-08-2005, 04:39:54
      Do mundohem qe ta pershkruaj adetin e vjeter te dasmave ne vendlindjen time, rajoni i Gjilanit, sipas adeteve te vjetra!

        Pecaktimi i dites se dasmes behet me marrveshjen e dy familjeve, se kur mund te ehet nusja gati, kryesisht llogariten te jen dy jav ne dispozicion te nuses dhe familjes se saj per tu pregaditur per diten se kur do te shkoj nuse!


      Nese dita e dasmes caktohet per ditene e diele ateher ahengu i dasmes fillon qe nga dita e merkure (nata e kulaqit), ku mblidhen te gjith te afermit e dhendrrit (kryesisht kusherinjet dhe rrethi me i ngusht familajr) sipas adeteve dhendrri dhe disa djem beqar detyrohen te gatujan nje Kulaq nga mielli i grurit apo misrit, nje pjes e tij duhet te mbetet ne familjen e dhendrrit dhe nje pjes te percjellet tek familja e nuses, ne te njejten dite kur edhe dergohet pjesa e pajes qe eshte tek familja e dhendrrit. Ne kete dite caktohet se sa krushq kan me nis per me e marr nusen, ne sa ora duhet te nisen, caktohen hyzmeqart per dasem dhe me kaq perfundon Nata e Kulaqit

     Dita e enjete eshte dite ne dispozicion te nuses, ku ne familjen e saj grumbullohen, hallat, tezet dhe nje rreth i caktuar i familjes, ajo(nusja) sipas traditave fillon qe te te rregullohet (ngjitja e Kones, rregullimi i saj) ajo ne kete dite fillon qe t'i "vajtoj" sejcilin anetar te familjes vec e vec, i madh e i vogel!  Tek dhendrri nuk ka ndonej aktivitet qe ia vlen te permendet!

     Dita e premte, prap eshte dite  e nuses, shtrohet ne ekspozim tere paja, gjithcka qe ka nusja ne pronbesi te veten, mblidhen nje rreth me i gjere i familjes qe jan te ftuar si dhe mund te quhet edhe "nata e qikave", nusja tere kohen duhet ta kalon ne mesin e tyre!

     Dita e shtune per tek nusja eshte parapergaditje per te dielen, gjymyshi me i madh behet me anetart e famijes se ngusht! Ndersa tek dhendrri eshte mbremja e vecant, ne kete mbremja shumica e miqve dhe dashamirve mblidhen ne kete dite tek dhendrri, shtrohet darka, behet gjymyshi dhe nje numer i caktuar i antarve te familjes se dhendrrit niset per tek familja e nuses per te marr pajen dhe per ta sjellur tek shpija e dhendrrit! Hallakama ma e madhe ndodh ne ate kohe!  

       Dita e diele, nisen krushqit per me e marr nusen, dhendrri mbetet ne shtepi te tij i shoqeruar nga nje i aferm i tij!  
      Tani ne keto kohe me shum shkojn femij si krushq se sa burra, po  ca tu bejsh, me shum ka zhgad sesa krushq! Qe ne mengjes zgjidhet nje djal i ri beqar, qe do e  mbaj flamurin, dhe tjetri qe duhet te jet femije, per tia hudh bombonat nuses, etj etj. Tek familja e nuses bahen gati me i prit krushqit, mblidhen mahalla, daje e nipa! Kur vijn krushqit pozicionohen ne vendet e pritejs, behen bash dy hoxhollar, prindi i nuses dhe ai i dhendrrit, dhe vendosin per pasurin qe do ti takoj nuses ne rast te shkurorzimit, eshte sasi e te hollave ne menyr simbolike, qe nuk ngarkohet familja e dhendrrit!
     Nusja ne, momentet qe vijn krushqit duhet te jet brenda ne shtepi, me def e me dahire vijn kerregjiket me e marr (hand-over), del ne mes te grave nusja dhe momentet qe i hudhen e dhe bombonat, leblebijat dhe sasi e grurit me grusht, nusja qendran ne mesin e grave per pak minuta, mandej babai i nuses, vellai dhe nena e saj e fusin nusen ne vetur, e marrin hallallakun dhe shkojn mandej, nusja mbetet vetem ne vetur dhe nuk guzon te ulet ne ulse deri sa te del vetura nga oborri i familjes se saj, dikush nga te rinjet e familjes troket tri(3) her ne dritarene  pasme te vetures dhe e thrret emrin e nusen (nuk e di pse). Ky eshte hapi i fundit qe behet dhe krushqit nisen per ne shtepin e dhendrrit!  Mandej vazhdon gjymyshi tek familja e dhendrrit, zbret nusja perkrah dhendrrit, fotografohen i madh e i vogel me qiftin e ri, dhe bejn nje gjiro neper oborr dhe pozicionohen para krushqve (femra).  Ashtu vazhon deri en oret e mbremjes, me kenge e valle e hallakam, smirret vesh kush shka ban, sidomos plakat me do far adetesh qe nuk i kuptoj kurr vec sillen neper shpi. Ne orar e pas darkes vie koha kur hyn dhendrri, nusja e pret ne dhom te fjetejes. Dhendrri hyn i shoqeruar me tre veta(meshkuj te familjes, nje kusheri, nje daje dhe vella nese ka, nese jo gjejn zevendesim) dhe disa shqelma e shuplaka pas shpinde, mandej ata te tret dalin pas pak minutave nga dhoma e nusen dhe mbetet vetem dhendrri i cili eshte i detyruar qe te ne ato momente ta "shqyej macen" ne prani te tre personave qe kan qen ne dhome dhe qe jan duke dalur! Me kete rast rahatohen i madh e i vogel pas hallakames se vazhdueshme!  

     E hene, ne mengjes ne dhom te nusese hyn vjehrra e para, dalin nag dhoma te tre bashk dhe i bashkangjiten atmosferes me rastin e ngrenjes se petllave te mengjesit, kur nusja edhe shke dhurata simbolike per ata qe jan prezent!
     Pasditja e  kesaj dite eshte shum i merzitshem, mblidhen grat e mahalles per ta par qejzin(pajen) qe  e ka sjellur nusja.
     
      Ne kete dite edhe perfundon dasma!


     Ne vijim jan edhe disa detaje, qe ia vlen te permenden.
    Te enjeten vjehrri se bashku me dikend te familjes se tij dhe nusen vijn tek babai i nuses, caktohet koha dhe termini se kur do te vij dhendrri, si dhe kur do te shkoj baba i  nusese tek dhendrri sefte!
     
     Eh keshtu em radh, ka shum qka qe nuk kam permend, por edhe te tilla raste qe i kam spikat me shum, ju faleminderit per mirkuptim!

     

         
     

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer

    #17 ne: 08-08-2005, 06:02:35
    gjilanas flm per pershkrimin e bukur!
    shoh shum ngjajshmeri dhe me kujtove edhe shume detaile qe kisha harruar :D


    sa u perket plakave dhe adeteve.... dreqi ti haje se sdurohen ato LOL

    mos harro te na ftojsh ne darsmen tende :D

    • Postime: 1469
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #18 ne: 08-08-2005, 06:35:35
     Cfare pershkrimi moj Enea, keto ishin ato qe i kam par dhe degjuar, ka shum e shum detaje tjera qe i kam degju, por nuk me kujtohen se nuk kam qen akter ne to, kjo ishte ajo qe mu kujtua ne momentet e shkrimit!

     Hehehehe, gjithqysh, dasmat nuk behen pa dashamir!

    • Postime: 7976
    • Karma: +18/-8
    • Gjinia: Femer

    #19 ne: 08-08-2005, 11:30:51
    sensitive flm njehere pershkrim fantastik po vetem nej gje nuk kuptoja se c'doje te thoje "Shqyej macen" e ke per mace te gjall ti apo.....
    Jo se po te jet ashtu machorin nuk po e thrras ne dasem :D

    Enea une kam qene njehere ne nje dasem ne Peshkopi atje sa vinte nusja tek shtepia dhendrit e fusnin ne dhomen e saj te gjitha grate e ulnin ne shtrat dhe fillonin ti kendonin suke e share e duke e ofenduar nga familja e saj derisa te qante.....edhe po nuk qau nusja nuk iknin me ore te tera :???
    Te kisha shku une nuse me okllai posht fustanit do kisha shku...ta shifshin mire ato...:D
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: