×
Hyrja
Profili

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher?

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher?

· 2 · 1911

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-11-2019, 16:53:51
 

Bashkëshortja e Michael Schumacher ka dhënë intervistën e parë, shumë vite pas aksidentit të rëndë të legjendës së Formula 1. 50-vjeçarja Corinna ka folur për jetën e saj dhe dëshirat e fëmijëve. Dihet shumë pak për gjendjen shëndetësore të kampionit dhe misteri vazhdon, pasi e shoqja nuk dha detaje në lidhje me shëndetin e tij.

Në intervistën e dhënë për revistën “She’s”, 50-vjeçarja deklaroi se ajo dhe e bija kanë gjetur qetësinë të garat me kuaj pas ngjarjes së rëndë.

Gjithashtu për herë të parë ka rrëfyer se kalin e ka dhuratë nga Schumacher. Ky i fundit e kishte marrë në Arabi për bashkëshorten e tij.

Ndërsa, për sa i përket të birit, Mick, 50-vjeçarja tha se ai do të ndjekë hapat e të atit.

  • Postime: 21558
InfoZ
#1 ne: 10-06-2020, 19:21:03
 

Shëndeti i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, mbetet ende sekret për të gjithë. Familja e ish-pilotit për gara me makina nuk ka dashur të zbulojë asgjë për sa i përket shëndetit të tij, që nga koha e aksidentimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet e Francës teksa po skijonte.

Kanë qenë miqtë e tij, Jean Todt dhe Felippe Massa që kanë folur shumë pak për Michael, por që kanë zbuluar detaje të rëndësishme, pas vizitave që kishin bërë në shtëpinë e familjes së tij.

Në Itali “Cont Contro Copertina” raporton se Michael Schumacher mund të rikthehet në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një transfuzioni të qelizave burimore. Një ndërhyrje të njëjtë Schumacher e kishte bërë edhe në tetor të vitit 2019. /goproshkodra.com
 

Çfarë po ndodh me vaksinën kundër koronavirusit?

Nisur nga InfoZRubrika Jeta

Postimi i fundit 09-09-2020, 23:31:40
nga InfoZ
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani pas stërvitjes

Nisur nga InfoZRubrika Fitness

Postimi i fundit 04-06-2020, 07:47:14
nga InfoZ
Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë?

Nisur nga InfoZRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 26-05-2020, 12:29:47
nga InfoZ
Cfare duhet te dini para se te investoni?

Nisur nga albinalbanRubrika Leku

Postimi i fundit 15-05-2020, 10:57:46
nga erlehta
Kush dhe cfare jane Jexhuxh - Maxhuxhet?

Nisur nga M A XRubrika Libraria Islame

Postimi i fundit 07-05-2020, 13:59:31
nga M A X