×
Hyrja
Profili

Djali i Schumacher gati të debutojë në Formula 1 në Mugello

Djali i Schumacher gati të debutojë në Formula 1 në Mugello

· 1 · 116

  • Postime: 21558
InfoZ
ne: 09-09-2020, 23:18:41
 

Mick Schumacher mund të debutojë në Formula 1 në fundjavën e Gp të Toskanës. I biri i Michael, piloti i Ferrari Driver Academy është në luftë për Botërorin e Formula 2, pas suksesit në garën-1 të GP në Monza mund të ulet në një makinë të F1 për sesionin e parë të provave të lira në Mugello, në orën 11 të të premtes në 11 shtator, në drejtimin e një Alfa Romeo ose një Haas, duke e marrë nga duart e Magnussen ose Grosjean.

Sipas lajmeve që vijnë direkt nga Gjermania, 21 vjecari Mick duket i destinuar të përshpejtojë kohët, me një prej dy skuderive të përfolura, duke qenë se pikërisht Alfa Romeo ka zyrtarizuar për të disa sesione provash të lira në fund të kampionatit. Por nuk është cudi që Schumacher Jr të mund të ulet në timonin e Haas për sesionin e parë të provave të lira në Mugello, edhe pse për 2021 për të flitet tjetër gjë.

Në fillim piloti i ri duhet të fitojë Botërorin e Formula 2 në të cilin për momentin ndodhet në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, nëntë distanca nga anglezi Callum Illott. Për sezonin e ardhshëm, idea është ti besojnë një Alfa Romeo, bashkë me Raikkonen me Giovinazzi që do të kalojë tek Haas./lapsi