Alarm te gjuhët e huaja, 80 % e studentëve janë mbetës - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alarm te gjuhët e huaja, 80 % e studentëve janë mbetës

Alarm te gjuhët e huaja, 80 % e studentëve janë mbetës

· 3 · 527

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-10-2010, 01:40:34
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja jep alarmin për numrin  e studentëve jo kalues. Sipas drejtuesve të fakultetit, të rinjtë edhe pse shpallen fitues nga MASH kanë mungesë të theksuar njohurish në gjuhët e huaja të cilat i kanë përzgjedhur. Kësisoj Fakulteti i Gjuhëve të Huaja po përballet këtë vit me shumë studentë të painformuar për gjuhën që kanë zgjedhur të studiojnë. Studentët megjithëse kanë vënë në preferencat e tyre gjuhët e huaja, vijnë në fakultet pa asnjë njohuri rreth tyre.
Dekania
Shqetësimin e ka shprehur dekania e Fakuletit Klodeta Dibra e cila thotë se pranohen shumë studentë në fakultet dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të kalojnë, për shkak të mangësive që kanë rreth gjuhëve. "Mua më vjen keq për sa kohë ata në një nga preferencat e tyre kanë zgjedhur gjuhën turke, apo greke, apo angleze, ne nuk mund ti hedhim në rrugë ata studentë. Ne do të përpiqemi që ata studentë të mund të kapin ritmin. Vitin e parë kalueshmëria është shumë e dobët, dhe kjo bën që një student nuk e mbaron dot këtë gjuhë", tha Klodeta Dibra, dekane e fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Mes të tjerave Dibra ngre edhe problemin e tarifës e cila rëndon mbi studentët që duhet të përsërisin vitin. “Ne e kemi pasur këtë problem edhe vite të tjera, pasi për çdo provim që ata duhet të përsërisin duhej të paguajnë edhe tarifë të posaçme. Kjo përbën humbje si në kohë ashtu edhe në para pasi studentët ngelin sërish,”  shprehet Dibra.
Niveli i studentëve
Ky është i katërti vit që Fakulteti i Gjuhëve të Huaja kërkon të aplikojë këtë metodë për të pasur studentë të një niveli të lartë. Një vit më parë rezultatet e kalimit të studentëve ishin tepër të ulëta. Gati 80 % e studentëve të gjuhëve të huaja rezultuan mbetës, kjo sidomos për gjuhët turqisht, greqisht, gjermanisht apo rusisht. Rezultate disi më të pranueshme duket se ka vetëm dega e anglishtes dhe italishtja. Sipas drejtuesve të këtij fakulteti, është më se e domosdoshme vendosja e kritereve të reja të pranimit për në universitet dhe zgjidhja e situatës për ata studentë që kanë hyrë tashmë në fakultet, për të mos humbur ato vite studimi që kanë kryer.
MASH
Një vit më parë propozimi i bërë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, nuk është mirëpritur nga MASH apo institucionet e tjera që merren me testimin e maturantëve si AVA apo APRIAL. Sipas tyre fakultetet i kanë në dorë të gjitha mjetet për të seleksionuar ata që nuk e meritojnë të kalojnë. Nëse nuk kanë nivelin e duhur të njohurive, askush nuk i pengon që t’i ngelin. Përballë kësaj situate Dekanati ka kërkuar testim të veçantë, mbi njohuritë për gjuhën e huaj. Sipas tyre, niveli i studentëve të pranuar në vitin e parë lë shumë për të dëshiruar. E thënë me shifra, nga vetë dekanati i Gjuhëve të Huaja, 80 për qind e studentëve që ulen për herë të parë në auditorët e këtij fakulteti, nuk arrijnë të kalojnë stadin e vitit të parë.
Zgjidhja
Për zgjidhjen e këtij problemi është propozuar që vitin e parë studentëve t’ju ofrohet një njohuri bazë rreth gjuhëve të huaja, ndërsa në vitet e tjera të ketë zhvillim të mëtejshëm të njohurive. Pra Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për studentët që nuk e njohin fare gjuhën ku studiojnë, ka krijuar disa lehtësi, si kalimi i lëndëve teorike, në vitin e dytë dhe më shumë orë për njohjen e gjuhës.

TiranaObserver

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 24-10-2010, 18:28:44
S'di ne mund te quhet "Qesharake" apo "Alarmuese"... ^o)
80 % ?? OMG. ^o)

  • Postime: 1582
  • Karma: +12/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 24-10-2010, 18:44:14
Shume jan ..me vje per te qesh
por edhe gjynaf

Temat e fundit