Berisha prezanton Greta Kocin Nenkryetare te FRPD - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Berisha prezanton Greta Kocin Nenkryetare te FRPD

Berisha prezanton Greta Kocin Nenkryetare te FRPD

· 28 · 2120

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-10-2011, 14:18:12
Tashmë në radhët e PD-së është shtuar një tjetër këngëtare Greta Koçi, Greta eshte zgjedhur nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Z Berisha prezanton Greta Kocin Nenkryetare te FRPD

  • Postime: 1439
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-10-2011, 20:24:20
Kur do vije ajo dite te zhduket nga toka ky njeri, turp per ata qe e kan votuar!!

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 17-10-2011, 20:37:52
U rri kjo Greta keshtu apo vazhdon akoma te 17-tat  :D


  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 17-10-2011, 21:10:32
sa te kete xhaxhi Mehdiun ajo 17 do mbetet jete e mot...

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 17-10-2011, 23:03:48
o xha sulo ke harru me vdek o mos qofsh e vdeksh qorr ishalla :P

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 18-10-2011, 21:47:19
o xha sulo ke harru me vdek o mos qofsh e vdeksh qorr ishalla :P

Nuk vdes ay pa bere kalimin nga Republika ne Monarki, kuptohet me ligj :D

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 19-10-2011, 10:31:49
do i mbet enderr e parealizushme se ne 2013-ten do e humbi pushtetin gjarpri i zi me lulin servil te ti :P

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 23-10-2011, 23:05:01
Ja paska fut Cilit Greta bravo LOL

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 23-10-2011, 23:05:29
sa te kete xhaxhi Mehdiun ajo 17 do mbetet jete e mot...

une e di per xhaxhi Bashen mi :d

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 24-10-2011, 12:38:00
jo jo per xhaxhin Mehdiun 100%....me shume mos me kerko  ;)

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 24-10-2011, 15:25:37
Greta Koçi:Pse iu futa politikës, Berisha idhulli im

Ajo ka një maturi të veçantë dhe, duke iu referuar personalitetit që shfaq, shumë e kanë cilësuar si vajza e rritur para kohe. Tashmë me një karrierë të konsoliduar në muzikë, hyn në botën e politikës. Sapo i ka kapërcyer të 20-at dhe troket në një portë tjetër me ide të qarta në kokë, ndërsa emërohet në postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Por të gjitha pyetjeve se përse zgjidhet pikërisht Greta Koçi në këtë post, njohjen e saj me Sali Berishën dhe ambiciet që ka në politikë, ajo u përgjigjet në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”.



Duke harruar për një moment bisedat e buta rreth muzikës, zbulojmë anën tjetër të Gretës, ndërsa përdor gjuhë të posaçme diplomatike për të zbuluar pasionin e saj të ri për politikën.
Lajmi që ke hyrë në politikë i befasoi të gjithë, ka qenë në planet e tua apo kjo ishte një ofertë që t’u bë papritur?
Sigurisht që ka qenë në planet e mia angazhimi në politikë. Angazhimet e mia reale përkrah kësaj force politike kanë startuar që në vitin 2009, në zgjedhjet parlamentare.
Por dihet që politika komentohet si terren i vështirë dhe me shumë bërryla, sidomos për femrat. Je e përgatitur për të gjitha këto?

Jam dakord që është një terren i vështirë, por absolutisht s’mund të jem dakord që ka bërryla, pasi nuk e kam konstatuar ende diçka të tillë. Unë e konceptoj politikën si demonstrim vlerash dhe kontributesh për të mirën e vendit.
Përfshirja jote në politikë është përligjur me një post, si nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së. Cilat do të jenë angazhimet dhe detyrat e tua të përditshme tashmë që merr këtë post?
Unë kam filluar punën në realizimin e një projekti mjaft ambicioz, do të bëj një tur takimesh me të gjithë anëtarët e FRPD, ku aktivitetet artistike e kulturore nuk do mungojnë. Do të njihem nga afër me problematikat e të rinjve shqiptarë, mënyrën e zgjidhjes së tyre, në mënyrë që FRPD të bëhet një familje e madhe dhe të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e vendit.
Kur i ke shfaqur për herë të parë interesin tënd për politikën dhe çfarë do të thotë për ty t’i përkasësh së djathtës në politikë?
Interesin tim për politikën e kam shfaqur që në vitet e para të shkollës së mesme, atëherë kur edhe projektova të ardhmen time. Çdo i ri projekton të ardhmen e tij, po ashtu krijon edhe një koncept për politikën. Unë kam ndjekur në dinamike zhvillimin e vendit tim dhe, në këto rrethana, e gjej veten tek e djathta shqiptare, pasi e konsideroj një grupim politik te suksesshëm.
Po për politikën e së majtës që bëhet në Shqipëri a ke ndonjë ide, si do e komentoje nga këndvështrimi yt?
Më shqetëson konflikti… Unë politikën e konsideroj konkurrim projektesh dhe programesh për të mirën e vendit. Populli është ai që vendos nëse i beson programit të secilës force politike. Pala tjetër humbëse, që nuk është votuar nga populli, duhet të respektojë të gjitha detyrimet ligjore dhe të kryejë funksionin e saj si opozitë. Ky është mendimi im për të majtën shqiptare.
Deri ku aspiron të mbërrish në politikë, është një pasion i momentit apo ndoshta e ardhmja jote do i takojë asaj?
Më pëlqen puna me rininë, ndoshta edhe për arsye të moshës apo të botëkuptimit tim. Mendoj se do të kontribuoj gjatë në drejtimin e FRPD-së.
Cili do të ishte posti që e ke ëndërr ta arrish në të ardhmen, për shembull deri ku mbërrin fantazia jote për karrierë diplomatike?
Unë jam mësuar të triumfoj (qesh). Momentalisht ndihem e plotësuar me funksionin që më është besuar.
Tani dhe miqësitë e tua do zgjerohen. Me cilët politikanë të Partisë Demokratike je takuar deri tani, cilin prej tyre ke idhull?
Jam takuar pothuajse me të gjithë politikanët e Partisë Demokratike, jam takuar dhe gëzoj respekt për secilin prej tyre. Por idhulli im është z.Sali Berisha.
Idhull është një fjalë e madhe. Çfarë vlerëson në profilin e tij prej politikani?
E vlerësoj jashtëzakonisht shumë për karakterin, moralin, energjinë e tij të jashtëzakonshme, që ka sjellë kështu një zhvillim të madh dhe të vrullshëm të vendit tonë. Z. Berisha me këto cilësi është pa diskutim idhull dhe frymëzim jo vetëm për mua, por për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Je takuar personalisht me Kryeministrin Sali Berisha. Cilat ishin fjalët që të tha me marrjen e këtij posti?
Sigurisht që e kam takuar. Z.Berisha e vlerësoi kontributin tim të deritanishëm dhe shprehu bindjen se, duke qenë një ndër drejtueset kryesore të FRPD-së, do të ndikoj ndjeshëm në shtimin e radhëve të FRPD-së dhe bindjes për një fitore të radhës në zgjedhjet e 2013-s.
E keni diskutuar me familjen përfshirjen në politikë, ishit në dilemë?
Sigurisht që e kam diskutuar me familjen, kam pasur dhe kam mbështetjen e tyre. Dhënia e këtij posti për mua është vlerësim dhe respekt ndaj kontributit tim.
Çfarë mendon se u mungon të rinjve në Shqipëri, cila duhet të jetë mbështetja që duhet t’ua japë atyre politika? Ti për çfarë do përpiqesh?
Pikërisht ky është edhe thelbi i punës sonë. Rinia duhet të grupohet në një forcë politike progresiste siç është Partia Demokratike, në mënyrë që rinia të mendojë, të projektojë ide dhe t’i paraqesë ato në tryezën e politikës sonë, duke qenë pjesë e vendimmarrjes për zhvillimin e vendit. Unë do të përpiqem të evidentoj në themel të gjitha problematikat e rinisë dhe do t’i ndjek deri në zgjidhjen e tyre, pasi kemi edhe mbështetjen e plotë të z.Berisha.
Je artistja më e fundit që i hyn politikës, si do ta komentoje këtë tendencë të re të artistëve shqiptarë?
Artistët shqiptarë kontribuojnë me reputacionin e tyre publik në fushatat e zgjedhjeve parlamentare e lokale, por kjo nuk do të thotë që ata janë të angazhuar në politikë. Në raste të tilla, artisti paguhet për shërbimin e tij artistik dhe me këtë mbaron puna e tij.
Ndërkohë që disa media e servirën lajmin me titullin “Greta i zë vendin Çiljetës…” Ke ndonjë koment për këtë?
Për ta zëvendësuar dikë në një funksion, do të thotë që ai person të largohet nga posti duke e zëvendësuar unë. Mendoj se këta tituj nuk kanë lidhje fare me rastin tim. Unë u zgjodha nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së dhe, me sa di unë, ky post qëndronte vakant.
Çfarë komenti ke për femrat e politikës, cilën prej tyre veçon si më të mirën dhe a mund të përmendësh ndonjë emër që nuk hyn në preferencat e tua?
Të gjitha femrat në politikë për mua janë të shenjta, sigurisht që unë kam ndarë në mendjen time të veçantat dhe ato që s’janë në preferencat e mia, por mendoj që nuk është në etikën time të merrem me të mirë e të këqinj. Çdo opinion vjen në momentin e duhur dhe në rrethana të caktuara.

KLOTILDA HARKA

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 24-10-2011, 15:29:49
Qenka rrit goca e mamit.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 24-10-2011, 21:07:11
hahahhahaha u mi greta me ngjethe mishte hahahhahaha
e forte kjo ia hengri koken qilit LOL

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 27-10-2011, 15:48:35
ti i ploteson ti gjitha kerkesat kot nuk shkon dhe ti te saliu  :P

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 27-10-2011, 19:52:19
thashe ta provoje ti i pari..

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 27-10-2011, 20:01:55
une jam larg matane kufirit e thash meqe ti e ke me afer ta provoje njeher fatin mbase te pranon ne gjirin e PD :P

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 27-10-2011, 22:01:27
aaaaa po patjeter...meqe e thua ti padiskutim

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 27-10-2011, 22:48:00
uroj qe te dalesh shendosh qe andej :P

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#18 ne: 28-10-2011, 11:36:49
mos u lodh duke uruar.....nuk ka shanse te dal ndryshe une...besome per kete LOL

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 29-10-2011, 12:12:27
e di po ki kujdes se e ka mar vesh ky spiuni i saliut berni dhe vete ja thot cka ke then ti per babin e tij saliun se po e mori vesh te puth halla ne balle pastaj :P :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#20 ne: 29-10-2011, 21:48:13
jo greta ka plane te medha...si te bej 15000 mije evro qe baba i ka marre pakkkk borxh.....

Hajde halle qe ka kjo parti hajde

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 02-11-2011, 22:41:10
Vete fakti ke ka  idhull, tregon shume per cupen.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#22 ne: 03-11-2011, 09:28:48
Ende ska marre fund epoka e Idhujve.....

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#23 ne: 03-11-2011, 11:16:32
varet nga kendveshtrimet qe ke dhe varet nga bindjet qe ke....por te kesh sot ne shekullin 21 ende idhuj......nje vajze tashme e formuar, sinqerisht injoranca i tejkalon limitet

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 03-11-2011, 21:01:35
Te mendosh thelle do te thote te sigurosh 70% te mundesive te suksesit, por Gretes mesa duket i duhet  100% sukses i menjehershem dhe cak Berisha ...

Temat e fundit