Doktoratura, u refuzohet 7 universiteteve - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Doktoratura, u refuzohet 7 universiteteve

Doktoratura, u refuzohet 7 universiteteve

· 4 · 1059

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-12-2010, 12:57:24
Këshilli i Akreditimit u ka kthyer mbrapsht aplikimet për ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë, shtatë universitete, publike dhe private. Sipas anëtarëve të këtij këshilli, të cilët kanë analizuar një për një të gjitha programet e mbërritura, disa prej tyre ishin aplikime shumë të dobëta dhe disa të tjerë janë kthyer për mosplotësim të numrit të profesorëve me tituj që do të japin mësim në këtë sistem shkollimi. Programet janë dërguar sërish në universitetet përkatëse, për të plotësuar mangësitë e vëna re nga specialistët e këshillit të akreditimit.
Refuzimi
Në fakt bëhet fjalë për plot universitete të cilët kanë aplikuar për të hapur ciklin e tretë të studimeve, por nuk kanë mundur të marrin 'ok-in" nga këshilli i Akreditimit. Bëhet fjalë për fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, universitetin e Elbasanit, të Shkodrës, ai i Korçës, i Vlorës, i Gjirokastrës dhe universiteti Europian i Tiranës. Ata i kanë dorëzuar aplikimet për hapjen e doktoraturave që në muajin korrik dhe pas një shqyrtimi të detajuar, që u janë bërë kurrikulave të paraqitura, këshilli i Akreditimit, ka refuzuar hapjen e këtyre programeve studimi në mbledhjen e zhvilluar vetëm një javë më parë. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet. Një pjesë e tyre janë cilësuar si aplikime fare të dobëta, ndërsa shumica e këtyre aplikimeve nuk u miratua si pasojë e mosplotësimit të kriterit të raporteve të stafit akademik me tituj dhe grada, që duhen për të mundësuar realizimin e programit të doktoraturës. Të tjera aplikime janë rrëzuar nga këshilli i Akreditimit, për mosplotësim të stafit akademik të brendshëm apo mungesës së këshillit të profesorëve në përputhje me vendimet në fuqi. Ndërkohë që ka pasur edhe aplikime të tjera që janë kthyer mbrapsht për një sërë arsyesh të tjera më të vogla. Tashmë, në bazë të ligjeve, këto programe do të kalojnë për miratim te ministri i Arsimit, i cili do të vendosë që të hapen këto programe, apo universitetet duhet t'i rishikojnë edhe njëherë ato. Rezultatin, këshilli i Akreditimit ia paraqit edhe ministrit të Arsimit, i cili do të marrë një vendim duke u bazuar mbi këtë rezultat. Megjithatë, edhe nëse vendimi nga kreu i dikasterit të arsimit do të jetë negativ, këto institucione kanë të drejtë që të ri-aplikojnë, pasi të kenë plotësuar të gjitha mangësitë e dhëna me shkrim nga këshilli i Akreditimit dhe atëherë do të merren sërish në rishqyrtim. Ligji përcakton se nisma propozuese për hapjen, mbylljen apo riorganizimin e programeve të studimeve të doktoratës bëhet nga njësitë bazë apo grupe mësimore-kërkimore të tyre, pas verifikimit të burimeve të përshtatshme njerëzore, infrastrukturore dhe financiare. Propozimi i bërë miratohet nga këshilli i profesorëve të njësisë kryesore përkatëse dhe senati akademik. Universitetet mund të organizojnë programe të përbashkëta të studimit të doktoratës me një a më shumë universitete të tjera, në bazë marrëveshjesh midis tyre.
Nga Esmeralda Keta
Marrë nga Gazeta Shqiptare

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-12-2010, 13:37:15
Natyrisht qe u duhet refusuar nese nuk jane te denje.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 09-12-2010, 18:03:24
Doktoraturen do e bej nje student. Nje koke duhet ta drejtoje, patjeter. Ceshtja shtrohet: Ka materiale ne Shqiperi per Doktorature?????

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 06-01-2011, 10:11:35
mund te kete por veshtire te besohet, une personalisht di 4 raste kur titullin doktore 4 pedagoge e kane marr me te njejtin material por thjesht i kane ndryshuar disa fjale tek tema... kjo s'eshte e drejte dhe s'eshte normale por ne shqiperi (e kudo ne trojet shqiptare besoj) titullin Dok e merr kollaj, po ju them dhe tarifat.

 titulli Dok ne univeristetin e Tiranes varion nga 8-10 mije euro

Temat e fundit